A e dinit se mouse juaj optik përmban një kamer shumë të vogël, me rezolucion të ulët? Zhvilluesi ueb dhe hakeri i pajisjeve, Franci Kapel, e dinte këtë gjë dhe vendosi ta çmontonte atë për të parë se çfarë do të ndodhte. Ai kishte një mouse Logitech RX 250.
Përmes sensorit optik ADNS-5020 ka zbuluar se bëhej fjalë për një kamer të vogël 15×15 pixel e cila nxjerr imazhe bardh e zi e cila llogarit gjithashtu edhe lëvizjet e mouse-it në dy përmasa, X dhe Y.
Projekti ka nevojë për pak punë si dhe për pak programim bazë. Gjithçka mund ta shihni në një tutorial që Kapel ka publikuar në YouTube ose të lexoni ato që ai ka shpjeguar me të shkruar në faqen e tij (Convert Optical Mouse into Arduino Web Camera).






