INSAJDERI: “Heshtja e BDI-së për Shkupin nxit dyshime për marrëveshje me LSDM-në” plus 19 more

INSAJDERI: “Heshtja e BDI-së për Shkupin nxit dyshime për marrëveshje me LSDM-në” plus 19 more


Heshtja e BDI-së për Shkupin nxit dyshime për marrëveshje me LSDM-në

Posted: 08 Sep 2017 09:39 AM PDT

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk e ka zyrtarizuar ende asnjë emër për të kandiduar në Komunën e Shkupit. Siç mësohet jozyrtarisht nga një burim i lartë në partinë BDI, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti janë në negociata intensive që duhet të rezultojnë me mbështetje të kandidatit të LSDM-së nga ana e BDI-së që në raundin e parë.

Kërkesa e Zaev është me qëllim për të përdorur modelin zgjedhor në Maqedoni dhe të fitoj një kryetar komune që në raundin e parë.

Nëse marrëveshja arrihet, kjo do të jetë hera e parë në historinë e Maqedonisë që partia më e madhe shqiptare nuk ka kandidat për kryetar komune, edhe pse më shumë se 20% e shqiptarëve jetojnë në Shkup.

Kjo do të thotë se shqiptarët nuk do të jenë në gjendje të ofrojnë mbështetje për një kryebashkiak shqiptar në Shkup, gjë që është e barabartë me një katastrofë kombëtare.

Sipas të njëjtit burim, motivi kryesor i Ahmetit për t'u pajtuar me kërkesën e Zaevit është që BDI-ja të shmang një përballje e drejtpërdrejtë me partinë BESA në Shkup dhe një disfatë serioze.

Për komunat më të mëdha të vendit partitë tanimë kanë zyrtarizuar kandidatët, ndërkaq nuk mungojnë as kandidaturat e tyre për qytetet më të vogla. Por, për Shkupin ende nuk është bërë i ditur emri që BDI do ta kandidojë.

Së fundmi Lëvizja Besa ka publikuar emrin e kreut të saj Bilall Kasamin si kandidat në komunën e Tetovës ndërkaq Aleanca në Tetovë do të dalë me Adnan Nezirin.

Në garën për të parin e komunës së Tetovës, BDI-ja do të ketë kryetaren e deritanishme të këtij institucioni, Teuta Arifin, ndërkaq PDSH-ja e Menduh Thaçit në Tetovë do të garojë me Bardhyl Dautin. Pos partive shqiptare, VMRO-ja do të garojë në Tetovë me kandidatin e saj Goran Manajllovski. /Insajderi.com

 

The post Heshtja e BDI-së për Shkupin nxit dyshime për marrëveshje me LSDM-në appeared first on INSAJDERI.

Eksod i madh amerikan: Florida zbrazet nga frika prej uraganit ‘Irma’

Posted: 08 Sep 2017 09:30 AM PDT

Qyteti i Miami në Florida të SHBA-ve gjendet në pozitën më të keqe të mundshme, pasi uragani Irma që erdhi nga Oqeani Atlantik dhe kaloi nëpër ishujt Karaibe po i afrohet tokës amerikane.

Sipas autoriteteve amerikane, stuhia që ka marrë jetën e 18 personave në Karaibe, do ta godasë Floridan gjatë kësaj fundjave, duke bërë që shteti të lëshojë urdhër për evakuim të detyrueshëm të banorëve, para ditës së shtunë.

Konsumatorët në Florida kanë vërshuar dyqanet për të blerë gjërat e nevojshme për ta përballuar sa më lehtë këtë uragan, i cili llogaritet si më i madhi ndonjëherë që është regjistruar në Oqeanin Atlantik, transmeton gazetametro.

Përveç Floridas, edhe shteti i Georgias është në pozitë të pafavorshme. Irma, që është stuhia e dytë e madhe që do ta godasë SHBA'në, pas uraganit Harvey, ka shkatërruar 90 përqind të ndërtesave në ishujt Karaibe.

Sipas parashikimeve, dëmi që do të shkaktojë uragani nëse godet Miamin do të kapë shifrën e 125 miliardë dollarëve.

The post Eksod i madh amerikan: Florida zbrazet nga frika prej uraganit 'Irma' appeared first on INSAJDERI.

Kuinti bën thirrje që të skualifikohen kandidatët që kanë probleme me drejtësinë

Posted: 08 Sep 2017 09:08 AM PDT

Shtetet e Kuintit – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Franca – përmes një deklarate të përbashkët u kanë bërë thirrje partive politike që të mos nominojnë kandidat që kanë probleme me drejtësinë, në zgjedhjet lokale.

Në deklaratë, Kuinti ka kërkuar që të skualifikohen kandidatët që kanë marrë dënime nga Gjykatat në Kosovë, në tri vitet e fundit.

“Ne i bëjmë thirrje komisionit të zgjedhjeve, në përputhje me ligjin e Kosovës, që të skualifikojnë ata kandidatët për të cilët gjykatat kanë vërtetuar dënime përfundimtare në tre vitet e fundit”, thuhet në deklaratën e vendeve të Kuintit.

“Ne përshëndesim bashkëpunimin dhe bashkërendimin mes KGjK-së dhe udhëheqëses së KQZ-së në certifikimin zyrtar – për herën e parë ndonjëherë – të kandidatëve për zgjedhjet komunale duke përdorur raportet e gjykatave në shkallë vendi”, thuhet në njoftim.

Sipas shteteve të Kuintit, në mënyrë që zgjedhjet lokale të jenë të suksesshme “duhet të sigurohet se kandidatët të përmbushin kërkesat minimale të besimit publik, sipas ligjit”. /Insajderi.com

The post Kuinti bën thirrje që të skualifikohen kandidatët që kanë probleme me drejtësinë appeared first on INSAJDERI.

Mourinho kundër Premier Ligës

Posted: 08 Sep 2017 08:57 AM PDT

Jose Mourinho, trajneri i Manchester Unitedit, mendon se shkurtimi i afatit kalimtar të verës mund të jetë i rrezikshëm për klubet e Anglisë.

Zinedine Zidane dhe Carlo Ancelotti kanë mbështetur vendimin e Premierligës për të mbyllur afatin kalimtar të verës para nisjes së sezonit.

Por, i të njëjtit mendim nuk është edhe menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, përcjell Express.

“Mendimet e mia janë nga pikëpamja e trajnerit. Natyrisht që mbyllja e afatit kalimtar para nisejs së sezonit është i mirë, pasi unë mund ta kemi ekipin e kompletuar për fazën përgatitore, dhe se nuk kam nevojë të pres ndonjë lojtar", ka deklaruar Mou.

"Por, vendimi për ta shkurruar afatin kalimtar mund të jetë i rrezikshëm për klubet angleze. Ndonjë klub tjetër mund të blejë lojtarë në Premierligë, derisa klubet e Anglisë nuk do të kenë mundësi që të gjejnë një zëvendësueses", ka theksuar ai.

Shumica e klubet e Premierligës janë pajtuar që afati kalimtar të mbyllet para nisje së sezonit të ri. Kurse, përveç Manchester Unitedit kundër këtij vendimi kanë votuar edhe Manchester City, Swansea City, Watford dhe Crystal Palace, derisa Burnley abstenoi.

The post Mourinho kundër Premier Ligës appeared first on INSAJDERI.

Liga e Kombeve: Kosova në Grupin D, Shqipëria kundër Serbisë

Posted: 08 Sep 2017 08:38 AM PDT

Fituesi e grupeve do të kualifikohet direkt në Kampionatin evropian 2020.

Kosova gjendet në Grupin C të Ligës së Kombeve, kurse Shqipëria do të ndeshet në një grup me Serbinë, atë D.

Fituesit e grupeve do të kualifikohet direkt në Kampionatin evropian 2020.

Edicioni i Ligës së Kombeve do të fillojë në shtatorin e vitit të ardhshëm, përcjell "lajmi.net".

Grupi A: Gjermania, Portugalia, Belgjika, Spanja, Zvicra, Franca, Anglia, Italia, Polonia, Kroacia, Islanda dhe Uellsi.

Grupi B: Rusia, Irlanda e Veriut, Sllovakia, Suedia, Holanda, Ukraina, Bosnja e Hercegovina, Austria, Turqia, Irlanda, Hungaria dhe Danimarka.

Grupi C: Sllovenia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Socia, Republika çeke, Greqia, Bullgaria, Izraeli, Norvegjia, Qipro, Finlanda, Estonia dhe Azerbajxhani.

Grupi D: Lituania, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Maqedonia, Ishujt Faro, Luksemburgu, Letonia, Moldavia, Kazakistani, Lihtenshtajni, Andorra, Malta, Kosova, San Marino dhe Gjibraltari.

The post Liga e Kombeve: Kosova në Grupin D, Shqipëria kundër Serbisë appeared first on INSAJDERI.

Hahn: BE, zgjedhje e padiskutueshme e shqiptarëve

Posted: 08 Sep 2017 08:26 AM PDT

Vetëm pak orë përpara nisjes nga puna të Parlamentit te ri, Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn u është drejtuar me një videomesazh shqiptarëve, gjatë përfundimit të Shkollës Verore Europiane të Këshillit Kombëtar të Integrimit.

"Zgjedhja për t'u bërë pjesë e BE-së është një prej atyre zgjedhjeve për të cilat ju shqiptarët për dekada nuk keni pasur asnjë dyshim. Gjithsesi, përkthimi i aspiratave politike në veprime konkrete për të rritur cilësinë e jetës, paqe, dinjitet dhe prosperitet është gjithmonë shumë komplekse dhe sfiduese. Ai vjen nëpërmjet punës së vështirë, reformave të vazhdueshme dhe siç dihet, nëpërmjet dialogut intensiv me të gjithë pjesëtarët e shoqërisë. Pas një viti intensiv me reforma dhe zgjedhje, në ditët në vijim ju do të keni një Parlament të ri dhe një qeveri të re. Ne e presim me padurim këtë zhvillim të ri dhe mundësitë që shtrihen përpara nesh", thotë Komisioneri.

E pranishme në aktivitetin përmbyllës të punimeve të kësaj shkolle verore, Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ripërsëriti mbështetjen e BE për nisma të tilla, pasi sipas saj, procesi i integrimit përfshin të gjithë shoqërinë.

Ndërkaq, Majlinda Bregu i mbylli me një batutë punimet e kësaj shkolle, por dhe aktivitetin e saj politik. “Nga nesër jam e papunë…”, tha ajo. 

The post Hahn: BE, zgjedhje e padiskutueshme e shqiptarëve appeared first on INSAJDERI.

Presidenti i Çekisë thotë se ISIS-i ka bazë në Bosnje dhe Hercegovinë

Posted: 08 Sep 2017 08:14 AM PDT

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, tha se humbja e grupit militant Shteti Islamik në Lindjen e Mesme, kërcënon të shkaktojë "metastazë të terrorizmit" në Evropë.

"Është iluzion të thuhet se Shteti Islamik dobësohet kur humb territor. Kanceri i terrorizmit islamik i ka metastazat e veta dhe ato janë vdekjeprurëse sikurse vetë kanceri", tha Zeman në një intervistë për televizionin çek Barandov.

Ai po ashtu tha se Shteti Islamik mund të transferohet në Afganistan, ndërsa "bazën evropiane mund ta ketë, për shembull, në Bosnje".

Zeman ka urdhëruar autoritetet lokale në Pragë të rrisin masat e sigurisë, pas "sulmeve të shpeshta" terroriste që kanë ndodhur nëpër qendra të tjera evropiane. /Insajderi.com

The post Presidenti i Çekisë thotë se ISIS-i ka bazë në Bosnje dhe Hercegovinë appeared first on INSAJDERI.

Vetingu edhe në Kosovë, Veseli: Le të dihet e vërteta për zyrtarët e shtetit dhe familjarët e tyre

Posted: 08 Sep 2017 08:04 AM PDT

Kryeparlamentari Kadri Veseli, në një konferencë për media ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka dalë me propozimin që edhe Kosova të ketë një ligj, që njihet si Veting, nëpërmjet të cilit kontrollohet figura e dikujt përpara se të punësohet në institucione të shtetit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se Kosova do të jetë strehë e sigurt e të gjithë qytetarëve të vendit dhe se çështjet që janë të ngritura me hipoteza do të orientohen në mënyrë shumë të hapur.

Në konferencën e mbajtur për media pas mbledhjes së Kryesisë, Veseli tha se vendi ka nevojë për reforma në sistemin e drejtësisë.

“Çështjet që kanë të bëjnë me hipoteza të ngritura do t’i orientojmë brenda institucioneve në mënyrë shumë të hapur. Kemi nevojë për reforma në sistemin e drejtësisë. Kam biseduar edhe me mandatarin për çështjen e Vetingut i cili do të përfshijë jo vetëm sistemin e drejtësisë dhe sigurisë por edhe atë politik. Propozimi ynë do të jetë shumë i qartë për të gjithë ne në politikë por edhe për të gjithë familjarët tanë që të dihet saktësisht se cila është e vërteta”, është shprehur Veseli.

Kreu i PDK-së po ashtu tha se ky është shtet i pavarur dhe ka organe e institucione që duhet shkuar deri në fund.

E për emërimin e ministrave të rinj, Veseli bëri të ditur se edhe kjo do të ndodh shumë shpejt  dhe do të jenë transparent. Tha se ministrat do të jenë njerëz që nuk kanë asnjë pengesë ligjore apo etike që të jenë ministra.

Sa i  përket kushtëzimeve nga Lista Srpska, kryeparlamentari Veseli tha se nuk lejon kushtëzime nga askush dhe se sovraniteti është i shenjtë.

The post Vetingu edhe në Kosovë, Veseli: Le të dihet e vërteta për zyrtarët e shtetit dhe familjarët e tyre appeared first on INSAJDERI.

Mësohen emrat e tre ministrave serbë në Qeverinë Haradinaj

Posted: 08 Sep 2017 08:03 AM PDT

Lista Serbe ka vendosur për emrat e ministrave të vet, që do të udhëheqin në tri ministri në Qeverinë e Ramush Haradinajt.

Televizioni publik, kanali në gjuhën serbe, ka zbuluar emrat e tre ministrave që do të jenë në krye të tri ministrive në Qeverinë e re.

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë Ivan Teodosijeviq, i cili ka udhëhequr këtë ministri që nga mandati i kaluar.

Ministri për Kthim dhe Komunitete do të vazhdojë të jetë Dalibor Jevtiq, i cili në tri mandate ka drejtuar këtë ministri, ndërsa ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë Nenad Rikalo, e që aktualisht është anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

The post Mësohen emrat e tre ministrave serbë në Qeverinë Haradinaj appeared first on INSAJDERI.

Meta – Ahmeti: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit me rëndësi për shqiptarët

Posted: 08 Sep 2017 07:53 AM PDT

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në një takim kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin.

Gjatë këtij takimi, Meta vlerësoi kontributin e BDI-së në interes të stabilitetit të Maqedonisë dhe përparimin e axhendës së saj evropiane, shkruan gazeta Shekulli.

Gjithashtu presidenti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe përmirësimin e klimës së besimit të ndërsjelltë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.

Kreu i Shtetit shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit.

The post Meta – Ahmeti: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit me rëndësi për shqiptarët appeared first on INSAJDERI.

I dashur ministër i arsimit, cilido që je

Posted: 08 Sep 2017 07:48 AM PDT

Besoj që në momentin që e ke pranuar postin e ministrit, edhe nëse nuk ke luftuar përgjakshëm për atë post, e di se në ç'gjendje është arsimi në Republikën e Kosovës.

Shpresoj shumë të kesh ekspertizë në këtë fushë, por kjo s'ka shumë rëndësi në një qeveri ku postet duket të jenë krejt politike.

Tekefundit, edhe paraardhësit tu kanë qenë me ekspertizë të mjaftueshme dhe profesorë universiteti, por ja që gjendja është kjo. Në një situatë të tillë, shpresoj që të jesh i fuqishëm dhe të mos lejosh që rreth vetes të kesh informatorë të kryetarit të partisë tënde, të shefit tënd zyrtar ose jozyrtar – kjo i ka fundosur ministrat e deritashëm të arsimit.

I dashur ministër, që ende nuk po të njoh

Suksesi yt varet nga dashuria që ke për arsimin. Suksesi yt varet nga guximi yt. Suksesi yt varet nga vendosmëria jote. Suksesi yt varet nga ekipi që do ta kesh rreth vetes (përjashto zëvendësministrin që mund të jetë pjesë e pazarit për qeverinë).

Duhet ta duash arsimin dhe t'i kesh fëmijët duke u shkolluar në Kosovë dhe gjithçka ta masësh me brengën tënde prindore (standardi i dashurisë ndaj atdheut tashmë është shndërruar në një idealizëm të rrallë për të cilin të përqeshin). Duhet të kesh guxim për të ndërmarrë veprime, të cilat mund t'i humbin vota partisë sate, por është çmim që do paguar.

Mund të të mos zgjedhin kurrë më ministër, por më mirë një herë ministër i mirë, sesa ministër i recikluar dhjetëra herë. Shpërbërja e mbeturinave në sistemin e arsimit zgjat me shekuj, zoti ministër, ndaj kujdesuni që të mos na ndodhet edhe më ky ambient.

Vendosmëria jote është vendimtare për suksesin. Është vrapim në shtigje të gjata që kërkon mund, por gjithashtu është vrapim me pengesa e ato janë të shumta – militantët e partisë që duhet t'i punësosh e nuk duhet t'i punësosh; sindikatat që kujdesen për mirëqenien e mësimdhënësve e ti duhet të kujdesesh për cilësinë përpara mirëqenies së tyre dhe vota e partisë do të të sillet si gogol kahdo që sillesh, pasi secili veprim yti idealist do t'i humbë vota partisë.

Duhet të heqësh dorë nga mirënjohja ndaj partisë që të solli në këtë post, zoti ministër, pasi në dorën tënde janë rreth 300 mijë nxënës e student që ta kanë nevojën, pa çka se shumica dërrmuese e tyre janë fëmijë të prindërve që nuk të kanë votuar. Dhe, në fund, zoti ministër, suksesi yt varet nga ekipi yt, nga njerëzit që do të kesh rreth vetes.

Qofsh a jo ekspert i arsimit (unë do të doja të jesh) njerëzit rreth vetes merri njohës të fushës, njerëz që janë pjesë e arsimit, njerëz me dije e integritet që t'i trembin e largojnë militantët e partive, pasi vetëm ashtu mund të punosh.

I dashur zoti ministër, që shpresoj të të njoh së shpejti

Shkolla fillore në Kosovë e ka tashmë damkën e PISA-s. Me llum partiak nuk fshihet ajo njollë. Më beso kur të them se as me floskula patriotike si abeterja e përbashkët, s'do të bësh gjë (nuk po them se Abetarja ka faj).

Shkolla e mesme është gati-gati hajgarellëk, ndërsa universiteti është vetëm gjithëpërfshirës. Universiteti si gjithëpërfshirje i konvenon politikës, por nuk është cilësor. Kosova që ka telashe ta ketë një UP-në cilësore, vështirë se mund të ketë kuadro të mjaftueshme (jo emergjente se ka sa të duash) për t'i mbajtur shtatë universitete publike.

Universitetet jopublike e kanë pasur shansin e tyre. U duhet dhënë shansi vetëm atyre që janë cilësorë. E di që është vështirë, se janë të fuqishëm financiarisht, por duhet të futen në sistemin e cilësisë, jo vetëm asaj formale, por edhe substanciale.

Universitetet dhe shkollat jopublike janë rregullator i rëndësishëm i fushës së arsimit, por nuk duhet të jenë vetëm biznese. Ato që janë vetëm biznese e kanë kryer misionin e tyre – të tjerat kanë kontribuuar dhe duhet të vazhdojnë të kontribuojnë.

E di që ke punë të vështirë. Zoti të ndihmoftë, nëse nuk e do ndihmën tonë!

The post I dashur ministër i arsimit, cilido që je appeared first on INSAJDERI.

Mustafa tregon se çfarë i ka thënë Pacollit për koalicionin me PDK-në

Posted: 08 Sep 2017 07:36 AM PDT

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ka folur për largimin e AKR-së së Behgjet Pacollit nga koalicioni parazgjedhor.

Mustafa e ka cilësuar si jo të drejtë vendimin e Pacollit dhe se ky vendim i tij nuk i kontribuon vendit.

"Ata që i thyejnë marrëveshjet ata i shkelin parimet e tyre, ata nuk i kanë kontribuar vendit, kanë bërë gabim. Unë i kam thënë edhe z.Pacolli që nuk duhet të bëhet koalicion me PDK, sepse po të ishte mirë do të hynim edhe ne", tha Mustafa.

Sipas tij, ky koalicion është koalicion i pazareve të ulëta. /Insajderi.com

The post Mustafa tregon se çfarë i ka thënë Pacollit për koalicionin me PDK-në appeared first on INSAJDERI.

Korea e Veriut: Fakte të çmendura për mbretërinë e shokut Kim

Posted: 08 Sep 2017 07:31 AM PDT

Në vitet 1990, u bë e detyrueshme për të gjithë mësuesit në Korenë e Veriut që të mësonin se si të luanin fizarmonikën

Fizarmonika shpesh është quajtur 'instrumenti i popullit' pasi që ishte e lehtë për ta mbajtur kudo. Këndoheshin pak a shumë këngë të tilla si: "Ne nuk kemi askënd zili në botë".

Një fshat i rremë propagandistik i quajtur Kijong-dong u ndërtua në vitet 1950 pas luftës së Koresë për të krijuar fasadën e një vendi të qetë dhe të begatë dhe për të inkurajuar njerëzit nga Jugu që të dezertonin.

Gjatë 60 viteve të fundit, mbi 23.000 koreanë të Veriut janë arratisur në Korenë e Jugut, ndërsa vetëm dy koreano-jugorë kanë shkuar në Veri. Sipas historisë zyrtare të qeverisë së Koresë së Veriut, Kijong-dong është një koleksion ndërtesash shumëkatëshe që strehojnë 200 familje, të cilat kalojnë ditët e tyre duke u angazhuar me kënaqësi në aktivitete normale ditore. Në realitet, dritaret e ndërtesave nuk kanë xhama dhe dritat elektrike (një luks që nuk është i njohur për koreanët e veriut në fshatra) ndizen me një programues automatik. Të vetmit që shfaqen janë punëtorët e mirëmbajtjes, që fshinin rrugët njëherë e një kohë për të dhënë përshtypjen e aktivitetit të vazhdueshëm.

Koreja e Veriut ndjek një rregull të "tre brezave dënim", që do të thotë se nëse një person ka shkelur ligjin ose është dërguar në burg, fëmijët, prindërit dhe gjyshërit dërgohen për të punuar me të.

Kushdo që është shpallur fajtor për kryerjen e një krimi (i cili mund të jetë edhe përpjekje për arrati nga Koreja e Veriut), dërgohet në kampin e internimit të Kaechon së bashku me gjithë familjen e vet. Dy gjeneratat e mëvonshme do të lindin në kamp dhe gjithashtu duhet të jetojnë të gjithë jetën e tyre në robëri dhe të vdesin atje.

Kim Jong-il rrëmbeu regjisorin e njohur nga Korea e Jugut Shin Sang-ok dhe e detyroi atë të ribëjë filma të famshëm të Hollivudit në stilin e propagandës.

Komploti i rrëmbimit u porosit nga Kim Jong-il i cili ishte përgjegjës për industrinë e filmit të Koresë së Veriut, para se të merrte detyrën si udhëheqës i vendit. Ai urdhëroi që Shing Sang-ok dhe aktorja Choi Eun-hee të rrëmbeheshin dhe të dy u mbajtën të ndarë nga njëri-tjetri në burg për pesë vjet, derisa i pari u pendua. Qëllimi i Kim Jong-il ishte t'i detyronte ata të krijonin filma që do të shastisnin botën. Ata punuan së bashku dhe prodhuan një seri filmash, më i rëndësishmi ishte Pulgasari, një version socialist, i nxitur me propagandë nga Godzilla i Hollivudit.

Atraksioni më i famshëm turistik i Koresë së Veriut është vizita në trupin e ruajtur të Kim Jong-il.

Trupi i balsamuar i diktatorit të Koresë së Veriut ndodhet në një mauzoleum shtetëror dhe është i hapur për vizita edhe për turistët e huaj. Ciceronët vendas kanë njohuri gjithëpërfshirëse të jetës së Kim dhe me padurim theksojnë detajet rreth arritjeve të tij të mëdha, si dhe aftësive hyjnore.

Zgjedhjet mbahen çdo 5 vjet në Korenë e Veriut, por vetëm një emër shfaqet në listën e votimit. Nëse një zgjedhës dëshiron të zgjedhë dikë tjetër, ata mund ta bëjnë këtë duke vënë kryq mbi emrin, por pa ndonjë anonimitet dhe privatësi.

Zgjedhjet kanë një pjesëmarrje afërsisht 100% dhe vendet janë në thelb jo-konkurruese pasi që të gjithë janë zgjedhur nga Fronti Demokratik për Ribashkimin e Atdheut.

Është viti 105 në Korenë e Veriut, jo 2016 sepse merret ditëlindja e udhëheqësit si vit i parë, jo e Jezusit

Është viti 105 në Korenë e Veriut, jo 2016, sepse vendi i shënon vitet nga lindja e Koresë së Veriut, përdoret kalendari Juche, i cili u prezantua në vitin 1997 dhe bazohet në datën e lindjes së Kim Il-sung: 15 prill 1912. Viti 1912 përdoret si Juche 1 dhe nuk ka Juche 0. Megjithatë, kalendari mban muajt tradicionalë të kalendarit Gregorian dhe numrin e ditëve në muaj.

Shpërndarja, posedimi dhe konsumimi i kanabisit është i ligjshëm në Korenë e Veriut, dhe në fakt, rekomandohet si një alternativë më e shëndetshme ndaj duhanit.

Sipas Sokeel Park, drejtori i studimeve dhe strategjisë i "Liri në Në Korenë e Veriut", kanabisi rritet kudo në Korenë e Veriut, madje shitet jashtë vendit nga agjencitë qeveritare për të fituar valutë të huaj. Marihuana është e ligjshme, pasi nuk ka asnjë ndëshkim dhe as nuk është fetishizuar aq sa në perëndim.

Koreja e Veriut përfshin rreth 2000 gra tërheqëse si pjesë e një 'Skuadre kënaqësie' që ofrojnë shërbime argëtuese dhe seksuale për zyrtarët e lartë.

Ekzistenca e haremeve të Kim Jong-il ka qenë e njohur për komunitetin e inteligjencës të Koresë së Jugut. Sipas rrëfimit të një dezertoreje, Mi Hyang nga skuadra e kënaqësisë, grupet e grave të reja dhe tërheqëse regjistroheshin rregullisht për të ofruar shërbime argëtuese dhe seksuale për zyrtarët e lartë të qeverisë.

Regjimi i Koresë së Veriut ka zbatuar për një kohë të gjatë rregulla strikte mbi stilin e flokëve; shumica e berberëve në Penian shpallin fotografi të stileve të flokëve të sanksionuara nga qeveria.

Pasi që Kim Jong-un mori pushtetin në vitin 2011, rregullat u zbutën pak. Është akoma e preferuar që burrat dhe gratë t'i përmbahen qethjeve konservative. Gratë më të moshuara mund të mbajnë vetëm flokë të shkurtër, ndërsa të rinjtë lejohen të mbajnë pak më gjatë.

Ka rreth 34,000 statuja të Kim Il Sung në Korenë e Veriut – një për çdo 3,5 km, ose një për çdo 750 njerëz. Të gjithë koreano-veriorëve u kërkohet gjithashtu të veshin një simbol që paraqet fytyrën e tij si një shenjë e besnikërisë ndaj themeluesit të kombit.

Veshja e stemës në xhaketat e tyre është një ritual i përditshëm për të gjithë dhe në një vend ku njerëzit rrallë mbajnë sende të shtrenjta ose të vlefshme dhe karta krediti, ato janë shumë të çmuara për hajdutët. /Bota.al

The post Korea e Veriut: Fakte të çmendura për mbretërinë e shokut Kim appeared first on INSAJDERI.

Mustafa: Qeveria Haradinaj është e dyshimtë, LDK nuk do ta përkrah

Posted: 08 Sep 2017 07:21 AM PDT

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes që ka mbajtur me anëtarët e kryesisë së partisë së tij, ka thënë se Qeveria Haradinaj është një qeveri fragjile e ndërtuar në baza të dyshuara sa i përket ligjit.

"Kjo qeveri që po ndërtohet në baza të dyshuara sa i përket ligjit. Është Qeveri në margjinën e numrit të deputetëve , është e varur tërësisht nga Lista Serbe e varur tërësisht nga Serbia dhe vendimet e Serbisë", ka thënë Mustafa.

Mustafa ka theksuar se janë marrë vesh të luajnë rolin e opozitës, ku do ta ruajnë territorin e Kosovës.

I pari i LDK-së, më tej theksoi se nuk do të ndodhë kurrë koalicioni me PDK-në pas zgjedhjeve lokale, siç po thonë disa zyrtarë të PDK-së, shkruan Telegrafi.

"Të kota janë thëniet e PDK-së që ne mund të bëjmë koalicion me ta pas zgjedhjeve lokale. Unë ju garantoj se ky koalicion nuk do të ndodhë kurrë", u shpreh Mustafa.

Ai shtoi se nuk do t'i përkrahin aktet që kjo qeveri do t'i sjellë në Kuvend.

"LDK-ja do të kundërshtojë me argumente dhe me votë. Me asnjë mjet të dhunës LDK nuk do të kundërshtojë në Kuvend", tha Mustafa.

Mustafa shoti se do të jenë të kujdesshëm në vendimet e mëdha që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, transformimin e FSK-së dhe dialogun me Serbinë. /Insajderi.com

The post Mustafa: Qeveria Haradinaj është e dyshimtë, LDK nuk do ta përkrah appeared first on INSAJDERI.

Votimi i qeverisë do të bëhet nesër në ora 16

Posted: 08 Sep 2017 07:18 AM PDT

Nesër në orën 16:00, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për votimin e qeverisë së re.

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbajti sot mbledhjen e parë për Legjislaturën VI, të drejtuar nga kryetari Kadri Veseli.

Zyra për Informim e Kuvendit njofton se Kryesia shqyrtoi kërkesën e 45 deputetëve nënshkrues për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re të Kosovës.

Kryesia vlerësoi se kërkesa i plotëson kushtet formale-juridike dhe njëzëri vendosi që konform kësaj kërkese, Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme të shtunën, më 9 shtator, në orën 16:00, me pikën e vetme të rendit të ditës: Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

The post Votimi i qeverisë do të bëhet nesër në ora 16 appeared first on INSAJDERI.

EuroBasket: Caktohen çiftet e 1/16-ës së finales

Posted: 08 Sep 2017 07:16 AM PDT

Pas përfundimit të fazës së grupeve në Eurobasket 2017, janë konfirmuar edhe çiftet e 1/16 së finales.

Eurobasket 2017 këtë vit është organizuar në katër shtete, Turqi, Finlandë, Izrael dhe Romani, por duke filluar nga fazat e eliminimit direkt do të mbahen vetëm në Turqi.

Ndeshjet e 1/16 së finales do të fillojnë më 9 shtator, dhe luhen në 'Sinan Erdem Dome', në Stamboll.

The post EuroBasket: Caktohen çiftet e 1/16-ës së finales appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet i dyshuari për ‘shkaktim të aksidentit të trafikut me lëndime trupore’ dhe ‘largim nga vendi i ngjarjes’

Posted: 08 Sep 2017 07:01 AM PDT

Një aksident trafiku me lëndime trupore është raportuar me datën 6 shtator 2017 nw Mitrovicë, ku si pasojë i lënduar ka mbetur motoçiklisti viktima i moshës 61 vjeçar, i cili ende është duke u kuruar në QKUK.

Avni Zahiti, zyrtar për informim publik i Policisë, njofton se nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe elementeve tjera rrethanore hetuesit e Njësisë së trafikut rajonal dyshimet e para i kishin ngritur se motoçiklisti (viktima) ishte goditur nga ndonjë automjet, ku ngasësi nuk ishte ndalur në vendin e ngjarjes.

"Hetuesit policorë mbi bazën e vlerësimit fillestar të rrethanave të aksidentit përfshirë segmentin rrugor, gjurmët e mbetura, pozitën e motoçikletës, veprimet e para hetimore i kanë orientuar në kërkim të ndonjë veture të dëmtuar me rrethana dhe pozicione që i përshtaten aksidentit në fjalë dhe pas një hetimi verifikimi intensiv nëpër vendet ku kryhen shërbime për rregullimin e veturave, me datën 7 shtator 2017, në një punëtori të rregullimit të veturave në qytetin e Drenasit identifikohet vetura e tipit VW 'golf 2', e cila përputhej me gjurmët dhe dyshimet e ngritura në rrethanat e aksidentit", bën të ditur Zahiti.

Sipas tij, pas identifikimit të veturës është identifikuar edhe ngasësi, i dyshuari N. S. 29 vjeçar, të cilit me urdhër të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor.

 

 

The post Arrestohet i dyshuari për 'shkaktim të aksidentit të trafikut me lëndime trupore' dhe 'largim nga vendi i ngjarjes' appeared first on INSAJDERI.

Veseli largohet nga kreu i Kuvendit, nëse Haradinaj nuk bëhet kryeministër

Posted: 08 Sep 2017 06:59 AM PDT

Kadri Veseli do të heqë dorë nga pozita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në rast se mandatari për kryeministër, Ramush Haradinaj, nuk arrin të zgjedhet kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Vet kryeparlamentari Veseli, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se nëse dështon zgjedhja e Haradinajt kryeministër, do të largohet nga posti i kreut të Kuvendit.

Por, ai është shprehur i bindur se “Kosovën nuk do ta udhëheqeë askush tjetër”, përpos koalicionit PAN-AKR-Lista Serbe.

"Kosovën nuk do ta udhëheqë askush tjetër pos nesh. Nuk është mirë me rrit ndikimin e Listës Serbe dikush për poena politikë. Unë nuk do të jem kryetar Kuvendi nëse Ramush Haradinaj nuk është kryeministër", ka thënë Veseli, njofton KTV.

Haradinaj do të propozojë nesër në Kuvend formimin e qeverisë së ardhshme. Senaca është paraparë të fillojë nga ora 16:00. /Insajderi.com

The post Veseli largohet nga kreu i Kuvendit, nëse Haradinaj nuk bëhet kryeministër appeared first on INSAJDERI.

Autobusi për Beograd nuk kishte leje për operim

Posted: 08 Sep 2017 06:53 AM PDT

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës shprehet se në fund të muajit gusht, kishte një fluks të daljes nga Kosova, si rezultat i kthimit të diasporës, por Policia e Kosovës, nuk ka vërejtur fluks të shtimit të kalimit /daljes përmes pikave të kalimit të kufirit këto ditë.

"Gjithashtu nuk ka asnjë konfirmim nga asnjë shtet i BE -se, se ka rritje të numrit të kërkesave të kosovarëve për azil në këto shtete", ka thënë Hoxha për gazetën "Insajderi".

Hoxha njofton se mbrëmë nga stacioni i autobusëve është nisur vetëm një autobus dhe i njëjti autobus po ashtu nuk ka plotësuar kriteret për kalim të kufirit për shkak të skadimit të lejes me te cilën operon dhe e cila leje lëshohet nga Ministria e Transportit.

"Policia e Kosovës, ushtron kontrollin kufitare në të gjitha Pikate e Kalimit Kufitar. Gjatë ushtrimit të kontrollit kufitar, sigurohet se të gjithë personat, automjet dhe mjetet e transportit i plotësojnë kushtet për qarkullim, për hyrje dhe dalje, nga dhe në, territorin e Republikës së Kosovës", ka thënë Hoxha.

Sipas tij, numri i rasteve, operacioneve policore dhe personave të arrestuar kur ka pas mw së shumti raste të kontrabandimit me migrant, të cilat janë hetuar nga Policia e Kosovës janë: vitet 2014 dhe 2015, ndërkaq në vitin 2016 ka pasur rënie.

Drejtues të kompanisë "Fjolla" që operon në linjën për Beograd nuk kanë dashur të komentojnë nëse janë ndaluar apo jo nga policia në kufi. "Pyeteni policinë për këtë", kanë thënë ata.

Po ashtu ata nuk kanë dashur të komentojnë mungesën e lejes së operimit. "Nëse jeni gazetar duhet ta dini vetë gjendjen e shtetit të Kosovës! Sa për leje të operimit mund të drejtoheni në Ministri të Transportit", kanë thënë drejtuesit e kompanisë.

The post Autobusi për Beograd nuk kishte leje për operim appeared first on INSAJDERI.

Vokrri flet për përzgjedhësin e ardhshëm të Kosovës

Posted: 08 Sep 2017 06:37 AM PDT

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, ka folur për përzgjedhësin e ardhshëm të Kosovës. Ai ka thënë se pas Bunjakit, mundësitë janë të hapura.

“Pas këtyre ndeshjeve do t’i nisim kërkimet tona dhe nuk përjashtojmë asnjë mundësi për trajnerin e ardhshëm. Ai mund të jetë vendor ose i huaj”, ka thënë Vokrri.

The post Vokrri flet për përzgjedhësin e ardhshëm të Kosovës appeared first on INSAJDERI.