Lajmi.net: “Miriami ka disa fjalë për rikthimin në ‘The Voice of Albania’ (Foto)” plus 8 more |
- Miriami ka disa fjalë për rikthimin në ‘The Voice of Albania’ (Foto)
- Formacioni i Shqipërisë kundër Maqedonisë (FOTO)
- Bisedimet e kota
- “FootballExpert” zbulon rezultatin e ndeshjes Kosovë – Finlandë (FOTO)
- Luani tenton të sulmojë turistët, bie në kanal (Video)
- PDK mban 6 ministri, AAK-së i mbetet Infrastruktura, Shëndetësia, FSK…
- Dy ushtarë të Rusisë janë vrarë në Siri
- ZYRTARE: Zidane zgjedh ekipin për Ligën e Kampionëve
- Çfarë do të ndodhë me Korab Sejdiun nëse nuk e voton kryeparlamentarin dhe qeverinë?
| Miriami ka disa fjalë për rikthimin në ‘The Voice of Albania’ (Foto) Posted: 05 Sep 2017 12:17 AM PDT ![]() Tashmë pjesëmarrjen në këtë event i cili fillon audicionet me 9 shtator, e ka konfirmuar këngëtarja Miriam Cani, shkruan lajmi.net. Miriami do të jetë përsëri pjesë e jurisë dhe për këtë gjë ajo ndjehet shumë e lumtur, sidomos që është audicioni për të vegjëlit. “Jam e lumtur te rikthehem ne ate karrike tashme per te degjuar e shijuar zerat e engjejve te vegjel ❤ #VoiceKidsAlbania“, ka shkruar ajo në një postim në Instagram duke marrë mbështetje të madhe nga fansat e saj. /Lajmi.net/ |
| Formacioni i Shqipërisë kundër Maqedonisë (FOTO) Posted: 05 Sep 2017 12:14 AM PDT ![]() Shqipëria luan sot për rekord ndaj Maqedonisë. Nuk është thjesht një ndeshje, ku kuqezinjtë mund të vulosin vendin e tretë në grup, por gjithashtu një takim për të thyer disa tabu. Së pari, në rast triumfi në Maqedoni, për herë të parë kuqezinjtë do të shkonin në shifrën e 5 fitoreve në grup, duke grumbulluar 15 pikë pa u mbyllur ende edicioni (mbeten edhe ndeshjet me Spanjën dhe Italinë). Së dyti, triumfi i sotëm do të shënonte një rekord për historinë e trajnerëve kuqezi, pasi askush, sapo ka marrë drejtimin e Kombëtares, nuk ka arritur dy fitore radhazi në një grup eliminator. Së treti, do të quhej rekord edhe për faktin se asnjëherë Shqipëria në përballjet me Maqedoninë nuk ka arritur të fitojë në transfertë. Një 90- minutësh që merr shumë rëndësi, jo vetëm për faktin se luajmë ndaj një fqinji që kemi bilanc negativ, por edhe për të blinduar vendin e tretë, në një grup "ferri" me dy Kombëtare që janë shpallur kampione bote si Spanja dhe Italia. TITULLARËT – Armando Sadiku rikthehet në momentin e duhur për të tentuar golin e 10-të me fanellën kuqezi. Sulmuesi do ta nisë sot nga minuta e parë, ndërsa dilemat e vetme të trajnerit kuqezi janë në mesfushë. Në qendër të këtij reparti ka një balotazh mes Bashës dhe Kukelit, por me këtë të fundit favorit për ta nisur nga minuta e parë. Nga ana tjetër, në krahun e majtë pritet që Panuçi të zgjedhë një mes Grezdës dhe Llullakut. Gjasat janë që titullar të jetë ky i fundit. |
| Posted: 05 Sep 2017 12:10 AM PDT ![]() Pak orë pas këtij takimi Pacolli në rezidencën e tij, në Prishtinë, ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me liderët e PAN-it, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn, transmeton zeri.info. Por Avdullah Hoti, nga LDK-ja, pas takimit me Dardan Sejdiun nga LVV-ja dhe me Ilir Dedën nga Alternativa ka deklaruar se nga sot do të kenë takime më të shpeshta. "Në bazë të fjalimit të tij është i interesuar që të krijojë një grup të tij parlamentar dhe ka shprehur dëshirë që ne të përafrohemi me 'Vetëvendosjen'", deklaroi Hoti, transmeton zeri.info. Ndërkaq Dardan Sejdiu, nga lëvizja "Vetëvendosje", ka thënë se në këtë takim të përbashkët janë dakorduar që "Vetëvendosja" bashkë me LDK-në e me Alternativën të vazhdojnë me punën në ndërtimin e platformës qeverisëse. "Ne u dakorduam që të vazhdojmë me punën në ndërtimin e një platforme qeverisëse. Është lajm i mirë që prej sot jemi më të vendosur që të punojmë më shumë rreth kësaj. Jemi dakorduar që edhe nesër të vazhdojmë takimin e radhës", ka thënë Sejdiu. Ai po ashtu ka thënë se ky vend ka nevojë për një Qeveri të mirëfilltë, e cila ka program e platformë qeverisëse e jo për pazare e numra politikë. "Kosova ka nevojë për një Qeveri të tillë, pra qeveri e cila bazohet në platformë e program e jo qeveri e cila bazohet në numra e pazare", ka thënë Sejdiu. Me këtë rast ai ka ftuar AAK-në e Nismën për Kosovën që t'i bashkohen LDK-së, AKR-së e Alternativës që të formojnë një Qeveri shqiptare dhe ta çojnë në opozitë PDK-në. Ndërsa Ilir Deda, nga Alternativa, ka thënë se ky takim i mbajtur është frymë e takimit të para 10 ditëve të këtyre partive. "Takimi që u mbajt sot është në frymë të takimit para 10 ditësh, ku jemi marrë vesh, janë caktuar njerëzit e grupeve punuese dhe e kemi parë përafërsisht cilat pika programore, vetëm ekziston dakordanca dhe ato pika do të listohen nesër e do të shohim se cilat pika kanë nevojë për diskutim dhe kompromis dhe cilat duhet të jenë në nivel më të lartë politik", ka thënë Deda. Ai këtë takim e ka quajtur si hap të duhur, i cili edhe pse i vonshëm prapëseprapë është i duhur.
