Zëri: “Jankoviq përkrah anëtarësimin e Kosovës në Interpol, kundërshtohet ashpër nga Serbia” plus 29 more |
- Jankoviq përkrah anëtarësimin e Kosovës në Interpol, kundërshtohet ashpër nga Serbia
- Lirak Çelaj: Shpend Ahmeti, mjeshtër i 'fake news'
- Edhe Lista Serbe i thotë 'po' dialogut të brendshëm për Kosovën
- Konstituimi i Kuvendit të ri, këto janë procedurat që do të ndiqen
- Veseli uron basketbollistët për fitoren ndaj Maqedonisë
- Cakolli: Shpend trego pse të intervistoi hetuesia për Kodrinën (Dokument)
- Zemra e Kosovës
- Kandidati i pavarur Rufki Suma pretendon edhe një mandat në Han të Elezit
- Lladrovci përcjell nga afër lokalizimin e zjarreve në Drenas (VIDEO)
- Daçiq: Serbia s'do ta njohë kurrë Kosovën, propozimi i Vuçiqit u keqkuptua
- Helmohen 50 persona në Ferizaj, tre në gjendje të rëndë
- Turqia bëhet me trajner të ri (Foto)
- Java më e nxehtë e vitit në Itali, temperaturat mbi 40 gradë
- Thaçi, mesazh deputetëve nga Podgorica (Video)
- Avioni bën ulje emergjente në plazh, dy të vdekur
- Femrat me trup në formë dardhe evitojnë rrezikun për sulm në zemër dhe diabet
- Çfarë ndodh në trup nëse i fryni gishtit të madh?
- Ja çka do të dal në shesh pasi që të shkrihen akullnajat?!
- Vajza ia ekspozon të pasmet Ornella Mutit (Foto)
- Rama: Zv.presidenti Pence rikonfirmoi mbështetjen e SHBA
- Rita shfaqet tejet joshëse me bikini (Foto)
- Shukri Buja jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në PDK
- Digjen disa pjesë pyjore në Drenas, zjarrfikësit ne drejt lokalizimit të zjarrit
- Zoran Zaev: Samiti në Podgoricë, mundësi e shkëlqyer për përforcim të bashkëpunimit
- Veshjet sportive, trendi i 2017-ës
- Këto gjëra mos i harroni kur niseni për pushime
- Avni Kastrati tregon nëse do të rikandidojë për Mitrovicën
- Një gotë ujë të ngrohtë në mëngjes për shëndet më të mirë
- Sa është e rrezikshme kërcitja e gishtave?
- Analisti jep intervistë në brekë (VIDEO)
| Jankoviq përkrah anëtarësimin e Kosovës në Interpol, kundërshtohet ashpër nga Serbia Posted: 02 Aug 2017 02:47 PM PDT Kryetari i Lëvizjes së Lirë qytetare, Sasha Jankoviq ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Interpol është në interes të Serbisë. Sipas tij, Serbia nuk ka nevojë të ngutet për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovën në Interpol. Njëjte nuk mendon, anëtari i Shoqatës Botërore të shefave të policisë, Mark Nikoviq. “Serbia duhet ta parandaloj këtë skenar sepse nëse ndodh mbart rreziqe për vendin”, ka thënë Nikoviq, transmeton lajmi.net. Ai ka theksuar se...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Lirak Çelaj: Shpend Ahmeti, mjeshtër i 'fake news' Posted: 02 Aug 2017 02:27 PM PDT Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Lirak Çelaj, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, në kuadër të polemikave për kompleksin 'Kodrina'. Duke kundërshtuar deklaratat e Ahmetit rreth tij, Çelaj e ka quajtur kreun e Prishtinës "mjeshtër i asaj që sot quhet 'fake news'". Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Çelaj ka thënë se Ahmeti ka shkelur procedurat, dhe se për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Edhe Lista Serbe i thotë 'po' dialogut të brendshëm për Kosovën Posted: 02 Aug 2017 02:26 PM PDT Igor Simiq nga Lista Serbe ka thënë se dialogu i brendshëm për çështjen e Kosovës në Serbi, i iniciuar nga Aleksandër Vuçiq është i nevojshëm për popullin serb. “Çështja e Kosovës është çështje shtetërore dhe kombëtare, veprimi i presidentit Vuçiq është me i guximshmi që ka pasur Serbia që nga viti 1999, kur i gjithë problem i Kosovës është shtyrë mënjanë”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net. I pyetur se kënd e mbështesin...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Konstituimi i Kuvendit të ri, këto janë procedurat që do të ndiqen Posted: 02 Aug 2017 02:05 PM PDT Pak orë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, gjithçka është gati. Salla është e gatshme, ashtu si edhe dokumentet. Kjo seancë, që pritet të fillojë të enjten, në orën 10:00, do të drejtohet nga deputeti më i vjetër dhe ai më i ri. Këtë privilegj do ta kenë Adem Mikullovci dhe Teuta Rgova. Adem Mikullovci do t`i rikthehet Kuvendit të Kosovës, aty ku në vitet e rënda të të 90-ve, ishte deputet i kuvendit. Ai ishte pjesë e delegatëve që...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Veseli uron basketbollistët për fitoren ndaj Maqedonisë Posted: 02 Aug 2017 01:43 PM PDT Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar përmes një statusi në Facebook basketbollistët e Kosovës për fitoren ndaj Maqedonisë. "Përgëzime për basketbollistët e Kosovës, të cilët sonte shënuan fitoren e parë në rrugën drejt Botërorit “Kina 2019”. Le të jetë ky një fillim i sukseseve të reja për Kosovën", ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Cakolli: Shpend trego pse të intervistoi hetuesia për Kodrinën (Dokument) Posted: 02 Aug 2017 01:41 PM PDT Sekretari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli ka publikuar kontratën që Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes e ka nënshkruar me kompaninë Tregtia për projektin "Kodrina", ku PDK e akuzon kryetarin e Prishtinës se ka bërë krim që mund ta qoj në burg. Derisa paradite PDK ka publikuar skemën përmes së cilës shpjegohet krimi i supozuar, Ahmeti kishte reaguar në Facebook duke thënë se projekti i "Kodrinës" është në rregull. Por ndërkohë, sekretari i PDK-së në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 02 Aug 2017 01:25 PM PDT Kosova e ka nisur me fitore kampanjën parakualifikuese për Botërorin “Kina 2019”. Të udhëhequr nga i shkëlqyeshmi Dardan Berisha, “Dardanët” të mërkurën mbrëma e shfrytëzuan përparësinë e terrenit dhe përkrahjen e madhe të tifozerisë dhe e mposhtën Maqedoninë me rezultat 72:68, në ndeshjen e parë të Grupit C. Verdhekaltrit luajtën me zemër për Kosovën, të cilës ia sollën fitoren e parë të madhe. Njkohësisht, ia kthyen vendit tonë edhe shpresën e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kandidati i pavarur Rufki Suma pretendon edhe një mandat në Han të Elezit Posted: 02 Aug 2017 01:29 PM PDT Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 22 tetor, partitë politike ende nuk kanë marr vendime për kandidatët që do të kenë nëpër komuna. Siç u quajt nga mediat, kryetari unik i Hanit të Elezit, Rufki Suma, pritet të rikandidojë edhe për një mandat në këtë komunë. Kjo është bërë e ditur nga burimet brenda komunës për lajmi.net. “Qytetarët e duan Rufki Sumën edhe për një mandat dhe ai besojë se do të rikandidojë përsëri”, ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Lladrovci përcjell nga afër lokalizimin e zjarreve në Drenas (VIDEO) Posted: 02 Aug 2017 01:28 PM PDT Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është duke vëzhguar nga afër zonat e prekura nga zjarri si pasojë e temperaturave të larta në disa fshatra të kësaj komune. Në një komunikatë bëhet e ditur që edhe në këto orë të vona, Lladrovci gjendet bashkë me zjarrëfikësit në tentim të shuarjes së zjarreve në disa lokacione të fshatrave të kësaj komune. Tutje në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Dreansit thuhet: ”Edhe në këto orë të vona, zjarrfikësit po...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Daçiq: Serbia s'do ta njohë kurrë Kosovën, propozimi i Vuçiqit u keqkuptua Posted: 02 Aug 2017 01:25 PM PDT Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka hedhur poshtë pretendimet se Serbia dëshiron ta njohë pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për ‘RTS’, ai ka thënë se disa e kanë keqkuptuar thirrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për dialog të brendshëm për Kosovën, duke e interpretuar si thirrje për njohje, por se Serbia kurrë nuk do ta bëjë një gjë të tillë. “Ata mendojnë se kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë që Serbia...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Helmohen 50 persona në Ferizaj, tre në gjendje të rëndë Posted: 02 Aug 2017 01:23 PM PDT Një aheng familjar është shndërruar në fatkeqësi për familjen Mehmeti nga fshati Bibaj të Ferizajt. 50 të pranishëm janë helmuar, prej të cilëve një grua 24-vjeçare dhe dy fëmijë janë në gjendje të rëndë. Ata nuk e dinë saktë se nga u sëmurën, por mjekët dyshojnë se kjo ka ndodhur nga konsumimi i produkteve me bazë shtazore. Një grua 24-vjeçare nga Ferizaj është në rrezik për jetë. Ajo dhe 50 të tjerë dyshohet se u helmuan të premten...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Turqia bëhet me trajner të ri (Foto) Posted: 02 Aug 2017 11:40 AM PDT Turqia ka emëruar Mircea Lucescu si trajner të ri të Kombëtares Federata e Futbollit e Turqisë, ka emëruar trajnerin rumun, Mircea Lucescu si trajner të ri të Kombëtares. Lucescu kështu do të zërë vendin e trajnerit Fatih terim, i cili kishte dhënë dorëheqje me 26 korrik të këtij viti. Trajneri rumun me Turqinë ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2020. /Express/ ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Java më e nxehtë e vitit në Itali, temperaturat mbi 40 gradë Posted: 02 Aug 2017 11:12 AM PDT Italianët po rrinë në shtëpi dhe po mënjanojnë plazhet e tyre për shkak të temperaturave ekstreme mbi 40 gradë Celcius që kanë përfshirë pothuajse të gjithe vendin mesdhetar. Ministria italiane e Shëndetësisë nxori Nivelin 3 të alarmit për temperatura të larta për qytete si Bolcano, Bari, Milano, Romë, Torino, Firence dhe Venecia. ”Vala e të nxehtit rrezikon shëndetin e gjithë popullsisë dhe jo vetëm atë të fëmijëve apo atë të atyre që vuajnë nga...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Thaçi, mesazh deputetëve nga Podgorica (Video) Posted: 02 Aug 2017 11:10 AM PDT Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili aktualisht ndodhet në Mal të Zi, ku po merr pjesë në Samitin ‘Karta e Adritikut’, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të marrin pjesë në seancën konstituive të së enjtes dhe t’i hapin rrugë formimit të institucioneve. Nga Podgorica, ai ka kërkuar që të mos humbet më kohë, pasi shtetin e presin sfida të mëdha në të ardhmen e afërt. “Mesazhi im për të gjithë deputetët është që të marrin...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Avioni bën ulje emergjente në plazh, dy të vdekur Posted: 02 Aug 2017 10:56 AM PDT Një burrë dhe një fëmijë kanë vdekur, pasi që një avion ka bërë një ulje emergjente në një plazh në Portugali. Viktimat e këtij incidenti që ndodhi në Caparica ne Almada, në jug-perëndim të Lisbonës, janë një burrë 30 vjeçar dhe një vajzë, kanë raportuar mediat lokale. Ekipi që ishte në avion nuk janë lënduar, dhe janë duke u marrë në pyetje. Disa dëshmitarë kanë thënë që viktimat ishin duke u rrezitur, kur avioni bëri uljen...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Femrat me trup në formë dardhe evitojnë rrezikun për sulm në zemër dhe diabet Posted: 02 Aug 2017 10:48 AM PDT Një studim ka gjetur se njerëzit e hollë mund të ulin rrezikun e tyre të sulmeve në zemër dhe sëmundjes së diabetit, duke mbajtur disa kilogramë shtesë në zonën e barkut dhe të kofshëve. Por ata që kanë trupin në formë dardhe kanë tendencë për t`i shpëtuar këtij grupi, pasi fundi i barkut dhe kofshët janë vende më të sigurta për të ruajtur dhjamin në trup, shkruan Indeksonline. Gratë me peshë normale me trupat e dendur si Beyonce dhe Shakira kanë një rrezik...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Çfarë ndodh në trup nëse i fryni gishtit të madh? Posted: 02 Aug 2017 10:46 AM PDT Trupi i njeriut është një makineri e pabesueshme në të cilën gjithmonë hasim në gjëra të reja. Kështu kuptojmë se edhe fryrja në gishtin e madh mund të jetë e dobishme. FRYRJA NË GISHTIN E MADH LIRON NGA STRESI Në fakt, kjo teknikë stimulon punën e nervave. Stimulimi i nervave ngadalëson punën e zemrës dhe pakëson ndjenjën e stresit dhe ju qetëson. Gishti i madh ndoshta nuk gjendet në afërsinë e nervave kryesor, por me teknikën e duhur mund të ndihmoni në stimulimin e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ja çka do të dal në shesh pasi që të shkrihen akullnajat?! Posted: 02 Aug 2017 10:45 AM PDT Të gjithë tanimë kemi dëgjuar rreth ngrohjes globale dhe rrezikut që sjell një gjë e tillë. Por, kësaj herë do të flasim vetëm për një aspekt të ngrohjes globale – shkrirjen e akullnajave, respektivisht çka del në shesh pasi që të shkrihen akullnajat, apo edhe akujt. Në Norvegji, kur u shkri një akullnajë, në pah dolën artefakte të vjetra 1700 vjet, në formë të rrobave, dorashkave, mbathjeve, bile edhe skeleteve të kuajve. Në Itali, pas shkrirjes së një akullnaje...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Vajza ia ekspozon të pasmet Ornella Mutit (Foto) Posted: 02 Aug 2017 10:44 AM PDT E bija e aktores së famshme italiane Ornella Muti e ka fotografuar nënën e saj, gjatë një relaksi në shtëpinë e saj në Formelo, Romë. Naike Rivella e ekzalton mamanë e saj si “gjyshja e madhe”, shembull i “harmonisë mes shpirtit, mendjes dhe trupit”, por ajo që bie në sy, janë të pasmet, që edhe në moshën 62-vjeçare, aktorja e famshme italiane i ka si të një 25-vjeçareje… ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rama: Zv.presidenti Pence rikonfirmoi mbështetjen e SHBA Posted: 02 Aug 2017 10:42 AM PDT Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka komentuar samitin e Kartës së Adriatikut, nën patronazhin e zëvendës presidentit amerikan Mike Pence. “Zv.shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi fort interesin e Shteteve të Bashkuara për të forcuar bashkëpunimin me vendet e rajonit, si edhe domosdoshmërinë për të rritur ndërveprimin mes SHBA e vendeve të rajonit e po ashtu mes vetë vendeve të rajonit, në funksion të përballimit me sukses të sfidave të sigurisë, paqes e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rita shfaqet tejet joshëse me bikini (Foto) Posted: 02 Aug 2017 10:39 AM PDT Rita Ora ka mahnitur me pamjen e saj përderisa po kalonte pushimet në Xhamajka me miqtë dhe familjarët. 26 vjeçarja morri vëmendjen e mediave ndërkombëtare përderisa u shfaq me bikini në plazhet e Xhamajkas. Ora është e njohur për stilin e saj të veçantë. Më poshtë mund t’i shihni fotografitë. Magazina.al ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Shukri Buja jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në PDK Posted: 02 Aug 2017 10:30 AM PDT Kryetari i degës së PDK-së në Lipjan, Shukri Buja ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, nga kryesia e PDK-së dhe po ashtu nuk do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Lipjan. Buja e ka konfirmuar këtë për KosovaPress, ku ka shpjeguar se tani është vetëm anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Arsyet e dorëheqjes së tij, Buja i ka bërë të ditura në një letër pesëfaqëshe që ia ka dërguar kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Digjen disa pjesë pyjore në Drenas, zjarrfikësit ne drejt lokalizimit të zjarrit Posted: 02 Aug 2017 10:22 AM PDT Pasditen e së mërkurës, në fshatin Godanc, përkatësisht afër Guri i Plakës, është raportuar për një zjarr në malet e kësaj zone. Në vendin e ngjarjes kanë dal menjëherë zjarrfikësit e Komunës së Drenasit dhe Policia, ndërsa për se afërmi ka qëndruar edhe kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci. Sipas informatave të para zyrtare nga ana e Policisë në Drenas, ende nuk dihet si ka ardhur deri te djegia e pyjeve. Kryetari Lladrovci gjatë qëndrimit ne vendin e ngjarjes, u ka bërë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zoran Zaev: Samiti në Podgoricë, mundësi e shkëlqyer për përforcim të bashkëpunimit Posted: 02 Aug 2017 10:22 AM PDT ‘Ky samit ishte mundësi e shkëlqyer për të diskutuar për përparimin e bashkëpunimit tonë dhe të ardhmen e Kartës së Adriatikut. Edhe njëherë e dallojmë rëndësinë e bashkëpunimit gjithëpërfshirës politik, ekonomik dhe në sferën e mbrojtjes ndërmjet vendeve tona ku bëjmë shkëmbimin e përvojave në reforma dhe intergrime me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit rajonal. Besojmë se integrimet euro-atlantike të rajonit të bazuara në solidaritet dhe vlera...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Veshjet sportive, trendi i 2017-ës Posted: 02 Aug 2017 10:19 AM PDT Të gjithë e kemi parë që veshjet sportive, ato komplet bluzë dhe pantallona, janë rikthyer dhe duken më mirë se kurrë më parë. Me stilimet më të reja ato janë shndërruar në dukjen perferkte dhe jo vetëm për të shkuar në palestër. Yjet si Rihanna tashmë i kanë pjesë së gardërobës së tyre të përditshme. Hidhni një sy modeleve më poshtë dhe inspirohuni për dukjen e radhës. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Këto gjëra mos i harroni kur niseni për pushime Posted: 02 Aug 2017 10:13 AM PDT Paketimi i rrobave për pushimet e verës është një gjë shumë e rëndësishme: ju gjithmonë harroni diçka që ju duhet shumë, e madje kjo ua prish edhe pushimet. Andaj më poshtë po ju sjellim një listë të gjërave që listohen si të domosdoshme në çantën tuaj të pushimeve, transmeton Klan Kosova. Çorapet Mbështjellës (Cover) për telefon Pizhama Pudrën e lëngshme, një ngjyrë më të errët se zakonisht Karikuesi Rroba që mbulojnë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Avni Kastrati tregon nëse do të rikandidojë për Mitrovicën Posted: 02 Aug 2017 10:16 AM PDT Kosova më 22 tetor do t’i mbaj zgjedhjet lokale. Mos konstituimi i Kuvendit dhe mos formimi i Qeverisë kanë bërë që partitë politike të mos diskutojnë ende për kandidatët për kryetarë të komunave. Përkundër pak kandidatëve që janë deklaruar se do të kandidojnë e do të rikandidojnë pjesa tjetër ende nuk e di se çfarë vendime pritet të marr partia, shkruan lajmi.net. Avni Kastrati mund të jetë sërish kandidat për kryetar në komunën e Mitrovicës nga Partia...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Një gotë ujë të ngrohtë në mëngjes për shëndet më të mirë Posted: 02 Aug 2017 10:12 AM PDT Të pini ujë të ngrohtë në mëngjes është shprehia më e shëndetshme që mund të keni. Më poshtë janë disa prej arsyeve që ndoshta nuk i keni ditur se pse duhet të konsumoni ujë të ngrohtë në stomak të zbrazët, sapo të zgjoheni, transmeton Klan Kosova. Ndihmon për dhimbjet Pirja e ujit të ngrohtë ka përfitime të shumta shëndetësore. Lehtëson dhimbjet e shkaktuara nga cikli menstrual, relakson muskujt e barkut dhe është fantastik për të gjitha llojet e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Sa është e rrezikshme kërcitja e gishtave? Posted: 02 Aug 2017 10:11 AM PDT Disa thjesht nuk jetojnë pa i kërcitur gishtat. Të tjerët nuk e durojnë këtë gjë. Në fillim të këtij viti, shkencëtarët kanë zbuluar se nga vjen zhurma kur kërcasim gishtat. “Është pak a shumë si krijimi i një vakumi. Kur shkëputen sipërfaqet papritmas, nuk ka lëng të pranishëm për të zënë vendin bosh. Kështu që krijohet një zgavër,” thonë shkencëtarët. Sipas tyre, momenti i krijimit të zgavrës sjell edhe zhurmën. Në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Analisti jep intervistë në brekë (VIDEO) Posted: 02 Aug 2017 10:10 AM PDT Videoja që shfaq analistin politik jordanez që jep një intervistë përmes Skype për televizionin shtetëror pa pantallona, vetëm në brekë, është bërë virale në mediat sociale. Majid Asfour u intervistua nga rrjeti i lajmeve Al-Jazeera muajin e kaluar lidhur me të shtënat po në këtë muaj në ambasadën izraelite në Aman. Meqë intervista ishte vetëm përmes Skype, Asfour, i cili shërbeu si ish-kryeredaktor i gazetës jordaneze “Al Rai Arabic”, nuk e shpenzoi kohën duke veshur pantallonat...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





