“Hoti: Qeveria e re të sqarojë vrasjet e pasluftës, uzurpimet dhe aferat korruptive” plus 9 more Ferizaj Press |
- Hoti: Qeveria e re të sqarojë vrasjet e pasluftës, uzurpimet dhe aferat korruptive
- Për shkak të fjalorit, Zeka u përjashtua nga seanca
- Kryeministri merr urime nga Edi Rama, Ilir Meta e Eliot Engel
- Kabineti i kryeministrit Ramush Haradinaj përmes fotografive
- Nis festa me fishekzjarre për Qeverinë e re (Foto/Video)
- Presidenti uron Kryeministrin e ri
- Haradinaj Kryeministër, Qeveria me 21 Ministra
- E mbani mend Ichën dhe Tapasjën e vogël…Shikoni si duken ato tani…(FOTO)
- Si mund t’i ndihmoni fëmijët të flasin sa më shpejt
- Nëntë dieta të pazakonshme të të famshmëve: Madonna zien ushqimin, por nuk e ha!
| Hoti: Qeveria e re të sqarojë vrasjet e pasluftës, uzurpimet dhe aferat korruptive Posted: 10 Sep 2017 05:30 AM PDT "Vrasjet pas luftës, uzurpimet e pronave publike, aferat korruptive dhe shumë veprime të tjera jo ligjore, rëndojnë si barrë mbi shtetin e Kosovës në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Akterët e kësaj Qeverie dhe të këtij koalicioni duhe të japin përgjigje për këto", ka thënë Hoti, në një fjalim të gjatë në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se Qeveria e Haradinajt është plotësisht nën ndikimin e Beogradit dhe e bërë nga njerëzit që dikur deklaroheshin si çlirimtarë. "Është e pafalshme që të kthehet ndikimi i plotë i Beogradit në Qeverinë e Kosovës kur ende kemi 1,600 të pagjetur nga lufta e vitit 1998-99. Qytetarët e Kosovës nuk do të falin këta njerëz që shiten si çlirimtarë e thirren në heroizma, ndërkohë që arrijnë pazare të tilla me Beogradin. Kjo është ditë fatkeqe për vendin tonë të shtrenjtë", ka shtuar ai . Hoti është marrë edhe me Ministrin e ri, Besim Beqaj, duke thënë se Klani Pronto u bë pjesë e Qeverisë Haradinaj. "o çfarë do të bëjë Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë me Besim Beqajn, o duke ditur historinë e këtij personi në privatizimin e distribucionit, rastin e AXOS-it lidhur me privatizimin e PTK-së, afera Pronto e tij me kryeprotagonistin e Prontos Adem Grabovci, – Në këtë qeveri është themeluar edhe Ministria e Zhvillimit Rajonal", ka shtuar ai. Fjalimi i plotë i Avdullah Hotit: Kosova po hynë në një fazë të errët dhe të paqartë të rrugëtimit për konsolidimin e shtetësisë. Pas dy muaj vonesë, janë themeluar institucionet e vendit përmes tri metodave, secila më e dëmshme dhe më e turpshme se tjetra për popullin liridashës të Kosovës: • Metoda e parë për formimin e shumicës parlamentare u siguruar përmes kontrabandimit të votave të deputetëve, • Metoda e dytë përmes pazareve të ulëta politike për ndarje të posteve pa asnjë interes shtetëror apo orientim qeverisës, • dhe më tragjikja nga të gjitha, Qeveria u votua pas dakordimit me Beogradit. Të nderuar kolegë deputetë, Nga sot, vendi po hynë në krizë të përgjithshme. U tejkalua kriza e themelimit të institucioneve me koston e një krize të përgjithshme të degradimit institucional të Kosovës. Kjo është fatkeqësi për vendin dhe për këtë koalicion. Para se gjithash, kjo është fatkeqësi për qytetarët liridashës të Kosovës. Është e pafalshme që 18 vjet pas lufte, pas arritjes së shumë njohjeve të shtetit të Kosovës, nënshkrimit të MSA-së, thellimit të partneritetit me NATO, të kthehet ndikim i plotë i Beogradit në vendimmarrje të institucioneve të Kosovës. Është e pafalshme që të kthehet ndikimi i plotë i Beogradit në Qeverinë e Kosovës kur ende kemi 1,600 të pagjetur nga lufta e vitit 1998-99. Qytetarët e Kosovës nuk do të falin këta njerëz që shiten si çlirimtarë e thirren në heroizma, ndërkohë që arrijnë pazare të tilla me Beogradin. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Kjo është ditë fatkeqe për vendin tonë të shtrenjtë. Në krye të Qeverisë është vendosur personi, partia e të cilit ia ka futur flakën Kuvendit të Kosovës me gaz lotsjellës dhe dhunë. Por edhe këta e kanë të qartë se ky është episodi i fundit i qeverisjes të kësaj klase politike fatale për të ardhmen e gjeneratave të reja. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Disa nga këta që sot janë bërë pjesë e koalicionit dhe Qeverisë, kanë qenë pjesë e përpjekjet për çlirim nga okupimi dhe dhuna serbe. Por, të gjithë këta persona tani janë bërë pjesë e historisë së turpshme dhe fatkeqe të Kosovës në ndërtimin e institucioneve përmes dakordimit me Beogradin. Vrasjet pas luftës, uzurpimet e pronave publike, aferat korruptive dhe shumë veprime të tjera jo ligjore, rëndojnë si barrë mbi shtetin e Kosovës në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Akterët e kësaj Qeverie dhe të këtij koalicioni duhe të japin përgjigje për këto. Qeveria Mustafa është Qeveria e vetme që ka mbyllur mundësitë për korrupsion. Kjo i bëri të gjithë këta bashkë për rrëzimin e Qeverisë Mustafa. Puna në luftimin e korrupcioni nuk është kryer plotësisht, për shkak të organeve të drejtësisë që janë të kapura ende. Megjithatë, Bashkimi Evropian e ka pranuar këtë si kriter të plotësuar, në listë e kritereve për liberalizim të vizave, duke i vlerësuar përpjekjet e Kryeministrit Mustafa në këtë drejtim. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Lidhja Demokratike bashkë me qytetarët e Kosovës, nuk do ta lejojnë këtë Qeveri të kthejë vendin prapa. Nga sot, ne, Lidhja Demokratike e Kosovës, bashkë me qytetarët liridashës të Kosovës, nisim luftën tonë demokratike për rrëzimin e kësaj qeveri dhe organizimin e zgjedhjeve të reja. Ne ftojmë të gjitha forcat progresive në Kosovës të ndalim sa më parë këtë fatkeqësi që po i ndodh vendit. Shumica shqiptare në Kuvendin e Kosovës prej 58 deputetëve nuk do të lejojë që progresi i Kosovës drejt konsolidimit të shtetësisë, të varet nga një forcë politike brenda këtij koalicioni që çdo ditë punon kundër vetë ekzistencës të shtetit të Kosovës. Do të përballeni me opozitë që nuk e keni parë më herët. Të nderuar deputetë, Marrëveshja e partive të këtij koalicioni bie ndesh me Kushtetutën e vendit. Kushtetuta përcakton se ministrat e Qeverisë së Kosovës emërohen dhe shkarkohen vetëm nga Kryeminsitri, e jo nga shefat e partive të këtij koalicioni siç parashihet në këtë marrëveshje Bazuar në këtë marrëveshje, kjo Qeveri do të ketë pesë kryeminsitra. Marrëveshja e koaliconit nuk është mbi baza të programit qeverisës, por mbi baza të ndarjes dhe balancimit të interesave të grupimeve politike të këtij koalicioni. Prandaj ky koalicion nuk mund të quhet koalicion qeverisës, por koalicion biznesor. Z.Haradinaj duhet të përgjigjet se: – çfarë përfaqëson Dardan Gashi në këtë koalicion, duke e ditur historinë e tij, o tash këtij personi i është caktuar Ministria e Diasporës dhe është shtuar edhe resori i investimeve strategjike. o Kjo ndoshta është e kuptueshme, pasi ky person ka qenë dhe mbetet në shërbim të realizimit të interesave strategjike të protagonistëve të këtij grupimi biznesor qeverisës, – duke pasur MZHE, MTI, MASHT, o çfarë do të bëjë Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë me Besim Beqajn, o duke ditur historinë e këtij personi në privatizimin e distribucionit, rastin e AXOS-it lidhur me privatizimin e PTK-së, afera Pronto e tij me kryeprotagonistin e Prontos Adem Grabovci, – Në këtë qeveri është themeluar edhe Ministria e Zhvillimit Rajonal. o Ta kenë të qartë qytetarët e Kosovës se ky është hap i parë drejt ndarjes rajonale të Kosovës, ashtu siç ka dashur Beogradi. Z.Haradinaj duhet të përgjigjet se çfarë ju ka premtuar Listës Serbe dhe Vuçiçit në këmbim të votave. – Si janë dakorduar lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ku sipas informatave asociacioni mund të themelohet sipas marrëveshjes, e jo sipas opinionit të Gjykatës Kushtetuese. – Çfarë premtimi ju ka dhënë atyre për komunën e Prilluzhës dhe Gorës, – Cili ka qenë roli i Radojiqit në arritjen e këtij koalicioni. Prandaj, themelimi i kësaj Qeveri i mbulon me turp të gjithë akterët e saj. Ky veprim i turpëron mijëra veteranë të luftës, invalidët e luftës, dëshmorët dhe qytetarët liridashës të vendit. Këto marrëveshje biznesore për të qeverisur janë arritur me ndërhyrjen jo kushtetuese të Presidentit të vendit. Ai i ka arritur këto marrëveshje në Bruksel me Vuqiqin. Ky është dialogu që ka bërë Presidenti në Bruksel. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Z.Haradinaj mbrëmë kërkoi të votohet mbi bazën e një dokumenti 10 faqësh pa asnjë përmbajtje, pa asnjë veprim konkret që Qeveria duhet të ndërmarrë. Ai nuk e ka as idenë se çfarë do të punojë në ditët dhe muajt në vijim. Kjo është e natyrshme, pasi ai i prin një koalicioni që është konglomerat: – së pari i grupeve të interesit të etur tmerrësisht për pushtet për një kohë të gjatë, – Dhe së dyti dhe më tragjikja, i listës serbe, që është zgjatim i partisë së Vuqiqit në Kosovës, me qëllim kryesor pengimin e konsolidimit dhe funksionimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Kjo është e natyrshme, sepse ky person mision të jetës së tij e ka të bëhet Kryeministër. Vetëm kaq. Përtej saj, për të nuk është e rëndësishme. Në dokumentin 10 faqësh me të cilin pretendon të zgjidhet kryeministër, ai nuk ka dhënë përgjigje se si do të: – mbajë zhvillimin ekonomik mbi 4% që është arritur në këtë mandat, – çfarë do t'ju ofrojë investitorëve të huaj e vendorë për t'i bindur ata të rrisin investimet në Kosovë, – si do të rrisë buxhetin e Kosovës përtej 2 miliard euro që është arritur në këtë mandat, – çfarë do të bëjë me veteranët dhe invalidët e luftës, duke e ditur se tash prokuroria e shtetit po heton rastet e mashtrimeve me certifikata të veteranëve, – si do të mbajë relacionet e partneritetit me Fondin Monetar Ndërkombëtar, – si do të luftojë korrupsionin në radhët e veta, – cilat janë reformat që do të ndërmarrë për të siguruar zbatimin e plotë të MSA-së, si hap i parë drejt integrimit evropian. Para se gjithash, ai nuk ka dhënë përgjigje se: – si do ta themelojë ushtrinë, duke ditur se Beogradin e ka bërë pjesë esenciale të vendimmarrjes së Qeverisë, – Si do të udhëheqë dialogun me Serbinë dhe si do ta përmbyllë këtë dialog, – Si do të adresojë demarkacionin me Malin e Zi. Të nderuar qytetarë, Ne, Lidhja Demokratike e Kosovës, do të jemi gardianë të ruajtjes së Republikës së Kosovës dhe të progresit që kemi bërë deri më tani nga degradimi që po nis nga dita e sotme. Ne, Lidhja Demokratike e Kosovës, para 27 viteve e kemi nisur rrugëtimin e Kosovës për liri e pavarësi, për shtet demokratik dhe të integruar në Bashkimin Evrpoian dhe në NATO. Ne, Lidhja Demokratike e Kosovës, do ta përmbyllim këtë proces, jo kjo Qeveri fatkeqe që u themeluar me dakordim të Beogradit. Para nesh, në muajt në vijim, detyrë parësore është të sigurohemi se këta njerëz të etur për pushtet, nuk mund të jetësojnë pazaret e arritura me Beogradin. Detyrë parësore e jona është që sa më parë të përmbysin këtë Qeveri fatkeqe dhe të turpshme për qytetarët liridashës të Kosovës. Nuk kanë dhënë jetën 13 mijë qytetarë të Kosovës në luftën e fundit, bashkë me mijëra të vrarë e të keqtrajtuar në burgjet serbe për 50 vite të regjimit serb në Kosovë, që sot të kemi një Qeveri sipas diktatit të Beogradit. Ne, Lidhja Demokratike e Kosovës, me mbështetje të qytetarëve liridashës, përmes formave demokratike, nuk do të lejojmë këtë. Unë ftoj të gjithë qytetarët e vendit të na mbështesin në këto përpjekje. Unë ftoj të gjitha forcat politike që janë për shtetin e pavarur të Kosovës të na bashkohen në këto përpjekje. Na priftë e mbara në këtë mision të shenjtë. |
| Për shkak të fjalorit, Zeka u përjashtua nga seanca Posted: 10 Sep 2017 05:30 AM PDT Deputeti nga radhët e Nismës për Kosovën, Milam Zeka është përjashtuar nga salla e Kuvendit të Kosovës ku po mbahej seanca e jashtëzakonshme me kërkesë të Opozitës.
|
| Kryeministri merr urime nga Edi Rama, Ilir Meta e Eliot Engel Posted: 10 Sep 2017 05:29 AM PDT Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë urime nga krerët e shtetit shqiptar, si dhe senatori Eliot Engel.“Menjëherë pas marrjes së besimit për ta udhëhequr Qeverinë e vendit, kam pranuar mijëra urime nga qytetarë, simpatizantë të AAK-së e të partive të tjera, nga diplomatë e përfaqësues shtetesh, nga të cilët ndër të parët ishin, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, dhe Senatori Eliot Engel. Një falënderim i përzemërt për të gjithë ata", ka shkruar Haradinaj në Facebook. Haradinaj është zotuar se do të jetë në shërbim të qytetarëve e shtetit të Kosovës, dhe do të punojë për mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë kosovare, transmeton Koha.net. "Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Dje mora besimin për të udhëhequr Qeverinë e vendit në mandatin katërvjeçar. I falënderoj të gjithë ata që më besuan, por edhe ata që votuan kundër, sepse ky është thelbi i demokracisë", shkruan Haradinaj. Ai më tutje thotë se, "zotohem para jush qytetarë të dashur, se do të jem në shërbimin tuaj e të shtetit, dhe do të punoj me krejt qenien time për mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë kosovare. Qeveria që do ta drejtoj, do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, besimi, përkatësie politike apo ideologjie, dhe do të jetë më e gatshme se asnjëherë më parë që të bashkëpunojë ngusht më opozitën parlamentare, shoqërinë civile dhe median". Haradinaj ka thënë se, "nisja e re për Kosovën bëhet, vetëm duke qenë të bashkuar, e me besim në njëri tjetrin". Por, Kryeministri i ri, Ramush Haradinaj, ende nuk e ka marrë asnjë urime prej zyrtarëve ndërkombëtarë pavarësisht se votimi për Qeverinë e re është bërë një ditë më parë. Në adresë të Shefit të ri të Qeverisë nuk ka shkuar asnjë urime as prej ambasadorëve të akredituar në Prishtinë. Përfshirë ambasadorin amerikan, Greg Delawie, por as diplomatët tjerë nuk i kanë shkuar Haradinajt për pozitën e re. Burime të Express tregojnë se ndërkombëtarët kanë shprehur skepticizëm për Haradinajt për shkak të temës së demarkacionit me Malin e Zi.
|
| Kabineti i kryeministrit Ramush Haradinaj përmes fotografive Posted: 09 Sep 2017 03:47 PM PDT Kryeministri Ramush Haradinaj ka prezantuar emrat e kabinetit qeverisë. Në bazë të marrëveshjes PDK, AAK, Nisma, AKR, Lista Serbe dhe pakicat jo serbe, përbërja e kabinetit duket si më poshtë: Lajmi.net ka sjellë me fotografi të gjithë kabinetin qeveritar
Zëvendëskryeministra: Behgjet Pacolli (AKR) Enver Hoxhaj (PDK) Fatmir Limaj (Nisma) Dalibor Jevtiq (Lista Serbe) Dardan Gashi (Lista Rugova) Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës: Rrustem Berisha (AAK) Ministër i Punëve të Brendshme: Flamur Sefaj (AKR) Ministria e Infrastrukturës: Pal Lekaj (AAK) Ministria e Financave: Bedri Hamza (PDK) Ministria e Shëndetësisë: Uran Ismaili (PDK) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit: Kujtim Gashi (PDK) Ministria e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha (PDK) Ministrja e Drejtësisë: Abelard Tahiri (PDK) Ministria e Inovacion dhe Ndërmarrësisë: Besim Beqaj (PDK) Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale: Skender Reçica (Nisma) Ministria e Arsimit: Shyqeri Bytyqi (Nisma) Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: Bajram Hasani (Nisma) Ministrja e Zhvillimit Ekonomik: Valdrin Lluka (AKR) Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor: Albena Reshitaj (AKR) Ministria e Diaspora dhe Investimeve: Dardan Gashi Ministria për Kthim dhe Komunitete: Delibor Jevtiq (Lista Serbe) Ministria e Pushtetit Lokal: Ivan Teodosijeviq (Lista Serbe) Ministria e Bujqësisë: Nenad Rikalo (Lista Serbe) Ministria e Zhvillimit Rural: Rasim Demiri (Vakat) Ministria e Administratës Publike: Mahir Jagxhillar (TDP) |
| Nis festa me fishekzjarre për Qeverinë e re (Foto/Video) Posted: 09 Sep 2017 11:20 AM PDT Kreu i AAK-së mori besimin e 61 deputetëve që të udhëheq me Qeverinë. Festa për krijimin e Qeverisë ka filluar në shesh dhe në Kuvend. Kujtojmë se vendi shkoi në zgjedhje më 11 qershor ndërkaq pas gati tre muajsh, vendi arriti t’i formojë institucionet e vendit./Express/
|
| Presidenti uron Kryeministrin e ri Posted: 09 Sep 2017 11:19 AM PDT "Urime për Qeverinë e re të Republikës së Kosovës. Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kabinetit të ri qeveritar i uroj suksese në vazhdimin e reformave dhe në zhvillimin e vendit. HTH", thuhet në urimin e Thaçit. |
| Haradinaj Kryeministër, Qeveria me 21 Ministra Posted: 09 Sep 2017 11:02 AM PDT Ramush Haradinaj ka marrë besimin e deputetëve që të jetë Kryeministër i Qeverisë së re të Kosovës. Haradinaj ka marrë votën e 62 deputetëve, derisa Vetëvendosje dhe LDK janë larguar nga salla. Kabineti i Qeverisë Haradinaj përbëhet nga këta emra: Zëvendëskryeministër Enver Hoxhaj Zëvendëskryeministër Fatmir Limaj Zëvendëskryeministër Dardan Gashi Zëvendëskryeministër Dalibor Jevtiq Ministër i Forcës së Sigurisë Rrustem Berisha Ministër i Infrastrukturës, Pal Lekaj Ministria e Punëve të Brendshme: Flamur Sefaj Ministër i Shëndetësisë Uran Ismaili Ministër i Kulturës dhe Sportit Kujtim Gashi Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë: Besim Beqaj Ministre e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha Ministër i Drejtësisë, Abelard Tahiri Ministër i Arsimit, Shyqyri Bytyqi Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj Ministër i Diasporës, Daradan Gashi Ministër i Bujqësisë, Nenad Rikado Ministria e Pushtetit Lokal: Ivan Todosijeviq Ministër i Zhvillimit Rural, Rasim Demiri. Kreu i AAK-së erdhi në këtë post si kandidat i koalicionit në mes të partisë së tij me Partinë Demokratike të Kosovës, Nismës për Kosovën, ndërsa në koalicion janë edhe Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe partitë tjera të minoriteteve. |
| E mbani mend Ichën dhe Tapasjën e vogël…Shikoni si duken ato tani…(FOTO) Posted: 09 Sep 2017 10:41 AM PDT 'Utteran' është seriali i parë indian i cili u transmetua në Kosovë, shkruan ORAinfo. Për pak kohë ai mori një vëmendje shumë të madhe, dhe shikeshmëria e tij vazhdon tash e sa vite. Së pari personazhet kryesore ishin dy vajza të vogla, Icha dhe Tapasija, njëra e pasur ndërsa tjera një vajzë shërbëtoreje. Në serial i keni parë se si duken, por a i keni parë se si janë ato jashtë tij. |
| Si mund t’i ndihmoni fëmijët të flasin sa më shpejt Posted: 09 Sep 2017 09:56 AM PDT Pavarësisht se e folura e fëmijëve varet nga zhvillimi i tyre fiziologjik, prindërve të rinj u nevojiten disa këshilla për t'i ndihmuar të vegjlit në këtë drejtim. Pa sforcime të mëdha, ju do t'ia dilni që t'i mësoni fëmijës suaj të flasë sa më parë. Si mund t'i ndihmoni fëmijët të flasin? Po të vegjlit si mund t'i stimuloni në shtëpi për belbëzimet e tyre të para apo për të thënë fjalë të vogla? Asnjë sforcim apo ushtrime specifike. Edhe e folura, si të gjitha etapat e rëndësishme të zhvillimit të bebes, duhet të jetë një pasazh fiziologjik dhe spontan. Por, gjithsesi, për ata që janë bërë prindër për herë të parë, disa këshilla janë tepër të nevojshme. Shumë pyetje Pyetjet janë mjaftë të rëndësishme, kur fëmija fillon të flasë dhe të bëjë përpjekjet e para për bashkëveprim. Për t'u shmangur janë pyetjet "pilote", ose më saktë ato që kërkojnë përgjigje të komplikuara, sepse nëpërmjet tyre ju rrezikoni stimulimin e turpit te fëmijët. Ndaj, më mirë bëni pyetje që e vënë fëmijën përpara zgjedhjes. Për shembull: "Do makinën apo arushin për të luajtur?". Fëmija në këtë mënyrë do të thotë patjetër një nga dy fjalët.
Rëndësia e dialogut Dialogo gjithmonë dhe zakonisht. Nëse thonë se është e dobishme t'i flisni të voglit kur ai është ende në barkun e nënës, imagjinojeni kur janë prezentë fizikisht në shtëpi. Për të stimuluar të folurin e tyre, nuk ka metodë më të mirë sesa të shkëmbeni fjalë me ta. Përshkruani gjithçka ndodh rreth atyre, duke treguar përralla dhe anekdota. Nxisni emocionet e tij me pyetje të vogla që nuk kërkojnë përgjigje. Ndër të tjera, është mirë që fëmijën tuaj ta përgëzoni kur ai fillon të flasë fjalët e para, me buzëqeshje dhe komplimente. Sa më shumë fjalë Shumë fjalë, të tijat por sidomos edhe tuajat. Prindërit duhet ta "rrethojnë" fëmijën e tyre me sa më shumë fjalë të ndryshme. Pra ju duhet t'i përshkruani me fjalë gjithçka e rrethon, që nga objektet deri te ngjyrat, njerëzit, vendet dhe jo vetëm!
Thelbësore është që të mos plotësoni çdo nevojë të fëmijës, duke ndjekur drejtimin e gishtit të tij, por ndihmojeni të shprehet, qoftë edhe me rrokje. Ndërkohë ju si prindër duhet të jeni të parët që të flisni gjithmonë në mënyrë të qartë dhe me fjalë të plota. Kështu, fëmija juaj do të shkojë drejt perfeksionimit të të folurit. Lexoni, lexoni dhe lexoni sa më shumë Aleatë të mirë në këtë kuptim janë librat që, siç dihet, nuk janë vetëm për të rriturit. Përkundrazi. Këshilla është që t'i lexoni fëmijës suaj sa më shumë të mundeni, ndoshta duke e joshur edhe me vizatime dhe figura në qoftë se aftësia e vëmendjes së tyre është ende shumë e ulët. Ndërkaq, perfekte janë edhe lojërat interaktive, që e përfshijnë beben me tinguj e ngjyra dhe fjalë të ndryshme. /Telegrafi/ |
| Nëntë dieta të pazakonshme të të famshmëve: Madonna zien ushqimin, por nuk e ha! Posted: 09 Sep 2017 09:49 AM PDT Çfarëdo që mendoni, personat e famshëm nuk janë sikur "njerëzit e zakonshëm". Kur humbin kilogramët, patjetër e bëjnë këtë për para. Kjo është lista e metodave më të pazakonshme me ndihmën e të cilave të famshmit humbin kilogramët. Natalie Portman
Për rolin e valltares së balerinës e cila ka probleme me peshën, Natalie është detyruar të jetë rreth 37 kilogramë. E vërtetë, 37! Ushqimi i saj ditor është përbërë nga një gjysmë grejpfruti, karota dhe pak bademe. Tingëllon e tmerrshme, mirëpo ai rol i ka sjellë çmimin "Oscar", transmeton Telegrafi. Beyoncé Knowles
Beyonce ka refuzuar të hajë ushqim të ngurtë për shkak të shtatë kilogramëve më tepër për rolin në filmin "Dreamgirls". Ndonëse edhe kjo mund të konsiderohet njëra nga ato dietat ekstreme, që natyrisht nuk mund të zgjasin për shumë gjatë, ia vlen të merret parasysh për raste të veçanta. Bëhet fjalë për 'Pastrimin Mjeshtëror', dietë të cilën e kishte përdorur Beyoncé kur përgatitej për rolin e saj. Ajo në këtë periudhë kohore kishte mbijetuar me lëng limoni, shurup panje dhe spec të djegës, dietë kjo që e detoksifikon trupin dhe e përshpejton procesin e humbjes së peshës. Matthew McConaughey
Për katër muaj të dietës tepër të rreptë ka humbur më shumë se 20 kilogramë. Dieta është bazuar në shumë lëngje dhe në proteina, ndërkaq aktori thotë që presoni psikologjik ka qenë më i rëndë se dieta. Reese Witherspoon
Reese i është kthyer ushqimit të popullarizuar të bazuar në ushqimin e fëmijëve në mënyrë që të arrijë formën pas lindjes. Sekreti është i thjeshtë: ushqimi i qulltë lehtë tretet, ndërkaq sasia e racioneve garanton që nuk do të ngopet shumë. Anne Hathaway
Roli i punëtores së fabrikës e cila vdes nga tuberkulozi në filmin "Les Miserables" kërkon dukje përkatëse. Anne ka qenë në dietë me vetëm 500 kalori. Ka ngrënë dy porcione fibra të thata tërshëre, disa karota dhe pak humus. E tmerrshme! Christina Aguilera
Këngëtarja thotë se ha në mënyrë të pazakontë: çdo ditë konsumon diçka kërcëlluese, të butë, të ngrohtë dhe të ftohtë. Ushqimi gjithashtu duhet patjetër të ketë ngjyrë të njëjtë. Christian Bale
Kujt nuk i kujtohet roli i tij i tmerrshëm në filmin "The Machinist"? Është dashur patjetër t'i humbë 30 kilogramë për 4 muaj. Ushqimi i tij ka qenë i përbërë nga konservat me mish toni dhe mollët që nuk i kanë kaluar 300 kalori. Aktori ka pirë shumë ujë në mënyrë që të eliminonte ndjenjën e urisë. Bashkë me kilogramët ka humbur edhe muskujt. Prandaj, në film është dukur aq shumë i hajthëm. Madonna
Si do të dëshironit të dukeshit në të pesëdhjetat dhe në të nëntat? Mbase sikur Madonna? Këngëtarja është në formë të pabesueshme. Kjo është kështu për shkak se ushqimi i saj bazohet në supozimin që ajri është i mjaftueshëm për funksionimin e trupit tonë. Ajo zien ushqimin, por nuk e ha: vetëm i merr erë dhe nuk ha asgjë, pos supës së njelmët dhe ujit. Madonna me siguri nuk jeton kështu gjithë kohën, por përdor këtë metodë kur duhet të eliminojë shpejt ndonjë kilogram. Nicole Kidman
Pas lindjes, Nicole është detyruar të bëjë dietë goxha të rëndë. Ushqimi i saj është përbërë nga një vezë e zier fort për kafjall, një për drekë dhe dy për darkë. Ushqimi i tillë është i pashëndetshëm dhe i çekuilibruar, mirëpo aktorja ka humbur edhe më shumë kilogramë seç ka pritur. /Telegrafi/ |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |















































