“Aksident i rëndë në Zvicër, përfshihen dy familje kosovare” plus 9 more Ferizaj Press |
- Aksident i rëndë në Zvicër, përfshihen dy familje kosovare
- Momenti dramatik kur vetëtima e godet pemën dhe e rrëzon mbi shtëpi (Video)
- Pacolli Kryesisë së AKR’së: Po bëjmë marrëveshje me Ramush Haradinajn
- Bëhet i plotfuqishëm dënimi për Zeqirja Qazimin dhe grupin e tij
- Procesi mësimor në të gjitha shkollat e Ferizajt këtë vit zhvillohet në dy ndërrime
- Vetëplagoset me armë zjarri e mitura në Ferizaj
- Kryetari Svarqa uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor
- Prindërit krenar publikojnë inovacionet inteligjente të fëmijëve (FOTO)
- Nesër mblidhet kryesia e PDK’së
- Ju duket sikur bini nga lartë kur jeni në gjumë? Shkenca shpjegon arsyet!
Aksident i rëndë në Zvicër, përfshihen dy familje kosovare Posted: 04 Sep 2017 08:00 AM PDT Një makinë ishte ndalur në anë të autostradës kur një tjetër që po vinte, e ka goditur atë, njofton Policia Kantonale e Aargaut, raporton telebasel.ch. Në makinën e ndaluar ishte një shqiptare nga Kosova, 26 vjeçare. Bashkë me të në makinë ishin edhe dy fëmijët e saj 8 dhe 9 vjeçarë, shkruan albinfo.ch. Makina tjetër që po shkonte në drejtim të Brugut ka përplasur me tërë fuqinë mjetin që ishte ndalur aty. Makinën që shkaktoi aksidentin e drejtonte një 31 vjeçar, po ashtu shqiptar nga Kosova. Gruaja dhe burri që ishin shoferë dhe fëmija 9 vjeçar kanë pësuar plagë të lehta ndërsa vajza 8-vjeçare është lënduar rëndë dhe është transportuar me helikopter për në spital.Dëmet materiale të shkaktuara vlerësohen në disa mijëra franga. Prokuroria Publike e Lenzburg-Aarau ka iniciuar hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën te aksidenti. Ndërsa policia i ka marrë patentën shkaktarit të aksidentit./syri.net |
Momenti dramatik kur vetëtima e godet pemën dhe e rrëzon mbi shtëpi (Video) Posted: 04 Sep 2017 07:59 AM PDT Këto pamje të jashtëzakonshme shfaqin momentin kur vetëtima e godet dy herë një pemë të madhe, e cila rrëzohet mbi një shtëpi pushimi në liqenin e njohur "Bryson" në rajonin Pontiac, në Kanada, transmeton Express. Mrekullisht, pema nuk i ka goditur kameramanin dhe shokët e tij, të cilët ishin pak metra larg saj. Nuk dihet nëse ka pasur të lënduar. /Express/ |
Pacolli Kryesisë së AKR’së: Po bëjmë marrëveshje me Ramush Haradinajn Posted: 04 Sep 2017 07:59 AM PDT Kjo është letra e plotë e tij: Pse AKR në qeveri Vendi u bllokua Qëndrimi AKR-së ka qenë që Kosovës pas rezultateve të 11 qershorit i nevojitet një qeveri me bazë të gjerë. AKR dhe deputetët e saj sikurse edhe subjektet tjera në koalicionin LAA kanë autorizuar Kryetarin e LDK-së që të negociojë me subjekte e koalicione të tjera për t`i themeluar institucionet e reja. AKR ka qenë insistuese në vazhdimësi që LDK dhe LVV të arrijnë një marrëveshje për krijimin e shumicës parlamentare. E kemi prit VV dhe LDK për me arrit një marrëveshje por ka qenë e kotë. Iu dhamë edhe një limit kohor, me vullnetin e mirë që marrëveshja të arrihej. Kemi ndërmjetësuar në mënyrë active në këtë drejtim por ka qenë e kotë. Kemi insistu për qeveri gjithëpërfshirëse ose teknike për një periudhë të caktuar ku do të merrnin pjesë të gjitha partitë ku do të zgjidheshin dhjet pikat kyçe që do ta mbajnë Kosovën peng, e pastaj të shkohet në zgjedhje. Edhe këtë opsion nuk e deshi askush. Kosova nuk e ka luksin që të qëndrojë e bllokuar. Janë miliona e miliona euro që kanë humbur si rezultat I bllokadës politike. Madje janë rrezikuar edhe pagesat për veteranët e luftës nga bllokada. Në perspektivën afatshkurtër rrezikoheshin edhe pagat e mbi 60 mijë shërbyesve civil. Ndërkombëtarisht Kosova po humb çdo ditë miqtë e vet, imazhin dhe besimin. Investitorët në vend se të vijnë, po ikin ndërsa Kosova ditë pas dite po izolohet.Partnerët ndërkombëtar dita ditës po e humbin interesin e tyre dhe përgjegjësitë po kalohen tek vendorët. AKR si parti liberale që gjithmonë ka vënë në rend të parë interesin e shtetit dhe qytetarëve nuk ka mundur të jetë as pjesë e bllokadës dhe mos të bëjë zgjidhje aty ku mundet. AKR tani për interes të qytetarëve dhe të kësaj çka u tha, ka vendosur që të mbështes mandatarin e qeverisë, në mënyrë që vendit ti jap një qeveri, dhe ta nxjerrë vendin nga kjo krizë e rëndë institucionale, pa krijuar trauma tjera për qytetarët dhe në imazhin e Kosovës. AKR nuk bën koalicion as me PDK dhe as me dikë tjetër por ndërton marrëveshje qeverisë me mandatarin Ramush Haradinaj, me një mori propozimesh për reforma të cilat vendin do ta ridrejtojnë në binarët e duhur. Reformat në administratën publike, ligjin e prokurimit, në gjyqësi për përshpejtimin e trajtimit të lëndëve të patrajtuara, rifunksionalizimin e zonave të lira ekonomike, krijimin e instrumenteve moderne për futjen e pronave të Kosovës në zinxhirin ekonomik, reformave në bujqësi, ruajtjen e ambientit, rifunksionalizimin e minierave, zhvillimin e infrastrukturës moderne, investimet në shëndetësi, arsim, kulturë dhe sport, ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Integrimi I Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe organizatat botërore njohje dhe anëtarësimet, paraqesin një kusht të pamohueshëm të bashkëpunimit. Këto janë temat të cilat janë diskutuar me mandatarin e qeverisë, dhe për të cilat ekziston një dakordim i plotë. Ministritë të cilat udhëhiqen nga AKR do të jenë efikase, të suksesshme dhe me rezultate të prekshme pozitive nga qytetarët. |
Bëhet i plotfuqishëm dënimi për Zeqirja Qazimin dhe grupin e tij Posted: 04 Sep 2017 07:55 AM PDT Gjykata Supreme ka vërtetuar fajësinë e Zeqirja Qazimit dhe të akuzuarve tjerë të rastit të tij, duke i refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtësve të dënuarve Zeqirja Qazimi dhe të tjerëve.KALLXO.com shkruan se ka siguruar aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës që ka vendosur në kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë nga ana e mbrojtësve të Zeqirja Qazimi, Ilir Berisha, Sadat Topojani etj, duke hedhur poshtë pretendimet e avokatëve teksa refuzoi kërkesat si të pabazuara. Gjykata Themelore në Ferizaj më 20 Maj 2016, i gjeti fajtor dhe i dënoi me 42 vjet burg shtatë persona nën akuzat për rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrja në grup terrorist dhe nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar ose etnik. Zeqirja Qazimi, ish-imam në xhaminë "El-Kudus" në Gjilan u dënua me 10 vjet burg nga Gjykata Themelore në Ferizaj. Me Qazimin, për pjesëmarrje në grup terrorist akuzoheshin edhe Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku, Liridon Kabashi dhe Ilir Krraba. Gjykata Themelore në Ferizaj i kishte dënuar me 8 vjet burg Ilir Berishën e me 7 vjet e 6 muaj burg Sadat Topojanin. Ilir Krraba ishte dënua me 5 vjet burg, Burim Ballazhi 4 vjet e 6 muaj, Jetmir Kyçyku 4 vjet dhe