INSAJDERI: “Rrëfimi i Berishës për 28 turistët e mbytur gjatë sezonit turistik në Shqipëri” plus 19 more |
- Rrëfimi i Berishës për 28 turistët e mbytur gjatë sezonit turistik në Shqipëri
- Beteja e anketave në Maqedoni – partitë që prijnë
- Kosova në fund të PISA-s – presidenti i bindur se këtë vit shkollor do të krenohemi
- VIDEO: Holanda kalon në epërsi ndaj Bullgarisë
- Golfi e thyen murin dhe depërton brenda në shtëpi, 4 të lënduar
- Muslimanët u hapin dyert viktimave të përmbytjes: “Ndjejmë dhe vuajmë njësoj”
- “Kompromisi i madh që mund ta bëjnë LDK dhe VV për krijimin e Qeverisë”
- Bunjaki: Më dhemb zemra që nuk kemi arritur ende asnjë fitore
- Serbia në panik, Vojvodina kërkon të bëhet Republikë
- Vida thotë se “nuk ishte lehtë ndaj Kosovës”, tregon arsyen
- PAN thotë se do ta themelojë qeverinë bashkë me AKR-në
- Vëllezërit rrahen mes vete për pronë në Drenas
- Bunjaki paralajmëron dorëheqjen
- Zgjedhjet lokale në Maqedoni: Tetova dhe Shkupi enigmat më të mëdha
- Trajneri i Kroacisë tregon pse largoi nga loja Kovaçiçin dhe Rakitiqin
- Çaçiç: Kosova u mbrojt mirë, por ne merituam fitoren
- Jashanica rrëfen për gabimin e skuadrës tek pësimi i golit
- Sulmohet një polic në Mitrovicë
- Bunjaki: Ishte loja më e mirë e jona si skuadër
- Alushi: Pavarësisht humbjes, dolëm me kokën lartë
| Rrëfimi i Berishës për 28 turistët e mbytur gjatë sezonit turistik në Shqipëri Posted: 03 Sep 2017 10:00 AM PDT Ky sezon turistik në Shqipëri do të mbahet mend gjatë për numrin e lartë të personave të mbytur, si dhe për kujdesin inekzistent të shtetit në parandalimin e të tilla tragjedive. Ish kryeministri Sali Berisha, k shkruar në profilin e tij në rrjetin social, se këtë sezon turistik janë mbytur 28 persona, ose 5 herë më shumë se në të gjitha brigjet e Europës. Qindra mijëra lekë hidhen si taksa nga ana e pushuesve, shkruan Berisha, por shteti dhe autoritetet lokale nuk kanë shpenzuar qoftë edhe një qindarkë për mbrojtjen dhe sigurimin e pushuesve në brigjet shqiptare. Ish kryeministri i quan brigjet e Shqipërisë, si brigjet e askujt. POSTIMI: Sezoni turistik i mbytjes se 28 turisteve apo 5 here me shume se ne te gjitha brigjet e Europes! Brigjet e Shqiperise, brigjet e askujt! Te dashur miq, ne Radhime ndodhi sot mbytja e radhes. Nje turiste çeke humbi jeten ne det, mbytja e dyte ne Vlore ne 4 ditet e fundit dhe e 28-ta e ketij sezoni turistik. Ne harkun kohor dy mujor ujerat e birigjeve te detrave tona sikur te ishin brigjet e nje vendi pa shtet, gllaberuan ne thellesite e tyre 28 jete apo 5 here me shume jete pushuesish se sa ujerat e brigjeve te te gjithe kontinentit. Shpreh me kete rast ngushellimet me te sinqerta familjes se viktimes, denoj me ashperi kujdesin zero te autoriteteve qendrore dhe lokale te vendit si dhe indiferencen dhe papergjegjshmerine e tyre ndaj rrezikut te ujit. Theksoj se kjo eshte nje indiference kriminale. Çdo turist apo pushues vendas derdh me shpenzimet e tij si taksa, qindra e mijra lek ne buxhetin e shtetit gjate qendrimit te tij me pushime. Kurse kjo qeveri as dhe autoritet lokale nuk kane shpenzuar qofte dhe nje qindarke per mbrojtjen dhe sigurimin e tyre nga rreziku i ujit. Perveç kesaj, qeveria, me industrine e mafies, skafet qe ka favorizuar, ka rritur shume rrezikun per jeten te turisteve ne ujerat e plazheve tona. Me keto zhvillime nxihet reputacioni turistik dhe Shqiperia behet vendi i tragjedive ujore, pa llogaritur ato rrugore, me te medha individuale te turisteve nga mbare bota! sb/Gazeta Express
The post Rrëfimi i Berishës për 28 turistët e mbytur gjatë sezonit turistik në Shqipëri appeared first on INSAJDERI. |
| Beteja e anketave në Maqedoni – partitë që prijnë Posted: 03 Sep 2017 09:55 AM PDT Anketat e porositura dhe të realizuara nga partitë politike në Maqedoni kanë nisur të publikohen në prag të zgjedhjeve lokale. Një e tillë ka indinjuar edhe partinë LSDM. Sipas tyre, anketa e institutit “Pavell Shatev” që e qet VMRO-DPMNE si fituese është degë e degë e kësaj partie dhe po mundohen të fshehin faktin që LSDM dhe koalicioni janë favorit absolut në zgjedhjet e tanishme lokale, kumton kjo parti. "Tentimet dëshpëruese të Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së për plasimin e lajmeve dhe anketave të rreme nuk kalojnë. Asnjë anketë e rreme nuk do ta ndihmojë Nikolla Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-së që të shpëtojnë nga humbja e thellë në zgjedhjet lokale. Qytetarët e shohin mirë dallimin në mes vlerave të reja dhe punës së përgjegjshme të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM dhe qeverisjes shkatërruese dhe kriminale të VMRO-DPMNE-së në nivel qendror dhe lokal. Anketa më precize do të bëhet më 15 tetor kur qytetarët në të gjitha komunat do të votojnë për humbjen e VMRO-DPMNE-së dhe do të japin mbështetje masive për kandidatët nga radhët e LSDM-së dhe koalicionit", thuhet në kumtesën e LSDM-së. The post Beteja e anketave në Maqedoni – partitë që prijnë appeared first on INSAJDERI. |
| Kosova në fund të PISA-s – presidenti i bindur se këtë vit shkollor do të krenohemi Posted: 03 Sep 2017 09:36 AM PDT Presidenti i vendit ka uruar nxënësit kosovar për vitin e ri shkollor dhe mes të tjerash ka shprehur një bindje të tij që nuk përkon me realitetin e arsimit në Kosovë. Kosova e radhitur në vendin e 65 nga 67 shtete të cilat i janë nënshtruar testit të programit për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën "PISA", por presidenti është i bindur se këtë vit shkollor do të shënohen suksese të tilla me të cilat do të krenohet shteti. "Jam i bindur se edhe në këtë vit shkollor do të shënohen të arritura me të cilat do të krenohemi si shtet dhe shoqëri", ka shkruar presidenti. Kosova në arsim vitin tjetër shkollor mund të krenohet për një pozitë më të lartë në fundin e tabelës në studimin më të madh në botë për arsim. Testi "PISA" bënë vlerësimin për njohuritë e nxënësve 15 vjeçar në lexim, matematikë dhe shkencë./Insajderi.com The post Kosova në fund të PISA-s – presidenti i bindur se këtë vit shkollor do të krenohemi appeared first on INSAJDERI. |
| VIDEO: Holanda kalon në epërsi ndaj Bullgarisë Posted: 03 Sep 2017 09:18 AM PDT Përfaqësuesja e Holandës ka kaluar në epërsi ndaj Bullgarisë, me golin e shënuar nga Propper në minutën e 8-të. Tre ditë më parë, holandezët u mposhtën nga Franca me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. The post VIDEO: Holanda kalon në epërsi ndaj Bullgarisë appeared first on INSAJDERI. |
| Golfi e thyen murin dhe depërton brenda në shtëpi, 4 të lënduar Posted: 03 Sep 2017 09:03 AM PDT Raportohet se katër persona janë lënduar pasi një makinë e ka goditur një shtëpi duke e thyer murin depërtuar brenda saj, ku më pas ka shpërthyer në flakë. Pamje të publikuara në internet e shfaqin makinën Golf 4 brenda shtëpisë pasi ishte futur përmes një vrime muri që e kishte krijuar nga përplasja, transmeton Express. Në mesin e të lënduarve është një burrë, i cili kishte qenë ulur në divan kur makina u fut në shtëpinë e tij, në York të Britanisë. Ai është dërguar në spital. Bashkëshortja dhe fëmija e tij kanë shpëtuar pa lëndime, shkruan Sky. Tre persona që ishin brenda golfit janë dërguar në spital pasi kanë pësuar lëndime në kokë. The post Golfi e thyen murin dhe depërton brenda në shtëpi, 4 të lënduar appeared first on INSAJDERI. |
| Muslimanët u hapin dyert viktimave të përmbytjes: “Ndjejmë dhe vuajmë njësoj” Posted: 03 Sep 2017 08:56 AM PDT Shazia Ashraf, i cili është kryetarja e një komiteti për Shoqërinë Islame të Hooustonit, thotë se komuniteti musliman është duke dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme për viktimat e uraganit më të fuqishëm që ka goditur SHBA, gjatë gjithë historisë së saj. Kjo përfshin eredhe kthimin e të paktën pesë xhamive në strehimore. Ndërsa stuhia goditi dhe përmbytja erdhi menjëherë më pas, xhamitë kanë ofruar ushqime dhe veshje për njerëzit e zhvendosur, të cilët ndoshta nuk kanë vënë kurrë këmbë brendatyre. "Kjo është gjëja më e bukur për të parë", thotë Ashraf për HuffPost. "Shumë njerëz që i përkasin grupit tonë, përfshirë edhe mua vetë, i kanë shtëpitë plotësisht të përmbytura, por gjithësesi po përpiqemi të organizohemi për të ndihmuar komunitetin. Disa nga vullnetarët tanë madje, po ofrojnë ndihmë edhe në katet e dyta të shtëpive të tyre të përmbytura". Ashraf tha se xhamitë që shërbejnë si strehimore janë "të pajisura plotësisht me furnizime" duke përfshirë kafe, "një përqafim, një buzëqeshje – gjithçka që mund të ndihmojë". / Bota.al The post Muslimanët u hapin dyert viktimave të përmbytjes: "Ndjejmë dhe vuajmë njësoj" appeared first on INSAJDERI. |
| “Kompromisi i madh që mund ta bëjnë LDK dhe VV për krijimin e Qeverisë” Posted: 03 Sep 2017 08:50 AM PDT Ka rënë poshtë opsioni i PAN-it për ndërtimin e institucioneve duke kontrabanduar deputetë. Opsioni i PAN-it me AKR-në në Qeveri gjithmonë është në tavolinë, megjithëse ka probleme sa i përket ndarjes së pushtetit. Opsioni real është edhe një Qeveri VV-LDK me Shpend Ahmetin kryeministër e Arban Abrashin kryetar të Prishtinës. Por opsioni i fundit me pak gjasa të ndodhë është një Qeveri teknike. Realisht, bllokada tremujore po u konvenon të gjitha partive politike për zgjedhjet lokale. "Bllokada institucionale e moskrijimit të organeve shtetërore të dala nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit është e shkaktuar nga rregullimi i PAN për të propozuar kandidatët për kryetar dhe nënkryetarë të Kuvendit, e që i takojnë ekskluzivisht vetëm asaj si koalicion që ka fituar më së shumti vota dhe ka dalë e para forcë politike pas zgjedhjeve", ka thënë analisti politik, Ramush Tahiri për Express. "Tash duket që ky ngërç politik po u konvenon të gjitha partive politike dhe është shumë real parashikimi se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme gjatë muajit nëntor dhjetor të këtij viti. Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 10 shtator atëherë në zgjedhje nuk mund të shkohet më 22 tetor pra bashkërisht në zgjedhje komunale e nacionale", ka shtuar ai. Ai ka thënë se edhe PDK, edhe LDK, edhe VV, duket se nuk po u konvenon krijimi i Qeverisë, e as mbajtja e dy palë zgjedhjeve njëkohësisht. "Këto duan të provohen në zgjedhjet komunale duke përpunuar pikat e dobëta dhe të forta të tyre. Partitë dëshirojnë të provohen jo në koalicione por si subjekte të vetme, sepse të gjithë tash janë të pakënaqur me rezultatet e arritura si koalicione dhe sidomos si parti brenda koalicionit", ka thënë tutje analisti Tahiri. "Nëse nuk gjendet zgjidhja deri me 10 shtator ose nuk shpërndahet Kuvendi deri me këtë datë atëherë nuk zihet afati prej 40 ditësh të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 22 tetor", ka shtuar ai. Tahiri më tej ka thënë se LDK ka marrë qëndrim të prerë që të ndalë rënien e mëtejme si subjekt, duke shtuar se për këtë po tenton t'i kthehet vlerave burimore rugoviane. "Pra, po merr linjë të pakompromisë karshi refuzimit të bashkëpunimit me PDK sepse kjo parti ka marrë mësime nga tradhtia e PDK-së dhe bërja bashkë e të gjithëve në mocionin kundër LDK-së , pra, Qeverisë Mustafa", ka pohuar ai. "E vetmja mundësi mbetet qeverisja PAN-AKR, por kjo do të ishte një Qeveri e brishtë dhe e paqëndrueshme, sepse AKR nuk mund të japë më shumë se dy deputetë, duke pasur parasysh refuzimin kategorik të deputetit Korab Sejdiu dhe kalimin e Behgjet Pacolli në Qeveri e cila me 20 deputetë të minoriteteve me Teuta Rugovën dhe me dy deputetë të AKR i ka vetëm 62 vota që nuk e bënë një qeveri stabile që mundet me i çu përpara proceset e mëdha", ka vlerësuar ai. Ai ka folur edhe për mundësinë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke thënë se mundësitë për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës me koalicion ose me kontrabandim deputetësh janë shterur edhe pse variante teorike ekzistojnë ende deri në javën e dytë të shtatorit. "Është e sigurt se shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme pas vetëshpërndarjes së Kuvendit me votat e më shumë se 80 deputetëve. Opsioni PAN-AKR është gjithmonë aktual. Pengesë mund të jetë ndarja e posteve ministrore sepse nëse Pacolli i merr 3-4 ministri, atëherë, Lista Serbe me të drejtë i kërkon gjashtë ministri konform fuqisë së saj politike e kuvendore si partner i koalicionit qeverisës. Opsion tjetër është që AAK e Nisma me 16 deputet të bëjnë koalicion me VV që ka 32 deputetë dhe së bashku me minoritetet të bëjnë Qeverinë me 68 vota, duke e lënë në opozitë PDK dhe LDK", ka shtuar ai. Opsion tjetër, sipas Tahirit, është që t'i kalojnë ndasitë dhe kundërshtitë ndërmjet vete VV dhe LDK dhe të krijojnë në marrëveshje qeverisëse katërvjeçare, një Qeveri stabile së bashku me minoritetet 81 vota. "Në ndarje të pushtetit dhe si kompromis mund të pajtohen që Shpend Ahmeti të jetë Kryeministër i Kosovës ndërsa kandidati i LDK Arban Abrashi të bëhet kryetar i Prishtinës. Pra LDK e VV të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë njëra- tjetrën në zgjedhjet komunale dhe në një bashkëqeverisje në nivel komunal dhe qendror", vlerëson analisti Tahiri. "Opsion tjetër është krijimi i një Qeverie teknike me përkrahje të gjerë, me mandat njëvjeçar dhe me detyra konkrete e me afate konkrete të zbatimit me emra ministrash me duar të pastra dhe me kredibilitet profesional. Unë nuk besoj se kjo do të ndodhë me gjithë presionin ndërkombëtar, sepse nuk ka vullnet politik e gatishmëri nga asnjë parti politike", shtoi ai. Ai ka thënë se në zgjedhje lokale do të paralizohen ato parti që dalin se janë kapëse të shtetit, një lloj uzurpatore dhe kontrolluese jodemokratike të shoqërisë, përgjegjëse për mosluftim të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, përgjegjëse për prapambetjen e Kosovës në të gjitha fushat dhe posaçërisht për mosliberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. "Në zgjedhje lokale sipas procedurës do të paralizohen partitë e vogla dhe të ndikimit minor e lokal, partitë që në skenën politike janë bisht i partive të mëdha dhe janë parti që fusin hipokrizi dhe kritere joparimore në veprim dhe në koalicione duke bërë pazare herë me njërën herë me tjetrën parti të madhe politike pavarësisht orientimit ideologjik", ka thënë Tahiri për Express. The post "Kompromisi i madh që mund ta bëjnë LDK dhe VV për krijimin e Qeverisë" appeared first on INSAJDERI. |
| Bunjaki: Më dhemb zemra që nuk kemi arritur ende asnjë fitore Posted: 03 Sep 2017 08:47 AM PDT Kur Albert Bunjaki doli në konferencën për shtyp në stadiumin “Maksimir” pas ndeshjes kundër Kroacisë, lëshoi disa deklarata të forta. Njëra prej tyre ishte se është i gatshëm të jap dorëheqje nga pozicioni i selektorit të Kosovës. Por, Bunjaki tha se do të jap dorëheqje kur të vijë kohë. Deklaroi se dëshiron që së pari ta fitojë një ndeshje zyrtare me përfaqësuesen kosovare. Tekniku kosovar tha se i dhemb zemra që nuk ka arritur ende asnjë fitore me Kosovën. “Udhëtimi im me Kosovën filloi shumë kohë më parë, dhe tani kemi bërë gjëra të mëdha brenda tetë muajve, por më dhemb zemra se nuk kemi arritur ende ndonjë fitore në kualifikuese dhe ne të gjithë besojmë se tashmë do të vijë fitorja kundër Finlandës”, ka thënë Bunjaki në konferencën për shtyp. Kosova u mposht me rezultat minimal 1 me 0 nga Kroacia, në ndeshjen që u zhvillua në dy ditë – të shtunën dhe të dielën – në Zagreb. Kosova ndodhet në vendin e fundit në Grupin I të kualifikimeve për Kupën e Botës, me vetëm një pikë të grumbulluar. /Insajderi.com The post Bunjaki: Më dhemb zemra që nuk kemi arritur ende asnjë fitore appeared first on INSAJDERI. |
| Serbia në panik, Vojvodina kërkon të bëhet Republikë Posted: 03 Sep 2017 08:28 AM PDT Partia vojvodinase ka caktuar Marshin e 300 flamujve të Vojvodinës në Novi Sad në të cilin do të ri kërkohet që Vojvodina të bëhet republikë. Lideri i Partisë vojvodinase Aleksandar Oxhiq ka thënë për Novostionline se nuk e ka aspak problem që Beogradi e etiketon separatist, shkruan Koha.net. "Politika jonë është e qartë: Jo shkëputje të Vojvodinës, por federalizim të Serbisë. E duam Vojovidnën Republikë, me të gjitha atributet, legjislative, gjyqësore dhe ekzekutive", ka thënë ai. Ithtarët e Partisë vojvodinase më 5 tetor do ta prezantojnë flamurin e vet kaltër –verdhë-gjelbër si simbol të Vojvodinës së pavarur. Ata do t'i ftojnë qytetarët që vetë, në referendum, të vendosin se në ç'shtet duan të jetojnë. The post Serbia në panik, Vojvodina kërkon të bëhet Republikë appeared first on INSAJDERI. |
| Vida thotë se “nuk ishte lehtë ndaj Kosovës”, tregon arsyen Posted: 03 Sep 2017 08:24 AM PDT Heroi i Kroacisë, Domingoj Vida, i cili realizoi golin e fitores ndaj Kosovës, ka thënë se zhvillimi i 20 minutave lojë në kushte të vështira atmosferike të premtën, ndikoi në lojën e Kroacisë. Mirëpo, mbrojtësi kroat u shpreh i lumtur me fitoren. “Falënderoj tifozët dhe njerëzit që punuan me terrenin për vazhdimin e lojës pas përmbytjes së djeshme. Nuk ishte e lehtë, sepse humbëm 20 minuta nga fillimi i ndeshjes së djeshme dhe derisa u ngrohëm kaloi gjysma e pjesës së dytë. Në fund, gjëja më e rëndësishme është se fituam dhe të gjithë lojtarët luajtën mirë, i gjithë ekipi ka luftuar deri në minutën e fundit”, tha Vida. Pas dy ditësh, të martën, Kroacia do të jetë në Eshikheshir ku Turqia do të luajë ndeshjen e xhiros së 8-të të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. Vida thotë se me fitore eventuale ndaj turqve, Kroacia do të jetë shumë afër kualifikimit. “Kemi shpenzuar më shumë se sa kemi planifikuar, dhe nesër do shkojmë në Turqi. Por ne jemi profesionistë dhe besoj se do të jemi të gatshëm mjaftueshëm për duelin që po na pret. Nëse fitojmë ndaj Turqisë, atëherë kemi bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Kupën e Botës”, përfundoi Vida. The post Vida thotë se “nuk ishte lehtë ndaj Kosovës”, tregon arsyen appeared first on INSAJDERI. |
| PAN thotë se do ta themelojë qeverinë bashkë me AKR-në Posted: 03 Sep 2017 08:15 AM PDT Prej të hënës nisin konsultimet e reja për konstituimin e Parlamentit dhe formimin e Qeverisë. Pal Lekaj ka thënë se edhe AKR do të jetë pjesë e Qeverisë së re. Edhe zyrtarët e PDK-së kanë paralajmëruar se shpejtë do të ketë rezultate sa i përket formimit të institucioneve.
Partia e Ramush Haradinaj po beson se më në fund AKR do të lëviz drejt pjesëmarrjes në qeverinë e re. Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se prej të hënës do të ketë lëvizje të shpejta në drejtim të konstituimit të Parlamentit dhe formimin e Qeverisë së re. "Prej nesër do të ketë veprime instensive drejt krijimit të institucioneve. Besojmë se edhe AKR do të jetë pjesë e qeverisë dhe konsitutimit të Parlamentit", ka thënë Lekaj, të dielën, për Express. Ndërkohë, nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, para dy ditësh, ka thënë se i vetëm po e bllokon hyrjen e AKR'së në Qeverinë me PDK-në, AAK-në e NISMA-n. Në këtë mënyrë ka konfirmuar se edhe Pacolli është pajtuar të jetë pjesë e Qeverisë së udhëhequr prej Ramush Haradinajt. Në fakt, Pacolli ka bërë disa lëvizje prej se ka hyrë në koalicion parazgjedhor me LDK-në. Fillimisht, kishte folur fjalë të mira për LDK-në dhe Isa Mustafë. Por, pas certifikimit të zgjedhjeve është ankuar se është lënë anash nga LDK-ja dhe nuk ka pasur koordinim për zgjedhjet lokale. Madje, Pacolli kishte dhënë edhe një ultimatum për LDK-në për të ndërtuar një koalicion me Vetëvendosjen. Pas këtij ultimatumi ka pasur edhe më shumë largim të Albin Kurtit e Isa Mustafa, i cili një ditë i quajti banditë e kriminal zyrtarët e Vetëvendosjes që e kishin sulmuar edhe në shtëpi private sa ishte Kryeministër. Sidoqoftë, të enjten e ardhshme kalon afati i kërkuar nga PDK, AAK e NISMA, për vazhdimin e seancës konstituive të Parlamentit të Kosovës e ndërprerë me 24 gusht. Në seancën e fundit ku dështoi votimi për Kryetar të Kuvendit, Enver Hoxhaj kishte kërkuar shtyrjen e seancës për të paktën edhe dy javë. Kishte thënë se iu duhen më së shumti dy javë kohë për të vazhduar konsultimet lidhur me formimin e institucioneve. /Express The post PAN thotë se do ta themelojë qeverinë bashkë me AKR-në appeared first on INSAJDERI. |
| Vëllezërit rrahen mes vete për pronë në Drenas Posted: 03 Sep 2017 08:03 AM PDT Policia e Kosovës është informuar se ditën e djeshme në orën 18:34 ka ndodhur një rrahje mes vëllezërve në Drenas për shkak të një prone. Pjesë e kësaj përleshjeje mësohet të ketë qenë edhe gruaja e viktimës, ndërsa sulmuesi është arrestuar. "Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që, dyshohet se i njëjti për çështje pronësore është përleshur fizikisht me viktimën mashkull K/Shqiptar-vëllanë e tij dhe bashkëshorten e viktimës. Si pasojë, lëndime kanë pësuar viktimat dhe i dyshuari", ka thënë Policia në raportin e saj të përditshëm. I dyshuari, sipas PK-së, pas tretmanit mjekësor në QKMF-Drenas është liruar, ndërsa viktimat janë dërguar në QKUK. Njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre kanë gjetur dhe konfiskuar edhe një pushkë gjuetie e cila dyshohet se ka qenë në pronësi të të dyshuarit, por nuk është përdorur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. The post Vëllezërit rrahen mes vete për pronë në Drenas appeared first on INSAJDERI. |
| Bunjaki paralajmëron dorëheqjen Posted: 03 Sep 2017 07:58 AM PDT Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, gjatë konferencës për media pas humbjes me rezultat 1 me 0 nga Kroacia, e ka pranuar se shumë shpejtë do të largohet nga Kosova, Por, ai këtë ka thënë se do ta bëjë kur ta fitojë ndeshjen e parë. "Rruga ime me Kosovën ka filluar në vitin 2002. Plani im ka qenë ma ia ofruar Kosovës lojtarët më të mirë që ka. Po më dhemb zemra që nuk po e arrijmë fitoren e parë, por Kosova ka me qenë gjithmonë prioritet i jetës time", tha fillimisht Bunjaki. "Po, Albert Bunjaki do të tërhiqet shumë shpejtë, por fillimisht dua me ja dhuru një fitore Kosovës", ka deklaruar selektori i Kosovës. /Insajderi.com The post Bunjaki paralajmëron dorëheqjen appeared first on INSAJDERI. |
| Zgjedhjet lokale në Maqedoni: Tetova dhe Shkupi enigmat më të mëdha Posted: 03 Sep 2017 07:51 AM PDT Shkupi, Tetova, Kumanova. Këto janë vetëm një pjesë e qyteteve më të mëdha në Maqedoni ku në zgjedhjet lokale pritet betejë e ngushtë në garën për kryetarë, nëse si masë për këtë merret rezultati nga zgjedhjet e fundit parlamentare, raporton Alsat-M. E kategorisë së rëndë do të jetë beteja për Shkupin. Rezultatet e zgjedhjeve të fundit thonë se në kryeqytet LSDM mori rreth 129 mijë vota, ndërsa VMRO rreth 10 mijë më pak ose 119 mijë. LSDM ka më shumë vota se VMRO në Shkup edhe nëse përjashtohen komunat me shumicë popullate shqiptare, Çairi dhe Saraji. Por, në të njëjtën kohë Besa, BDI-ja, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH-ja në kryeqytet morën mbi 46 mijë vota. Kjo do të thotë se rezultati përfundimtar shumë do të varet nga vendimi i shqiptarëve se cilin do ta mbështesin në rrethin e dytë. Nëse votën do ta japin për LSDM-në ose VMRO-në apo nuk do të votojnë. Betejë e barabartë është edhe në Tetovë. Në zgjedhjet parlamentare BDI-ja morri 10800 vota ndërsa Besa ishte e dyta me 8500 vota. Nëse disponimi është i njëjtë thuajse është e sigurt se do të ketë rreth të dytë dhe kombinatorika të panumërta. Shkak për këtë është se partia e tretë në Tetovë me 8050 vota është VMRO-DPMNE-ja, ndërsa menjëherë pas tyre janë PDSH dhe LSDM me diku nga 7300 vota. Nuk janë për t'u nënvlerësuar as 3600 votat e Aleancës për shqiptarët. Nëse në rrethin e dytë shkojnë kandidatët e BDI-së dhe Besës, kyçe për fitoren do të jetë mbështetja e katër partive tjera politike, VMRO-DPMNE, PDSH, LSDM dhe Aleanca për shqiptarët. Ndoshta beteja e tretë më interesante do të jetë për Kumanovën. Në fund të dhjetorit qytetarët e Kumanovës votuan thuajse barabartë, me avantazh të vogël për LSDM-në. Partia e Zaevit mori 22.200 vota, ndërsa VMRO-DPMNE 20.700 vota. Partitë e shqiptarëve në Kumanovë morën gjithsej 11.300 vota që do të thotë se pikërisht këto vota do të jenë vendimtare për fituesin. Megjithatë numrat e zgjedhjeve parlamentare nuk mund të shërbejnë për të parashikuar rezultatin përfundimtar. Faktor i rëndësishëm për disponimin e votuesve mbetet personaliteti i kandidatit për kryetarë dhe programi i tij./Alsat/ The post Zgjedhjet lokale në Maqedoni: Tetova dhe Shkupi enigmat më të mëdha appeared first on INSAJDERI. |
| Trajneri i Kroacisë tregon pse largoi nga loja Kovaçiçin dhe Rakitiqin Posted: 03 Sep 2017 07:49 AM PDT Largimi nga loja i dy yjeve të Kroacisë, Mateo Kovaçiq dhe Ivan Rakitiç i sjelli freski skuadrës, ka thënë pas ndeshjes me Kosovën, trajneri i Kroacisë Ante Çaçiq. Çaçiq ka deklaruar se kishte parë një lodhje tek loja e dy mesfushorëve, prandaj vendosi t’i largonte ata. “Unë bëj ndryshime kur kam nevojë, kur mendoj se është e nevojshme. Kishim nevojë për freski, dhe mendoj se kemi arritur ta bëjmë. Jo se Kovaçiç dhe Rakitiq kanë luajtur keq, por pashë një lodhje”, ka thënë Çaçiç. Kroacia e mposhti Kosovën me rezultat minimal 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Domingoj Vida. /Insajderi.com The post Trajneri i Kroacisë tregon pse largoi nga loja Kovaçiçin dhe Rakitiqin appeared first on INSAJDERI. |
| Çaçiç: Kosova u mbrojt mirë, por ne merituam fitoren Posted: 03 Sep 2017 07:43 AM PDT Selektori i përfaqësueses së Kroacisë, Ante Çaçiç ka thënë se përfaqësuesja që ai drejton i meritoi tri pikët në ndeshjen kundër Kosovës. Çaçiç lavdëroi Kosovën për mbrojtje të mirë gjatë tërë ndeshjes. “Kemi luajtur kundër një skuadre të mirë. Ata mbrohen mirë, ata kanë mirëkuptim të mirë mes vete, por i ndaluam ata. Më shumë se sa ata meritonim të merrnim pikët”, ka thënë Çaçiç pas ndeshjes me Kosovën. I pyetur për ndeshjen e radhës me Turqinë që zhvillohet të martën, Çaçiç është ankuar se Kroacia do të ketë më pak kohë për përgatitjen e ndeshjes, raporton Insajderi. “Po, unë mendoj se nuk jemi në situatë të barabartë. Turqia ka një ditë më shumë për pushim”, ka thënë Çaçiç. Kroacia e mposhti Kosovën me rezultat minimal 1 me 0, me golin e vetëm të shënuar nga mbrojtësi Domingoj Vida. /Insajderi.com The post Çaçiç: Kosova u mbrojt mirë, por ne merituam fitoren appeared first on INSAJDERI. |
| Jashanica rrëfen për gabimin e skuadrës tek pësimi i golit Posted: 03 Sep 2017 07:34 AM PDT Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Jashanica ka thënë se vendosja në mbrojtje tek situata e pësimit të golit ndaj Kroacisë ka qenë arsyeja përse Kosova pësoi. Jashanica ka thënë se “është dashur të vendoseshim më mirë”, derisa është arsyetuar duke deklaruar se Kosova është skuadër e re. “Ndoshta ishte dashur që ne të vendoseshim më shpejtë në mbrojtje, por duhet të përmirësohemi akoma. Jemi ekip i ri dhe duhet të kemi kujdes”, ka thënë Jashanica. Kosova u mposht nga Kroacia me një gol të shënuar nga Domingoj Vida në minutën e 77-të. Me këtë fitore Kroacia ngjitet në vendin e parë në Grupin I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, me 16 pikë të grumbulluara. Kosova ndodhet në vendin e fundit në grup, me vetëm 1 pikë. /Insajderi.com The post Jashanica rrëfen për gabimin e skuadrës tek pësimi i golit appeared first on INSAJDERI. |
| Sulmohet një polic në Mitrovicë Posted: 03 Sep 2017 07:25 AM PDT Tre persona janë arrestuar në rrugën 'Ivo Lola Ribar' në Mitrovicë, pasi që të njëjti në gjendje të dehur kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor (jashtë detyre) i cili ishte së bashku edhe me një tjetër person, dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime të lehta. Viktimat pas tretmanit mjekësor janë intervistuar dhe liruar, ndërsa edhe të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë liruar për t'u intervistuar më vonë. Rasti sipas Policisë, është duke u hetuar, ndërsa ngjarja raportohet se ka ndodhur pasditen e djeshme. The post Sulmohet një polic në Mitrovicë appeared first on INSAJDERI. |
| Bunjaki: Ishte loja më e mirë e jona si skuadër Posted: 03 Sep 2017 07:21 AM PDT Albert Bunjaki është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës përfaqësuese së Kosovës pas humbjes minimale me rezultat 1:0 ndaj Kroacisë në Zagreb. Selektori i Kosovës ka thënë pas ndeshjes se pavarësisht humbjes ndeshja kundër Kroacisë ishte më e mira që e ka zhvilluar Kosova si kolektiv, deri më tani në kualifikueset për Kampionatin Botëror. “Ishte loja më e mirë e jona në aspektin kolektiv. Pakujdesi treguam te rasti i golit, por si performancë totale është e nivelit të lartë. Kosova ka ngritje, absolutisht; edhe pse realisht janë dhjetë futbollistë të rinj që kanë ardhur. Por, realiteti është se Kosova ka ngritje”, ka thënë Bunjaki. Bunjaki ka deklaruar se futbollistët zhvilluan ndeshje taktikisht. “Do të mundohemi ta bëjmë një performancë më të mirë edhe në lojën tjetër, mirëpo jam i kënaqur me lojën disiplinore dhe taktike”, ka thënë ai. Kroacia e mposhti Kosovën në Zagreb, me golin e vetëm të shënuar në ndeshje nga mbrojtësi kroat Domingoj Vida. /Insajderi.com
The post Bunjaki: Ishte loja më e mirë e jona si skuadër appeared first on INSAJDERI. |
| Alushi: Pavarësisht humbjes, dolëm me kokën lartë Posted: 03 Sep 2017 07:16 AM PDT Ndeshja ndaj Kroacisë ka qenë njëra nga ndeshjet më të mira të Kosovës si skuadër e bashkuar, ka thënë sot mesfushori i Kosovës, Enis Alushi. Alushi deklaroi se pavarësisht humbjes ndaj përfaqësueses kroate, përfaqësuesja e Kosovës po largohet me kokën lartë nga Zagrebi. “Në atë situatë nuk kemi qenë të koncentruar dhe nuk i kemi parë ku i kemi kundërshtarët, kështu që pësuam gol. Si kolektiv mendoj se ka qenë një përmirësim për neve. Edhe nëse është humbje, me dalë me kokën lartë nga kjo ndeshje është një gjë pozitive”, ka thënë Alushi. /Insajderi.com The post Alushi: Pavarësisht humbjes, dolëm me kokën lartë appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





