“E rëndë/ Vdes foshnja në urgjencën e pediatrisë në QSUT, nëna bie pa ndjenja” plus 9 more Lajmi i Fundit |
- E rëndë/ Vdes foshnja në urgjencën e pediatrisë në QSUT, nëna bie pa ndjenja
- Kërkesa e vajzës nga Berati: Kërkoj lidhje me një vajzë, dua që të jetë nga fshati
- Dhunoi dhe e lë pa ndjenja në rrugë shtetasin, arrestohet 28-vjeçari i dehur në Vlorë
- Debati i Braçes dhe Finos në mbledhjen e PS, ndërhyn Rama: Jeni live
- Vrau gruan me sqepar, mjeku: Nuk ka probleme psikike. Daja i autorit tregon: Nusja viktima e tij që prej vitesh
- Konfirmon shtatëzaninë e saj, Kylie Jenner pritet të sjellë një vajzë në jetë
- Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
- Skandali/ Jepet urdhëri për përgjimin e dhëndërit të Qazimit, blutë: I kemi policët me leje
- Ngjarja në Elbasan, ish- drejtori i policisë reagon: Blutë nuk duhet të kishin qëlluar
- Quajti Linda Rein transgjinore, komentuesit ‘’kryqëzojnë’’ Rudina Magjistarin
E rëndë/ Vdes foshnja në urgjencën e pediatrisë në QSUT, nëna bie pa ndjenja Posted: 26 Sep 2017 07:57 AM PDT
Burime zyrtare bënë me dije se foshnja që ndërroi jetë ishte 4 muajshe. Por lajmi i rëndë ka tronditur familjarët, ndërsa nëna, shtetasja me inicialet V.Z 36 vjeç, në kushte të vështirë psikologjike është rrezuar dhe ka dëmtuar monitorin kardiak të reaminacionit. NJOFTIMI I POLICISË The post E rëndë/ Vdes foshnja në urgjencën e pediatrisë në QSUT, nëna bie pa ndjenja appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Kërkesa e vajzës nga Berati: Kërkoj lidhje me një vajzë, dua që të jetë nga fshati Posted: 26 Sep 2017 07:52 AM PDT
Elona, e cila ishte transferuar nga Berati në Tiranë, tha se ka patur disa të dashur, por ka kuptuar se diçka nuk shkon me të dhe kërkon një vajzë që të jetë nga fshati, pasi e frymëzojnë më shumë. "Jam Elona nga Berati, por tani kam ardhur të jetoj në Tiranë që të kaloj pjesën tjetër të jetës. Unë jam 25 vjeç dhe kërkoj një lidhje me një femër tjetër. Jam shumë e bindur për këtë duke qenë se kam patur lidhje me disa meshkuj. Mendoj se duhet të ndryshoj prefiksin pasi kam kuptuar se ka diçka që nuk shkon". The post Kërkesa e vajzës nga Berati: Kërkoj lidhje me një vajzë, dua që të jetë nga fshati appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Dhunoi dhe e lë pa ndjenja në rrugë shtetasin, arrestohet 28-vjeçari i dehur në Vlorë Posted: 26 Sep 2017 07:42 AM PDT
I dehuri pasi e ka dhunuar e ka lënë pa ndjenja në rrugë, ka marrë makinën dhe ka ikur. I lënduari nga ky sherr, K.B. u dërgua në Spitalin Rajonal të Vlorës, por jashtë rrezikut për jetën. The post Dhunoi dhe e lë pa ndjenja në rrugë shtetasin, arrestohet 28-vjeçari i dehur në Vlorë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Debati i Braçes dhe Finos në mbledhjen e PS, ndërhyn Rama: Jeni live Posted: 26 Sep 2017 07:29 AM PDT
Një kritikë e bërë nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe mbi vendimin për vettingun sa i takon strukturave dhe pagave duhet të kalonte nga ky komision, ka ngjallur reagimin e deputetit Bashkim Fino. Pavarësisht ndërhyrjes së kreut të ri Taulant Balla, ai që ka sheshuar disi gjërat ka qenë pikërisht kreu i PS-së, Edi Rama. Ai u ka kujtuar të gjithëve se mbledhja ishte live. DEBATI: Balla: Dakord. Shumë e drejtë. Sa herë që të bëhet fjalë për pr/ligje apo pr/vendime me faturë financiare është detyruese dhe i tërheq vëmendje shërbimeve edhe të Kuvendit, më pas, pasi këtu nuk i kemi, që kjo çështje të adresohet menjëherë dhe mos të jetë ligj që mos të kalojë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Ndërhyjnë nga salla, ku mes tyre është dhe deputeti Bashkim Fino. (Fino nuk ka qenë dakord me propozimin e Braçes)
The post Debati i Braçes dhe Finos në mbledhjen e PS, ndërhyn Rama: Jeni live appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Posted: 26 Sep 2017 07:24 AM PDT
Ndryshe nga babai i vrasësit, Nexhdet Mekolli, i cili deklaroi se ngjarja e rëndë mori shkas nga gjendja e rënduar mendore (depresioni) e të birit, Oshafi bëri me dije për "Gazeta Shqiptare" se autori i krimit rezulton të jetë i shëndetshëm. Në bazë të kartelës mjekësore, 49-vjeçari Bashkim Mekolli nuk ka pasur probleme psikike, por vetëm shqetësime që vinin nga konsumi i lartë i alkoolit. "Personi në fjalë nuk ka pasur çrregullime të shëndetit mendor, por probleme të alkoolizimit. Bashkimi dhe familjarët e tij shpesh kanë kërkuar këshillimin tim profesional, dhe së fundi kanë kërkuar një rekomandim për t'iu drejtuar mjekut specialist, pasi ai konsumonte alkool së tepërmi dhe kishte kohë që kishte krijuar varësi", – u shpreh mjeku Festim Oshafi. Nga ana tjetër, edhe familjarët e vrasësit e pranojnë se e kanë kërkuar këtë rekomandim. DAJA I AUTORIT TË KRIMIT Çfarë bëri Bashkim Mekolli pasi goditi gruan e tij?
The post Vrau gruan me sqepar, mjeku: Nuk ka probleme psikike. Daja i autorit tregon: Nusja viktima e tij që prej vitesh appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Konfirmon shtatëzaninë e saj, Kylie Jenner pritet të sjellë një vajzë në jetë Posted: 26 Sep 2017 07:02 AM PDT
Ajo për herë të parë flet për këtë gjë. Familjarët e Kylie lajmin e shtatzënisë nuk e pritën edhe mirë, e sidomos i ati i saj që tha se ajo është shumë e re për tu bërë nënë. The post Konfirmon shtatëzaninë e saj, Kylie Jenner pritet të sjellë një vajzë në jetë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë Posted: 26 Sep 2017 06:52 AM PDT
Blutë kanë arrëstuar shtetasit Shkëlqim.S, 58 vjeç, pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij Silueta S,48 vjeçe. Të arrestuarit janë Bledar.K, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Jurgen.C, 18 vjeç, banues në Paskuqan. Gjithashtu policia pas një kontrolli të ushtruar në rrugën e "Dajtit" në Tiranë,ka prangosur Mariglen.T, 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi iu gjet në makinën tip "Benz" 1.4 gram lëndë narkotike të llojit kanabis Njoftimet e plota nga Policia e Tiranës: Më datë 24.09.2017, u arrestua shtetasi Shkëlqim S., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën e ''Kavajës", në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes Silueta S., 48 vjeçe, të cilës i'u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. 2. Më datë 25.09.2017, u arrestua shtetasi Mariglen T., 24 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën e ''Dajtit", jashtë mjetit tip ''Benz" i'u gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1.4 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal. 3. Më datë 25.09.2017, u arrestua shtetasi Bledar K., 27 vjeç, banues në Tiranë pasi në në rrugën "Berisha", u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip "Lifan". Neni 291 i Kodit Penal. 4. Më datë 25.09.2017, u arrestua shtetasi Jurgen C., 18 vjeç, banues në Paskuqan 1 Kamëz, pa leje drejtimi dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sokol K., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën "Demokracia", pranë urës së Paskuqanit, shtetasi J. C., duke drejtuar pa leje drejtimi ciklomotorrin e markës "Lifan", , është përplasur me mjetin e tip "Benz", me drejtues S. K., dhe për pasojë është dëmtuar J. C., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal. The post Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Skandali/ Jepet urdhëri për përgjimin e dhëndërit të Qazimit, blutë: I kemi policët me leje Posted: 26 Sep 2017 06:42 AM PDT
Ku një dokument tregon se policia ka refuzuar të përgjojë një grup kriminal të Elbasanit, të dyshuar nga prokuroria për një tentativë vrasje me armë luftarake, me argumentin se policet ishin me leje. Një skandal që rrezikon të ketë dhe prapaskena politike, pasi një nga tre personat që duhej të përgjoheshin dhe që policia me sjelljen e saj, në të vërtetë e ka mbrojtur, është Sokol Astrit Sanxhaktari, 31 vjeç, dhëndrri i kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini. Sipas dokumentave të cilat i ka siguruar Report TV, me datë 10 gusht 2017, prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar policisë se Shtetit përgjimin fotografik, filmik dhe me audio të Sokol Astrit Sanxhaktarit, Kelmend Ymer Xhaferri dhe Enea Njazi Bekteshi.
Sipas prokurorisë përgjimet duhet të bëheshin ''nga data 11 gusht 2017 deri me datë 26 gusht 2017, nga specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit''. Prokuroria autorizoi përgjime ''në vende publike të personave të lartpërmendur edhe me persona të tjerë''. Por vetëm 13 ditë më pas urdhërit të prokurorisë policia përgjigjet se ''nga ana e sektorit të forcës së posaçme, nisur nga dinamika e madhe me shërbime në funksion të procedimeve penale në ndjekje dhe numrit të limituar të ndihmës specialistëve si pasojë e ndjekjes së grafikut të pushimeve vjetore, është e pamundur kryerja e veprimeve të vëzhgimit të fshehtë të personave dhe mjediseve në këtë periudhë kohore''. Hetimet që përfshijnë dhëndrrin e Sejdinit, duken se janë të lidhura me sulmin e kryer me 6 gusht 2017 me antitank kundër hotelit të Ardian Çapisë, një nga familjet e përfshira në një luftë të vjetër e të gjatë bandash mes familjeve të Elbasanit. Një nga tre të dyshuarit, Klement Xhaferri, është arrestuar pak ditë më parë, në drejtimin e një Range Rover, gjatë operacionit të drejtuar nga policia rreth Tregut Ushqimor të Elbasanit. Në atë ngjarje një makinë e blinduar përplasi patrullën e policisë për t'u larguar më pas nga vendi i ngjarjes. Në timonin e makinës së blinduar dyshohet se ishte Suel Petrit Çela, i shpallur tashmë në kërkim dhe ende në arrati. Një video që qarkulloi në orët e fundit, e rregjistruar nga kamerat e sigurisë së Tregut Ushqimor, dëshmon dinamikën e incidentit dhe konfirmon se makina e blinduar në pronësi të Petrit Çelës, pronar i Tregut Agroushqimor, ka goditur me qëllim patrullën për t'u larguar me forcë nga kontrolli i policëve The post Skandali/ Jepet urdhëri për përgjimin e dhëndërit të Qazimit, blutë: I kemi policët me leje appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Ngjarja në Elbasan, ish- drejtori i policisë reagon: Blutë nuk duhet të kishin qëlluar Posted: 26 Sep 2017 06:30 AM PDT
Ky i fundit i ftuar në studion e Report Tv, deklaroi se Elbasani është bërë pjesa më e nxehtë për shkak të grupeve kriminale, por policia sipas tij nuk vepron në të gjitha rastet. "Nuk mund të qëllohet me armë, aty ka një karambol, por jo të qëllohet me armë, pse një makinë goditi një tjetër.
The post Ngjarja në Elbasan, ish- drejtori i policisë reagon: Blutë nuk duhet të kishin qëlluar appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Quajti Linda Rein transgjinore, komentuesit ‘’kryqëzojnë’’ Rudina Magjistarin Posted: 26 Sep 2017 06:21 AM PDT
Një dtë më parë ajo ftoi në emisionin e saj, Linda Rein, e njohur ndryshe si një nga transgjinoret shqiptare që e ka pranuar hapur ndryshimin e seksit nga mashkull. Pas këtij përcaktimi, Linda debatoi me Rudinën. Ndërsa ka dashur ta quajnë thjesht një vajzë, ashtu siç është shndërruar tashmë, Linda e quajti Rudinën të painformuar. Por teksa qëndroi tek e saja, moderatores Magjistari iu desh të merrej edhe me komentuesit që e akuzonin pse kishte zgjedhur të mediatizonte pikërisht këtë personazh. Të shumtë ishin ata që i shkruanin se çfarë shembulli mund t'ju jepte fëmijëve. Rudina është përgjigjur se nuk ka asgjë për t'u cilësuar e përshtatshme dhe sa i përket shembullit që u jepet fëmijëve, i takon prindërve të përshtatin historinë për ta. DEBATI PËR PËRCAKTIMIN TRANSGJINORE Rudina: Megjithë respektin për zgjedhjet në jetë të së ftuarës dhe me gjithë dashamirësinë time për ta mbështetur në atë që ajo ka zgjedhur, termi që unë përdor është i saktë dhe i përcaktuar nga psikologë. S'e kam shpikur unë. Dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë term shkencor, i cili përcakton një proces transformimi në trupin e saj, i cili ka ndodhur. Dhe ka ndodhur tek ajo, jo tek ti e tek unë, që të bësh dallimin. Kur ajo rrëfen historinë e saj, është i pashmangshem ky përcaktim. Tjetër gjë nëse do ishte ftuar për të folur për tendencat e fundit të makeup-it, atëherë ndoshta ky përcaktim do ishte i panevojshëm" Komenti 1: Qudi qe gjera te tilla reklamohen e ftohen ne emision,sado open te jesh ndaj ketyre gjerave nuk eshte se jan normale thjesht disa disa per tu dukur te civilizuat behen sikur jan normale dhe i aprovojn,njerez nuk jan nuk janë The post Quajti Linda Rein transgjinore, komentuesit ''kryqëzojnë'' Rudina Magjistarin appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
You are subscribed to email updates from Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |