INSAJDERI: “Kurti tregon arsyen pse Lista Serbe ka insistuar në Ministrinë e Bujqësisë” plus 19 more

INSAJDERI: “Kurti tregon arsyen pse Lista Serbe ka insistuar në Ministrinë e Bujqësisë” plus 19 more


Kurti tregon arsyen pse Lista Serbe ka insistuar në Ministrinë e Bujqësisë

Posted: 10 Sep 2017 09:34 AM PDT

Albin Kurti ka kritikuar ashpër qeverinë e formuar nga Ramush Haradinaj, për lënien e Ministrisë së Bujqësisë në duart e Listës Serbe. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se përmes këtij veprimi, i ka dhënë mundësinë Serbisë që t’i fuqizojë projektet për kolonizimin dhe ndarjen e brendshme të Kosovës.

Në fjalimin e mbajtur sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Kurti ka tërhequr një paralele mes dhënies së Ministrisë së Bujqësisë për Listën Serbe dhe projekteve të ish-ministrit të Bujqësisë në ish-jugosllavi, Vaso Çubrrilloviqit.

“Dhënia e ministrisë së Bujqësisë është esenca e pazarit me Serbinë për qeverinë e Kosovës”, është shprehur Kurti.

Teksa ka cekur planet e realizuara nga ish-politikani serb, i cili përmes bujqësisë kishte projektuar largimin e shqiptarëve nga Kosova dhe kolonizimin e Kosovës nga Serbia, Albin Kurti është shprehur se qeveria Haradinaj i ka dhënë një mundësi tjetër të ngjashme shtetit të Serbisë.

“Me këtë plan që kanë bërë, i kanë dhënë mundësi të mirë Serbisë t’i realizoj planet e saj, që t’i fuqizojë projektet për kolonizim e ndarje të brendshme të Kosovës, projektet për bosnjëzimin e Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Deputeti i VV-së ka shtuar se “në derexhen ku e kanë pru Kosovën, përmes kushtëzimeve që i kanë vendosur në Kushtetutë e në ligje të tjera, Kosova gjithnjë e më shumë, tash, po e humbet pavarësinë e po shkon drejt autonomisë.”

“Në vitin 1945, a e dini ç'ndodhi me Çubrilloviqin? Ai u bë ministër i bujqësisë në Jugosllavi. I bujqësisë, sepse shqiptarët ishin në masë të madhe bujq, e se Kosova ishte vend bujqësor, siç ende është. Nuk kishte mënyrë më të mirë për t'i realizuar idetë e tij, se sa si ministër i bujqësisë”, deklaroi Kurti.

Ai ka thënë se “historikisht e botërisht, ka një lidhje thelbësore mes politikave kolonizuese dhe atyre bujqësore. Kolonizimi kudo që ka ndodhur, ka qenë kolonizim së pari agrar, e vetëm në plan të dytë ushtarak, tregtar, industrial etj.”

 

Kurti i ka quajtur hipokritë liderët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, të cilët gjatë fushatës zgjedhore premtonin investime të mëdha në sektorin e bujqësisë.

“Hipokrizia më e madhe është se e gjithë kjo qeveri, që u bë qeveri e sekserëve, në fushatë patën thënë se do t’i marrin votat e fermerëve e të bujqëve. Të gjithë këta kanë premtuar fonde pa fund për bujqësinë. E, tani bujqësinë ia dorëzuan Listës Serbe. Turp duhet t'ju vijë!”, deklaroi Kurti. /Insajderi.com

The post Kurti tregon arsyen pse Lista Serbe ka insistuar në Ministrinë e Bujqësisë appeared first on INSAJDERI.

Merkel i përgjigjet Erdoganit: Ne s’i arrestojmë gazetarët

Posted: 10 Sep 2017 09:17 AM PDT

Qytetarët turq mund të vijnë të sigurt në Gjermani, ka thënë sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke e hedhur poshtë paralajmërimin e Ankarasë se qytetarët turq duhet të kenë kujdes kur të udhëtojnë për në Gjermani për shkak të, siç ka thënë, një ndjenje në rritje anti-Turqi atje.

Tensionet mes Berlini dhe Ankarasë janë rritur muajt e fundit, ndërsa paralajmërimi i Turqisë këtë të shtune erdhi pasi Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha të martën se gjermanët që udhëtojnë për në Turqi rrezikojnë të paraburgosen në mënyrë arbitrare madje edhe në zonat turistike, transmeton Express.

"Dua ta them qartë se të gjithë qytetarët turq mund të vijnë këtu", tha Merkel sot në qytetin veriperëndimor gjerman, Delbrueck, gjatë një fushate para zgjedhjeve të 24 shtatorit.

"Asnjë gazetar nuk arrestohet këtu dhe asnjë gazetar nuk futet në paraburgim. Liria e mendimit dhe sundimi i ligjit mbizotërojnë këtu dhe për këtë jemi krenar", ka thënë Merkel.

The post Merkel i përgjigjet Erdoganit: Ne s'i arrestojmë gazetarët appeared first on INSAJDERI.

Lazio i jep mësim të mirë Milanit, Immobile shënon hetrik

Posted: 10 Sep 2017 09:07 AM PDT

Lazio e ka deklasuar AC Milanin, duke e mposhtur me rezultat bindës prej 4-1, të dielën në kuadër të javës së tretë të Serisë A.

Lazio dhe Milan ishte një nga sfidat kryesor të kësaj fundjave në futbollin italian, ndeshje kjo që u mbyll me fitoren e 'lacialëve'.