Liridon Kabashi 3 vjet. Këto dënime u vërtetuan nga Gjykata e Apelit në nëntor të vitit të kaluar ndërsa mbrojtja e pakënaqur ju drejtua Gjykatës Supreme të Kosovës me kërkesa për mbrojte të ligjshmërisë. Në kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të Zeqirja Qazimit, avokati Murat Demolli në kërkesën e vet pretendon se aktgjykimet e kundërshtuara janë të përfshira me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. Sipas kërkesës, dispozitivi i aktgjykimit të shkallës së parë është i pakuptueshëm, kundërthënës me brendinë e tij dhe me arsyetimin e tij si dhe i bazuar në prova selektive. Gjithmonë sipas pretendimeve të parashtruara në kërkesën e mbrojtjes, në aktgjykimin e shkallës së parë nuk janë paraqitur arsyet për faktet vendimtare ndërsa arsyet e dhëna janë kundërthënëse dhe të njëanshme. Po ashtu, aty thuhet se gjykata ka lejuar të dëgjohet si dëshmitar një hetues, lidhur me transkriptet e SMS-ve dhe ky dëshmitar ato i ka komentuar edhe pse nuk ka qenë ekspert. Ndër të tjera në kërkesë pretendohet se Zeqirija Qazimi asnjëherë nuk ka shkëmbyer SMS me të bashkë akuzuarit apo me personat që kanë shkuar në Siri. Në arsyetimin e saj Gjykata Supreme, thekson se duke i vlerësuar këto pretendime, vërejti se disa prej tyre që kanë të bëjnë me vërtetimin e drejt dhe të plotë të gjendjes faktike, sikur ajo për faktet se nga provat e administruara nuk është vërtetuar se i dënuari Zeqirija Qazimi ka kryer veprën penale, se nuk ka ekzistuar asnjë SMS për komunikimin eventual të tij me bashkë të akuzuarit apo personat që kanë shkuar në Siri, konstatoi se me këtë mjet të jashtëzakonshëm juridik, sipas Kodit tw procedurws Penale, nuk mund të atakohet vërtetimi i drejt dhe i plotë i gjendjes faktike ashtu që në këtë pjesë kërkesa nuk kishte baza. Kjo gjykatë duke vlerësuar dispozitivin e aktgjykimit të shkallës së parë sa i përket të dy veprave penale gjeti se i njëjti është i qartë dhe se përmban të gjitha të dhënat për kohën, vendin, mënyrën e kryerjes së veprave penale dhe të dhëna tjera që paraqesin elemente qenësore të veprave penale. Aty më tutje sqarohet edhe se të dënuarit i vihet në barrë vepra penale rekrutimi për terrorizëm ngase ai në kohën kritike, si imam në xhaminë "El-Kuddus" në Gjilan ka mbajtur ligjërata në Kaçanik, Han të Elezit dhe në Viti ku ka folur për rëndësinë e xhihadit duke krahasuar "një orë luftimi me 30 vite 'ibadet', me ç'rast ka potencuar se lufta e xhihadit në Siri është luftë e shenjtë etj". Andaj sipas kësaj gjykate, Qazimi është shpallur fajtor për veprime konkrete dhe përshkrimi i tyre në dispozitivin e aktgjykimit të shkallës së parë të njëjtin nuk e bënë të paqartë e as kundërthënës siç pretendohet në kërkesën e mbrojtjes. Po ashtu Gjykata Supreme në arsyetim theksoi se në aktgjykimin e shkallës së parë edhe përmbajtja e provave tjera që janë administruar në shqyrtimin gjyqësor janë të vlerësuara një nga një dhe në lidhshmëri me njëra tjetrën. Gjykata Supreme hodhi poshtë edhe pretendimet e tjera për shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale në aktgjykimin e shkallës së parë me arsyetimin se këto pretendime ashtu sikur ato të cekura më lartë janë të pabazuara. Njwjtw sikur kërkesën e mbrojtjes së Zeqirija Qazimit, Gjykata Supreme hodhi poshtë edhe kërkesën me pretendimet e mbrojtjes për të dënuarit e tjerë Ilir Berisha, Jetmir Kyqyku, Liridon Kabashi, e Sadat Topojanit.
|
Procesi mësimor në të gjitha shkollat e Ferizajt këtë vit zhvillohet në dy ndërrime Posted: 04 Sep 2017 05:29 AM PDT Ferizaj.04.09.2017. Numri një i qyteti të Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga drejtori i arsimit Muhamet Halili, gjatë ditës së sotme ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët "Jeronim de Rada" në Ferizaj, me ç'rast janë pritur nga drejtoresha e këtij institucioni Servete Hajrallahu, por edhe mësimdhënësit e kësaj shkolle. Svarqa, këtë vizitë e bëri më rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, si dhe u interesuar nga afër edhe me kushtet të cilët ofrohen për nxënësit e kësaj shkolle. Ai u nda tejet i kënaqur edhe me investime që janë bërë në këtë shkolle, duke shtuar se investime të njëjta do të ketë edhe aneksin tjetër shkollor ku më parë mësimin ka zhvilluar shkolla ekonomike. "Shkolla "Jeronim de Rada", ka përfituar një numër të madh të investimeve për fillimin e vitit të ri shkollor, të cilat kanë ndikuar edhe në zgjerimin e hapësirave si dhe modernizimin e tyre, është furnizuar me inventarë të ri për mësimdhënës dhe personelin arsimor. Unë besoj se në këtë mënyrë ne po fillojmë vitin e ri shkollor me dëshirat më të mira, për rezultate edhe më të mira edhe në mësimdhënie dhe mësimnxënie, duke realizuar secili funksionin e vet në shoqëri, dhe në komunën e Ferizajt. Jam shumë i sigurt që ne do të jemi konkurrent me dije tonat dhe do të ndikojmë në demantimin e të gjitha parametrave që janë shënuar edhe nga Pisa për shkak se besoj që tashmë ne po krijojmë një traditë gjithnjë e me të gjatë të shkollës sonë. Unë shpresoj se nuk do të jenë vetëm këto investime sepse edhe shkolla tjetër ankesë i shkollës ekonomike do të ketë ndryshime të njëjta dhe investime të tilla, është parapare që të rregullohet edhe kulmi i ri i kësaj shkolle, por edhe pjesët tjera përcjellëse dhe ato kabinetike si dhe rregullimin e oborrit të shkollës", është shprehur Svarqa. Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se ndjehet tejet i kënaqur që këtë vit shkollor ka arrit që në shkollat e qytetit mësimi të zhvillohet vetëm në dy ndërrime. "Jam i lumtur që komuna e Ferizajt, për herë të parë në këtë vit shkollor nuk do të ketë mësim në tri ndërrime. Ne kemi realizuar njërin nga synimet kryesore të kësaj qeverisje dhe natyrisht që jam shumë mirënjohës dhe falënderues për të gjithë mësimdhënësit, të të gjitha këtyre niveleve të arsimit në komunën e Ferizajt të cilët më përkushtim maksimal i kanë realizuar të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë të vitit shkollor", ka thënë Svarqa. E nga ana tjetër drejtoresha e shkollës fillore te mesme ë ulët Servete Hajrullahu është shprehur tejet mirënjohëse për të gjitha ata që kontribuuan në të gjitha investimet që janë bërë në këtë shkollë. "Tashmë kemi një hapësirë shumë të madhe shkollore, dhe ndjehemi tepër më fat për investimet që janë bërë në shkollën tonë. Tashmë edhe ora mësimorë do të jetë 45 minuta si në të gjitha shkollat tjera të qytetit", ka thënë Hajrullahu. Ndërsa drejtori i arsimit, Muhamet Halili, është shprehur se procesi mësimor ka filluar në të gjitha komunën e Ferizajt dhe nuk ka pasur probleme dhe vështirës. Në komunën e Ferizajt, janë 39 shkolla fillore dhe 8 të mesme.
|
Vetëplagoset me armë zjarri e mitura në Ferizaj Posted: 04 Sep 2017 03:22 AM PDT Një vajzë e vogël nga Ferizaj është vetëplagosur me armë zjarri.Sipas Policisë, vajza është vetëplagosur aksidentalisht. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet kompetente janë duke u marrë me rastin.
|
Kryetari Svarqa uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor Posted: 04 Sep 2017 01:44 AM PDT Ferizaj.04.09.2017. Të dashur nxënës, arsimtarë, prindër! Sot është një ditë e shënuar në kalendarin e ngjarjeve vjetore, fillimi i betejës së re për dije, për kultivimin dhe ndërtimin e personaliteteve tek fëmijët dhe të rinjtë tanë. Mijëra vogëlushe e vogëlushë, nisin një fazë të re të jetës, atë të arsimimit dhe fisnikërimit, socializimit dhe edukimit, të përgatitjes për jetë më cilësore. Ndaj, të dashur nxënës, sa më këmbëngulës që të jeni për ta zhvilluar me sukses betejën për dije dhe edukim, aq më të përgatitur do të jeni për jetën tuaj të ardhme. Sa më të përgatitur që të bëheni, aq më cilësore dhe e suksesshme do të jetë jeta juaj. Pra, ju sot e merrni në dorë njërin nga çelësat e suksesit në jetën tuaj. Prandaj, ndërtojeni të ardhmen me më shumë dije, me më shumë edukatë, që kjo e ardhme të jetë më e mirë për ju dhe për ne të gjithë. Gëzuar vitin e ri shkollor! Muharrem Svarqa, kryetar i Komunës së Ferizajt |
Prindërit krenar publikojnë inovacionet inteligjente të fëmijëve (FOTO) Posted: 03 Sep 2017 12:34 PM PDT Se çfarë u thotë mendja fëmijëve, mbetet ende e mistershme, por megjithatë, pasi t'i shihni këto ide inovative që kanë publikuar prindërit e tyre, do të ndryshoni mendimin tuaj. Në një seri të fotografive të mbledhura nga BoredPanda, prindërit krenar kanë ndarë me të tjerët "zbulimet" e fëmijëve, që do të dëshironin të kishin ide dhe t'i zbulonin vet. Për më shumë gjykojini vet nga këto fotografi:
|
Nesër mblidhet kryesia e PDK’së Posted: 03 Sep 2017 12:33 PM PDT Lajmin e ka konfirmuar deputetja Blerta Deliu-Kodra, e cila ka thënë se në mbledhjen e nesërme do të kuptohen detaje rreth një marrëveshjeje të mundshme me AKR-në. Ajo për klankosova.tv ka thënë se deri më tani nuk ka njohuri për ndonjë marrëveshje. Deliu-Kodra nuk ka treguar për kohën e fillimit të takimit. |
Ju duket sikur bini nga lartë kur jeni në gjumë? Shkenca shpjegon arsyet! Posted: 03 Sep 2017 12:27 PM PDT Shumë personave u ka ndodhur që të përjetojnë ndjesi sikur rrëzohen nga lartësi të mëdha, gjatë kohës që janë në gjumë.Të gjithë pothuajse kemi pyetur për motivin. Një studim i 'Mayo Clinic' ka kërkuar të gjejë shkaqet, duke zbuluar se ky fenomen prek 7 persona nga 10 të tillë. Motivi? Kjo ka të bëjë me relaksimin e muskujve dhe mendjes. Fenomeni është e lidhur me fazën Rem, që provokon ndjesinë e rënies së lirë që përjetojmë në gjumë. Shkaqet? E para ka të bëjë më ankthin, stresin dhe mbi të gjitha me lodhjen. Duke fjetur pak, rritet fenomeni i përjetimit të anktheve të tilla.
|
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |