Lajmi.net: “Pas aksidentit, shfaqet Butrinti (Foto)” plus 8 more |
- Pas aksidentit, shfaqet Butrinti (Foto)
- Drogë, granata dhe kapsolle, në pranga vëllezërit korçarë
- Basketbollisti që është tifoz ultras i Tiranës, martohet në mënyrë të jashtëzakonshme (FOTO)
- I dërguari i Papës vjen sot në Kosovë
- Arbër Vllahiu uron nxënësit për vitin e ri shkollor, ka edhe një mesazh për ta
- Nëna e dërgon vajzën në shkollë me gruan e re të burrit, shpërndan mesazhin prekës
- SHBA do të mbrohet me “kapacitete bërthamore” nëse është e nevojshme
- Rimëkëmbja e Teksasit mund të kushtojë 180 miliardë dollarë
- Kresha dhe Lyrical Son lansojnë albumin në Youtube (Video)
| Pas aksidentit, shfaqet Butrinti (Foto) Posted: 04 Sep 2017 12:20 AM PDT ![]() Për fat të mirë, këngëtari kishte shpëtuar pa lëndime dhe menjëherë pas asaj ngjarje ai u paraqit në rrjete sociale, shkruan lajmi.net. Ai publikoi një foto në të cilën shihet duke darkuar në një restaurant dhe e pohonte edhe njëherë që nuk ka pësuar asnjë lëndim gjatë aksidentit. Dy muaj më parë, Butrinti ka lansuar projektin ‘Bella’, këngë kjo që u shndërrua në hit dhe u dëgjua shumë nga publiku duke marrë mbi 16 milionë klikime. /Lajmi.net/ |
| Drogë, granata dhe kapsolle, në pranga vëllezërit korçarë Posted: 04 Sep 2017 12:20 AM PDT ![]() Në bazë të operacionit të koduar “Intenerari” u sekuestruan 8 kilogramë e 700 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, disa granata ofensive luftarake dhe kapsolla detonatore. Për pasojë u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të një pike karburanti, vëllai i tij, si edhe një punonjësi i këtij biznesi për veprën “Moskallëzimi i krimit”. Të arrestuar janë • Andrea Kapurani, 35 vjeç, • Petro Kapurani, 45 vjeç, (vëllezër) dhe • Asllan Spahillari, 58 vjeç, të tre banues në Korçë. Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Dishnicë”, në pikën e karburantit në pronësi të shtetasit Petro Kapurani, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar, në një ambient të përshtatur për depozitë uji kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale : 6(gjashtë) pako me peshë rreth 8,7 kg lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa. 4 granata luftarake ofensive si edhe 3 kapsolle detonatore. Gjithashtu lidhur me këtë rast, po vijon puna për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të mjeteve të transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave dhe fillimin e procedimit penal për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Materialet në ngarkim të dy vëllezërve i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim"; "Prodhimi dhe shitja e armëve dhe municioneve luftarake", si edhe për “Moskallëzim krimi” ndaj shtetasit tjetër parashikuar nga nenet 283/2, 278 e 300 të Kodit Penal. /Express/
|
| Basketbollisti që është tifoz ultras i Tiranës, martohet në mënyrë të jashtëzakonshme (FOTO) Posted: 04 Sep 2017 12:19 AM PDT ![]() Këtë, ai e ka treguar edhe sot, në ditën e dasmës se tij me Klaudian. Futbollisti ka bërë xhiron tradicionale në rrugët e kryeqytetit me shallin bardheblu dhe me flamurin e Tiranës, ndërsa festohej nga shokët e tij me flakadanë të ndezur si të ishte në një pallat sporti apo në një stadium, duke i dhënë më shumë entuziazëm ditës së veçantë të Voglit. |
| I dërguari i Papës vjen sot në Kosovë Posted: 04 Sep 2017 12:16 AM PDT ![]() Më poshtë mund ta shihni agjendën për ditën e hënë të vizitës së tij në Kosovës: Ora 10:00 – Arritja në Katedralen e Prizrenit "Zoja Ndihmëtare". Ora 12:00 – Konferencë për media në Rezidencën e Ipeshkvinë e Kosovës (pranë Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë). Ora 12:30 – Dreka me të varfërit tek Menza e të varfërve, që gjendet te Kisha e Shën Ndout në Ulpianë. |
| Arbër Vllahiu uron nxënësit për vitin e ri shkollor, ka edhe një mesazh për ta Posted: 04 Sep 2017 12:16 AM PDT ![]() Vllahiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook që ua ke dedikuar nxënësve ka shkruar se "mësuesi duhet të mbjellë në shpirtin tënd respektin, drejtësinë, mirësinë dhe mirëkuptimin". Vllahiu po ashtu ka theksuar se do të punojë me përkushtim që në Prishtinë të mos ketë më shkolla të ngarkuara me shumë turne. Ky është postimi i plotë i Vllahiut në Facebook: I dashur nxënës, Kur ke përfunduar muajin e pushimit të verës dhe je ulur në bankën e shkollës, sot, do të fillojë një vit i ri i bukur shkollor, me librin – mikun e ngushtë. Ti sot je një nxënës i vogël, që ngarend pas dijes, lojës dhe dashurisë për shkollën, por nesër do të bëhesh një njeri i zoti që do të punosh për familjen dhe atdheun. Prej sot do të jesh qendra e botës së mësuesit që do të të drejtojë në jetë, sepse do të të duhet shumë dituri, mësim dhe shumë mirëkuptim – sepse atdheu dhe qyteti yt zhvillohet, ndërtohet vetëm me dashuri dhe me vizion të qartë. E mësuesi duhet të mbjellë në shpirtin tënd respektin, drejtësinë, mirësinë dhe mirëkuptimin, dijeninë dhe njëkohësisht të të përgatis të jesh i fortë për t’u përballur me të keqen. Do të të bëjë të ëndërrosh synime të mëdha në jetë dhe ti arrish ato, me mund. E unë do të jem pranë teje për ta mundësuar zhvillimin tënd, me shkolla të reja, me më pak turne, më biblioteka dhe me salla fizkulture, me më shumë kushte për zhvillimin tënd. Do të jem me ty për një arsim më cilësor. Kudo që të jesh ti, në çdo cep të qytetit tënd, qytetit tonë, që të ardhmen ta bëjmë me më shumë dashuri. Urime, juve nxënësve e mësimdhënësve, si dhe juve prindër, viti i ri shkollor. |
| Nëna e dërgon vajzën në shkollë me gruan e re të burrit, shpërndan mesazhin prekës Posted: 04 Sep 2017 12:07 AM PDT ![]() Kjo grua nga Oklahoma, sidoqoftë, nuk ka problem për të jetuar me bashkëshortin, gruan e tij të re dhe vajzën e tyre të dashur, transmeton lajmi.net Ajo la një mesazh prekës në facebook për bashkë-prindërimin, i cili u bë hit. Në foton më poshtë, Rachel Elizabeth, 4 vjeç, shkon në shkollë në ditën e saj të parë me dy “nënat” e saj. Siç duket ajo ka një ‘nënë bonus’, Dakota Pitman, pasi babai i saj Caleb Quattrone dhe nëna e saj e vërtetë, Hayley Booth, vendosën të divorcoheshin. Kjo foto u postua në facebook nga nga nëna biologjike e Rachel-it, me një mesazh që preku zemrat e shumë njerëzve. “Shumë shpesh njerëzit më pyesin se si ish-bashkëshorti, gruaja e tij, burri im dhe unë ndajmë prindërinë së bashku në harmoni. Përgjigja ime është gjithmonë e njejta- “Ne e duam vajzën tonë.” /Lajmi.net/ |
| SHBA do të mbrohet me “kapacitete bërthamore” nëse është e nevojshme Posted: 04 Sep 2017 12:03 AM PDT ![]() Komentet në një bisedë telefonike me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, vijnë pasi Koreja e Veriut ka kryer një provë me bombë hidrogjeni, me kapacitet për bartjen e raketave me rreze të gjatë. Trump ka shkruar në Twitter se "fjalët dhe veprimet e Phenjanit vazhdojnë të jenë shumë armiqësore dhe të rrezikshme për Shtetet e Bashkuara". Komentet e presidentit po ashtu pasojnë zotimin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, se çdo kërcënim kundër SHBA-së do të pasojë me "reagim masiv ushtarak" dhe se Koreja e Veriut rrezikon "asgjësimin e plotë" me veprimet e saj. "Ne nuk duam asgjësimin total të një vendi, përkatësisht Koresë Veriore. Por, siç e thashë, kemi shumë opsione për ta bërë këtë", tha Mattis. Në Gadishullin Korean, ndërkohë, ushtria e Koresë së Jugut tha se forcat e saj ajrore dhe ushtria kanë kryer stërvitje me raketa bërthamore, në përgjigje të shpërthimit të dyshuar të bombës me hidrogjen nga ana e Phenjanit. Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë jugkoreane tha se ushtria ka simuluar sulm ndaj "lokacionit bërthamor të Koresë së Veriut, duke goditur caqe të caktuara në Detin Lindor". Tensionet e rritura janë përkeqësuar tutje në fundjavë pasi Koreja e Veriut ka thënë se ka tesuar me sukses një bombë hidorgjeni, me kapacitet për të bartur raketë balistike ndërkontinentale. Media shtetërore verikoreane ka thënë se testi i gjashtë bërthamor i Phenjanit ka qenë një "sukses i përsosur" dhe një hap "i rëndësishëm" në kompletimin e programit bërthamor. Programi me raketa bërthamore dhe balistike i Koresë së Veriut është i ndaluar me rezoluta të Kombeve të Bashkuara, por Phenjani vazhdon të bëjë prova, duke sfiduar gati të gjitha fuqitë botërore. Komuniteti ndërkombëtar e ka dënuar fuqishëm testin e fundit bërthamor. Kina, aleate e Koresë Veriore, i ka bërë thirrje shtetit komunist të ndalojë "veprimet e gabuara", ndërsa Rusia ka thënë se ato mund të çojnë në "pasoja serioze". Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Francës, Britanisë dhe Koresë së Jugut, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka caktuar për sot seancë, për të diskutuar krizën. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e ka dënuar testin e fundit bërthamor, duke e cilësuar si destabilizues për sigurinë rajonale. Një bombë hidrogjeni është më e fuqishme se një bombë e rregullt atomike. /REL/ |
| Rimëkëmbja e Teksasit mund të kushtojë 180 miliardë dollarë Posted: 04 Sep 2017 12:01 AM PDT ![]() Ai tha se dëmet janë më të këqija se ato që ka shkaktuar uragani Katrina, i cili ka shkatërruar Nju Orllinsin më 2005. Por, kreu i agjencisë qeveritare për menaxhimin e katastrofave tha se shtetet e goditura nga përmbytjet, nuk duhet të mbështeten tek Uashingtoni. Brock Long tha se Harvey duhet të jetë thirrje zgjimi për zyrtarët lokalë. Operacionet e rimëkëmbjes janë në zhvillim e sipër në Teksas dhe në Luizianë. Uragani shkatërrues ka zbarkuar javën e kaluar dhe ka marrë së paku 47 jetë njerëzish. Rreth 43,000 njerëz po qëndrojnë në strehimore. |
| Kresha dhe Lyrical Son lansojnë albumin në Youtube (Video) Posted: 03 Sep 2017 11:55 PM PDT ![]() Ata së fundi kanë realizuar albumin me titull ”Rapsodët N’rap T’sotit”, shkruan lajmi.net. Për dallim nga të tjerët që albumet i publikojnë në një tjetër platformë, dyshja e kanë hedhur albumin e tyre në kanalin Youtube. Albumin me gjithsej 28 këngë nga Lyrical Son dhe Kresha tashmë mund ta dëgjoni në Youtube. /Lajmi.net/ |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |














