Koha.net: “Zjarr i madh në Los Angeles, evakuohen mbi 500 shtëpi” plus 29 more |
- Zjarr i madh në Los Angeles, evakuohen mbi 500 shtëpi
- Pitt i kërkon falje Anistonit për shkak të Joliet
- Ujkani: Donim që të vazhdohej loja
- Bunjaki për shkak të tifozëve do që ndeshja të luhet të dielën
- Çaçiq nuk dëshiron të luajë të dielën
- Bunjaki: Ndeshja mund të mos zhvillohet as nesër
- Isco shkëlqen në fitoren e Spanjës kundër Italisë
- Përhapet virusi i ri, mos hapni e-mailat e dyshuar
- Ujkani: Nesër pritet vendimi për ndeshjen Kroaci – Kosovë
- Garë e ngushtë mes VV-së dhe PDK-së në Ferizaj
- Hahn: S’ka dëshmi për shkelje të të drejtave të pakicave në Himarë
- Prezantohet Land Rover Defender i ri
- Shtyhet ndeshja Kroaci – Kosovë
- Instagram ndërmerr masa për parandalimin e sulmeve nga hakerët
- Ndërpritet ndeshja Kroaci – Kosovë
- Danimarka zbret çmimet e automjeteve për 80 për qind
- Java e ardhshme, vendimtare për krijimin e institucioneve
- Panucci: Ndeshje e vështirë ndaj Lihtenshtajnit
- Simptomat që tregojnë mungesën e vitaminës F
- Vjen zyrtarisht versioni i ri i Galaxy J7 (2017) me kamerë të dyfishtë
- Dhunë dhe zjarr në Birmani
- Astronautja 57 vjeçare Peggy Whitson kthehet sonte në Tokë
- Sondazhet elektorale në Gjermani: Merkel në “pole position”
- Shiu nuk e ndal ndeshjen Kroaci – Kosovë
- Dyshim i ri kundrejt Trumpit për largimi e kreut të FBI-së
- Panucci fillon me fitore te Shqipëria
- Sulm vetëvrasës në një termocentral në Irak, dhjetë të vdekur
- Trump sërish viziton zonat e përmbytura të Teksasit
- Agolli me një gol të bukur ndaj Lihtenshtajnit
- Nissan freskon modelin sportiv 370Z
| Zjarr i madh në Los Angeles, evakuohen mbi 500 shtëpi Posted: 02 Sep 2017 02:59 PM PDT Banorët e më shumë se 500 shtëpive u evakuuan sot në Los Angeles për shkak të një zjarri të madh që përfshiu vendin. Kryetari i bashkisë së Los Angeles, Eric Garcetti deklaroi gjatë një konference për shtyp, se zjarri që ka shkatërruar një sipërfaqe prej më shumë se 800 hektarë dhe është një nga më të fuqishmit që ka ndodhur në historinë e Los Angelesit. Më shumë se 500 zjarrfikës u mobilizuan në operacionin për shuarjen e zjarrit, ndërsa qindra...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Pitt i kërkon falje Anistonit për shkak të Joliet Posted: 02 Sep 2017 02:43 PM PDT Brad Pitt është në mision për të vënë gjërat në vend, pas vendimeve të gabuara që kishte marrë në vitin 2005 për t’u ndarë nga Jeniffer Aniston për shkak të Angelina Joliet. Aktori 53-vjeçar ka reflektuar për të kaluarën e tij. Brad kishte braktisur Jenniferin për Angelinën pasi ishin takuar gjatë xhirimit të filmit “Mr And Mrs Smith” në 2004-ën. Por tash aktori ka adresuar të kaluarën e tij, duke tentuar që të justifikohet për gabimet e tij, transmeton...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ujkani: Donim që të vazhdohej loja Posted: 02 Sep 2017 02:43 PM PDT Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani pas ndërprerjes së takimit Kroaci-Kosovë, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, ka thënë se kanë pasur dëshirë me vazhduar lojën, por për këtë nesër vendimin e merr UEFA. “Vendimi merret nesër nga UEFA. Ka pas mundësi për me vazhduar loja, por kushtet nuk ishin optimale. Ne kemi pas shumë dëshirë me vazhduar lojën, pasi besoj se fusha ishte 50 për qind për lojë”, tha Ujkani. Ai ka thënë se nëse nuk...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Bunjaki për shkak të tifozëve do që ndeshja të luhet të dielën Posted: 02 Sep 2017 02:37 PM PDT Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki pas ndërprerjes së takimit Kroaci-Kosovë, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, ka thënë se UEFA vendos nesër se kur do të zhvillohet takimi, ndërsa ka shprehur dëshirën që për shkak të tifozëve të shumë që kanë shkuar ta përcjellin takimin do të ishte mirë të luhet nesër. “Unë i informova lojtarët që është e mundshme që loja nesër do të luhet, edhe pse mendoj që është mjaft...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Çaçiq nuk dëshiron të luajë të dielën Posted: 02 Sep 2017 02:05 PM PDT Trajneri kroat Ante Çaçiq ka hedhur poshtë mundësinë që ndeshja e ndërprerë ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës për shkak të shiut të zhvillohet nesër. I pyetur nga mediat kroate se kur Kroacia dhe Kosova do të luajnë serish, pasi njëri nga terminët e mundshme ishte për nesër në mëngjes, Ante Çaçiq tha se nuk do të luajnë të dielën. “Sigurisht se nuk do të luajmë të dielën. Nesër sërish do të kemi stërvitje dhe të përgatitemi për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Bunjaki: Ndeshja mund të mos zhvillohet as nesër Posted: 02 Sep 2017 01:41 PM PDT Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki pas ndërprerjes së takimit Kroaci-Kosovë, ka deklaruar se loja mund të mos zhvillohet as nesër, por me gjithë atë, për këtë do të vendos UEFA. Ndeshja eliminatore për “Rusia 2018” është ndërprerë në minutën e 24 shkaku i të reshurave të mëdha të shiut. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Isco shkëlqen në fitoren e Spanjës kundër Italisë Posted: 02 Sep 2017 01:37 PM PDT Isco me dy gola të bukur i ka ndihmuar Spanjës që të mposht Italinë me rezultat 3 me 0. Ylli i Real Madridit realizoi një gol nga gjuajtja e lirë dhe një tjetër nga distanca ndërsa golin e tretë e realizoi Alvaro Morata. Me këtë fitore Spanja përforcon pozitën e parë në grupin G me 19 pikë, 3 më shumë se Italia. Në këtë grup është edhe Shqipëria. Kuqezinjtë janë në pozitën e tretë me 12 pikë, tre pikë i siguruan sot me fitoren ndaj Lihtenshtajnit. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Përhapet virusi i ri, mos hapni e-mailat e dyshuar Posted: 02 Sep 2017 01:32 PM PDT Miliona adresa e-mail janë infektuar me malwaren e rrezikshme, e cila mbyll skedarët në kompjuterin tuaj, për hapjen e të cilave hakerët kërkojnë dëmshpërblim në Bitcoin. Përdoruesit e e-mail janë paralajmëruar pasi që 23 milionë mesazhe të infektuara me malware Locky janë dërguar në adresa të ndryshme nga kriminelët e kibernetikës këtë javë. Një sasi e madhe e e-mailave të prekur me virus janë dërguar në adresa të ndryshme vetëm këtë të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ujkani: Nesër pritet vendimi për ndeshjen Kroaci – Kosovë Posted: 02 Sep 2017 01:23 PM PDT Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, për KTV-në ka konfirmuar se nesër pritet të merret vendimi për ndeshjen Kroaci – Kosovë. Shkaku i gjendjes së rëndë në fushë, gjyqtari së bashku me delegatin e FIFA-s, kanë vendosur për anulimin e ndeshjes mes Kroacisë dhe Kosovës. Kjo ndeshje u ndërpre në minutën e 24-të. UEFA pritet të dalë me një njoftim lidhur me vazhdimin e ndeshjes. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Garë e ngushtë mes VV-së dhe PDK-së në Ferizaj Posted: 02 Sep 2017 01:09 PM PDT Garë e ngushtë pritet të jetë në Ferizaj mes partisë Lëvizja Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Së paku kështu kanë vendosur lexuesit e portalit Koha.net në sondazhin tashmë të përditshëm në Facebook. Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Ferizajt, Faton Topalli, është përmendur më shumë se 250 herë në pyetjen e Koha.net se “Cili prej kandidatëve do të fitojë në garën për Ferizaj?” Agim Aliu i PDK-së është...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Hahn: S’ka dëshmi për shkelje të të drejtave të pakicave në Himarë Posted: 02 Sep 2017 12:52 PM PDT Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn është deklaruar mbi prishjet e ndërtimeve në Himarë, çështje për të cilën Tirana ka marrë një notë proteste nga Athina zyrtare e cila pretendon për shkelje të të drejtave pronësore të minoritetit grek. Pak ditë pas reagimit të ashpër të ministrisë së Jashtme greke, nga Komisioni Evropian është kërkuar të mbajë një qëndrim mbi këtë çështje. Eurodeputetja greke Sofia Sakorafa i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Prezantohet Land Rover Defender i ri Posted: 02 Sep 2017 12:42 PM PDT Kompania e njohur Kahn Design dhe nën-brendi i saj Chelsea Truck Company prezantuan edhe një model të modifikuar Land Rover Defender. Projekti i ri i këtyre dy kompanive quhet Land Rover Defender 2.2 TDCI XS 110 Station Wagon Chelsea Wide Track, transmeton Koha.net. Ky model i modifikuar, Land Rover Defender i ri, vjen me mbrojtësit anësorë të zgjeruar, maskën e përparme X-Lander, mbrojtësin e përparmë të ri me dritat të integruara, si dhe me vrimat për ajër mbi kofanon. Gjithashtu, Land Rover Defender i ri vjen edhe me mbajtësin e Chelsea Truck...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Shtyhet ndeshja Kroaci – Kosovë Posted: 02 Sep 2017 12:32 PM PDT Ndeshja mes Kroacisë dhe Kosovës është shtyrë për nesër [e diel], shkaku i të reshurave të shiut. Pas 10 minutash pushim gjyqtari dhe kapitenët e dy përfaqësuesve kanë dalë në fushë dhe është marrë vendim që ndeshja të shtyhet për nesër. Pas pak do të bëhet e ditur koha e zhvillimit të ndeshjes. Ndeshja është ndërprerë në minutën e 24-të. Rezultati ishte 0 me 0. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Instagram ndërmerr masa për parandalimin e sulmeve nga hakerët Posted: 02 Sep 2017 12:13 PM PDT Gabimi në API-n e Instagramit, në sistemin për programimin e aplikacionit, u ka mundësuar hakerëve që të hakojnë llogaritë e personaliteteve të njohura, dhe të arrijnë deri te numrat e tyre të telefonit dhe adresat e-mail. Në Instagram kanë pranuar se bëhet fjalë për një dobësi në sistem, por nuk kanë pranuar të tregojnë se cilat yje ishin cak i sulmit të hakerëve. Tash për tash është i sigurt vetëm hakimi i profilit të këngëtares amerikane Selena Gomez, të cilën...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ndërpritet ndeshja Kroaci – Kosovë Posted: 02 Sep 2017 12:13 PM PDT Ndeshja Kroaci – Kosovë është ndërprerë shkaku i të reshurave të mëdha të shiut. Ndeshja është ndërprerë pas minutës së 20 dhe vendimi për këtë takim pritet të merret pas 10 minutash. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Danimarka zbret çmimet e automjeteve për 80 për qind Posted: 02 Sep 2017 12:03 PM PDT Për shkak të tatimeve të larta, çmimet e automobilave në Danimarkë janë ndër më të lartat në Evropë dhe së shpejti planifikon t’i ulë tatimet për automjetet. Shkalla aktuale e tatimit për automjetet e udhëtarëve në Danimarkë është 180 për qind dhe sipas propozimit të Ministrisë së Ekonomisë së këtij vendi do të ulet në 100 për qind, transmeton KosovaPress. Nëse parlamenti danez miraton propozimin, Golfi më i lirë me 1.0 TSI benzinë dhe pakon e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Java e ardhshme, vendimtare për krijimin e institucioneve Posted: 02 Sep 2017 11:50 AM PDT Analistët në vend nuk po e shohin të mundur një bashkim të LDK-së dhe VV-së për shkak të akuzave të rënda të shefit të LDK-së Isa Mustafa në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje. Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare në Kosovë, ku koalicioni PDK-AAK-NISMA do ta bëjë përpjekjen e radhës, në mënyrë që ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit e pastaj edhe nënkryetarët. Zyrtarisht deri të shtunën nuk ka ndonjë marrëveshje ndërmjet PAN-it dhe AKR-së. Bilall...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Panucci: Ndeshje e vështirë ndaj Lihtenshtajnit Posted: 02 Sep 2017 11:48 AM PDT Trajneri i kombëtares kuqezi, Christian Panucci, ka pranuar sonte se Shqipëria kishte vështirësi në përballjen kundër Lihtenshtajnit dhe ka paralajmëruar se kundër Maqedonisë do të ketë ndryshime. Ai pas takimit, të cilin kuqezinjtë e fituan 2:0, ka thënë se lojtarët u treguan seriozë dhe të përqendruar. “Ne nuk e patëm të lehtë, sepse vuajtëm ta gjenim golin dhe kjo na tensionoi disi. Skuadra u tregua e zonja dhe jam i kënaqur për rezultatin. Morëm atë që deshëm. Kam...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Simptomat që tregojnë mungesën e vitaminës F Posted: 02 Sep 2017 11:47 AM PDT Mungesa e vitaminës F shfaqet në mënyra të ndryshme te fëmijët dhe te të rriturit. Më të rinjtë ndiejnë etje, infeksione kronike, sinuse, derisa te të rriturit simptoma e parë është lëkura e thatë. Te të sëmurit nga sheqeri, kjo vitaminë zvogëlon rrezikun e dëmtimit të sistemit kardiovaskular dhe sëmundjeve të syve. Po ashtu zbut dhimbjet menstruale, ndërsa gjen zbatim në terapinë e sterilitetit te të dyja gjinitë, sidomos te meshkujt, transmeton KosovaPress. Mungesa e vitaminës F...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Vjen zyrtarisht versioni i ri i Galaxy J7 (2017) me kamerë të dyfishtë Posted: 02 Sep 2017 11:12 AM PDT Pas prezantimit të Note8, gjiganti i teknologjisë Samsung vazhdon të lansojë smartfonët e rinj me kamerë të dyfishtë. Dhe tani, versioni i ri i Galaxy J7 (2017) – Galaxy J+, është lansuar zyrtarisht në Tajlandë me kamerë të dyfishtë prej 13+5 megapikselë. Samsung Galaxy J7+ vjen me ekran 5.5-inç FullHD Super AMOLED, trup nga alumini dhe me procesor 2.4 GHz MediaTek Helio P20, transmeton Koha.net. Po ashtu, J7+ vjen edhe me 4 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi deri në 256 GB përmes kartelës...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 02 Sep 2017 11:10 AM PDT Qeverisë së Birmanisë i jep tonin një nobeliste e paqes, por në veriun e vendit ka shpërthyer dhuna. Pas sulmit ndaj një posti ushtarak, forcat e ushtrisë po kundërpërgjigjen ashpër. 2600 fshatra janë djegur. Për qeverinë e Birmanisë dhe nobelisten e Paqes, Aung San Suu Kyi situata është e qartë: Militantë myslimanë të etnisë Rohingyas po djegin fshatrat në landin verior, Rakhine pas sulmeve ndaj pikave ushtarake. Por pjesëtarët e pakicës myslimane në Birmaninë budiste rrëfejnë një...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Astronautja 57 vjeçare Peggy Whitson kthehet sonte në Tokë Posted: 02 Sep 2017 11:01 AM PDT Kur astronautja amerikane Peggy Whitson të kthehet në Tokë sonte në mbrëmje nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, ajo do të ketë kaluar më shumë kohë në hapësirë se çdo amerikan tjetër. 57 vjeçarja Whitson, do të ketë kaluar 665 ditë në hapësirë gjatë tre misioneve të ndryshme, ose rreth një vit dhe 10 muaj jashtë atmosferës së Tokës. Ajo është gruaja më e moshuar që ka shkuar në hapësirë. Whitson, e cila është biokimiste, e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Sondazhet elektorale në Gjermani: Merkel në “pole position” Posted: 02 Sep 2017 10:57 AM PDT Lufta elektorale tani ka hyrë në fazën e saj të nxehtë. Të dielën (03.09) zhvillohet dueli televiziv mes Angela Merkelit dhe Martin Schulzit. Kancelarja nga kristiandemokratët dhe rivali i saj Martin Schulz nga socialdemokratët në orën më të mirë të transmetimeve televizive 20:15 për 90 minuta do të debatojnë në transmetim nga katër kanalet më të mëdha televizive. Një në dy gjermanë duan ta ndjekin këtë duel, konstatohet në sondazhin e institutit të demoskopisë Forsa. Në shumë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Shiu nuk e ndal ndeshjen Kroaci – Kosovë Posted: 02 Sep 2017 10:57 AM PDT Gjyqtarët dhe kapitenët e Kroacisë e Kosovës kanë parë gjendjen e fushës së stadiumit “Maksimir” në Zagreb dhe kanë vlerësuar se do të zhvillohet kjo ndeshje. Gjatë orëve të mbrëmjes është raportuar se ndeshja e eliminatoreve për “Rusia 2018” mund të shtyhet shkaku i reshjeve të mëdha të shiut, por dy ekipet do të tentojnë të luajnë ndeshjen e paraparë për orën 20:45, raporton gazetari i KTV-së nga Zagrebi. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Dyshim i ri kundrejt Trumpit për largimi e kreut të FBI-së Posted: 02 Sep 2017 10:53 AM PDT Pse duhej të largohej kreu i FBI-së James Comey? Më 9 maj presidenti amerikan, Donald Trump e liroi nga detyra papritur kreun e FBI-së. Që atëherë qëndron pezull akuza, se Trump donte të influenconte hetimet e FBI-së, që po shqyrtonte lidhjet e ekipit të Trumpit me Rusinë. Ndërkohë hetimet i vazhdon hetuesi i posaçëm, Robert Müller. E ky me sa duket ka në duar një letër të padërguar, që hedh hije mbi presidentin amerikan. Kjo letër tregon në detaje, pse Trump nuk e donte më Comeyn në krye të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Panucci fillon me fitore te Shqipëria Posted: 02 Sep 2017 10:50 AM PDT Christian Panucci e ka filluar me fitore punën e tij si përzgjedhës i Shqipërisë. Kuqezinjtë në “Elbasan Arena” mposhtën Lihtenshtajinin me rezultat 2 me 0. Golat për ekipin e Panuccit i realizuan Odise Roshi dhe Ansi Agolli. Me pikët e reja Shqipëria mbetet në pozitën e tretë me 12 pikë. Para saj janë Spanja dhe Italia me 16 pikë. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Sulm vetëvrasës në një termocentral në Irak, dhjetë të vdekur Posted: 02 Sep 2017 10:42 AM PDT Një sulm vetëvrasës është kryer sot në një termocentral në Irak, ku kanë humbur jetën shtatë punëtorë dhe tre sulmues, ndërsa tetë oficerë të sigurisë u plagosën, njoftuan autoritetet irakiane. Gjeneral Jahja Rasul u tha gazetarëve, se dy sulmues u maskuan si punëtorë, ndërsa i treti kishte veshur një uniformë të forcave të sigurisë. Samara ku ndodhi sulmi, është 125 kilometra në veri të kryeqytetit irakian, Bagdad. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Trump sërish viziton zonat e përmbytura të Teksasit Posted: 02 Sep 2017 10:42 AM PDT Presidenti Donald Trump ka shkuar sot përsëri për të vizituar zonat e përmbytura të Teksasit një ditë pasi i kërkoi Kongresit rreth 8 miliardë dollarë për përpjekjet e shpëtimit dhe të rimëkëmbjes. Presidenti Trump shkoi fillimisht pranë Hjustonit dhe pastaj ai shkon në Lake Charles të Louisianës, për të parë dëmet e shkaktuara nga uragani Harvey. Ai po takohet në këtë udhëtim me banorë dhe vullnetarë, gjë që nuk e bëri gjatë vizitës së tij në rajon...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Agolli me një gol të bukur ndaj Lihtenshtajnit Posted: 02 Sep 2017 10:40 AM PDT Ansi Agolli ka realizuar golin e dytë të Shqipërisë në ndeshjen kundër Lihtenshtajnit. Mbrojtësi i krahut të majtë realizoi një gol të bukur me këmbën e tij të djathtë në minutën e 77. Ansi Agolli Goal HD - Albania 2-0 Liechtenstein... by riqezi ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Nissan freskon modelin sportiv 370Z Posted: 02 Sep 2017 10:36 AM PDT Modeli sportiv i Nissanit është në shitje qysh nga viti 2009 dhe edhe më tej është mjaft atraktiv. Modeli aktual 370Z hyn në mesin e automobilave më të vjetër sportiv në treg, duke pasur parasysh se ka hyrë në vitin e nëntë të prodhimit, transmeton KosovaPress. Megjithatë, në Nissan besojnë se ende nuk është koha për gjeneratën e re. Kur bëhet fjalë për pamjen e jashtme, 370Z për 2018-ën do të ketë disa ndryshime të vogla të ngjyrës, të cilat nuk ishin të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from KOHA.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





