“Kush tha se 17 maji ka dështuar?” plus 9 more 24 ore lajme

“Kush tha se 17 maji ka dështuar?” plus 9 more 24 ore lajme


Kush tha se 17 maji ka dështuar?

Posted: 12 Sep 2017 05:05 AM PDT

Në fakt ai që e deklaroi këtë të martën në podiumin e parlamentit, ishte njëri ndër deputetët më të "rinj" të legjislaturës: kreu i opozitës Lulzim Basha. Megjithatë, kur vjen puna tek ajo që ka ndodhur në Shqipëri pas datës 17 maj 2017, zotit Basha i duhet zënë besë gjithnjë e më pak dhe gjithnjë ...

Makina del nga rruga dhe bie në lumë. FNSH nxjerr trupin e viktimës

Posted: 12 Sep 2017 03:31 AM PDT

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku një automjet ka dolë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Drin. Me të marrë njoftimin, forca të shumta policore janë nisur drejt vendngjarjes, përfshirë polumbarët e FNSH-së, të cilët pas shumë përpjekjeve kanë nxjerrë trupin e pajetë ...

Konsulli i Nderit i San Marinos, Esat Ademi dekorohet me titullin “Kavalier”

Posted: 12 Sep 2017 03:25 AM PDT

Konsulli i Nderit i San Marinos, Esat Ademi është dekoruar me titullin e lartë "Kavalier". Dekorata i është dorëzuar nga autoritetet më të larta të republikës së San Maniros. Titulli "Kavalier" është më i larti që i jepet një shtetasi që nuk është rezident në republikën e San Marinos. Esat Ademi prej disa vitesh mban ...

OKB me sanksione të ashpra ndaj Koresë së Veriut

Posted: 12 Sep 2017 02:06 AM PDT

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, njëzëri miratoi një raund të ri sanksionesh të ashpra ndaj Koresë së Veriut në përgjigje të provës së saj bërthamore të tre shtatorit me një bombë me hidrogjen. “Sot po e themi se bota nuk do ta pranojë kurrë një Kore të Veriut me armë bërthamore”, i tha ...

Anetari i keshillit te Bronksit Mark Gjonaj, ka marrë para nga dy shqiptarët e dyshuar për trafikim me armë e drogë

Posted: 12 Sep 2017 01:06 AM PDT

Asamblisti i Bronksit, Mark Gjonaj, ka pranuar para për fushatën e tij nga dy persona të dënuar për pastrim parash në lidhje me trafikim me drogën dhe për një skemë për trafikim të armëve AK-47 dhe një raketahedhësi në Kosovë, tregojnë të dhënat. Donatorët, Martin Shkreli dhe Xhevat Gocaj, i kanë thënë para Gjonajt përmes ...

Në pritje të modelit të ri iPhone

Posted: 12 Sep 2017 01:01 AM PDT

Klientëve besnikë të kompanisë Apple nuk do t'u duhet të presin më gjatë për të parë se çfarë do t'u ofrohet këtë vit. Kompania pritet të zbulojë iPhonin e ri gjatë një aktiviteti të martën. Këtë vit mbushen edhe plot 10 vjet nga koha kur aparati i parë iPhone iu paraqit publikut në vitin 2007. ...

Hidhet në erë një lokal në Elbasan, dyshohet për motive konkurrence

Posted: 12 Sep 2017 12:49 AM PDT

Një shpërthim ka ndodhur në një lokal në Elbasan orët e para të mëngjesit të sotëm Shpërthimi me lëndë plasëse ka ndodhur në rrugën "Rinia" rreth orës 04.00. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes, e cila dyshohet se ka ndodhur për motive konkurrente Ndërkohë ...

Basha: Marrëveshja e 18 Majit ka vdekur

Posted: 12 Sep 2017 12:37 AM PDT

Në seancën e sotme plenare, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, teksa fliste për programin e ri qeveritar tha se marrëveshja e 18 Majit mes tij dhe kryeministrit Edi Rama ka vdekur me zgjedhjet e 25 qershorit. "Thelbi i marrëveshjes së 18 majit, ishte vota e lirë, ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ndaj ...

Ndërron jetë akademiku Farudin Hoxha

Posted: 12 Sep 2017 12:34 AM PDT

Ka ndërruar jetën në moshën 82-vjeçare akademiku dhe profesori Farudin Hoxha. Akademiku Hoxha ka qenë projektues i shumë veprave hdiroenergjitike në Shqipëri. Gjithashtu, akademiku me profesion inxhinier hidroteknik ka qenë edhe Ministër i Ndërtimit. Homazhet do të mbahen në hotel Internacional, prapa ish-Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në orën 16.00, në ditën e sotme. Per ...

Makina del nga rruga, bie në lumin Drin. Dyshohet se ka persona brenda

Posted: 12 Sep 2017 12:30 AM PDT

Një automjet bie në ujërat e lumit Drinit tek ura e Bahçallëkut në Shkodër. Mësohet se automjeti që u aksidentua dhe përfundoi në lumë ka pasur dy persona brenda, por për këtë nuk ka ende një informacion zyrtar. Nga të dhënat e para raportohet se mjeti ka ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Tiranës. ...

Related Posts: