INSAJDERI: “Kosovari me restorantin e tij ushqen të prekurit nga uragani” plus 19 more

INSAJDERI: “Kosovari me restorantin e tij ushqen të prekurit nga uragani” plus 19 more


Kosovari me restorantin e tij ushqen të prekurit nga uragani

Posted: 02 Sep 2017 09:32 AM PDT

Pronari i restorantit italian "Verona", Kujtim Lokaj, refugjati nga Kosova, e di se çfarë do të thotë kur humbet të gjitha, shkruan CBS News.

Lokaj, që jeton dhe punon në restorantin e tij në Dallas, SHBA, ka përgatitur ushqim për qindra të evakuuar nga uragani Harvey që ka goditur Houstonin.

Kjo ngjarje, Lokajt ia ka kujtuar veten kur është shpërngulur me vetëm një palë tesha në kohën e luftës së Kosovës në vitin 1999.

Lokaj dhe ekipi i tij i restorantit kanë përgatitur ushqim të shijshëm për 300 të evakuuar.

The post Kosovari me restorantin e tij ushqen të prekurit nga uragani appeared first on INSAJDERI.

Kosova, vendi i katërt më i pasigurt në Evropë

Posted: 02 Sep 2017 09:27 AM PDT

Indeksi Global i Paqes 2016 u publikua kohët e fundit nga think-tanku, Instituti për Ekonomi dhe Paqe, duke zbuluar vendet më të sigurta dhe më të rrezikshme në botë.

Edicioni i 10-të i raportit vjetor, i cili u publikua më 8 qershor, renditi 163 vende në bazë të niveleve të tyre të paqes dhe paraqiti gjetjet në një hartë interaktive me ngjyra.

Secilit komb iu lëshua një vlerësim i paqes nga 5 (sa më i ulët rezultati, aq më i lartë është niveli i paqes), përcaktuar nga analiza e 23 faktorëve të ndarë në tre kategori: niveli i sigurisë dhe siguria në shoqëri, konflikti i brendshëm dhe ndërkombëtar dhe militarizimi.

Islanda mori titullin e lakmuar të vendit më të sigurt në botë. Me një rezultat prej 1.192, kombi evropian renditet shumë lart për mungesën e konfliktit të brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe gjendjen e qetë të shoqërisë.

Një vend tjetër nordik, Danimarka, zë vendin e dytë me një rezultat prej 1,246, ndërsa Austria është vendi i tretë më i sigurt në botë, me një rezultat prej 1.278.

Nga 11 vendet që konsiderohen se kanë një "nivel shumë të lartë" të paqes sipas Indeksit, tetë janë në Evropë, ndërsa Japonia (e quajtur e 9-ta më e sigurtë), Kanadaja (8) dhe Zelanda e Re (4) gjithashtu bëjnë një paraqitje të mirë. Edhe pse, Britania e Madhe (në vendin e 47-të) ose SHBA (103) nuk e kanë këtë paraqitje.

Më poshtë janë 11 vendet më të sigurta në Tokë, së bashku me rezultatet e tyre të paqes:

11. Finlanda – 1.429

10. Sllovenia – 1.408

9. Japonia – 1.395

8. Kanadaja – 1.388

7. Zvicra – 1.37

6. Republika Çeke – 1.36

5. Portugalia – 1.356

4. Zelanda e Re – 1.287

3. Austria – 1.278

2. Danimarka – 1.246

1. Islanda – 1.192 / Bota.al

Ndërkohë, Kosova për këtë vit është renditur në vendin e 76-të. 

Shteti i Kosovës është renditur si vendi i 33-të më i pasigurt në Evropë, që i bie vendi i katër më i pasigurt në kontinentin e vjetër.

Tri vendet më të pasigurta në Evropë janë Turqia , Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina. /Insajderi.com

 

The post Kosova, vendi i katërt më i pasigurt në Evropë appeared first on INSAJDERI.

Tejkalim apo shtyrje e krizës energjetike?

Posted: 02 Sep 2017 09:20 AM PDT

Kosovës ende po i kanoset rreziku të përballet me një krizë energjetike, pasi që procedurat e shpronësimit për tokat e banorëve të fshatit Shipitullë, ende janë në proces.

Në këtë zonë të fshatit Shipitullë do të bëhet zgjerimi i mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Nga rreth 52 hektarë tokë, të cilat duhet të shpronësohen, Qeveria e Kosovës deri më tani ka bërë vlerësimin dhe ka marrë vendim përfundimtar për shpronësim të 1.5 hektarëve.

Ndërsa, për pjesën e mbetur të tokave në Qeverisë së Kosovës ka marrë vendim për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave, të cilat preken nga realizimi i projektit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vendimi përfundimtar për shpronësim është marrë për 11 prona.

"Vlerësimi ka përfunduar për zonën kadastrale Shipitullë dhe zonën kadastrale Hade. Gjithashtu, është marrë edhe vendimi përfundimtar ku nga17 prona kanë hyrë në vendim përfundimtar 11 prona për shpronësim. Ndërsa, sa i përket vlerësimit kemi të bëjmë me një hapësirë prej afër 1.5 hektarë dhe 8 objekte të improvizuara. Kurse, vlera financiare është rreth 236.000 euro", ka theksuar Shahini.

Ndërkohë, kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës ka kërkuar efikasitet më të lartë nga Korporata Energjetike e Kosovës lidhur me shpronësimet.

"Ne duhet të kërkojmë nga KEK-u që me kohë t'i përgatisë të gjitha këto vendime, në mënyrë që Qeveria, as KEK-u, të mos vijnë në situatë të tillë të ngutshme, veçmas tani kur jemi në përgatitje të ndërtimit të Termocentralit "Kosova e re", që edhe Banka Botërore edhe investitorët kërkojnë që të jemi shumë efikas dhe shumë të saktë në çështjet e shpronësimeve edhe në çështjet e zhvendosjes së popullatës nga ato prona", ka deklaruar Mustafa.

Korporata Energjetike e Kosovës një muaj më parë kishte thënë se Kosova mund të përballet me një krizë energjetike, për shkak të shpenzimit të rezervave të qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike, dhe kishte kërkuar hapa konkretë të përshpejtimit të procedurave të shpronësimit për banorët.

Proceduarat për marrjen e këtyre tokave në fshatin Shipitullë dhe në gjithë zonën e mihjes së re, bëhet përmes dy dokumenteve 'Korniza e politikave për zhvendosje' dhe 'Ligji për shpronësimin e tokës së paluajtshme'.

Disa nga banorët e kësaj zone kanë nënshkruar tani marrëveshjen 'Korniza e politikave për zhvendosje', pa u detyruar që toka t'iu merret përmes ligjit për shpronësim.

Arben Gjukaj, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, pati thënë për Radion Evropa e Lirë, se kanë vazhduar negociatat me banorët për të nënshkruar marrëveshjet për shpronësim.

Disa nga banorët, ka thënë Gjukaj e kanë pranuar ofertën, por ka edhe banorë, të cilët kanë kërkesa të ndryshme dhe shtyhen nga dikush tjetër që të mos e pranojnë.

Ai iu kishte bërë thirrje autoriteteve në vend që të jenë vigjilente dhe të marrin vendime sa më të shpejta dhe ta ndihmojnë Korporatën që të kalojë këtë sfidë.

"KEK-u kërkon që të respektohen ligjet, të respektohen rregulloret dhe ta evitojmë të keqen e mundshme, pasi që po hyjmë në sezonin e dimrit. Ne jemi duke bërë përpjekje që të mos vijmë në atë situatë, por nëse nuk kryhen veprimet konform kërkesave tona, atëherë mund të vijmë në një situatë jo të mirë dhe ne do të veprojmë konform asaj situate", ka thënë Gjukaj.

Me disa nga banorët e fshatit Shipitullë, me të cilët Radio Evropa e Lirë kishte biseduar, kishin thënë se do të largoheshin nga këtu nëse edhe Qeveria do t'i vlerësonte si duhet tokat e tyre dhe t'iu ofronte punësim.

Qamil Mjekut nga ky fshat, shtëpia prej 128 metrash katrorë, nga autoritetet në Kosovë i është paraparë t'i kompensohet në vlerë prej afër 39 mijë eurosh, për ç'gjë zoti Mjeku ka thënë se është vlerë shumë e ulët.

Ai ka treguar se ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen për shpronësim, por do ta bëjë një gjë të tillë…

​"Unë, si banor i këtij vendi, edhe ia fali shtetit, vetëm të mos mbeten në terr qytetarët e Kosovës, por edhe këta duhet të bëjnë shpronësim meritor dhe të na marrin në punë, të na punësojnë", është shprehur ai.

Abide Mjeku, banore në këtë fshat, ka thënë se janë të pakënaqur me vlerësimin për kompensim që u është bërë tokave dhe shtëpive të tyre. Ajo ka thënë se nuk do të nënshkruajnë marrëveshjen për shpronësim nëse nuk u ofrohen kushtet që ata kërkojnë:

"Nëse shtetit po i duhet energji elektrike për krejt Kosovën, normalisht që ne dalim nga këtu, por edhe ata duhet ta paguajnë këtë. Nëse ne dalim nga këtu, qysh jetojmë pa pasur kushte? Kërkojmë tokë, qysh marrin ata tokë nga ne, kërkojmë shtëpinë të na ndërtojnë dhe të na punësojnë. Këtu po i marrin milionat, e ne të dalim pa asgjë … kemi fëmijë dhe na duhen paratë".

Fshati Shipitullë, i cili gjendet rreth 20 kilometra nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është zonë e shpallur me interes të veçantë për zgjerimin e aktiviteteve minerare të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Por, pavarësisht se ky fshat ishte shpallur nga autoritetet kompetente zonë me interes, qysh në vitin 2004, për t'u rikonfirmuar edhe një herë në vitin 2009, në këtë zonë banorët kishin ndërtuar shtëpi.

Vetëm në Shipitullë brenda gjashtë viteve të fundit janë ndërtuar më shumë se 200 shtëpi.

The post Tejkalim apo shtyrje e krizës energjetike? appeared first on INSAJDERI.

Bahtiri: Unë po e bllokoj koalicionin AKR-PAN, VV është pajtuar me qeveri gjithëpërfshirëse  

Posted: 02 Sep 2017 09:19 AM PDT

I ftuar në emisionin 'Alo Mirëmëngjesi' të Radio Dukagjinit, nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ka deklaruar se pavarësisht deklaratave të Lutfi Hazirit se LDK nuk lëviz nga pozicioni politik, ai thotë se Isa Mustafa që do ta dërgojë LDK-në drejt PDK-së. Bahtiri shprehet i bindur se LDK po pret veç zgjedhjet lokale për të marrë një veprim të tillë.

"Unë pyes Lutfi Hazirin se nga çka nuk lëviz LDK? Ju jeni parti politike që qytetarët u kanë votuar për të qeverisur. Për çka nuk lëvizni? Këtë ua tregojë unë. Nuk lëvizni për shkak të zgjedhjeve lokale dhe unë ju garantoj se pas zgjedhjeve lokale, ende para mbarimit, do të shkoni aty ku kanë shkuar edhe më 2014", thotë Bahtiri.

Ai madje thotë se kreut të LDK-së, Isa Mustafës, po i pëlqen që sa më gjatë të qëndrojë në detyrë, si kryeministër, duke qeverisur ende me PDK-në.

"LDK e di se ne në PAN nuk kemi shkuar veç pse është PDK aty. Atëherë pse Isa Mustafa është ende në qeveri me PDK-në? Ai dëshiron të rri sa më gjatë aty. Pse nuk i hoqi ministrat e PDK-së nga Qeveria? Pse vazhdon me ta?", shprehet Bahtiri

Duke folur për opsionin e AKR-së për një qeveri gjithëpërfshirëse, Bahtiri ka thënë se edhe Vetëvendosje është për këtë opsion.

"Shikoni, edhe Vetëvendosja nuk është larg opsionit tonë (qeveri gjithëpërfshirëse), por problemi jonë është Isa Mustafa", tha Bahtiri.

Nënkryetari i AKR-së është pyetur se a ekzistojnë gjasat për një bashkëpunim AKR-PAN. Në këtë çështje ka pranuar se ai ishte bllokues, deri tash.

"Ne do presim deri më 7 shtator dhe pastaj do të shikojmë se çka. Unë veç mund të them se qëndrimi im personal është: asnjëherë, assesi, me asnjë çmim me PAN-in. Por, unë nuk mundem si një njeri të bllokojë në total, siç kam bllokuar deri më tani. Nuk garantoj që nuk mund të ndodh e kundërta. Ne si AKR kemi qenë besnikë ndaj çdo koalicioni që është lidhur".

"Do të jemi besnik deri në atë shkallë sa njerëzit e kuptojnë kush është fajtor për krejt këtë që po ndodhë. Nuk lihet shteti ne bllokadë totale për teke të dikujt dhe kjo është ajo që ne jemi zhgënjyer nga LDK, pikërisht nga Isa Mustafa. Me të vërtet është për të ardhur keq se si mundet ai të personalizojë gjërat të cilat lidhen direkt me çështjen e Republikës e shtetit me ato private", ka thënë Agim Bahtiri.

 

The post Bahtiri: Unë po e bllokoj koalicionin AKR-PAN, VV është pajtuar me qeveri gjithëpërfshirëse   appeared first on INSAJDERI.

Serbia pëson disfatën e parë në Kampionatin Evropian

Posted: 02 Sep 2017 09:10 AM PDT

Kombëtarja e Serbisë ka pësuar disfatën e parë në Kampionatin Evropian të basketbollit, “EuroBasket 2017”. Serbët u mposhtën sot nga Rusia me rezultat 75:72.

Më i miri në ndeshje ishte Alexander Shved, i cili realizoi 23 pikë në këtë takim, raporton Insajderi. Ndërsa për serbët, më i miri në parket ishte Bogdan Bodanoviq, i cili realizoi 19 pikë.

Serbia kishte fituar ndeshjen e parë ndaj Letonisë, ashtu sikurse Rusia që e kishte mposhtur Turqinë.

Rusia kryeson Grupin D të EuroBasketit, ndërsa Serbia është në vendin e katërt në këtë grup. /Insajderi.com

The post Serbia pëson disfatën e parë në Kampionatin Evropian appeared first on INSAJDERI.

Kadri Veseli viziton familjet e dy heronjve në rajonin e Prizrenit

Posted: 02 Sep 2017 09:07 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, kanë qëndruar në regjionin e Vërrinit, për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas homazheve në Jeshkovë, Kryetari Veseli dhe Totaj, kanë qëndruar në familjet e heronjve, Xhevat Berisha dhe Agim Shala.

Regjioni i Vërrinit, gjatë Luftës Çlirimtare ishte zonë tejet e rëndësishme ushtarake dhe civile, banorët e së cilës dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në mbështetje të ushtarëve dhe udhëheqësve çlirimtarë.

"Bashkë me kandidatin për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, sot qëndruam në regjionin e Vërrinit për nder të Epopesë së UÇK-së. Pas homazheve në fshatin Jeshkovë, vizituam familjet e nderuara të heroit Xhevat Berisha dhe heroit Agim Shala”, tha Veseli.

“Mirënjohës ndaj mikpritjes së gjithhershme të banorëve të kësaj ane të cilët edhe gjatë luftës, por edhe në liri dhanë e japin kontribut të vazhdueshëm për ndërtimin e Republikës së Kosovës", ka shkruar kryetari Veseli. /Insajderi.com

The post Kadri Veseli viziton familjet e dy heronjve në rajonin e Prizrenit appeared first on INSAJDERI.

Futbollisti që nuk ia hapte telefonin Bunjakit, shkon në Zagreb për Kosovën

Posted: 02 Sep 2017 09:05 AM PDT

Anësori i Real Sociedad, Adnan Januzaj, duket se sonte do të jetë në stadiumin "Maksimir" për të përcjellë ndeshjen Kroaci-Kosovë Januzaj duket se ka vendosur t'i bashkohet Kosovës.

Ai sonte pritet të jetë në tribuna për të parë sfidën ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës, e vlefshme për eliminatoret e botërorit "Russia 2018".

Brenda përfaqësueses së Kosovës ka lënë të nënkuptohet se Januzaj do të jetë sonte i pranishëm në stadiumin "Maksimir".

Selektori i Kosovës më herët kishte deklaruar se kishte provuar ta ftonte Januzajn për të luajtur për Kosovën, por se ai dhe babai i tij asnjëherë nuk e kishin hapur telefonin.

Bunjaku më tej kishte shtuar se dera do të jetë gjithmonë e hapur për Adnan Januzajn.

The post Futbollisti që nuk ia hapte telefonin Bunjakit, shkon në Zagreb për Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Komunikimi ceremonial

Posted: 02 Sep 2017 09:00 AM PDT

Në ceremoni publike ka aktorë dhe moderatorë. Para publikut aktorët janë publiku (personazhi…), ndërsa moderatorët aktrojnë për publikun. Liderët politikë nuk janë aktorë, por moderatorë (pa ë- pa zë-njëjës). Aktorët janë shumësi, moderatori është njëjësi.  Një njëjës monitorues, me magjinë, si sistem ideshë e praktikash, përmes ritualeve, bestytnive, mrekullimeve dhe iluzionit, bëhet Qendra, Magjia-Magjistari. Kjo ngjet që nga neopaganizmi. Është ky i Pari që nuk kontestohet askund dhe nga askush. Në qendër të ceremonisë së lindjes, sikur ngjet, nëna dhe pastaj fëmija, dikur më vonë duket babai, farefisi. Në dasmë kryesorja është nusja, pastaj dasmorët. Në ceremoninë e ndarjes se çmimeve në qendër është juria, pastaj fituesi-fituesja he në fund publiku.

Në ceremoninë e varrimit, në qendër është i vdekuri dhe vetëm i vdekuri. Ai mbetet epiqendër edhe mbas varrimit, gjithmonë derisa ka kush t'a kujtojë.

Në politikë në qendër është lideri, i cili përmes monologut aktron dialogun. Përmes monologut të thellë, provon të alternojë dialogun e gjerë. Dialogu rrjedh si të folur, por vetëm kur ka kush të dëgjojë. Dialogu është ceremoni dhe kulture, sepse është komunikim jo njëpalësh. Po pastaj: cila është kultura jonë ceremoniale e komunikimit? A jemi ne në Kosovë, po kryesisht shqiptarët, a janë një komb ceremonial komunikues?

Ne flasim për dasmën e djalit që në djep, pra pa qenë askund as dhëndrri dhe as nusja. Djali është në epiqendër, nusja në periferi. Sa me zor flitet për dasmën e vajzës kur ajo është dy-tre vjet? Nuk flitet fare.

Flasim për djalin ende pa lindur. Flasim për të gjallin si të vdekur. Edhe për të vdeurin si të gjallë. Tregojmë se si do të ishte po të ishte. Shpresojm tek i vdekuri se do t'na rregullojë kaosin. Ende askush nuk është kthyer nga vdekja për të n'a treguar çfarë ndodh mbas saj (thënie tibetiane). Por, ne e ndjejmë se çfarë në të vërtetë do të ndodhë. Ne kemi përvojë, andaj kemi edhe opinion për këtë, sepse ky opinion na është bartur nga të afërmit tanë, prindërit pikësëpari.

Ne flasim për politikën pa qenë politikajë. Bëjmë dialog me dikend kur flasim pa qenë atypari askush. Flasim vetmevete. Ky komunikim intrapersonal është plot magji, tejngopës për dembelët me ëndrra bosh. Flasim me tjetrin, inivid apo grup, apo u flasim mijëra njerëzve përnjëherë pa qenë ata askund dhe kënaqemi se sa bukur kemi folur.

Të folurit është dialog. Demokracia politike fillon nga dialogu publik. Njerëzit kanë mundësi të thonë fakte dhe të dëgjojnë fakte. Mbërrihet në një përfundim për të vërtetat dhe të pavërtetat. Nuk do të thotë se gjithëherë ky përfundim është më i sakti dhe më i miri. Mundësisht pretendohet të jetë më i vërteti. Popujt me traditë të fortë demokratike, kanë kulturë të pasur të komunikimit me të vërteta. Ata kanë shumë alternativa dhe mundësi për të mos rënë në rrjetin e thashethënave. Popujt pa traditë, janë të prirur kah zhurma: epizimi, folklori, patetizmi, fisnia historike dhe retorika glorifikuese mitike-politike. Krejt ndryshe mund të kuptohet të thuhet se nëse punojmë shumë, vendi ynë do të jetë më i bukur; dhe krejt ndryshe nëse thuhet se vendi ynë është më i bukuri në botë pa pasur në vëmendje punën. Ndryshe kuptohet nëse thuhet se njerëzit e vendit tonë janë qenie të zakonshme, dhe ndryshe nëse thuhet se njerëzit e vendit tonë janë njerëzit më të mirë në botë; apo dielli i vendit tonë është më i bukuri në botë.

Semiologët bëjnë dallimin ndërmjet epikës dhe dialogut; në dialog diskutohet, flitet dhe dëgjohet; në epikë vetëm heshtet pas dëgjimit. Në fjalime epike ne vetëm duhet të ndëgjojmë, ne jemi konsumatorë, ne duhet të forcohemi nga ushqimi me rikthimin e memories për aktet heroike, luftërat, trimëritë, sakrificat, rëniet, besën, nderin. Njeriu flet më së shumti për mungesat.

Në shoqëritë ku mungon dialogu, durimi dhe aftësia për të dëgjuar, aty lulëzojnë konfliktet; konflikti mes njerëzve: i të varfërit me të pasurin, i të mençurit me të marrin, i të voglit më të madhin. Konflikti i madh është me  ligjin, me sistemin demokratik, sepse luhet loja e "t' mirit" dhe "t' keqit".  ""I miri-demokrati" ka të drejtë për të bërë gjithçka, "i keqi-jodemokrati" të vetmen të drejtë ka për të pranuar se është "i keq". Pikërisht, demokracia fillon e mira, nga ligjshmëria. Demokracia buron nga krijimi dhe menaxhimi liberal dhe plural i opinioneve publike. Njerëzit kanë të drejtë të jetojnë, por jo të bëjnë akte krimi mbi të tjerët sado pushtet të kenë se është akt johuman, por kanë të drejtë të flasin- të mos flasin, të dëgjojnë- të mos dëgjojnë, të zgjedhin- të zgjidhen, të votojnë- të mos votohen. Kjo është liria e pritshme ende.

Mediat janë krijuese të dialogut argumentues. Por, ato po humbin hapësirë në betejën me E-komunikimin joformal që tashmë është shumë më dinamik se sa ai formal. Nuk ka më gjithaq interes për të prekur burimin dhe faktin sa për t'u habitur dhe çuditur me atë që konsumohet (shkrim, zë, foto…). Nuk është fokus i  interesit dominues të publikut e mundshmja, por e pamundshmja. E mundshmja si e pamundshme andaj është ajo që  përdoret aq shumë si e vërtetë dhe kur është në fakt tjetër vetëm një gënjeshtër qesharake. Trend konsumi që fascinon përkohësisht të gjithë ata që kanë dëshira për t'u argëtuar. Por gënjeshtra qesharake i bën njerëzit, qoftë edhe përkohësisht të lumtur, ndërsa njerëzit duan lumturinë pa pasur shumë nevojë të kërkojnë arsyen. Andaj komunikimi, me medien e re, është magji ceremoniale në të cilën magjistarët nuk janë prodhuesit e lumturive të pakufishme, por ai është publiku, si konsumues i pafrenueshëm dhe i pacenueshëm i tyre. Një botë ceremoniale virtuale. Prandaj, e përsëritur, bashkësia virtuale nuk është e ngritur në një tokë mitike, në të cilin çdo gjë ecën mirë, por gjithësesi ajo as nuk është më e rrezikshme dhe e pakëndshme se vetë realiteti.

 

The post Komunikimi ceremonial appeared first on INSAJDERI.

Hoti tregon kushtin e LDK-së për të marrë pjesë në seancë

Posted: 02 Sep 2017 08:57 AM PDT

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se do të marrin pjesë në secilën seancë që thirret në mënyrë kushtetuese. Reagimi i Hotit ka ardhur pas deklaratave të Agim Veliut se në LDK s'ka asnjë vendim lidhur me bojkotimin e seancave të Parlamentit.

"Asnjëherë nuk kam thëne se nuk marrim pjese ne seance te Kuvendit. Ne do te jemi prezent ne çdo seance te Kuvendit qe thirret ne mënyre kushtetuese. Por, duke qene se janë mbajtur gjashte seanca dhe PDK me satelitet e saj e kane bojkotuar procesin e konstituimit te Kuvendit, është e pakuptimte te thirren seanca nga kryesuesi i seancës derisa nuk qartësohet situata", ka thënë Hoti, në një reagim në FB.

"Mediet dhe analistet duhet drejtuar pyetjet dhe kërkesat drejt PDK-se perse kjo parti po bojkoton themelimin e institucioneve", ka shtuar ai.

Ndërkohë, Agim Veliu kishte deklaruar  se deputetët do të marrin pjesë në seancat e Parlamentit. Ka kërkuar që sa më shpejt të themelohen institucionet.

"Duhet me marrë pjesë në seancë, nuk ka nevojë me marr vendim. LDK s'ka marrë vendime për kësi lloj bojkotimesh. Duhet me u zgjedh organet e Kosovës, Kuvendi, e me vazhduar me e proceduar qeverinë, kjo nuk është ndonjë problem", tha Veli gjatë ditës.

The post Hoti tregon kushtin e LDK-së për të marrë pjesë në seancë appeared first on INSAJDERI.

Sam Smith paralajmëron rikthimin

Posted: 02 Sep 2017 08:48 AM PDT

Këngëtari i njohur britanik, Sam Smith, paralajmëron se së shpejti do të vijë me një këngë të re.

25 vjeçari, praktikisht ka munguar një kohë që nga marrja e çmimit "Academy Award" për kolonën zanore "Writing's on the Wall" të filmit James Bond, por ai shumë shpejt do të kthehet në skenë përsëri.

Smith, përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, ka paralajmëruar se javën e ardhshme, saktësisht më 8 shtator, do të publikojë këngën e re.

The post Sam Smith paralajmëron rikthimin appeared first on INSAJDERI.

Schroder fenomenal, udhëheq Gjermaninë drejt fitores së madhe

Posted: 02 Sep 2017 08:42 AM PDT

Ekipi kombëtar gjerman ka fituar ndeshjen e dytë të Kampionatit Evropian në basketboll. Kundër Gjeorgjisë, gjermanët arritën fitore të vështirë me rezultat 67:57.

Me këtë fitore, Gjermania ngjitet në vendin e parë të Grupit A në EuroBasket.

Përsëri njeriu më i mirë në parket për gjermanët ishte Dennis Schröder, i cili realizoi 23 pikë, raporton Insajderi.

Ylli i NBA shënoi 23 pikë – më shumë se një e treta e të gjithë pikëve të Gjermanisë. Edhe në ndeshjen e parë kundër Ukrainës (75:63), Schröder kishte realizuar 32 pikë.

Gjeorgjianët, të cilët kishin fituar ndeshjen e tyre të parë në mënyrë të habitshme 79:77 kundër kandidatit për medalje, Lituanisë, u futën në këtë takim me formë të mirë fizike. Por, Gjermania iu kundërvy, duke neutralizuar edhe yjet e Gjeorigjisë si: Pachulia (Golden State Warriors) dhe Schengelia (Saski Baskonia). /Insajderi.com

The post Schroder fenomenal, udhëheq Gjermaninë drejt fitores së madhe appeared first on INSAJDERI.

Humb jetën tragjikisht fëmija 8-vjeç

Posted: 02 Sep 2017 08:42 AM PDT

Një fëmijë 8 vjeç ka humbur jetën në mënyrë tragjike. 8 vjeçari A.D ka rënë në një kanal vaditës të fshatit Çerenç.

Fëmija nuk është vënë re gat ë rritur dhe për paojë ka humbur jetën. 89 vjeçari banonte në Durrës, dhe mendohet se kishte shkuar për pushime tek të afërmit e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.09.2017, rreth orës 15:30, në fshatin Ostren i Vogël, në kanalin e ujit vaditës të fshatit Çerenec, nga pakujdesia ka rënë në ujë dhe ka gjetur vdekjen fëmija me iniciale A.D. vjeç 8 banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për ngjarje aksidentale.

The post Humb jetën tragjikisht fëmija 8-vjeç appeared first on INSAJDERI.

Putin refuzon të merr pjesë në AP të OKB-së

Posted: 02 Sep 2017 08:39 AM PDT

Kremlini thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më vonë këtë muaj.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit Putin, është cituar sot nga mediat se lideri rus nuk do të udhëtoj për në Nju Jork, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme.

"Jo, kjo nuk është në planet e presidentit", i tha Peskov agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS.

Debati në asamble do të filloj më 19 shtator, kur presidenti amerikan, Donald Trump, planifikohet që ta mbajë fjalimin e tij të parë në OKB.

Delegacionin e Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do ta udhëheq ministri i jashtëm, Sergei Lavrov, i cili pritet të flasë më 21 shtator, raporton agjencia TASS.

The post Putin refuzon të merr pjesë në AP të OKB-së appeared first on INSAJDERI.

Super ndeshja Spanja-Italia, yjet që nuk u ftuan për këtë ndeshje

Posted: 02 Sep 2017 08:33 AM PDT

Spanjë-Itali, super dueli për kreun e Grupit G, do të jetë kryendeshja e mbrëmjes së sotme të eliminatoreve të botërorit ‘Rusi 2018’.

"La Roja" do të mirëpresë në stadiumin "Santiago Bernbabeu" katër herë kampionët e botës. Misioni është i qartë për të dy këto kombëtare, të sigurojnë kreun e grupit, çka do t’u garantonte dhe kualifikimin direkt për në botërorin "Rusi 2018".

Takimi i parë mes këtyre dy gjigandëve të futbollit përfundi në barazimin 1-1. Deri më tani, si Spanja ashtu edhe Italia, nuk regjistrojnë asnjë humbje.

Momentalisht të dy ekipet kanë grumbulluar nga 16 pikë, me spanjollët që mbajnë vendin e parë për shkak të golavarazhit.

Në Madrid është shansi i mirë për të dy kombëtaret, që të krijojnë një shkëpujte. Në radhët e të kaltërve problemi i vetëm mbetet mbrojtësi Giorgio Chiellini, i cili për shkak të një dëmtimi, mund të mungojë.

Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui ka vendosur të rikthejë në kombëtare pas tre vitesh, 35 vjeçarin David Villa. I grumbulluar është edhe Alvaro Moratta.

Për një tjetër sulmues, Diego Costa nuk ka vënd në radhët e "La Roja" dhe bashkë me të edhe për dyshen e Man.United, Ander Herrera dhe Juan Mata.

Për Italianët mungesa e mbrojtësit Giorgio Chiellini peshon shumë, ndërkohë në sulm shpresat janë tek Andrea Belloti i Torinos dhe Ciro Imobille i Lazios. Një takim që nuk duhet humbur, me 90 minuta plot adrenalinë, ku pa diskutim, spektakli nuk do të mungojë.

The post Super ndeshja Spanja-Italia, yjet që nuk u ftuan për këtë ndeshje appeared first on INSAJDERI.

Franca fiton derbin e ditës në Eurobasket

Posted: 02 Sep 2017 08:31 AM PDT

Kombëtarja e Francës në basketboll është këndellur pas humbjes së befasishme që e pësojë në ndeshjen e parë të EuroBasketit ndaj Finlandës. Francezët arritën sot fitoren e parë në pasi e mposhtën Greqinë, me rezultat 95:87.

Basketbollisti më i efikas i kombëtares franceze ishte Jouffrey Lauvergne, i cili realizoi 21 pikë, raporton Insajderi.

Ndeshja mes Francës dhe Greqisë ishte konsiderohej ndeshja më interesante e ditës së tretë të EuroBasketit.

Me këtë fitore Franca arrin në kuotën e tri pikëve në Grupin A, po aq sa ka edhe Greqia. Franca ngjitet në vendin e dytë në grup, derisa Greqia mbetet një vend më poshtë. /Insajderi.com

 

The post Franca fiton derbin e ditës në Eurobasket appeared first on INSAJDERI.

Ahmeti lavdërohet me punën e shërbimeve emergjente, i krahason me kohën e Isa Mustafës

Posted: 02 Sep 2017 08:12 AM PDT

Shpend Ahmeti ka krahasuar performancën e shërbimeve të emergjencës në Komunën e Prishtinës nga koha kur komuna udhëhiqej nga Isa Mustafa i LDK-së me periudhën prejn kur komuna udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i Komunës së Prishtinës pretendon se koha mesatare e shërbimeve emergjente në Prishtinë, nga thirrja tek arritja në vendin e ngjarjes, është dukshëm më e vogël gjatë udhëheqjes së tij në kryeqytet krahasuar me kohën kur udhëhiqte Mustafa.

Përmes një statistike të publikuar në rrjetin social Twitter, Ahmeti ka bërë krahasimin mes rendimentit të shërbimeve emergjente para vitit 2013, dhe pas këtij viti.

“Shërbimi i Urgjencës – Komuna e Prishtinës 2013 – koha mesatare nga thirrja tek arritja 13.7 minuta 2016 – 7.3 minuta”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka nisur parafushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale në Komunën e Prishtinës, të cilat do të mbahen më 22 tetor të këtij viti. Ai është kryetar i kryeqytetit që nga viti 2013, raporton Insajderi.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje do të rikandidojë edhe për një mandat në Prishtinë. /Insajderi.com

The post Ahmeti lavdërohet me punën e shërbimeve emergjente, i krahason me kohën e Isa Mustafës appeared first on INSAJDERI.

Tahiri: Politikanët që deri dje më shkruanin çdo ditë, sot as telin nuk e hapin

Posted: 02 Sep 2017 08:00 AM PDT

Deputeti i LAA-së, Labinot Tahiri ka thënë se personalisht posedon më shumë vlera, se sa ashtu siç po shihet kohët e fundit –si një numër.

Tahiri përmes Facebook, ka treguar se disa prej bashkëpunëtorëve politikë nuk po I lajmërohen as në telefon derisa siç ka thënë sikur e kërkonin çdo ditë.

Tahiri ka  thënë se nuk është vetëm një numër në jetë apo rrethin e shoqërisë, por që posedon më shumë vlera, se sa siç ka thënë njerëzit I shohin në tabelën e shumëzimit.

"Do të keni nevojë për mua deri të vdes, jo larg por shumë shpejt", ka thënë ndër të tjera, Tahiri.

"Ata qe ma kishin nevojën deri dje, me thërrisnin e me shkruanin për ditë…, kjo vlen për disa nga bashkëpunëtorët politik. Sot po ndodhë kundërta, as sms-të nuk i kthejnë, apo edhe as telin nuk ta hapin. Çudi ë", ka shkruar ai.

"A thua, a do të kisha vepruar kështu ndonjëherë me bashkëpunëtorët politik?!Si ka qenë ajo fjala popullore. Për një laknurë, 500 pite me ti humb a si ishte?".

"Nesër, nëse këta bashkëpunëtorë nuk do ta kanë mundësinë që të qasen me mua në telefon apo takime, mos të me shajnë mbrapa shpinës por le ti kujtojnë veprimet që i bëjnë me paramendim", ka shkruar Tahiri.

 

Nuk e di a ndodh edhe me ju të dashur miq?!Ata qe ma kishin nevojen deri dje, me thrisnin e me shkruanin për ditë…,…

Posted by Labinot Tahiri on sábado, 2 de septiembre de 2017

The post Tahiri: Politikanët që deri dje më shkruanin çdo ditë, sot as telin nuk e hapin appeared first on INSAJDERI.

Formacionet zyrtare: Shqipëri – Lihtenshtajn

Posted: 02 Sep 2017 07:55 AM PDT

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri – Lihtenshtajn, që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” me fillim nga ora 18:00.

The post Formacionet zyrtare: Shqipëri – Lihtenshtajn appeared first on INSAJDERI.

Pasi u zgjodhën deputetë, tani kandidojnë për kryetarë komune

Posted: 02 Sep 2017 07:46 AM PDT

Morën vota të mjaftueshme për deputetë. Por, 11 nga 120 deputetët e zgjedhur të Kuvendit kanë vendosur që të sfidojnë veten edhe për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Lëvizja Vetëvendosje prinë me numrin më të madh të kandidatëve të cilët janë zgjedhur deputetë, por që do të garojnë për kryetar.

Kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti, edhe pse ka marrë shumë vota për deputet menjëherë pas zgjedhjeve ka liruar postin për të garuar sërish për të parin e Prishtinës.

VV ka kandiduar edhe deputetin Driton Çaushi për kryetar të Gjakovës, Faton Topallin për Ferizaj, Mytaher Haskukën për Prizren, Sami Kurteshin për Gjilan dhe Qëndron Kastratin për Kamenicë. PDK kësaj radhe ka vendosur që në zgjedhjet lokale të garojë me emra të rinj. Vetëm dy nga ta janë deputetë të zgjedhur.

Nga PDK-ja për kryetar komune të Gjilanit do të garojë Zenun Pajaziti ndërsa për Ferizaj Agim Aliu, të dy deputetë të zgjedhur. Nga Nisma për Kosovën për kryetar komune të Prizrenit do të garojë Zafir Berisha, ndërsa Mimoza Kusari-Lila e cila është zgjedhur si deputete e koalicionit me LDK-në dhe AKR-në ka vendosur që të garojë në Gjakovë.

Edhe LDK-ja nuk ka kandiduar për kryetar të komunave ndonjë deputet të zgjedhur përveç në Prishtinë. Partia e Isa Mustafës ka vendosur që kësaj radhe në Prishtinë të garojë me Arban Abrashin, deputet i zgjedhur dhe ish-ministër në Qeverinë Mustafa.

AAK-ja nuk ka kandiduar asnjë deputet për kryetar komune. Fillimisht është përfolur se Daut Haradinaj do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Deçanit, por AAK në këtë qytet do të garojë me Bashkim Ramosaj./21Media

 

The post Pasi u zgjodhën deputetë, tani kandidojnë për kryetarë komune appeared first on INSAJDERI.

Çollaku: SHBA-ja të përfshihet në dialog, ekipin ta udhëheq Presidenti

Posted: 02 Sep 2017 07:43 AM PDT

Bekim Çollaku, këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pas themelimit të institucionet do të krijohet Ekipi i Unitetit për të dialoguar me Serbinë.

Sipas Çollakut, në këtë fazë fare është tash udhëheqës i tij do të jetë Presidenti dhe lehtësues e saj BE, mirëpo kanë kërkuar përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces.

"Për momentin asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket rolit ndërmjetësues apo lehtësues. Pra, vazhdon të mbetet BE-ja, ajo që e lehtëson këtë proces. Mirëpo, ne kemi kërkuar që në këtë fazë të ndjeshme përfundimtare të përfshihen në mënyrë direkte edhe SHBA-ja. Se a do të ndodhë kështu, mbetet të shihet në vazhdim të procesit", tha ai në një bisedë për GazetënExpress.

I pyetur lidhur me përfshirjen edhe të Rusisë në këtë proces, Çollaku ka thënë se nuk mund të paragjykojnë përfshirjen ndonjë shteti  tjetër në këtë proces.

"Kjo në masë të madhe do të varet nga rëndësia dhe implikimet e këtij procesi në arenën ndërkombëtare….ne kemi kërkuar që në këtë fazë të ndjeshme përfundimtare të përfshihen në mënyrë direkte edhe SHBA-ja. Se a do të ndodhë kështu, mbetet të shihet në vazhdim të procesit", tha ai.

Sipas Çollakut kjo fazë e fundit e këtij procesi, do të jetë normalizimi i plotë që nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia.

"Njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia është një kafshatë shumë e madhe e hidhur e cila duhet të gëlltitet nga Serbia. Ndoshta, Serbia edhe do të mund të bëjë një gjë të tillë, mirëpo, është e sigurt se do të kërkojë që edhe Kosova të gëlltisë një pjesë të hidhur për t'u arritur marrëveshje historike për normalizim e pajtim".

:Kjo është tema thelbësore, ndërsa, çdo çështje tjetër që do të mund të diskutohet, do të futet në korniza të kësaj marrëveshje përfundimtare. Procesi përpara është i vështirë dhe mjaft i komplikuar. Mirëpo, paraqet një mundësi si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë për të arritur paqen e qëndrueshme. Prandaj, palët duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur që të mos ta humbasin këtë mundësi historike", ka thënë Çollaku.

 

The post Çollaku: SHBA-ja të përfshihet në dialog, ekipin ta udhëheq Presidenti appeared first on INSAJDERI.