“E fundit në SHBA, një i pazakontë për trajtimin e kancerit në gjak” plus 9 more Lajmi i Fundit

“E fundit në SHBA, një i pazakontë për trajtimin e kancerit në gjak” plus 9 more Lajmi i Fundit


E fundit në SHBA, një i pazakontë për trajtimin e kancerit në gjak

Posted: 01 Sep 2017 08:12 AM PDT

Një zbulim i pazakontë për trajtimin e kancerit është miratuar nga zyrtarët amerikanë të shëndetësisë.

Bëhet fjalë për një teknologji që forcon dhe shndërron qelizat e gjakut të pacientëve në një "ushtri vrasëse" e cila lufton leuçeminë tek fëmijët.
Administrata e ushqimit dhe barnave tha se miratimi i terapisë së parë të gjeneve që futet me sukses në tregun amerikan, është historik. Kompania farmaceutike "Novartis" vendosi çmimin prej 475.000 dollarësh për një infuzion të vetëm të të ashtuquajturave "qelizat CAR-T", por njoftoi se nuk do të ketë pagesë për ata pacientë të cilët nuk kanë përmirësim brenda një muaji.

Zbulimi i ri shihet si një mënyrë krejtësisht e ndryshme nga ilaçet e imunoterapisë. Ai shfrytëzon sistemin imunitar për trajtimin e shumëllojshmërie të kancereve, duke ndihmuar qelizat natyrore T të identifikojnë tumorin dhe ta luftojnë atë.

The post E fundit në SHBA, një i pazakontë për trajtimin e kancerit në gjak appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

SHBA dhe aleatët e tyre i përgjigjen Koresë së Veriut, përfshinë municione të vërteta

Posted: 01 Sep 2017 08:01 AM PDT

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre iu përgjigjën përsëri provës me raketë të Koresë së Veriut, por kësaj radhe përgjigja përfshinte një stërvitje me municion të vërtetë.

Dy bombardues B-1 nga një bazë e Guamit, së bashku me katër avionë luftarakë F-35 nga një bazë në Japoni, morën pjesë në demonstrimin e forcës mbi Gadishullin Korean që zgjati 10 orë.

Aeroplanëve amerikanë iu bashkuan avionë ushtarakë japonezë mbi ujërat japoneze dhe katër avionë luftarakë të Koresë së Jugut mbi gadishull, ku ata përdorën municion të vërtetë në zonën e poligonit Pilsung.

Demonstrimi i forcës bëhet dy ditë pasi Koreja e Veriut realizoi një provë me raketë me rreze të mesme veprimi që kaloi mbi Japoni.

Ndërkaq, një ditë më parë, marina amerikane njoftoi se kishte goditur me sukses një raketë balistike me rreze të mesme pranë bregdetit të Haëaiit gjatë një prove me sistemet e mbrojtjes./VOA

The post SHBA dhe aleatët e tyre i përgjigjen Koresë së Veriut, përfshinë municione të vërteta appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

U vra pa mëshire nga ish- bashkëshorti, Fildeze Hafizi përcillet për në banesën e fundit

Posted: 01 Sep 2017 07:48 AM PDT

Fildeze Hafizi përcillet për në banesën e fundit! Gjyqtarja u vra pa mëshirë një ditë më parë me armë nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi.

Trupi i gjyqtares doli nga shtëpia ku ajo jetonte në zonën e Xhamllikut dhe do të prehet në varrezat e Sharrës. Ditën e djeshme ish-bashkëshorti i gjyqtares, Fadil Kasemi ka vrarë me armë zjarri gjyqtaren e cila kishte kërkuar divorcin dhe sipas autorit, nuk e lejonte që të takonte fëmijët.

Sipas familjarëve të gjyqtares Fadil Kasemi brenda 10 ditësh i ka kërkuar ish-bashkëshortes që të kthehen sëbashku dhe që ta lejojë të shkojë në shtëpi për të takuar fëmijët.

The post U vra pa mëshire nga ish- bashkëshorti, Fildeze Hafizi përcillet për në banesën e fundit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ushtronin gjueti të paligjshme, policia e Devollit arreston një shtetas, procedohet 1 tjetër

Posted: 01 Sep 2017 07:38 AM PDT

Policia e Devollit ka arrestuar një shtetas, dhe po procedohet në gjendje të lirë një tjetër, pasi janë arrestuar në flagrancë duke ushtruar gjueti të paligjshme në "Parkun Kombëtar të Prespës".

