“Havolli: Do t’a rikthejmë Prishtinën” plus 2 more Gazeta Tribuna

“Havolli: Do t’a rikthejmë Prishtinën” plus 2 more Gazeta Tribuna


Havolli: Do t’a rikthejmë Prishtinën

Posted: 23 Sep 2017 03:48 AM PDT

Antari i shtabit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës ,Sokol Havolli në një intervistë direkte për Emisionin “KONTAKT” ,tregoi rreth fushatës zgjedhore brenda një muaji të plotë për programin dhe  orientimin e tyre deri me datën 22 tetor.

Sipas tij ,”Fokusi thelbësor është t’a rikthejmë Prishtinën  por gjithashtu t’a fitojmë Prizrenin pas një kohë relativisht  të gjatë”.

Për me shumë ndjekeni intervistën e plotë:

https://www.facebook.com/EmisioniKontaktTribunaChannel/?hc_ref=ARRhm9I9f8t4vYqNtOv_ZMhF6pXZ2rtm47HfPm_B-k2vAi1tTr4UU6-6o4ecOJQhFzU&pnref=story

The post Havolli: Do t’a rikthejmë Prishtinën appeared first on Gazeta Tribuna.

Fotografi e rrallë e fëmijëve të familjes Jashari

Posted: 23 Sep 2017 12:40 AM PDT

Një fotografi e rrallë e fëmijëve të familjes së Jashari, që u vranë në luftën e fundit në Kosovë, dhe e vetmja e mbijetuar është Besarta Jashari.

Beteja nisi në mëngjesin e 5 marsit 1998, kur serbët mësynë në shtëpinë e Adem Jasharit në Prekaz. Sulmi mbi Jasharajt nisi rreth orës gjashtë të mëngjesit, kur forcat policore dhe ushtarake serbe në fillim sulmonin nga të gjitha drejtimet. I menjëhershëm dhe shumë i fuqishëm ishte edhe kundërpërgjigja e Komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij.

Në këtë Betejë, së bashku me Komandantin e UÇK-së Adem Jashari, nga familja e tij në fushën e nderit ranë heroikisht në mbrojtje të pragut të shtëpisë, atdheut dhe kombit 20 anëtarë, 10 prej të cilëve fëmijë.

Familja Jashari ka rol të veçantë e të papërsëritshëm, jo vetëm në historinë tonë kombëtare, por edhe në atë të përbotshme, për përgatitjen e gatishmërisë popullore në luftën çlirimtare, ka rolin e papërsëritshëm e të pakrahasueshëm për organizimin e UÇK-së, ka rolin e pashembullt për mobilizimin e masivizimin e popullit në luftën çlirimtare, për mbështetjen e kësaj lufte nga faktori ndërkombëtar si dhe ka merita të pakrahasueshme për lirinë, dhe mbarësinë kombëtare, për Republikën e Kosovës shtet të pavarur, sovran e demokratik.

Familjet e tilla nderojnë secilin komb, por jo të gjitha kombet kanë madhështi të tilla.

The post Fotografi e rrallë e fëmijëve të familjes Jashari appeared first on Gazeta Tribuna.

Oroshi:Thirrje shqiptarëve të votojnë CDU

Posted: 23 Sep 2017 12:19 AM PDT

Nga:Nue Oroshi

Thirrje për të gjithë shqiptarët anë e kënd trojeve etnike që jetojnë në Gjermani

Të nderuar shqiptarë dhe shqiptare

Ju që një pjesë të jetës suaj e keni kaluar në Gjermani, dhe jeni pritur në mënyrë të shkëlqyeshme nga shteti Gjerman duke ju përkrahur në forma të ndryshme në momente më të vështira të jetës suaj, ku e gjetët mikpritjen strehimin, perkujdesjen shëndetsore, dhe çdo të mirë që ofron ligji në fuqi i shtetit më të fuqishëm në Evropë Gjermanisë 
Ju që sot falë ekonomisë së këtij shteti jeni integruar në mënyrën më të mirë të mundshme në Gjermani duke hapur firmat e juaja private, restorantët dhe biznese të tjëra, që falë punës dhe angazhimeve tuaja dhe mundësive që ju ka siguruar shteti i Gjermanisë keni pasur mundësinë që të ndimoni familjet tuaja jo vetëm në Gjermani por edhe anë e kend trojeve shqiptare.
Ju që falë sistemit të lartë të shkollimit fëmijët tuaj janë duke na ndritur fytyrën duke përfunduar studimet në shumë lëmi të ndryshme, ku gëzon fakti se tash femijët tanë në Gjermani i kemi student, jurist, profesor, mjek, arkitekt, politolog, psikolog, ekonomist, dhe shumë profesione tjera.
Ju ftojë që të dielen në mënyrë masive të dilni ne Zgjedhje dhe familjarisht pa lanë asni antarë të familjës në shtëpi, të dilni dhe ta votoni koalicionin CDU-CSU dhe Dr.Angela Merkelin. Secili nga ju ka të drejtën e dhënjes së dy votave njërën për Dr.Angela Merkeli dhe CDU, ndërsa tjetrën për kandidatin për Deputet të CDU-së në qytetin prej nga vini. CDU është e vetmja Parti në Gjermani e cila në mënyrë të organizuar i ka hapur dyert për komunitetin shqiptarë në Gjermani ku tashë të gjithë shqiptarët që janë të interesuarë të bëjnë politikë në Gjermani janë inkuadruarë në CDU dhe e kanë gjetur ngrohtësinë dhe përkrahje maksimale.
Ju ftoj të gjithëve që mos të bini pre e politikave agresive dhe thirrjeve Erdoganiste që bën Erdogani në Turqi dhe Erdoganisteve shqiptar, në Shqiperi, Kosovë dhe vise tjera etnike shqiptare, për të mosë e votuar CDU-në dhe Dr.Angela Merkelin.
Njëherit ju bëj me dije se dr.Angela Merkeli edhe katër vite do te jetë shefe e Qeverisë së Gjermanisë sepse për këtë do të vendos populli gjerman per ket flasin të gjitha sondazhet e bera deri më tani.
Si Shqiptari i parë i inkuadruar në CDU tashë e dymbëdhjetë vjetë më parë dhe si Deputet i Asamblesë së Qytetit të Kielit të Gjermanisë me 250.000 banorë tash e katër vjet dhe pergjegjës kryesorë për politikat e të huajve në kuadër të Grupit Parlamentare të CDU në Kiel të Gjermanisë ju bëj me dije se dr.Angela Merkel, dhe kryesia e CDU-së në Gjermani është e përkushtuar jashtzakonishtë shumë që ta ndimoj çështjen shqiptare.
Për fund leni anash për një orë të gjitha punët që i keni dhe dilni e votoni.
I juaj Mr.sc.Nue Oroshi Deputet i Asamblesë Komunale ne Kiel të Gjermanisë
Përgjegjes i politikave të migrimit, pran grupit të këshilltarve te CDU në Kiel të Gjermanis.

The post Oroshi:Thirrje shqiptarëve të votojnë CDU appeared first on Gazeta Tribuna.