“Ceremonia e betimit të qeverisë “Rama 2” në Presidencë” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Ceremonia e betimit të qeverisë “Rama 2” në Presidencë” plus 9 more Lajmi i Fundit


Ceremonia e betimit të qeverisë “Rama 2” në Presidencë

Posted: 13 Sep 2017 08:18 AM PDT

Pas miratimit nga parlamenti shqiptar me 78 vota, qeveria "Rama 2" betohet para presidentit të Republikës Ilir Meta.

Ceremonia eshte mbajtur pasditen e sotme ne Presidence, dhe më pas do të vijohet me mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar.

ERTV Live😊: BETOHET QEVERIA E RE 🇦🇱

Posted by Edi Rama on Mittwoch, 13. September 2017

Kryeministri Edi Rama javen e kaluar ka paralajemruar edhe vendimet e para te qeverise ndersa pas bestimit ne presidence, ai dhe ministrat kane ecur ne kembe drejt godines se qeverise./lajmifundit.al

The post Ceremonia e betimit të qeverisë "Rama 2" në Presidencë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

‘’Njerku më ka përdhunuar’’, vajza nga Lezha tregon historinë e jetës: Isha 11 vjeç kur më futi shokët në krevat

Posted: 13 Sep 2017 08:13 AM PDT

Një vajzë nga Lezha ka rrëfyer historinë e dhimbshme të jetës së saj. Ajo ka qenë një ndër vajzat, viktimë e trafikimit. Ajo kthehet vite pas dhe na trondit me historinë e jetës së saj, teksa ka një apel të fortë për lexuesin, shkruan Shkodra News.

Historia e vajzës nga Lezha:
Isha lindur në Lezhë, në një familje shumë të varfër. Im atë punonte me furgon dhe vdiq në një aksident kur isha vetëm 10 vjeçe. Isha fëmijë i vetëm. Nana e papunë. Mesa më kanë thënë mamit i gjetën pas vdekjes së babit një burrë 18 vite më të madh se ajo në Itali.

E ai na merr atje të dyjave.
Nisi tmerri për mua. Abuzimi ndaj meje nisi kur isha 11 vjeçe. Ai filloi t'i linte miqtë të futeshin në shtrat me mua. Duke qenë se isha fëmijë ende, njerku rrinte në dhomë bashkë me ne.
Shpesh ai futej në shtrat me mua, më puthte në ballë dhe më thoshte se kisha bërë një punë të mirë dhe se ishte krenar për mua. Nuk kuptoja a po më mbronte prej atyre burrave që më bezdisnin duke më prekur flokët e trupin? Por më vonë kur u rrita kuptova se ai po më shfrytëzonte.
Pastaj më detyroi në moshën 16 vjeçe të pranoja dhurata dhe të kaloja kohë me disa burra të moshuar. Takimet nisen me "biseda" dhe pastaj përparuan në trafikim.
Abuzimi im vazhdoi derisa mbusha 18 vjeçe. Nëna ime? Ajo nuk guxonte të thoshte një fjalë se ndryshe do të kthehej në skamjen e Lezhës. E do të përballej me opinionin që aq shumë e vriste. Kur bëra 18 vjeçe njoha një djalë amerikan dhe atij i tregova gjithçka. Gjeta forcën dhe e denoncova njerkun. Bëri vetëm 2 vite burg dhe doli. Akoma jeton me nënën time, kurse unë kam lëvizur në një shtet tjetër dhe po tentoj të hap një restorant timin. Dua ta harroj atë kohë të tmerrshme. Ndaj them gjithçka duhet denoncuar që në fillim, sado i fortë të jetë rreziku që ju kërcënon.

The post ''Njerku më ka përdhunuar'', vajza nga Lezha tregon historinë e jetës: Isha 11 vjeç kur më futi shokët në krevat appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Krisje në PS, Braçe bojkoton programin e qeverisë

Posted: 13 Sep 2017 08:08 AM PDT

Marrëdhëniet mes kryeministrit, Edi Rama dhe deputetit socialist, Erjon Braçe kanë pësuar një krisje të madhe.

Kjo u reflektua jo vetëm me faktin se ai shkoi të shtunën pasdite në Parlament vetëm për votimin e Gramoz Ruçit por dhe për faktin se ai bojkotoi fjalën e kryeministrit, Edi Rama gjatë prezantimit të programit të qeverisë.
Së fundmi Braçe ka tërhequr sërish vëmendjen duke braktisur seancën plenare gjatë debatit maratonë të zhvilluar për programin e ri të kabinetit "Rama 2", raporton

"BalkanWeb".
Mungesa e tij ra qartësisht në sy për faktin se Braçe edhe si kryetar i komisionit parlamentar të Ekonomisë njihet si një ndër ekspertët më të mirë të fushës në rradhët e mazhorancës, ndaj dhe me të drejtë është cilësuar si "debatuesi i madh ekonomik i PS". Por pavarësisht kësaj, ai refuzoi të bëhej pjesë e debatit duke preferuar të shkonte në seancë vetëm për të votuar programin.
Shumë pikëpyetje ngre ky bojkot i Braçes ndaj qeverisë "Rama 2". Bëhet fjalë për një qejfmbetje për faktin se ndryshe nga sa u përfol ai nuk u bë ministër në kabinetin e ri? Apo se programi i qeverisë ka qenë aq i dobët, sa Braçe nuk pati kurajon ta mbronte para Kuvendit? Pikëpyetje në fakt për të cilat vetëm Erjon Braçe mund të përgjigjet me garanci të plotë.

The post Krisje në PS, Braçe bojkoton programin e qeverisë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Skandali i radarëve në det: “Nuk filmojnë asgjë.” Vërtetohet denoncimi

Posted: 13 Sep 2017 07:55 AM PDT

Pas letrave të zyrtarëve të lartë të publikuara nga Neës24 e "BalkanWeb" ku zbuloheshin problemet me sistemin e radarëve në det, Qendra e Menaxhimit të pamjeve konfirmon skandalin.

"BalkanWeb" ka siguruar raportin konfidencial që qendra ndërinstitucionale operacionale detare i dërgon ish-ministres së mbrojtjes Mimi Kodheli 24 orë pas publikimit të lajmit.

Në raportin sekret të Qendrës shkruhet se performanca e radarëve ka pësuar rënie, ndaj zbulimi i mjeteve lundruese nën shtatë metra bëhet i vështirë dhe në kushtet e motit të keq, radarët nuk filmojnë asgjë.
"Pavarësisht mbajtjes në gatishmëri të Sistemit të Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD), sipas ekspertëve me kalimin e viteve performanca e radarëve ka pësuar rënie. Për arsye objektive në varësi të kushteve klimaterike apo lartësive të dallgëve të detit, nganjëherë zbulimi/vëzhgimi i objekteve të vogla lundruese (sidomos nën 7 metër) bëhet i vështirë. Ideja apo pretendimi për të zbuluar njerëzit nga sistemi është thjesht absurditet".
Përpos të tjerave Qendra pranon se për më shumë se një vit, radari në Ksamil ka qenë jashtë gatishmërie, duke konfirmuar shqetësimet e ngritura nga Haki Çako dhe ish-ministri Dritan Demiraj në letrat e tyre.
"Aktualisht përveç Sistemit të Vëzhgimit të Hapësirës Detare janë në funksion edhe dy radarë të administruar nga Policia Kufitare dhe Migracionit; njëri ne Hoxharë dhe tjetri në Ksamil. Këto radarë nuk janë të integruar, pasi i përkasin një gjenerate më të vjetër.
Si rezultat Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) nuk merr pamje nga këto radarë, por vetëm nga njësitë e Policisë Kufitare dhe Migracionit, që shërbejnë atje. Radari i Ksamilit ka qenë jashtë gatishmërisë nga data 18 prill 2016 deri më datë 24 maj 2017".
Qendra pranon gjithashtu se sistemi nuk siguron mbulim të të gjithë hapësirës detare. Edhe ky institucion ashtu si zyrtarët e rendit, konfirmon se sistemi i vjetruar i radarëve duke krijuar kënde të vdekura, që duket se shfrytëzohen mirë nga trafikantët e drogës, raporton "BalkanËeb".
"Duhet qartësuar se sistemi që kur është ndërtuar, nuk siguron mbulimin 100 % të hapësirës detare". Komandanti i Qendrës së Vëzhgimi Detar, ka zhvilluar disa herë brifingje sqaruese, si për gatishmërinë dhe performancën e sistemit, ashtu edhe për zonat e pambuluara me sinjal nga Sistemi i Vëzhgimit të Hapësirës Detare, me qëllim rritjen e kontrollit me mjete me mjete apo shërbime të tjera alternative".
Skandali me radarët përplasi institucionet, por në fakt asnjë prej tyre nuk informoi nëse do të merren masa për përmirësimin e sistemit, që sipas kryepolicit Çako do të rriste efektivitetin e policisë në luftën kundër drogës.

 

The post Skandali i radarëve në det: "Nuk filmojnë asgjë." Vërtetohet denoncimi appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Mjekët rrëfejnë: Shëroni depresionin me kos

Posted: 13 Sep 2017 07:36 AM PDT

A mund ta trajtojë kosi depresionin? Kësaj pyetjeje shkencëtaret i janë përgjigjur në studimin e tyre më të ri.

Sipas tyre, kosi mund të ndihmojë për të trajtuar depresionin. Më shumë se 64% e adoleshentëve me simptoma të rënda të këtij çrregullimi mendor patën përmirësime në 6 javë pasi kishin konsumuar rregullisht kos.

Kjo shpjegohet me faktin që kosi përmban një baktere të mirë, e cila i vjen në ndihmë pacientëve që vuajnë nga sëmundjet depresive.
Ky është një lajm i mirë për ato që e kanë kosin në listën e produkteve të tyre të preferuara, por edhe për ato që vuajnë nga çrregullimet degresive.

The post Mjekët rrëfejnë: Shëroni depresionin me kos appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Tragjedi në Durrës, treni përplas për vdekje 52 vjeçarin

Posted: 13 Sep 2017 07:32 AM PDT

Një tragjedi është raportuar në Durrës ditën e sotme, ku një 52 vjeçar është përplasur për vdekje te nënkalimi hekurudhor nga treni i linjës Durrës – Vorë.

Aksidenti i rëndë është shënuar rreth një orë më parë, në orën 15:30 në Sallmone, ku viktimë ka mbetur shtetasi F.H. 52 vjeç, banues në Sukth.

Sipas informacioneve paraprake që përcjell policia e Durrësit, viktima është përplasur te
Fatkeqësisht 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.
Mashinisti ndodhet në vendngjarje dhe do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post Tragjedi në Durrës, treni përplas për vdekje 52 vjeçarin appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Gërdeci ‘’shkatërrohet’’ sërish, banorët e alarmuar: Po kërkojnë flori

Posted: 13 Sep 2017 07:25 AM PDT

Në zonën arkeologjike të Gradecit në Kolonjë po kryhen gërmime klandestine.

Mësohet sipas banorëve të cilët kanë ngritur alarmin, dy fadroma janë duke kryer gërmime në kalanë e Gradecit në fshatin Verpckë të Kolonjës.
Fadromat dyshohet se po kërkojnë për flori.

Kalaja e Gradecit i përket shekullit të 6 para erës së re. Dy vite më parë janë bërë gërmime klandestine dhe janë gjetur dy stoli floriri.

 

The post Gërdeci ''shkatërrohet'' sërish, banorët e alarmuar: Po kërkojnë flori appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

E reja ishte në prag të vdekjes, i shkruan një letër të dashurit

Posted: 13 Sep 2017 07:21 AM PDT

Një 25 vjeçare australiane, ka ndarë një mesazh të trishtë në internet me miqtë dhe familjen e saj, pasi trupi i saj i refuzon organet që ajo dikur mendonte se do t'i shpëtonin jetën.

Pas një transplanti të dështuar mushkërie, Nardya Miller merr vesh se ka vetëm edhe pak orë për të jetuar.
Vajza jeton me një maskë oksigjeni 24 orë, ndaj vendosi të bënte një status të fundit për të dashurin e saj.

"Ndoshta të kam njohur ty gjatë gjithë jetës time, ndoshta të kam njohur për 10 vjet, ndoshta të kam njohur ty për një kohë të shkurtër, por në më pak se një javë unë nuk do të shikoj më ty, kurrë nuk do të flas me ty, nuk do të të prek, nuk do të të mbaj në krah, kurrë më. Për, unë gjithmonë do të të dua, për miqësinë që kemi krijuar dhe kujtimet që kemi. Gjërat jo gjithmonë shkojnë ashtu siq i kemi planifikuar në jetë, ka disa gjëra të mëdha që kurrë nuk do t'i kemi, vende që unë kurrë nuk do të shkoj dhe nuk do të jetoj për t'i parë. Por unë gjithmonë do të qesh, sepse jam këtu. Unë kurrë në jetën time nuk kam hequr dorë dhe kurrë nuk do ta bëj, por tani thjeshtë duhet të shkoj. Të lutem jetoje jetën tënde në mënyrë absolute".
Dëshira e fundit e saj ishte që njerëzit të kuptonin rëndësinë e dhurimit të organeve dhe i dashuri i saj të mos ndjehej i zhgënjyer kur të dëgjojë për vdekjen e saj.
Kjo ishte porosia dhe letra e vajzës e cila ka përlotur botën dhe ka thyer zemrës e miliona lexuesve në botë.

The post E reja ishte në prag të vdekjes, i shkruan një letër të dashurit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

67-vjeçarja vuante nga Hipertermia Malinje, mjekët e Spitalit Amerikan i shpëtojnë jetën

Posted: 13 Sep 2017 07:12 AM PDT

Komplikacioni i rrallë gjatë anestezisë, mund të kishte qenë fatal nëse nuk do zbatohej protokolli.

Heqja e tëmthit, një operacion në dukje i thjeshtë, mund të kishte qene fatale për S.A nga Tirana. Hipertermia Malinje, komplikacioni më i rrezikshëm dhe i rrallë nga anestezia, është shfaqur pas ndërhyrjes, duke alarmuar stafin e mjekëve të Spitalit Amerikan.

Pacientja ka shfaqur shenjat tipike të kontraktimit të muskujve dhe rritjes së temperaturës, duke detyruar mjekët ta kalojnë me urgjencë në terapi intensive. Pas zbatimit të përpiktë të protokollit mjekësor, pacientja është trajtuar me medikamentin 'Dantrolene", mungesa e së cilit do të kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershme të pacientes.

Sipas mjekëve Dr. shk. Lindita Shosha, kirurge e Përgjithshme & Proktologe dhe Dr. Renald Kërtoci, mjek Reanimator konfirmojnë se S.A është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo tashmë ka kaluar fazën e rrezikut për jetën. Hipertermia malinje merr jetën e të sëmurit nëse nuk zbatohet protokolli mjekësor në spital, të cilat janë themelore në trajtimin e të sëmurëve.
"Përtej profesionalizmit të mjekëve, nëse mungon baza materiale, në këtë rast medikamenti i nevojshëm, për trajtimin e komplikacionit, jeta e një pacienti vihet automatikisht në rrezik", sqarojnë mjekët.

The post 67-vjeçarja vuante nga Hipertermia Malinje, mjekët e Spitalit Amerikan i shpëtojnë jetën appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Mjekët nuk japin dot një përgjigje, 10-vjeçares i dalin krimba nga goja (Video)

Posted: 13 Sep 2017 07:05 AM PDT

Në Brazil, një vogëlushe 10-vjecare po përjeton një nga gjërat më të këqija dhe të pazakonta që mund të jetë dëgjuar.

Ana Cardoso u ankua tek e ëma se i kruhej mishi i dhëmbëve dhe se ndjente shije të keqe në gojë, por e ëma në fillim nuk e mori seriozisht.
Pas insistimit të Anës e ëma vendosi ta çonte për vizitë tek dentisti, i cili u habit nga ajo që gjeti në gojën e saj.

Një sëmundje e rëndë kishte prekur gojën e Anës, e cila kishte shkaktuar brenda dhëmbëve të vogëlushes të krijoheshin krimba të shumtë në numër.
Mund t’ju duket e pabesueshme por video tregon situatën e jashtëzakonshme që gjendet kjo vogëlushe.

The post Mjekët nuk japin dot një përgjigje, 10-vjeçares i dalin krimba nga goja (Video) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.