Lajmi.net: “Numri i viktimave nga uragani arrin në 45, qindra mijëra shtëpi të shkatërruara (Foto)” plus 8 more |
- Numri i viktimave nga uragani arrin në 45, qindra mijëra shtëpi të shkatërruara (Foto)
- Në dialogun Kosovë – Serbi, përfshihen SHBA, Gjermania dhe Rusia
- NATO: Zgjerim i kapaciteteve të armëve bërthamore
- Wenger ka një lajm të madh për Sanchezin (FOTO)
- Upss! Edhe dy këngëtarët e njohur ‘kapen’ bashkë në pushime, ja dëshmitë (Foto)
- De Biasi: Ky do të jetë rezultati i ndeshjes Shqipëri – Lihtenshtajn
- Trump kërkon 7.8 miliardë për rikuperimin e dëmeve pas vërshimeve
- A jeni gati për super ndeshjen Spanjë – Itali?
- Kolona kilometërshe në kufi, krejt kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë e Ulqinit (Foto)
Numri i viktimave nga uragani arrin në 45, qindra mijëra shtëpi të shkatërruara (Foto) Posted: 02 Sep 2017 12:05 AM PDT Banorët e zhvendosur që kishin lëvizur në strehimore, hotele dhe akomodime të tjera filluan të bëjnë përpjekje për të vlerësuar dëmtimin dhe marrjen e sendeve të çmuara dhe pronave të tjera. Mijëra qytetarë mësohet se kanë humbur gjithçka nga fatkeqësi natyrore ,përfshirë këtu edhe të paktën 20 familje shqiptare që jetojnë në Hjuston. Zjarrfikësit kanë filluar një kërkim derë më derë për të mbijetuarit dhe trupat në një operacion që mund të zgjasë deri në dy javë. Rafineritë e naftës dhe tubacionet janë mbyllur dhe ndërtkohë që një fabrikë kimike pranë Hjustonit shpërtheu duke alarmuar sërish banorët. Harvey" goditi në bregun e Teksasit të premten vonë dhe është konsideruar si stuhia më e fuqishme në 50 vjet. Spitalet janë evakuuar dhe mijëra njerëz ndodhen pa energji elektrike. Shumë shkolla janë të mbyllura ashtu siç janë mbyllur dy aeroportet kryesore, pasi pistat janë përmbytur plotësisht. |
Në dialogun Kosovë – Serbi, përfshihen SHBA, Gjermania dhe Rusia Posted: 02 Sep 2017 12:03 AM PDT Bëhet fjalë për SHBA-në dhe Gjermaninë, nëse të dy palët arrijnë që të pajtohen për këtë, shkruan mediumi serb, Novosti, derisa mediumi tjetër Politika, mëson që shteti i Serbisë do të kërkojë përfshirjen e Rusisë, transmeton Klan Kosova. Sipas këtyre spekulimeve, bisedimet mes ekipit të Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen do të kryesohen nga politikanë gjermanë me përvojë në emër të Bashkimit Evropian, ndërsa Uashingtoni do të dërgojë një vëzhgues për këtë proces. |
NATO: Zgjerim i kapaciteteve të armëve bërthamore Posted: 02 Sep 2017 12:03 AM PDT Brenda NATO-s, po i kushtohet vëmendje mënyrës se si mund të reagohet ndaj shkeljes nga ana e Rusisë të marrëveshjes mbi sistemet e armëve bërthamore me rreze të mesme. Sipas informacioneve të gazetës “Süddeutscher Zeitung” dhe të stacioneve gjermane NDR dhe WDR, shtetet anëtare të aleancës kanë marrë një dokument të klasifikuar si sekret. Në të janë renditur 39 opcione. Sipas njoftimeve të medias fjala është për shembull për mundësinë e zgjerimit të armëve bërthamore të NATO-s. Përveç kësaj, ka rekomandime për të instaluar më shumë sisteme paralajmëruese, për të forcuar mbrojtjen e nëndetëseve dhe për të vendosur më shumë bombardues amerikanë të tipit B-2 dhe B-52 në Evropë. Po ashtu fjala është edhe për të rritur gatishmërinë operacionale të stafetave ajrore në Evropë, që janë në gjendje të hedhin bomba bërthamore. Përveç kësaj, autorët japin edhe rekomandime se si mund të sillet Rusia në tryezën e negociatave. NATO seriozisht e shqetësuar Një zëdhënës i NATO-s nuk donte as ta pohonte lajmin për një raport të tillë dhe se kush mund ta kishte përgatitur atë. Ai vetëm se tha se NATO është seriozisht e shqetësuar dhe se brenda saj po zhvillohen bisedime se si mund të respektohet marrëveshjes mbi sistemet e armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi dhe se cilat mund të jenë pasojat e mosrepektimit të saj. Marrëveshja e SHBA-së me Rusinë u ndalon palëve kontraktuese, ndër të tjera, ndërtimin dhe posedimin e raketave të armatosura me kokë bërthamore që kanë një rreze prej 500 deri në 5500 kilometra. Akuzat se Rusia nuk po e respekton marrëveshjen e vitit 1987 janë tashmë në qarkullim prej disa vjetësh dhe vijnë nga SHBA-ja. Ende nuk dihet nëse qëndrimi amerikan përkrahet nga të gjithë 28 partnerët e tjerë të Aleancës. Zëdhënësi i NATO-s tha se në lidhje me këtë çështje “nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Atlantikut të Veriut”. Reagimi i Aleancës ndaj shkeljeve të mundshme të marrëveshjes do të kërkonte një vendim konsensual të organit më të lartë të NATO-s. Rusia, gjithashtu, akuzon SHBA për shkeljen e Traktatit mbi sistemet e armëve bërthamore me rreze të mesme. Të dyja këto vende që janë fuqi bërthamore po modernizojnë aktualisht arsenalin e tyre të armëve bërthamore. |
Wenger ka një lajm të madh për Sanchezin (FOTO) Posted: 01 Sep 2017 11:59 PM PDT Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger pret që Alexis Sanchez të japë maksimumin për ekipin përkundër dështimit të transferimit në Manchester City. Ai nuk pret probleme me sulmuesin kilian në vazhdim të këtij sezoni. "Nuk do të ekzistojë asnjë problem, ai do të jetë i përqendruar", deklaroi Wenger, përcjell "lajmi.net". "Ai do ta japë 100 për qind për Arsenalin", u shpreh francezi. /Lajmi.net/ |
Upss! Edhe dy këngëtarët e njohur ‘kapen’ bashkë në pushime, ja dëshmitë (Foto) Posted: 01 Sep 2017 11:50 PM PDT Por, mesa duket ajo nuk është e vetme në këto pushime, së paku faktet po dëshmojnë ashtu, shkruan lajmi.net. Gjatë ditës së djeshme, këngëtarja ka hedhur disa foto në Instagram, në të cilat shfaqi pamje nga vendi ku po pushon. Pak orë pas saj, ishte Young Zerka ai i cili postoi foto nga po i njëjti vend dhe me pamje pothuajse tërësisht të njëjta, që nënkupton se ata të dy po pushojnë bashkë. Tash e një kohë është përfolur se dyshja janë në lidhje, por asnjëherë nuk e kanë pohuar një gjë të tillë. /Lajmi.net/ |
De Biasi: Ky do të jetë rezultati i ndeshjes Shqipëri – Lihtenshtajn Posted: 01 Sep 2017 11:45 PM PDT Gianni De Biasi ishte surpriza për Kombëtaren, në stërvitjen e fundit përpara duelit me Lihtenshtejnin. Ish-trajneri zhvilloi një takim miqësor me lojtarët, qëndroi në momentet e para të fjalimit të Panuçit, ndërsa shkëmbeu batuta dhe i dha këshilla lojtarëve. Në fund futbollistët e duartrotikën, me De Biasin që vijoi të qëndronte me ish-bashkëpunëtorët e tiij të stafit. Momente emocionuese, por edhe të pazakonta për njeriun që vetëm disa javë më parë drejtonte Kombëtaren. Ishte ndjesi e çuditshme që takova ekipin pa kostumin e Kombëtares. Një ndjesi e veçantë, por doja të isha këtu dhe ti uroja fat djemëve. Tu thoja që jeta vazhdon dhe që të jep mundësi të përmirësohet ajo çfarë është bërë deri më tani. Ekipi është në rrugën e duhur dhe uroj që me Panuçin të paraqitet mirë. Shqipëria po rinovohet me afrimet e fundit dhe grupi mund të kompletohet sepse ka shumë lojtarë që mund të rikuperohen. Ndërsa Panuçi e falënderoi për këshillat, De Biasi vlerësoi pasardhësin, ndërsa këshilloi edhe skuadrën. E rëndësishme është që të mbetemi të përqendruar në fushë dhe me këmbë në tokë. Të provojmë të bëjmë sërish surpriza dhe të japim maksimumin në fushë. Kristianit nuk i dhashë shumë këshilla. Ai është një person i shkëlqyer, me shumë eksperiencë dhe që ka punuar me Kapelon. Ka nevojë të jetë i qetë, të bashkëpunoje me të gjithë. Uroj të shkojë sa më larg. E rëndësishme është ti shohë këto 4 ndeshje të mbetura në funksion të Euro 2020. De Biasi parashikoi rezultatin për ndeshjen me Lihtenshtejnin, ndërsa dha mesazhe motivuese edhe për sfidën pasardhëse në Maqedoni. Shpresoj të fitojmë 3-0. Në Maqedoni është një ndeshje më e vështirë dhe shpresoj të shkojmë atje me vendosmëri dhe përqendrim të madh. Ish-trajneri preku edhe temën e disiplinës në Kombëtare, ku shembull u bë sulmuesi Sokol Cikalleshi. E njoh Sokolin dhe është një djalë i shkëlqyer. Kristian mori një vend, për ti bërë lojtarëve të kuptonin që Kombëtarja është diçka e jashtëzakonshme, një moment i veçantë për këdo. Por, edhe Sokoli kishte një shans të mirë për karrierën, mori një kontratë të mirë për jetën. Është një situatë komplekse dhe duhen mirëkuptuar të dy palët. Megjithatë, Panuçi është një person i zgjuar, do të flasin dhe besoj që do ta zgjidhin. E ardhmja mbetet ende mister. Nëse do të jetë stoli i një ekipi përfaqësues apo një klubi nuk ka rëndësi. 61-vjeçari kërkon një projekt serioz. Nuk e di çfarë do të më rezervojë e ardhmja, të presim. Për momentin nuk nxitoj dhe nuk dua të zgjedh ofertën e parë që më paraqitet. Të shohim nëse fati do të më rezervojë një shans të mirë, të cilin mund ta shfrytëzoj. Kam biseduar me një përfaqësuese dhe presim çfarë do të ndodhë. Por, nuk përjashtoj as ndonjë klub, mjafton serioziteti dhe që të jem në qendër të projektit. |
Trump kërkon 7.8 miliardë për rikuperimin e dëmeve pas vërshimeve Posted: 01 Sep 2017 11:34 PM PDT Zyrtarët kanë thënë se do të ketë kërkesa të mëtejme për fonde kur të bëhet i ditur ndikimi i plotë që ka pasur stuhia Harvey, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Disa banorë tashmë janë lejuar që të kthehen nëpër shtëpitë e tyre por që vërshimet janë duke vazhduar të shkojnë në rritje nëpër disa zona. Presidenti Trump, pritet që ta vizitojë Teksasi për herën e dytë këtë të shtunë. Numri i personave që kanë vdekur nga këto vërshime ka shkruar në 47 kurse rreth 43 mijë veta aktualisht janë nëpër baraka. Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka kërkuar nga Kongresi rreth 7.8 miliardë dollarë si pagesë fillestare si përpjekje për të ndihmuar në rikuperimin e dëmeve pas reshjeve në Teksas dhe Luiziana. Zyrtarët kanë thënë se do të ketë kërkesa të mëtejme për fonde kur të bëhet i ditur ndikimi i plotë që ka pasur stuhia Harvey, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Disa banorë tashmë janë lejuar që të kthehen nëpër shtëpitë e tyre por që vërshimet janë duke vazhduar të shkojnë në rritje nëpër disa zona. Presidenti Trump, pritet që ta vizitojë Teksasi për herën e dytë këtë të shtunë. Numri i personave që kanë vdekur nga këto vërshime ka shkruar në 47 kurse rreth 43 mijë veta aktualisht janë nëpër baraka. |
A jeni gati për super ndeshjen Spanjë – Itali? Posted: 01 Sep 2017 11:34 PM PDT Spanja do të mirëpresë në stadiumin "Santiago Bernbabeu" katër herë kampionët e botës, Italinë. Misioni është i qartë për të dy këto kombëtare, të sigurojnë kreun e grupit, çka do t’u garantonte dhe kualifikimin direkt për në botërorin "Rusi 2018". Takimi i parë mes këtyre dy gjigandëve të futbollit përfundoi në barazimin 1-1. Deri më tani, si Spanja ashtu edhe Italia, nuk regjistrojnë asnjë humbje. Momentalisht të dy ekipet kanë grumbulluar nga 16 pikë, me spanjollët që mbajnë vendin e parë për shkak të golavarazhit. Në Madrid është shansi i mirë për të dy kombëtaret, që të krijojnë një shkëputje. Në radhët e të kaltërve problemi i vetëm mbetet mbrojtësi Giorgio Chiellini, i cili për shkak të një dëmtimi, mund të mungojë. Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui ka vendosur të rikthejë në kombëtare pas tre vitesh, 35 vjeçarin David Villa. I grumbulluar është edhe Alvaro Moratta. Për një tjetër sulmues, Diego Costa nuk ka vënd në radhët e "La Roja" dhe bashkë me të edhe për dyshen e Man.United, Ander Herrera dhe Juan Mata. Për Italianët mungesa e mbrojtësit Giorgio Chiellini peshon shumë, ndërkohë në sulm shpresat janë tek Andrea Belloti i Torinos dhe Ciro Imobille i Lazios. Një takim që nuk duhet humbur, me 90 minuta plot adrenalinë, ku pa diskutim, spektakli nuk do të mungojë. |
Kolona kilometërshe në kufi, krejt kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë e Ulqinit (Foto) Posted: 01 Sep 2017 11:32 PM PDT |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |