INSAJDERI: “Myftiu i Tiranës mohon se u mbulua shtatorja e Skënderbeut” plus 19 more |
- Myftiu i Tiranës mohon se u mbulua shtatorja e Skënderbeut
- Bunjaki tregon armën më të fortë të Kosovës përball Kroacisë
- Majmuni parashikon fituesin e ndeshjes Kroaci – Kosovë
- Kërcënohet me jetë Myftiu i Tiranës
- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë injoron debatin për Skënderbeun, merret me një drekë
- Imam Musliu: Çdo festë po provojnë të na bëjnë me gjak
- “Adem Jashari sakrifikoi djalin e vet për ta mbrojtur familjen”
- “S’mund të fshehësh me një perde identitetin kombëtar”
- “E kam qeshur e tallur Skënderbeun, por kur pashë që e zunë me perde…”
- “Mbulimi i Skënderbeut, akt i denjë taleban në kufijtë e terrorizmit”
- Kandidati për kryeministër e feston Kurban Bajramin me birrë
- Donis Avdijaj transferohet në Turqi?
- AKR thotë se Isa Mustafa po tenton t’i afrohet PDK-së
- Erdogan: Nuk më intereson fare për aktakuzën e ngritur në SHBA
- Zbulohet paga “marramendëse” e Dembeles në Barcelonë
- Kërkohet nga Presidenti që të veprojë për zhbllokimin e situatës politike
- Provokatorët realë të Skënderbeut!
- Babai i gjyqtares së vrarë: E dija që do ma vriste
- Barcelona ende pas Coutinhos, Liverpooli ka një vendim për brazilianin
- Sekserët punojnë edhe për Bajram – Ish-ministri takohet me Haradinajn
| Myftiu i Tiranës mohon se u mbulua shtatorja e Skënderbeut Posted: 01 Sep 2017 10:26 AM PDT Lutja e mëngjesit e festës së besimtarëve myslimanë "Kurban Bajramit", edhe këtë vit u fal në sheshin "Skënderbe" në Tiranë, në pritje të përfundimit të Xhamisë së Namazgjasë, e cila për nga madhësia e saj pritet të shmangë faljet në shesh të besimtarëve shqiptarë. Më shumë sesa simbolika e kësaj dite të veçantë për besimtarët, zëri është ngritur për atë që po konsiderohet skandal, dhe që ka të bëjë me 'mbulimin' nga një monitor, të bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, të vendosur në qendër të sheshit që mban emrin e tij. Në një reagim nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, situata duket krejt ndryshe. Gurra thotë se vendosja e monitorit është bërë 10 metra larg monumentit të Skënderbeut, dhe nuk ka asnjë qëllim për të mbuluar imazhin e tij, të konsideruar dhe të pranuar si hero të kombit, edhe nga ana e myslimanëve. "Është absurde, është gjëja më non sens që mund të ndodhte nëse ka njeri në komunitet që mendon se në rastet e një falje të Bajramit do të çonim nëpërmed të mbuluarit e bustit, çfarëdo busti, siç është ai i heroit kombëtar”, – shprehet ai. Sa i përket idhujtarisë, Myftiu sqaron se në rastet e faljes së namazit në shtëpi, "është e këshillueshme, e sugjerueshme që të mos ketë pamje frymore, (një portret -njeriu ose kafshe) por kjo nuk përjashton në mënyrë kategorike të mos mbajturit e tyre. "Kur falesh në dhomë ajo thjesht duhet të mos jetë vizuale, e dukshme për ty. Nëse pas ndonjë xhamie do të ishte ndonjë bust, idhujtarinë që mund të ushqejmë ne na mbron një mur ndarës i xhamisë? Kjo është absurde! Ndërsa në rastin e faljes në sheshin Skënderbeu, pjesa drejtpërdrejt sheshit bajramin e kaluar është lënë bosh, për shkak se në shesh kishte monitorë të gatshëm të Bashkisë së Tiranës (të vendosur në pjesën me gungë në mes të sheshit", sqaron ai. Ylli Gurra thekson se organizimi i faljes u bë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, dhe ekranet ishin më të mëdhenj se në Bajramin e vogël në qershor. "Këtë vit nuk pati një strukturë të ngritur nga Bashkia dhe për efekt teknik, monitorët u vendosën në lartësi të tillë që pjesa e ngritur në mes të sheshit të mos i pengonte shikimin besimtarëve që ndodheshin pranë Hotel Tiranës. Kjo për shkak se sheshi vjen me ulje kur i afrohesh bustit të "Skënderbeut",- shton Myftiu i Tiranës. Për situatën e krijuar dhe akuzat e ngritura se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ka bërë me qëllim mbulimin e bustit të Skënderbeut për shkak se nuk e pranon heroin kombëtar, Ylli Gurra thotë se ka marrë edhe kërcënime me jetë. "Unë kam marrë edhe kërcënime me jetë, në Facebook. Sot paradite. Persona me emër mbiemër. Një pjesë duket nga Kosova. I mëshojnë shumë pjesës që "ju nuk jeni shqiptarë duhet të ikni, jeni turq", tregon Gurra për Express. Sipas Myftiut të Tiranës e gjithë kjo krijohet për efekt të përçarjes së besimtarëve. “Ushqyerja e ndasisë, e urrejtjes, sado minimale të jetë është nga rreziqet më fatale, më goditëse. Urrejtje fetare të këtij lloji, në këtë mënyrë, kaq shpejt dhe kaq shumë në lidhje me Bajramin, nuk ka pasur ndonjëherë”, – përfundoi për Myftiu i Tiranës Ylli Gurra.
The post Myftiu i Tiranës mohon se u mbulua shtatorja e Skënderbeut appeared first on INSAJDERI. |
| Bunjaki tregon armën më të fortë të Kosovës përball Kroacisë Posted: 01 Sep 2017 10:23 AM PDT Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki ka thënë sot në konferencë për shtyp se Kosova mund ta befasojë Kroacinë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës që zhvillohet të shtunën. Bunjaki tregoi armën më të fortë, që sipas tij, Kosova e posedon përball Kroacisë. "Mendoj se pavarësisht përvojës së shkurtër që kemi së bashku, gjashtë lojë. Realisht 19 stërvitje së bashku prej tetorit të kaluar. Nuk kemi asgjë që të dëshmojmë më shumë sesa të befasojmë. Kjo mund të jetë arma jonë kryesore", është shprehur Bunjaki. Ndeshja mes Kosovës dhe Kroacisë do të zhvillohet të shtunën me fillim prej orës 20:45. /Insajderi.com The post Bunjaki tregon armën më të fortë të Kosovës përball Kroacisë appeared first on INSAJDERI. |
| Majmuni parashikon fituesin e ndeshjes Kroaci – Kosovë Posted: 01 Sep 2017 10:15 AM PDT Majmuni nga kopshti zoologjik në Zagreb, i njohur me emrin Kent, ka parashikuar se Kroacia do ta fitojë ndeshjen ndaj Kosovës të shtunën. Majmuni Kent, i cili ka parashikuar edhe më parë ndeshjet e kombëtares kroate, i duhej të zgjidhte ushqimin që ishte vendosur në dy kuti të vogla, për të bërë parashikimin e ndeshjes. Në njërën kuti ishte i stampuar flamuri i Kosovës, ndërsa në tjetrën ai i Kroacisë, raporton Insajderi. Në fund, Kent zgjodhi ushqimin që ishte i vendosur në kutinë e Kroacisë. Shumë nejrëz ishin mbledhur për të parë parashikimin e majmunit Kent, në kopshtin zoologjik në Zagreb. /Insajderi.com The post Majmuni parashikon fituesin e ndeshjes Kroaci – Kosovë appeared first on INSAJDERI. |
| Kërcënohet me jetë Myftiu i Tiranës Posted: 01 Sep 2017 10:13 AM PDT Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ka thënë se ka pranuar kërcënime me jetë në rrjetin social Facebook, pasi myslimanët shqiptarë në Tiranë e “mbuluan” shtatoren e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu teksa e falën namazin e Kurban Bajramit në Tiranë. Për situatën e krijuar dhe akuzat e ngritura se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ka bërë me qëllim mbulimin e bustit të Skënderbeut për shkak se nuk e pranon heroin kombëtar, Ylli Gurra thotë se ka mori kërcënime me jetë. "Unë kam marrë edhe kërcënime me jetë, në Facebook. Sot paradite. Persona me emër mbiemër. Një pjesë duket nga Kosova. I mëshojnë shumë pjesës që "ju nuk jeni shqiptarë duhet të ikni, jeni turq", ka thënë Gurra për Express. Sipas Myftiut të Tiranës e gjithë kjo krijohet për efekt të përçarjes së besimtarëve. “Ushqyerja e ndasisë, e urrejtjes, sado minimale të jetë është nga rreziqet më fatale, më goditëse. Urrejtje fetare të këtij lloji, në këtë mënyrë, kaq shpejt dhe kaq shumë në lidhje me Bajramin, nuk ka patur ndonjëherë”, përfundoi Myftiu i Tiranës. /GazetaExpress The post Kërcënohet me jetë Myftiu i Tiranës appeared first on INSAJDERI. |
| Komuniteti Mysliman i Shqipërisë injoron debatin për Skënderbeun, merret me një drekë Posted: 01 Sep 2017 09:46 AM PDT Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ende nuk ka komentuar debatin mbi “mbulimin” e shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në faljen e namazit të Kurban Bajramit në ambient publik në Tiranë. KMSH, përmes një komunikate për media, ka njoftuar për shtrimin e një dreke për Shtëpinë e të Moshurave në Tiranë por nuk dhënë sqarim për mbulimin e pjesshëm të shtatorës së Skënderbeut. “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me rastin e Kurban Bajramit ka shtruar drekën e kësaj feste në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë. Qëllimi i kësaj dreke ishte që të moshuarit të kalonin një ditë ndryshe, duke festuar me njëri-tjetrin dhe duke shkëmbyer urime për Kurban Bajramin”, thuhet në njoftimin e KSHM-së. Gjatë drekës i pranishëm ishte edhe kryetari i KMSH-së, Skender Bruçaj, i cili theksoi se simbolika e kësaj feste është të qëndruarit pranë njerëzve në nevojë, të moshuarve, fëmijëve, etj. "Në mungesë të prindërve të mi, jam këtu sot për të ndarë disa çaste gëzimi me ju. Për mua është një kënaqësi e veçantë të jem në mesin tuaj dhe ta festoj këtë drekë bajrami me njerëz si ju", tha ndër të tjera kreu i KMSH-së. Gjatë kësaj dreke punonjës të KMSH-së drekuan dhe biseduan me të moshuarit duke mundësuar që ata të kalonin një kohë të këndshme më rastin e Kurban Bajramit. Shtatorja e Skënderbeut u mbulua përmes një ekrani të madh në sheshin që mban emrin e heroit kombëtar shqiptar, teksa besimtarët myslimanë e falën namazin e Kurban Bajramit sot në mëngjes. /Insajderi.com The post Komuniteti Mysliman i Shqipërisë injoron debatin për Skënderbeun, merret me një drekë appeared first on INSAJDERI. |
| Imam Musliu: Çdo festë po provojnë të na bëjnë me gjak Posted: 01 Sep 2017 09:44 AM PDT Imami i Drenasit, Osman Musliu, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se s'ka shqiptar që e pengon figura e heroit kombëtar Skënderbeu, porse nëse ai është mbuluar në një pjesë sot gjatë faljes së Kurban Bajramit në Tiranë, ashtu siç u raportua, atëherë kjo është bërë vetëm sa për të respektuar normat e fesë, pasi gjatë faljes nuk bën t'i drejtohemi asnjë figure, qoftë kjo pikturë, skulpturë, apo diçka tjetër. Musliu, që është paraqitur me plis të bardhë në studio, pohoi se disa njerëz që s'ia duan të mirën myslimanëve, po provojnë që çdo festë ta "bëjnë me gjak". "Çdo festë po kanë tendencë të na bëjnë me gjak. Ata kanë respektuar rregullat e fesë. Objekti që të shtynë të mendosh se je duke iu falur atij, atëherë duhet të mënjanohet", ka shpjeguar Musliu. "Prandaj këtë veprim unë e arsyetoj". "Jam i bindur që shqiptarëve të Tiranës nuk iu ka penguar figura e Skënderbeut". Me këtë mbulim të figurës së heroit, nëse veç ka ndodhur, "asnjë shqiptar i besimit islam nuk e besoj që është fyer sot", ka deklaruar Musliu. The post Imam Musliu: Çdo festë po provojnë të na bëjnë me gjak appeared first on INSAJDERI. |
| “Adem Jashari sakrifikoi djalin e vet për ta mbrojtur familjen” Posted: 01 Sep 2017 09:35 AM PDT Imami nga Drenasi, Osman Musliu ka thënë sot se Komandanti i UÇK-së Adem Jashari kishte sakrifikuar djalin e tij për ta mbrojtur familjen nga ushtria serbe. Musliu, i cili ishte i ftuar në një debat televiziv në Klan Kosova bashkë me sociologun dhe anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje Sadri Ramabaja, deklaroi se sakrifikimin e të birit për familjen e vet, Adem Jashari e kishte mësim nga feja islame. “E kam një informate tepër të besueshme. Ushtria serbe ia kanë zënë rob djalin e Adem Jasharit për me përdor si mbulojë për të hyrë në shtëpi. Adem Jashari ka thënë se do ta sakrifikoj djalin e tij e nuk do ta jap familjen dhe nuk dodorëzohet. Këto mësime i ka marrë nga feja islame, sakrificën”, deklaroi Imami nga Drenasi. Pas kësaj deklarate të Musliut, reagoi anëtari i VV-së, Sadri Ramabaja. Ai i tha Musliut që të mos manipulojë me figurën e heroit, Adem Jashari. “Mos e përfshi heroin Adem Jashari me fe, mos manipulo”, i tha Ramabaja, Musliut. /Insajderi.com The post “Adem Jashari sakrifikoi djalin e vet për ta mbrojtur familjen” appeared first on INSAJDERI. |
| “S’mund të fshehësh me një perde identitetin kombëtar” Posted: 01 Sep 2017 09:33 AM PDT Tema e mbulimit apo jo të bustit të heroit tonë kombëtar Skënderbeu nga ana e komunitetit mysliman me rastin e festës së Bajramit ka sjellë reagime të forta në publik. Ish- aleati i Edi Ramës, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule e akuzon se me këtë akt po kërkohet të fshihet identiteti kombëtar. "Kaq larg të çon makiavelizmi z Rama sa të mendosh se me një perde mund të fshehësh edhe identitetin, edhe historinë?!", shkruan Dule. The post "S'mund të fshehësh me një perde identitetin kombëtar" appeared first on INSAJDERI. |
| “E kam qeshur e tallur Skënderbeun, por kur pashë që e zunë me perde…” Posted: 01 Sep 2017 09:19 AM PDT "Jam tallur aq shumë me Skënderbeun sa pa dyshim e ka tepruar, por kur pashë se sot ma kishin zënë me perde që të mos shihej…" Kreu i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale të Shqipërisë, Artan Lame i bashkohet personave që mendojnë se këtë të premte u konsumua një akt i turpshëm i mbulimit të stutatujës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Skënderbeu u mbulua nga organizuesit myslimanë të lutjes së Bajramit në sheshin kryesor të Tiranës. Sipas Lames, pavarësisht se ai nuk e ka ndalur kritikën dhe ironinë për Skënderbeun si një person historik, (dhe jo si një mit), sërish kjo e premte e "detyron" atë që të thotë: “Je suis Scanderbeg” (Edhe unë jam Skënderbe). Për më tepër lexoni statusin e plotë: ![]()
The post "E kam qeshur e tallur Skënderbeun, por kur pashë që e zunë me perde…" appeared first on INSAJDERI. |
| “Mbulimi i Skënderbeut, akt i denjë taleban në kufijtë e terrorizmit” Posted: 01 Sep 2017 09:12 AM PDT Pedagogu dhe anëtari i PD-së, Agron Gjekmarkaj e cilëson një akt i denjë taleban në kufijtë e terrorizmit mbulimin e bustit të heroit tonë kombëtar Skënderbeu nga ana e komitetit mysliman me rastin e festës së Bajramit. Ai e quan një akt fyes i mbushur plot për plot me urrejtje, një akt i rrezikshëm për themelet e rendit Kushtetues. Shkrimi i plotë i Agron Gjekmarkajt: Sot në një ditë të shenjtë, siç është kjo e Bajramit, u konsumua një ngjarje në kufijtë e aktit terrorist ndaj Heroit tonë Kombëtar. Nuk jam në gjendje ta ndaj, a ta quaj se kush, por organizatorët e faljes së Namazit në sheshin "Skënderbej", mbuluan me perçe të zezë monumentin e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Një akt i denjë veç për talebanët e Afganistanit; një akt fyes i mbushur plot për plot me urrejtje; një akt i rrezikshëm për themelet e rendit Kushtetues. Guxim sfidues, guxim barbar; guxim njollosës në jetë të jetëve. Perçembuluesit sfiduan historinë; identitetin; heroin po e po, rreth të cilit ka mbi dy dekada që gjuajnë galmuça me baltë. Sot hija e tij i bezdiste; kujtimi i tij më shumë; lufta ndaj otomanëve shumë më tepër, ndaj o burra ta mbulojmë. Skënderbeu është i të gjithëve. Pa të nuk do të ekzistonte as kombi e as shteti. Te betejat e tij, Rilindja Kombëtare gjeti brumin për ideologjinë Kombëtare. Me qenë se Europa e njohu menjëherë për të vetin, e në nder të tij na e dha pavarësinë, e thënë ndryshe: ai qe shtiza ku u var flamuri kombëtar me shkabën e tij. Pa të sot s'do të kishte shqiptarë; as katolikë, as ortodoksë dhe as myslimanë. Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Faik Konica, Fan Noli, jo rastësisht plazmuan jo vetëm letërsinë, por edhe platformën e ringritjes shqiptare me kontributin e Gjergj Kastriotit në mbrojtje të qytetërimit europian me besë e shpresë që kontinenti në ato kohë të vështira do na e kthente atë. Dhe na e ktheu. Shumëkush tani i tjetërsuar e mërzit kjo gjë. Dumbabizmisi si qelb i ndyrë shpërtheu venave të Shqipërisë. Çuditërisht ai u rishfaq bashkë me lirinë përsëri, edhe më i mbrapshtë në vitin 1991. Nuk mungoi syshkelja nga shteti i ri demokratik, i cili ishte votëbesuar për thirrjen "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", por dërgatat e para i çoi në Xheda dhe anëtarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike duke kompromentuar natyrën laike të Republikës. Mjekrat dhe çallmat otomane nuk e mundën dot në 25 vite luftë Gjergjin e Madh. Ndonjë stërnip i tyre që padrejtësisht e thërret veten shqiptar e ka gjetur formën e vet të hakmarrjes. O të mjerë, Skënderbeu është i të gjithëve. Nuk është vetëm i të krishterëve. Kuptojeni këtë! Po shteti ku është? Hipokrit dhe i nënshtruar duke ua shkelur syrin për një votë më tepër klerikëve, është gati të bëjë koncesione të frikshme. Pse kryetari i Bashkisë duhet ta japë sheshin "Skëndebej" për rite fetare?! Pse?! Ai është simbol edhe i laicizmit edhe i bashkëjetesës fetare. Pse Veliaj nuk e pengoi aktin e turpshëm me policët e vet?! Çfarë pret të ndodhë më shumë?! Kur vjen puna për të gjobitur ndonjë grua të varfër që shet qepë turren të gjithë me tërbim, ndërsa kur cenohet krenaria kombëtare as që u bën përshtypje. Komuniteti Mysliman, sidomos krerët e tij, duhet të kërkojnë falje publike. Ata sot e kanë fyer Shqipërinë. Ata sot kanë kompromentuar ëndrrën europiane, duke zbuluar nëpërmjet një detaji, diçka të frikshme që të trishton për të ardhmen e përbashkët. Ata që nuk e duan Skënderbeun nuk mund të jenë shqiptarë; nuk mund të aspirojnë Europën e Bashkuar. Mbase duhet të zgjedhin një tjetër atdhe. Kadare me shqisat e tij të spikatura europianiste e kishte pikasur herët se sulmi ndaj Skënderbeut është sulm ndaj përkatësisë shqiptare dhe ndaj vetë mbërritjes së Europës në Shqipëri. Perçembuluesit sot arritën një sukses. Nëse shteti nuk reagon, ata do të kenë të tjera suksese dhe shqiptarët si dikur motit në mesjetë, të pambrojtur, do të marrin arratinë. Ata mund t'i mbulojnë gratë e tyre, por jo gratë tona. Ata mund të ndërtojnë shpirt në monumentet e veta, por jo të mbulojnë monumentet tona shpirtërore. Kjo është liria. Ajo sot u vu në diskutim. Shteti nuk e mbrojti atë.
The post “Mbulimi i Skënderbeut, akt i denjë taleban në kufijtë e terrorizmit” appeared first on INSAJDERI. |
| Kandidati për kryeministër e feston Kurban Bajramin me birrë Posted: 01 Sep 2017 08:59 AM PDT Ramush Haradinaj ka qenë ndër të paret që ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës për t'i uruar për festën e Bajramit të Vogël. Kanididati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN tha se festat u japin besim se bashkë do të ecin përpara. "Gjithë shqiptarëve të dashur që e festojnë këtë festë, urime. Një jetë jo e lehtë dhe me mundime por festat na japin besim se do të shkojmë përpara me sukses e me të mira", ka thënë Haradinaj. E festën që e përmendi në vizitën që i bëri në Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në mëngjesin e së premtes, Haradinaj e ka vazhduar pasdite. Por, ai është parë duke festuar festën e Kurban Bajramit në një ambient familjar me birra në tavolinë, raporton Insajderi. Konsumimi i alkoolit, siç është edhe birra të cilën Haradinaj e mbante para vetës së tij në tavolinë, është i ndalueshëm sipas fesë islame. Në ambientin ku po qëndronte kandidati për kryeministër ishte i pranishëm edhe Dardan Gashi, sekseri i koalicionit PDK-AAK-NISMA për krijimin e qeverisë. Gashi, ish-ministër i Ambientit, ka ndërmjetësuar takimet e zyrtarëve të PAN-it me deputeten e LDK-së, Teuta Rugova. Nuk dihet ende nëse Rugova do të votojë pro formimit të qeverisë nga koalicioni PAN. Seanca për konstituimin e Kuvendit është paralajmëruar se do të vazhdojë në fillim të muajit shtator. /Insajderi.com The post Kandidati për kryeministër e feston Kurban Bajramin me birrë appeared first on INSAJDERI. |
| Donis Avdijaj transferohet në Turqi? Posted: 01 Sep 2017 08:31 AM PDT Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, i cili nuk është më në planet e skuadrës së Schalke 04, mund të transferohet në Turqi gjatë kësaj jave. Siç raporton gazeta gjermane Bild, kosovari nuk mund të transferohet në skuadrat e Gjermanisë pasi në këtë shtet është mbyllur afati kalimtar veror për transferime. Opsion për Avdijajn mbetet Superliga e Turqisë. Avdijaj nuk është në planet e Schalke 04 pasi gjatë muajit të kaluar theu disiplinën e klubit, duke u vonuar për një ndeshje miqësore të klubit të tij. Trajneri Domenico Tedesco i ka treguar derën futbollistit kosovar. Avdijaj, i cili përfaqëson Kosovën në rang kombëtar, më parë ka luajtur edhe për kombëtaret e moshave të Gjermanisë. /Insajderi.com
The post Donis Avdijaj transferohet në Turqi? appeared first on INSAJDERI. |
| AKR thotë se Isa Mustafa po tenton t’i afrohet PDK-së Posted: 01 Sep 2017 08:30 AM PDT Sipas nënkryetari të Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, kryeministri në detyrë, njëherësh kreu i Lidhjes Demokratike po luan një lojë të rrezikshme politike. Ai thotë se Mustafa po planifikon që ta afrohet me Partinë Demokratike, siç kishte bërë në vitin 2014. Agim Bahtiri ka treguar se AKR do të pres deri me 7 shtator. Pastaj nëse nuk bëhet ndonjë zgjidhje sipas tij, vendi duhet të shkojë në zgjedhje. "Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Isa Mustafën është duke bërë një lojë shumë të keqe, e cila me të vërtetë është shumë ironike për arsye se këta janë duke bërë një lojë, e cila nuk më pëlqen fare hiç e as qytetarëve të Kosovës në përgjithësi.", ka thënë Bahtiri. "Është e keqja e këtij vendi për shembull në qoftë se nuk ulen me i bisedua gjërat të cilat munden me i dërgua njerëzit përpara", ka shtuar ai. "Tash të jesh kundër VV-së shembull dhe të mos shkosh me PAN-in se është PDK brenda aty, dhe ai(Mustafa) është udhëheqës i qeverisë me PDK-në, dhe atë se pengon asgjë, kjo do të thotë se ky njeri e ka humbur rrugën dhe dëshiron ta zgjas sa më shumë deri sa të shkojmë në zgjedhjet lokale dhe të shkojë përrsëri me PDK-në, mbajeni në mend kjo do të ndodhë", është shprehu nënkryetari i AKR-së. Ndërsa, për partinë e tij, Bahtiri thotë se do të presin deri me datën shtatë, dhe nëse deri atëherë nuk ka ndonjë marrëveshje, sipas tij, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja. Tutje, ai i ka përmendur Mustafës se është për keqardhje që po dëshiron të vazhdon me udhëheq shtetin bashkë me partinë e drejtuar nga Kadri Veseli. "LDK e udhëheq shtetin me PDK-në dhe ata dëshirojnë të vazhdojnë sa më gjatë dhe kjo është një keqardhje jashtëzakonisht për kryeministrin por edhe për të gjithë të tjerët që dëshirojnë të përfitojnë gjithçka dhe në fund përsëri do të shkojnë me atë për të cilën janë shkuar edhe më parë", ka thënë Bahtiri në një prononcim për 'Indeksonline'. Numri dy i AKR-së ka theksuar qartë se brenda këtij subjekti politik ka qëndrim se nuk do t'i bashkohen koalicionit PAN. Megjithatë ai i ka komentuar edhe përplasjet e fundit ndërmjet VV-së e Isa Mustafës, ku këtë të fundit e ka cilësuar si fajtor. "Ne kemi qëndrim të qartë që mos të shkojmë me PAN-in. Sa i përket përplasjeve ndërmjet VV-së dhe Isa Mustafës unë nuk do të hyjë në qasje të tyre, mirëpo një gjë e tillë s'kishte qenë mirë të ndodhte, është një e keqe që po bëhet për Kosovën", ka thënë Bahtiri.
The post AKR thotë se Isa Mustafa po tenton t'i afrohet PDK-së appeared first on INSAJDERI. |
| Erdogan: Nuk më intereson fare për aktakuzën e ngritur në SHBA Posted: 01 Sep 2017 08:23 AM PDT Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoga, pas faljes së Kurban Bajramit ka dhënë një deklarat për gazetarët. Erdogan është pyetur për aktakuzën e ngritur në SHBA ndaj truprojave të tij. Ai këtë rast e ka quajtur skandal në vete ndërsa ka thënë se SHBA ka përgjegjësi ta borjnë të ftuarit në OKB. "Ky është një skandal në vete. Kjo është shprehja e një skandali shumë të qartë se si funksionon drejtësisë në Amerikë. Njësitë e sigurisë së SHBA-ve kanë përgjegjësinë të mbrojnë të ftuarit e ardhur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së". " Nëse njësitë e sigurisë së SHBA-ve nuk e zbatojnë këtë përgjegjësi, truprojat e mi të mbrojtjes a nuk do ta kryejnë detyrën e tyre kundër anëtarëve të PKK-së që na sulmuan? Ata sigurisht që përballë këtyre sulmeve kanë kryer detyrën e tyre". Ai më tej ka thënë se nuk është i interesuar fare për aktakuzën e ngritur nga prokurori, madje ai ka thënë se për këtë çështje do të bisedojë edhe me presidentin Donald Trump. "Neve nuk na intereson se një prokuror atje i mbetur nga periudha e Obamës ka përgatitur një aktakuzë të tillë. Këtë çështje do ta diskutoj edhe me presidentin Trump nëse do të gjejmë mundësinë në vizitë tjetër atje. Këto zhvillime në Amerikë nuk janë zhvillime të mira". "Madje Amerika është një vend ku ende banda e FETO-s është nën mbrojtje. Ajo ka rënë në situatën e një vendi ku edhe organizata terroriste separatiste PKK është nën mbrojtje. Unë e kam vështirë të kuptoj se çfarë kërkon të bëjë Amerika përballë këtyre zhvillimeve", është shprehur ai. The post Erdogan: Nuk më intereson fare për aktakuzën e ngritur në SHBA appeared first on INSAJDERI. |
| Zbulohet paga “marramendëse” e Dembeles në Barcelonë Posted: 01 Sep 2017 08:21 AM PDT Ousmane Dembele gjatë kësaj vere ka lënë Borussia Dortmundin për të kaluar në Barcelonë Sulmuesi francez, Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund ka kaluar në Barcelonë për 105 milionë euro, plus 42 të tjera bonuse. Por, kjo nuk është e gjitha për Barcelonën, e cila lojtarit i ka ofruar edhe një pagë marramendëse. Football Lakes njofton se paga e Demebele për një vit mund të shkojë deri në 20 milionë euro, natyrisht nëse arrihen objektivat me skuadrën. Paga bazë e sulmuesit francez është 9 milionë euro. The post Zbulohet paga “marramendëse” e Dembeles në Barcelonë appeared first on INSAJDERI. |
| Kërkohet nga Presidenti që të veprojë për zhbllokimin e situatës politike Posted: 01 Sep 2017 08:20 AM PDT Ngërçi politik, i cili ka bllokuar përfundimin e procesit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duhet të zgjidhet nga vet deputetët, por prezenca e një roli aktiv të Presidentit të Kosovës, do të ishte ndihmesë për kapërcimin e situatës, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë. Sipas tyre, deri më tash, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka ushtruar një rol të tillë. Albert Krasniqi, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se në mungesë të një konsensusi të subjekteve politike parlamentare, deri më tash, që të gjejnë një zgjidhje që do ta zhbllokonte situatën, përfshirja e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, do t'i kontribuonte shtendosjes së situatës. "Partitë politike të përfaqësuara në Kuvend duhet të tregohen më të përgjegjshme karshi konstituimit të Kuvendit. Nëse një gjë e tillë nuk po arrihet të bëhet deri më tani, është obligim dhe detyrë e Presidentit, të cilit i përcaktohet edhe me Kushtetutë që të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve, që të ketë një rol më aktiv dhe të tentojë të gjejë një kompromis ndërmjet palëve". Njohësi tjetër i zhvillimeve politike, Emrush Ujkani, thotë për Radion Evropa e Lirë se pushtet në Kosovë janë të ndara dhe legjislativi i vendit duhet ta zgjidhë vet situatën, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët, për të hapur rrugë krijimit të Qeverisë së re. "Vetëm Kuvendi mund ta zgjidhë (situatën), në aspektin edhe kushtetues, problemin. Deputetët kanë mandatin e popullit dhe ata janë sovrani, sepse askush nuk mund t'i zëvendësojë ata në detyrë, për faktin se ata janë zgjedhur nga populli. Natyrisht që roli i Presidentit në këtë drejtim do të mund të ndihmonte, për do të ishte një rol më tepër për të shtendosur raportet ndërmjet partive politike. Por, assesi të ndikonte dhe nuk mund të ndikojë në punën e Kuvendit për të marrë kahe të njëanshme". Por, analisti Krasniqi e konsideron të papranueshme që deri më tash nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Presidentit të vendit, duke thënë se ai po qëndron indiferent karshi këtij procesi. "Eventualisht, (Presidenti) të kërkojë interpretimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatarin, për të nominuarin për kandidat për kryetar të Kuvendit, pasi që Presidenti ka caktuar datën për thirrjen e seancës konstituive dhe kjo datë e caktuar nga Presidenti, tani nuk po respektohet nga partitë politike. Kështu që në këtë kuptim, besoj që do të mund t'i kontribuonte daljes nga kriza aktuale politike ose nga bllokimi i konstituimit të Kuvendit dhe që eventualisht, që të mund të lehtësojë një dialog ndërmjet partive politike". Analisti Ujkani thekson se roli i Presidenti nënkupton ruajtjen e unitetit të popullit. Por, sipas tij, një pjesë e opozitës së deridjeshme në vend e konteston pozitën e tij dhe rrjedhimisht edhe rolin eventual të tij gjetjen e një zgjidhje për të dalë nga kriza politike. Megjithatë, siç thotë ai, Presidenti i vendit duhet ta kryej obligimin e tij dhe t'i ftojë partitë politike për konsultime. "Është në mandatin e Presidentit që ai ta bëj një veprim të tillë, të iniciojë konsultime të tilla dhe kështu me radhë. Tani, a ka bërë sa duhet dhe a duhet të bëj më tepër? Përjashto faktin që një pjesë e opozitës e konteston figurën e zotit Thaçi si president, megjithatë, unë mendoj që ai duhet të bëj edhe më tepër përpjekje, me të cilat do ta ushtrojë funksionin e vet dhe në njëfarë forme të provojë që vendit t'ia japë një zgjidhje ose që partitë politike të binden që të mos e mbajnë peng vendin". Kriza politike, e cila është produkt i mospërfundimit të procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, sipas njohësve të Kushtetutës së Kosovës, nuk ka ndonjë zgjidhje kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i gushtit të vitit 2014, i jep të drejtën subjektit politik apo koalicionit parazgjedhore , i cili merr numrin më të madh të ulëse në Kuvend, që ta propozojë kryetarin e legjislativit. Në rastin e tanishëm, propozimin duhet ta bëj koalicioni PAN, i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën. Deri më tash, koalicioni PAN nuk ka propozuar një kandidat për kryetar të Kuvendit. /REL The post Kërkohet nga Presidenti që të veprojë për zhbllokimin e situatës politike appeared first on INSAJDERI. |
| Provokatorët realë të Skënderbeut! Posted: 01 Sep 2017 08:17 AM PDT Vjet për Kurban Bajrami pati një histeri qysh në mëngjes. E kishin kapur me Skënderbeun. Sot në mëngjes, të njëjtët njerëz që sot kishin vënë kujën për Skënderbeun e "mbuluar", po krenoheshin që gjunjëzuan myslimanët besimtarë të Tiranës, dhe i "detyruan" t'i faleshin Skënderbeut. E postuan e ripostuan një foto të besimtarëve në gjunjë para kalit të Skënderebut, ndërkohë që mua nuk më dukej e tillë. Myslimanët falen duke u drejtuar andej nga u thotë feja e tyre, çka koinçidon me pozicionin e monumentit të Skënderbeut. Aq e neveritshme u bë zhurma që "myslimanët ishin gjunjëzuar" para Skënderbeut, që edhe mua që jam ateist dhe kam një bezdi nga këto ritet fetare kolektive nëpër sheshe, lloi të më vijë keq që ua paskan bërë me hile këtyre myslimanëve dhe i kanë "gjunjëzuar". Sot në mëngjes që në orën 06:00, ma nxorri gjumin një prej këtyre tipave. Kishte pritur se si do t'ua "dhiste" Skënderbeu prapë myslimanëve. Por pa që dhjetë metra para Skënderbeut, tabela elektronike e reklamave pengonte pamjen e Skënderbeut. Në pozicionet e tjera Skënderbeu dukej normalisht, por me rëndësi ka fotua që nuk duket, e që quhet se është "mbuluar" Skënderbeu. Dhe nisi një histeri e re. Nga Kosova, një miku më shkruan se i kanë vënë burkë, një tjetër thotë i kanë mbuluar dhe koqet kalit. Në fakt, ato duken po të ulesh poshtë, siç falen ata (me një fjalë, i kanë rrujt koqet, siç thotë populli në këtë rast). Kjo është një histeri e shëmtuar, nga ato provokacionet e ndyra që duan doemos konikt mes myslimanëve dhe feve të tjera në Shqipëri. Nuk e vë në dyshim që dikush është kujdesur për skenogranë që edhe Skënderbeu të mos mbulohej, por dhe të mos shikohej nga të gjithë, duke e penguar skena. Ka aty brenda një zell politiko-fetar kundër tij, duke kujtuar natyrisht dhe "triumfalizmin" e vitit të kaluar, të atyre që i "tallën" se ju gjunjëzuan Skënderbeut. Por këta histerikët që bëjnë si "gardistë" të Skënderbeut, janë në fakt autorët e vërtetë të kësaj beteje fallco. E donin vitin e kaluar, duke "u tallur" me besimtarët se ua kishte futur Erion Veliaj dhe i kishte vënë të faleshin para Skënderbeut dhe po i provokojnë sivjet kur shpikin sikur kanë mbuluar Skënderbeun. Më e neveritshme është pastaj që gjithë llumi i shoqërisë, ata që duan të bëhen protagonistë, ata që duan të bëhen "pro-perëndimorë" me Skënderbeun, dhe pro turq në grabitje të vendit, vazhdojnë histerinë. Ky është një rast i mirë për të hartuar një rregullore të përdorimit të sheshit "Skënderbej" për festa fetare, manifestime politike, apo festa kombëtare, dhe këtu merr fund debati. Skënderbeu nuk ka nevojë as të "gjunjëzojë" besimtarët myslimanë, as të gjunjëzohet prej tyre. Atij i janë gjunjëzuar gjithë shqiptarët duke e pranuar si simbolin unikues kombëtar dhe jo si drejtues meshash apo Kurban Bajramesh. Ai është aty për të na kujtuar historinë dhe rrënjët e kombit dhe i ka mbyllur betejat me të gjallët më 1468, gati 550 vjet më parë. Ndaj gurave të tilla të mëdha, do ketë gjithnjë njerëz që do hedhin gurë, apo njerëz që do t'i ngjiten pas bishtit të kalit, që të duken si ai, por kjo nuk e prek atë. Ata që gëzojnë dhe vajtojnë, duke përmendur emrin e tij, thjesht kanë axhendën e tyre, ku Skënderbeu është i keqpërdoruri i madh. N ëse i bën keq dikush Skënderbeut në këto kohë, janë pikërisht këta që e duan Skënderbeun, anti-mysliman, katolik apo ortodoks. Lereni të qetë majë kalit dhe altarit të kombit shqiptar, se as ata që ulin kokën poshtë tij, e as ata që duan të rrijnë në krah të tij, si "Skënderbej" të rinj, thjesht e bezdisin. Siç bezdisnin në të gjallë mizat kalin e tij, kur i hynin nga poshtë. The post Provokatorët realë të Skënderbeut! appeared first on INSAJDERI. |
| Babai i gjyqtares së vrarë: E dija që do ma vriste Posted: 01 Sep 2017 08:15 AM PDT Fildes Hafizi u vra tragjikisht ditën e djeshme nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Sot dhjetëra e qindra familjarë, miq, të njohur dhe kolegë kanë përcjellë për në banesën e fundit pasditen e kësaj të premte, gjyqtaren që la pas dy fëmijë. Siç tregojnë edhe pamjet, arkivoli me trupin e pajetë të së ndjerës është nxjerrë nga banesa nga i ati dhe të afërmit e tjerë. Mes lotësh ai dëgjohet tek thotë: E dija që do ma vriste. Të tronditur, me dhimbje e lot në sy, dy fëmijët, vajza 16-vjeçare, djali 14-vjeçar, prindërit e të afërmit do të përcjellin sot për në banesën e fundit gjyqtaren e Gjykatës së Shkodrës, Fildeze Hafizin, që u nda nga jeta pa dëshirën e saj. Ndërkohë ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në orën 15:00 në varrezat e Sharrës. /albeu The post Babai i gjyqtares së vrarë: E dija që do ma vriste appeared first on INSAJDERI. |
| Barcelona ende pas Coutinhos, Liverpooli ka një vendim për brazilianin Posted: 01 Sep 2017 08:10 AM PDT Philippe Coutinho nuk do të transferohet sot te skuadra e Barcelonës. Kështu së paku raporton televizioni britanik sportiv Sky Sports, ku thuhet se Liverpooli ka refuzuar edhe ofertën e radhës të katalonasve. Sipas gazetarit të këtij mediumi, Guillem Balague ka zbuluar tre ofertat e parë të Barcelonës janë refuzuar për më pak se një orë. "Liverpool nuk ka negociuar dhe nuk ka vendosur çmim për lojtarin. Gjithçka çka ka bërë është refuzimi i tri ofertave për më pak se një orë", shkruan Balague. Ai dyshon se blaugranat do të bëjnë edhe ofertën e katërt dhe të fundit, pasi e di përgjigjen e Liverpoolit. The post Barcelona ende pas Coutinhos, Liverpooli ka një vendim për brazilianin appeared first on INSAJDERI. |
| Sekserët punojnë edhe për Bajram – Ish-ministri takohet me Haradinajn Posted: 01 Sep 2017 08:08 AM PDT Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, i cili ka tri vite që është larguar nga politika gjatë ditës së sotme është shfaqur në një ambient familjar me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinajn. Javë më parë Dardan Gashi në cilësinë e ndërmjetësuesit ishte i pranishëm në takimin mes Ramush Haradinajt dhe familjes Rugova. Ndërkohë që pas këtij takimi u raportua se Gashi do të ishte i gatshëm për t'iu rikthyer ndonjë posti ministror. Ndërkohë seanca për konstituimin e Kuvendit është paralajmëruar se do të vazhdojë në fillim të muajit shtator. The post Sekserët punojnë edhe për Bajram – Ish-ministri takohet me Haradinajn appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







