INSAJDERI: “Mustafa thotë se duhet të rrëzohet koalicioni PAN-AKR” plus 19 more

INSAJDERI: “Mustafa thotë se duhet të rrëzohet koalicioni PAN-AKR” plus 19 more


Mustafa thotë se duhet të rrëzohet koalicioni PAN-AKR

Posted: 09 Sep 2017 09:38 AM PDT

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka thënë se është e tmerrshme çfarë po ndodh në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka shkruar se "zgjidhja është në shumicën shqiptare në Kuvend, prandaj sot do të duhej të tërhiqet apo të rrëzohet ky koalicion dhe të themelohet koalicioni i madh pa PDK-në dhe pa ndikim të Listës Serbe", është shprehur Mustafa.

Ai ka shtuar se "nuk duhet të lejojmë këtë masakër të Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës!".

Kadri Veseli ka kërkaur që Kuvendi të shkoj për 15 minuta në pauzë mirëpo deri tash kanë kaluar më shumë se dy orë.

 

 

The post Mustafa thotë se duhet të rrëzohet koalicioni PAN-AKR appeared first on INSAJDERI.

Abdixhiku: Mos e merrni seriozisht Milaim Zeken

Posted: 09 Sep 2017 09:36 AM PDT

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shprehur shqetësimin në emër të grupit parlamentar të LDK që në këtë shekull Kosova të varet nga Lista Serbe.

Ndërkohë që ai ka demantuar deklaratën e deputetit të Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, se disa deputetë të LDK-së do të votojnë për qeverinë Haradinaj.

"Mos bini në propagandë të SHIK, pasi asnjë deputet i LDK s'do ta votojë këtë qeveri", ka thënë ai.

Ai po ashtu tha se janë në pritje të mocionit që propozuan.

"Ky është koalicioni i natës, dhe sa më tepër që afrohemi në kohën e votimit të qeverisë pazaret po rriten", tha tutje ai.

The post Abdixhiku: Mos e merrni seriozisht Milaim Zeken appeared first on INSAJDERI.

Sami Lushtaku tregon nëse djali i tij do të votojë për Haradinajn

Posted: 09 Sep 2017 09:27 AM PDT

Babai i deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtakut, Samiu, ka demantuar raportimet se i biri i tij ka braktisur seancën e stome të qeverisë.

Në një prononcim për Klan Kosova, Lushtaku i ka quajtur gënjeshtra raportimet se Mërgim Lushtaku nuk do jetë më pjesë e seancës së sotme dhe se nuk do ta jap votën e tij për Ramush Haradinajn.

Mërgim Lushtaku është zgjedhur për herë të parë në këtë mandat, për deputet të Kuvendit. /Insajderi.com

The post Sami Lushtaku tregon nëse djali i tij do të votojë për Haradinajn appeared first on INSAJDERI.

Mblidhet Parlamenti i Shqipërisë për të votuar kryetarin e ri

Posted: 09 Sep 2017 09:24 AM PDT

Është mbledhur sot në orën 18:00 seanca parlamentare ku pritet votimi i Gramoz Ruçit, si kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë.

PD e ka thënë tashmë fjalën e saj, me voten kunder Rucit. Kunder eshte shprehur edhe LSi-ja. Sot në një prononcim për TCh, deputeti demokrat Edi Paloka ka treguar planin e PD per seancen kur do te votohet Ruci.

Paloka, i cili pritet të votohet si nënkryetar i Kuvendit, tha se reagimi i opozitës do të jetë një reagim edhe për zgjedhjet: "Ne do të votojmë kundër Gramoz Ruçit për të gjitha ato arsye që i kemi thënë deri më sot. Nëse do të bëhet kryetar me votat e socialistëve, siç pritet të ndodhë, ne do t'i bashkohemi protestës së të përndjekurve".

The post Mblidhet Parlamenti i Shqipërisë për të votuar kryetarin e ri appeared first on INSAJDERI.

Pacollit nuk i ngutet, thotë se Qeveria Haradinaj do të bëhet “kadal kaldale”

Posted: 09 Sep 2017 09:19 AM PDT

Kreu i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli duke folur për zhvillimet politike pak para se të vazhdojë seanca kur edhe pritet votimi për qeverinë Haradinaj, tha para gazetarëve se ka zgjidhje, por sipas tij, kjo zgjidhje vjen “kadal kadale”.

"Ka zgjidhje, kadal kadal", u shpreh Pacolli i cili iu bashkua koalicionit PAN duke braktisur kështu koalicionin LAA me të cilët arritën marrëveshje parazgjedhore.

Ndryshe, raportohet se Lista Srpska për pak pritet të arrijë në Kuvend pas takimit që këta të fundit patën në Beograd me Marko Gjuriq

The post Pacollit nuk i ngutet, thotë se Qeveria Haradinaj do të bëhet "kadal kaldale" appeared first on INSAJDERI.

Ambasadori Delawie largohet nga Kuvendi

Posted: 09 Sep 2017 09:18 AM PDT

Senaca e Kuvendit është ndërprerë për një  pauzë 15 minutëshe.

Pas kësaj, ambasadori i  SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie është larguar nga Kuvendi.

Seanca  pritet të fillojë pasi Lista serbe të arrijë në Kuvend.

The post Ambasadori Delawie largohet nga Kuvendi appeared first on INSAJDERI.

Kabineti i Haradinajt me të akuzuar për krime kundër shtetit

Posted: 09 Sep 2017 09:13 AM PDT

Kur Ramush Haradinaj propozoi emrat e kabinetit të tij sot në Kuvendin e Kosovës, dy prej emrave të propozuar për kabinetin e tij qeveritar kanë të ngritura aktakuza për dyshime se i kanë shkaktuar dëme shtetit të Kosovës.

Njëri prej tyre është propozuar për postin e zëvendëskryeministrit, ndërsa tjetri është propozuar për ministër të Zhvillimit Ekonomik.

Fatmir Limaj është zv/kryeministri i propozuar i qeverisë Haradinaj që ka aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndërsa i proporzuari për ministër të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, po ashtu ka një aktakuzë të ngritur për veprën penale “konflikt interesi”.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Limajt dhe disa bashkëpunëtorëve të tij, në vitin 2014, nën dyshimin për keqpërdorime gjatë kohës sa ishte Ministër në MTPT. Pretendohet se buxheti i MTPT është dëmtuar për 890 mijë euro.

Ndërkohë, Valdrin Lluka – i propozuari i qeverisë Haradinaj për ministër të Zhvillimit Ekonomik – ka një çështje të hapur me drejtësinë në Kosovë, raporton Gazeta Online Insajderi. Lluka ka të ngritur një aktakuzë për veprën penale "konflikt i interesit".

Lluka vjen nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), parti kjo që nënshkroi një marrëveshje koalicioni me PDK-në, AAK-në e NISMA-n një javë më parë.

Ai dyshohet nga Prokuroria e Shtetit se në cilësinë e zyrtarit të lartë në MTI, njëkohësisht edhe Kryeshef i Agjencisë për Promovim të Investimeve, më 23 mars 2014, kishte filluar procedurat për zotimin e mjeteve në vlerë prej 20 mijë euro për OJQ-në "Jakov Innovation Center", në të cilën OJQ kishte qenë themelues.

Avokati i Valdrin Llukës, Arton Qerkini ka konfirmuar të premten për Insajderin se aktakuza është dorëzuar në gjykatë nga prokuroria.

Qeveria e Haradinajt do të votohet të shtunën në Kuvendin e Republikës së Kosovës. /Insajderi.com

The post Kabineti i Haradinajt me të akuzuar për krime kundër shtetit appeared first on INSAJDERI.

Simiq tregon se kur arrin Lista Serbe në Kuvend

Posted: 09 Sep 2017 09:07 AM PDT

Slavko Simiq nga Lista Serbe ka konfirmuar se është çështje minutash arritja e tyre në Kuvend.

Simiq ua ka konfirmuar gazetarëve të RTK2 se ata shumë shpejt do të jenë në objektin e Kuvendit për të votuar për qeverinë Haradinaj.

Kuvendi aktualisht është në pauzë, pas një mocioni të kërkuar nga VV dhe LDK.

The post Simiq tregon se kur arrin Lista Serbe në Kuvend appeared first on INSAJDERI.

Abdixhiku: Kosova në pritje të Beogradit

Posted: 09 Sep 2017 09:06 AM PDT

Deputeti i ri i Kuvendit të Kosovës, Lumir Abdixhiku i LDK-së, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur keqardhjen e tij për gjendjen në të cilën gjendet Kosova në këtë moment.

"Viti 2017, Kosova në pritje të Beogradit. Republika siç s’e kishim menduar asnjëherë", ka shkruar ai.

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në një pauzë 15 minutash pasi deputetët e Lëvizej Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë kërkuar që qeveria Haradinaj të votohet menjëherë.

Mirëpo deputet e Listës Serbe nuk janë prezent ende në kuvendin e Kosovës. /Insajderi.com

The post Abdixhiku: Kosova në pritje të Beogradit appeared first on INSAJDERI.

Kabinetit të Haradinaj i shtohen dy ministri pasi shuhet ajo e Dialogut

Posted: 09 Sep 2017 09:02 AM PDT

Mandatari i Qeverisë nga koalicioni PANA, Ramush Haradinaj ka prezantuar para deputetëve të kuvendit të Kosovës, kabinetin e tij qeveritarë.

Sipas planifikimit të tij, Qeveria e re do të këtë disa ndryshime sa i përket ministrive.

Përderisa qeveria e kaluar e drejtuar për tre vite nga Isa Mustafa, përbëhej nga 21 ministri, tanimë është shuar ajo e Dialogut. Ndërkohë që kësaj të Haradinajt i janë shtuar ministria e Zhvillimit Rural dhe ajo e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Për të drejtuar Ministrinë e Zhvillimit Rural, Haradinaj ka propozuar Rasim Demirin kurse Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë, Besim Beqaj i PDK-së.

 

The post Kabinetit të Haradinaj i shtohen dy ministri pasi shuhet ajo e Dialogut appeared first on INSAJDERI.

“Asnjë deputet i LDK-së dhe Alternativës nuk e voton qeverinë Haradinaj”

Posted: 09 Sep 2017 08:55 AM PDT

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Armend Zemaj ka thënë se as një deputet nga koalicioni ku ai është pjesë e tij nuk do ta votojnë qeverinë Haradnija.

"Zotohem se asnjë deputet i LDK-së e as i Alternativës nuk do të votojë për këtë Qeveri", ka thënë Zemaj".

Kuvendi i Kosovës ka kërkuar 15 minuta pauzë pasi që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë kërkuar që qeveria Haradinaj të votohet menjëherë.

Ndërsa deputetët e Listës Serbe janë duke munguar në seancë, ata kanë paralajmëruar se në sall do të jenë në orën 18:00. /Insajderi.com

 

The post "Asnjë deputet i LDK-së dhe Alternativës nuk e voton qeverinë Haradinaj" appeared first on INSAJDERI.

Piazza Italia Kids në MINIMAX, 20% Zbritje Totale

Posted: 09 Sep 2017 08:47 AM PDT

MINIMAX si qendra më e kompletuar dhe unike në formatin e saj vjen me risinë e rradhës.

Firma prestigjioze italiane Piazza Italia Kids tashmë gjendet në MINIMAX. Hapja solemne është me datë 09 Shtator në orën 12:00.

Me rastin e hapjes Piazza Italia Kids ofron 20 % Zbritje Totale në datat 09 dhe 10 Shtator, për të gjithë produktet e këtij brendi.

Trendet moderne dhe cilësia e lartë janë të gërshetuara më së miri në artikujt e Piazza Italia Kids. Gjithçka për fëmijën tuaj e gjeni në Piazza Italia Kids.

The post Piazza Italia Kids në MINIMAX, 20% Zbritje Totale appeared first on INSAJDERI.

Irma nuk i tremb shqiptarët, nuk largohen nga Florida

Posted: 09 Sep 2017 08:44 AM PDT

Në shtetin amerikan të Floridës, të kërcënuar nga furia e uraganit më të fuqishëm të shekullit në Atlantik, ka një komunitet të madh shqiptarësh.

Por pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve mbi seriozitetin e situatës dhe apeleve për evakuimin e 5,6 milionë personave, një pjesë e mirë e tyre kanë vendosur të qëndrojnë, të bindur se mund ta përballojnë tërbimin e motit.

Pas mesazhit të saj në vazhdën e uraganit Harvey, që gjunjëzoi Teksasin, ambasadorja shqiptare në Shtetet e Bashkuara, Floreta Faber ka përcjellë përmes Facebook-ut shqetësimin e radhës për bashkëkombasit tanë në Amerikë, raporton TopChannel.

Këtë herë, vëmendja është spostuar në pjesën jugore të Floridës, ku autoritetet amerikane, siç sqaron diplomatja, po i qëndrojnë shumë afër popullsisë së zonave që parashikohet të preken nga Irma.

"Gjatë këtyre ditëve jam munduar të qëndroj në lidhje për informacione, me përfaqësuesit e organizatave shqiptare në shtetin e Floridës. Ka pak shqiptarë që duket se kanë lëvizur nga banesat e tyre, pjesa me e madhe besojnë se mund t'i bëjnë ballë situatës aty ku janë", u shpreh Faber.

Fatmir Cuka është një prej tyre. Në profilin e tij në Facebook, ai shkruan se i ka marrë masat, duke siguruar ushqime e gjeneratorë dhe shton se nuk ka frikë nga uragani.

Faber bën thirrje në mesazhin e saj, që të ndiqen udhëzimet e autoriteteve lokale dhe njoftimet e rifreskuara, të cilat dalin nga ora në orë bashkë me parashikimet e lëvizjes së stuhisë.

Banorët e Floridës ende nuk e kanë harruar uraganin Andrew dhe valën e shkatërrimeve që ai shkaktoi në 1992-shin. Irma mund të jetë edhe më e dhunshme, sepse është dy herë më e madhe se ai dhe tregoi fuqinë e vet me rrënimin që la pas në Karaibe.

Niveli i ujit në zonë është rritur krahasuar me dy dekada më parë dhe kjo të paktën për Miamin do thotë dallgë më të larta e rrezik më të madh përmbytjesh.

The post Irma nuk i tremb shqiptarët, nuk largohen nga Florida appeared first on INSAJDERI.

Avdullah Hoti e quan “katastrofal” kabinetin e Qeverisë Haradinajt

Posted: 09 Sep 2017 08:34 AM PDT

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK'së, Avdullah Hoti, ka thënë se kërkuan të votohet menjëherë të votohet Qeveria e Kosovës ndërsa ka akuzuar Kadri Veselin se ka shkelur Rregulloren pse nuk lejoi të votohet për mocionin e opozitës.

 

"Kjo është Qeveri fatkeqe. Themelimi i institucioneve po varet kryekëput prej Beogradit", ka thënë Hoti.

"Me kabinetin katastrofal normalisht që ne mund të bëjmë debat një javë por dëshirojmë të tregojmë qartë se votimi i kësaj Qeveria varet nga Beogradi", ka thënë Hoti.

 

The post Avdullah Hoti e quan “katastrofal” kabinetin e Qeverisë Haradinajt appeared first on INSAJDERI.

Deputetja Haxhiu: Kadri Veseli shkeli rregulloren mocioni duhej të votohet menjëherë

Posted: 09 Sep 2017 08:34 AM PDT

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, nëpërmes një statusi në Facebook ka thënë se kryetari i Parlamentit të Kosovës, shkeli rregulloren e punës së kuvendin duke mos e hedhur në votim mocionin e propozuar nga vetëvendosje, për votimin e menjëhershme të qeverisë së Ramush Haradinaj.

"Kadri Veseli në seancën e parë të tij në këtë legjislaturë bëri shkelje të Rregullores! Sipas Rregullores së Punës, mocioni vendoset në votim menjëherë. Bashkëngjitur Nenin 50 paragrafi 5. Ai këtë nuk e bëri sepse po e presin Listën serbe e cila është në Beograd andaj bëri pauze", shkruan Haxhiu.

 

The post Deputetja Haxhiu: Kadri Veseli shkeli rregulloren mocioni duhej të votohet menjëherë appeared first on INSAJDERI.

Teuta Rugova mungon edhe në seancën e sotme

Posted: 09 Sep 2017 08:28 AM PDT

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Teuta Rugova është duke munguar në seancën e sotme ku pritet të zgjedhjet për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Rugova nuk ka qenë prezente as në seancën e kalur kur është zgjedhur për kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli.

 

 

The post Teuta Rugova mungon edhe në seancën e sotme appeared first on INSAJDERI.

Kuvendi shkon në 15 minuta pauzë

Posted: 09 Sep 2017 08:20 AM PDT

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka kërkuar 15 minuta pauzë pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje që qeveria Haradinaj të hidhet në votim menjëherë.

Ata kanë kërkuar mocion së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Mirëpo këtë nuk e kanë pranuar deputetët e koalicionit PAN. Për këtë arsye ata kanë kërkuar 15 minuta pauzë që të diskutohen me deputetët e tyre.

Ndërsa Lista Serbe nuk është ende prezente në Kuvend, ata kanë konfirmuar se në sallë do të jenë pas orës 18:00. /Insajderi.com

 

The post Kuvendi shkon në 15 minuta pauzë appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj prezanton emrat e kabinetit të tij qeveritar

Posted: 09 Sep 2017 08:16 AM PDT

I nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga deputetët që të votojnë Qeverinë e re.

Ai në Kuvend ka prezantuar emrat e kabinetit qeveritar:

Zëvendëskryeministra:

Enver Hoxhaj

Fatmir Limaj

Behgjet Pacolli

Dalibor Jevtiq

Dardan Gashi

Ministrat:

Ministria e Financave: Bedri Hamza

Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë: Besim Beqaj

Ministria e Drejtësisë : Abelard Tahiri

Ministria e Shëndetësisë: Uran Ismajli

Ministria e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha

Ministria e Kulturës: Kujtim Gashi

Ministria e Infrastrukturës: Pal Lekaj

Ministra e FSK-së: Rrustem Berisha

Ministria e Arsimit: Shyqeri Bytyqi

Ministria e Tregtisë: Bajram Hasani

Ministër i Punës: Skender Recica

Ministër i Punëve të Jashtme: Behgjet Pacolli

Ministria e Mjedisit: Albena Reshitaj

Ministria e Punëve të Brendshme: Flamur Sefaj

Ministria e Zhvillimit Ekonomik: Valdrin Lluka

Ministria e Diasporës: Dardan Gashi

Ministria e Pushtetit Lokal: Ivan Todosijeviq

Ministria për Kthim: Dalibor Jevtiq

Ministria e Bujqësisë: Nenad Rikalo

Ministria e Administratës Publike: Mahir Jagcilar

Ministria e Zhvillimit Rural: Rasim Demiri

The post Haradinaj prezanton emrat e kabinetit të tij qeveritar appeared first on INSAJDERI.

PDK kërkon që të vazhdohet debati

Posted: 09 Sep 2017 08:13 AM PDT

Në emër të PAN-it Hoxhaj ka thënë se ne jemi të interesuar të vazhdojmë me debat. Pasi që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkuan mocion për vazhdimin e seancës.

"në emër të PDK-së, Nismas, AAK, ne propozojmë që debati të vazhdoj", ka thënë Hoxahj.

Po ashtu edhe Grupi gjashtë plus e ka përkrahur mendimin e koalicionit PAN që debati të vazhdoj. /Insajderi.com

 

The post PDK kërkon që të vazhdohet debati appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj shpërblen sekserin me pozitën zv/kryeministër dhe ministër i Diasporës

Posted: 09 Sep 2017 08:10 AM PDT

Mandatari për kryeministër nga koalicioni PANA, Ramush Haradinaj duke prezantuar kabinetin qeveritar, ka treguar se Dardan Gashi do të jetë zëvendës i tij dhe po ashtu edhe Ministër i Diasporës.

Dardan Gashi zyrtarisht nuk është pjesë e asnjë partie politike, pasi është shuar "Lista Rugova" por muajve të fundit  ka luajtur rolin e sekserit në takimet mes Ramush Haradinajt dhe deputetes së LDK-së Teuta Rugova.

Familja Rugova i ka dhanë publikisht besimin Ramush Haradinajt për të udhëhequr me vendin. /Insajderi.com

The post Haradinaj shpërblen sekserin me pozitën zv/kryeministër dhe ministër i Diasporës appeared first on INSAJDERI.