INSAJDERI: “PDK i përgjigjet “injorimit” të Pacollit” plus 19 more |
- PDK i përgjigjet “injorimit” të Pacollit
- “Haradinaj zbatues i planit të Veselit”
- PDK thërret mbledhje të Kryesisë, diskutojnë vetëm 20 minuta
- Këshilli Prokurorial thotë se mori “vendime të rëndësishme” për rritjen e efikasitetit
- Deklarata qesharake e Pacollit: Jo koalicion me PDK-në por me Haradinajn
- AAK e quan “hipokrizi politike” takimin mes VV-së dhe LDK-së
- AAK: Marrëveshja me AKR-në punë e kryer
- Cili shtet do të jetë më i fuqishëm në vitin 2030
- Bëhet publike letra që Obama i la Trumpit para se të largohet
- LDK dhe Vetëvendosje e ftojnë Pacollin, ai thotë se do shkojë me Haradinajn
- Pacolli e quan LDK-në parti “totalisht e paorganizuar”
- Arsyet e Behgjet Pacollit për të formuar qeverinë me PAN-in
- Vetëvendosje flet për një “qeveri shqiptare”, ka një kërkesë për AAK-në e Nismën
- Vetëvendosje tregon çfarë biseduan me përfaqësuesit e LDK-së
- LDK konfirmon se “shumë shpejtë” do krijojë koalicion me Vetëvendosjen
- Detaje nga takimi i LDK-së me Vetëvendosjen
- Pacolli: Po bëjmë marrëveshje me Ramush Haradinajn
- Gjykata Supreme nuk gjen asnjë shkelje ligjore në rastin “Drenica 2”
- “Largimi i AKR-së nga koalicioni ishte i paralajmëruar”
- Kosovari që sfidon sot Serbinë në EuroBasket, flet serbisht me gazetarët
PDK i përgjigjet “injorimit” të Pacollit Posted: 04 Sep 2017 09:26 AM PDT Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka thënë se “është problem i Behgjet Pacollit” nëse nuk dëshiron të formojë koalicion me PDK-në. Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-në në Prishtinë, Haliti ka komentuar deklaratën e Pacollit se “nuk do të bëjë koalicion me PDK-në, por me të nominuarin për kryeministër, Ramush Haradinaj.” "Nuk e di, është problem i tij", tha Haliti. Haliti ka thënë se “së shpejti” do të vijnë lajme të mira nga PDK-ja. /Insajderi.com The post PDK i përgjigjet “injorimit” të Pacollit appeared first on INSAJDERI. |
“Haradinaj zbatues i planit të Veselit” Posted: 04 Sep 2017 09:21 AM PDT Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli u shkroi një letër anëtarëve të kryesisë së partisë së tij ku listoi arsyet pse do t'i bashkëngjitet Qeverisë së drejtuar nga kandidati i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj. Por në atë letër ai tha se nuk do të lidhë koalicion me PDK-në por vetëm me Haradinajn si mandatar për PDK-në, edhe pse PDK-ja është bartëse e koalicionit PAN, që ka nominuar Haradinajn për kryeministër. Por kishte qenë vet Hajredin Kuçi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili me 25 maj të këtij viti kishte thënë në një tubim të PDK-së në Gjilan, se bartës të Fillimit të Ri, është Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa aleatët e tjerë, përfshirë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, janë implementues.
"Bartës të fillimit të ri janë Kadri Veseli me ekipin e tij, ndërsa të tjerët, bashkë me Aleancën do të jenë implementues", kishte thënë Kuçi./Insajderi.com The post "Haradinaj zbatues i planit të Veselit" appeared first on INSAJDERI. |
PDK thërret mbledhje të Kryesisë, diskutojnë vetëm 20 minuta Posted: 04 Sep 2017 09:19 AM PDT PDK kishte thirrur sot mbledhjen e Kryesisë pas takimit mes kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa ku pas këtij takimi u tha se AKR-ja ndan rrugët me koalicionin LAA dhe se më nuk kanë asnjë marrëveshje kontraktuale mes tyre. Por, mbledhja e Kryesisë së PDK-së ka përfunduar pas vetëm 20 minutave, raporton Gazeta Online Insajderi. Pas takimit, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka thënë se “shumë shpejtë” do të vijnë lajme të mira nga PDK-ja. /Insajderi.com The post PDK thërret mbledhje të Kryesisë, diskutojnë vetëm 20 minuta appeared first on INSAJDERI. |
Këshilli Prokurorial thotë se mori “vendime të rëndësishme” për rritjen e efikasitetit Posted: 04 Sep 2017 09:12 AM PDT Sot është mbajtur takimi i njëqindetridhjeteshtatë (137) i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i këtij Këshilli, Blerim Isufaj. Gjatë këtij takimi, anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë shqyrtuar dhe diskutuar tre raporte të rëndësishme për sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës. Janë shqyrtuar dhe analizuar: Hulumtimi lidhur me ngarkesën me lëndë për veprat penale karakteristike për vitet 2013-2016; Analiza për veprat penale karakteristike për vitet 2013- 2016, si dhe Raport i gjeografisë kriminale për vitet 2013-2016. Pas diskutimeve për secilin raport, shqyrtimit dhe analizimit të tyre që të tre raportet u aprovuan unanimisht nga anëtarët e KPK-së. Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, informoi të pranishmit se para paraqitjes për miratim në Këshillin Prokurorial të Kosovës të këtyre raporteve, anëtarët e KPK-së kanë mbajtur një tryezë pune ku kanë diskutuar paraprakisht lidhur me të gjeturat e raporteve, si dhe kanë dalë me rekomandime të përbashkëta për tri raportet, të cilat rekomandime kryesuesi Isufaj i paraqiti para të pranishmëve. Dhjetë rekomandimet e përbashkëta për tri raportet edhe në këtë takim u shqyrtuan dhe analizuan nga anëtarët e KPK-së, të cilët unanimisht aprovuan 9 rekomandime, ndërkaq një vendosën ta diskutojnë në takimin e radhës. Rekomandimet e dala për të tre raportet janë si në vijim:
Lidhur me rekomandimin e nëntë anëtarët e KPK-së unanimisht caktuan anëtarin e saj Bahri Hyseni për mbikëqyrjen e zbatimit të rekomandimeve të KPK-së. Poashtu gjatë këtij takimi anëtarët e KPK-së aprovuan kërkesën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, për vazhdim të afatit për transferim të prokurorit Agron Qalaj nga Prokuroria Themelore në Ferizaj në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. Gjithashtu, gjatë këtij takimi anëtarët e KPK-së aprovuan edhe kërkesën e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, për transferimin e një lënde nga prokurori vendës tek një prokuror i EULEX-it, pasiqë në këtë lëndë të dyshuarit janë staf i EULEX-it dhe për këtë nuk ka kompetencë Prokurori i Shtetit t'i kryej hetimet. Në fund të takimit anëtarët e KPK-së shqyrtuan raportin e komisionit për trajtimin e rastit të ish kryeprokurorit të Shtetit Hilmi Zhitija, për të cilin unanimisht morën vendim që KPK të refuzoj kërkesën e ish kryeprokurorit të Shtetit Hilmi Zhitija, të datës 1 gusht 2012, për përfitimin e statusit të ish zyrtarit të lartë, me arsyetimin se nuk ka bazë ligjore. Me dyer të mbyllura anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë diskutuar sot edhe për raportin e vlerësimit të performancës së 4 prokurorëve dhe për një rast disiplinor. The post Këshilli Prokurorial thotë se mori “vendime të rëndësishme” për rritjen e efikasitetit appeared first on INSAJDERI. |
Deklarata qesharake e Pacollit: Jo koalicion me PDK-në por me Haradinajn Posted: 04 Sep 2017 09:07 AM PDT Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një letër që u ka dërguar anëtarëve të kryesisë një letër nëpërmjet së cilës ka bërë një deklaratë qesharake duke u thënë se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në por vetëm me mandatarin Ramush Haradinaj. "AKR nuk bën koalicion as me PDK dhe as me dikë tjetër por ndërton marrëveshje qeverisë me mandatarin Ramush Haradinaj, me një mori propozimesh për reforma të cilat vendin do ta ridrejtojnë në binarët e duhur", ka shkruar Pacolli. Haradinaj është kandidati i koalicionit PDK-AAK-NISMA për kryeministër të vendit. Të tri partitë janë pajtuar që kryetar i Kuvendit të jetë Kadri Veseli, kryeministër Ramush Haradinaj, ndërsa NISMA do të ketë zëvendëskryeministrin.
The post Deklarata qesharake e Pacollit: Jo koalicion me PDK-në por me Haradinajn appeared first on INSAJDERI. |
AAK e quan “hipokrizi politike” takimin mes VV-së dhe LDK-së Posted: 04 Sep 2017 09:00 AM PDT Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se tentimi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për të formuar një platformë qeverisëse është i pakuptueshëm. Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë sot se LDK dhe VV “duhet t’i kuptojnë rregullat e lojës”, e të cilat sipas Nitajt, janë se partia më e madhe politike ka të drejtën për të formuar qeverinë e para. “Realisht nuk e kuptoj LDK-në dhe VV-në. Ky vend i ka disa korniza dhe disa rregulla. Sipas interpretimeve të Gjykatës Kushtetuese, njeriu i kryetarit të Kuvendit i takon forcës më të madhe politike”, ka thënë Nitaj për Klan Kosovën, njofton Insajderi. Nitaj ka thënë se “një përgjegjësi të madhe për situatën e krijuar në Kosovë e bartin LDK dhe VV”. Anëtari i Kryesisë së AAK-së e ka quajtur “hipokrizi politike” takimin ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Për deklaratat e tyre se 'ne po bëjmë një marrëveshje politike', nuk mendoj se janë pjekuri politike, por hipokrizi politike”, ka deklaruar Nitaj, duke thënë se “z. Haradinaj do t'i marrë votat e nevojshme për të krijuar qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës”. /Insajderi.com The post AAK e quan “hipokrizi politike” takimin mes VV-së dhe LDK-së appeared first on INSAJDERI. |
AAK: Marrëveshja me AKR-në punë e kryer Posted: 04 Sep 2017 08:55 AM PDT Letra që lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka dërguar të gjithë anëtarëve të Kryesisë së partisë së tij, për të arsyetuar vendimin për të hyrë në qeveri me PAN-in dhe se do ta mbështesin Ramush Haradinaj për kryeministër, ka bërë që partia e Haradinajt, ta quaj "punë të kryer" lidhjen e një marrëveshje me AKR-në. "AKR nuk bën koalicion as me PDK dhe as me dikë tjetër por ndërton marrëveshje qeverisë me mandatarin Ramush Haradinaj, me një mori propozimesh për reforma të cilat vendin do ta ridrejtojnë në binarët e duhur", ka thënë Pacolli në letrën e tij. E Muharrem Nitaj, zëdhënës i AAK-së, ka thënë se ky qëndrim është një fakt që tregon se lidhja e një marrëveshje mes PAN-it dhe AKR-së është punë e kryer. "Pacolli asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të bashkëpunuar me zotin Haradinaj. Kemi biseduar shumë herë me Pacollin dhe AKR-në në mënyrë që të gjejmë një formulë të qëndrueshme që do të jetë dhe kjo është punë e kryer", ka thënë Nitaj/Insajderi.com
The post AAK: Marrëveshja me AKR-në punë e kryer appeared first on INSAJDERI. |
Cili shtet do të jetë më i fuqishëm në vitin 2030 Posted: 04 Sep 2017 08:43 AM PDT Sipas një raporti të publikuar këtë vit, ekonomitë që tani janë në rritje do të dominojnë listën e ekonomive më të fuqishme deri më 2030. Raporti, i publikuar nga "PricewaterhouseCooper", gjeti se ekonomitë në rritje si India dhe Brazili do të sfidojnë dukshëm dominimin ekonomik të SHBA-së dhe Kinës, përderisa të tjerët do të mbesin prapa, transmeton Syri. Raporti i radhit shtetet sipas produktit të tyre të brendshëm global (PPP). PPP është një model i cili përshkruan fuqinë blerëse, pra vlerën e një monedhe të dhënë Kjo është lista e shteteve me ekonomitë më të fuqishme deri më 2030 (të gjithë numrat e cituar më poshtë janë në dollarë amerikanë): 21. Nigeria – 1.794 trilion dollarë 20. Pakistani – 1.868 trilion dollarë 19. Egjipti – 2.049 trilion dollarë 18. Kanadaja – 2.141 trilion dollarë 17. Spanja – 2.159 trilion dollarë 16. Irani – 2.354 trilion dollarë 15. Italia – 2.541 trilion dollarë 14. Koreja e Jugut – 2.651 trilion dollarë 13. Arabia Saudite – 2.755 trilion dollarë 12. Turqia – 2.996 trilion dollarë 11. Franca – 3.377 trilion dollarë 10. Mbretëria e Bashkuar – 3.638 trilion dollarë 9. Meksika – 3.661 trilion dollarë 8. Brazili – 4.439 trilion dollarë 7. Gjermania – 4.707 trilion dollarë 6. Rusia – 4.736 trilion dollarë 5. Indonezia – 5.424 trilion dollarë 4. Japonia – 5.606 trilion dollarë 3. India – 19.511 trilion dollarë 2. SHBA-ja – 23.475 trilion dollarë 1. Kina – 38.008 trilion dollarë The post Cili shtet do të jetë më i fuqishëm në vitin 2030 appeared first on INSAJDERI. |
Bëhet publike letra që Obama i la Trumpit para se të largohet Posted: 04 Sep 2017 08:40 AM PDT Pak ditë para se Barack Obama të linte Shtëpinë e Bardhë, për të hyrë presidenti aktual Donald Trump, u raportua se ai i ka lënë një letër këtij të fundit. Kjo letër është kthyer në veprim tradicional që presidentët amerikanë u lënë pasuesve të tyre në Zyrën Ovale, shkruan Huffington Post, transmeton Koha.net. Megjithatë, Trump atë kohë pati thënë se nuk do ta hap këtë letër, e madje as nuk do e bëjë publike për mediat. Por gjatë ditës së djeshme, kjo letër u bë publike nga ana e Trumpit. Letra e Obamës për Trumpin: Urime për këtë hap të jashtëzakonshëm. Miliona njerëz kanë vënë shpresat e tyre në ju, dhe të gjithë ne, pavarësisht nga partia, ne duhet të shpresojmë për zgjerim prosperiteti dhe sigurie gjatë qëndrimit tuaj këtu. Kjo është një zyre unike, pa një plan të qartë për sukses, kështu që nuk e di nëse ndonjë këshillë nga unë do të ishte e dobishme për ju. Megjithatë, më lejo të jap disa reflektime nga 8 vitet e fundit. Së pari, ne të dy jemi bekuar në mënyra të ndryshme, me një pasuri të madhe e të mirë. Jo të gjithë janë me kaq me fat. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndërtuar më shumë sukses për çdo fëmijë dhe familje që është e gatshme të punojë shumë këtu. Së dyti, lidershipi amerikan në këtë botë me të vërtetë është i domosdoshëm. Varet nga ne, nëpërmjet veprimit dhe shembullit, për të mbështetur rendin ndërkombëtar që është zgjeruar vazhdimisht që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe mbi të cilën varet pasuria dhe siguria jonë. Së treti, ne jemi vetëm banorë të përkohshëm të kësaj zyre. Kjo na bën rojtarë të atyre institucioneve dhe traditave demokratike, si sundimi i ligjit, ndarja e pushteteve, mbrojtja e barabartë dhe liritë qytetare, që paraardhësit tanë luftuan. Pavarësisht nga shtytja dhe tërheqja e politikës ditore, ne duhet t'i lëmë ato instrumente të demokracisë sonë të paktën po aq të forta sa i gjetëm. Dhe së fundi, gjej kohë për ngjarje dhe përgjegjësi për miqtë dhe familjen tënde. Michelle dhe unë ju urojmë juve dhe Melanisë gjitha të mirat në fillimin e një aventure tuaj të mrekullueshme, dhe ta dini se jemi të gatshëm të ju ndihmojnë në çdo mënyrë. Fat të mirë, BO The post Bëhet publike letra që Obama i la Trumpit para se të largohet appeared first on INSAJDERI. |
LDK dhe Vetëvendosje e ftojnë Pacollin, ai thotë se do shkojë me Haradinajn Posted: 04 Sep 2017 08:39 AM PDT Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë përafruar qëndrimet e tyre në ndërtimin e një platforme qeverisëse, ndërsa i bënë thirrje Behgjet Pacollit të AKR-së të kthehet në koalicion, pavarësisht se pak orë më parë ai i ndau rrugët me LDK-në. Avdullah Hoti i LDK-së, pas takimit të sotëm me Dardan Sejdiun e VV-së tha se këto dy subjekte do të kenë takime të përditshme për ta hartuar një platformë. "I bëj ftesë AKR-së të na bashkohet që nga nesër për ta draftuar platformën tonë qeverisëse. Jemi të autorizuar ta arrijmë marrëveshjen e përbashkët dhe ta çojmë këtë marrëveshje në nivelet më të larta", tha Hoti. "Shumë shpejt mund të dalim me platformë të shkruar për qeverisje të përbashkët. Besoj që pas 6 dështimeve të seancës është parë që PAN nuk e ka shumicën e nevojshme në Kuvend", tha Hoti Edhe Dardan Sejdiu i Vetëvendosjes tha se "vendi ka nevojë për platformë dhe qeveri që e kthen zhvillimin ekonomik në binarë, shëndetësinë e arsimin". "Shumica shqiptare duhet të jetë shtylla e qeverisë. Edhe Pacolli duhet të na bashkëngjitet', tha Sejdiu. Por, Pacolli ka thënë se do të formojë qeverinë me Ramush Haradinajn, i cili është i nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA. “AKR nuk bën koalicion as me PDK dhe as me dikë tjetër por ndërton marrëveshje qeverisë me mandatarin Ramush Haradinaj, me një mori propozimesh për reforma të cilat vendin do ta ridrejtojnë në binarët e duhur”, ka thënë Pacolli, në një letër që i ka dërguar Kryesisë së partisë së tij, AKR. /Insajderi.com The post LDK dhe Vetëvendosje e ftojnë Pacollin, ai thotë se do shkojë me Haradinajn appeared first on INSAJDERI. |
Pacolli e quan LDK-në parti “totalisht e paorganizuar” Posted: 04 Sep 2017 08:37 AM PDT Sekretari organizativ i partisë Aleanca Kosova e Re, Rrahim Pacolli e ka mirëpritur ndarjen nga koalicioni LAA edhe pse kur ai ishte krijuar e kishte quajtur koalicion të shpresës, duke iu referuar bashkimit me LDK-në dhe Alternativa. Por tash, thotë se LDK-ja është parti e paorganizuar. "Unë, si shef i Shtabit të AKR-së gjatë fushatës për këto zgjedhje, në koalicion me LDK-në, kam vërejtur se ky subjekt politik është totalisht i pakoordinuar, duke ndikuar kështu edhe numër më të vogël të deputetëve nga radhët e AKR-së", është shprehur ai në Facebook. Sipas tij, ky koalicion, vetëm sa i ka shkaktuar dëme AKR-së. "Si Sekretar Organizativ i partisë Aleanca Kosova e Re, mirëpres ndarjen nga koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën. Ky koalicion vetëm sa i ka shkaktuar dëme AKR-së. Sikur në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të 11 qershorit, AKR-ja të garonte si e vetme, sigurisht se do të merrte 10 mandate në Kuvendin e Kosovës", ka shkruar ai./Insajderi.com The post Pacolli e quan LDK-në parti "totalisht e paorganizuar" appeared first on INSAJDERI. |
Arsyet e Behgjet Pacollit për të formuar qeverinë me PAN-in Posted: 04 Sep 2017 08:20 AM PDT Behgjet Pacolli ka renditur një numër të arsyeve, të cilat sipas tij, ndikuan që Aleanca Kosova e Re (AKR) të bashkëpunojë me Ramush Haradinajn për të tentuar që të formojnë qeverinë e ardhshme të Kosovës. Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, u ka sot shkruar një letër gjithë anëtarëve të Kryesisë së partisë së tij, për të arsyetuar vendimin për të hyrë në qeveri me PAN-in. Në këtë letër, Pacolli thotë se bllokimi i institucioneve është njëra prej arsyeve që e shtyen AKR-në të krijojë marrëveshje me PAN-in. “Kosova nuk e ka luksin që të qëndrojë e bllokuar. Janë miliona e miliona euro që kanë humbur si rezultat i bllokadës politike. Madje janë rrezikuar edhe pagesat për veteranët e luftës nga bllokada. Në perspektivën afatshkurtër rrezikoheshin edhe pagat e mbi 60 mijë shërbyesve civil”, ka shkruar Pacolli. Ai ka thënë se edhe humbja e miqve ndërkombëtarë dhe prishja e imazhit të Kosovës është njëra prej arsyeve. “Ndërkombëtarisht Kosova po humb çdo ditë miqtë e vet, imazhin dhe besimin. Investitorët në vend se të vijnë, po ikin ndërsa Kosova ditë pas dite po izolohet”, ka thënë Pacolli. Presidenti i AKR-së ka treguar edhe çështjet për të cilat kanë rënë dakord me koalicion PDK-AAK-NISMA, që të kenë prioritet në platformën e përbashkët qeverisëse. “Reformat në administratën publike, ligjin e prokurimit, në gjyqësi për përshpejtimin e trajtimit të lëndëve të patrajtuara, rifunksionalizimin e zonave të lira ekonomike, krijimin e instrumenteve moderne për futjen e pronave të Kosovës në zinxhirin ekonomik, reformave në bujqësi, ruajtjen e ambientit, rifunksionalizimin e minierave, zhvillimin e infrastrukturës moderne, investimet në shëndetësi, arsim, kulturë dhe sport, ruajtjen e trashëgimisë kulturore”, ka thënë Pacolli. Ai ka thënë se për këto tema “ekziston një dakordim i plotë”, me të nominuarin për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj. /Insajderi.com The post Arsyet e Behgjet Pacollit për të formuar qeverinë me PAN-in appeared first on INSAJDERI. |
Vetëvendosje flet për një “qeveri shqiptare”, ka një kërkesë për AAK-në e Nismën Posted: 04 Sep 2017 08:05 AM PDT Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka thënë sot se partia së cilës ai i takon është dakorduar që së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) të formojnë një platformë qeverisëse. “Është lajm i mirë që prej sot jemi më të vendosur që të punojmë më shumë rreth kësaj. Jemi dakorduar që edhe nesër të vazhdojmë takimin e radhës", deklaroi Sjediu, pas takimit që përfaqësuesit e VV-së patën me ata të LDK-së. Ai po ashtu ka ftuar AAK-në e Nismën për Kosovën që t’i bashkohen LDK-së, AKR-së e Alternativës që të formojnë një qeveri shqiptare dhe ta çojnë në opozitë PDK-në. "Me LDK-në e Alternativën kemi një diskutim për një qeveri shqiptare, pra me 61 deputetë shqiptarë… prej këtu u bëjë thirrje LDK-së, AAK-së, Nismës që të na bashkohen dhe PDK-ja të shkoj në opozitë", deklaroi Sejdiu. /Insajderi.com The post Vetëvendosje flet për një “qeveri shqiptare”, ka një kërkesë për AAK-në e Nismën appeared first on INSAJDERI. |
Vetëvendosje tregon çfarë biseduan me përfaqësuesit e LDK-së Posted: 04 Sep 2017 07:59 AM PDT Dardan Sejdiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se në këtë takim të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) janë dakorduar që të vazhdojnë me punën në ndërtimin e platformës qeverisëse. "E kishim takimin me përfaqësuesit e LDK-se e Alternativës. Në këtë takim u dakorduam që të vazhdojmë me punën në ndërtimin e një platforme qeverisëse. Është lajm i mirë që prej sot jemi më të vendosur që të punojmë më shumë rreth kësaj. Jemi dakorduar që edhe nesër të vazhdojmë takimin e radhës…", ka thënë Sejdiu. Ai po ashtu ka thënë se ky vend ka nevojë për një qeveri të mirëfilltë e cila ka program e platformë qeverisëse e jo për pazare e numra politik. "Ky vend ka nevojë për një platformë dhe një qeveri që e kthen zhvillimin në binar…..arsimin e drejtësinë e vendos në kuadër të zhvillimit të vendit. Kosova ka nevojë për një qeveri të tillë, pra qeveri e cila bazohet në platformë e program e jo qeveri e cila bazohet në numra e pazare….", ka thënë Sejdiu. /Insajderi.com
The post Vetëvendosje tregon çfarë biseduan me përfaqësuesit e LDK-së appeared first on INSAJDERI. |
LDK konfirmon se “shumë shpejtë” do krijojë koalicion me Vetëvendosjen Posted: 04 Sep 2017 07:52 AM PDT Avdullah Hoti ka thënë se Lidhja Demokratik e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke përafruar qëndrimet mes vete dhe “shumë shpejtë” do të krijojnë një platformë qeverisëse. I nominuari për kryeministër nga radhët e LDK-së deklaroi se kanë arritur përafrime me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se takimet tani e tutje do të shpeshtohen. "Nga nesër do të kemi takime ditore dhe nga nesër ju do të njoftoheni… tashmë e dimë se cilat janë pikat që na bashkojnë dhe do e shohim se si të vazhdojmë. Ne kemi studiuar në detaje programin e Vetëvendosjes, tanimë e dimë se cilat janl pikat që na bashkojmë. Unë besoj që shumë shpejtë ne do të dalim dhe do të nënshkruajmë një platformë të qeverisjes së përbashkët", tha Hoti. Ai po ashtu ka thënë se kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se dëshiron që të krijoj një grup të vetin parlamentar. "Në bazë të fjalimit të tij është i interesuar që të krijoj një grup të tij parlamentar dhe ka shprehur dëshirë që ne të përafrohemi me ‘Vetëvendosjen’", deklaroi Hoti. /Insajderi.com The post LDK konfirmon se “shumë shpejtë” do krijojë koalicion me Vetëvendosjen appeared first on INSAJDERI. |
Detaje nga takimi i LDK-së me Vetëvendosjen Posted: 04 Sep 2017 07:41 AM PDT Ka përfunduar takimi në mes LDK-së, Alternativës në njërën anë, dhe Vetëvendosjes në anën tjetër, për të diskutuar rreth harmonizimit të platformës programore për qeverisjen e vendit. Ky takim erdhi urgjentisht pasi lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, konfirmoi largimin nga koalicioni me LDK-së dhe Alternativën. Ilir Deda, si përfaqësues i Alternativës në këtë takim, ka dhënë detaje nga ajo që u fol aty. Ai ka thënë se takimi që u mbajt sot është në frymën e takimit të para 10 ditëve. "Kemi pajtim për pikat programore, dhe ato do të listohen nesër. Po ashtu, nesër do të flitet edhe për pikat që do të diskutohen", ka thënë Deda pas takimit. Megjithatë, ai e pranon se këto takime janë shumë të vonuara. "Shumë jemi vonë, por më mirë është se kemi filluar të diskutojmë se si do të qeveriset vendi jonë", ka shtuar ai. Sa i përket asaj se AKR do të formojë grup të veçantë parlamentar, Deda beson se kjo është në frymën e presionit ndaj LDK-së dhe Vetëvendosjes që sa më parë t'i harmonizojnë qëndrimet e platformës. "Unë pres që në takimin e nesërm të jetë i pranishëm edhe përfaqësuesi i AKR-së", ka thënë ai./Insajderi.com The post Detaje nga takimi i LDK-së me Vetëvendosjen appeared first on INSAJDERI. |
Pacolli: Po bëjmë marrëveshje me Ramush Haradinajn Posted: 04 Sep 2017 07:39 AM PDT Kjo është letra e plotë e tij: Pse AKR në qeveri Vendi u bllokua Qëndrimi AKR-së ka qenë që Kosovës pas rezultateve të 11 qershorit i nevojitet një qeveri me bazë të gjerë. AKR dhe deputetët e saj sikurse edhe subjektet tjera në koalicionin LAA kanë autorizuar Kryetarin e LDK-së që të negociojë me subjekte e koalicione të tjera për t`i themeluar institucionet e reja. AKR ka qenë insistuese në vazhdimësi që LDK dhe LVV të arrijnë një marrëveshje për krijimin e shumicës parlamentare. E kemi prit VV dhe LDK për me arrit një marrëveshje por ka qenë e kotë. Iu dhamë edhe një limit kohor, me vullnetin e mirë që marrëveshja të arrihej. Kemi ndërmjetësuar në mënyrë active në këtë drejtim por ka qenë e kotë. Kemi insistu për qeveri gjithëpërfshirëse ose teknike për një periudhë të caktuar ku do të merrnin pjesë të gjitha partitë ku do të zgjidheshin dhjet pikat kyçe që do ta mbajnë Kosovën peng, e pastaj të shkohet në zgjedhje. Edhe këtë opsion nuk e deshi askush. Kosova nuk e ka luksin që të qëndrojë e bllokuar. Janë miliona e miliona euro që kanë humbur si rezultat I bllokadës politike. Madje janë rrezikuar edhe pagesat për veteranët e luftës nga bllokada. Në perspektivën afatshkurtër rrezikoheshin edhe pagat e mbi 60 mijë shërbyesve civil. Ndërkombëtarisht Kosova po humb çdo ditë miqtë e vet, imazhin dhe besimin. Investitorët në vend se të vijnë, po ikin ndërsa Kosova ditë pas dite po izolohet. AKR si parti liberale që gjithmonë ka vënë në rend të parë interesin e shtetit dhe qytetarëve nuk ka mundur të jetë as pjesë e bllokadës dhe mos të bëjë zgjidhje aty ku mundet. AKR tani për interes të qytetarëve dhe të kësaj çka u tha, ka vendosur që të mbështes mandatarin e qeverisë, në mënyrë që vendit ti jap një qeveri, dhe ta nxjerrë vendin nga kjo krizë e rëndë institucionale, pa krijuar trauma tjera për qytetarët dhe në imazhin e Kosovës. AKR nuk bën koalicion as me PDK dhe as me dikë tjetër por ndërton marrëveshje qeverisë me mandatarin Ramush Haradinaj, me një mori propozimesh për reforma të cilat vendin do ta ridrejtojnë në binarët e duhur. Reformat në administratën publike, ligjin e prokurimit, në gjyqësi për përshpejtimin e trajtimit të lëndëve të patrajtuara, rifunksionalizimin e zonave të lira ekonomike, krijimin e instrumenteve moderne për futjen e pronave të Kosovës në zinxhirin ekonomik, reformave në bujqësi, ruajtjen e ambientit, rifunksionalizimin e minierave, zhvillimin e infrastrukturës moderne, investimet në shëndetësi, arsim, kulturë dhe sport, ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Integrimi I Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe organizatat botërore njohje dhe anëtarësimet, paraqesin një kusht të pamohueshëm të bashkëpunimit. Këto janë temat të cilat janë diskutuar me mandatarin e qeverisë, dhe për të cilat ekziston një dakordim i plotë. Ministritë të cilat udhëhiqen nga AKR do të jenë efikase, të suksesshme dhe me rezultate të prekshme pozitive nga qytetarët. The post Pacolli: Po bëjmë marrëveshje me Ramush Haradinajn appeared first on INSAJDERI. |
Gjykata Supreme nuk gjen asnjë shkelje ligjore në rastin “Drenica 2” Posted: 04 Sep 2017 07:32 AM PDT Gjykata Supreme ka vërtetuar fajësinë e Sylejman Selimit, Zeqir Demakut dhe Isni Thaçit, duke i refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë së të dënuarve. “Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar të gjitha kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë si të pabazuara”, ka bërë të ditur Gjykata. Përmes një njoftimi për media, Gjykata Supreme ka theksuar se një seancë këshillimi dhe votimi rreth këtij rasti është mbajtur në këtë gjykatë, më 19 korrik të këtij viti. “Gjykata Supreme e Kosovës ka mbajtur seancë këshillimi dhe votimi më datën 19 korrik 2017 në lidhje me 11 kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë, të gjitha të ushtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës të datës 27 maj 2015 në rastin nr. P 58/14, dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të datës 14 shtator 2016 në rastin nr. PAKR 456/15 nga mbrojtësit përkatës në emër të të pandehurve dhe nga dy të pandehur bashkërisht”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme. Gjykata Supreme i ka refuzuar pretendimet përkitazi me konceptin e dëshmitarit armiqësor, duke u pajtuar me vendimet e gjykatave më të ulëta se KPP-ja nuk e njeh këtë koncept, por duke theksuar, në të njëjtën kohë, se ky koncept është në përputhje me detyrat që i janë caktuar edhe gjykatës, edhe kryetarit të trupit gjykues me KPP. Të gjitha pretendimet e tjera janë refuzuar si të pabazuara. Më 27 maj 2015, Gjykata Themelore në Mitrovicë vendosi se Sylejman Selimi, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Isni Thaci janë "Fajtorë" për veprën penale Trajtim mizor, torturë dhe trajtim poshtërues dhe degradues ndaj qytetarëve (shqiptarë të Kosovës) dhe i dënoi me shtatë (7) vjet për z. Selimi dhe me nga gjashtë (6) vjet për të tjerët. Ndërsa më 14 shtator të vitit 2016, Gjykata e Apelit vendosi që të konfirmojë dënimet për e shqiptuara nga Gjykata Themelore e Mitrovicës. Ndryshim kishte vetëm te dënimi i Sylejman Selimit, dënimi i të cilit është zbritur nga 8 në 7 vjet burgim. /Insajderi.com The post Gjykata Supreme nuk gjen asnjë shkelje ligjore në rastin “Drenica 2” appeared first on INSAJDERI. |
“Largimi i AKR-së nga koalicioni ishte i paralajmëruar” Posted: 04 Sep 2017 07:22 AM PDT Aleanca Kosova e Re ka ndërprerë bashkëpunimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën. Vetë kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, pas një takimi me Isa Mustafën, në prononcim për media tha se kanë shkëputur marrëdhëniet dhe se tani do të provojë të formojë një grup unik parlamentar. Kjo ndarje, sipas analistit politik, Ramush Tahiri, ishte "ndarje e paralajmëruar". Tahiri beson se ndarja erdhi pasi nuk u plotësuan kërkesat e Pacollit. "Pacolli kishte kërkuar nga Albin Kurti dhe Isa Mustafa t'i kapërcejnë dallimet dhe të bëjnë marrëveshje për të qeverisur vendim", deklaroi ai në një prononcim për Klan Kosovën. Tahiri thotë se dakordimi për shkëputje raportesh "duket se dje është arritur, ndërsa sot vetëm është zyrtarizuar". Pacolli nuk është shprehur se menjëherë pas ndarjes me LDK-në do t'i bashkohet koalicionit PAN, porse ka lënë të kuptohet se diçka e tillë mund të ndodhë. Këtë rrjedhë gjërash e parashikon edhe analisti Tahiri. "AKR ka shprehur interes t'i bashkëngjitet PAN duke u bërë pjese e qeverisjes dhe duke ia mundësuar koalicionit fitues të kërkojë thirrjen e vazhdimit të mbledhjes së Kuvendit e më vonë zgjedhjen e Qeverisë". Por, sipas tij, as votat e AKR-së nuk garantojnë shumicë të thjeshtë për PAN-in. "Mbetet të shihet a do të jenë të mjaftueshme votat e AKR për zhbllokim apo vendi prapëseprapë do të shkojë në zgjedhje". The post “Largimi i AKR-së nga koalicioni ishte i paralajmëruar” appeared first on INSAJDERI. |
Kosovari që sfidon sot Serbinë në EuroBasket, flet serbisht me gazetarët Posted: 04 Sep 2017 07:22 AM PDT I lindur dhe i rritur në Prishtinë, Kenan Spahiu, përfaqëson ngjyrat e reprezentacionit të Turqisë në basketboll. Prishtinasi, sot, për herë të parë do të ndeshet kundër Serbisë, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të “EuroBasket 2017”. Ndeshja mes Turqisë dhe Serbisë do të zhvillohet sonte me fillim prej orës 20:00, në Stamboll, raporton Insajderi. Një ditë para ndeshjes, të dielën, kosovari Spahiu dha një intervistë për mediat serbe rreth ndeshjes kundër Serbisë. Në këtë prononcim, ai foli në gjuhën serbe. Tha se Serbia është një skuadër shumë e mirë. "E dijmë që do të jetë e vështirë, pasi Serbia është skuadër shumë e mirë edhe pa Milosh Teodosiçin dhe Nemanja Bjelican. Do të jetë një ndeshje e vështirë por ne do të luajmë në shtëpi", ka thënë Spahiu, teksa fliste rrjedhshëm në gjuhën serbe. Spahiu tregoi “armën” më të fortë të Serbisë, dhe pikat më të forta të përfaqësueses turke. "Marjanoviç është rreziku kryesor për ne, përderisa në skuadrën tonë kemi shutera të shkëlqyeshëm si Osman, Mahmutoglu dhe Korkmaz. Ne duhet që t'i gjejmë ata të lirë, dhe kaq mjafton", ka thënë Spahiu. Turqia ka një bilanc prej dy humbjesh dhe një fitoreje në dy ndeshjet e para të EuroBasketit, ndërsa Serbia numëron dy fitore dhe vetëm një humbje. /Insajderi.com The post Kosovari që sfidon sot Serbinë në EuroBasket, flet serbisht me gazetarët appeared first on INSAJDERI. |
You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |