Koha.net: ““E ardhmja e futbolli kosovar është e ndritshme”” plus 29 more |
- “E ardhmja e futbolli kosovar është e ndritshme”
- BE thërret Kosovën të formojë institucionet sa më shpejt
- Jo gjithçka është gati për vitin e ri shkollor
- Serena Williams bëhet nënë
- Ku shkon paga e qytetarit të Kosovës
- Vikendi i fundit i “Etno Fest”, të dielën ndarja e çmimeve
- Beqiraj shënon në fitoren e Malit të Zi
- Hummels me supergol i jep fitoren Gjermanisë
- Një xhami në Houston ofron strehim për familjet e përmbytura
- Yjet vazhdojnë të dhurojnë të holla për të prekurit nga uragani Harvey
- Zjarr edhe në malet të Vraniqit
- Golat në fitoren e Kosovës U21 ndaj Norvegjisë U21
- Diego Costa përfshihet në skuadrën e Chelseat për Premier Ligë
- Kush e fiton garën për kryetar në Mitrovicë, sipas qytetarëve
- Serial: Perandori epis. 178 ®
- Emisioni 038 ®
- Flladi i së premtes ®
- Koha e lajmeve
- Express
- Serial: “Trimi dhe e bukura" epis. 94 ®
- Interaktiv
- N’Rrjet
- Kosova U21 me fitore historike ndaj Norvegjisë
- UEFA nis hetimet ndaj PSG-së
- Zjarr në fshatin Bec
- Kryetari i Ferizajt realizoi veç 9 nga 17 premtimet e fushatës, ai i Kaçanikut 11 nga 18
- Në kohën e turshive, me veturë zyrtare bartë lakra
- Marrëveshja e CEFTA-s mban të bllokuara kompanitë kosovare, s’mund të eksportojnë as në Maqedoni
- Bota feston Kurban Bajramin, në Haxh pelegrinët “gjuajnë djallin me gurë”
- Kush shkoi e kush mungoi sot në BIK për urime të Bajramit
| “E ardhmja e futbolli kosovar është e ndritshme” Posted: 01 Sep 2017 02:41 PM PDT I pari i vendit, Hashim Thaçi, ka shprehur bindjen se e ardhshmja e Kosovës në futboll është e ndritshme. E për këtë ka marrë shkas nga fitorja e përfaqësuesve të U21 ndaj Norvegjisë në kuadër të kualifikimeve për Evropian. “E ardhmja e futbollit kosovar do të jetë e ndritshme. Fitorja e përfaqësueses së Kosovës U21, sot, kundër Norvegjisë U21, është dëshmia më e mirë për këtë. Urime përfaqësueses dhe gjithë qytetarëve të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| BE thërret Kosovën të formojë institucionet sa më shpejt Posted: 01 Sep 2017 02:32 PM PDT Bashkimi Evropian, përmes zëdhënëses Maja Kocijançiq, u bëri thirrje të gjitha partive parlamentare të Kosovës të veprojnë me përgjegjësi dhe të formojnë Kuvendin, të zgjedhin kryetarin e tij dhe të krijojnë qeverinë “sa më parë që të jetë e mundur”. “Kosova nuk ka kohë për të humbur. Qeveria e re duhet të punojë drejt reformave që lidhen me sundimin e ligjit, ekonominë, të sigurojë liberalizimin e vizave, të luajë rolin e saj në rajon dhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Jo gjithçka është gati për vitin e ri shkollor Posted: 01 Sep 2017 02:28 PM PDT Për fillimin e vitit të ri shkollor tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet. Drejtues të shkollave tregojnë se për dy javë rresht kanë hartuar planprogramet mësimore dhe kanë bërë grumbullimin e teksteve shkollore të përdorura për nxënësit e arsimit të mesëm të ulët. Po ashtu nëpër shkolla janë shpërndarë edhe librat e rinj për fëmijët në arsimin fillor. Mësuesja e ciklit fillor, Bahtije Rafuna për nxënësit e klasës së saj tashmë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 01 Sep 2017 02:17 PM PDT Tenistja e mirënjohur amerikane, Serena Williams është bërë nënë për herë të parë, raporton People. Ajo ka sjellë në jetë sot një vajzë, emri i së cilës nuk është konfirmuar ende, transmeton Koha.net. Williams është e fejuar me bashkëthemeluesin e Redditit, Alexis Ohanian, me të cilin ishte fejuar në dhjetor. Tenistja amerikane ka marrë shumë urime nga yjet botërorë, përfshirë këtu Beyonce, Rafael Nadal, etj. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ku shkon paga e qytetarit të Kosovës Posted: 01 Sep 2017 02:04 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Vikendi i fundit i “Etno Fest”, të dielën ndarja e çmimeve Posted: 01 Sep 2017 02:00 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Beqiraj shënon në fitoren e Malit të Zi Posted: 01 Sep 2017 01:53 PM PDT Mali i Zi sot ka shënuar fitore prej 0 me 3 ndaj Kazakistanit dhe një nga golashënuesit ishte edhe sulmuesi shqiptar Fatos Beqiraj. Beqiraj shënoi golin e dytë në këtë përballje, transmeton Koha.net. Ai realizoi gol të bukur me kokë, pas një krosimi nga Jankoviq në minutën e 53. Dy golat e tjerë u shënuan nga Vesoviq e Simiq. Mali i Zi tani mban vendin e dytë me 13 pikë në Grupin E, tri më pak se lideri Polonia, që sot u mposht 4-0 nga Danimarka. Goal Beciraj F(0:2) Kazakhstan vs Montenegro by ylberenexhipi ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Hummels me supergol i jep fitoren Gjermanisë Posted: 01 Sep 2017 01:37 PM PDT Gjermania ka vazhduar me bilanc të 100 për qind në ndeshjet kualifikuese për Botëror, duke e mposhtur sonte Republikën e Çekisë në Pragë. “Pancerët” shënuan fitoren e shtatë radhazi, ndërsa sonte fituan me rezultat 1 me 2, raporton Koha.net. Werner kaloi Gjermaninë në epërsi në minutën e katërt pas asistimit nga Ozil. Çekia barazoi shifrat me një supergol të shënuar nga Darida në minutën e 78. Por, pikët e plota Gjermanisë ia siguroi Hummels duke shënuar një gol...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Një xhami në Houston ofron strehim për familjet e përmbytura Posted: 01 Sep 2017 01:35 PM PDT Ujërat mund të jenë duke u tërhequr ngadalë në Houston, por shumë autostrada dhe lagje pranë rezervuarëve dhe digave vazhdojnë të jenë të përmbytura. Disa nga xhamitë e zonës kanë hapur dyert për të strehuar komunitete të ndryshme. Vullnetarët dhe banorët e përkohshëm në një xhami në perëndim të Houstonit mësuan atje diçka që nuk e prisnin. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Lee na njeh me historinë e tyre nga Houstoni: Jeta në vendstrehime nuk...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Yjet vazhdojnë të dhurojnë të holla për të prekurit nga uragani Harvey Posted: 01 Sep 2017 01:14 PM PDT Yjet po vazhdojnë të dhurojnë të holla për personat e prekur nga uragani Harvey në Texas. Gjatë një episode të emisionit të saj, Ellen DeGeneres, e cila do të transmetohet më 7 shtator, prezantuesja e njohur Amerikane e cila tashmë i ka dhuruar 50 mijë dollar për organizatat që i dalin në ndihmë banorëve të Teksasit, i dhuroi edhe 1 milion dollar ekstra në emër të kompanisë Walmart. Të hollat iu dhuruan yllit të futbollit Amerikan, J.J. Watt, dhe fondacionit të tij i cili i del në ndihmë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zjarr edhe në malet të Vraniqit Posted: 01 Sep 2017 11:38 AM PDT Pak minuta pasi që në adresë të portalit Koha.net ka mbërritur lajmi se në fshatin Bec të Gjakovës po digjen fusha, të tjera pamje vijnë nga atje. Në anën tjetër të rrugës, malet e Vraniqit janë përfshirë nga flakët, në orët e vona të së premtes, siç shihet në videot që kanë arritur në adresë të portalit Koha.net. Më poshtë mund të shikoni pamjet nga zjarret në Vraniq: ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Golat në fitoren e Kosovës U21 ndaj Norvegjisë U21 Posted: 01 Sep 2017 12:52 PM PDT Kosova U21 sot ka mposhtur Norvegjinë U21 në kualifikimet për Evropian, duke shënuar fitoren e parë zyrtare. Në “Adem Jashari” të Mitrovicës futbollistët kosovarë shënuan ditore prej 3 me 2, transmeton Koha.net. Mysafirët shënuan dy golat e parë përmes Thorsbyt e Odegaardit, por Kosova përmbysi gjithçka me dy gola të shënuar nga Enis Bytyqi dhe një nga Florent Hasani. Golat e kësaj përballje mund t’i shikoni në videon më poshtë. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Diego Costa përfshihet në skuadrën e Chelseat për Premier Ligë Posted: 01 Sep 2017 12:46 PM PDT Sulmuesi Diego Costa është në mesin e 25 lojtarëve që janë përfshirë në listën e Chelseat për ndeshjet e Premier Ligës. Klubet e Premier Ligës duhej që deri sot në ora 17:00 të dorëzonin listën e lojtarëve, transmeton Koha.net. Costa momentalisht është në Brazil dhe ka refuzuar që të kthehet në stërvitje me klubin londinez, pasi Antonio Conte i kishte thënë më parë Costas se nuk është në planet e tij dhe duhet të gjente skuadër të re, gjë që nuk...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kush e fiton garën për kryetar në Mitrovicë, sipas qytetarëve Posted: 01 Sep 2017 12:38 PM PDT Agim Bahtiri nuk do ta ketë të lehtë që të marrë besimin edhe në një mandat si i pari i Mitrovicës, bazuar në përgjigjet që lexuesit e portalit Koha.net kanë dhënë në pyetjen se kush mendojnë se do të jetë kryetar i Mitrovicës. Më shumë se 550 komente janë grumbulluar në pyetjen e ditës së sotme në faqen zyrtare të Koha.netit në Facebook. Dyfish më pak se sa Fehmi Ferati i Vetëvendosjes, është përmendur Agim Bahtiri i AKR-së. I pari është përmendur...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 01 Sep 2017 08:15 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 01 Sep 2017 07:25 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 01 Sep 2017 06:05 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 01 Sep 2017 05:55 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 01 Sep 2017 04:15 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Serial: “Trimi dhe e bukura" epis. 94 ® Posted: 01 Sep 2017 03:30 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 01 Sep 2017 01:55 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 01 Sep 2017 01:15 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kosova U21 me fitore historike ndaj Norvegjisë Posted: 01 Sep 2017 11:55 AM PDT Kosova ka shënuar fitoren e parë historike në futboll në ndeshje zyrtare në kualifikime, dhe këtë e kanë bërë shpresat. Në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë juniorët e Kosovës i mposhtën ata të Norvegjisë me rezultat prej 3 me 2, raporton Koha.net. Kosova kryeson në Grupin 5 me 6 pikë në kualifikimet për Evropian, me dy fitore ndaj Norvegjisë, megjithatë e para e zhvilluar në shtetin skandinav i ishte dhënë në tavolinë Kosovës, 3-0, për shkak norvegjezët kishin...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 01 Sep 2017 11:02 AM PDT Paris St. Germain nuk i mjafton “maskimi” i operacionit në afatin kalimtar që solli në kryeqytetin francez Mbappen nga Principata e Monakos në formë huazimi me të drejtë blerjeje. UEFA ka nisur tashmë hetimet formale në lidhje me dyshimet për shkeljen e mundshme të rregullit të “Fair Playit” financiar. “Hetimi do të përqendrohet mbi pajtueshmërinë e barazimit të bilancit, veçanërisht pas transferimeve të fundit në këtë afat kalimtar”, thuhet në komunikatën e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 01 Sep 2017 10:59 AM PDT Një zjarr ka kapluar barin në hyrje të fshatit Bec të Gjakovës. Në adresën e Koha.net kanë mbërritur disa fotografi ku shihet zjarri nga fshati Bec. Deri tani nuk dihet shkaktari i këtij zjarri. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kryetari i Ferizajt realizoi veç 9 nga 17 premtimet e fushatës, ai i Kaçanikut 11 nga 18 Posted: 01 Sep 2017 01:16 PM PDT Nga 17 premtime sa i ka bërë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, 9 prej tyre i ka realizuar. E, për premtimet e tjera që Svarqa nuk i ka realizuar tash e katër vjet, thotë se ka një arsye. Ndër premtimet më të mëdha ishte ndërtimi i Spitalit Rajonal, raporton KTV. Ndërsa, opozita ia rikujton Svarqës, dështimet në bujqësi si dhe mosndërtimin e spitalit rajonal. Kjo e fundit ka qenë tema më e diskuar në këtë qytet, pasi kishte filluar që nga qeverisja e PDK-së. Ndryshe nga Ferizaj...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Në kohën e turshive, me veturë zyrtare bartë lakra Posted: 01 Sep 2017 10:44 AM PDT Një veturë me targa zyrtare, 3Z -313- 05, është fotografuar duke bartur lakra në fshatin Stanofc të Vushtrrisë. Fotografia ka mbërritur sot në adresën e Koha.net nga një lexues. Pjesa e pasme e veturës shihet e mbushur me lakra. Shfrytëzimi i veturave zyrtare për qëllime private, është cilësuar si problem i madh dhe fenomen në rritje kohëve të fundit. Qytetarët e Kosovës, shumë shpesh dërgojnë nëpër media fotografi të tilla, ku zyrtarët i shfrytëzojnë veturat për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Marrëveshja e CEFTA-s mban të bllokuara kompanitë kosovare, s’mund të eksportojnë as në Maqedoni Posted: 01 Sep 2017 12:36 PM PDT Burim Piraj ka 8 muaj që po pret një përgjigje nga autoritetet maqedonase për eksport të produkteve të tij të mishit. Vendimin për të eksportuar thotë se e ka marrë pas rritjes së kërkesave për produktet e tij, raporton KTV. Madje, kishte planifikuar që të rriste numrin e të punësuarve, por të gjitha planet po i shkojnë drejt dështimit, pasi pala maqedonase vazhdon të mos ia lejoj eksportin. Ai ankohet se institucionet përgjegjëse nuk po i ndihmojnë prodhuesit vendës. Madje, duke parë se problemet...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Bota feston Kurban Bajramin, në Haxh pelegrinët “gjuajnë djallin me gurë” Posted: 01 Sep 2017 10:29 AM PDT Miliona besimtarë myslimanë, të mbledhur për pelegrinazhin e Haxhit në qytetin e shenjtë të Mekës, kryen ritualin e përvitshëm të ‘gjuajtjes së djallit me gurë’ për të shënuar fillimin e festimeve të Kurban Bajramit. Në Haxh janë rreth 2.3 milionë pelegrinë nga mbarë bota. Besimtarët myslimanë palestinezë në Jerusalem dhe Gaza falën namazin mëngjesin e së premtes. Në qytetin e vjetër të Jerusalemit besimtarët u mblodhën në xhaminë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kush shkoi e kush mungoi sot në BIK për urime të Bajramit Posted: 01 Sep 2017 10:25 AM PDT Siç e do e zakoni Bashkësia Islame e Kosovës ka hapur dyert për pritjen për drejtues të institucioneve, subjekteve politike, e qytetarë të tjerë. Politikanë kanë dhënë mesazhe paqeje. Ata kanë uruar që të mbretëroj solidariteti mes njerëzve duke përkujtuar se festa e Kurban Bajramit duhet të ndihet tek të gjithë, raporton KTV. Kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës në edukimin e qytetarëve dhe tolerancën që kjo bashkësi ka treguar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from KOHA.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





