Lajmi.net: “Formacioni fantastik i PSG me ardhjen e Mbappe (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Formacioni fantastik i PSG me ardhjen e Mbappe (FOTO)” plus 8 more


Formacioni fantastik i PSG me ardhjen e Mbappe (FOTO)

Posted: 31 Aug 2017 11:56 PM PDT

Komandanti amerikan: Lideri i ISIS-it me gjasë është gjallë

Posted: 31 Aug 2017 11:53 PM PDT

"Po e kërkojmë çdo ditë. Nuk mendoj se është i vdekur", tha gjenerali Stephen Townsend, komandant i koalicionit kundër Shtetit Islamik.

Lideri i grupit ekstremist, Abu Bakr al-Baghdadi, është raportuar disa herë i vrarë. Në muajin qershor, ushtria ruse ka thënë se ai mund të jetë vrarë në një sulm ajror në Siri.

Komandanti amerikan, Townsend, tha se nuk ka parë "prova bindëse" për vdekjen e tij.

"Kemi po ashtu disa tregues në kanalet e inteligjencës se ai është ende gjallë", tha Townsend.

ZYRTARE: Moise Kean largohet nga Juventus, befason me klubin e ri (FOTO)

Posted: 31 Aug 2017 11:50 PM PDT


Rrahje masive mes të besimtarëve në xhaminë e shqiptarëve

Posted: 31 Aug 2017 11:46 PM PDT

Në një xhami që frekuentohet dhe drejtohet nga Shqiptarët , në Gebenstorf të Kantonit Aargau ka ndodhur një rrahje masive në mes të besimtarëve.

Siç shkruan gazeta Aargauer Zeitung, shkas për këtë rrahje ka qenë vendimi i kryesisë së xhamisë për t`ia ndërprerë marrëdhënien e punës imamit të xhamisë.

Policia e alarmuar ka shkruar në vendin e ngjarjes me dhjetë policë dhe me gjashtë makina policore,ka konfirmuar një zëdhënës i policisë së kantonit për 20minuten.ch.

Nënkryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare që udhëheq me xhaminë, Mursel Ibraimov (Ibraimi) ka thënë për mediet zvicerane se sherri ka ndodhur pasi që kryesia e kishte pushuar nga puna imamin e xhamisë, transmeton albinfo.ch.

"Pas fjalimit përshëndetës të imamit, u ngritën përkrahësit e tij dhe na sulmuan fizikisht", thotë Ibraimi.

Sipas tij, imami i cili ka qenë prej tetë vitesh në këtë xhami, kohëve prej kohësh kishte rënë në sy për përçarjen që po e nxiste. Pastaj kryesia ka kuptuar se ai gjatë verës në Maqedoni ishte takuar me imamë radikalë. Kjo ka qenë arsyeja për vendimin që kryesia e mori për ta suspenduar hoxhën.

Por, 8 mbështetës të tij e kishin filluar sherrin që u përshkallëzua në rrahje masive të dielën, ditën që imami po përshëndetej nga besimtarët. Dy nga personat e sulmuar u desh të shkonin në spital për kontrollim.

albinfo.ch merr vesh se imami në fjalë është B.I. nga Gjilani

Këshilli i Komunës Gebenstorf në një letër i ka tërhequr vërejtjen Bashkësisë Islamike Shqiptare se komuna nuk do të tolerojë eksese të tilla. Kjo mënyrë e qasjes në tejkalimin e konfliktit ngjall frikë dhe shqetësim te qytetarët.

"Në veçanti në dritën e zhvillimeve të ndryshme shqetësuese në Evropë, ekseset si ky nuk i kontribuojnë atmosferës së mirë në mesin e popullatës së fshatit. Këshilli Komunal po ashtu ka theksuar se në rast përsëritjeje të zhvillimeve sikur ky, do të shqyrtojë edhe marrjen e masave ligjore.

Kryesia e xhamisë ndërkaq u ka ndaluar hyrjen në xhami tetë personave që kanë nisur sherrin.

Arsenal cakton çmimin e shitjes së Ozilit te Barcelona (FOTO)

Posted: 31 Aug 2017 11:41 PM PDT

Mesut Ozil mund të largohet sot nga Arsenal.

Afati kalimtar në Spanjë mbetet ende i hapur deri në mesnatë andaj “Gunners” kërkojnë 60 milionë euro për shitjen e tij te Barcelona raporton “Cadena Cope”.

Ozil nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën e tij në Arsenal, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, ai mund të rikthehet në La Ligë te skuadra e Barcelonës. /Lajmi.net/


Kurban Bajrami dhe ushqimet që duhet të keni në tavolinë

Posted: 31 Aug 2017 11:41 PM PDT

Kjo e fundit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramı, që do të thotë “Festa e Flijimit”.

Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit.

Po t'a përmbledhim me pak fjalë Kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, mposhtjen e nepsit që gjithmonë kërkon të jetë para.

Ushqimet për Kurban Bajramin

Sigurisht përbërësi kryesor që zë vend në tavolinën e festës së Kurban Bajramit është mishi i therur për këtë festë.

Mishi nga kafsha e flijuar, ndahet në tre pjesë: Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Zakonisht për këtë festë një nga pjatat që nuk mungon është supa.

Supë e thjeshtë me lëng mishi, vezë, limon, pak miell  dhe erëza.

Byrek me barishte ose vezë dhe djathë, ose vezë me kos

Sigurisht mishi nuk mungon asnjëherë në tavolinën e kësaj feste. I pjekur në furrë me patate ose thjesht i gatuar për t'u vendosur në anë të pjatës me orizin e gatuar.

Sallatat e çdo tipi, me perime të gatuara, të freskëta etj.

Së fundmi në "modë" janë futur dhe gatimet e prodhimeve të detit. Lëreni fantazinë t'ju udhëheqë në kuzhinë.

Ndërsa ëmbëlsirat më të preferuara janë sigurisht ato tipike turke: bakllavaja, revanija, shëndetlia, sheqerparet, por sigurisht mund ta kaloni gëzuar dhe me ndonjë tortë të blerë apo ëmbëlsirën që preferoni.

Duhet të keni parasysh që në tavolinën e Kurban Bajramit nuk duhet të ketë asnjë gatim me mish derri dhe asnjë pikë alkol. /Lajmi.net/

 

Modelja e njohur e zonja, mbrëmë e la gati drekën e Bajramit (Foto)

Posted: 31 Aug 2017 11:34 PM PDT

Këtë e ka dëshmuar shpesh nëpërmjet fotografive të hedhura në rrjete sociale, shkruan lajmi.net

E meqë sot është festë, dita e Kurban Bajramit ajo si secila grua myslimane mbrëmë la gati drekën e Bajramit.

Bukuroshja shqiptare ka hedhur disa fotografi në Instastory./Lajmi.net/

Bahtiri uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Posted: 31 Aug 2017 11:28 PM PDT

Më poshtë urimi:

Të gjithë besimtarëve të fesë Islame, ju uroj festën e Kurban Bajramit.

Dashtë Allahu që kjo festë të ju gjej me shëndet, harmoni dhe paqe në familjet tuaja.

Kosova ka qenë dhe është vend i tolerancës fetare, e cila është kultivuar me shekuj në traditën tonë. /Lajmi.net/

Super gol nga Brazili, shënon Coutinho (VIDEO)

Posted: 31 Aug 2017 11:27 PM PDT