“Dhuna në familje, 8 në pranga. 25 denoncime pas vrasjes së gjyqtares” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Dhuna në familje, 8 në pranga. 25 denoncime pas vrasjes së gjyqtares” plus 9 more Lajmi i Fundit


Dhuna në familje, 8 në pranga. 25 denoncime pas vrasjes së gjyqtares

Posted: 02 Sep 2017 07:53 AM PDT

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj solli dhe njëherë në vëmendje fenomenin e dhunës në familje në shoqërinë shqiptare.

Dhe kur vjen puna tek shifrat, ato janë alarmante dhe tregojnë problematikën e thëllë që shpesh herë shkakton edhe viktima.

Në 48 orët e fundit në mbarë vendin në polici janë denoncuar 25 raste të dhunës në familje, ndërsa 8 persona janë vënë në pranga.

Në shumicën e rasteve është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, ndërsa përveç dhunës fizike ndaj bashkëshortes ka edhe raste të dhunës ndaj pjesëtarëve të tjerë të familjes si motrës, vëllait apo prindërve.

Madje, në Sarandë një 29-vjeçar ka thyer edhe urdhrin e mbrojtjes të lëshuar për nënën e tij dhe e ka dhunuar sërish atë. Por pas rastit fatkeq të gjyqtares Hafizi, edhe femra të tjera të rrezikuara kanë kërkuar ndihmën e institucioneve.

Rubrika "Ti Raporton" në Top-Channel ka marrë denoncimin e Merita Doçit nga Fushë-Kruja, e cila thotë se i ka shpëtuar mrekullisht vrasjes nga ish-bashkëshorti, por ndjehet e rrezikuar pasi ai është i lirë prej 2 mujash.

Pasi ka mësuar lajmin e vrasjes së gjyqtares në Tiranë, ajo kërkon ndihmë. Ajo thotë se ndjehet e braktisur nga gjykata dhe prokuroria.

Për këtë rast, që u bë publik edhe në rrjtetet sociale, ka reaguar edhe Policia e Shtetit. Unformat Blu thonë se kanë ushtruar kontrolle në zonën ku dyshohet se fshihet ish-bashkeshorti i saj, Agim Doçi, dhe për kapjen e tij këkron ndihmën e qytetarëve./top channel

The post Dhuna në familje, 8 në pranga. 25 denoncime pas vrasjes së gjyqtares appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Kapja e 2.3 ton drogë në Itali, Basha akuzon direkt Edi Ramën

Posted: 02 Sep 2017 07:49 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me drogën e kapur nga autorutetet italiane dhe që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Në një deklaratë për mediat, kryeopozitari Basha akuzon kryeministrin Rama, duke thënë se trumpetat e tij për luftën kundër drogës janë mashtrime.

“Ngarkesa prej 2,3 tonë drogë e kapur sot në Itali dëshmon një të vërtetë të hidhur: trumpetat e Edi Ramës për luftë kundër drogës janë vetëm mashtrime me qëllim tulatjen e qytetarëve dhe të komunitetit ndërkombëtar. Ndërkohë ai mbron dhe promovon kokat e krimit të organizuar dhe bashkëpunëtorët e tyre politikë. Ky në fakt është projekti PS+ i shpallur prej tij: PS+drogë+kriminelë+korrupsion”, tha Basha.

Ai theksoi se Gramoz Ruçit që prej vitit 2005 i është refuzuar hyrja në SHBA për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar.

“Kjo faktohet edhe nga promovimi prej tij i Gramoz Rucit të cilit që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, dhe Fatmir Xhafës të përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga Italia për trafikun ndërkombëtar të kokainës”, theksoi kryeopozitari Basha.

Ai bën thirrje që të bashkohen të gjithë qytetarë, intelektualë dhe media për të fituar betejën e rrezikut të drogës.

“Opozita do të bëjë çdo përpjekje për ta vënë atë para përgjegjësisë personale për drogën dhe krimin. Por kjo betejë kërkon edhe përpjekjet e medias, intelektualëve dhe të gjithë qytetarëve. Të gjithë duhet të ngremë zërin dhe të ngrihemi kundër rrezikut të drogës para se të jetë vonë”, u shpreh Basha.​

The post Kapja e 2.3 ton drogë në Itali, Basha akuzon direkt Edi Ramën appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Përplasja me armë në shëtitoren e Sarandës, lihet në burg i arrestuari

Posted: 02 Sep 2017 06:26 AM PDT

Gjykata e Sarandës la në 'arrest me burg' shtetasin Renald Canaj, i arrestuar tre ditë më parë për plagosjen e shtetasit Fisnik Musaj, pronar i një lokali.
Shtetasi Renald Canaj u arrestua pasditen e 29 gushtit, disa orë pas përfshirjes në konfliktin me armë në shëtitoren e qytetit.

Sipas hetimeve, në ngjarjen që u regjistrua rreth orës 03:00 mbetën të plagosur shtetasit Anton Shyti 37 vjeç, Besi Xhafaj, 26-vjeç, si dhe Fisnik Musaj, pronar i një lokali.
Dy të parët kanë marrë plagë në këmbë dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Tiranës, ndërkohë Musaj ndodhet në Spitalin e Sarandës.

Nga hetimi paraprak ka rezultuar se shtetasit Antonio Shyti, Besim Xhafa, Renald Canaj, dhe A.Q., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit Fisnik Musaj dhe D.M., ku gjatë konfliktit kanë përdorur armë zjarri ndaj njëri-tjetrit për motive të dobëta.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve A.Q., dhe Renald Canaj, Policia thotë se ka konstatuar disa fishkekë armë zjarri pistoletë, lëndë narkotike Cannabis Sattiva, dhe disa telefona të markave të ndryshme.
Vijon puna për kapjen e shtetasve A.Q dhe D.M, të shpallur në kërkim.

The post Përplasja me armë në shëtitoren e Sarandës, lihet në burg i arrestuari appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Vlorë, dogji makinën e punonjësve të një firme, arrestohet i riu

Posted: 02 Sep 2017 06:22 AM PDT

Një 24 vjeçar, banues në Vlorë, është arrestuar me djegien e qëllimshme të një automjeti. Policia e ka konstatuar ngjarjen rreth orës 09:00 të ditës së sotme në lagjen "24 Maji".

Sipas bluve, automjeti tip 'Iveko' me targa VL 1039 D, në pronësi të shtetases E.S është djegur pjesërisht.
Automjeti ka qenë i parkuar brenda një pike grumbullimi të mbetjeve të riciklueshme, dhe ka qënë në përdorim nga punonjësit e kësaj firme.

Lidhur me këtë rast policia nisi hetimin intensivisht për vënien përpara përgjegjësisë, shkaktarin e zjarrvënies së qëllimshme të automjetit.
Në përfundim të hetimit policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Resul Zeqiri, 24 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr'.

The post Vlorë, dogji makinën e punonjësve të një firme, arrestohet i riu appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Prokuroria kërkon burg pëf Fadil Kasemin: Ja si e vrau me dy plumba ish-gruan gjyqtare

Posted: 02 Sep 2017 05:50 AM PDT

Prokuroria per Krime te Renda deklaroi diten e sotme se ka derguar mesditen e sotme ne gjykate kerkesen per caktimin e mases se sigurise “arrest me burg’ per shtetasin Fadil Kasemi, per kryerjen e veprave penale te “vrasjes per shkak te marredhenieve familjare”, “armembajtje pa leje” dhe “rrembim personi”.

Nga studimi i materialit hetimor, rezulton se me datë 31.08.2017, rreth orës 13:50, në rrugën "Xhanfize Keko", Tiranë, në kohën që shtetasja Fildez Hafizi, banuese në Tiranë, njëkohësisht me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka dalë nga parukeria "S….." dhe është futur brenda në automjetin e saj të parkuar aty pranë, Benz me targa AA 880 OS, në këtë kohë është afruar ish bashkëshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi me një pistoletë në dorë dhe ka qëlluar me armë në drejtim të shtetases Fildeze Hafizi, duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas shtetasi Fadil Kasemi me psitoletën në dorë i ka dalë përpara një automjeti të rastit që po udhëtonte në drejtim të rrugës Bardhyl, automjetit furgon benz mercedez, me targa XXXX, që drejtohej nga shtetasi K.T., të cilit i ka thënë se kishte vrarë bashkëshorten e tij dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar atij që ta largonte nga vendi i ngjarjes duke hypur brenda në automjet. Gjatë udhëtimit shtetasi K.T. ka përshkuar rrugën që të dërgonte pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë.

Në kohën që i është afruar Komisariatit shtetasi K.T. e ka futur menjëhërë automjetin e tij brenda në ambjentet e Komisariatit të Policisë ku në këtë moment janë afruar menjëhërë punonjësit e policisë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi duke i hequr armën pistoletë që mbante në duar.

I pyetur për faktin e ngjarjes, personi i arrestuar Fadil Kasemi, në praninë e një mbrojtësi kryesisht, pasi është njohur me letrën e të drejtave si person i arrestuar, ai nuk ka pranuar të flasë për faktin dhe rrethanat e ngjarjes.

Ne keto kushte, nga ana e Prokurorise per Krime te Renda kerkohet:
Të caktohet ndaj htetasit Fadil Kasemi masa e sigurimit " arrest në burg", parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit", parashikuara nga nenet 79/c dhe 278/1 dhe 109/1 të Kodit Penal.

The post Prokuroria kërkon burg pëf Fadil Kasemin: Ja si e vrau me dy plumba ish-gruan gjyqtare appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

“Yjet e vdekjes” janë nisur drejt Tokës

Posted: 02 Sep 2017 04:49 AM PDT

Brenda një milion viteve, ose edhe pak më shumë, mbi 20 yje të tjerë do të afrohen në një distancë prej 3.26 vite dritë nga sistemi ynë diellor.

Distanca duket e largët, por shkencëtarët thonë se ajo është e mjaftueshme që të prishen ekuilibrat e fushës gravitacionale në brezin e asteroidëve, çka do të shumëfishonte mundësitë që ndonjëri prej tyre të godasë Tokën.

"Nëse një yll kalon në këtë distancë, duhet të shqetësohemi që të gjithë", thotë për "The Guardian", Coryn Bailer-Jones nga Instituti Max Planck.

Sistemi ynë diellor lëviz përmes galaksisë, ashtu siç bëjnë edhe yjet e tjerë dhe për këtë fenomeni i lartpërmendur është i pashmanshëm, thonë shkencëtarët, citon top channel.

The post "Yjet e vdekjes" janë nisur drejt Tokës appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Sherr në spital, 46-vjeçarit ‘i hipën’ gjaku në kokë, rreh infiermierin

Posted: 02 Sep 2017 04:46 AM PDT

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në spitalin Rajonal të Beratit. Mësohet se një 46-vjeçar ka dhunuar një infermier.

Në pranga ka rene ra shtetasi me inicialet A.V, i cili qëlloi në fytyrë shtetasin A.K, 30 vjeç. Ndërkohë, nuk dihen rrethanat e sherrit mes tyre.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 01.09.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
A.V, 46 vjeç, banues në Urë Vajgurore, pasi në urgjencën e Spitalit Rajonal të Berat ka goditur ne fytyrë infermierin e turnit, shtetasin A.K, 30 vjeç, banues në Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

The post Sherr në spital, 46-vjeçarit 'i hipën' gjaku në kokë, rreh infiermierin appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Italia zbuloi një qytet të lashtë nënujor, ishte shkatërruar nga cunami

Posted: 02 Sep 2017 04:15 AM PDT

Një vendbanim i madh romak, 1,700 vite i lashtë, raportohet se është zbuluar në brigjet e Tunizisë pas disa vitesh eksplorimesh arkeologjike në kërkim të qytetit të lashtë të Neapolisit.

Neapolis besohet të jetë zhytur pas një cunami në shekullin e katërt pas Krishtit, i cili shkatërroi shumicën e tij, raporton "The Independent" .

Fatkeqësia natyrore dëmtoi rëndë edhe Aleksandrinë në Egjiptin modern dhe ishullin grek të Kretës.

Për qytetin dihet shumë pak, sepse qytetarët e Neapolit u bashkuan me Carthage(nje koloni e madhe afrikane) në vend të Romës gjatë Luftës së Pestë Punike, e cila shkatërroi përfundimisht qytetërimin rival dhe vuri territoret e saj nën kontrollin romak.

Misioni arkeologjik i përbashkët tuniziano-italian ka kërkuar vazhdimisht për gjurmë të Neapolis që nga viti 2010.

Ata zbuluan më shumë se 20 hektarë vend për herë të parë në shekuj dhe gjetën qindra sende të lashta.

The post Italia zbuloi një qytet të lashtë nënujor, ishte shkatërruar nga cunami appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Kapja e 2,3 ton drogë në Itali, flet policia shqiptare: Kush janë dy të arrestuarit

Posted: 02 Sep 2017 04:03 AM PDT

Policia shqiptare shperndau nje njoftim zyrtar ne lidhje me një sasi prej 2322 kg lënde narkotike të sekuestruar nga GdF në zonën e San Benedetos Itali. Policia deklaroi se gomonia oqeanike ka mundur të shkarkojë në breg të detit lëndën narkotike dhe është larguar në ujrat detare mes Kroacisë dhe Malit te Zi duke i shpëtuar ndjekies së skuadrave të GdF.

Skuadrat e GdF në afërsi të bregut në zonën e San Benedetos kanë sekuestruar lëndën narkotike të hedhur nga gomonia në një sasi prej 2322 kg e dyshuar marjuanë dhe 625 litra benzinë, si dhe kanë arrestuar dy persona të cilët ishin me një furgon gati për të transportuar lëndën narkotike, konkretisht: shtetasi shqiptar rezident në Itali K.D, 24 vjeç dhe shtetasi italian R. A. 63 vjeç.

Vijojnë hetimet e përbashkëta Itali -Kroaci-Mal i Zi dhe Shqipëri, ku ka një shkëmbim intensiv të informacioneve me policine italiane dhe Guardia di Finanza per hetimin e rastit, por nuk ka elemente që lidhin këtë rast trafikimi me Shqiperinë.

Gomonia ka mundur t’i shpëtojë ndjekjes që ka zgjatur disa orë derisa ka humbur gjurmët në ujërat mes Kroacisë dhe Malit të Zi

Vijon kontrolli në det për gjetien e gomones dhe arrestimin e trafikantëve.

The post Kapja e 2,3 ton drogë në Itali, flet policia shqiptare: Kush janë dy të arrestuarit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

U pagua për qëndrimin në çadër? Ish-deputetja e PD: Turp, mos u kthefsha më kurrë

Posted: 02 Sep 2017 03:47 AM PDT

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi ka reaguar përmes një statusi në 'Facebook' për shkrimet në disa media se ajo dhe deputetë të tjerë janë paguar gjate ditëve të gjata që qëndruan në Çadrën e Lirisë, para Kryeministrisë.

Sipas lajmit nga një media në vend, ajo kishte përfituar 125 952 lekë për karburant, dieta dhe telefon, por ish- deputetja thotë se kjo nuk është aspak e vërtetë, ndërsa shprehet se ndihet me turp që ka bërë politikë.

Statusi:
Kjo eshte e turpshme po aq sa e neveritshme. E porositur si nje sulm nga njerez te vegjel ne shpirt e ne moral.
Sqaroj per publikun se ditet e qendrimit ne cader jo vetem qe nuk jemi paguar por kemi mbuluar gjithcka me shpenzimet tona.
Asnjeri nga ne nuk u ankua edhe pse per shume nga ne rroga ishte i vetmi burim.
E neveris lajmin e ndare sot ne media dhe ndihem me turp qe kam bere politike per te mbrojtur te drejtat e ketyre faresoj individesh.
Eshte kjo njera nga arsyet (e deklaroj sot publikisht) pse, diten qe me hoqen nga lista e perjetova si nje nga ditet me te lumtura te jetes sime dhe ishallah mos u kthefsha kurre!

The post U pagua për qëndrimin në çadër? Ish-deputetja e PD: Turp, mos u kthefsha më kurrë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.