Koha.net: “Lukaku e çon Belgjikën në Rusi” plus 29 more

Koha.net: “Lukaku e çon Belgjikën në Rusi” plus 29 more


Lukaku e çon Belgjikën në Rusi

Posted: 03 Sep 2017 02:48 PM PDT

Belgjika është përfaqësuesja e parë europiane që ka siguruar një biletë për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” dhe për këtë duhet t’i falënderohet Romelu Lukakut i cili realizoi golin e fitores dramatike kundër Greqisë. Belgët realizuan fitore 2 me 1 për t’u bërë përfaqësuesja e gjashtë që siguron një vend në Botëror, së bashku me Brazilin, Japoninë, Iranin dhe Meksikon. Këtu mund të llogaritet edhe Rusia që është e kualifikuar si......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia: Mbyllja e konsullatës në SHBA një akt armiqësor

Posted: 03 Sep 2017 02:45 PM PDT

Moska po i kërkon Uashingtonit që ta rishqyrtojë urdhrin për mbylljen e tre objekteve diplomatike, duke e quajtur atë një “akt armiqësor”. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Rusisë thuhet se “e konsiderojmë atë çfarë ndodhi si një akt të hapur armiqësor dhe një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar prej Uashingtonit. I bëjmë thirrje autoriteteve amerikane që t'i thërrasin mendjes dhe të kthejnë mbrapsht menjëherë pronat......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irani teston një sistem të ri anti-raketë

Posted: 03 Sep 2017 02:32 PM PDT

Irani testoi sistemin e ri antiraketë Bavar 373, i ngjashëm me atë rus S-300, që do të livrohet për forcat e armatosura deri në mars 2018, ndërkohë televizioni shtetëror publikoi gjithashtu sot një bazë sekrete të dronëve mbikëqyrës dhe luftarak. “I gjithë sistemi është kompletuar dhe testet janë kryer”, njoftoi komandanti për mbrojtjen antiajrore, gjenerali Farzad Esmaili, cituar nga faqja në internet e televizionit shtetëror. “Ky sistem është prodhuar plotësisht në Iran dhe disa......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vetura futet në shtëpi, 4 të lënduar

Posted: 03 Sep 2017 02:20 PM PDT

Katër persona kanë mbetur të lënduar pasi një veturë e tipit Golf, është futur në një shtëpi në North Yorkshire, Angli. Policia ka thënë se janë befasuar se askush nuk ka vdekur, megjithatë 3 persona mbesin të lënduar më seriozisht, transmeton Koha.net. Dy burra thuhet se kanë qenë të shtrirë në divan, ndërsa dy të tjerë në këmbë gjatë kohës kur ndodhi incidenti. Policia ka arritur të arrestojë shoferin, një 20-vjeçar, i cili thuhet se kishte qenë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mattis paralajmëron reagim masiv ushtarak ndaj Koresë së Veriut

Posted: 03 Sep 2017 02:11 PM PDT

Shefi i Pentagonit James Mattis, thotë se çdo kërcënim ndaj SHBA-ve ose aleatëve të saj nga Koreja e Veriut, do të ballafaqohet me një "reagim masiv ushtarak". Këto komente vijnë pas takimit të sigurisë kombëtare me Presidentin amerikan Donald Trump. Peniani thotë se ka testuar me sukses një armë më të përparuar bërthamore - një bombë me hidrogjen. Koreja e Veriut ka sfiduar sanksionet e OKB-së dhe presionin ndërkombëtar për zhvillimin e provave me armë bërthamore të cilat mund......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Luksemburgu i reziston sulmit francez

Posted: 03 Sep 2017 02:01 PM PDT

Franca i prin grupit A në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”, por ka humbur dy pikë të vlefshme pasi ka barazuar pa gola në shtëpi me Luksemburgun. “Trekolorët” kanë pasur 34 goditje në drejtim të portës dhe 75 për qind të posedimit të topit, por nuk kanë arritur të thyejnë mbrojtjen e Luksemburgut. Antoine Griezmann, Paul Pogba dhe Kylian Mbappe ishin lojtarët që lëshuan raste të mira për të shënuar gola. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhjetëra mijëra myslimanë largohen nga dhuna në Birmani

Posted: 03 Sep 2017 01:47 PM PDT

Afro 73 mijë pjesëtarë të komunitetit mysliman, Rohingia, janë detyruar të largohen nga dhuna në Mianmar (vend i njohur edhe me emrin Birmani) në Bangladeshin fqinj, ka njoftuar sot Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë. Kjo pakicë myslimane e ka kaluar kufirin prej shpërthimit të dhunës më 25 gusht në shtetin Rakhine në Mianmar, tha zëdhënësja e Komisionarit të lartë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Vivian Tan. Zyrtarët e sigurisë së Birmanisë dhe kryengritësit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Merkel dhe Schulz të ashpër me Turqinë

Posted: 03 Sep 2017 01:44 PM PDT

Angela Merkel dhe Martin Schulz sot u përballën në një duel televiziv. Kancelarja kristiandemokrate dhe rivali i saj socialdemokrat Martin Schulz debatuan për 90 minuta në transmetim nga katër kanalet më të mëdha televizive gjermane ARD, ZDF (televizione publike), RTL dhe SAT1 televizione private). Në shumë media gjermane ky event i madh televiziv konsiderohet si shansi i fundit për Schulzin për ta kthyer situatën në favor të tij, transmeton Koha.net. Debati ka mbaruar ndërsa mesazhi përfundimtar i Schulz ka qenë se “ne......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zvicra e shqiptarëve mbetet e pamposhtur në grup

Posted: 03 Sep 2017 01:35 PM PDT

Blerim Xhemajli ka realizuar njërin prej tre golave në fitoren e Zvicrës kundër Letonisë. Xhemajli së bashku me Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin, Admir Mehmedin dhe Valon Behramin u paraqitën në fitoren 3 me 0 të Zvicrës e cila prin në grupin B të eliminatoreve të botërorit “Rusia 2018” me tetë fitore, asnjë barazim dhe asnjë humbje. Halil Seferoviq realizoi golin e parë të Zvicrës. Xhemajli ka mundur lehtë të shtojë epërsinë në 2 me 0, por humbi penaltinë. 29-vjeçari me të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mungesa e Ligjit për Prishtinën pamundëson ndërtimin e spitalit rajonal

Posted: 03 Sep 2017 01:27 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Mitrovicë hapet Enti i Serbisë për mbrojtjen shëndetësore të studentëve

Posted: 03 Sep 2017 01:21 PM PDT

Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Zhvillimit teknologjik të Serbisë Mladen Sharçeviq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq nesër do të hapin Entin për mbrojtjen shëndetësore të studentëve të Universitetit të Prishtinës, për të cilin radiokim thotë të jetë me seli të përkohshme në Mitrovicë, transmeton Koha.net. Selia e entit do të jetë në Qendrën e studentëve në Mitrovicë. Mjetet për ndërtimin e Entit i ka dhënë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Besa bën hapin e madh

Posted: 03 Sep 2017 01:17 PM PDT

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas ka bërë hapin e madh për të kaluar rrethin e parë të Kupës së EHF-së, që është niveli i dytë i garave evropiane, shkruan Koha Ditore. Besa të dielën mbrëma në palestrën "Karagaçi" në Pejë fitoi me tetë gola dallim, 29:21, ndaj Beykozit turk. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Turqi, por një epërsi prej tetë golave nga ndeshja e parë do t'ua bëjë pejanëve udhëtimin më të lehtë. Gjithsesi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

7 ushqimet që do ju rrafshojnë barkun

Posted: 03 Sep 2017 01:05 PM PDT

Dëshira për bel më të hollë dhe bark më të rrafshët nuk duhet pasur vetëm për t’u dukur bukur me xhinse. Njerëzit që kanë sasi të madhe dhjami që mbështjell organet kanë më shumë rrezik nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2, veçanërisht kur perimetri i mesit te gratë i kalon 90 cm. Nuk ka ndonjë formulë magjike kundër dhjamit të barkut, por kërkimet tregojnë që ta mbushësh pjatën me ushqime që luftojnë dhjamin e barkut, si pjesë e një diete......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SBASHK-u pret deri në gjysmë të shtatorit për të nisur ose jo protestat

Posted: 03 Sep 2017 12:52 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moti i keq shkakton probleme në Shqipëri

Posted: 03 Sep 2017 12:50 PM PDT

Rënia e temperaturave dhe shirat duket se u kanë dhënë fund zjarreve. Por, reshjet në formë stuhie shkaktuan dëme, deri edhe bllokime në disa rrugë. Aksi Dukat-Llogora u bllokua gjatë natës nga një masiv gurësh. Dy mjete të rënda punuan për hapjen e qarkullimit, që për momentin bëhet vetëm me një kalim, deri në pastrimin e plotë të rrugës nga masivi shkëmbor. Shkarja e dheut, sipas policisë ka ndodhur pikërisht në vendin, ku para disa ditësh zjarret shkrumbuan pyjet, transmeton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjuriq: Na janë uzurpuar të gjithë soliterët në Prishtinë, ndërtesat në Pejë, Prizren...

Posted: 03 Sep 2017 12:44 PM PDT

Medie serbe sot spekulojnë se në Kosovë ekzistojnë urdhër arrestet për arrestimin e serbëve të dyshimtë për krime lufte. Sipas tyre, pas lirimit të Ramush Haradinajt nga ndalimi në Francë, në Kosovë ishte hartuar lista me emrat e 57 serbëve të dyshimtë për kryerje të krimeve të luftës ndaj popullatës civile, transmeton Koha.net. Për këto lista sot në rts ka folur edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq. Ai ka thënë se listat e fshehta kanë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Barça dëshiron shitjen e Turanit te Galatasaray

Posted: 03 Sep 2017 12:37 PM PDT

Barcelona raportohet se dëshiron shitjen e Arda Turanit te Galatasaray gjatë javës së ardhshme. Sipas Mundo Deportivo, një javë është kohë e mjaftueshme për Ardan që të rikthehet në vendlindje pasi në Turqi afati kalimtar nuk mbyllet deri të premten e ardhshme. Gazeta spanjolle sqaron se Galata që prej muajit korrik është duke punuar në transferimin e 30-vjeçarit. Mesfushori pritet të largohet në formë huazimi pasi klubi nga Stambolli nuk dëshiron të paguajë pagën e majme të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Garë e ngushtë mes AAK-së dhe VV-së në Deçan

Posted: 03 Sep 2017 11:55 AM PDT

Mes Bashkim Ramosaj të AAK-së dhe Zekë Sinanaj të Lëvizjes Vetëvendosje, pritet të jetë një garë e ngushtë për kryetar të Deçanit. Të paktën kështu presin qytetarët e Deçanit, ku përmes një sondazhi në Facebook nga Koha.net, me pyetjen se kush nga kandidatët mendojnë se do të jetë kryetar, kanë mbërritur gati 300 komente, ku prinë Bashkim Ramosaj nga AAK, e më pas Zekë Sinanaj nga VV. Janë 105 komente për Ramosajn e 94 për Sinanajn. Blerand Kadrijaj nga PDK ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Samsung në panairin e teknologjisë në Berlin

Posted: 03 Sep 2017 12:13 PM PDT

Kompania Samsung paraqiti në panairin e teknologjisë IFA në Berlin, orën inteligjente më të fundit, që mat aktivitetin fizik. "Samsung Gear Sport" është një orë inteligjente kompakte dhe e papërshkueshme nga uji e pajisur me sistemin GPS. Samsung po e shfrytëzon panairin vjetor të teknologjisë, për të paraqitur risitë më të fundit të matjes së aktiviteteve sportive. Kjo është ora inteligjente 'Samsung Gear Sport,' më e fundit në serinë e aparateve të Samsungut që masin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fushë-Kosovën e pret edhe një vit i vështirë shkollor

Posted: 03 Sep 2017 12:04 PM PDT

Shumica e problemeve që sot i ka sistemi i edukimit në Fushë-Kosovë, janë rezultat direkt i mos-punës, ose i veprimeve të gabuara të administratës komunale, përkatësisht Drejtorisë për arsim Fushë-Kosova fillon edhe një vit shumë të vështirë shkollor me shumë probleme dhe pothuajse pa përpjekje të Komunës për të përmirësuar këtë sektor. Me një notë mesatare afër 2 (dy) kjo komunë sot ka humbur mundësinë që të jetë konkurrente madje edhe në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Vuçiq nuk do ta dëmtojë me asgjë Serbinë rreth Kosovës”

Posted: 03 Sep 2017 11:50 AM PDT

Lideri i partisë Serbia unike Dragan Markoviq Palma mendon se për Kosovën nuk ka zgjidhje tjetër pos që të bisedohet për edhe ndërmjet serbëve në Serbi e edhe me shqiptarët në Kosovë, transmeton Koha. net. “Të gjithë e dinë se Kosova na është rrëmbyer, por tani varianti më i keq do të ishte të ulemi, t’i biem gjoksit e të vajtojmë. Duhet biseduar me shqiptarë dhe brenda- përbrenda nesh, për shkak të serbëve në Kosovë por edhe për shkak të të gjithë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Polaku triumfon në shtegun e Kullës në Pejë

Posted: 03 Sep 2017 11:45 AM PDT

FASK-u e përfundoi me sukses organizimin ndërkombëtar Polaku Grzegorz Duda është triumfues në garën automobilistike që u zhvillua në shtegun e Kullës në Pejë, që njëherësh është garë e vlefshme edhe për Kampionatin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit për Zonën e Evropës Qendrore. Duda në plasmanin e përgjithshëm e pati kohën më të mirë me 6 minuta, 32 sekonda e 073 të qindtat në të dyja vozitjet, duke e lënë pas Aldin Çoroviqin nga Mali......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe Haradinaj mohon të ketë marrëveshje për bashkëqeverisje PAN-AKR

Posted: 03 Sep 2017 11:40 AM PDT

Kandidati i PAN-it për kryeminisër, Ramush Haradinaj, ka thënë se lajmi i publikuar nga televizioni publik për arritjen e marrëveshjes në mes AKR-së dhe PAN-it është spekulim. ‘”Është spekulim”, është përgjigjur shkurt kreu i AAK-së për Kosovapress-in. Pak më herët, edhe agim Bahtiri nga AKR ka thënë për Koha.net, se ky lajm nuk është i vërtetë. “Jo, nuk është e vërtetë”, ka thënë ai. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Chelsea mendon për padi nëse Costa refuzon të luajë

Posted: 03 Sep 2017 11:36 AM PDT

Chelsea është duke menduar që të ngritë një padi në vlerë prej 50 milionë funteve kundër Diego Costas nëse sulmuesi refuzon rikthimin te klubi anglez. 28-vjeçari ka munguar në ndeshjet e para të sezonit të ri pas mosmarrëveshjeve me Antonio Conten lidhur me të ardhmen e spanjollit në klubin londinez. Sipas “The Express”, Chelsea është duke menduar që të padisë Costan për shkelje të kontratës me të cilën sulmuesi paguhet 185 mijë funte në klub. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Automan R

Posted: 03 Sep 2017 07:40 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kodi i Mikelangjelos epis. 1&2

Posted: 03 Sep 2017 08:00 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Film artistik: The Outlander

Posted: 03 Sep 2017 06:20 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vendi i Zbulimeve 16 dhe 17

Posted: 03 Sep 2017 05:35 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bahtiri mohon të ketë marrëveshje mes PAN-it dhe AKR-së

Posted: 03 Sep 2017 11:16 AM PDT

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, në një prononcim për Koha.net, ka thënë se sonte nuk është arritur asnjë marrëveshje mes koalicioni PAN dhe AKR-së. Lajmin i cili po qarkullon nëpër disa media online, që sonte është arritur marrëveshje për bashkëqeverisje mes PAN-it dhe AKR-së, Bahtiri e ka mohuar. “Jo, nuk është e vërtetë”, ka thënë Bahtiri për Koha.net. Para pak çastesh televizioni publik ka raportuar se mes koalicionit PAN dhe AKR-së, është arritur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

1 Kafe me Labin Summer

Posted: 03 Sep 2017 03:05 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now