Lajmi.net: “Ja sa peshon Qeveria ‘Haradinaj’” plus 8 more

Lajmi.net: “Ja sa peshon Qeveria ‘Haradinaj’” plus 8 more


Ja sa peshon Qeveria ‘Haradinaj’

Posted: 10 Sep 2017 11:56 PM PDT

Shumica e ministrave në Qeverinë e Ramush Haradinajt janë milionerë. Më i pasuri në kabinetin e Haradinajt pa dyshim se është lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, pasuria e të cilit në bazë të deklarimeve të tij të fundit, përkatësisht të vitit 2013, arrin në rreth 300 milionë euro, transmeton zeri.info.

Gazeta "Zëri" ka bërë një kalkulim të pasurisë së kabinetit të kryeministrit të ri Haradinaj, pasuria e të cilëve kalon shumën prej 312 milionë eurosh pa i përfshirë këtu edhe disa ministra të rinj, të cilët më herët nuk kanë bartur funksione të larta shtetërore dhe nuk e kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë.

Haradinaj 700 mijë euro patundshmëri, 120 mijë euro të hyra

Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej 700 mijë eurosh, ndërsa të hyrat vjetore familjare të tij janë rreth 120 mijë euro, duke përfshirë këtu pagën e tij dhe pensionin invalidor prej 18 mijë eurosh në vit, 74 mijë euro qira vjetore nga shtëpia, si dhe 30 mijë euro të hyra vjetore të bashkëshortes, transmeton zeri.info.

Zëvendësi i tij i parë Behgjet Pacolli, njëherësh ministër i Jashtëm, ka deklaruar më herët pasuri prej 300 milionë eurosh, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka deklaruar patundshmëri dhe para të gatshme 350 mijë euro, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka deklaruar patundshmëri prej 820 mijë eurosh, zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq ka 440 mijë euro patundshmëri dhe para të gatshme, si dhe zëvendëskryeministri Dardan Gashi, njëherësh ministri i Diasporës, ka patundshmëri në vlerë prej mbi 1 milion eurosh, transmeton zeri.info.

Ministri i Financave Bedri Hamza ka deklaruar pasuri në vlerë prej 220 mijë eurosh, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka pasuri 150 mijë euro, ministri i Kulturës Kujtim Gashi ka pasuri prej rreth 380 mijë eurosh./zeri.info/

Kështu kaluan vikendin Albatriti dhe Egzona (Foto)

Posted: 10 Sep 2017 11:52 PM PDT

Këngëtari Albatrit Muçiqi shumë herë e dëshmon që është bashkëshort dhe prind i pëkushtuar.

Këto ditë, Albatriti me bashkëshorten dhe vajzën kanë zgjedhur të pushojnë në plazh, shkruan lajmi.net.
Për këtë vikend, ata kishin vendosur që të shijojnë natyrën dhe të relaksohen pas angazhimeve.
Në shoqëri të tyre ishte edhe vajza Amelia, që të tre dukeshin për mrekulli, kurse mbishkrimi i njërës foto të Albatritit ishte “Familja në radhë të parë”. /Lajmi.net/

Pas kurorëzimit të motrës, këto janë fjalët e Luanës (Foto)

Posted: 10 Sep 2017 11:26 PM PDT

Në familjet Selimi dhe Vjollca mbrëmë kishte festë deri më orët e vona.

Çifti Marina Vjollca dhe Getoar Selimi i kanë dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar martesën e tyre me martesë, shkruan lajmi.net.

Padyshim që në dasmën e motrës shkëlqeu edhe Luana Vjollca e cila është argëtuar në maksimum.

Luana shkroi disa fjalë zemre pas martesës së Marinës, duke e ilustruar atë që e tha me një foto të çiftit.

“Kjo foto tregon gjithcka!! Asnje fjale e thene se perkthen dot cfare kam ne zemer.. JU DUA.” shkroi ajo. /Lajmi.net/

Casey Batchelor

Posted: 10 Sep 2017 11:21 PM PDT

Muslimanët e Arakanit të ardhur në Indi përballen me kushte të rënda në kampe

Posted: 10 Sep 2017 11:01 PM PDT

Muslimanët e Arakanit (Rohingya) të cilët kanë arritur t’i shpëtojnë masakrave të ushtrisë budiste dhe të ikin drejt Indisë, janë duke qëndruar në kampe në kushte të vështira, raporton Anadolu Agency (AA).

Një numër i madh i muslimanëve të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar militantë të armatosur. Gjatë sulmeve të ushtrisë janë djegur dhjetra fshatra, ndërsa dhejtra mijëra muslimanë të Arakanit përpiqen të ikin nga rajoni për shkak të sigurisë.

Një pjesë e muslimanëve të Arakanit, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë, të cilët kanë arritur të ikin dhe të vendosen në kampin në qytetin Hajderabad të Indisë, janë duke përjetuar vështirësi të mëdha për shkak të kushteve të pavolitshme në kampe.

Muslimanët, të cilët po përpiqen të mbijetojnë nga ndihmat që u janë dërguar nga Xhemat-i Islami dhe shoqata Human Welfare Foundation, i bëjnë thirrje botës për mbështetje.

Fëmijët të cilëve u janë vrarë nënat apo baballarët nga forcat e ushtrisë, ecin këmbëzbathur meqë nuk kanë këpucë për të veshur, ndërsa copat e drunjve i përdorin në vend të lodrave.

Gjurmët në trupin e fëmijëve nga torturat e budistëve, janë tregues i dhimbjeve të tyre.

Siç mësohet, njëri nga fëmijët, Molana Muhamed, nëntëvjeçar babai i të cilit është vrarë në një sulm në të cilin ai ka shpëtuar i plagosur, ka humbur të folurit.

5-6 familje qëndrojnë në një barakë

Maksud Ahmed, përgjegjës i kampit nga Xhemat-i Islami, thotë se në Hajderabad ka mbi 18 kampe në të cilat janë strehuar muslimanë të Arakanit.

Në kampe qëndrojnë mesatarisht nga 300 persona, njofton Ahmed, duke shtuar se në to nuk plotësohen madje as kushtet më themelore.

“Barakat janë shumë të vogla. Në një barakë mund të qëndrojnë pesë deri në gjashtë familje”, tregon Ahmed.

“Njerëzit ushqeheshin me gjethe pemësh”

Molana Sultan Muhamed, i cili ka arritur t’i shpëtojë masakrës në fshatin Fakirabazaar, tregon se me ditë të tëra pas ikjes kishin zhvilluar luftë për mbijetesë në male.

“Ne si muslimanë të Arakanit u përballëm me torturat e budistëve. Na thanë ‘O i përshtateni kushteve tona, o ikni që këtu ose vdisni’. Njerëzit e torturuar braktisën shtëpitë e djegura në të cilat kishin jetuar me frikë dhe u fshehën në male. Personat e uritur, të përballur me vështirësi për të gjetur ushqim për shkak të qëndrimit në mal, ushqeheshin me gjethe pemësh”, rrëfen Muhamed.

“Gratë u përdhunuan”

Muhamed tregon se në mal kishte ikur së bashku me një grup prej 200 vetash dhe se pas një udhëtimi të vështirë njëmujor kishin arritur në Hajderabad të Indisë.

“Në kamp të paktën nuk frikohemi se do të vdesim, por jetojmë në mënyrë më të zakontë. U përballëm me tortura të budistëve. Fëmijë, gra, pleq dhe të rinj u vranë, kurse gratë u përdhunuan”, thotë ai.

Muhamed thotë se i bëjnë thirrje të gjitha shteteve që t’i japin fund gjendjes me të cilën janë përballur muslimanët.

“Këtu ka një situatë tepër të rëndë”

Sinan Akılotu, vullnetar i Shoqatës për Ndihmë dhe Solidaritet Cansuyu nga Turqia, me lotë në sy rrëfen situatën në kamp.

Ai u bëri thirrje liderëve muslimanë që sa më parë të mobilizohen për t’i dhënë fund tmerrit në Arakan.

“Këtu ka një situatë tepër të rëndë. Umeti duhet të bashkohet për të ndalur këtë tirani. Nuk duhet ta shpërfillim këtë vuajtje të njerëzve vetëm duke e dënuar atë. Për hirë të Zotit, muslimanë, ndërhyni në këtë çështje. Këta njerëz janë në gjendje shumë të keqe. Nuk ka nevojë për shumë fjalë. I gjithë njerëzimi, liderët e shteteve muslimane, le t’i thonë ‘ndal’ këtij tmerri”, tha Akılotu, duke shtuar se bëhet fjalë për një gjendje në të cilën patjetër duhet të ndërhyhet.

Përveç Xenit, ja kush e ‘ndezi’ atmosferën në dasmën e Getit dhe Marinës (Foto)

Posted: 10 Sep 2017 11:01 PM PDT

Mbrëmë u martua lideri i Babastars, Getoar Selimi me moderatoren Marina Vjollca.

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre jë Gjirin e Lalëzit, në një ambient përrallor,  shkruan lajmi.net.

Të ftuar në këtë dasmë ishin familjarët, miqtë dhe kolegët e Getit dhe Marinës të cilët u argëtuan deri në orët e vona..

Për t’i argëtuar të pranishmit u kujdesën këngëtarët Shkëlzen Jetishi-Xeni, Ramadan Krasniqi-Dani, Ermal Fejzullahu si dhe Besnik Qaka nga NRG Band.

Që të katërt bënë që atmosfera të jetë në kulm dhe të kremtohet deri më orët e vona. /Lajmi.net/

OSBE organizon kampin ndërfetar për të rinj

Posted: 10 Sep 2017 10:58 PM PDT

Kampi që i kushtohet promovimit të diversitetit kulturor, fetar dhe dialogut ndërfetar do të mbledhë studentë dhe përfaqësues të organizatave rinore nga mbarë Kosova.

Përmes programit që përfshin ligjërata dhe aktivitete të ndryshme ekipore, pjesëmarrësit do të mësojnë për besimet e ndryshme dhe do të diskutojnë rolin që të rinjtë mund të luajnë në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit.

Përveç kësaj, ata do të hartojnë edhe një plan pune me projekte dhe nisma të përbashkëta që do të organizohen të ardhmen.

Kampi do të hapet nga Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu; Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti; Peshkopi Teodosije nga Kisha Ortodokse Serbe; Pastor Driton Krasniqi, Kryetar i Kishës Protestante; Votim Demiri, Kryetar i Bashkësisë së Hebrenjve të Kosovës; Islam Hasani, këshilltar special i Myftit të Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe Don Kastriot Idrizi nga Kisha Katolike e Kosovës.

Meksikë, numri i të vrarëve nga tërmeti arriti në 90 vetë

Posted: 10 Sep 2017 10:57 PM PDT

Ekspertët e sizmologjisë thanë se tërmeti i para katër ditëve e kishte epiqendrën nën Oqeanin Paqësor dhe ishte me intensitet 8.2 shkallë.

Deri tash, shumë njerëz nga territoret e prekura nga tërmeti, po vazhdojnë t'i kalojnë netët nën qiellin e hapur, meqë frikësohen se më tepër ndërtesa mund të shkatërrohen, për shkak të disa dridhjeve më të vogla të tokës.

Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se i ka regjistruaar afro 60 dridhje pas tërmetit madhor, që ishin me intensitet prej 4.5 shkallë ose më tepër.

Kosova nderon viktimat e 11 shtatorit 2001 në SHBA

Posted: 10 Sep 2017 10:35 PM PDT

Aktiviteti zhvillohet në bashkorganizim të Shoqatën "Miqtë e Amerikes", Policinë e Kosovës, Agjencionin për Menagjimin e Krizave, Zjarrfikësat e Prishtinës, Qendrën e Mjekësisë Urgjente dhe nxënësit e shkollës së Mesme "Hivzi Sulejmani", Fushë Kosovë.

Aktiviteti zhvillohet te shtatorja në Sheshin Bill Clinton ku fillimisht arrijne zjarrfikësat e ekipeve të Qendrës Emergjente të Prishtinës para shtatores me sinjalizim e demonstrim.

Me pas arrin Garda e Nderit të Policis së Kosovës dhe ulja në gjysëm shtizë flamurin Amerikan.

E veqanta e tërë aktiviteteitit është që Garda e Nderit prej themelimit për herë të parë Nderon evenimentin me armë.

Po ashtu gjate ditës hapet ekspozita me fotografi në sheshin Nënë Tereza qe i dedikohen ngjarjes së 11 shtatorit 2001, dhe fotografi nga aktivitetet e shoqates që i dedikohën kësaj date.

E veqantë akiviteteve është ku një numër i nxensve të shkollës së Mesme "Hivzi Sulejmni" Fushë Kosovë i mbajnë në duar fotografitë, ndërsa një pjesë e fotografive vendosen në vendin e caktuar për ekspozim.