“Zyrtare: Këta janë kandidatët e VV’së për kryetarë të komunave” plus 9 more Ferizaj Press

“Zyrtare: Këta janë kandidatët e VV’së për kryetarë të komunave” plus 9 more Ferizaj Press


Zyrtare: Këta janë kandidatët e VV’së për kryetarë të komunave

Posted: 08 Aug 2017 08:53 AM PDT

Deri më tani Vetëvendosje ka zyrtarizuar 4 kandidatë për kryetarë të komunave.

Zëdhënësi i kësaj partie, Shkodran Hoti ka thënë për lajmi.net, se procesi zgjedhor për komunat tjera do të zhvillohet në ditët e ardhshme.

"Deri me tani janë votuar Shpend Ahmeti në Prishtinë, Agron Avdijaj në Istog, Selatin Retkoceri në Lipjan dhe Salih Salihu ne Viti. Në Qendrat e tjera procesi zgjedhor do të zhvillohet në ditët në vijim", ka thënë Hoti për lajmi.net.

Vetëvendosje emërimin e kandidatëve më të cilët do të garojë në zgjedhjet lokale është duke e zhvilluar më atë të votimit të anëtarësisë së saj, ku kandidatët e propozuar nga qendrat  e kësaj partie i nënshtrohet votimit të anëtarësisë.

Vetëvendosje aktualisht udhëheq vetëm me komunën e Prishtinës që e kishte fituar në vitin 2014 me kandidatë Shpend Ahemtin, i cili pas balotazhit kishte fituar ndaj Isa Mustafës së LDK-së.

Në zgjedhjet e fundit nacionale të 11 qershorit, VV kishte dalë si partia e parë në 10 komuna. Zgjedhjet e rregullta lokale do të mbahen më 22 tetor. 

Hoxhaj: Veseli mbetet kandidat për kryeparlamentar, për seancën vendosim nesër

Posted: 08 Aug 2017 08:53 AM PDT

Ai ka konfirmuar edhe njëherë se nga PDK si pjesë e koalicionit PAN, kandidat i vetëm për Kryetar të Kuvendit të Kosovës, është Kadri Veseli, transmeton Klan Kosova.

Tutje Hoxhaj ka shtuar se rreth vendimi për pjesëmarrje të PDK-së apo jo, në seancën e radhës konstituive të thirrur nga Adem Mikullovci, do të bëhet i ditur nesër.

‘Vuçiq i gatshëm për heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë’

Posted: 08 Aug 2017 08:50 AM PDT

Ai thotë se edhe më herët ka pasur biseda për temën Kosova, porse ata janë injoruar e madje janë akuzuar "si tradhtarë".Sipas mendimit tim, ka thënë ai, Vuçiq është i gatshëm të bëjë ndërrime kushtetuese, të hiqet preambula , ka thënë Miqunoviq i cili shton se preambula është interesante si mallkim, i cili sikur thotë "ai që më fshin, mallkuar qoftë ".Së pari duhet të zgjidhet se e kujt është Kosovë si territor, pastaj duhet të normalizohen marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën. Vuçiq, gjoja është i gatshëm ta bëjë këtë, të normalizojë marrëdhëniet, që serbët të hyjnë në Qeverinë e Kosovës, ka thënë Miqunoviq.

PDK: Mbi 300 personalitete të reja do jenë pjesë e listave zgjedhore nëpër komuna

Posted: 08 Aug 2017 08:50 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se degët dhe kryesia qendrore po përkujdesen që ta përfundojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë për kryetarë dhe asamblistë komunalë.

Anëtarët e Kryesisë së PDK-së kanë diskutuar në këtë mbledhje edhe për hartimin e programeve specifike për secilën komunë, programe që u përgjigjen më së miri kërkesave të qytetarëve, të cilat do të sigurojnë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, lidershipi i Partisë Demokratike ka kërkuar nga anëtarët mobilizim maksimal për zgjedhjet lokale, thuhet në kumtesën e PDK’së. 

Turqia lejon ligjvënësit gjermanët t’i vizitojë trupat e saj

Posted: 08 Aug 2017 08:49 AM PDT

Qasja e vështirë e autoriteteve tek ushtarët gjermanë në baza turke ka rritur tensionet në mes të NATO-s dhe Ankarasë.

Gjatë arrestimeve të muajit të kaluar, Turqia ka arrestuar 10 aktivistë për të drejtat e njeriut, njëri prej tyre gjerman.

Me anë të një letre, ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, drejtuar Komitetit të Mbrojtjes në parlament, ka thënë se Turqia ka pranuar propozimin e NATO-s për një vizitë në bazën ajrore në Konja më 8 shtator.

"Ministri i Jashtëm turk është pajtuar me propozimin", ka shtuar tutje Gabriel.

Refuzimet e përsëritura të Ankarasë ndaj kërkesave të ligjvënësve gjermanë për të vizituar ushtarët e tyre në bazën ajrore në Incirlik në Turqi, e ka detyruar Berlinin të zhvendosë trupat në Jordani.

Më parë Turqia pati refuzuar edhe vizitën e planifikuar për në Konja.

Forcat e armatosura gjermane janë nën kontrollin parlamentar, andaj Berlini insiston që ligjvënësit të kenë të drejtë të kenë takime me ta.

Gjatë ditës së hënë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka akuzuar Gjermaninë se po ndihmon terroristët, duke i mbajtur të dyshuarit në territorin e saj derisa të njëjëtit po kërkohen nga autoritetet turke.

Historiani turk: Perandoria Osmane ua dhuroi serbëve tokat shqiptare (VIDEO)

Posted: 08 Aug 2017 08:48 AM PDT

Gjatë intervistës së dhënë për Televizionin turk "Avaz" ai ka thënë se shqiptarët ballkanas, janë ilir autoktonë.

"S'janë as grek e as sllavë", thotë ai, duke shpjeguar se gjatë luftës turko-ruse ka pasur shumë reaksione negative në Ballkan, shkruan Gazeta Express.

"Shqiptarët patën shumë goditje pasi ishin në kufi me sllavët. Rusët ishin në krahun e serbëve", thotë ai, duke thënë se "për fat të keq, osmanët nuk fituan asnjë luftë me rusët".

E këto humje të osmanëve, historiani turk thotë se faturën e paguanin shqiptarët.

"Shqiptarët ishin populli që frenonte sllavët dhe filluan të humbisnin toka", thotë historiani.

Ai gjithashtu tregon se si anglezët në atë kohë, i erdhën në ndihmë Turqisë, pasi nuk donin që rusët të merrnin Stambollin.

"Shumë toka iu dhuruan Serbisë", thotë ai, duke treguar se tokat e shqiptarëve që u dhuruan ishin Presheva, Nishi, Vranja. /GazetaExpress/

Shikojeni videon ku historiani tregon për tokat shqiptare të dhuruara Serbisë:

21 familje arrijnë marrëveshje me KEK’un për shpronësim

Posted: 08 Aug 2017 08:45 AM PDT

Këtë e ka bërë të ditur për "Kohën Ditore" drejtori për gazetën drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitetin në KEK, Skënder Bucolli.

"Ashtu siç kemi deklaruar edhe gjatë ditëve të fundit, pas reflektimit pozitivë të dy familjeve javën e kaluar, kemi pas një interesim të shtuar edhe nga banorët e tjerë për arritjen e marrëveshjes. Ky interesim tani edhe po konkretizohet, duke qenë se ka arritur në 21 numri i banorëve që kanë arritur pajtueshmëri për të lidhur marrëveshje me KEK-un, dhe momentalisht shumë nga këta banorë janë duke i finalizuar marrëveshjet te noteri sipas procedurave në fuqi", ka thënë ai.

Bucolli ka bërë thirrje edhe njëherë të gjithë banorëve të afektuar që t'i bashkohen këtyre 21 familjeve dhe ta zhbllokojnë në tërësi situatën në të cilën po kalohet.

Me shpronësimin e tokave të familjeve në Shipitullë pritet të mundësohet zgjerimi i minierës për KEK-un dhe lehtësimin me furnizim me energji elektrike.

Këto pjesë të Komunës së Ferizajt nesër do të kenë ndërprerje të rrymës elektrike

Posted: 08 Aug 2017 06:19 AM PDT

Ferizaj.08.08.2017. KEDS njofton se nesër disa lokalitete të Ferizajt do të mbeten pa energji elektrike për disa orë.

Më 09.08.2017 në NS 35/10kV Ferizaji lll do të ndërprehet:
• Dalja 10kV Varoshi (Kodi 40042005) prej orës 10:00 deri në orën 11:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Varoshi, Gërlica, Komogllava dhe Rakaj.
Arsyeja e ndërprerjes: Revizion.

Më 09.08.2017 në NS 35/10kV Ferizaji lll do të ndërprehet:
• Dalja 10kV Velegtores (Kodi 40042006) prej orës 11:00 deri në orën 12:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbetet Velektorja.
Arsyeja e ndërprerjes: Revizion.

Më 09.08.2017 në NS 35/10kV Ferizaji lll do te të ndërprehet:
• Dalja 10kV Nikadin (Kodi 40042007) prej orës 12:00 deri në orën 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesetet rruga: ''Riza Matoshi'', ''Imri Halili'', ''Gursel dhe Bajram Sylejmani'' dhe Qiraxhitë.
Arsyeja e ndërprerjes: Revizion.

Më 09.08.2017 në NS 35/10kV Ferizaji lll do te të ndërprehet:
• Dalja 10kV FVF Projecting (Kodi 40042008) prej orës 13:00 deri në orën 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbetet: Projecting.
Arsyeja e ndërprerjes: Revizion.

Bashkatdhetarët ferizajas të interesuar të investojnë në vendlindje

Posted: 08 Aug 2017 05:30 AM PDT

Bashkëatdhetarët ferizajas të interesuar të investojnë në vendilndjeKryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa në kuadër të takimeve të shumta me mërgimtarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës ka zhvulluar sot një takim miqësor me Agim Sejdiun udhëheqës i shoqatës "Kosova" në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kreytari Svarqa shprehu falënderimet e tij për këtë interesim dhe tha se komuna do të ofrojë mjaft lehtësime për investimet që do të bëhen këtu nga kushdo qoftë.
"Ne i ofruam dokumentet dhe udhëzimet që posedojmë për investimet e bashkëatdhetarit Sejdiu dhe presim rezultatet konkrete brenda pak kohësh. Mirëpresim secilin bashkëpunim të dobishëm për qytetarët tanë. Për ata që investojnë edhe palët që do të mund të gjejnë punë nga këto investime" pohoi kryetari Svarqa.
Bashkëatdhetari Sejdiu shprehu përgëzimet e tij për zhvillimet pozitive që po ndodhin në Kosovë, duke treguar edhe synimet e tij e të shokëve nga Bostoni për investime të rëndësishme këtu.
"Vërtet kemi dëshirë të jemi të lidhur me Kosovën prandaj diskutojmë shpesh të investojmë edhe kapitalin tonë këtu, prandaj u orientova në komunë për të marrë udhëzimet se di duhet vepruar. Mësova se ka disa procedura që lidhen edhe me nivelin qendror dhe pak ngadalë ecin këto punë, por unë kam një plan familjar dhe gjithsesi do të bëjmë diçka në vitet e ardhshme" tha Agim Sejdiu nga ShBA.
Ai më tutje ka njoftuar kryetarin Svarqa për aktivitetin e shoqatës "Kosova" me ç'rast punohet mjaft në parandalimin e asimilimit të fëmijeve shqiptar në Boton ku jetojnë mbi 1 mijë e 500 shqiptarë , pastaj në ofrimin e shumë donacioneve për fëmijët e sëmurë , si dhe në rastet e tjera humanitare. U premtua se aktivitetet e tilla do të jenë edhe më të shpeshta në të ardhmen.

Pacolli sqaron votën e Labinot Tahirit

Posted: 08 Aug 2017 03:28 AM PDT

Pacolli ka hedhur poshtë mundësi që ndonjëri prej deputetëve të AKR-së ta votojë qeverinë Haradinaj."Sinqerisht është përfolur dhe manipuluar shumë rreth personalitetit të z. Labinot Tahiri, i cili është edhe nënkryetari i parë i AKR-së. Ata që e kanë përfolur, por edhe mediet, mendoj se nuk e njohin mirë personalitetin e z. Tahiri dhe si rezultat i kësaj edhe kanë treguar mungesë respekti. Labinotin, kur e kam zgjedhur bashkudhëtar në misionin tim politik për t'i kontribuar vendit, kam qenë i vetëdijshëm dhe kam besuar në potencialin e tij. Labinoti është humanist i madh, një njeri që e do vendin e vet dhe që dëshiron të kontribuojë për përmirësimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës. Këto janë virtytet që më kanë bindur që nga fillimi të besoj tek ai. Unë asnjëherë nuk kam pasur dilema, pavarësisht prej propagandës së madhe në opinion. Labinoti si nënkryetar i partisë, bashkë me të gjithë neve, i respekton vendimet që merren në organet politike të AKR-së", ka thënë Pacolli.