“Dhjetëra mijëra myslimanë largohen nga dhuna në Birmani” plus 15 more Radio Evropa e Lirë |
- Dhjetëra mijëra myslimanë largohen nga dhuna në Birmani
- Futboll: Kroacia triumfoi kundër Kosovës me rezultat 1:0
- Afati për zbatimin e marrëveshjes për drejtësi, joreal
- Serbi: Tre vetë të arrestuar pasi vetura e tyre u ndesh në automjetin e Vuçiqit
- Trump: Veprimet e Koresë Veriore vazhdojnë të jenë armiqësore
- Keqpërdorimet në administratë, punonjësit marrin paga pa punuar
- Rusia kërkon “kthimin” e kapaciteteve diplomatike në SHBA
- Koreja Veriore pretendon se ka kryer test të suksesshëm të Bombës-H
- Rusia proteston kundër planeve për kontrollime nga SHBA-të
- Trump ka shpallur Ditë të Lutjeve për viktimat e uraganit
- Të rinjtë: Deputetët morën paga pa meritë
- Trump është takuar me personat e prekur nga vërshimet
- Gjermani: Evakuim i dhjetëra mijëra banorëve për shkak të bombave
- K. Veriore pretendon se ka kryer test të suksesshëm të Bombës-H
- Ndeshja Kroaci – Kosovë është ndërprerë
- Ligje “të mira” që nuk po zbatohen
| Dhjetëra mijëra myslimanë largohen nga dhuna në Birmani Posted: 03 Sep 2017 09:06 AM PDT Afro 73 mijë pjesëtarë të komunitetit mysliman, Rohingia, janë detyruar të largohen nga dhuna në Mianmar (vend i njohur edhe me emrin Birmani) në Bangladeshin fqinj, ka njoftuar sot Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë. Kjo pakicë myslimane e ka kaluar kufirin prej shpërthimit të dhunës më 25 gusht në shtetin Rakhine në Mianmar, tha zëdhënësja e Komisionarit të lartë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Vivian Tan. Zyrtarët e sigurisë së Birmanisë dhe kryengritësit Rohingia, kanë bërë akuza reciproke për kryerje të masakrave. Ushtria tha se afro 400 vetë, shumica prej tyre kryengritës, janë vrarë gjatë përleshjeve të fundit. Refugjatët i kanë akuzuar forcat e sigurisë dhe turmat budiste, për kryerjen e sulmeve kundër civilëve, djegien e shtëpive të tyre dhe dëbimin nga shteti, Rakhine. Grupi Human Rigjhts Watch, me seli në Nju Jork, i ka transmetuar pamjet e reja satelitore nga Mianmari, për të cilat ky grup thotë se tregojnë se më se 700 shtëpi janë shkatërruar në një fshat në Rakhine. Tensionet ndërmjet myslimanëve Rohingia dhe budistëve kanë shpërthyer në kryengritje të përgjakshme në vitin 2012, me ç'rast më se 100 mijë pjesëtarë të komunitetit Rohingia, ishin detyruar të strehoheshin në kampe. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Futboll: Kroacia triumfoi kundër Kosovës me rezultat 1:0 Posted: 03 Sep 2017 07:53 AM PDT Kombëtarja e Kroacisë në futboll triumfoi kundër kombëtares së Kosovës me rezultat 1:0, në ndeshjen e xhiros së 7-të të Grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, që organizohet m Rusi në vitin 2018. Pas fitores së sotme, Kroacia e ruajti vendin e parë në grup me 16 pikë. I vetmi gol u shënua në minutën e 74-të. Në këtë grup aktualisht Kosova është në vendin e fundit me një pikë. Kjo ndeshje ishte ndërprerë mbrëmë në minutën e 27 për shkak të kushteve tejet të vështira për lojë, ka njoftuar Federata Futbollistike e Kroacisë. "Ndeshja është ndërprerë dhe tash u takon zyrtarëve të FIFA-s të vendosin se kur ajo do të zhvillohet", ka thënë Tomisllav Paçak, nga Federata Futbollistike e Kroacisë. Vendimi për vazhdimin e ndeshjes u mor sot, ndërsa në stadium ishin të pranishëm afro 7 mijë shikues. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Afati për zbatimin e marrëveshjes për drejtësi, joreal Posted: 03 Sep 2017 06:50 AM PDT Konfirmimin se më 17 tetor do të nisë të zbatohet Marrëveshja për drejtësinë, e cila parasheh integrimin e gjykatësve dhe prokurorëve serbë në sistemin e drejtësisë së Kosovës, në veri të vendit e konsiderojnë lajm të mirë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Serbi: Tre vetë të arrestuar pasi vetura e tyre u ndesh në automjetin e Vuçiqit Posted: 03 Sep 2017 06:11 AM PDT Policia e Serbisë i ka arrestuar tre vetë, pasi vetura e tyre e ka qëlluar automobilin me të cilin udhëtonte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq. Zoti Stefanoviq i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Tanjug, se automobili i tipit Bentley e kishte goditur makinën e Vuçiqit në një lagje në Beograd, dje në mëngjes. Raportohet se zoti Vuçiq i ka shpëtuar i paprekur kësaj ndeshjeje. Ministri Stefanoviq tha se nuk ka indikacione ose dëshmi se cak i këtyre personave ishte presidenti Vuçiq. E përditshmja beogradase, Politika, ka raportuar se të tre personat e arrestuar punonin si rojtarë në një diskotekë në Beograd dhe se kishin të kaluar kriminale. Në tetor të vitit 2016, zoti Vuçiq atëherë kryeministër i Serbisë, ishte larguar në një "lokacion të sigurt", pasi policia kishte zbuluar një bunker me armatim afër shtëpisë së tij familjare në periferi të Beogradit. Në atë kohë, autoritetet patën vlerësuar se kjo ishte "përgatitije për atentat", por gjatë hetimeve nuk janë gjetur dëshmi për këtë vlerësim. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Trump: Veprimet e Koresë Veriore vazhdojnë të jenë armiqësore Posted: 03 Sep 2017 05:58 AM PDT Presidenti amerikan, Donald Trump, nëpërmjet një postimi të sotëm në rrjetin Twitter, lidhur me provën e Koresë Veriore, ka vlerësuar se "fjalët dhe aksionet e saj vazhdojnë të jenë shumë armiqësore dhe të rrezikshme për Shtetet e Bashkuara". Mëtutje, në një mesazh të ndarë, ai e ka përshkruar Korenë Veriore si "vend i papërgjegjshëm që është shndërruar në kërcënim të madh dhe shqetësim për Kinën, që po përpiqet të ndihmoj, por me pak sukses". Mëtutje, zoti Trump tha se "bisedimet e qeta" me Korenë Veriore nuk do të fuksiononin dhe ka shtuar se "ata e kuptojnë vetëm një gjë". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Keqpërdorimet në administratë, punonjësit marrin paga pa punuar Posted: 03 Sep 2017 05:26 AM PDT Qindra persona të punësuar në administratën shtetërore në Maqedoni marrin paga pa shkuar në punë. Një skandal i tillë është zbuluar ditë më parë nga shërbimet e qeverisë, ndërsa veprimi i jashtëligjshëm, sipas saj, është bërë nga qeveria e kaluar. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rusia kërkon “kthimin” e kapaciteteve diplomatike në SHBA Posted: 03 Sep 2017 04:58 AM PDT Rusia ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara t'ia kthejnë kapacitetet diplomatike ruse në San Francisko dhe Uashington, për të cilat thotë se janë "konfiskuar" nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara, duke vlerësuar se ky ishte një "akt armiqësor i hapur". "Ne kërkojmë nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara që menjëherë t'i kthejnë kapacitetet diplomatike ruse", tha sot Ministria e jashtme e Rusisë dhe ka shtuar se "në të kundërtën, SHBA-të do ta bartin fajësinë totale për degradimin aktual të raporteve ndërmjet dy vendeve". Administrata e Shteteve të Bashkuara ende nuk është përgjigjur ndaj kësaj deklarate. Në kumtesën e Ministrisë së jashtme të Rusisë, theksohet se autoritetet e Shteteve të Bashkuara dje "i konfiskuan ndërtesat e Konsullatës ruse në San Francisko dhe Përfaqësimin tregtar në Uashington", për të cilat theksohet se "janë pronë e Rusisë dhe kanë imunitet diplomatik". Autoritetet e Shteteve të Bashkuara e morën kontrollin e tri kapaciteteve diplomatike pasi personeli rus e kishte respektuar afatin 48 orësh për t'i zbrazur këto objekte deri mbrëmë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Koreja Veriore pretendon se ka kryer test të suksesshëm të Bombës-H Posted: 03 Sep 2017 04:51 AM PDT Koreja Veriore thotë se me sukses e ka kryer testin e një bombe hidrogjenike, e cila mund të ngarkohet në raketat me rreze të gjatë veprimi. Duket se ky është qartas, testi më i fuqishëm atomik deri tash i Phenianit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rusia proteston kundër planeve për kontrollime nga SHBA-të Posted: 03 Sep 2017 04:06 AM PDT Ministria e jashtme e Rusisë e ka ftuar diplomatin e lartë amerikan në Moskë për t'ia dorëzuar një notë proteste lidhur me planet e Shteteve të Bashkuara për kërkime në një kompleks tregtar rus në Uashington, i cili së shpejti do të mbyllet, ka njoftuar mbrëmë kjo ministri. Në deklaratën e ministrisë theksohet se ishte ftuar zëvendësshefi i misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Moskë, Anthony F. Godfrey. Në deklaratë vlerësohet se "inspektimi ilegal" i planifikuar i objektit diplomatik rus është "një aksion agresiv i paprecedent". Kjo ministri pretendon se kërkimi do të mund të shfrytëzohej nga shërbimet speciale amerikane për "provokime antiruse" duke "vendosur artikuj komprometues". Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se deri dje ishte afati për mbylljen e Konsullatës ruse në San Francisko dhe i dy ndërtesave të tjera diplomatike në Uashignton dhe Nju Jork, që janë shfrytëzuar si përfaqësi tregtare. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Trump ka shpallur Ditë të Lutjeve për viktimat e uraganit Posted: 03 Sep 2017 02:53 AM PDT Presidenti amerikan, Donald Trump, për sot ka shpallur Ditë Kombëtare të Lutjeve për viktimat e vërshimeve masive, që janë shkaktuar nga stuhia Harvey në Teksas dhe Luizianë. Gjatë vizitës së djeshme në Teksas, zoti Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, janë takuar me të mbijetuarit e uraganit dhe vullnetarët në Hjuston, qytet që është paralizuar nga vërshimet. Presidenti Trump ka përgëzuar për pëgjigjjen me ndihma ndaj stuhisë Harvey dhe ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve federale, shtetërore dhe lokale, ishte "fantastik". Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, më vonë kanë udhëtuar për në Luiziana, ku po ashtu ka pasur vërshime. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Të rinjtë: Deputetët morën paga pa meritë Posted: 03 Sep 2017 02:51 AM PDT Deputetët e Kuvendit të Kosovës marrin paga jomeritore thonë disa të rinj të anketuar nga Radio Evropa e Lirë për rubrikën "VOX". Që nga 3 gushti, përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, nuk arriti të funksionalizohet. Ndonëse pa asnjë seancë të përfunduar, ata i pranuan pagat e para. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Trump është takuar me personat e prekur nga vërshimet Posted: 03 Sep 2017 01:57 AM PDT Presidenti amerikan, Donald Trump, dje është takuar me të prekurit nga vërshimet masive, që e kanë përfshirë qytetin Hjuston, duke i përqafuar fëmijët dhe duke vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve federale, shtetërore dhe lokale, ishte "fantastik". Zoti Trump ka arritur në qytetin Hjuston, që është i katërti më i madhi në Shtetet e Bashkuara, me Zonjën e Parë, Melania Trump, në kuadër të ditës së dytë të vizitës në Teksas, prej se uragani Harvey, e ka goditur këtë territor më 25 gusht. Presidenti Trump tha se ka parë "shumë dashuri" dhe "shumë lumturi" derisa i ka vizituar viktimat e stuhisë së fuqishme, nga e cila janë zhvendosur më se një milion njerëz. Kjo stuhi, që ishte më e fuqishmja që e ka goditur shtetin Teksas në më tepër se pesë dekada, ka shkaktuar shumë dëme në disa pjesë të Hjustonit, ku vërshimet e kanë paralizuar këtë qytet. Duke i cituar zyrtarët lokalë, e përditshmja, Huston Chronicle, ka raportuar se numri i të vdekurve nga kjo stuhi është më tepër se 50 vetë. Kjo stuhi natyrore ka shkaktuar dëmë prej miliarda dollarësh, prandaj Shtëpia e Bardhë ka kërkuar 7.85 miliardë dollarë nga Kongresi, për përpjekje të ripërtritjes. Gjatë vizitës së tij të djeshme, presidenti Trump tha se shpreson se Kongresi i Shteteve të Bashkuara do ta miratoj kërkesën për mbështetje financiare me procedurë të shpejtë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gjermani: Evakuim i dhjetëra mijëra banorëve për shkak të bombave Posted: 03 Sep 2017 01:34 AM PDT Afro 90 mijë njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe vendet e punës në dy qytete gjermane, për shkak të bombave të paeksploduara nga periudha e Luftës së Dytë Botërore, që ishin zbuluar gjatë punëve ndërtimore. Më se 21 mijë njerëz që jetojnë në rrezen prej një kilometri në qytetin perëndimor Koblenc, dje janë urdhëruar të largohen nga kjo hapësirë, ku specialistët e deaktivizuan një bombë 500 kilogramëshe të Shteteve të Bashkuara. Banorët u lejuan të kthehen më vonë gjatë ditës së djeshme. Nga ana tjetër, 70 mijë banorë duhet të largohen në distancën prej 1.5 kilometri në qytetin Frankfurt në Gjermani, ku autoritetet për sot planifikojnë ta shkatërrojnë një bombë, e cila ishte hedhur nga Forca Ajrore Britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore, që është tri herë më e madhe se ajo në Koblenc. Operacioni në qytetin Frankfurt është përshkruar si operacioni më i madh i tillë në Gjermani, prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| K. Veriore pretendon se ka kryer test të suksesshëm të Bombës-H Posted: 03 Sep 2017 01:13 AM PDT Koreja Veriore thotë se me sukses e ka testuar Bombën Hidrogjenike (Bomba-H), e cila mund të vendoset në raketat me rreze të gjatë veprimi. Mediat shtetërore kanë raportuar sot se testi i gjashtë atomik i Phenianit ishte "sukses perfekt" dhe ishte hap "domethënës" në kompletimin e programit të aramtimit atomik të këtij vendi. Shpallja u bë disa orë pasi sizmologët e detektuan një tërmet në një territor, ku Koreja Veriore kishte kryer teste të mëparshme atomike. Ministri i jashtëm i Japonisë, Taro Kono, tha se qeveria në Tokio ka konfirmuar se ky ishte test atomik. Prej vitit 2006, Koreja Veriore zhvillon teste atomike, që paraqesin shkelje të rezolutave të Kombeve të Bashkuara. Kjo gjë ka shkaktuar dënim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe nga pjesa më e madhe e vendeve në botë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ndeshja Kroaci – Kosovë është ndërprerë Posted: 03 Sep 2017 12:57 AM PDT Takimi kualifikues për Kupën Botërore në Futboll në vitin 2018, ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës në Zagreb, është ndërprerë në minutën e 27-të për shkak të kushteve tejet të vështira për lojë, ka njoftuar mbrëmë Federata Futbollistike e Kroacisë. "Ndeshja është ndërprerë dhe tash u takon zyrtarëve të FIFA-s të vendosin se kur ajo do të zhvillohet", ka thënë Tomisllav Paçak nga Federata Futbollistike e Kroacisë. Për shkak të shiut të madh që kishte rënë, mbrëmë ishte pothuajse e pamundshme që të kontrollohej topi në stadiumin Maksimir në Zagreb, raporton agjencia Reuters. Gjyqtari suedez, Stefan Johannesson, diskutoi për disa minuta me lojtarët dhe vendosi që ata të shkojnë në lokalet e zhveshjes, ndërsa u mbetej organizuesve që të vendosin se a do të vazhdohej apo jo. Për shkak të shiut të pandërprerë, organizatorët nuk patën zgjidhje tjetër pos të shpallin se ndeshja ndërpritet dhe të do zhvillohet në një termin tjetër. Kjo ishte ndeshje e xhiros së 7-të të Grupit I të Kualifikimeve për Kampionatin Botëror në vitin 2018, që zhvillohet në Rusi. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ligje “të mira” që nuk po zbatohen Posted: 03 Sep 2017 12:10 AM PDT Të paktën 22 ligje që rregullojnë fushën dhe funksionimin e shëndetësisë, janë miratuar viteve të fundit nga Kuvendi i Kosovës. Por, sikurse edhe në fushat tjera, sfidë më vete mbetet zbatimi i ligjeve. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





