“Dasma luksoze e Marinës dhe Getit, zbulohen detaje interesante” plus 9 more Ferizaj Press |
- Dasma luksoze e Marinës dhe Getit, zbulohen detaje interesante
- Vetëvendosje propozon mocion për votimin e menjëhershëm të Qeverisë
- Fatmir Limaj rikthehet në Qeveri si Zëvendëskryeministër
- Haradinaj prezanton veten si Kryeministër, pesë Zëvendskryeministra e 18 Ministri (Video)
- Qeveria pritet të votohet në mesnatë
- Mustafa nuk ia realizoi kërkesën Thaçit për 100 mijë dollarë për Hjustonin
- Rrugëtimi i gjatë koalicionit
- Çfarë e bëri Lady Dianën një ikonë të përjetshme?!
- E frikshme, vogëlushi rrezikon jetën pasi kafshon një ndër ushqimet më të konsumuar nga fëmijët
- Me dietën me majdanoz mund të humbisni deri në 3 kg në javë
Dasma luksoze e Marinës dhe Getit, zbulohen detaje interesante Posted: 09 Sep 2017 09:33 AM PDT Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të celebrojnë dashurinë e tyre të dielën e këtij viti. Çifti është në një lidhje prej mëse katër vitesh dhe duket se tanimë ka ardhur koha e dasmës. Moderatorja dhe reperi kanë zgjedhur një nga komplekset në Gjirin e Lalëzit për të celebruar dashurinë e tyre. Bluetooth ka mundur të mësojë disa nga detajet e kësaj ceremonie. Pasi anuloi dasmën në Kosovë, çifti ka bërë bashkë të ftuarit në Durrës. Megjithatë me aq sa kemi mundur të mësojmë do të jetë një dasmë ku do të bëjë bashkë rreth 400 të ftuar. E duke qenë se flasim për dy nga personazhet më të famshëm të showbizzit, natyrisht që nuk do të mungojnë as VIP-at e ftuar. Nusja ka zgjedhur kompaninë e Alketa Vejsiut për të arreduar ambientin, por edhe për fustanin. Një nga fustanet e nusërisë do të mbajë edhe firmën e Valdrin Sahitit, por pjesa tjetër i është besuar totalisht Alketa Vejsiut. Fustanin vajzat e kanë zgjedhur në Milano të Italisë, pra i përket koleksionit të 2018. Pjesa e muzikës duket se i është besuar dhëndrit. Kolegët e tij kosovarë do të jenë këngëtarët kryesorë të mbrëmjes që do të ndezin dasmën. Megjithatë edhe disa prej këngëtarëve shqiptarë do të këndojnë për të ftuarit. Çifti ka kërkuar që ceremonia e tyre të ketë shumë lule natyrale, duke e shndërruar të gjithë ambientin në një atmosferë romantike. Megjithatë ndryshe nga dasma e Bes Kallakut dhe Xhensilës që u përfol se kishte kushtuar 65 mijë euro, Marina dhe Geti kanë zgjedhur të bëjnë një dasmë më të thjeshtë, duke mos u treguar kaq "dorëshpuar" në shpenzime. Natyrisht që me mjaft interes do të priten edhe betimet e çiftit, ku do të mundemi të shikojmë reperin në rolin e djalit romantik. E duke qenë se kanë zgjedhur një vend buzë detit, dyshja do të ketë mundësi të betohet për dashuri të përjetshme ndaj njëri-tjetrit buzë detit. Fill pas kësaj feste dyshja do të largohet për muajin e mjaltit, për t'u rikthyer edhe njëherë në Tiranë ku i presin angazhimet e tyre. Marina këtë vit do të jetë në TV Klan, ku do të moderojë një emision të ri në këtë televizion. Nga ana tjetër, Getoari ka një axhendë të ngjeshur me koncertet e tij jashtë Shqipërisë./Gazeta Shqiptare/ |
Vetëvendosje propozon mocion për votimin e menjëhershëm të Qeverisë Posted: 09 Sep 2017 08:11 AM PDT "Hajde ta votojmë në këtë moment dhe të shohim a i ka votat pasi z. Haradinaj kërkoi votën e deputetëve", ka thënë Konjufca. Ai ka thënë se prezantimi i Haradinajt ishte i zbehtë dhe i varfër. |
Fatmir Limaj rikthehet në Qeveri si Zëvendëskryeministër Posted: 09 Sep 2017 08:10 AM PDT "Fatmir Limaj, Zëvendëskryeministër", ka thënë Haradinaj në Kuvend. Limaj është kryetar i Partisë NISMA për Kosovën. Ka qenë Zëvendëskryetar i PDK'së. |
Haradinaj prezanton veten si Kryeministër, pesë Zëvendskryeministra e 18 Ministri (Video) Posted: 09 Sep 2017 08:10 AM PDT Haradinaj tha se Kosovës i është stërgjatur rruga për BE por ky fakt do të ndryshohet dhe Kosova do të bëhet BE, raporton Express. |
Qeveria pritet të votohet në mesnatë Posted: 09 Sep 2017 04:35 AM PDT Asnjë problem nuk do ta kenë deputetët e Listës Sprksa për të marrë pjesë në seancën e Parlamentit të Kosovës për të votuar Qeverinë që fillon sot në orën 16. Kjo për shkak se në seancë pritet të flasin të paktën deputetët opozitarë. Deputetët serbë ndodhen sot në Beograd dhe mund të vijnë me kohë në Prishtinë për ta votuar Ramush Haradinajn për Shef të Qeverisë. Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, secili deputet ka nga dhjetë minuta për të dhënë mendimin lidhur me Qeverinë e re. Zyrtarët e Vetëvendosjes dhe të LDK'së kanë paralajmëruar se deputetët e tyre do të flasin në seancën plenarë për votimin e Qeverisë. Llogaritur në kohë, nëse secili deputet shfrytëzon kohën maksimale të lejuar, atëherë, vetëm koha e fjalimeve të deputetëve të LDK'së e Vetëvendosjes do të marrë rreth dhjetë orë, shkruan Gazeta Express. Sidoqoftë, zyrtarë të Kuvendit të Kosovës, kanë thënë se fjalimet e deputetëve mund të shkurtohen në kohë vetëm nëse seanca vendos për një gjë të tillë. Në të kundërtën, secili deputet do të ketë nga dhjetë minuta për debat. Seanca për votimin e Qeverisë është caktuar pas konstituimit të Parlamentit, i cili ishte i bllokuar më shumë se dy muaj, për shkak se PDK-AAK e NISMA nuk arrinin të bënin numrat e nevojshëm. Haradinaj pritet të votohet Kryeministër në një Qeveri me vetëm 62 deputetë. Deri më tash është sqaruar se PDK do t'i ketë 6 ministri; AAK dy; AKR katër; NISMA tri ministri; Lista Srpska me minoritetet katra. Gjithsejta pritet të jenë pesë Zëvendëskryeministra. Sikurse edhe viteve të kaluara, edhe e tashmja, është më e madhja në rajon me 19 Ministra e pesë Zëvendëskryeministra. Ndërkaq, nuk dihet sa Zëvendësministra do të jenë për shkak se s'ka Ligj ende për Qeverinë përderisa Kryeministri mund të emërojë sa të dojë zëvendës të Ministrave. Qeverinë e fundit e ka udhëhequr LDK në një koalicion me PDK'në. Kjo Qeveri u rrëzua edhe me votat e PDK'së me arsyetimin se kishte dështuar të merrte vendime të mëdha për Shtetin përfshirë demarkacionin me Malin e Zi. |
Mustafa nuk ia realizoi kërkesën Thaçit për 100 mijë dollarë për Hjustonin Posted: 09 Sep 2017 04:35 AM PDT Isa Mustafa e kishte pritur shumë keq mënyrën se si i pari i Shtetit kishte kërkuar që Kosova t'ju dalë në ndihmë qytetarëve në Hjuston të prekur nga Uragani. Thaçi kishte zgjedhur që përmes rrjetit social në Facebook t'i drejtohet kryeministrit në largim për ndarjen e 100 mijë dollarëve. Por i ashpër në reagimin e tij ka qenë Mustafa i cili bëri të ditur se për këto çështje presidentët nuk komunikojnë me qeverinë përmes rrjetit social të dielën, por me akte zyrtare dhe duke respektuar legjitimitetin. E pavarësisht që Hashim Thaçi edhe me akte zyrtare e bëri një kërkesë të tillë, shuma e parave e kërkuar për Hjuston ka hasur në vesh të shurdhër. Gazeta Express ka kërkuar sqarim nga Zyra e Kryeministrit nëse do të shqyrtohet ose jo kërkesa e Presidentit, por të njëjtët kanë refuzuar të japin përgjigje. Megjithatë, Ministri i Financave Agim Krasniqi kishte thënë të hënën për Express se nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga Kryeministri pasi shkresa u është bërë atyre dhe ata duhet vendosur për këtë. "Ende nuk është mbajtur mbledhja e Qeverisë për të vendosur për këtë. Megjithatë shkresa i është bërë Kryeministrit dhe është zyra e tyre ajo që vendosë për këtë", kishte sqaruar Krasniqi. Presidenti i vendit në statusin e tij për Hjustonin, ka thënë se Kosova ka probleme me varfërinë, por është shprehur se Kosova duhet të ndihmojë amerikanët për shkak të kontributit të tyre për Republikën e Kosovës. "Ne, si shtet i ri, ende kemi probleme me varfërinë, por jemi popull solidar dhe që nuk harron kurrë ndihmën e popullit amerikan për Kosovën, kur ne ishim pllakosur nga vuajtjet e luftës në fund të shekullit të kaluar", ishte shprehur Presidenti në Facebook i cili më pas edhe solli reagimin e ashpër të Kryeministrit. Mustafa ka thënë se si kryeministër e ka konsideruar të dhembshme dhe serioze fatin e viktimave dhe mbi një milion njerëzve të zhvendosur nga përmbytjet në Houston. Për këto çështje, sipas kreut të LDK'së, presidentët nuk komunikojnë me qeverinë me facebook të dielën, por me akte zyrtare dhe duke respektuar legjimitetin./GazetaExpress/ |
Posted: 09 Sep 2017 04:34 AM PDT Që nga nata e 11 qershorit, kur rezultatet preliminare të zgjedhjeve dëshmuan se për formimin e institucioneve nevojiten negociata për koalicione të reja, PAN provoi disa mënyra për të krijuar bashkëqeverisje.U provuan negociatat me deputetët veç e veç, kryesisht me ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re. Dhe, në fund, më 5 shtator, si rezultat i këtyre negociatave doli që AKR-ja dhe Behgjet Pacolli të pranojnë të bëhen pjesë e koalicionit PAN.Hapi i parë i formimit të institucioneve u përmbyll më 7 shtator, pas shtatë seancave të ndërprera me zgjedhjen e liderit të PDK-së, Kardi Veseli, në postin e kryetarit të ri të Kuvendit.Mandatari për formimin e Qeverisë, Ramush Haradinaj, mendon se vonesat për formimin e institucioneve të reja ishin evidente, por sipas tij, është dashur të pritej që Kosova të ketë një koalicion të qëndrueshëm që do t'i përballojë sfidat e shumta."Në Kuvendin e Kosovës janë 120 deputetë, nga të gjitha partitë, nga të gjitha grupet politike dhe ata e mbrojnë interesin e Kosovës, jo vetëm ata që janë në pushtet. Pra, ne besojmë që Kuvendi do të mbrojë interesin e vendit, pa marrë parasysh kompozicionit të atyre që e përkrahin një Qeveri, në cilëndo etapë, edhe tash edhe në të ardhmen", ka thënë Haradinaj."Situata në vend është jo e lehtë, mirëpo detyra e jonë e të gjithëve është që me punë të nisim dhe të gjallëron ky vend dhe të kthehet shpresa", ka theksuar tutje ai.Ndërkaq, zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria e re duhet të angazhohet që Kosova të mos mbetet një vend ndryshe nga shtetet tjera dhe t'i krijohet qartë perspektiva integruese evropiane."Çështja është se a mundet Qeveria e ardhshme të krijojë kushte që qytetarët e Kosovës të ecin me kohën me vendet tjera të rajonit. Një shembull ku ne nuk jemi të barabartë me të tjerët, është liberalizimi i vizave", ka thënë Hoxhaj.Por, formimi i Qeverisë duke u mbështetur në disa deputetë dhe në Listën Serbe, sipas kryeministrit të deritashëm Isa Mustafa, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkupton një Qeveri të paqëndrueshme. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Mustafa kishte parashikuar ditë të vështira për funksionimin e këtij koalicioni."Mjerë ajo Qeveri e cila mbetet peng i dy, tre apo katër deputetëve ose peng i 10 deputetëve të Listës Serbe, të cilët nesër, kur të duan hyjnë në sallë dhe kur të duan e lëshojnë sallën dhe asnjë ligj nuk mund të procedohet në Kuvend, në qoftë se nuk marrin pjesë në votimin e atij ligji 61 deputetë", kishte vlerësuar Mustafa.Koalicioni PAN në zgjedhje kishte garuar me një grupim prej rreth 20 partive politike. Por, prej tyre, ulëse në Kuvend siguruan vetëm PDK, AAK dhe Nisma. Ndërkaq, pas zgjedhjeve, këtij koalicioni iu bashkua AKR-ja e Behgjet Pacollit, Lista Serbe, si dhe partitë e komuniteteve tjera pakicë.Analistët politikë, këtë koalicion po e shohin me hezitime që në start.Albert Krasniqi, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, vlerëson se koalicioni nuk e ka fuqinë politike, të cilën e pretendon. Ai parasheh shumë probleme në vendimmarrje për këtë koalicion, që nga ditët e para të funksionimit."Nëse mbizotërojnë politikat e inateve, do të thotë, edhe çështjet e rëndësishme të cilat do të ishin të pranueshme për shumicën e qytetarëve mund të bllokohen, marrë parasysh rolin dhe inatet që janë dhe kanë qenë në skenën politike në Kosovë"."Megjithatë, duke e parë mënyrën dhe natyrën se si ka vepruar LDK-ja në të kaluarën, për çështje të rëndësishme vendimmarrja nuk do të duhej të bllokohej për shkak të inateve ndërmjet partive politike dhe liderëve në veçanti", vlerëson Krasniqi.Ndërkohë, edhe analisti tjetër, Imer Mushkolaj, vlerëson se një koalicion i tillë do të jetë vështirë i menaxhueshëm dhe se, sipas tij, do të jetë mjaft i komplikuar akomodimi i interesave të të gjitha këtyre partive politike brenda një Qeverie."Numrat në Kuvend nuk e premtojnë një Qeveri të qëndrueshme dhe një Qeveri afatgjatë, pavarësisht se shpesh për çështje, të cilat kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm, do të mund të ndodhë që të votoheshin edhe nga opozita"."Mirëpo, do të doja të besoja që Haradinaj, atë energjinë e tij të mund ta 'përkthejë' edhe në qeverisje të mirë për vendin", thekson Mushkolaj.Një sfidë tjetër për koalicionin e ri, sipas analistëve politikë, mbetet opozita, e cila kësaj radhe besohet se është më e fuqishme sesa herëve tjera. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, shihen si dy parti politike që mund t'i sfidojnë seriozisht politikat e koalicionit të ri.Ndërkohë, që nga prioritetet e Qeverisë së re nënvizohen reformat nisur nga arsimi, shëndetësia, zhvillimi ekonomik, ulja e papunësisë dhe politikat ekonomike për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe joshjen e investimeve te huaja.Kurse, nga çështjet politike, mbeten probleme që kërkojnë zgjidhje dialogu me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pastaj proceset integruese dhe liberalizimi i vizave që duhet të kalojë përmes ratifikimit të demarkacionit dhe luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe sfida e përhershme e ndërtimit të shtetit ligjor dhe krijimit të kushteve për funksionimin e pavarur të Gjyqësorit. |
Çfarë e bëri Lady Dianën një ikonë të përjetshme?! Posted: 09 Sep 2017 03:18 AM PDT Njëzet vjet më vonë, Diana është një mungesë që është e pranishme në dhimbjen e pandryshuar të fëmijëve të saj. Sot, mungesa e saj risjell skenarin e njëjtë si atëherë, në një version të përditësuar. Mbretëresha Elizabetë mbështillet në heshtjen e saj midis mureve të kështjellës në Balmoral. Në Londër, Uilliam dhe Herri shfaqen para publikut në Pallatin Kensington, por këtë herë britanikët nuk kanë asgjë për t'u ankuar kundër sovranes, sepse në ndërkohë ka lindur një përrallë e re tek e cila të besojnë, ajo e Kate. Vdekja e ka zmadhuar mitin e Dianës, Princeshës së trishtuar, të Uellsit dhe njerëzve. Ajo që vetëm donte ta donin, u bë qendra dhe kthesa e madhe e një familje mbretërore, e ngërthyer në mesin e shekujve të traditave të saj, duke sjellë një frymë ajri të freskët fillimisht, dhe një stuhi polemikash më pas, sepse ajo ishte aq e ndryshme, saqë u shfaq, një hap larg fronit, e papajtueshme dhe kundër rrymës. Ose më thjeshtë: Kundër. Ishin mediat që e transformuan në një ikonë pop, duke shfrytëzuar me të dyja duart idetë që ofronte: Diana princesha, Diana fashion, Diana rebele. Janë fytyrat me të cilat ajo zbuloi veten dhe populli i saj e ka dashur për këtë. Ajo ndau shpirtrat, anglezët, familjen dhe komentet në pro dhe kundër saj. Ajo ishte në gjendje të përdorte shtypin, madje edhe kundër kurorës dhe burrit të saj në një martesë sa për dukje, duke dalë fituese. Ngushëllimi i saj i fundit, i hidhur, në iluzionin e një ëndrre të humbur. Diana, në kohën e vdekjes së saj, nuk ishte në lartësinë mbretërore, madje as në zemrën e Uindsorëve, por reagimi i njerëzve ishte i mahnitshëm, kështu që familja e saj duhej të kthehej prapa dhe ta detyronte mbretëreshën të bënte homazhet, që ajo nuk do të donte të ofronte. Nga hiri i Princeshës së Uellsit, u lind princesha e popullit, me në mes transformimin e një stili të jetesës, ndaj të cilit Diana u rebelua, duke rrëfyer në megafonët e medias, dobësitë e saj. |
E frikshme, vogëlushi rrezikon jetën pasi kafshon një ndër ushqimet më të konsumuar nga fëmijët Posted: 09 Sep 2017 02:56 AM PDT Një incident i frikshëm që u duk se erdhi nga hiçi ka terrorizuar prindërit e një djali 9-vjeçar, të cilit i ndaloi zemra sapo i dha kafshatën e parë një hot dog-u. Ngjarja ndodhi në Turqi. Djali nuk u mbyt, por kafshata e madhe që ai kishte bërë i kishte stimuluar nervin e quajtur ''vagus'', që del nga truri dhe përshkon qafën, duke lidhur organet, përfshirë këtu zemrën. Një gjë e tilë shkaktoi një ritëm anormal të zemrës që e bëri atë të ndalonte. Por, ndërkohë që një arrest kardiak i tillë zakonisht shkakton vdekjen, ky nuk ka qenë rasti i 9-vjeçarit, të cilit iu dha menjëherë ndihma e parë dhe shpëtoi falë përdorimit të defribilatorit. Rasti i vogëlushit është publikuar në revistën 'Pediatrics' dhe ekspertët thonë se bëhet fjalë për një sindromë të rralë të quajtur Brugada dhe që zakonisht diagnostikohet rreth moshës 42-vjeçare. Kjo sindromë, që zakonisht nuk ka simptoma, ka të bëjë me anomali elektrike që prekin zemrën./ Burimi ”ikub.al” |
Me dietën me majdanoz mund të humbisni deri në 3 kg në javë Posted: 09 Sep 2017 02:50 AM PDT Majdanozi është një nga përbërësit më të njohur që përdoret më shpesh për zbukurim, duke injoruar përfitimet e kësaj bime për shëndetin. Sallata me majdanoz redukton peshën e trupit në një mënyrë të shëndetshme, pa ç'ekuilibruar vitaminat në trup. Si ta përgatisni sallatën me majdanoz Merni 6 majdanoz, gjethe nenexhiku dhe copëtojini me thikë. Merni një lugë me grur të thërrmuar dhe zhyteni për 30 minuta në ujë. Hani këtë sallatë gjatë gjithë ditës, sa herë që ndiheni të uritur. Ju gjithashtu mund të konsumoni: Për drekë mund të konsumoni gjoks pule të pjekur në skarë dhe një kokërr mollë. Midis vakteve mund të hani një kos të vogël ose një frut, por jo më shumë se 100-200 gr. |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |