Lajmi.net: “Barcelona – Juventus, do të befasoheni me futbollistin më të dobët të ndeshjes (FOTO)” plus 8 more |
- Barcelona – Juventus, do të befasoheni me futbollistin më të dobët të ndeshjes (FOTO)
- Super Messi kundër Juventusit, ja çfarë ndodhi në Itali (FOTO)
- Paga minimale duhet të jetë 250 euro
- Pjesëtari rus i ISIS-it u dënua me vdekje në Bagdad
- Refugjatët sirianë si mjet presioni
- Sivjet, 25 milionë euro subvencione në bujqësi
- Tensione mes BE-së dhe Polonisë për reformën në gjyqësor
- Fitore e pjesërishme e Trumpit në Gjykatën Supreme
- Zyrtarja e Gjykatës punëson vajzën pa konkurs
Barcelona – Juventus, do të befasoheni me futbollistin më të dobët të ndeshjes (FOTO) Posted: 13 Sep 2017 12:20 AM PDT Gonzalo Higuain pati paraqitje të dobët për Juventusin në humbjen 3:0 nga Barcelona në Ligën e Kampionëve. Madje, sulmuesi argjentinas u shpall futbollisti më i dobët i ndeshjes në Camp Nou me notën 4.5, përcjell “lajmi.net”. Higuain nuk arriti të inspirojë ekipin italian që u dominua nga Leo Messi me shokë. /Lajmi.net/ |
Super Messi kundër Juventusit, ja çfarë ndodhi në Itali (FOTO) Posted: 13 Sep 2017 12:12 AM PDT |
Paga minimale duhet të jetë 250 euro Posted: 13 Sep 2017 12:11 AM PDT "Ne në vitin 2011 jemi pas dakorduar për pagën minimale. Ajo pagë është caktuar përmes katër shtyllave, që ajo pagë të jetë 220 euro. Por kërkesa jonë hasur në vesh të shurdhër", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë', në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Sipas tij, ka pasur diskriminim të caktimi të pagës minimale, pasi që ka pasur kategorizim tek mosha. "Ne u dakorduar me qeverinë, por më vonë qeveria vendosi siç deshi vet. Ne si Këshill Ekonomiko-Social, jemi të mendimi të kjo pagë të ngritet", tha ai. Sipas tij kjo pagë duhet të rritet në bazë të pagës mesatare në Kosovë. "Ne jemi në diskutim edhe me bizneset dhe Odën Ekonomike të Kosovës. Pra OEK ka kërkuar që të jetë paga 60 për qind e pagës në Kosovë. Pra të jetë 220 deri në 230, por ne kemi kërkuar të jetë 250" euro", tha ai. |
Pjesëtari rus i ISIS-it u dënua me vdekje në Bagdad Posted: 13 Sep 2017 12:10 AM PDT Personi i paemëruar kishte luftuar kundër forcave qeveritare irakiane prej vitit 2015 dhe ishte militanti i parë i lindur në Rusi, që u dënua me vdekje në Bagdad, kanë thënë zyrtarët. Agjencia AFP ka raportuar se personi ishte 28 vjeçar dhe se gjatë hetimeve ai ishte njoftuar me fenë islame në Moskë, nga disa punëtorë ndërtimorë nga Uzbekistani. Pas arritjes në Irak, ai e kishte marrë emrin, Abu Yasmina al-Russi, dhe ka njoftuar se ishte plagosur gjatë luftimeve para se të zihej në Mosul. Forcat irakiane i kanë zënë qindra militantë të Shtetit Islamik gjatë operacionit të çlirimit të Mosulit. Agjencia Reuters ka raportuar se autoritetet, po ashtu, po i mbajnë 1,400 bashkëshorte dhe fëmijë të militantëve të dyshuar, përfshirë edhe disa nga Rusia, Taxhikistani dhe Azerbajxhani. |
Refugjatët sirianë si mjet presioni Posted: 13 Sep 2017 12:06 AM PDT Nga kufiri turko-sirian njoftohet gjithnjë e më shpesh për keqtrajtime të refugjatëve. Një video e regjistruar kohët e fundit me celular tregon se si të rinj sirianë rrihen dhe shkelmohen nga ushtarët turq pasi kalojnë kufirin. Edhe Mahmuti, refugjat nga Siria që jeton në Stamboll, tregon se në kufirin Siri-Turqi ai dhe refugjatët e tjerë janë keqtrajtuar nga ushtarët turq: “Njëri nga ushtarët ma vuri pushkën në tëmth dhe më tha të them lutjen time të fundit. Pastaj ai shkoi te të tjerët dhe u tha të njëjtën gjë. Ne filluam të qanim, njërin e zuri paniku dhe filloi të klithte për mëshirë. Pas dhjetë minutash, ushtari e uli armën dhe tha se po bënte vetëm shaka.” Sulme raciste ndaj refugjatëve Organizatat e të drejtave të njeriut janë të alarmuara. Edhe në qytetet e mëdha turke janë shtuar sulmet raciste ndaj refugjatëve. Situata e pasigurt e viktimave ndikon në atmosferën armiqësore. “Për refugjatët është e vështirë që të marrin status ligjor në Turqi. Përveç kësaj, disa parti politike në vend janë shprehur në mënyrë të përsëritur me deklarata negative dhe të rreme për refugjatët sirianë. Kjo krijon një klimë në të cilën sulme të tilla mund të shtohen edhe më shumë.” – thotë Andrew Gardner nga Amnesty International. Kontrolle të rrepta Qyteti bregdetar turk jugor i Mersinit është vetëm dy orë me makinë nga kufiri sirian. Jo shumë kohë më parë, këtu ankoronin rregullisht gjatë natës varkat e kontrabandistëve, tregojnë peshkatarët e Mersinit. Tani, rojet bregdetare turke kontrollojnë me rreptësi. Por shumë turq i kanë të huajt halë në sy. “Dy vjet më parë ata ishin ende të papunë. Por tani shumë kanë hapur nga një dyqan dhe shpesh i kanë punët më mirë se ne! ” – thotë një peshkatar turk. Turqia i përdor refugjatët si mjet presioni Të qëndrojnë në Turqi apo të vazhdojnë për në Evropë? Ndër refugjatët që janë strehuar në Mersin, mendimet janë të ndara. Një çift nga Siria veriore do të largohet nga Turqia sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse ka frikë se qëndrimi ndaj refugjatëve në Turqi mund të ndryshojë për keq. “Ne jetojmë nga dita në ditë. Herë pas here punojmë në fusha. Por nuk flasim gjuhën dhe jemi të huaj këtu,” – thotë një grua sirane. “Shitëm gjithçka në Siri. Me paratë do të përpiqem ta largoj veten dhe familjen time nga këtu.” – shton i shoqi. Sirianë të tjerë duan të presin, sepse nuk e shohin Turqinë vetëm si një vend të madh bujar. “Turqia na përdor ne refugjatët si mjet kërcënimi kundër Evropës. Kjo s’më pëlqen. Prandaj unë preferoj të kthehem në vendin tim sa më shpejt të jetë e mundur.” – thotë një refugjat tjetër. Vetëm 20 vetë në muaj janë mesatarisht të gatshëm të paguajnë deri në 600 dollarë për të kaluar ilegalisht në Evropë, tregon një trafikant sirian. Vetëm nëse, acarohen mosmarrëveshjet politike midis Evropës dhe Turqisë, si tani, biznesi nis të lëvizë përsëri: “Sepse atëhere nuk ka më kontrolle kaq të rrepta nga policia dhe roja bregdetare. Dhe ne kemi sërish më shumë kërkesa nga refugjatët.”/DW |
Sivjet, 25 milionë euro subvencione në bujqësi Posted: 12 Sep 2017 11:44 PM PDT Ekrem Gjokaj, drejtor i Departamentit të Analizave Ekonomike dhe Statistikave Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, ka treguar se vetëm për vitin 2017 janë paraparë për subvencione 25 milionë euro. "Shuma e ndarë për vitin 2017 për subvencione është 25 milionë euro. Në periudhën 2012-2017 shuma totale e ndarë për subvencione është 108 milionë euro. Ndërsa nga viti në vit shuma e ndarë për subvencione ka shënuar rritje të vazhdueshme, e kjo si rezultat i mbështetjes së sektorëve të rinj, por edhe rritjes në sektorit e mbështetur më parë është rritur numri i kulturave bujqësore, i bagëtive, gjithashtu edhe numri i të punësuarve në sektorin e bujqësisë", ka thënë Gjokaj për gazetën "Zëri". Ndërsa lidhur me sektorët të cilat do të përfitojnë nga këto grante, Gjokaj ka treguar se përafërsisht do të jenë të njëjta si në vitin e kaluar. "Nuk mund ta kemi një përgjigje të saktë, sepse nuk kemi prerje të buxhetit, pasi që për çdo ditë jemi duke kryer pagesa tek fermerët përfitues, e njëjta përgjigje vlen edhe për numrin e përfituesve, edhe për kulturat e mbjella, por pak a shumë do të jetë i përafërt dhe i ngjashëm si në vitin 2016. Gjatë vitit 2016 për lopë qumështore për subvencione kanë aplikuar 7.981, ndërsa kanë fituar 7.650, ku shuma totale e pagesës ka qenë 4.609.990 euro. Për dele dhe dhi kanë aplikuar 1.325, kanë fituar 1.273 aplikues, ndërsa vlera totale ka qenë 1.933.245 euro. Për bletë kanë aplikuar 2.378, kanë fituar 2.353, ndërsa vlera totale ka qenë 2.158.770 euro të tjera", ka thënë ai, transmeton zeri.info. Në anën tjetër eksperti i bujqësisë, Imer Rusinovci, thotë se çdo lloj garanti stimulues që jepet nga Ministria e Bujqësisë është për t'u përshëndetur, por nuk duhet të devijohet rruga e tyre dhe këto mjete të keqpërdorën nga individë të caktuar. "Çfarëdo lloj grantesh stimulative që japin Qeveria për mbështetje të fermerëve janë për t'u përshëndetur, sepse ndihmojnë zhvillimin e bujqësisë, por nëse këto subvencione shkojnë në destinacion joadekuat dhe keqpërdoren përmes partive politike ose përmes formave të caktuara dhe nuk ndikojnë në rritjen ekonomike, atëherë nuk ia vlen që të flitet për të", ka thënë ai, transmeton zeri.info. Madje ai tutje ka shtuar se si rezultat i keqpërdorimeve të këtyre fondeve vendi ynë po vazhdon ende në masë të madhe të importojë produkte të huaja. "Jemi dëshmitarë dhe dëgjojmë, por edhe lexojmë përmes medieve se ka keqpërdorime të shumta përmes këtyre granteve. Mendoj që duhet të ndryshojë qasja në bujqësi dhe që çdo qeveri që vjen nesër në vendin tonë duhet që këtë dikaster ta marrë më seriozisht në mënyrë që të ngrihet shkalla e efikasitetit në bujqësi. Në të kundërtën, nëse vazhdon të këtë manipulime dhe keqpërdorime në baza partiake dhe regjionale, atëherë shkalla e importit në vend, pavarësisht grandeve, do të vazhdojë të jetë edhe më e madhe, sepse subvencionet nuk po tregojnë rezultat", ka përfunduar Rusinovci./Zeri/ |
Tensione mes BE-së dhe Polonisë për reformën në gjyqësor Posted: 12 Sep 2017 11:40 PM PDT Komisioni Evropian (KE) i ka dhënë një muaj afat Polonisë që të bëjë hap prapa të cilën e akuzon për shkelje të parimit të sundimit të ligjit, raporton Anadolu Agency (AA). KE ka kaluar në hapin e dytë nga tre hapat e procesit të shkeljes të nisur ndaj Polonisë. KE i ka dhënë një muaj afat Polonisë për zbatimin e propozimeve dhe i ka kërkuar këtij vendi të rikthejë ndryshimet ligjore që kanë shkaktuar reagime në lidhje me sisitemin ligjor. Në një deklaratë të KE-së në lidhje me çështjen thuhet se “Nëse autoritetet e Polonisë nuk marrin masat e duhura, Komisioni mund të marrë vendimin që çështjen ta dërgojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë”. Polonisë më parë i është dhënë një afat kohor prej dy muajsh, ndërsa qeveria e Varshavës nuk ka marrë në konsideratë propozimet e KE-së dhe ka mbrojtur idenë se ndryshimet ligjore nuk janë në kundërshtim me ligjet e BE-së. Pas zgjedhjeve të mbajtura në vitin 2015 në Poloni në pushtet erdhi Partia Konservatore e Ligjit dhe Drejtësisë (PiS) me ç’rast vendosi në zbatim një sërë ndryshimesh. Në mesin e këtyre ndryshimeve reagime shkaktoi rregullorja legjislative e cila parashikon ndryshime në emërimin e drejtuesve të transmetuesve publik dhe në procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese. KE-ja në fillim të vitit 2016 mori në shqyrtim ligjor rregulloren e re. Ndryshimet të cilat hynë në fuqi në dhjetor të vitit 2015 bënë që t’i jepet fund zbatueshmërisë ku kërkohej shumica e thjeshtë që Gjykata Kushtetuese të merrte një vendim dhe u vendos kushti që të sigurohej shumica me dy të tretat. Këto ndryshime i dhanë kompetenca ministrit të Thesarit të shkarkojë nga detyra dhe të emërojë drejtuesit e radiove dhe televizioneve publike. |
Fitore e pjesërishme e Trumpit në Gjykatën Supreme Posted: 12 Sep 2017 11:31 PM PDT Gjyqtarët e pranuan kërkesën e Departamentit të drejtësisë për ta bllokuar një vendim gjyqësor të apelit federal, për të cilën departamenti tha se lejon 24 mijë refugjatë shtesë, që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Kështu, vendimi i Gjykatës Supreme paraqet një fitore të pjesërishme, derisa kjo gjykatë përgatitet për dëgjimin më 10 tetor për kushtetutshmërinë e urdhrit ekzekutiv të përkohshëm të Trumpit, me të cilin u ndalohet hyrja refugjatëve dhe udhëtarëve nga gjashtë vende me popullatë shumicë myslimane. |
Zyrtarja e Gjykatës punëson vajzën pa konkurs Posted: 12 Sep 2017 11:25 PM PDT Myrvete Halilaj, zyrtare e personelit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka punësuar vajzën në pozitën e zyrtares për statistika me kontratë të veçantë, por pa shpallur konkurs publik, transmeton zeri.info. Marigona Halilaj-Krasniqi, vajza e zyrtares së personelit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Myrvete Halilaj, është punësuar me kontratë të veçantë si zyrtare për statistika në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ndonëse me Udhëzim Administrativ pozitat e tilla nuk plotësohen me Marrëveshjen për Shërbime të Veçanta, siç ka ndodhur në këtë rast. Në pikën 2 të Nenit 3, të Udhëzimit Administrativ 04/2016, thuhet se pozitat e nivelit profesional, administrativo-teknik, mbështetës dhe të mirëmbajtjes nuk mund të plotësohen me Marrëveshjen për Shërbime të Veçanta përveç në rrethana të jashtëzakonshme dhe të paparashikueshme, transmeton zeri.info. Por, në bazë të dëshmive që ka siguruar gazeta "Zëri", shihet se Halilaj-Krasniqi në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ është punësuar për 6 muaj në këtë pozitë. Në bazë të dokumenteve të siguruara shihet se vajza e zyrtares së personelit ka aplikuar për dy vende pune me kontrata të veçanta, të shpallura nga Gjykata. Në pozitën e punës si zyrtare e statistikave, Halilaj-Krasniqi ka marrë pikët maksimale në raport me gjashtë konkurrentët e tjerë, përderisa në pozitën tjetër si zyrtare e teknologjisë informative, në bazë të pikëve është renditur e dyta në listë, duke lënë mbrapa edhe katër konkurrentë të tjerë./Zeri/ |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |