Lajmi.net: “Këtë pjesë të rëndësishme të trupit nuk e lajmë sa duhet” plus 8 more |
- Këtë pjesë të rëndësishme të trupit nuk e lajmë sa duhet
- Blici serb: Mbështetja e serbëve ndaj Haradinajt në këmbim të Asociacionit
- Ish i dashuri kapet mat me Nicole Scherzinger por ja çka bën me gjoksin Anxhelina Hadërgjonaj (Foto)
- Barcelona shet Turanin te klubi i ri (FOTO)
- Fshehur në tren mallrash drejt Gjermanisë
- Hijet e Kadri Veselit
- Capital T me tour ndërkombëtar (Foto)
- Hungaria mohon kalimin ilegal të kufirit nga kosovarët
- HRW: OKB të kompensojë minoritetet në Kosovë që u helmuan me mbetje plumbi
| Këtë pjesë të rëndësishme të trupit nuk e lajmë sa duhet Posted: 08 Sep 2017 12:24 AM PDT ![]() Por që nuk mjafton me kaq. Edhe pse mund të laheni përditë, ka një pjesë trupi që ju "harroni" t'i kushtoni vëmendje. Studimet më të fundit kanë treguar se kërthiza injorohet për sa i përket pastërtisë nga shumica, ndërsa dermatologët rekomandojnë krejt të kundërtën. Këshilla e ekspertëve është që t'i kushtoni kujdes kësaj zone delikate të trupit. Me një sfungjer të lagur pastroni të gjitha papastëritë e kërthizës. Filloni ta aplikoni që sonte. /Lajmi.net/
|
| Blici serb: Mbështetja e serbëve ndaj Haradinajt në këmbim të Asociacionit Posted: 08 Sep 2017 12:22 AM PDT ![]() Blic-i serb shkruan duke cituar burime pranë zyrtarëve të lartë të qeverisë serbe se vetëm tre ulëse ministrore nuk do të jenë të mjaftueshme për të mbështetur Haradinajn – mbështetja e serbëve është e kushtëzuar me kërkesa shumë më të hollësishme, transmeton Klan Kosova. "Lista Serbe është një tas në peshore që do të mundësonte formimin e qeverisë Haradinaj dhe serbët nuk do të heqin dorë nga ky rast. Edhe pse shqiptarët mendonin se ministria e bujqësisë që u premtoi për personelin e Pacollit që të përmbushte orekset e tyre, nuk do të ishte aq e thjeshtë". "Kërkesë reale do të jetë formimi urgjent i Asociacionit të komunave serbe, mbrojtja e pronës serbe në mbarë Kosovën dhe jo vetëm në veri, privatizimi i drejtë i ndërmarrjeve, si dhe garantimi i kthimit të sigurt të popullsisë", tha ky burim për Blic-in, serb, transmeton Klan Kosova. |
| Ish i dashuri kapet mat me Nicole Scherzinger por ja çka bën me gjoksin Anxhelina Hadërgjonaj (Foto) Posted: 08 Sep 2017 12:21 AM PDT ![]() Por, kjo gjë duket nuk ka fare rëndësi për këngëtaren Anxhelina Hadërgjonaj, shkruan lajmi.net Kjo se, ajo në Instastory ka hedhur një video ku shihet se është duke u argëtuar e duke shijuar në maksimum atmosferën që po mbretëronte. E vëmendjen më të madhe padyshim që ka marrë gjoksi i saj bombastik, të cilin pothuajse e kishte nxjerrë të tërin, bashkë me Vildane Zenelin./Lajmi.net/ |
| Barcelona shet Turanin te klubi i ri (FOTO) Posted: 08 Sep 2017 12:13 AM PDT ![]() Arda Turan është futbollist i ri i ekipit turk, Galatasaray. “Mundo Deportivo” raporton se mesfushori turk do të transferohet sot te skuadra nga Stambolli. Turan nuk zuri vend në formacionin bazë të Barcelonës dhe ka përfunduar te Galatasaray, përcjell “lajmi.net”. Turan me kalimin në Galatasray do të shpresojë se do ta ringjallë karrierën e tij. /Lajmi.net/ |
| Fshehur në tren mallrash drejt Gjermanisë Posted: 08 Sep 2017 12:02 AM PDT ![]() Stacioni i trenit i Rosenheim. Polica ndalon këtu jashtë planit një tren mallrash nga Italia. Që nga ora katër e mëngjesit policia gjermane është në kërkim të emigrantëve ilegalë. Për shkak se trenat e udhëtarëve po kontrollohen gjithnjë e më shumë, tani refugjatët mundohen të hyjnë në Gjermani me trenat e mallrave. Policët kontrollojnë nëse vagonët janë të plumbuar dhe nëse vula e plumbit është e dëmtuar. Në qoftë se po ata i hapin vagonët për kontroll. Shumë azilantë fshihen poshtë vagonëve. Forcat tokësore mbështeten nga ajri nga helikopterë me kamera me rreze infra të kuqe. Kur ata diktojnë diçka njoftojnë patrullat në tokë. Ora 7 e mëngjesit në Raubling pranë Rosenheimit. Polica kontrollon një tren mallrash që po vjen nga Verona. Treni ka kaluar nga Italia në Austri para se të hyjë në Gjermani. Papritur në fund të trenit shpërthen paniku: poshtë një vagoni janë fshehur dy refugjatë afrikanë, që kanë provuar të hyjnë në Gjermani duke shfrytëzuar natën. Refugjatët janë të raskapitur, mezi dalin nga vendi ku janë fshehur. Afrikanët duhet të kenë kaluar rreth nëntë orë në tren. Ata janë nga Nigeria dhe i kanë hipur trenit të mallrave në Bolzano të Italisë. Bolzano është vendi nga kalojnë të gjithë trenat e mallrave që vijnë nga Italia për Evropë, dhe prej këtu nisen shumë refugjatë. Refugjatët e arrestuar në Rosenheim merren në pyetje nga policia me ndihmën e një përkthyesi. Prej përgjigjeve varet nëse afrikanët do t’i kthejnë në Austri apo nëse do t’u lejohet të kërkojnë azil në Gjermani. Pas rreth tri orësh policët marrin edhe përgjigje për shenjat e gishtrinjve. Nigerianët janë regjistruar edhe diku tjetër në Evropë. Dhe në fund të marrjes në pyetje del se afrikanët nuk kanë shkaqe për azil në Gjermani. Ata do t’i kthejnë për në Austri. Prej aty ata ndoshta do t’i dëbojnë për në Itali, në vendin ku kanë shkelur fillimisht territorin e BE-së./DW |
| Posted: 08 Sep 2017 12:02 AM PDT ![]()
Në pesë vjetët e tij zyrtare në politikë deri më sot Veseli ka pasur arritjet dhe dështimet e tij. Këto të fundit ishin më të mëdha. Në vitin 2012 ai aderoi zyrtarisht në PDK, kurse dy vjet më pas, respektivisht më 2014-n, Veseli sprovohet në postin e parë si kryetar i Kuvendit. Pas një mandati me plot skandale brenda sallës së Kuvendit, në vitin 2016 pason edhe një tjetër detyrë për të – zgjedhja si kryetar i PDK-së, duke pasuar Hashim Thaçin. Mirëpo edhe sfida e tij e radhës nuk i doli siç e priti, shkruan tutje “Zëri”. Në zgjedhjet e para si lider i PDK-së, Veseli dështoi duke e zvogëluar fuqinë e partisë në vetëm 23 deputetë. Dje Veseli u rizgjodh në krye të legjislativit edhe për një mandat, kurse më poshtë mund të shihni një pjesë zyrtare të biografisë së tij. |
| Capital T me tour ndërkombëtar (Foto) Posted: 08 Sep 2017 12:00 AM PDT ![]() Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, reperi Capital T ka njoftuar se shumë shpejt do e nis një tour të koncerteve në botë, shkruan lajmi.net Përpos kësaj, ai ka pyetur fansat e tij se në cilat vende të botës të shkojë. Se kur do nis dhe ku do shkojë ai, Capo do na njoftojë me kohë./Lajmi.net/ |
| Hungaria mohon kalimin ilegal të kufirit nga kosovarët Posted: 07 Sep 2017 11:56 PM PDT ![]() Zyrtarë të Ambasadës së Hungarisë në Kosovë kanë thënë për gazetën "Zëri" se nuk kanë evidentuar së fundmi raste të kalimit ilegal të kufirit në shtetin e tyre nga kosovarët. Në anën tjetër, të mërkurën mbrëma disa autobusë janë nisur nga Prishtina për në Beograd me synim vendet e BE-së Më fëmijë para duarsh që i ka zënë gjumi, Fatime Feta të mërkurën mbrëma priste bashkë me bashkëshortin autobusin e linjës Prishtinë – Beograd. Afër tyre janë edhe dhjetëra qytetarë të tjerë që presin autobusët e së njëjtës linjë, duke synuar më pas ilegalisht kalimin e kufirit drejt Hungarisë. Për shkak të kushteve të vështira ekonomike ata nuk dëshirojnë të qëndrojnë më në Kosovë, por synojnë të arrijnë në një shtet të Bashkimit Evropian, ku edhe do të kërkojnë azil. "Populli po e lëshon Kosovën, po ikën për një euro", thotë Fatimja, derisa rrëfen se deri te vendimi për të ikur jashtë vendit e shtyu mungesë e punësimit. Ajo thotë se më parë kishte punuar si pastruese, por ishte larguar nga puna padrejtësisht. "Me gjashtë fëmijë po largohem, të voglin e kam katër vjeç, për këta fëmijë po e bëj këtë sakrificë", thotë ajo. Bashkëshorti i saj Fetahu thotë se kanë paguar 15.5 euro për një biletë për në Beograd. "Veç mos pastë vend se sonte kam mu nis, biletat i kam", thotë ai derisa shpreh mllefin në Qeverinë që, sipas tij, nuk po krijojnë vende pune.
|
| HRW: OKB të kompensojë minoritetet në Kosovë që u helmuan me mbetje plumbi Posted: 07 Sep 2017 11:53 PM PDT ![]() Në një raport të kësaj organizate thuhej se rreth 600 persona janë detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre në Mitrovicë pas luftës, në vitet 1998-1999, të cilët ishin zhvendosur në një kamp të kontaminuar me plumb nga një minierë industriale. Human Rights Watch ka thënë se në qershor, kanë intervistuar 19 burra dhe gra, përfshi edhe fëmijë, familjet e të cilëve ishin të prekur nga helmimi me mbetje plumbi në kamp. HRW ka konstatuar se këto familje tani përballen me probleme shëndetësore, probleme me veshkët dhe humbje të memorjes. Vitin e kaluar, një panel në Kombet e Bashkuara ka gjetur se misioni i KB në Kosovë, në vitin 2000, ishte i vetëdijshëm për problemet e mundshme shëndetësore, por që nuk kishte arritur të zhvendoste personat e shpërngulur, kështu duke shkelur të drejtat e tyre. Organizata ka thënë se Kombet e Bashkuara duhet të kompenzojnë dhe t'u kërkojnë falje të gjithë atyre që që qëndruan në kampe, mëgjithatë kjo e fundit nuk e ka bërë këtë. Misioni i Kombeve të Bashkuara është në Kosovë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, dhe e ka ndihmuar qeverisjen e vendit deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 2008. /REL/ |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |



