|
| “FootballExpert” zbulon rezultatin e ndeshjes Kosovë – Finlandë (FOTO) Posted: 05 Sep 2017 12:06 AM PDT |
| Luani tenton të sulmojë turistët, bie në kanal (Video) Posted: 05 Sep 2017 12:05 AM PDT ![]() Në mes tyre ishte një kanal, mirëpo luani nuk e kishte llogaritur fare, kur u ngrit dhe vrapoi të sulmoi turistët, shkruan lajmi.net Ai ra në kanal, ndërkaq turistët ende po xhironin pamjet. Luani tjetër po qëndronte në vend, duke shikuar sa turistët, sa luanin tjetër që i kishte bërë gropën vetes. Shikoni videon për më shumë. /Lajmi.net/ |
| PDK mban 6 ministri, AAK-së i mbetet Infrastruktura, Shëndetësia, FSK… Posted: 05 Sep 2017 12:05 AM PDT ![]() Ndërkaq, 2 ministri, atë për Kthim dhe Komunitete dhe atë për Administrimin e Pushtetit Lokal, do ta udhëheq Lista Serbe, derisa një ministri do t'i jepet minoriteteve tjera. Nismës ndërkaq i takojnë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e Tregtisë dhe të Industrisë, si dhe Ministria e Punës dhe të Mirëqenies Sociale. Ndërkaq, AAK do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, Infrastrukturës dhe Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK). AKR-ja, e cila doli më e fituara duke marrë 5 ministri, do të udhëhëqë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, të Punëve të Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, të Bujqësisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. |
| Dy ushtarë të Rusisë janë vrarë në Siri Posted: 05 Sep 2017 12:01 AM PDT ![]() Në kumtesën e transmetuar nga agjencitë ruse të lajmeve, kjo ministri thekson se një ushtar ishte vrarë menjëherë, ndërsa tjetri kishte vdekur në spital nga plagët e pësuara. Të dy ushtarët e vrarë ishin duke udhëtuar në kuadër të një konvoji, kur ata ishin qëlluar nga "zjarri i predhave nga terroristët e Shtetit Islamik", ka njoftuar Ministria e mbrojtjes e Rusisë. Dje më herët gjatë ditës, Rusia kishte shpallur se po i mbështeste trupat e Sirisë në ofensivën e tyre për marrjen e kontrollit në provincën, Deir Ezzor, që është rajoni i fundit në Siri nën kontroll të ekstremistëve të Shtetit Islamik. Në shtator të vitit 2015, Rusia ka intervenuar në luftën civile në Siri, në anën e qeverisë së presidentit, Bashar al-Assad. |
| ZYRTARE: Zidane zgjedh ekipin për Ligën e Kampionëve Posted: 05 Sep 2017 12:01 AM PDT ![]() Lista e të ftuarve Portierët: Keylor Navas, Casilla dhe Luca Zidane Mbrojtësit: Sergio Ramos, Marcelo, Carvajal, Vallejo, Varane, Nacho, Theo, Achraf, Tejero, Quezada, Manu Hernando edhe José León, Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, Lucas Vázquez, Marcos Llorente, Asensio, Isco, Kovacic, Ceballos, Óscar Rodríguez dhe Franchu Sulmuesit: Cristiano Ronaldo, Benzema, Bale, Borja Mayoral dhe Dani Gómez. /Lajmi.net/ |
| Çfarë do të ndodhë me Korab Sejdiun nëse nuk e voton kryeparlamentarin dhe qeverinë? Posted: 04 Sep 2017 11:55 PM PDT ![]() Pacolli tha se nënkryetari i kësaj partie, Sejdiu, do të mbetet pjesë e AKR-së dhe se Pacollit nuk i intereson absolutisht se a e voton apo jo Sejdiu qeverinë apo kryeparlamentarin, njofton Klan Kosova. "Korab Sejdiu është shumë i përgjegjshëm, është nënkryetar i AKR-së dhe absolutisht nuk më intereson se zotëri Sejdiu do ta votojë apo nuk do ta votojë kryeparlamentarin apo qeverinë, por Sejdiu do të jetë pjesë e AKR-së dhe do të jetë i përgjegjshëm në sfidat e ardhshme si deputet i Kuvendit të Kosovës". |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |

















