“Kosova mposhtet ngushtë nga Kroacia” plus 9 more Ferizaj Press |
- Kosova mposhtet ngushtë nga Kroacia
- Shkencëtari që i ka shitur sekrete bërthamore Koresë Veriore i bën thirrje Perëndimit të mos e kërcënojë Penianin
- Paralajmërohet themelimi i shpejtë i institucioneve
- Rryma rrezikon banorët e fshatit Zllatar, KEDS-i injoron thirrjet e banorëve (Foto)
- Aksident në Prelez të Ferizajt (Foto)
- Qeveria e Kosovës i ndan 100 mijë dollarë për Hjustonin në mbledhjen e radhës
- Policia bën thirrje për kujdes në komunikacion me fillimin e vitit të ri shkollor
- SHBA-ja e përkushtuar ta mbrojë me armë bërthamore Japoninë
- Mustafa kundërshton Thaçin pse përmes Facebook’ut kërkoi 100 mijë $ për Hjustonin
- Presidenti nesër zyrtarisht i kërkon Qeverisë ndarjen e 100 mijë dollarëve për Hjustonin
| Kosova mposhtet ngushtë nga Kroacia Posted: 03 Sep 2017 07:19 AM PDT Kroacia ka shënuar fitore minimale ndaj Kosovës 1:0 në kualifikimet për Kupën e BotësKombëtarja e Kosovës i ka bërë ballë asaj të Kroacisë për 74 minuta në dy ditë, për t'u mposhtur në fund me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi qendërmbrojtësi Demagoj Vida. Kosova luajti shumë mirë për 22 minuta mbrëmë, ndeshje u cila u ndërpre për shkak të shiut dhe pjesën tjetër sot, por pranoi një gol me kokë pas një ndërprerje. Pas kësaj fitoreje Kroacia kthehet në vendin e parë më 16 pikë, dy më shumë se sa Ukraina në vendin e dytë, ndërsa Kosova mbetet në vendin e fundit me 1 pikë nga 7 ndeshje sa ka zhvilluar.
|
| Posted: 03 Sep 2017 07:14 AM PDT Khan, i cili cilësohet si arkitekt i programit të armëve bërthamore të Pakistanit, u ka bërë thirrje vendeve të Perëndimit t'i ndalin kërcënimet ndaj Koresë Veriore, transmeton Express. Përveç vendeve perëndimore ai u ka bërë thirrje edhe Koresë Jugore dhe Japonisë t'i ndalin, siç i ka përshkruar ai, retorikat dhe kërcënimet e ndyra ndaj Penianit. /Express/ |
| Paralajmërohet themelimi i shpejtë i institucioneve Posted: 03 Sep 2017 07:14 AM PDT Të enjten e ardhshme kalon afati i kërkuar nga PDK, AAK e NISMA, për vazhdimin e seancës konstituive të Parlamentit të Kosovës. Në seancën e fundit ku dështoi votimi për Kryetar të Kuvendit, Enver Hoxhaj kishte kërkuar shtyrjen e seancës për të paktën edhe dy javë. Kishte thënë se iu duhen më së shumti dy javë kohë për të vazhduar konsultimet lidhur me formimin e institucioneve. Ndërkohë, Zëvendëskryetari i PDK'së, Enver Hoxhaj, ka thënë të dielën për Express, se shpejt do të ketë zhvillime pozitive lidhur me formimin e institucioneve të reja. "Jemi të vendosur për ta përmbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë sa më shpejt dhe definitivisht do të ketë zhvillime pozitive", ka thënë Hoxhaj, për Express. Ai nuk ka dhënë datën se kur do të mbahet seanca e radhës, por, sipas të gjitha gjasave vazhdimi i seancës konstituive pritet të vazhdojë të enjten e ardhshme. Deri më tash janë mbajtur gjashtë vazhdime të seancave, por kanë dështuar të konstituojnë Parlamentit pasi PAN nuk ka siguruar numrat për votimin e Kadri Veselit për kryetar të Parlamentit. Deri më tash, LDK e Vetëvendosje kanë refuzuar çdo bashkëpunim me PAN'in derisa Behgjet Pacolli e ka lënë të hapur mundësinë t'i bashkohet Kadri Veselit e Ramush Haradinajt. Në fakt, Pacolli ka paralajmëruar ndërrim të pozicionit për shkak se Vetëvendosje dhe LDK nuk po arrijnë të bëjnë një marrëveshje për të formuar Qeverinë e re të Kosovës. Bllokada politike ka hyrë në muajin e tretë pas zgjedhjeve që ishin mbajtur më 11 qershor e ishin certifikuar një muaj më vonë. |
| Rryma rrezikon banorët e fshatit Zllatar, KEDS-i injoron thirrjet e banorëve (Foto) Posted: 03 Sep 2017 06:54 AM PDT Ferizaj.03.08.2017. Era e cila po fryen sot ka rrëzuar disa shtylla të rrymës në Zllatar të Ferizajt të cilat tani mund të jenë rrezik për banorët. Banorët e fshatit Zllatar kanë informuar KEDS-in por ende askush nuk ka marrë asnjë veprim. “Edhe pse gati tre orë që kemi informu KEDS-in për këtë shtyllë që ka ra mbi një qati një stalle KEDS nuk ka reagua ende. Kontakti me qati mundë shkatojë zjarrë dhe të ket pasoja pronari kësaj shtalle” ka thënë Xhevat Sallahu, asmablist në Asamblenë Komunale teë Ferizajt. Sallahu ka bërë të ditur se edhe pse kjo shtyllë ka rënë mbi objekt ende ka rrymë.