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Ylli Zhuleku, 54 vjeç, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit,Sh.H., 51 vjeç. Sipas tyre, gjatë një kontrollit në makinën që posedonin dy personat janë gjetur dy çifte, dy elektrike dhe një sasi fishekësh.

Gjithashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e Ylli Zhulekut u gjet dhe u bllokua me cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu (çifte) dhe 70 copë fishekë pistolete model 56, pa lejen e organeve kompetente, ndërsa në banesën e shtetasit Sh.H, u gjet dhe u bllokua një armë gjahu çifte.

Njoftimi i Policisë:
DEVOLL

Vijon zbatimi i planit të masave për “Parandalimin e goditjen e veprimtarive kriminale në drejtim të paligjshmërisë”.

Ushtronin gjueti të paligjshme në “Parkun Kombëtar të Prespës” duke shkelur “Ligjin për Moratoriumin e Gjuetisë”.

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë, një tjetër.

Gjatë kontrollit në mjetin si edhe banesat e tyre iu gjetën e bllokuan 4 armë gjahu, një sasi municionesh luftarake, si edhe elektrikë dore të cilët përdoreshin për këtë aktivitet.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Ylli Zhuleku, 54 vjeç, banues në fshatin Tren.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit : Sh.H, 51 vjeç, banues në fshatin Progër-Devoll.

Më datë 01.09.2017, gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll kanë ushtruar
në afërsi të fshatit Tren, brenda “Parkut Kombëtar të Prespës”, kanë konstatuar shtetasit Ylli Zhuleku dhe Sh.H, në mjetin me targa DV2188A, për të cilët lindën dyshime se ushtronin gjueti të paligjshme në këtë zonë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e mësipërm, iu gjetën e bllokuan:

2 armë gjahu(Çifte),
2 ndriçues elektrikë si edhe një sasi fishekësh çifte.

Gjithashtu kontrollet e Policisë kanë vijuar edhe në banesat e këtyre shtetasve, ku konkretisht tek banesa e Ylli Zhulekut iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu (çifte) dhe 70 copë fishekë pistolete model 56, pa lejen e organeve kompetente.
Si edhe në banesën e shtetasit Sh.H, u gjet e bllokua një armë gjahu çifte.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 278/4 e 280 të Kodit Penal.

The post Ushtronin gjueti të paligjshme, policia e Devollit arreston një shtetas, procedohet 1 tjetër appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Thyen urdhërin e mbrojtjes, 29-vjeçari nga Saranda rreh brutalisht nënën

Posted: 01 Sep 2017 07:28 AM PDT

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 29-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases me inicialet E.Q. Mësohet se i arrestuari, shtetasi Enea Qëndro, ka thyer urdhërin e mbrojtjes, duke u arrestuar sërish.

Njoftimi i policisë:

Thyen urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata, arrestohet në flagrancë nga policia !
Më datë 01.09.2017, është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Enea Qëndro, 29 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij është bërë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, duke thyer edhe urdhërin e mbrojtës, që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë kishte vendosur për shtetasen E.Q. Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale "Dhuna në Familje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës", parashikuar nga nenet 130/a dhe 321/2 të Kodit Penal.

The post Thyen urdhërin e mbrojtjes, 29-vjeçari nga Saranda rreh brutalisht nënën appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

5 mijë euro nëse martoheni me vajzat e këtij vendi, ky shtet vendos një kusht të vetëm

Posted: 01 Sep 2017 07:20 AM PDT

Qeveria e Islandës që prej vitesh ka ofruar për ''dhëndrat'' e tyre pagë.

Pra, të gjithë meshkujt që vendosin të martohen me femrat që kanë shtetësi islandeze do të përfitojnë të ardhura mujore në masën e 5 mijë eurove. Presidenti aktual i vendit, Guðni Thorlacius Jóhannesson, tha se shteti i tij ka 320 mijë banorë dhe se pjesa më e madhe e tyre janë mbi 40-vjeç, ndaj vendi po përballet me një krizë të vërtetë demografike.

Iniciativa e propozuar nga ky president nuk është aspak e re, pasi edhe Kanadaja e Japonia kanë programe të tilla, ku të rinjve që kanë dëshirë të martohen si me femrat edhe me meshkujt e këtyre shteteve dhe duan të ndërtojnë jetën e tyre e të krijojnë pasardhës, si shpërblim u jepen shuma të konsiderueshme.
Pa dyshim, kjo ofertë është mjaft joshëse, duke menduar që mund të njohësh një shtet të ri dhe njëkohësisht të nisësh jetën me të ardhura të mjaftueshme

The post 5 mijë euro nëse martoheni me vajzat e këtij vendi, ky shtet vendos një kusht të vetëm appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Panik në Rinas, avioni i kombëtares së Lihtenshtejnit ulet me vështirësi

Posted: 01 Sep 2017 07:08 AM PDT

Djemtë e Lihtenshtejnit arrijnë në Rinas, ndërsa mësohet se ulja në tokën shqiptare nuk ka shkuar aspak mirë.

Mësohet se një moment paniku është krijuar kur stafi i kësaj kombëtareje po përgatitej të ulej në aeroportin e Rinasit. Avioni është ulur me vështirësi duke krijuar shqetësim për stafin dhe lojtarët të cilët do të përballen me Shqipërinë për ndeshjen kualifikuese te Botërorit nesër në "Elbasan Arena".

Lajmin e ka bërë të ditur mesfushori i ekipit të Luksemburgut, Sandro Vieser, i cili në konferencën për shtyp pak minuta më parë është shprehur: "U frikësuam nga ajo ulje e fortë e avionit. Megjithatë, gjithçka kaloi dhe tani jemi më mirë", ishin fjalët e Vieser.

The post Panik në Rinas, avioni i kombëtares së Lihtenshtejnit ulet me vështirësi appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Marrëdhënie seksuale në ëndërr, mësohet domethënia që ka

Posted: 01 Sep 2017 06:54 AM PDT

Keni parë një ëndërr me seks dhe që dukej aq reale? "Vetëm për shkak se nuk jeni zgjuar nuk do të thotë që libido juaj është duke pushuar" – thotë seksologia e njohur në SHBA, Susan Block.

"Ëndrrat janë një mënyrë për të hapur çdo gjë të nënndërgjegjshme që ndikon në jetën tuaj, dhe shpesh, ëndrrat për seks nuk janë literale. Në vend të kësaj, ato mund të simbolizojnë probleme, dëshira dhe shpresa në të gjitha aspektet e jetës tuaj" – shton ajo.

"T'i kushtosh vëmendje ëndrrave tuaja me seks me kalimin e kohës mund të jetë një mënyrë e fuqishme që të merrni atë që dëshironi në jetë" – thotë Lauri Loeëenberg, një ekspert i ëndrrave dhe autor i librit "Dream On".
"T'i shkruash ëndrrat çdo mëngjes dhe t'i lexosh më pas ato pas një kohe mund t'ju ndihmojë që të shihni se çfarë është duke u përpjekur nënndërgjegjja juaj t'ju tregojë".
Më poshtë, mund t'i lexoni ëndrrat më të zakonshme me seks, dhe çfarë thonë ato për ju.
Të kesh marrëdhënie seksuale me një të njohur
"Jo. Kjo nuk do të thotë se keni dëshirë që të tradhtoni partnerin tuaj me dikë që jeton pranë jush. Kjo do të thotë se ju mund vetëm ta admironi atë person dhe se ju i vlerësoni disa cilësi të tij, ose çfarëdo cilësie që ai shpreh në ëndrrën tuaj"- thotë Loeëenberg. "Seksi është akti i fundit i bashkimit mes dy individëve, kështu që kur keni seks me dikë në ëndrrat tuaja, mund të thotë se ju dëshironi atë çfarë ata kanë"- shton ai.
Afrimi me shefin tuaj
Po. Kjo ëndërr do të thotë se ju dëshironi të jeni më i/e afërt me shefin tuaj, por jo në atë mënyrë. Për shkak se seksi është shumë intim, kjo mund të thotë se ju jeni duke u ndjerë veçanërisht larg nga idetë e shefit tuaj apo stilit të menaxhimit, dhe mund të keni nevojë që të gjeni një mënyrë për t'u afruar më shumë me të (jo në mënyrën që do të ju bëjë të skuqeni).
Të përpiqesh të gjesh një hapësirë private me partnerin
"Ëndrrat e të pasurit probleme për gjetjen e një vendi për të bërë seks shpesh mund të përfaqësojë një mungesë të lidhjes mes jush dhe partnerit tuaj. Hidhni një sy kalendarit tuaj: A jeni të zënë me punë në vend që të bëheni të zënë me partnerin? Mund të jetë koha që të caktoni një natë intime" – thotë Loeëenberg.
Të bësh seks në publik
Një koment kritik për partnerin tuaj, nga një mik apo anëtar i familjes, mund të ndezë këtë ëndërr të turpshme. Të jesh i ekspozuar para të tjerëve gjatë aktit seksual, mund të ketë lidhje me atë se si njerëzit e tjerë e shohin jetën dhe dashurinë tuaj.
Të fluturosh
Të jesh plotësisht i lirë, i pakufizuar, totalisht në një ndjesi fizike, ju duket e njohur? "Të fluturosh në ëndërr është e lidhur ngushtë me orgazmën", – thotë Block. Një ëndërr në të cilën fluturoni mund të jetë një tregues i qartë i frustrimeve në lidhje me gjendjen aktuale të vetë jetës suaj seksuale, ose thjesht mund të jetë mendja juaj duke luajtur me nënndërgjegjen tuaj, duke e nxjerrë atë në pah.
Seksi me një të famshëm
Keni ëndërruar duke bërë seks me një të famshëm? Sado e mirë që të ketë qenë ëndrra për të, në fakt nuk është për të fare. Ëndrrat seksuale me një të famshëm mund t'ju tregojë që ju kërkoni të jeni në qendër të vëmendjes në jetën tuaj.
Të ëndërrosh për një "ish"
Nëse kjo ju ndodh shpesh, mund të jetë thjeshtë truri juaj duke kërkuar në mes të kujtimeve të tij. Ndoshta ditëlindja e saj/tij po afrohet, ose ndoshta ju e keni parë ndonjë postim/tëeet të saj/tij në kohështrirjen tuaj, por kjo nuk do të thotë se ju dëshironi që përsëri të jeni së bashku.
Megjithatë, nëse ëndërroni shumë për të, mund të jetë një shenjë se ka një problem në marrëdhënien tuaj aktuale që tashmë duhet adresuar.

The post Marrëdhënie seksuale në ëndërr, mësohet domethënia që ka appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Shkencëtarët tregojnë, sperma përmirësojnë gjendjen mendore të grave

Posted: 01 Sep 2017 06:45 AM PDT

Shkencëtarët tregojnë se sperma i lumturon femrat! Një sërë kimikalesh që gjenden në spermë e përmirësojnë gjendjen mendore të grave.

Hulumtimi ka treguar se sperma përmban kimikale që e ngritin disponimin, përmirësojnë gjumin dhe i përmban së paku tre antidepresues. Veç kësaj, hulumtuesit kanë pohuar se gratë që kryejnë seks të pambrojtur në baza ditore, janë më pak të depresuara dhe performojnë më mirë në teste të aftësive njohëse.

Sperma përmban kimikale si kortizoli, estoni, oksitoksina etj., e krejt këto ndihmojnë në ngritjen e disponimit, përmirësimin e gjendjes mendore etj.
Por, kjo nuk është e gjitha! Sperma përmban edhe tirotropin, që është antidepresues tjetër, metatoninë, që e përmirëson gjumin dhe serotinën, që është antidepresuesi më i njohur nga të gjithë.

The post Shkencëtarët tregojnë, sperma përmirësojnë gjendjen mendore të grave appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Selena Gomez ‘’sulmohet’’ nga hakerat, ka një mesazh për të gjithë

Posted: 01 Sep 2017 06:38 AM PDT

Hakerat nuk ndalen! Këtë herë kanë sulmuar akauntin e Selena Gomez!

Këngëtarja dhe aktorja 25-vjeçare është paralajmëruar gjatë javës, kur hakerat i publikuan një foto krejtësisht lakuriq të ish të dashurit të saj, Justin Bieber.
Të tjera foto dhe mesazhe mund të rrjedhin në internet pas kësaj dhe veç Selenës, një numër i madh aktorësh, këngëtarësh dhe modelesh janë vënë në alarm.

Një pjesë e madhe e tyre është kontaktuar nga Instagram, që u ka kërkuar që të ndryshojnë fjalëkalimet e llogarive të tyre.

The post Selena Gomez ''sulmohet'' nga hakerat, ka një mesazh për të gjithë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.