INSAJDERI: “Zbulimet tronditëse: Qeveria saudite dhe 11 shtatori” plus 19 more

INSAJDERI: “Zbulimet tronditëse: Qeveria saudite dhe 11 shtatori” plus 19 more


Zbulimet tronditëse: Qeveria saudite dhe 11 shtatori

Posted: 11 Sep 2017 10:03 AM PDT

Ambasada e Arabisë Saudite në Uashington DC mund të ketë financuar dy studentë gjatë sulmeve të 11 shtatorit, sipas provave të paraqitura në një padi kundër qeverisë saudite.

Siç raportohet nga Nju Jork Post, ambasada mund të ketë përdorur dy nga punonjësit e saj para se një duzinë rrëmbyesish të fluturonin dy aeroplanë kundër Kullave Binjake, duke vrarë rreth 3,000 njerëz në vitin 2001.

Padia, e parashtruar në emër të 1,400 anëtarëve të familjes së viktimave, shpall se Qeveria Saudite pagoi dy shtetas, të paraqitur si studentë në SHBA, për të marrë një fluturim nga Phoenix në Uashington dhe për të testuar sigurinë në avionë para 9/11, raporton Bota.al.

Sean Carter, avokati kryesor për paditësit, tha: "Ne kemi pohuar gjatë se ka pasur marrëdhënie të gjata dhe të ngushta ndërmjet al Kaedës dhe komponentëve fetarë të qeverisë saudite".

Qeveria saudite ka mohuar lidhjet me terroristët dhe avokatët që përfaqësojnë qeverinë kanë ngritur mocione për të hedhur poshtë pretendimet. Paditësit duhet t'i përgjigjen kërkesës deri në nëntor.

The post Zbulimet tronditëse: Qeveria saudite dhe 11 shtatori appeared first on INSAJDERI.

“Nuk e dimë sa shumë kanë vdekur – ata që qëndruan s’kanë as ujë, as ushqim”

Posted: 11 Sep 2017 09:58 AM PDT

Ekipet e shpëtimit kanë pranuar se nuk e dinë se sa njerëz në Florida janë vrarë nga Uragani Irma mes frikërave për një krizë humanitare.

Deri në 10,000 njerëz besohet të kenë qëndruar në Florida Keys gjatë stuhisë dhe tani nuk kanë ujë, ushqim apo energji, kanë paralajmëruar zyrtarët.

Irma ka lënë pothuajse 4.5 milion njerëz pa energji elektrike dhe ka shkaktuar pesë të vdekur, pasi stuhia shkatërruese mbërriti në shtetin jugor, me erëra të forta dhe kërcënimin e stuhive shkatërruese.

Irma u dobësua në një stuhi të kategorisë 1, pasi goditi rajonin e pambrojtur të Tampa Bay me erëra të forta herët këtë mëngjes. Qendra Kombëtare e Uraganëve parashikon se stuhia do të kalojë të hënën në Xhorxhia në jugperëndim, ku një paralajmërim për stuhi ishte në fuqi për një zonë të madhe rurale përfshirë Albany dhe Valdosta.

Stuhia vdekjeprurëse kishte goditur më parë Fort Myers dhe Napoli pasi kishte ardhur në breg për herë të dytë në Marco Island. Qendra Kombëtare e Uraganëve tha se nivelet e ujit në Napoli u rritën në 2 metra, për vetëm 90 minuta.

Numri i të vdekurve arriti në pesë, me njoftimet për një person që u gjet i vdekur në një shtëpi në Florida Keys.

Por këtë mëngjes, Drejtori i Menaxhimit të Emergjencave Bryan Koon tha se nuk mund të konfirmojë apo mohojë raportimet e vdekjeve të shumta apo dëmet e mëdha, duke shtuar: "në këtë pikë nuk kam shifra".

The post "Nuk e dimë sa shumë kanë vdekur – ata që qëndruan s'kanë as ujë, as ushqim" appeared first on INSAJDERI.

Mustafa: Prishtina as që u qeveris nga Shpend Ahmeti

Posted: 11 Sep 2017 09:50 AM PDT

Kreu i LDK-së e tashmë ish-kryeministri Isa Mustafa, pasi ka lënë punët në krye të ekzekutivit, duket se u është kthyer atyre në parti.

Ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se Prishtina dhe Prizreni u qeverisën keq nga VV dhe nga PDK.

"Në fakt, Prishtina as që u qeveris. Mbetet shembulli më i mirë i propagandës mediale, pa punuar asgjë. Prizreni arriti kulminacionin e keq-qeverisjes", ka thënë Mustafa.

Zgjidhja për këto dy komuna sipas Mustafës është te kandidatët e LDK-së.

"Zgjidhja më e mirë për Prishtinën është Arban Abrashi e për Prizrenin Hatim Baxhaku. I pari se dëshmoi kulturë qytetare dhe suksese në menaxhimin e një ministrie të rëndësishme dhe i dyti se kultivon vlera etike dhe vlera të punës. Këto vlera u nevojiten këtyre dy qyteteve të mëdha. Vlera që vetëm LDK i ka", ka thënë Mustafa. /Insajderi.com

The post Mustafa: Prishtina as që u qeveris nga Shpend Ahmeti appeared first on INSAJDERI.

“Bomba” e ish-futbollistit të Bayernit: Ançeloti largohet në janar

Posted: 11 Sep 2017 09:49 AM PDT

Ish-futbollisti i Bayern Munich, Mario Basler, ka lëshuar "bombën" që mund të tronditë futbollin gjerman dhe të ndryshojë plotësisht tablonë në Bundesligë.

Sipas Basler, për disa vite pjesë e Bajern Mynih gjatë karrierës si futbollist, Carlo Anccelotti do të largohet në janar pasi ka gjetur akordin me një klub kinez.

basler

"Më kanë thënë se Ançeloti ka nënshkruar që tani kontratën e tij në Kinë", tha Basler për "sport1". "Nga ajo që kuptoj unë, ai mund të largohet që në janar pasi atëherë fillon sezoni i ri atje. Nuk mund ta konfirmoj me 100% siguri, por ju them se burimi im është shumë i besueshëm".

Në mediat gjermane ka filluar prej kohësh "gjyqi" ndaj trajnerit italian për shkak të paraqitjeve aspak bindëse që ka dhuruar Bajern Munich në këtë sezon, e fundit ajo ndaj Hofenhajm që e mundi 2-0. Por kritikat më të mëdha janë sidomos për situatën që po kalon Tomas Muller, një nga emrat më të dashur për tifozerinë e klubit, i cili ka përfunduar në stolin e rezervave.

The post "Bomba" e ish-futbollistit të Bayernit: Ançeloti largohet në janar appeared first on INSAJDERI.

Ronaldo para gjykatëses: Kam vetëm 6 klasë shkollë, di vetëm të luaj futboll

Posted: 11 Sep 2017 09:46 AM PDT

Cristiano Ronaldo ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t'u kthyer në Angli, pasi aty nuk do të kishte më probleme me autoritetet financiare, siç ka aktualisht në Spanjë.

Nëse më parë ishte thjesht një thashethem, tani në skenë kanë dalë edhe pamjet filmike të seancës gjyqësore të portugezit më 31 korrik, kur ai dha deponimin e tij për çështjen e evazionit fiskal të një shume prej 14,7 milionë eurosh.

ronaldo gjyq

"Nuk kam pasur asnjëherë probleme në Angli, ndaj për këtë arsye… nuk dua ta them… do të më pëlqente të kthehesha në Angli', deklaron ndër të tjera Ronaldo para gjykatëses Monika Gomez Ferrer.

"I kam paguar taksat në vitin 2014. Kam vetëm 6 klasë shkollë, ajo që di të bëj është të luaj futboll. Nëse më duhet të paguaj më shumë, jam gati të paguaj më shumë që të mos kem probleme", shtoi futbollisti duke shpjeguar se kjo ishte arsyeja pse kishte punësuar kompani që të merreshin me çështjet e tij financiare dhe nuk merrej direkt ai.

The post Ronaldo para gjykatëses: Kam vetëm 6 klasë shkollë, di vetëm të luaj futboll appeared first on INSAJDERI.

Ky është zëvendësuesi i përkohshëm i Bedri Hamzës në BQK

Posted: 11 Sep 2017 09:25 AM PDT

Bordi i BQK-së, në një mbledhje të jashtëzakonshme, ka vendosur që Fehmi Mehmeti të jetë ushtrues detyre i Guvernatorit, pas dorëheqjes së Bedri Hamzës që u emërua Ministër i Financave në Qeverinë e Ramush Haradinajt.

“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka diskutuar çështjen e plotësimit të pozitës së Guvernatorit. Bordi pasi ka analizuar situatën e krijuar pas dorëheqjes së Guvernatorit Hamza, mori vendim duke e caktuar  z. Fehmi Mehmeti, për Ushtrues detyre të Guvernatorit deri në zgjedhjen e Guvernatorit të Ri. Qe nga viti 2014, z.Mehmeti , ka ushtruar pozitën e Zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Bankare në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e BQK-së për media.

The post Ky është zëvendësuesi i përkohshëm i Bedri Hamzës në BQK appeared first on INSAJDERI.

Ministri nga PDK thotë se Kadri Veseli është inspirimi i tij

Posted: 11 Sep 2017 09:12 AM PDT

Ministri i ri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka falënderuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe këtë subjekt për besimin që i kanë dhënë të drejtojë këtë dikaster qeveritar.

"Në angazhimin tim politik në Partinë Demokratike të Kosovës, kryetari Kadri Veseli më ka inspiruar gjithnjë me vullnetin dhe përkushtimin e tij për Kosovën".

Ai ka thënë se ishte privilegj e nder të jetë pjesë e kabinetit të tij dhe e falënderoj për besimin dhe hapësirën për të punuar në adresimin e shumë sfidave që ka vendi ynë", ka thënë Ismaili.

"Dua ta shpreh mirënjohjen time të thellë për kryetarin Veseli, por edhe për bashkëpunëtorët e tjerë gjatë kësaj periudhe 10-vjeçare në PDK, që më besuan ta udhëheq në këtë mandat Ministrinë e Shëndetësisë".

"Do të vazhdojmë të punojmë bashkë për të adresuar nevojat që ka ky resor, duke e trajtuar me prioritet të lartë", ka shtuar ai.

The post Ministri nga PDK thotë se Kadri Veseli është inspirimi i tij appeared first on INSAJDERI.

Bulliqi tregon synimet e tij si kryetar i Komisionit për Demarkacion

Posted: 11 Sep 2017 09:05 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme e ka e ka shkarkuar Murat Mehën dhe Komisionin Shtetëror për Demarkacion. Haradinaj ka propozuar Shpejtim Bulliqin që të jetë në krye të Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi.

Bulliqi ka bërë të ditur se e ka pranuar pozitën e dhënë nga shefi i Qeverisë.

“Ne faktikisht kemi punuar një kohë të gjatë rreth kësaj problematike. Sigurisht që angazhimi dhe puna jonë ka qenë në të mirë të vendit dhe me qëllim për ta ruajtur territorin e shtetit. Andaj çdo kërkesë shtetërore në drejtim të këtij ekipi, sigurisht që do të jem i gatshëm që t’i marr obligimet", ka thënë Bulliqi për Express.

Bulliqi ka thënë se ka synim që t’i mënjanojë gabimet e bëra nga komisioni paraprak, i formuar nga shteti për demarkacionin me Malin e Zi.

“Ne jemi në fazën e konsultave dhe do të shikojmë. Përveç fakteve askush nga krerët e shtetit nuk do të mundë ta ndryshoj situatën. Interesi i jonë është që ti mënjanojmë gabimet dhe lëshimet që janë bërë", ka deklaruar tutje ish-deputeti i LDK-së. /Insajderi.com

The post Bulliqi tregon synimet e tij si kryetar i Komisionit për Demarkacion appeared first on INSAJDERI.

Komuna e Prishtinës ka një paralajmërim për bizneset

Posted: 11 Sep 2017 09:02 AM PDT

Drejtoria e Inspekcionit në Komunë e Prishtinës i ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që t'i kryejnë obligimet ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike, në të kundërtën, në ditët në vazhdim, do të fillojnë inspektimet në terren, dhe në secilin rast ku nuk është bërë pagesa e tarifave nga shfrytëzuesit, do të shqiptohen gjobat, si dhe do të bëhet konfiskimi i inventarit që gjendet në hapësirë publike.

Ky paralajmërim i komunës vjen pasi komisioni i caktuar nga kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti ka kohë që i ka mbledhur të dhënat e domosdoshme, si dhe i ka bërë matjet, kalkulimet-faturimet, për shfrytëzuesit e hapësirave publike, ku është vërejtur që secili nga shfrytëzuesit e hapësirës publike është i njoftuar me tarifën që duhet paguar sipas rregullores përkatëse komunale.

The post Komuna e Prishtinës ka një paralajmërim për bizneset appeared first on INSAJDERI.

Benzema dëshiron kalimin tek skuadra angleze

Posted: 11 Sep 2017 09:01 AM PDT

Ylli i Real Madridit, Karim Benzema, raportohet se është i interesuar që të kalojë tek Arsenali në Premier Ligë.

Francezi ishte afër kalimit te Emiratesi viteve të fundit, por "Topçinjtë" tërhoqën interesimin në sezonin e fundit.

Gjithsesi, "Don Balon" raporton se 29-vjeçari ka shprehur tani interesim që t'i bashkohet Arsene Wengerit në Londër.

Benzema, i cili ka shënuar 171 gola në 330 paraqitje për "Los Blancos", deri në vitin 2009 ishte te Lyoni.

The post Benzema dëshiron kalimin tek skuadra angleze appeared first on INSAJDERI.

Hapet konkursi plotësues për pranimin e studentëve të rinj në UP

Posted: 11 Sep 2017 09:00 AM PDT

Është hapur konkursi plotësues për pranimin e studentëve të rinj për studimet themelore në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", për vitin akademik 2017/2018.

2461 studentë të rregullt dhe 634 studentë më korrespondencë do të mundë të bëhen pjesë e UP-së.

Për të parë kushtet e aplikimit për të fituar të drejtën për studime ju lutemi ndiqeni këtë vegëz.

The post Hapet konkursi plotësues për pranimin e studentëve të rinj në UP appeared first on INSAJDERI.

Halil Matoshi tregon pozitën që do ta mbajë në kabinetin e Haradinajt

Posted: 11 Sep 2017 08:52 AM PDT

Gazetari Halil Matoshi, i cili u bë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) para zgjedhjeve të 11 qershorit, ka treguar se do të jetë pjesë e kabinetit të kryeministri Ramush Haradinaj, si drejtor i Zyrës për Informim.

Matoshi, i cili nuk arriti të bëhej deputet tanimë do të përbëjë ekipin e kryeministrit Haradinaj. Këtë e ka bërë të ditur vetë anëtari i AAK-së në Imazh të RTK-së.

“Une do te jem Drejtor i Zyrës për Informim, pra do të jem pjesë e Kabinetit të Kryeministrit Haradinaj”, tha Matoshi në pyetjen e gazetares se çfarë pozite do të mbajë në qeverine e re.

The post Halil Matoshi tregon pozitën që do ta mbajë në kabinetin e Haradinajt appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj shkarkon komisionin e Murat Mehës për demarkacionin, emëron Bulliqin

Posted: 11 Sep 2017 08:48 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka propozuar Qeverisë shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion.

Në të njëjtën kohë, Haradinaj e ka caktuar ekspertin e njohur të Kosovës, profesor Shpejtim Bulliqi, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion.

Bulliqi është shprehur i gatshëm për këtë detyrë.

"Jam i gatshëm për detyra shtetërore dhe interes të vendit", ka thënë Bulliqi për portalin "Indeksonline".

Haradinaj të shtunën është votuar për kryeministër të Kosovës, ndërsa menjëherë sot ka thirrur mbledhje të qeverisë me të pranuar dorëzimin e postit nga Isa Mustafa. /Insajderi.com

The post Haradinaj shkarkon komisionin e Murat Mehës për demarkacionin, emëron Bulliqin appeared first on INSAJDERI.

Tri vdekje të dyshimta në QKUK brenda një dite

Posted: 11 Sep 2017 08:42 AM PDT

Vetëm ditën e enjte kanë ndërruar jetë tre persona që po operoheshin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), derisa arsyet për këto humbje të jetëve ende janë të paqarta.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar drejtori i QKUK-së, Curr Gjocaj. Ai ka konfirmuar se tri vdekjet kanë ndodhur në repartet e Neurokirurgjisë, urologjisë, përkatësisht kirurgjisë.

"Prej 18 operimeve, të enjten kanë ndodhur tri vdekje. Një në neurokirurgji, një në urologji dhe një në kirurgji", ka thënë Gjocaj për Gazetën Online Insajderi.

Shkaqet që dërguan në këto tri humbje të jetëve në QKUK të enjten ende nuk dihen. Drejtori Gjocaj thotë se në QKUK ende janë duke bërë verifikime për të gjetur arsyet. Gjocaj thotë se "ka mundur të ndodhë gjithçka".

"Ne kemi bërë verifikimet se nga ka mundur të jetë fajtori. Kemi shikuar oksigjenimin e klinikave dhe nuk kemi gjetur që ka pasur diçka të parregullt. Kemi shikuar sistemin e anestizionimit dhe as aty nuk ka diçka jo të rregullt", ka thënë Gjocaj.

Drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës shprehet se e enjta e javës që kaloi ka mundur të jetë një ditë fatkeqe, ose, siç ka thënë Gjocaj, pacientët që vdiqën teksa po operoheshin "kanë mundur të ndërrojnë jetë për shkak të gabimeve të mjekëve".

"Ne ende jemi duke bërë verifikime, se a ka ndodhur kjo për shkak të problemeve me shërbimeve anësore apo për faj të mjekëve. Ka mundur të ndodhë gjithçka. Ka mundur që e ënjta të jetë ditë fatkeqe kur ka pasur komplikime dhe pacientët kanë vdekur. Mund të jetë edhe koincidencë që kanë ndodhur kaq shumë vdekje në një ditë", ka thënë Gjocaj. /Insajderi.com

The post Tri vdekje të dyshimta në QKUK brenda një dite appeared first on INSAJDERI.

Mega kabineti qeveritar në euro

Posted: 11 Sep 2017 08:19 AM PDT

Qeveria e kaluar, për gati tri vite ka shpenzuar mbi 5.9 milionë euro nga buxheti i shtetit. Kështu së paku në një llogari që ka bërë KDI-ja, në një postim në faqen zyrtare të organizatës në Facebook.

Sipas kësaj organizate, kjo shumë është shpenzuar vetëm në paga për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, ministrat pa portofol, zëvendësministrat dhe këshilltarët politikë.

"Nga kjo shumë nuk janë llogaritur edhe shpenzimet e tjera që kanë bërë këta zyrtarë shtetërorë si: mëditje për udhëtimet jashtë vendit, bileta të aeroplanit, pagesa të telefonave, dreka dhe darka, përdorimi i makinave zyrtare, shfrytëzimi i eskortave policore në rastet të caktuara, etj.", thuhet në këtë njoftim.

Qeveria që shkoi kishte 21 ministri dy prej të cilave pa portofol. Edhe Qeveria e sapo zgjedhur ka po këtë përbërje në numra me gjithsej 21 ministri dhe pritet të bëjë shpenzime të ngjashme.

"KDI i bën thirrje Qeverisë së zgjedhur ta procedojë sa më shpejt në Kuvend Ligjin për Qeverinë, e me të cilin duhet të parashihet struktura dhe përbërja e kabinetit qeveritar. Ky ligj do të ndihmonte edhe sqaronte kompetencat e qeverisë", thuhet në njoftim.

The post Mega kabineti qeveritar në euro appeared first on INSAJDERI.

Dy komunat që do t’i vizitojë Lladrovci në Austri, kanë 6 herë më pak banorë sesa Drenasi

Posted: 11 Sep 2017 07:59 AM PDT

Ramiz Lladrovci është nisur të dielën në një udhëtim zyrtar në Austri. Kryetari i Komunës së Drenasit, siç bëri të ditur zyra për media e komunës, ka planifikuar të vizitojë dy komuna të Austrisë: Weizin dhe Gleisdorfin.

Madje, u tha se Lladrovci do të bisedojë me dy kryetarët e komunave përkatëse për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik, administrativ e arsimor. Por, dy të dy komunat që Lladrovci do t’i vizitojë kanë shumë pak kapacitete. Ato janë komuna me më pak se nëntë mijë banorë.

Të dy komunat – ajo e Weizit dhe ajo e Gleisdorfit – pozicionohen në juglindje të Austrisë. Weizi numëron 8,919 banorë ndërsa Gleisdorfi, sipas regjistrimit të popullësisë së vitit 2016, ka një popullësi prej 5,869 banorëve.

Qyteti i Weiz

Të dy këto komuna kanë shumë më pak banorë sesa Komuna e Drenasit në Kosovë, e cila numëron 67 mijë banorë, sipas regjistrimit të fundit të popullësisë në Kosovë.

Pavarësisht kapaciteteve të vogla që kanë të dy komunat austriake të cilat do t’i vizitojë Lladrovci, kryetari i komunës së Drenasit është shprehur i gatshëm që ta binjakëzoi Drenasit me Weizin dhe Gleisdorfin.

“Do të diskutohen format dhe mënyrat e bashkëpunimit në shumë fusha; si Ekonomia, Administrata, Shërbimet Publike dhe Arsimi. Po ashtu dhe mundësia e binjakëzimit të qyteteve”, thuhej në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Gjithashtu gjatë këtyre ditëve Lladrovci do të takojë, biznesmenë dhe afaristë në Austri, siç ka njoftuar Komuna e Drenasit. Ai gjithashtu do mbajë një ligjëratë në Universitetin e Grazit. /Insajderi.com

The post Dy komunat që do t’i vizitojë Lladrovci në Austri, kanë 6 herë më pak banorë sesa Drenasi appeared first on INSAJDERI.

Neymar: U largova nga Barcelona për një arsye

Posted: 11 Sep 2017 07:35 AM PDT

Neymar thotë se u largua nga Barcelona për ta ndihmuar PSG-në të shkruajë histori, duke fituar Ligën e Kampionëve me parisienët.

Neymar theu rekord historik sa i përket transferimeve, duke kaluar nga Barcelona te Paris Saint Germaini për 222 milionë euro, ku flitet se përfiton 30 milionë euro në sezon.

Ka pasur mendime të ndryshme se pse braziliani la një klub si Barcelona për PSG-në. Një ndër të shumtat është "Topi i Artë", por 25 vjeçari thotë të kundërtën.

"Arsyeja më e madhe që i jam bashkuar klubit është se dua ta ndihmoj PSG-në të shkruajë histori", u shpreh Neymar. "Liga e Kampionëve nuk është trofeu i vetëm që duam ta fitojmë, por është trofe i rëndësishëm”. /Insajderi.com

The post Neymar: U largova nga Barcelona për një arsye appeared first on INSAJDERI.

“Nuk do mund t’i ikësh kanunit” – deputeti i PAN-it kërcënon presidentin

Posted: 11 Sep 2017 07:30 AM PDT

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, Zafir Berisha me mburrje pranon se është dënuar për vjedhje të rrymës. Ndonëse gjoba e shqiptuar ndaj tij është qesharake, ai dënimin e konsideron të tillë.

Për shkak të këtij dënimi, KQZ e deçertifikoi Berishen nga gara për Prizrenin. E kjo duket se e ka nervozuar anëtarin e NISMA-s. E fajtor e le siç thotë ai 'Klanin Pronto' dhe Presidentin Hashim Thaçi.

Madje, këtë të fundit e kërcënon me ndëshkim sipas Kanunit.

"Me Zafën a pa të, Hashim harroje Prizrenin. Herët apo vonë, nëse mendon që mundesh me i ikë ligjit, nuk ke me mujtë me i ikë kanunit…", ka shkruar ndër-tjera në facebook deputeti i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Zafir Berisha.

Ky është postimi i tij i plotë: 

Më shumë se qesharake!

140 euro dënimi për arsye të organizatës mafioze turko-kosovare e KEDS-it, e cila qëndron pas privatizimit të dyshimtë të distribuimit të energjisë elektrike, është arsyeja me u largu nga gara për zgjedhjet e 22 tetorit.

Nuk e di nëse është vepër e rëndë penale, por para tre muajsh me këto ligje kam qenë në zgjedhjet parlamentare. Kjo ka të bëjë që, me çdo kusht eliminimin nga gara për t'jua liruar bandave me e marrë Prizrenin.

Po shihet se edhe mosdhënja e pergjegjes nga Gjykata e Apelit per këtë çështje po delë e kordinuar…

Nuk po e kuptoj se a ka qenë në fuqi ky ligj për Valdete Dakën dhe atyre që qëndrojnë pas saj, apo atëherë nuk e kanë parë, sepse është dashtë të eliminohen edhe ata që kanë vjedhur shtetin edhe me nga 30 milion euro, e që i kanë ndarë me këta që po i bëjnë presion z.Daka… Për vete e kam mëse të çartë se pse ndodhë kjo, por ata që mundohen të më shandazhojnë kështu, le ta dijnë se edhe më fuqishim se asnjëherë do të luftoj që me 22 tetor të çlirohet Prizreni, i cili me 12 Qershor të 99-tës është çliruar nga Serbia, e me 22 Tetor të këtij viti nga bandat mafioze të “Klanit Pronto”, Me Zafën a pa të, Hashim harroje Prizrenin. Herët apo vonë, nëse mendon që mundesh me i ikë ligjit, nuk ke me mujtë me i ikë kanunit…

The post “Nuk do mund t’i ikësh kanunit” – deputeti i PAN-it kërcënon presidentin appeared first on INSAJDERI.

Përplasje në kryesi të PDK-së, portali i afërt me Hotin publikon një ekskluzive kundër Hoxhajt

Posted: 11 Sep 2017 07:19 AM PDT

Portali "Infopress", i afërt me nënkryetarin e PDK-së, Rexhep Hotin, ka publikuar sot një ekskluzive kundër Enver Hoxhajt, zv/kryetar i partisë. Portali ka shkruar se Hoxhaj ia ka uzurpuar zyrën Behgjet Pacollit, zëvendës kryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës.

Zyra ku është akomoduar Hoxhaj, sipas "Infopress", është e paraparë vetëm për zv/kryeministrin e parë, por jo edhe të tjerët.

"…mbrëmë natën ka shkuar Enver Hoxhaj dhe e ka uzurpuar zyrën dhe i ka çuar dokumentet e veta si zëvendëskryeministër jo i pari, por i dyti a i treti dhe tashti natyrisht duke kërkuar zyrën e vet zëvendëskryeministri i parë që i takon ne Qeveri, ai e ka pa që tash e ka zyrën e uzurpuar", shkruan "Infopress".

I njëjti portal edhe dje ka publikuar një artikull kundër Enver Hoxhajt.  Ka shkruar se Hoxhaj kishte kërkuar dy poste qeveritare, por partia kishte përdorur "taktikën e vjetër e cila ka funksionuar gjithmonë".

"Përmendja e aktualizimit të «dosjeve» të fjetura në prokurori ndaj e bën z. Enver Hoxhaj të bëhej shumë i urtë. Në çast, ai pushoi 'të thithte dy nëna së bashku me dashin e kopesë' në PDK. Ai sakaq u pajtua me çka do!", ka shkruar dje portali "Infopress".

Gjuha e ashpër e portalit të afërt me Rexhepin Hotin përfshin edhe akuza tjerë për kolegun e tij partiak, Enver Hoxhajn.

"Mirëpo, z. Hoxhaj, ç'është e vërteta, gënjeshtrat i bën gjithmonë me marifet. Dëm i madh që ky personalitet me kapacitet të madh intelektual u bë shërbëtor pa kushte i uzurpatorëve të pagdhendur të PDK-së", është akuza tjetër që i bëhet Hoxhajt nga portali i afërt me nënkryetarin e PDK-së, Rexhep Hotin.

Rexhep Hoti gjatë viteve 2007-2009 kishte udhëhequr Gazetën "Infopres", e cila publikohej në print dhe i shërbente Hashim Thaçit. Më pas, e kishte mbyllur. Portali "Infopress", zyrtarisht nuk menaxhohet nga Hoti. Por, ai është i pranishëm aty me shkrime të ndryshme dhe portali ka ruajtur logon dhe dizajnin e njëjtë, të cilën medium e kishte kur botohej në print.

The post Përplasje në kryesi të PDK-së, portali i afërt me Hotin publikon një ekskluzive kundër Hoxhajt appeared first on INSAJDERI.

KQZ shtyn diskutimin për decertifikimin e Zafir Berishës dhe 85 kandidatëve tjerë

Posted: 11 Sep 2017 06:49 AM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndër tjera, sot ka diskutuar edhe për rekomandimin për decertifikimin e 86 kandidatëve të cilët kanë aktgjykime të formës së prerë nga gjykatat e Republikës së Kosovës.

"Në vazhdim të mbledhjes, KQZ-ja shqyrtoi edhe rekomandimin për decertifikimin e 86 kandidatëve me Aktgjykim të formës së prerë nga Gjykatat e Republikës së Kosovës", thuhet në komunikatën e KQZ-së.

Për t'i hequr dilemat, siç thuhet në komunikatë, në mbledhjen e KQZ-së u vendos që mbledhja të vazhdojë nesër.

"Pas diskutimeve, me qëllim të arritjes së një zgjidhje konsensuale, anëtarët e KQZ-së u dakorduan që mbledhja për këtë pikë të rendit të ditës të vazhdojë edhe nesër, pasi u pa e nevojshme që të largohen dilemat lidhur me të gjitha rastet që janë paraqitur për decertifikim", thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u shqyrtuan dy rekomandime të Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim.

Në fillim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimin për decertifikimin e 5 kandidatëve të Subjekteve Politike të ndryshme, të cilët me vetëdëshirë janë tërhequr në afatin e paraparë.

KQZ-ja u dha një afat prej 24 orësh këtyre Subjekteve Politike që të bëjnë zëvendësimet e këtyre kandidatëve.

Gazeta Insajderi më herët ka raportuar se kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka qenë i dënuar më 140 euro gjobë për shkak të lidhjes ilegale të rrymës në lokalin e tij.

Këtë e ka konfirmuar vetë Berisha për Insajderi.

Ai i ka thënë gazetës se ka qenë i dënuar, por kishte bërë ankesë në Gjykatën e Apelit, dhe nuk është në dijeni se deri ku ka shkuar lënda e tij.

Megjithatë, Berisha ka thënë se krejt kjo po bëhet për shkak se bandat synojnë ta eliminojnë atë nga gara politike dhe ta marrin Prizrenin./Insajderi.com

The post KQZ shtyn diskutimin për decertifikimin e Zafir Berishës dhe 85 kandidatëve tjerë appeared first on INSAJDERI.