|
| Aksident në Prelez të Ferizajt (Foto) Posted: 03 Sep 2017 05:39 AM PDT Ferizaj. 03.09.2017. Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Prelez të Ferizajt.Policia ka dalur në vendin e ngjarjes ndërkohë që ende nuk dihet se a ka të lënduar. Policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion si dhe çdo ditë po shqiptohen gjoba për kundërvajtësit e trafikut, transmeton Gazeta Express.
|
| Qeveria e Kosovës i ndan 100 mijë dollarë për Hjustonin në mbledhjen e radhës Posted: 03 Sep 2017 05:32 AM PDT Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e radhës, mund të marrë vendim për ndarjen e 100 mijë dollarëve për t'i ndihmuar Hjustonit pas urganait Hardvey që la të vdekur 45 persona dhe shkaktoi dëme qindra milionëshe. Kërkesën për ndarjen e këtyre mjeteve e ka bërë Presidenti Hashim Thaçi, në një status në FB. Shefi i Shtetit ende zyrtarisht nuk i është drejtuar Qeverisë për të marrë një vendim të tillë. Këtë e ka konfirmuar Ministri i Financave, Agim Krasniqi, i cili ka thënë se pasi ta marrin kërkesën do të vendosin bazuar në limitet buxhetore që ekzistojnë. "Nuk kemi asnjë kërkesë tillë dhe nuk kam dëgjuar për një kërkesë të tillë", ka thënë Krasniqi, për Express, kur është pyetur për kërkesën e Presidentit. Sidoqoftë, përgjegjësi kryesor i kuletës së Shtetit ka thënë se me një kujdes maksimal mund të ndajnë 100 mijë dollarë për amerikanët e prekur nga uragani. "Qeveria mund të vendosë në mbledhjen e radhës. A ka mjete? Unë kam thënë se mjetet janë shumë të reveruara për shkak se nuk ka pasur rishikim të buxhetit. Nuk kemi mundur të mbushin rezervën. Duhet kujdes maksimal. Por, do të shohim në Qeveri, ta diskutojmë dhe nëse e shohim të arsyeshme e marrim vendimin", ka thënë Krasniqi, për Express. Sidfoqoftë, Thaçi i ka kërkuar, sot, Isa Mustafës t'i ndajë 100 mijë dollarë për t'i dërguar në Hjuston pas uraganit Harvey, ku ka pasur dhjetëra viktima dhe shkatërrime të mëdha. Presidenti i Kosovës ka thënë se Kosova ka probleme me varfërinë, por, ka thënë se Kosova duhet të ndihmojë amerikanët për shkak të kontributit të tyre për Republikën e Kosovës. "Bashkë me qytetarët e Republikës së Kosovës, me shqetësim dhe dhimbje, kam përcjell zhvillimet në Hjuston pas reshjeve dhe përmbytjeve masive të shkaktuara nga uragani Harvey, të papara ndonjëherë. Ne, si shtet i ri, ende kemi probleme me varfërinë, por jemi popull solidar dhe që nuk harron kurrë ndihmën e popullit amerikan për Kosovën, kur ne ishim pllakosur nga vuajtjet e luftës në fund të shekullit të kaluar. Prandaj, i bëj thirrje dhe kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës që sa më shpejt të marrë vendim për ndarjen e së paku 100.000 US$ në ndihmë të familjeve amerikane të prekura nga kjo katastrofë", ka thënë Presidneti, transmeton Express. "Jam i vetdijshëm që kjo shumë është simbolike! Ne ndihmojmë me aq sa kemi, ashtu siç na e ka mësuar tradita e jonë shekullore", ka shtuar ai. |
| Policia bën thirrje për kujdes në komunikacion me fillimin e vitit të ri shkollor Posted: 03 Sep 2017 05:31 AM PDT Duke pasur parasysh rrezikshmërinë e lartë në trafik, aksidentet e kësaj vere, por edhe fillimin e vitit shkollor ku trafiku bëhet më i dendur dhe rrjedhimisht edhe më i pasigurt për fëmijët, Policia e Kosovës, Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS, kanë bërë thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë. "Kjo thirrje për rritjen e sigurisë në rrugë, iu drejtohet të gjithë ngasësve të mjeteve motorike, që gjatë lëvizjes të tyre në rrugë të janë vigjilentë dhe të veprojnë duke respektuar në plotni rregullat dhe shenjat e trafikut dhe duke qenë të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm për prezencën dhe lëvizjen e pjesëmarrësve tjerë në rrugë. Veçanërisht në mjedise shkollash, të shtohet kujdesi në mënyrë që të rritet siguria për fëmijët gjatë rrugës nga shtëpia në shkollë dhe anasjellas. Nga fëmijët kërkohet kujdes dhe vëmendje e shtuar gjatë kalimit të rrugës dhe lëvizjes së tyre në grupe", thuhet në një komunikatë të përbashkët. Meqenëse ende mungon edukimi i mirëfilltë i fëmijëve për sjellje të duhur në trafik, ekspertët e këtyre institucioneve në bazë të hulumtimeve të deritashme të zhvilluara me nxënës në shkollat e vendit lidhur me sigurinë e fëmijëve në rrugë, japin disa udhëzime dhe rekomandime me masa konkrete për prindërit dhe fëmijët në prag të fillimit të vitit të ri shkollor: Udhëzohen prindërit që gjithmonë të shoqërojnë fëmijët nën moshën 10 vjeçare nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjellas, përveç kur shkolla gjendet fare në afërsi dhe fëmijët nuk kanë për të kaluar asnjë rrugë. Prindërit duhet të sigurohen se fëmijët e tyre i njohin rregullat e lëvizjes së sigurt në rrugë dhe të sigurohen se ata i njohin shenjat e trafikut që u përkasin atyre. Shoqërimi i fëmijëve nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjellas duhet të bëhet përderisa prindërit të sigurohen se fëmijët e njohin mjaftueshëm rrugën dhe i praktikojnë në tërësi udhëzimet duke lëvizur të sigurtë. Prindërit duhet t'i udhëzojnë fëmijët që të përdorin të njëjtën rrugë çdo ditë dhe të shmangin shkurtesat dhe kryqëzimet e panevojshme, parkingjet, etj. Fëmijët duhet të kanë veshje komode për të lëvizur lirshëm (jo veshje që kufizojnë lëvizjen e tyre). Mundësisht fëmijëve të ju vendosen në çanta ose në veshje të jashtme të trupit shirita fluoreshentë (shëndritshme) për tu vërejtur më lehtë nga pjesëmarrësit tjerë në trafik. Udhëzoni dhe mësoni fëmijët që mos të lëvizin në rrugë ndërmjet automjeteve të parkuara, vend punishteve ose pengesave tjera në rrugë. Udhëzohen prindërit që të marrin nga mësuesit ose kujdestarët orarin e saktë të fillimit dhe mbarimit të mësimit dhe për çdo ditë të monitorojnë kohën dhe sigurinë e lëvizjes së fëmijëve. Gjithmonë udhëzoni dhe mësoni fëmijët se gjatë kalimit të rrugës patjetër duhet shikuar në të dyja anët e rrugës para se të kalojnë në anën tjetër të rrugës. Të mos kalojnë rrugën edhe kur në semafor kanë shenjën e ndezur për kalim të lirë, pa i shikuar sërish të dy anët e rrugës dhe pasi të sigurohen atëherë të kalojnë në anën tjetër të rrugës. Fëmijët duhet të udhëzohen dhe mësohen të mos ndalojnë rrugës dhe nëse ata ndihen të pasigurt të kërkojnë ndihmë nga të rriturit. Prindërit te sigurohen qe transportimi i fëmijëve te tyre, nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas të bëhet në mënyrë të rregullt dhe të sigurt nga kombibusët e licencuar dhe mjetet tjera motorike. "Fare në fund, luten të gjithë prindërit që të mos bllokojnë me automjetet e tyre hyrje daljet e shkollave kur ata shkojnë për të shoqëruar fëmijët. Udhëzohen prindërit që automjetet e tyre t'i parkojnë më larg shkollës dhe të ecin deri te shkolla, në të kundërtën përveç që vazhdimisht bllokojnë rrugët në afërsi të shkollave ata pa dashje rrezikojnë edhe sigurinë e nxënësve", thuhet në komunikatë |
| SHBA-ja e përkushtuar ta mbrojë me armë bërthamore Japoninë Posted: 03 Sep 2017 05:31 AM PDT Zyrtari amerikan i sigurisë i bëri këto komente gjatë bisedës telefonike me Shotarou Taniuchi, drejtorin e përgjithshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Japonisë, sipas një komunikate për media të qeverisë japoneze, transmeton Express. Sipas traktatit së aleancës mes Japonisë dhe SHBA-së, Uashingtoni është zotuar ta mbrojë Japoninë. SHBA-ja e ka vënë Japoninë nën ombrellën bërthamore, që do të thotë se mund t'i përgjigjet me armë atomike cfarëdo sulmi ndaj Japonisë. /Express/ |
| Mustafa kundërshton Thaçin pse përmes Facebook’ut kërkoi 100 mijë $ për Hjustonin Posted: 03 Sep 2017 05:30 AM PDT "Si Kryeministër e kam konsideruar të dhembshme dhe serioze fatin e viktimave dhe mbi një milion njerëzve të zhvendosur nga përmbytjet në Houston. Prandaj edhe ndihmën që mund ta japë Kosova. Për këto çështje presidentët nuk komunikojnë me qeverinë me facebook të dielen, por me akte zyrtare dhe duke respektuar legjimitetin e saj", ka shkruar Mustafa në Facebook, transmeton Express. Ndërsa, ministri i Financave, Agim Krasniqi në një bisedë telefonikë për Express ka thënë se një shumë e tillë mund të ndahet në mbledhjen e radhës.Sidoqoftë, Thaçi i ka kërkuar, sot, Isa Mustafës t'i ndajë 100 mijë dollarë për t'i dërguar në Hjuston pas uraganit Harvey, ku ka pasur dhjetëra viktima dhe shkatërrime të mëdha. Presidenti i Kosovës ka thënë se Kosova ka probleme me varfërinë, por, ka thënë se Kosova duhet të ndihmojë amerikanët për shkak të kontributit të tyre për Republikën e Kosovës. |
| Presidenti nesër zyrtarisht i kërkon Qeverisë ndarjen e 100 mijë dollarëve për Hjustonin Posted: 03 Sep 2017 05:30 AM PDT "Zyra për informimin e Presidentit konfirmon se nesër do t'i dërgojë Qeverisë shkresën zyrtare për ndarjen e mjeteve financiare për banorët e Hjustonit", thuhet në një përgjigje të Zyrës së Presidentit për Gazetën Express. Presidenti Thaçi, përmes një statusi në FB, kërkoi nga Qeveria t'i ndajë 100 mijë dollarë për amerikanët e prekur nga uragani. Pas kësaj, Ministri i Financave, Agim Krasniqi, tha për Express se ende nuk kanë asnjë kërkesë zyrtare për ndarjen e mjeteve të tilla për amerikanët. Por, premtoi se vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve mund të merret në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. "Nuk kemi asnjë kërkesë tillë dhe nuk kam dëgjuar për një kërkesë të tillë", ka thënë Krasniqi, për Express, kur është pyetur për kërkesën e Presidentit. Sidoqoftë, përgjegjësi kryesor i kuletës së Shtetit ka thënë se me një kujdes maksimal mund të ndajnë 100 mijë dollarë për amerikanët e prekur nga uragani. "Qeveria mund të vendosë në mbledhjen e radhës. A ka mjete? Unë kam thënë se mjetet janë shumë të rezervuara për shkak se nuk ka pasur rishikim të buxhetit. Nuk kemi mundur të mbushin rezervën. Duhet kujdes maksimal. Por, do të shohim në Qeveri, ta diskutojmë dhe nëse e shohim të arsyeshme e marrim vendimin", ka thënë Krasniqi, për Express. |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |









