INSAJDERI: “Lista Serbe rritë pazarin – AKR-së i kërkohet t’ia japë një ministri” plus 19 more |
- Lista Serbe rritë pazarin – AKR-së i kërkohet t’ia japë një ministri
- Deputeti i PAN: Lista Serbe po lyp më shumë poste
- Këshilltari i tre presidentëve amerikan thotë se Amerika e në dorë njohjen e Kosovës nga Serbia
- “Mos bo ashtu” – Bahtiri shpjegon se pse e nervozoi Haradinajn
- Haradinaj sillet si kryeministër, bën marrëveshjen e parë me një biznesmen
- Bahtiri tregon se kush e bindi që të “dalë nga tabuti” dhe të bëjë koalicion me PAN
- Bahtiri ende insiston se nuk ka lidhur koalicion me PDK-në por me Haradinajn
- Konspiracioni i deputetes: PDK dhe VV janë bërë bashkë kundër LDK-së
- Nga “tabuti” në bisedime me Rakiqin – për Qeverinë Haradinaj
- Franca do të kërkojë rikthimin e vizave për Shqipërinë
- Zyrtar të Listës Serbe flasin rreth kushteve për formimin e institucioneve
- Raportimi i të vërtetës në Kosovë kushton me grushte
- Ministrja Ahmetaj: Nuk ka linja shtesë të autobusëve drejt perëndimit
- Zyrtari i AKR-së tregon kush e ka përsipër marrëveshjen me Listën Serbe
- Kosova e gatshme për Evropën Krijuese
- Ia mori jetën në aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, familja ia fal gjakun
- “Në stacion po vijnë kureshtarët, s’ka eksod të qytetarëve”
- Portali i sekretarit të AKR-së: Është bllokuar sërish formimi i institucioneve
- Dimovski: LSDM-ja po aktron konstruktivitet
- “Haradinaj nuk do të bëjë kompromise me serbët”
| Lista Serbe rritë pazarin – AKR-së i kërkohet t’ia japë një ministri Posted: 06 Sep 2017 10:08 AM PDT Një marrëveshje mes koalicionit PANA (PDK-AAK-NISMA-AKR) dhe Listës Serbe për të krijuar Qeverinë e Kosovës, ka ngecur për shkak të posteve. Fakti që AKR-ja e Behgjet Pacollit ka marrë pesë ministri, një zv.kryeministër, dhe shtatë zv.ministra me vetëm 4 deputetë në Kuvendin e Kosovës, duket se ka nxitur Listën Serbe që ka 10 vende të rezervuara në Kuvend që të rrisë pazarin dhe të kërkojë më shumë poste. Marrëveshja e arritur mes koalicionit PAN dhe AKR-së thotë se Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik do t'i takojnë AKR-së. Deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala i tha emisionit InfoBox në RTK Dukagjini, se Lista Serbe po kërkon më shumë poste dhe se kjo mund ta prekë direkt AKR-në. "Ndoshta Pacolli duhet të heq dorë nga një post dhe të shkojmë përpara", ka thënë Shala. Takimi i sotëm mes koalicionit PANA dhe Listës Serbe ka dështuar në arritjen e një marrëveshje pikërisht për shkak se Lista Serbe po kërkon më shumë poste udhëheqëse në Qeverinë e Kosovës./Insajderi.com The post Lista Serbe rritë pazarin – AKR-së i kërkohet t'ia japë një ministri appeared first on INSAJDERI. |
| Deputeti i PAN: Lista Serbe po lyp më shumë poste Posted: 06 Sep 2017 10:00 AM PDT Deputeti nga koalicioni i PAN, saktësisht nga partia e Fatmir Limajt, NISMA, Haxhi Shala ka treguar detaje nga takimi i sotëm i liderëve të PDK-së, Kadri Veseli, atij të AAK-së, Ramush Haradinaj, AKR-së, Behgjet Pacolli me Listën Serbe. Sipas tij, krejt problemi i mos arritjes së marrëveshjes me Listën Serbe ka të bëjë me poste. "Nuk ka ndonjë kërkesë politike, krejt ka të bëjë me poste", ka thënë ai. Sipas tij, të gjitha bisedimet tashmë janë duke u bërë për të kënaqur Listën Serbe me postet që po kërkon./Insajderi.com The post Deputeti i PAN: Lista Serbe po lyp më shumë poste appeared first on INSAJDERI. |
| Këshilltari i tre presidentëve amerikan thotë se Amerika e në dorë njohjen e Kosovës nga Serbia Posted: 06 Sep 2017 09:48 AM PDT Një raport i ri për dialogun Prishtinë-Beograd bën thirrje për njohjen e Kosovës nga Serbia. Autori i raportit, David Phillips, thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin profilin në negociatat mes dy vendeve, si pjesë e interesave strategjike për t'i bërë ballë ndërhyrjeve ruse në rajon. Prof. Phillips, Drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia të Nju Jorkut, rekomandon për rolin e të dërguarit evropian, politikanin gjerman Wolfgang Schaeuble dhe për atë amerikan, ish-Sekretaren e Shtetit, Condoleeza Rice. Eksperti i Ballkanit, që ka shërbyer si këshilltar për Departamentin e Shtetit gjatë administratave Clinton, Bush dhe Obama, thotë në intervistën me kolegen Keida Kostreci, se Kosova dhe Serbia duhet të futen në të njëjtën kohë në BE dhe se negociatat duhet të kenë një afat të caktuar që të jenë efektive. Zëri i Amerikës: Prof. Phillips, le të fillojmë me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ku Aleanca Kosova e Re iu bashkua koalicionit fitues, gjë që i hap rrugën formimit të qeverisë. Cili është mendimi juaj për këto zhvillime të fundit? David L. Phillips: Është diçka pozitive që qeveria e Kosovës do të krijohet. Ka kaluar një kohë tepër e gjatë. Qeveria do të gjykohet nga ajo që do të bëjë dhe jo nga vonesat në formimin e saj, prandaj është e rëndësishme që qeveria e re të përqendrohet tek dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe ajo do të ishte prova për suksesin e saj. Zëri i Amerikës: Çfarë mendoni për pjesën e marrëveshjes, sipas së cilës zoti Pacolli do të ishte presidenti i ardhshëm i Kosovës? David L. Phillips: U takon shqiptarëve të Kosovës që të vendosin se si i ndan postet. E rëndësishme është që qytetarët e Kosovës të jenë të bashkuar në objektivat për një qeveri të pastër, për të luftuar korrupsionin, për të forcuar demokracinë dhe për të zgjidhur plotësisht dhe në mënyrë përfundimtare mosmarrëveshjet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë. Zëri i Amerikës: Le të flasim për raportin tuaj të fundit për zbatimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Ju sillni shumë sugjerime, por më i rëndësishmi është ai ku ju i bëri thirrje Serbisë që të njohë pavarësinë e Kosovës. Cila është baza për argumentin tuaj që Serbia duhet të njohë Kosovën që të bëjë përpara, kur nuk e ka bërë një gjë të tillë deri sot? David L. Phillips: Për çfarë ka qenë dialogu deri tani? A nuk ka qenë për hapa të vegjël dhe marrëveshje të parëndësishme? Në qendër të tij duhet të jetë njohja reciproke. Kështu do të zgjidheshin përfundimisht marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu duhet të përqendrohet tek njohja e Kosovës nga Serbia. Nëse Serbia do që të hyjë në Bashkimin Evropian, kapitulli i 15-të është shumë i qartë: nuk do të bëjë dot përparim drejt anëtarësimit në BE pa e njohur Kosovën, që është baza për normalizim. Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë me Brukselin kushtet për anëtarësimin në BE dhe të dy vendet duhet të hyjnë në Bashkimin Evropian së bashku dhe në të njëjtën kohë. Zëri i Amerikës: Një nga arsyet që deri tani dialogu ka qenë kryesisht për gjëra të vogla është se ata që negociuan për ta filluar atë, e kuptonin që do të ishte e vështirë që të bihej dakord për çështjet madhore, si njohja e Kosovës. A mendoni se kushtet janë përmirësuar aq sa kjo të mund të realizohet tani? David L. Phillips: Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u ka bërë thirrje serbëve që të përballen me realitetin, të zgjidhin situatën me Kosovën. Sigurisht që është e vështirë që të negociohet për njohjen e Kosovës nga Serbia, por duhet të ndodhë. E vetmja mënyrë për të ecur përpara është nëse Serbia njeh Kosovën. Kjo është thelbësore për të shënuar përparim. Zëri i Amerikës: Cilat duhet të jenë hapat që duhet të ndërmarrin Beogradi dhe Prishtina, që dialogu të jetë më efektiv? David L. Phillips: Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa gjithëpërfshirëse për integrimin e serbëve të Kosovës, të garantojë mbrojtjen dhe nxitjen e plotë të të drejtave të tyre por mbi të gjitha, komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet më shumë dhe të bëjë më shumë. Bashkimi Evropian ka qenë aktori kryesor në këtë ndërmjetësim. Ne rekomandojmë një rol më të madh të Shteteve të Bashkuara. Ne e dimë që diplomacia është më efektive kur Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara punojnë së bashku. Është e rëndësishme që Uashingtoni të jetë më thellësisht i angazhuar dhe që ndërmjetësit ndërkombëtarë të punojnë drejt një zgjidhjeje. Ne propozojmë që dialogu të jetë në nivel më të lartë, të ndryshojë formati, të zhvillohet një strategji, të përcaktohen qartë temat e negociatave dhe të vendoset një afat, sepse negociatat nuk mund të kenë një fund të hapur. Duhet të punojmë drejt një marrëveshjeje të plotë dhe përfundimtare, me anë të së cilës Serbia ta njohë Kosovën dhe të dyja vendet të ecin përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sigurisht Beogradi do diçka që quhet "automaticitet". Ata duan të zgjidhin mosmarrëveshjet me Kosovën dhe pastaj BE-ja të veprojë me shpejtësi dhe automatikisht për të integruar Serbinë në Bashkimin Evropian. Një propozim i tillë ka një kurth. A mundet Serbia të premtojë se Rusia do të binte dakord që Kosova të bëhet anëtare e BE-së? Çfarë qëndrimi do të mbajnë anëtaret e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ndaj saj? Dhe nëse Serbia bëhet anëtare e BE-së, a do ta përdorë atë pozicion për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës? Historitë e Serbisë dhe Kosovës janë të lidhura, ashtu si edhe e ardhmja e tyre. Të dyja vendet duhet të ecin përpara së bashku dhe të hyjnë në Bashkimin Evropian në të njëjtën kohë. Zëri i Amerikës: Për Kosovën dhe Serbinë, është e qartë se çfarë i motivon për të përshpejtuar përpjekjet për të zbatuar dialogun dhe bëhet fjalë për integrimin euro-atlantik. Por në një botë me burime të kufizuara dhe kriza të shumta, cili është motivimi për Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, që të rrisin angazhimin dhe profilin e dialogut? David L. Phillips: Aktualisht Rusia ka vendosur një vijë të re fronti në Luftën e Ftohtë me Perëndimin dhe është në Ballkanin Perëndimor. Sipas njoftimeve, ka ngritur një bazë zbulimi në Nish, ka dërguar armë të sofistikuara në Serbi. Shtetet e Bashkuara dëshirojnë t'i forcojnë partneritetet me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë. Nëse Shtetet e Bashkuara kanë interesa strategjike në atë pjesë të botës, mund ta ushtrojnë ndikimin e tyre, përmes një roli më të madh në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Vetëm me angazhimin amerikan, ky proces do të mund të ecë përpara. Zëri i Amerikës: Çfarë rreziqesh shihni nga ndikimi rus në rajonin e Ballkanit dhe për perëndimin në përgjithësi? David L. Phillips: Vladimir Putin flet për unitet sllav, unitet ortodoks, por në fakt Rusia nuk e vret mendjen për popullin e Serbisë. Thjesht po e manipulon këtë çështje, si mënyrë për të sabotuar ndikimin perëndimor, duke u përpjekur të kufizojë rolin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Qytetarët në Serbi duhet ta kuptojnë se e ardhmja e tyre është me Evropën dhe Perëndimin, se ata mund të ecin përpara me aspiratat e tyre euro-atlantike nëse i zgjidhin mosmarrëveshjet me Kosovën. Rusia nuk do të ndihmojë Serbinë, thjesht po i manipulon serbët dhe populli serb duhet ta kuptojë këtë dhe të afrohet me perëndimin. Zëri i Amerikës: Ju folët për përcaktimin e afatit. Për çfarë afati bëhet fjalë dhe kur thoni një nivel më të lartë angazhimi, profili dhe pjesëmarrjeje, për çfarë e keni fjalën, sa i lartë duhet të jetë? David L. Phillips: Ne e dimë nga procese të tjera negociatash si marrëveshja e së Premtes së Mirë mes irlandezëve, që duhet të kesh një afat për të imponuar marrjen e vendimeve. Ne sugjerojmë një afat prej 18 muajsh me mundësinë për ta zgjatur atë afat edhe për gjashtë muaj të tjerë por jo më shumë. Përsa i takon formatit, është e rëndësishme që Bashkimi Evropian ta ngrejë nivelin e pjesëmarrjes. Deri tani dialogu ka qenë më shumë një mundësi për fotografi për shtypin dhe për përshtypje të mira, në vend që të ishte për çështje thelbësore dhe përparim. Kështuqë BE-ja duhet të emërojë një të dërguar të posaçëm për ndërmjetësimin. Federica Mogherini mund të vazhdojë të luajë një rol ceremonial, por duhet të ketë një negociator me përvojë për të drejtuar procesin. Ne rekomandojmë që këtë pozicion ta marrë Wolfgang Schaeuble. Ne gjithashtu sugjerojmë që Shtetet e Bashkuara të caktojnë një përfaqësues të posaçëm dhe ne besojmë se Condoleezza Rice që ka përvojë në Ballkan dhe gëzon respekt, do të punonte me efektivitet me Wolfgang Schaeuble të punonin së bashku si ekip për t'i çuar këto negociata deri në fund. BE dhe SHBA duhet të diskutojnë së bashku dhe të dalin me një plan për ta rritur profilin e formatit, të vendosin afate dhe të krijojnë një mekanizëm monitorues në mënyrë që ato marrëveshje që janë arritur, të zbatohen. Nëse nuk shënohet përparim, atëherë nuk duhet të ketë kapituj të rinj për Serbinë. Nëse krijojnë pengesa për procesin e negociatave, atëherë nuk ka rrugë për anëtarësim në BE. Pa një mekanizëm monitorues, është e mundur që mund të vazhdohet me shmangien e detyrimeve. Është momenti që Beogradi të vihet para përgjegjësisë dhe që qeveria serbe të bëjë atë që ka premtuar.
The post Këshilltari i tre presidentëve amerikan thotë se Amerika e në dorë njohjen e Kosovës nga Serbia appeared first on INSAJDERI. |
| “Mos bo ashtu” – Bahtiri shpjegon se pse e nervozoi Haradinajn Posted: 06 Sep 2017 09:39 AM PDT Një nga detajet e arritjes së marrëveshjes mes koalicionit PAN dhe AKR, ka qenë edhe një bashkëbisedim jo aq i mirë mes Ramush Haradinajt dhe kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri. Insajderi kishte gjetur se në një moment pasi ia uron Kadri Veselit, arritjen e marrëveshjes, Bahtiri ka një dëshirë dhe ia shprehë Haradinajt. "Po du me të kap përqafe", i thotë Bahtiri, Haradinajt. Përqafimi ndodhë por më pas Bahtiri komunikon diçka me Haradinajn. Nuk merret vesh se çfarë i thotë por Bahtiri shihet teksa ia bënë me gisht. E kjo ngjallë reagimin e Haradinajt. Ai duket nervoz. "Mos bëjë ashtu", i thotë Haradinaj. E fytyra e Bahtirit nuk duket aspak e lumtur pas këtij reagimi. Dy ditë pas kësaj, Bahtiri ka treguar se çka i ka thënë Haradinajt, të cilin e nervozoi. "E kam kap për qafe dhe i kam thënë, të jesh ai që mendoj unë", ka thënë Bahtiri në Klan Kosova. Më pas e ka ndërruar thënien. "I kam thënë në fakt: të jesh ai dhe ta mbashë atë", ka përfunduar Bahtiri./Insajderi.com
The post "Mos bo ashtu" – Bahtiri shpjegon se pse e nervozoi Haradinajn appeared first on INSAJDERI. |
| Haradinaj sillet si kryeministër, bën marrëveshjen e parë me një biznesmen Posted: 06 Sep 2017 09:13 AM PDT Prodhuesit e rrushit në Rahovec sot kanë filluar punën e tyre me shumë gëzim. Rrushi i tyre tash e tutje do të jetë pjesë e brenditë të venës më të "fuqishme" në vend "Stone Castel". Krejt kjo falë kandidatit për kryeministër Ramush Haradinaj. Smajl Latifi i cili është kandidatë për kryetar të Komunës së Rahovecit, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka postuar një foto ku tregon se nga mëngjesi i sotëm, dyert e bodrumit "Stone Castle" janë të hapura për prodhuesit e rrushit. Për këtë ai ka falënderuar kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj që ka arritur marrëveshje me pronarin e "Stone Castel", Rustem Gecaj, që ta pranoj rrushin e zi në grumbullore. Rrustem Gecaj është pronar i bodrumit “Stone Castel” dhe njëri nga bashkëpunëtorët e Hysen Gecajt, ku ky i fundit kishte dhënë para të thata, rreth 353 mijë euro për "Fondin Haradinaj". Në një prononcim për Insajderin Latifi ka thënë se ne kemi kërkuar nga Ramush Haradinaj që të na ndihmoj që rrushi i tyre të pranohet në grumbullore. "Ne kemi kërkuar edhe prej kryeministrit të ardhshëm të Qeverisë së Kosovës që të jep pak moral, për këtë problematik dhe Rrustem Gecaj si pronarin më të madh të bodrumit në vend edhe në rajon që ta pranoj rrushin e zi në grumbullore". Haradinaj ka arrit që ta bind pronarin Rrustem Gecajn që rrushi i prodhimtarëve të Rahovecit të pranohet në grumbulloren e tij. "Është ky një lajm i gëzuar për të gjithë dhe për mua personalisht, i cili erdhi pasi Ramush Haradinaj Kryeministri në ardhje dëgjoi zërin tonë dhe arriti një zgjidhje bashkë me pronarin e kompanisë Stone Castle, Rrustem Gecaj", ka thënë Latifi. Në foton të cilën e ka publikuar Latifi ishte edhe vëllau i Ramushit, Dauti dhe deputeti Blerim Kuçi. Latifi ka arsyetuar Dautin duke thënë se ai ka qenë prezent aty vetëm si deputet i parlamentit të Kosovës i cili brengoset për fermerët. "Dauti ka qenë vetëm prezent, aty kanë qenë edhe shoqata e vreshtarëve ajo thjesht ka qenë një takim konstruktiv, pra ata kanë qenë prezent vetëm si deputet edhe Daut Haradinaj edhe Blerim Kuçi për ti parë shqetësimet që i kanë vreshtar dhe për ti adresuar në parlament". /Insajderi.com The post Haradinaj sillet si kryeministër, bën marrëveshjen e parë me një biznesmen appeared first on INSAJDERI. |
| Bahtiri tregon se kush e bindi që të “dalë nga tabuti” dhe të bëjë koalicion me PAN Posted: 06 Sep 2017 09:11 AM PDT Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri që është edhe nënkryetar i AKR-së ka treguar se kush e ka bindur që të "dalë nga tabuti" dhe të bëjë koalicion me PDK-AAK-NISMA. Sipas tij, pas daljes së koalicionit me LDK-Alternativa, ai është takuar me minatorët e Trepçës, të cilët i kanë kërkuar atij që të krijohen institucionet. "Minatorët ma kthyen mendjen. Janë dy sindikata të minatorëve, dhe njëri prej tyre ka qarë dhe më ka thënë se për hirë të sakrificës së tyre të bëhen institucionet. Unë i kam thënë se do të bëjë, por vetëm me Ramush Haradinajn", ka thënë Bahtiri. Ai e cilësoi Haradinajn si një burrë të mirë dhe Qeverisjen e tij do të bëjë punë jashtëzakonisht të mirë./Insajderi.com
The post Bahtiri tregon se kush e bindi që të "dalë nga tabuti" dhe të bëjë koalicion me PAN appeared first on INSAJDERI. |
| Bahtiri ende insiston se nuk ka lidhur koalicion me PDK-në por me Haradinajn Posted: 06 Sep 2017 09:04 AM PDT Kryetari i Mitrovicës dhe nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ka shpjeguar deklaratën e tij se "më përpara shkon në tabut sesa me PDK-në" duke thënë se ende mendon ashtu. "Shumë është e vërtetë, Agim Bahtiri ka qenë dhe është edhe sot kundër të keqes, dhe e keqja e këtij vendi është PDK-ja. Unë nuk do ti ndali kritikat kundër atyre që janë keqpërdorues të pares publike", ka thënë Bahtiri në Klan Kosova. Ai ka këmbëngulur se nuk ka shkuar në koalicion me PDK-në por me Ramush Haradinajn. "Nuk jam shku me PDK-në por me burrin që është taman burrë të cilin e kam mik", ka thënë Bahtiri./Insajderi.com
The post Bahtiri ende insiston se nuk ka lidhur koalicion me PDK-në por me Haradinajn appeared first on INSAJDERI. |
| Konspiracioni i deputetes: PDK dhe VV janë bërë bashkë kundër LDK-së Posted: 06 Sep 2017 08:50 AM PDT Pas marrëveshjes së arritur nga PAN dhe AKR ka reaguar edhe një nga deputetet e zëshme të kësaj partie e cila ka treguar një konspiracion sesi dy partië, PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje janë bërë bashkë kundër LDK-së. Dedeputetja e LDK-së, Besa Gaxherri thotë se është e pahijshme qeveria e këtyre figurave për të lartësuar ndikimin e Beogradit në Kosovë. Tutje ajo ka akuzuar VV-në se po bën propagandë me PDK-në drejtuar LDK-së opozitare. Ajo shkruan se këto parti e rrëzuan LDK-në nga pushteti për të bërë një qeveri që është në dëm të Kosovës. Sipas saj kjo është fytyra e vërtetë e këtyre partive. Ky është shkrimi i plotë i saj në FB: Te nderuar miq, simpatizant e votues te LDK-se, me 12 qershor te keti viti menjehere pas zgjedhjeve ju jam drejtuar juve me nje shkrim, ne te cilin ju kam thene se shum shpejt secili nga ne do ta tregoj fytyren e vete. Jo e hijshme per te mos thene e turpshme eshte qeveria e ktyre figurave te bashkuara per te lartesuar ndikimin e Beogradit ne Kosov, nje pamje e dhimbshme dhe nje situat e gatuar per te vazhduar statusqou. Nje VV qe fillon propaganden drejtuar LDK-se opozitare per te vazhduar ne ,,valet satelitore” te koordinuara bashkarisht me ata qe sollen vendin ne kete situat. Si duket e siq po shifet, ashtu si ju pata thene pas perfundimit te zgjidhjeve te fundit se te gjithe do te tregojn fytyrat e veta, kjo eshte fytyra dhe etike e tyre. E verteta sot po shendrit vetem nga opozita(LDK) qe do te kthehet shum shpejt per te sjell ndryshimin per te cilin ky popull ka 17 vite qe po pret. Kto parti te gjitha se bashku me fytyr te njejte qe rrezuan qeverin e LDK-se, sote po bejne qeveri fyese ndaj votuesve te tyre dhe ne dem te Kosoves. The post Konspiracioni i deputetes: PDK dhe VV janë bërë bashkë kundër LDK-së appeared first on INSAJDERI. |
| Nga “tabuti” në bisedime me Rakiqin – për Qeverinë Haradinaj Posted: 06 Sep 2017 08:32 AM PDT Ka përfunduar takimi mes dy kryetarëve të Mitrovicës Veriore dhe asaj Jugore, Agim Bahtirit si përfaqësues i PAN-AKR dhe Goran Rakiqit të Listës Srpska. Takimi i mbajtur në hotelin e kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli në Prishtinë ka pasur për qellim finalizimin e marrëveshjes së koalicionit PAN-AKR me Listën Srpska për krijimin e qeverisë së re. Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur për rezultatet e takimit, pasi Agim Bahtiri me të dalë nga takimi nuk u deklarua për media. Bahtiri ishte në mesin e njerëzve nga koalicioni LAA që ishte shprehur kundër koalicionit me PDK-në që drejton koalicionin PAN, së cilës AKR-ja pjesë e së cilës është Bahtiri iu bashkangjit, përkundër faktit se ai ishte betuar se "më përpara shkon në tabut, sesa në koalicion me PDK-në". Por, Agim Bahtiri ishte njëri nga njerëzit e parë që i shprehu urime kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, kur u nënshkrua marrëveshja mes PAN dhe AKR-së. /Insajderi.com The post Nga "tabuti" në bisedime me Rakiqin – për Qeverinë Haradinaj appeared first on INSAJDERI. |
| Franca do të kërkojë rikthimin e vizave për Shqipërinë Posted: 06 Sep 2017 07:59 AM PDT Pas Holandës, edhe Franca mund të kërkojë rivendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë. Në ndryshim nga Amsterdami, që këtë hap e kërkon për të ndalur organizatat kriminale shqiptare që veprojnë kryesisht në trafikun e drogës, për Parisin shkak janë kërkesat e larta për azil që vijnë nga Shqipëria. Ministria e Brendshme franceze ka publikuar disa të dhëna zyrtare që tregojnë se Shqipëria mban vendin e parë të numrit të azilkërkuesve për vitin 2017. Gazeta "Le Figaro" ka publikuar raportin ku thuhet se nga janari deri në gusht, 7 256 shqiptarë kanë paraqitur kërkesë zyrtare për azil në Francë. Kërkesat janë 178.9 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2016.Në vend të dy renditet Afganistani me 3 566 kërkesa, më pak se gjysma e Shqipërisë. Pasojnë Haiti, Sudani dhe Siria. "Për kontrolluar situatën, Parisi është i detyruar të kërkojë për Shqipërinë të njëjtat klauzola mbrojtëse që kërkoi për Gjeorgjinë dhe Ukrainën: një rivendosje të vizave në rast të abuzimit me mikpritjen", shkruan gazeta "Le Figaro". Sipas gazetës, të paktën 3 avionë kanë mbërritur nga Franca në Paris këtë verë, me shqiptarë që u është refuzuar kërkesa për azil. Situata është aq shqetësuese saqë Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb, organizon çdo javë videokonferenca me prefektët e zonave që kanë probleme me kërkesat për azil që vijnë nga shqiptarët, veçanërisht ata nga pjesa e lindjes së Francës. Deri tani Franca ka regjistruar 4911 kërkesa të reja zyrtare për azil, një numër që shkon në 7256 duke shtuar edhe minorenët që i shoqërojnë azilkërkuesit. Numri është dukshëm më i lartë se ai i azilkërkuesve sirianë që vijnë nga një vend në luftë. Ashtu si në Holandë, kriminaliteti shqiptar shqetësim edhe në Francë "Prej vitit 2010, Shqipëria, kandidate për të hyrë në Bashkimin Europian përfiton nga një program i lehtësimit të vizave, që i lejon shtetasit e saj të qëndrojnë deri në 3 muaj në Francë. Kjo lehtësi i është krijuar në kuadër të fqinjësisë së mirë. Por shihni si është devijuar në përmasë të madhe", shkruan "Le Figaro", raporton lapsi.al. Në shkrimin e gazetës franceze thuhet se "disa e kërkojnë azilin si pasojë e Kanunit, por ky ligj i hakmarrjes është mbivlerësuar, siç shprehet një funksionar i Ministrisë së Brendshme". "Një gjë është e sigurt- thotë ai- shqiptarët që arrijnë në masë mbështeten nga grupe mafioze të vërteta, të vendosura në Metz, Lion e Calvados. Trafiku i qenieve njerëzore, të minorenëve dhe prostitucioni e minojnë këtë komunitet vulnerabël. Shkurt, kriminaliteti shqiptar po vendoset në Francë dhe shteti duhet të reagojë". Veç kërkesave për azil edhe Franca po i shesh me shqetësim aktivitetin kriminal në rritje të grupeve shqiptare. Njësoj si Holanda, ku policia dhe prokuroria përgatitën një raport për t'i kërkuar qeverisë që të rivendosë regjimin e vizave me Shqipërinë, me qëllim që të bllokojë grupet kriminale që të lëvizin lirshëm. "Le Figaro" shkruan se shkëmbimet diplomatike për këtë çështje po intensifikohen me Tiranën, ku janë marrë disa masa. The post Franca do të kërkojë rikthimin e vizave për Shqipërinë appeared first on INSAJDERI. |
| Zyrtar të Listës Serbe flasin rreth kushteve për formimin e institucioneve Posted: 06 Sep 2017 07:50 AM PDT Lista Serbe është e gatshme që të jetë partner konstruktiv në institucionet e ardhshme të Kosovës dhe të punojë për përparimin e pozitës së të gjithë qytetarëve, e në veçanti të serbëve në hapësirën e Kosovës, thonë zyrtarët e Listës Serbe. Igor Simiq, deputet i Listës Serbe dhe zëdhënës i këtij subjekti politik , thotë për Radion Evropa e Lirë se para se të arrihet çfarëdo marrëveshje me subjektet politike shqiptare, Lista Serbe do të konsultohet me Qeverinë në Beograd dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. "Ne nuk kemi bashkëpunëtor më të mirë, mik dhe dikë që mendon më mirë për serbët në Kosovë, se sa Qeverinë tonë dhe Presidentin tonë", ka thënë Simiq. Ai ka theksuar se Lista Serbe konsideron që është mirë që Kosova po lëvizë drejt formimit të institucioneve të reja, prej kur koalicionit PAN, e përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, i është bashkangjitur edhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit. Në anën tjetër, përfaqësuesit e koalicionit PAN, kanë theksuar se janë duke u koordinuar me Listën Serbe për marrëveshjen lidhur me formimin e Qeverisë së re, por, ata nuk kanë dhënë detaje se mbi cilat kushte synohet një marrëveshje e tillë. I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë duke biseduar me Listën Serbe. Ndërkaq, lidhur me kushtet e kësaj të fundit, ai ka thënë se ato janë të njëjtat që kanë qenë edhe në mandatin e kaluar legjislativ dhe ekzekutiv. "Ju i mbani mend nga seancat paraprake pozicionet e tyre. Pra, nuk ka ndonjë ndryshim", ka thënë Haradinaj. Igor Simiq ka thënë se Lista Serbe do të jetë e hapur për bisedime pasi që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe pasi që do të dihet emri i mandatarit për formimin Qeverisë së Kosovës. "Lista Serbe e ka prezantuar programin e saj dhe për të e ka marrë mbështetjen e qytetarëve. Kushdo që dëshiron të bisedojë me Listën Serbe duhet të tregojë respekt ndaj interesave të popullit serb në hapësirën e Kosovës, por edhe ndaj nesh si përfaqësues të serbëve", tha Simiq. Lidhur me bisedimet e koalicionit PAN me Listën Serbe, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar edhe Muharrem Nitaj, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. "Ramush Haradinaj, mund të jetë njëri prej politikanëve më të sinqertë e më bujar që ka njohur Kosova ndonjëherë. Por kjo nuk nënkupton që bujaria e tij mund të shkojë deri aty, sa që ai mund të pranojë të jetë i kushtëzuar nga çfarëdo grupimi politik, shqiptar apo me shumicë serbe në Kuvendin e Kosovës. Ai për hir të një stabiliteti politik, ka bërë kompromise të mëdha në dëm të partisë që e drejton, por këtu përfundojnë të gjitha kompromiset e tij", ka thënë Nitaj. Ndryshe, Simiq ka theksuar se për Listën Serbe nuk janë të rëndësishme funksionet në kuptimin e numrave, por fakti se a do të jenë në gjendje njerëzit që do t'i kryejnë funksionet që ta forcojnë serbët në mënyrë institucionale dhe që ta përmirësojnë jetesën e tyre. "Për interesin e serbëve në Kosovë mund të luftojnë vet serbët. Gjithçka varet prej nesh. Nuk dëshirojmë të diskutojmë për pozitat ministrore, nuk duam që të apostrofojmë se çfarë është ajo që duam dhe çfarë është ajo që nuk duam. Por, ajo që mund ta them në këtë moment është që ne nuk do të merremi me spekulime dhe se interesi i popullit serb është parësor në luftën politike", tha Simiq. Sipas tij, Asociacioni apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, është kurora e kërkesave të Listës Serbe. Në anën tjetër, siç thotë ai, deputetët e këtij subjekti brenda Kuvendit të Kosovës do të luftojnë që zgjidhjet ligjore që sillet për çështje të ndryshme, të sillen në pajtim me interesat kombëtare serbe. Bisedimet e përfaqësuesve të koalicionit PAN me Listën Serbe ende janë duke vazhduar dhe deri më tash, nuk ka ndonjë rezultat konkret për marrëveshje eventuale. The post Zyrtar të Listës Serbe flasin rreth kushteve për formimin e institucioneve appeared first on INSAJDERI. |
| Raportimi i të vërtetës në Kosovë kushton me grushte Posted: 06 Sep 2017 07:35 AM PDT Para së gjithash sulmuesit e Parim Ollurit, kanë arritur që të shihen në pamjet CD-ve, Janë tre persona të veshur me kapuç, fillon shkrimin gazeta amerikane, "Daily Beast". E fejuara e Ollurit, Genta, ndalon, kthehet dhe buzëqesh teksa pret që ai të hyjë në ndërtesë, por kur e bënë Olluri këtë ata (sulmuesit) arrijnë në hyrjen e ndërtesës së tyre. Ata e godasin mbrapa në kokë, ai mundohet të zhbllokohet duke u përpjekur që ta sheh fytyrën e sulmuesit, raporton Insajderi. Olluri bie në tokë, Genta shpërthen nga tronditja, teksa tre burrat e tjerë ikin teksa ka shumë qytetarë përreth, që nuk lëvizin, krejt kjo ndodhi gjatë orës dhjetë të mbrëmjes. “Një qen filloi leh menjëherë pasi shkova për të hapur derën,”ka rrëfyer Olluri pas një jave ulur në në një kafene në qendër të Prishtinës. "Nuk i dëgjova tek po vinin ka rrëfyer tutje Olluri teksa tregon se ka qenë duke shikuar në telefonin e tij. Por ai është shumë i sigurt se ai e di pse erdhën. Olluri 30 vjeçar, është gazetar hulumtues, fitues i shumë çmimeve dhe drejtor ekzekutiv i gazetës online "Insajderi". "Dhe krejt sulmi ka ndodhur për shkak të punës sime", është shprehur ai. Në gusht të vitit të kaluar, Insajderi botoi një seri bisedash telefonike që sugjeronin se figura të larta brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjatë mandatit të tyre qeverisës, kishin emëruar politikanë në sektorë publik, në Gjyqësi, Polici, Transmetuesin publik dhe kompanitë e shërbimeve shtetërore me burra. Ndërsa më 15 gusht të këtij viti, Olluri botoi një artikull në lidhje me ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – shumë prej të cilëve tani janë anëtarë të lartë të PDK-së – dhe mënyrën në të cilën kanë kryer vepra të ndryshme të korrupsionit në politik. "Nëse Adem Jashari do të ishte gjallë..", ishte titulli i Insajderit duke ju referuar me guxim një heroi të luftës i cili u vra nga forcat serbe në vitin 1998, “ai do të ishte një milioner dhe i korruptuar”. Kjo është një lloj linje e rrudhosur që mund t’i çonte llojet patriotike që ta rrihnin Ollurin një tradhtar të kauzës dhe veprës së tij një shpifje kundër atyre që luftuan për ta çliruar Kosovën nga zgjedha e Beogradit rreth 20 vjet më parë. Por Olluri ka thënë se ato ditë mbaruan. Lexuesit që nuk më pëlqejnë zakonisht më sulmojnë mediat sociale ose me email,” shtoi ai. “Kam marrë kërcënime me vdekje. Jam mësuar me kërcënime me vdekje. Por kjo është hera e parë që unë kam qenë sulmuar fizikisht. Olluri i bashkohet një liste të gjatë të atyre që u sulmuan fizikisht në Kosovë, shkruan gazeta amerikane. Në gusht të vitit të kaluar, dikush hodhi një granatë dore në shtëpinë e Mentor Shala, kreu i transmetuesit shtetëror të Kosovës, Radio Televizioni i Kosovës. Ajo shpërtheu në oborrin e shtëpisë ndërsa ai dhe familja e tij ishin brenda. (Një javë më parë, një tjetër pajisje shpërthyese ishte hedhur në oborrin e stacionit televiziv.) Në vitin 2014, Milot Hasimja, një redaktor në televizionin Klan Kosova, u godit me thikë pasi u përpoq t’i shpjegonte një njeriu që kishte intervistuar se nuk ishte në gjendje të fshinte intervistën nga YouTube në bazë se ai nuk e kishte ngarkuar atë. Kërcënimet me vdekje ndaj gazetarëve – veçanërisht në internet – janë rritur gjithashtu gjatë 18 muajve të fundit. Në tetor të vitit të kaluar, Leonard Kërquki pranoi qindra kërcënime publike dhe private në Facebook, pasi dokumentari i tij tre-pjesësh, Gjuetia e UÇK-së, u transmetua në televizion. Rasti i tij është vetëm një nga shumta rastet. Gazetarja dhe redaktorja Arbana Xharra, e gjeti një kryq të pikturuar me gjaë në mur pranë apartamentit të saj në fillim të këtij viti, është një tjetër rast, ku privohet gazetaria në Kosovë. “Pak javë më vonë unë u sulmova fizikisht në të njëjtin vend në garazhin tim të parkimit”, ka thënë Xharra në Tëitter. “Por policia nuk gjeti se kush e bëri këtë.” Sipas kreut të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AJK), Shkëlqim Hysenaj, ata që janë përgjegjës për sulme dhe ngacmime të tilla rrallë ndodhin nëse ndonjëherë i drejtohen drejtësisë. “Ne nuk po shohim vullnetin e policisë apo prokurorit për të kryer një hetim të duhur,” ka thënë Hysenaj. "Kjo me të vërtetë na shqetëson. Nëse këto institucione nuk arrijnë të hetojnë këtë rast dhe nuk zbulojmë se kush qëndron pas sulmit, njerëzit do të ndjehen të lirë të vazhdojnë të sulmojnë gazetarët dhe t’i sulmojnë ata më shpesh duke shkuar përpara “. Por ai shtoi se kjo mungesë vullneti nuk është aspak e habitshme. Shpresat e Ollurit për drejtësi duhet të mbështeten në supet e një sistemi përbërjen e të cilit raportimi i tij ka zbuluar është rezultat i patronazhit nepotistik është një ironi e humbur për askënd. /Insajderi.com
The post Raportimi i të vërtetës në Kosovë kushton me grushte appeared first on INSAJDERI. |
| Ministrja Ahmetaj: Nuk ka linja shtesë të autobusëve drejt perëndimit Posted: 06 Sep 2017 07:19 AM PDT Ministrja në largim e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka theksuar se ka më tepër se një javë që është duke e trajtuar çështjen se a janë duke u larguar qytetarët ilegalisht nga Kosova, për në vendet e Bashkimit Evropian (BE), gjegjësisht drejt vendeve perëndimore. Ajo në një intervistë për Telegrafin ka thënë se mundësia e përsëritjes se eksodit të vitit 2015, vazhdon të jetë brengë dhe çështje e angazhimit të saj. "Nga bisedat me drejtorin e policisë dhe me institucionet tjera përkatëse, del se linjat e autobusëve janë të njëjtat dhe se nuk ka ndonjë ndryshim. Nuk kemi numër të rritur të linjave. Pastaj edhe në bisedat me shtetet anëtare të BE-së, nuk na kanë thënë se ka rritje të numrit të azilkërkuesve, ka shtuar Ahmetaj. Sipas saj, qytetarët e kanë të garantuar lëvizjen e lirë, duke shtuar se i kanë marrë të gjitha masat që ta ndërpresin këtë fenomen. "Secili nga ne e dimë se Kosova trajtohet si vend i sigurt i origjinës, ku asnjë qytetar nuk ka të drejtë të marrë azil. Ne e kemi këtë brengë në vazhdimësi. Jemi të përgatitur të bëjmë gjithçka që është e mundur, që një gjë e tillë të mos ndodhë", ka theksuar Ahmetaj.
The post Ministrja Ahmetaj: Nuk ka linja shtesë të autobusëve drejt perëndimit appeared first on INSAJDERI. |
| Zyrtari i AKR-së tregon kush e ka përsipër marrëveshjen me Listën Serbe Posted: 06 Sep 2017 07:13 AM PDT Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi, thotë se i takon koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA që të bëjnë marrëveshjen me Listën Serbe për krijimin e institucioneve të reja në bashkëqeverisje PAN-AKR dhe minoritetet. "PAN-i do të duhej të sqarohej me ta. Nuk është çështje e jona", tha anëtari i kryesisë së AKR-së. Matoshi tha se nuk është në dijeni për takime apo kërkesa të reja të Listës Serbe, siç u raportua të mërkurën. "Unë, të paktën për vete nuk jam në dijeni, por besoj se ata [PAN] i kanë rregullu këto çështje me kohë", shtoi ai për Express. Nga ana tjetër, një portal i afërt me AKR-në e cila të hënën arriti marrëveshje me PAN-in për krijimin e institucioneve të reja me shef të ekzekutivit Ramush Haradinajn, ka raportuar sot se Lista Serbe po provon tash ta bllokojë konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë. Portali në fjalë, duke u thirrur në burimet e veta shkruan se ka mësuar se paritë serbe të përfaqësuar me deputetë në Kuvendin e Kosovës janë duke vënë kushte të papërballueshme për koalicionin PAN-AKR. The post Zyrtari i AKR-së tregon kush e ka përsipër marrëveshjen me Listën Serbe appeared first on INSAJDERI. |
| Kosova e gatshme për Evropën Krijuese Posted: 06 Sep 2017 07:03 AM PDT Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në një takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, NataliaApostolova, me të cilën ka biseduar rreth çështjeve të interesit të përbashkët dhe bashkëpunimit të MKRS-së me këtë zyrë, sidomos në fushat që lidhen me kulturën. Ndërmjet ministres Dumoshi dhe shefes së BE-së,NataliaApostolova, u bisedua për procesin e aplikimit të Kosovës në programin CreativeEurope, respektivisht për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në Programet e BE-së: Erasmus +, Cosme, Evropa për Qytetarët dhe Evropa Krijuese. Ministrja Dumoshi dhe shefja BE-së në Kosovë Apostolovau shprehën se ky është një hap i rëndësishëm për kulturën e Kosovës, meqë pjesëmarrja në Programin Evropa Krijuese dhe rëndësia e këtyre programeve për sektorin e kulturës dhe atë audioviziv është shumë e madhe. Ministrja Dumoshi e falënderoi Apostoloven për përkrahjen e vazhdueshme që BE-ja i jep Kosovës në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, sportit dhe rinisë, dhe u shpreh se ky bashkëpunim është tejet i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës. The post Kosova e gatshme për Evropën Krijuese appeared first on INSAJDERI. |
| Ia mori jetën në aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, familja ia fal gjakun Posted: 06 Sep 2017 07:00 AM PDT Familja e viktimës që humbi jetën nga një aksident fatal që ndodhi në autostradën 'Ibrahim Rugova' tashmë i ka falur gjakun familjes së vozitësit. Në aksidentin në fjalë, ka vdekur këmbësori me inicialet M.H. Rasti ishte konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ndërkohe sot në redaksinë e Indeksonline ka arritur një video në të cilën shihet varrimi i viktimës dhe falja e gjakut nga ana e familjarëve Hoti. The post Ia mori jetën në aksident në autostradën "Ibrahim Rugova", familja ia fal gjakun appeared first on INSAJDERI. |
| “Në stacion po vijnë kureshtarët, s’ka eksod të qytetarëve” Posted: 06 Sep 2017 06:58 AM PDT Drejtori i Stacionit të Autobusëve Ylber Çitaku ka thënë se numri i personave që mbrëmë kanë udhëtuar nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me javën e kaluar. Ai ka thënë se mbrëmë janë shitur 15 bileta më shumë se javën e kaluar. Sipas tij, nuk ka largim masiv nga Kosova, por më shumë aty po shkojnë njerëzit që janë kureshtarë. "Mbrëmë kam qenë vazhdimisht në kontakt me personelin në stacion. Njerëz ka pasur, por kanë qenë më shumë njerëz për të mbledhë informata me përcjell se çka po ndodhë", tha drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Ylber Çitaku për Express. Ai ka dhënë statistika për numrin e shitjes së biletave. Thotë se janë shitur 15 bileta më shumë krahasuar me javën e kaluar. "Para një jave në tri nisjet në oraret 22:00, 22:30 dhe 23:00 janë shitur 30 bileta ndërsa mbrëmë janë shitur 45 bileta, apo 15 më shumë", ka shtuar Çitaku. Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, thotë se nga menaxhimi i kufirit (hyrje –dalje) nuk vërehet ndonjë fluks ashtu siç është raportuar. "Edhe në bazë të statistikave nuk është vërejtur se është rritur numri përveç asaj që është qarkullim normal", tha Hoxha për Express. Tutje Hoxha thotë se policia i ka ndërmarrë gjitha veprimet për verifikimin e këtyre informacioneve që po qarkullojnë. "Bazuar në punë operative të zyrtarëve policorë dhe në bashkëpunim me ministrinë e transportit dhe infrastrukturës, si dhe autoritetet tjera është konstatuar se nuk bëhet fjalë për kurrfarë eksodi të qytetarëve tanë dhe se nuk ka vend për shqetësime të tilla", përfundoi Hoxha. The post "Në stacion po vijnë kureshtarët, s'ka eksod të qytetarëve" appeared first on INSAJDERI. |
| Portali i sekretarit të AKR-së: Është bllokuar sërish formimi i institucioneve Posted: 06 Sep 2017 06:53 AM PDT Pritej që këtë javë të mblidhej edhe njëherë Kuvendi i Kosovës për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët. Mirëpo arbresh.info mëson nga burimet e saj se kjo nuk pritet të ndodh pasi Lista Serbe është duke vënë kushte të papërballueshme për koalicionin PANA. Sipas këtyre burimeve, kërkesat e kësaj partie serbe janë të papranueshme duke bërë kështu që të bllokohet sërish formimi i institucioneve pavarësisht se ishte menduar që kjo punë kishte përfunduar me lidhjen e marrëveshjes AKR-PAN. The post Portali i sekretarit të AKR-së: Është bllokuar sërish formimi i institucioneve appeared first on INSAJDERI. |
| Dimovski: LSDM-ja po aktron konstruktivitet Posted: 06 Sep 2017 06:46 AM PDT Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski ka deklaruar se deputetët e partisë së tij ashpër reagojnë ndaj veprmit të rrejshëm të LSDM-së në Kuvend. "Dje në seancën e komisionit për financim dhe buxhet, LSDM votuan kundër miratimit të ligjit për dhënien e vaucerëve për studentët e vitit të tretë dhe të katërt, ndërkaq paralajmërimet tona janë se LSDM do ti kundërshtojë edhe dy ligjet tjera të VMRO-së. Me këtë LSDM pranon se po aktron konstruktivitet të rrejshëm kuvend", është shprehur Dimovski. The post Dimovski: LSDM-ja po aktron konstruktivitet appeared first on INSAJDERI. |
| “Haradinaj nuk do të bëjë kompromise me serbët” Posted: 06 Sep 2017 06:39 AM PDT Muharrem Nitaj, zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se Hardinaj nuk do të bëjë kompromise me Listën Serbe për themelimin e qeverisë. "Ramush Haradinaj, mund të jetë njëri prej politikanëve më të sinqertë e më bujar që ka njohur Kosova ndonjëherë. Por kjo nuk nënkupton që bujaria e tij mund të shkojë deri aty, sa që ai mund të pranojë të jetë i kushtezuar nga çfarëdo grupimi politik, shqiptar apo me shumicë serbe në Kuvendin e Kosovës", ka shkruar Nitaj në Facebook. Sipas tij, Haradinaj për hirë të një stabiliteti politik, ka bërë kompromise të mëdha në dëm të partisë që e drejton, "por këtu përfundojnë të gjitha kompromiset e tij". The post “Haradinaj nuk do të bëjë kompromise me serbët” appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