C. Immobile, ishte hero i fitores së Lazios, duke shënuar het-trik në minutën e 38-të, 42-të dhe 48-të, kurse, golin e katërt për nikoqirët e realizo Alberto në minutën e 50-të, derisa golin e vetëm për 'Rossonerët' e shënoi Montolivo në minutën e 56-të.

The post Lazio i jep mësim të mirë Milanit, Immobile shënon hetrik appeared first on INSAJDERI.

Zv/kryeministri maqedonas s’ndjehet fajtor për tenderin e fituar nga firma e tij

Posted: 10 Sep 2017 08:56 AM PDT

Zëvendëskryeministri, Koço Angjushev mohon konfliktin e interesave meqë ai është pronar, por jo edhe drejtues I "FERO Invest", ndërmarrje e cila u paraqit në tenderin milionësh të ELEM-it, për furnizimin e shiritave të gomës për "REK BITOLA".

Lidhur me atë nëse kjo dhe kompanitë tjera të tij do të paraqiten në tenderët shtetërorë, Angjushevi shprehet se kjo mbetet të jetë vendim i menaxherëve të ndërmarrjes, në përputhje me strategjitë për veprim dhe zhvillim. Ai nuk ndjen kurrfarë përgjegjësie morale, pasi siç shprehet, gjithçka është sipas ligjit.

“Unë në përputhje me ligjin për parandalimin e korrupsionit kam për obligim të tërhiqem nga kompanitë. Askund në atë ligj nuk është theksuar se duhet të pushojë të jem pronar i kompanive. Kjo do të thotë se askush nuk duhet të jetë nënkryetar i qeverisë meqë secili është pronar i diçkaje. Unë nuk i drejtoj kompanitë dhe si nënkryetar i qeverisë nuk dua të kem asnjë benefit nga udhëheqja ime në qeveri”- deklaroi Zëvendëskryeministëri Koço Angjushev.

Në pyetjen e gazetarit të Alsat -M se në çfarë mënyre dhe me cilat argumente do ta bindë opinionin se nga pozicioni që ushtron, nuk do të ndikojë në marrjen e tenderëve shtetërorë.

“Ekziston ligji për furnizime publike, ku ka ankand transparent publik dhe ftoj të gjithë opinionin dhe juve si media që ta ndiqni këtë”- përgjigjet Koço Angjushev.

Për VMRO-DPMNE-në, është i paqëndrueshëm dhe nënçmues arsyetimi i zëvendëskryeministrit Angjushev se ai nuk qenka drejtues, por vetëm pronar i ndërmarrjes "FERO Invest", duke konsideruar se paratë sërish do të përfundojnë në xhepin e tij. Për ta tenderi është kriminal dhe konsiderojnë se duhet të anulohet, ndërkaq Angjushevi të jep dorëheqje.

“Është evidente se qeverinë kriminale të Lidhjes socialdemokrate e interesojnë vetëm tenderët dhe pasurimi enorm i klaneve të pushtetit. Angjushevi brengoset vetëm për fitimin e ndërmarrjeve të tij, meqë e pamë nuk është i aftë të punojë në interes të qytetarëve. Prokuroria duhet të vërtetojë përgjegjësi penale lidhur me atë se si është ndikuar dhe në cilat kushte tenderin e ka marrë ndërmarrja e zëvendëskryeministrit Angjushev”- deklaroi Svetllana Kollariq nga VMRO-DPMNE.

Nga ELEM-i e iformuan opinionin se tenderi ka filluar në kohën e udhëheqjes paraprake të kompanisë të vendosur nga VMRO-DPMNE-ja, dhe se tashmë janë anuluar dy ankande. Për javën e ardhshme paralajmëruan ankand të ri për tenderin e shiritave të gomës për "REK Bitolla", në të cilin mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit.

The post Zv/kryeministri maqedonas s’ndjehet fajtor për tenderin e fituar nga firma e tij appeared first on INSAJDERI.

Mediat shpifin histori të rreme, Fellaini angazhon avokatët për t’i paditur

Posted: 10 Sep 2017 08:53 AM PDT

Mesfushori i Manchester United, Marouane Fellaini ka zbuluar në profilin e tij se ai ka udhëzuar avokatët e tij lidhur me "historitë e rreme" që janë shkruar për të.

Fellaini nuk ishte përfshirë në barazimin 2-2 të Unitedit ndaj Stoke City dje (e shtunë), me menaxherin Jose Mourinho që ka deklaruar se reprezentuesi i Belgjikës ka një dëmtim të kyçit të këmbës.

Është raportuar nga tabloidi britanik Daily Mail se Laura Simpson, që kishte një natë me sulmuesin e Evertonit, Wayne Rooney para arrestimit të tij për vozitje në gjendje të dehur, pohoi se ajo kaloi një natë në vitin 2014 me ish-shokun e tij të ekipit, Fellainin.

Megjithatë, Fellaini, i cili është një lojtar i Djajve të Kuq që katër vite që kur u bashkua me Evertonin i ka hedhur poshtë këto shkrime.

Pas mohimit të këtij shkrimi, belgu ka vendosur t'i paditë njerëzit apo mediumet që qëndrojnë prapa shpifjeve për jetën e tij.

"Shumicën e kohës unë nuk kam komentuar historitë e rreme që janë shkruar për mua, por sot është tepruar dhe i kam udhëzuar avokatët e mi", ka shrkaur Fellaini në Twitter.

The post Mediat shpifin histori të rreme, Fellaini angazhon avokatët për t'i paditur appeared first on INSAJDERI.

I vetmi zyrtar i LDK-së që uroi Haradinajn: Ta pavarësojë qeverinë nga Beogradi

Posted: 10 Sep 2017 08:17 AM PDT

Arben Mehmeti sekretar i degës së LDK-së në Gjilan e ka uruar qeverinë e Ramush Haradinajt.

Sipas Mehmetit kjo është ana pozitive e kësaj qeverie.

"Po ashtu anë pozitive e kësaj qeverie është se kemi ministra nga Anamorava që do të duhej të jetë standardë themelorë i çdo qeverisje edhe pse nuk kishte qenë kjo pritja nga ata që kanë llogaritur në këtë qeveri dhe as që mund të pritet ndonjë rezultat në raport me Gjilanin. Ndërsa ana negative e kësaj qeverie është se tërësisht do të varet nga Beogradi dhe se përbërja qeveritare nuk premton shumë”.

“Sidoqoftë urojmë që kryeministri Haradinaj me punën e tij ta pavarësojë së shpejti këtë qeveri nga Beogradi dhe t`i kthehet Prishtinës, ideal për të cilin ka luftuar me familje" ka shtuar Mehmeti.

The post I vetmi zyrtar i LDK-së që uroi Haradinajn: Ta pavarësojë qeverinë nga Beogradi appeared first on INSAJDERI.

Momenti kur Milaim Zeka përdor fjalë banale në foltoren e Kuvendit [video]

Posted: 10 Sep 2017 08:14 AM PDT

Dputeti i Nismës, Milaim Zeka ka përdorur sot fjalor banal në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, të thirrur nga deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Zeka, duke mos pranuar me diskutimet e opozitarëve, që iu kanë thënë deputetëve të PAN-it se janë bërë me Serbinë dhe Vuçiqin i ofendoi ata, sidomos deputetët e LDK-së.

"Nëse unë e kam kthye kryet nga Beogradi ju e keni kthy b….nga Beogradi", tha Zeka.

Ndaj fjalorit të deputetit ka reaguar kryeparlamentari Veseli, shkruan Telegrafi.

"Nuk lejoj këtë fjalor. Ndalja fjalën. Milaim Zeka dy vjet e gjysmë kam qenë kryetar Kuvendi, jam munduar të toleroj. Dëgjo! Dilni jashtë te mediat dhe thoni çka të doni, këtu nuk lejoj", tha Veseli.

The post Momenti kur Milaim Zeka përdor fjalë banale në foltoren e Kuvendit [video] appeared first on INSAJDERI.

Ministri Tahiri: Është bërë punë e jashtëzakonshme në sistemin e drejtësisë

Posted: 10 Sep 2017 08:10 AM PDT

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka deklaruar se është i vetëdijshëm për sfidat që e presin në detyrën që ka marrë përsipër në Qeverinë e re të Kosovës, në mënyrë që sistemi i drejtësisë të funksionojnë mirëfilli në Kosovë.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se do të përkujdeset që Ministria e Drejtësisë të jetë shembull i qeverisjes së mirë dhe të përgjegjshme, duke u bazuar në kompetenca dhe dije, në mënyrë që t'u jepen përgjigje sfidave dhe qytetarët të kenë besim të parezervë në të.

"Ky është një fillim i ri për Kosovën, në drejtësi dhe në të gjitha sferat", ka shkruar Ministri Tahiri.

Ky është postimi i plotë i Ministrit Abelard Tahiri:

Përgjegjësinë institucionale për ta drejtuar Ministrinë e Drejtësisë e kam pranuar duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për të gjitha sfidat që na presin, në mënyrë që sistemi i drejtësisë, përmbajtja e ligjeve dhe sundimi i rendit dhe ligjit të funksionojnë mirëfilli në Republikën e Kosovës.

Perceptimet shpesh janë më të fuqishme se realiteti, por ne bashkërisht, me të gjithë akterët institucionalë në sistemin e drejtësisë, do krijojmë hapësirë dhe shembuj që realiteti juridik ta dominojë çdo perceptim dhe që qytetarët të besojnë në drejtësinë që zbatohet në Kosovë.

Është bërë punë e jashtëzakonshme në ndërtimin e sistemit të drejtësisë në vend. Por, duhet ta pranojmë se ka pasur edhe ngecje.

Sundimi i ligjit dhe barazia para tij, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat dhe qasja në drejtësi për të gjithë, janë imperativ jo vetëm për integrimin në Bashkimin Evropian, por në radhë të parë për vetë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe si të tilla paraqesin edhe agjendën e prioriteteve tona.

Do të përkujdesëm që Ministria e Drejtësisë të jetë shembull i qeverisjes së mirë dhe të përgjegjshme, duke u bazuar në kompetenca dhe dije, në mënyrë që t'u jepen përgjigje këtyre sfidave dhe qytetarët të kenë besim të parezervë në të.

Në këtë proces drejt fuqizimit të drejtësisë ekziston vetëm një koncept dhe ai është ligji mbi të gjithë, kurse përpjekjet për t'i dhënë kuptim duhet të jenë të të gjithëve, që sfidat t'i shndërrojmë në mundësi unike dhe rezultatet t'u shërbejnë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ky është një fillim i ri për Kosovën, në drejtësi dhe në të gjitha sferat. Na priftë e mbara.

The post Ministri Tahiri: Është bërë punë e jashtëzakonshme në sistemin e drejtësisë appeared first on INSAJDERI.

Katër deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Posted: 10 Sep 2017 08:01 AM PDT

Deputetët e koalicionit qeverisës të cilat tanimë janë betuar si ministra të Qeverisë së Kosovës, do t'ia lirojnë vendin kolegëve nga partitë e tyre, përveç Ramush Haradinajt që ia liron vendin një kandidatit të PDK-së dhe Behgjet Pacollit i cili ia liron vendin një kandidati të LDK-së.

Duke marrë parasysh që deputetët në momentin që bëhen ministra, zëvendësohen nga koleget e tyre brenda koalicionit, në bazë të renditjes së votave, del që deputetin Haradinaj do ta zëvendësojë Nait Hasani nga PDK me 9578 vota, pastaj në vend të Enver Hoxhajt do të vije Fadil Beka nga PDK me 9234 vota.

Kurse, Fatmir Limajn do ta zëvendësojë kolegu i tij nga Nisma për Kosovën, Enver Hoti me 9182 vota, shkruan Kp.

Në vend të Pal Lekajt, deputet do të bëhet Gani Dreshaj i AAK-së me 9180 vota. Kurse, në vend të Rrustem Berishës, deputet do të bëhet Bekë Berisha nga AAK me 9100 vota.

Në vend të Behxhet Pacollit, i do të bëhet deputeti Imet Rrahmani nga LDK me 7272 vota.

The post Katër deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Sekseri Gashi akuzon të tjerët se kanë fituar pozita pa meritë

Posted: 10 Sep 2017 08:00 AM PDT

Zëvendëskryeministri i ri, Dardan Gashi, u është përgjigjur akuzave të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, se Qeveria e Kosovës u ndërtua përmes kontrabandës së deputetëve dhe bekimit të Beogradit.

Gashi, i cili ka qenë dikur zyrtar i LDK-së, i ka bërë thirrje Avdullah Hotit, të mos e merr me turr se mund të rrëzohet.

Madje, ka ironizuar me deputetin Hoti, duke thënë se do ta ketë fundin sikur Isa Mustafa me kompani.

"Dullë, mos u bo nervoz! Ty lumi t'ka pru, lumi t’hjekë! Si shumë tjerë t'firmës t'Isës! Mos e merr me turr se rrxohesh", ka shkruar Gashi.

Gashi mban edhe një pozitë të ministrit në Qeverinë me 21 ministra të Ramush Haradinajt.

Hoti, në një fjalim të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, kërkoi përgjigje nga Kryeministri i ri se pse e ka marrë afër vetes Dardan Gashin.

"Z. Haradinaj duhet të përgjigjet se çfarë përfaqëson Dardan Gashi në këtë koalicion, duke e ditur historinë e tij, tash këtij personi i është caktuar Ministria e Diasporës dhe është shtuar edhe resori i investimeve strategjike. Kjo ndoshta është e kuptueshme, pasi ky person ka qenë dhe mbetet në shërbim të realizimit të interesave strategjike të protagonistëve të këtij grupimi biznesor qeverisës", ka thënë Hoti sot gjatë fjalimit të tij në Parlament.

The post Sekseri Gashi akuzon të tjerët se kanë fituar pozita pa meritë appeared first on INSAJDERI.

Deputeti i koalicionit PAN: Po përgatitem për betejë kundër Klanit Pronto

Posted: 10 Sep 2017 07:52 AM PDT

Deputeti i Nismës për Kosovës, Zafir Berisha, i cili abstenoi në votimin për zgjedhjen e qeverisë Haradinaj në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se është duke u përgatitur për “betejë” kundër bandave kriminale të, siç ka thënë ai, Klanit Pronto.

Berisha, i cili është deputet i koalicionit PDK-AAK-NISMA në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se do të ballafaqohet me njerëzit e Klanit Pronto, duke i asociuar këta njerëz me ata të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Në pregaditje e sipër për betejën e radhës politiken, kundër bandave kriminale të ,,Klanit Pronto,, dhe tendencës së tyre për riciklim në Prizren”, ka thënë Zafir Berisha, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Partia Nisma për Kosovën, të cilën e përfaqëson Berisha, është në koalicion qeverisës me PDK-në. Madje, NISMA dhe PDK-ja kishin lidhur edhe një koalicion para zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit. /Insajderi.com

The post Deputeti i koalicionit PAN: Po përgatitem për betejë kundër Klanit Pronto appeared first on INSAJDERI.

Akademiku serb: Kosova s’është zemra e Serbisë – Vuçiqi është kriminel

Posted: 10 Sep 2017 07:41 AM PDT

Akademiku serb, Dushan Teodoroviq, është shumë i ashpër me kritikat e tij ndaj qeverisë në Serbi, por nuk e kursen as opozitën.

Në një bisedë për "Al Jazeera", ai ka folur për momentin aktual të Serbisë, për gjithëpranimin politik të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa thekson se "Kosova më nuk është zemra e Serbisë, por ajo zemër është në Amerikë, Gjermani, Kanada e Suedi".

"Njëherë pata thënë se zemra e Serbisë është në Amerikë, Gjermani, Suedi, Kanada, diasporë… Atje tani janë të rinjtë më të mirë e më të guximshëm të Serbisë, të cilët kanë pasur aftësinë që Serbinë ta çojnë në shoqërinë e vendeve kompetente evropiane", ka thënë Teodoroviq.

Ndërkaq, për sa i përket figurës së presidentit Vuçiq, akademiku serb thotë se ai udhëheq fushata jo-fer politike, manipulon zgjedhjet, keqpërdor mediat elektronike me frekuenca nacionale si dhe shkel çdo ditë Kushtetutën, shkruan Koha.net.

"Shumë shpesh, ai paraqitet në televizionet 'Pink' dhe 'Happy', të cilat janë nën kontrollin e tij, sigurojnë çdo njeri normal që Serbia u fundos plotësisht në sistemin autokrat të qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit. Veç këtyre, nuk duhet harruar asnjëherë se Vuçiq në vitet e '90-ta ka qenë sekretar i përgjithshëm i Partisë Radikale Serbe, një prej kriminelëve kryesorë të luftërave në Ballkan dhe ministër i informimit, të cilat e kanë çuar Serbinë në terr informativ", ka deklaruar akademiku serb, Dushan Teodoroviq.

Kritiku Teodoroviq thotë se Vuçiq, si gjithnjë, edhe kësaj radhe po tenton t'ia hedh çdo përgjegjësi dikujt tjetër, duke iu referuar thirrjes për dialog të brendshëm për Kosovën.

"Aleksandar Vuçiq, si gjithmonë, dëshiron ta hedh tërë përgjegjësinë për çdo veprim eventual në të ardhmen në të gjithë akterët e skenës politike dhe në të gjithë qytetarët e Serbisë. Ka ftuar qytetarët e Serbisë për 'dialog të brendshëm' për Kosovën. Nëse zotëri Vuçiqi ka menduar që partitë politike dhe qytetarët duhet të tregojnë se çfarë mendojnë për mënyrat e zgjidhjes së problemit të Kosovës, është detyrë qytetare dhe njëfarë rendi që ai, si president i Republikës së Serbisë, të paraqes qëndrimet e tij. Vuçiqi na ka ftuar dhe tani hesht i frikësuar, në mënyrë që të mos humb ndonjë poen politik rastësish", është shprehur akademiku serb.

Ai thotë se vetëm njerëz të rinj, të panjollosur në vitet e '90-ta, të cilët nuk janë të arsimuar në idetë nacionaliste, mund ta bëjnë një Ballkan Perëndimor më të mirë.

"Patjetër se pastaj do të kishte përzierje shumë të vogla në punët e fqinjëve. Disa ndoshta janë më shumë, e disa më pak të përzier, por në përgjithësi të gjithë janë të përzier [në punët e njëri tjetër në Ballkan]", ka shtuar ai, transmeton Koha.net.

Teodoroviq thotë se dikur është menduart se edhe Sllobodan Millosheviqi është i pamposhtur, por "në fund fituam", duke theksuar se opozita lufton çdo ditë kundër regjimit të Vuçiqit.

"Duhet të mësojmë nga gabimet që janë bërë pas rrëzimit të Millosheviqit nga pushteti", theksoi akademiku i njohur serb. "Gjëja e parë drejt thyerjes së regjimit të Aleksandar Vuçiqit është lustrimi për të gjithë ata që me vite të tëra kanë vrarë të vërtetën për qytetarët e Serbisë dhe kanë penguar përfshirjen e Serbisë në shoqëri të shteteve të zhvilluara dhe moderne".

The post Akademiku serb: Kosova s'është zemra e Serbisë – Vuçiqi është kriminel appeared first on INSAJDERI.

Krasniqi: Nuk u bëra pjesë e Qeverisë Haradinaj për një arsye

Posted: 10 Sep 2017 07:41 AM PDT

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mamli Krasniqi, ka sqaruar arsyen pse nuk është bërë pjesë e Qeverisë Haradinaj.

Ai ka thënë se qysh më herët ka konsideruar se ka nevojë të largohet nga punët e ekzekutivit dhe të fokusohet në punën e Kuvendit, duke shtuar se aty pritet të bëhet beteja e madhe.

"Dje është votuar Qeveria e re dhe këtë herë unë nuk do të jem pjesë e kabinetit qeveritar. Ka kohë që kam konsideruar se më duhet të bëj një shkëputje nga ekzekutivi, për t'u fokusuar në legjislativ gjatë këtij mandati, kur pritet që beteja kryesore politike të zhvillohet pikërisht në Kuvendin e Kosovës:, ka shtuar ndër tjera deputeti i PDK-së, Krasniqi.

Ai ka falënderuar të gjithë ata me të cilët ka punuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përgjatë kohës sa ka qenë ministër.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur miq,

Dje është votuar Qeveria e re dhe këtë herë unë nuk do të jem pjesë e kabinetit qeveritar. Ka kohë që kam konsideruar se më duhet të bëj një shkëputje nga ekzekutivi, për t'u fokusuar në legjislativ gjatë këtij mandati, kur pritet që beteja kryesore politike të zhvillohet pikërisht në Kuvendin e Kosovës.

Qeverisë së re dhe ministrave të rinj ju dëshiroj punë të mbarë dhe pres prej tyre që të fillojnë punën menjëherë, sepse kemi humbur mjaft kohë. Kam besim, veçanërisht në disa prej tyre, që do të arrijnë të ndryshojnë për të mirë gjendjen e rënduar në disa prej sektorëve të rëndësishëm.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata kolegë që për shumë vjet kemi bashkëpunuar dhe jemi munduar bashkë që t'i adresojmë sfidat e shumta, si në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ashtu edhe në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në mënyrë të veçantë, shpreh mirënjohjen time më të thellë për anëtarët e kabinetit tim, për këshilltarët e mi, pa të cilët nuk do të mund të shënoheshin sukseset e shumta në fushat për të cilat kemi pasur përgjegjësi ndër vite. Jam i sigurt se shumë prej tyre do të vazhdojnë t'i shërbejnë vendit me nder dhe me përkushtim, pavarëisht detyrave që do t'i kenë në të ardhmen. Falënderoj edhe secilin zyrtar të administratës që ka kryer obligimet e veta me zell dhe me përgjegjësi.

Ka shumë të arritura, pa dyshim, por jam i vetëdijshëm se ka ende shumë punë për t'u bërë. Dhe për të arritur progres edhe më të madh, na duhet angazhim maksimal, përkushtim dhe punë konkrete e secilit person që ka përgjegjësi institucionale. Unë do të vazhdoj të jap kontributin tim edhe si deputet, për të avancuar tutje të gjitha fushat që janë prirotete për qytetarët e vendit tonë.

Ju faleminderit!

The post Krasniqi: Nuk u bëra pjesë e Qeverisë Haradinaj për një arsye appeared first on INSAJDERI.

Pse uraganët vdekjeprurës kanë emra femëror?

Posted: 10 Sep 2017 07:23 AM PDT

Uraganët me emra femërorë janë më vdekjeprurës sesa stuhitë të cilave u janë dhënë nofka mashkullore, sepse njerëzit i marrin ato më pak seriozisht, thotë një studim.

Studimet sugjerojnë se ndryshimi i emrit të stuhisë nga Charlie në Eloise mund të trefishojë numrin e viktimave.

Autoritetet u vënë emra stuhive të mëdha, sepse besojnë se i ndihmon njerëzit të kujtojnë këshillat se si të mbrohen nga moti, thanë studiuesit.

Por "kjo praktikë gjithashtu prek edhe stereotipet gjinore të zhvilluara gjerësisht, me pasoja potencialisht vdekjeprurëse", shkruan "Proceedings of the National Academy of Sciences" në SHBA.

Studiuesit në Universitetin e Illinoisit dhe Universitetin Shtetëror të Arizonës analizuan më shumë se gjashtë dekada të dhëna, para se të arrinin përfundimet e tyre.

Ata shkruajnë: "Ne demonstrojmë se një fatkeqësi natyrore, thjesht duke u shoqëruar simbolikisht me një gjini të caktuar nëpërmjet emrit, gjykohet në mënyra që përputhen me rolet dhe pritsh mëritë përkatëse sociale të asaj gjinie.

Viktimat e shkaktuara nga uraganet në Shtetet e Bashkuara tregojnë se uragane të rënda me emra femërorë lidhen me shifra më të larta të numrit të të vdekurve".

The post Pse uraganët vdekjeprurës kanë emra femëror? appeared first on INSAJDERI.

Çertifikoi kandidatët e dënuar me ligj në zgjedhje, kërkohet hetim kundër KQZ-së

Posted: 10 Sep 2017 07:18 AM PDT

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e cila ka shkelur ligjin duke certifikuar kandidatët me të kaluar kriminale, respektivisht me dënime gjyqësore të formës së prerë, të cilët garojnë për asamblistë dhe Kryetar të Komunave në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

IKD vlerëson se vendimi i KQZ-së për të certifikuar kandidatët me të kaluar kriminale në tri vitet e fundit, në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet Lokale në Kosovë paraqet skandal, për të cilin fton Prokurorin e Shtetit të hetojë vendimmarrjen e KQZ-së, e cila përkundër të dhënave zyrtare nga KGJK për kandidatët me të kaluar kriminale, ka bërë certifikimin e tyre apo nuk ka ndërmarr veprime konform ligjit për të pastruar listat e kandidatëve për asamblistë apo Kryetar të komunave, të cilëve në bazë të ligjit iu mohohet e drejta për të kandiduar në zgjedhjet komunale të përcaktuara me 22 tetor 2017.

Një shkelje e tillë e ligjit në mënyrë kaq transparente nuk mund ta lë indiferent Prokurorin e Shtetit, i cili ka mandat kushtetues dhe ligjor të hetojë dhe ndjek këto veprime.

Ky vendim i KQZ-së dëshmon mungesën e vullnetit politik të partive politike, të cilat përmes përfaqësuesve të tyre përbëjnë trupën e KQZ-së për të respektuar kriteret ligjore, duke synuar futjen e kandidatëve me të kaluar kriminale në kundërshtim me ligjin.

Bazuar në të dhënat zyrtare janë mbi 7000 kandidatë për të cilët KQZ ka kërkuar të dhëna për të kaluarën e tyre kriminale në Gjykatat Themelore të Republikës dhe janë mbi 600 kandidatë, të cilët kanë aktgjykime dënuese përfundimtare ose gjenden në procedura penale.

IKD kërkon nga KQZ që në përputhje me legjislacionin pozitiv, të bëhet largimi i të gjithë kandidatëve për asamblistë dhe kandidatëve për Kryetar të Komunave që kanë aktgjykime dënuese përfundimtare për vepra penale.

Në këtë drejtim, IKD ka pranuar ankesa të kandidatëve, të cilët kontestojnë saktësinë e të dhënave të KGJK-së, prandaj kërkon nga KGJK që të verifikojë të dhënat e vendimeve përfundimtare gjyqësore nga Gjykatat Themelore për të qenë të saktë dhe për të kufizuar të drejtat e kandidatëve me aktgjykime përfundimtare në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet Lokale në Kosovë.

IKD shpreh zhgënjimin me partitë politike, të cilat po japin mesazh të keq me rastin e kandidimit të personave me aktgjykime dënuese përfundimtare në kundërshtim me ligjin,  por edhe me rastin e kandidimit të personave, të cilët në këtë fazë janë duke u përballur me procese gjyqësore për vepra të ndryshme penale. IKD shpreh brengën lidhur me integritetin e kandidatëve për asamblistë në këto zgjedhje lokale dhe partive politike që garojnë në këto zgjedhje.

Kjo pasi që edhe përkundër faktit se kandidatët kanë qenë të obliguar të nënshkruajnë deklaratën në formularin për certifikim të kandidatit ku konfirmojnë se të njëjtit nuk kanë asnjë pengesë që do t'i bënte të pamundur për tu paraqitur se kandidat bazuar në nenin 29 të Ligjit mbi Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, e ku është përcaktuar edhe kushti që të mos janë të dënuar me aktgjykim të formës së prerë në tre vitet e fundit. Ligji mbi Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, aplikohet përshtatshmërisht edhe për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Të dhënat e KGJK-së kanë dëshmuar të kundërtën në qindra raste.  Kjo dëshmon se këta kandidatë me të kaluar kriminale, përmes informatave të rrejshme kanë provuar që të venë në lajthitje KQZ-në, më çka dyshohet se kanë mund të kryejnë edhe veprën penale Deklarim i rremë nën betim, e sanksionuar sipas Kodit Penal të Kosovës.

Në këtë drejtim, IKD kërkon reagim urgjent të institucioneve të thirrura me ligj, në rastin konkret nga KQZ, Prokurori i Shtetit dhe KGJK, për të ndërmarr veprime konform brenda fushëveprimit të tyre kushtetues dhe ligjor.

IKD fton partitë politike që të japin shembull në drejtim të ofrimit të kandidatëve si për asamblistë si për Kryetar të Komunave, të cilët nuk kanë probleme me ligjin, përfshi edhe përballjen e tyre me procedura gjyqësore, pa i paragjykuar për fajësinë e tyre. Vetëm në këtë mënyrë partitë politike do të dërgojnë mesazh se përmes ofrimit të kandidatëve të pastër dhe ofrimit të programeve janë të interesuara dhe përkushtuara për qeverisje të mirë.

The post Çertifikoi kandidatët e dënuar me ligj në zgjedhje, kërkohet hetim kundër KQZ-së appeared first on INSAJDERI.

Milaim Zeka i shanë me nënë deputetët e LDK-së

Posted: 10 Sep 2017 07:09 AM PDT

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka vazhduar banalitetin dhe fyerjet ndaj kolegëve deputetë edhe pasi ka dalë jashtë seancës së Kuvendit të Kosovës të dielën. Kryeparlamentari Veseli e përjashtoi Zekën nga seanca e sotme pasi përdori gjuhë të patolerushme brenda sallës së Kuvendit.

Deputeti nga radhët e partisë së Fatmir Limajt ka pasur një përballje të rëndë me deputeten e LDK-së, Besa Gaxherrin, jashtë seancës plenare por brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës.

 

Zeka e ka fyer deputeten Gaxherri, derisa i ka sharë me nënë të gjithë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Portali Lajmi.net ka siguruar një video amatore ku dëgjohet deputeti Zeka duke kritikuar e ofenduar deputeten Gaxherri.

"Pornografi ka me e ba. Nanen kam me jau q. rend tanëve. Për këtë kam hy deputet, me ju kallxu që ju jeni rrugaç te tanë, rrugaç jeni. Na jena ra në prehnin e Vuqiçit? Ju, që ja keni mbajt zhagun Serbisë tanë jetën. Partia jote ia ka mbajt zhagun Serbisë"

Ndërsa, Gaxherri dëgjohet teksa i thotë deputetit Zeka se dje e pritën Listën Serbe katër orë për të ardhur në Seancë.

Por, Zeka dëgjohet duke iu kundërpërgjigjur: "Ata janë ma të mirë se ju, ata janë ma të mirë se ju, ju jeni rrugaçë".

The post Milaim Zeka i shanë me nënë deputetët e LDK-së appeared first on INSAJDERI.

Haxhiu: VV është skizofrenia, ndërsa LDK është paraziti i Kosovës

Posted: 10 Sep 2017 07:05 AM PDT

Pas deklarimeve të Glauk Konjufcës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku e kualifikoi Qeverinë Haradinaj me terma mjekësor, ka ardhur edhe reagimi i parë nga PDK-ja.

Deputeti Bekim Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, i është kundërpërgjigjur Glauk Konjufcës po ashtu me terma mjekësore.

Pstimi i plotë i Haxhiut:

"Pasi qe Glauku bëri sot një gjysmë kualifikim të partive politik me terme mjekësore, po ia përshkruaj ekzakt vlerësimin për partitë politike me terme mjekësore:

Për skenën politike të Kosovës:

– PDK është truri dhe vaksina;
– LDK është paraziti;
– LVV skizofrenia; ndërsa
– AAK me Ramush Haradinajn është sistemi lokomotor i Kosovës. B.H."(sic), ka shkruar Haxhiu.

The post Haxhiu: VV është skizofrenia, ndërsa LDK është paraziti i Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Konfirmohet numri i viktimave nga mbërritja e uraganit Irma

Posted: 10 Sep 2017 06:54 AM PDT

Raportohet se të paktën tre persona kanë humbur jetët teksa uragani Irma mbërriti në Florida sot në mëngjes, duke bartur erëra të forta që kanë fryrë deri në 209kmh.

Derisa stuhia historike e kategorisë 4 ateron ku miliona njerëz janë evakuuar dhe erërat me shpejtësi 209kmh i kanë lënë 600.000 persona ka rrymë, mediat amerikane raportojnë se një burrë në kontin Monroe, i cili kufizon Key West, vdiq pasi humbi kontrollin e automjetit si pasojë e erërave të forta, transmeton Express.

Ndërkohë,  guvernatori i Floridës Rick Scott që e ka quajtur atë "stuhi vrastare".

Të paktën 23 persona vdiqën në Karaibe si pasojë e Irmës.

The post Konfirmohet numri i viktimave nga mbërritja e uraganit Irma appeared first on INSAJDERI.

Shteti që do të ndalojë prodhimin e veturave me naftë

Posted: 10 Sep 2017 06:45 AM PDT

Pas Britanisë dhe Francës, edhe Kina planifikon të ndalojë prodhimin dhe shitjen e automjeteve me naftë. Zv.ministri kinez i Industrisë njoftoi se Kina, tregu më i madh i automobilëve në botë, ka nisur kërkimet përkatëse, por ende nuk ka vendosur se kur do të hyjë në fuqi ndalimi.

"Masat që do të ndërmarrim do të sjellin ndryshime drastike në zhvillimin e industrisë sonë të automjeteve", tha Xin Guobin për agjencinë shtetërore të lajmeve "Xinhua". Kina ka prodhuar 28 milionë automjete vitin e kaluar, rreth një të tretën e totalit në rang global.

Si Britania, edhe Franca kanë njoftuar tashmë planet për ndalimin e makinave me naftë deri në vitin 2040, si pjesë e përpjekjeve të tyre për të reduktuar ndotjen dhe emetimet e karbonit.

Prodhuesi kinez i makinave, "Volvo" njoftoi në korrik se të gjitha modelet e reja të automjeteve do të kenë motor elektrik nga viti 2019.

Geely, pronari kinez i "Volvo"-s, synon që të shesë një milion makina elektrike deri në vitin 2025.

Edhe firma të tjera globale të prodhimit të makinave, si "Renault-Nissan", "Ford" apo "General Motors" janë duke punuar që të gjitha në zhvillimin e makinave elektrike në Kinë.

Prodhuesit e mëdhenj janë duke nxitur rritjen e tregut kinez, përpara se të shpallin rregullat e reja që synojnë të luftojnë ndotjen. Kina kërkon që makinat e reja me bateri elektrike dhe ato hibride të përbëjnë të paktën një të pestën e shitjeve deri në vitin 2025.

Propozimet pritet t'u kërkojnë prodhuesve që 8% të shitjeve të tyre të jenë makina elektrike ose hibride duke nisur nga viti i ardhshëm, me një rritje prej 12% në vitin 2020. Xin parashikoi që ndryshimi do të sjellë "kohë të turbullta" në këtë industri. Por kjo kthesë pritet të ketë efekte edhe në kërkesën për naftë në Kinë. Vendi është aktualisht konsumatori i dytë më i madh i naftës në botë, pas Shteteve të Bashkuara.

The post Shteti që do të ndalojë prodhimin e veturave me naftë appeared first on INSAJDERI.

Uragani “Irma” mbërrin në Florida – Trump: Zoti na bekoftë!

Posted: 10 Sep 2017 06:44 AM PDT

Pasi goditi rëndë Kubën, e pasi i fuqizua duke u rikthyer në stuhi të kategorisë së katërt, uragani "Irma" arriti në ekstremin jugor të Floridës.

Gati i gjithë shteti është në alarm, e të paktën 36 milionë njerëz rrezikohen nga shkulmet e forta të erës, reshjet e dendura dhe rritja e nivelit të detit.

Përmes një mesazhi në rrjetin social "Tëitter", presidenti amerikan njoftoi se të gjitha trupat e mobilizuara në terren janë gati, e megjithatë fjalët e tij kishin tone apokaliptike.

"Zoti na bekoftë të gjithëve", shkroi numri një i Shtëpisë së Bardhë.

Uragani parashikohet të godasë ishujt Key Ëest me erëra deri në 209 km në orë, para se të lëvizë drejt veriperëndimit. Mbi 3.6 milionë njerëz janë urdhëruar të evakuohen, me paralajmërimet se rritja e madhe e nivelit të detit do të rrezikojë jetën e kujtdo në rrugën që do të ndjekë stuhia, shkruan Tch.

Sipas medies amerikane, "ABC Neës", një person ka humbur jetën. Të kërcënuara nga rritja e nivelit të ujit, që mund të arrijë në 4.6 metra, janë edhe ishujt koralore, shumica e të cilave gjenden vetëm pak metra mbi nivelin e detit.

Një zyrtar paralajmëroi se qëndrimi në ishuj do të nënkuptonte vetëvrasje. Ndërsa stuhia po drejtohet nga veriu i Floridës, mbi 430 mijë shtëpi raportohet të kenë mbetur pa energji elektrike.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott ka vënë në dispozicion 390 qendra strehimi, ku janë grumbulluar shumë të moshuar, familje e gra afroamerikane. Ai u tha të shtunën në mbrëmje banorëve se i gjithë shteti është në gjendjen e emergjencës, duke u bërë atyre thirrje të largohen drejt zonave të evakuimit.

"Nëse jeni urdhëruar të evakuoheni, duhet të largoheni tani. Kjo është mundësia juaj e fundit. Mos e vini në rrezik jetën tuaj dhe të familjes suaj", tha Rick Scott.

Qendra federale e Menaxhimit të Katastrofave tha se personat që nuk u evakuuan janë në rrezik të madh. Uragani "Irma" shkaktoi të paktën 24 viktima në ishujt e Karaibeve, të cilat i goditi me shpejtësi para se të marshonte drejt Floridës. Meteorologët thonë se "Irma" është stuhia më e fuqishme në 100 vitet e fundit. /Insajderi.com

The post Uragani "Irma" mbërrin në Florida – Trump: Zoti na bekoftë! appeared first on INSAJDERI.