“VV reagon për aktivistët e saj” plus 9 more Ferizaj Press |
- VV reagon për aktivistët e saj
- Bëri vetullat tatuazh, ajo që i ndodhi gruas më pas…(Foto)
- Çaji nga majdanozi, ilaç për shumë sëmundje
- Kush është i riu që u plagos në operacionin antidrogë të Policisë
- Tentojnë të fusin marihuanë në burgun e Dubravës , arrestohen dy femra
- Zbulohet fytyra e të dashurës së Ledrit
- A është ky kandidati i VV-së për kryetar të Ferizajt? (Foto)
- Klubi i notit ‘’Kastrioti’’ pranon donacion nga bashkatdhetarët (Video)
- Qytetarët ferizajas me një varg kërkesash në adresë të komunës
- Kryqi i Kuq në Ferizaj bënë shkollat e Ferizajt me korrniza për biçikleta (Foto)
| VV reagon për aktivistët e saj Posted: 03 Aug 2017 09:47 AM PDT SQARIM |
| Bëri vetullat tatuazh, ajo që i ndodhi gruas më pas…(Foto) Posted: 03 Aug 2017 01:59 AM PDT Të heqësh vetullat e më pas t'i bësh ato tatuazh është moda më e re. Vetullat janë ato që bien më shumë në sy kur shohim fytyrën e dikujt dhe nëse nuk i kemi në formë perfekte atëherë do dukeshim shëmtuar me të vërtetë.Një nënë e re e cila e mori këtë vendim përfundoi me ballë të djegur. Infeksioni i "fshiu" asaj vetullat nga dhe iu përhap më tej edhe në fytyrë. Coast nga Melburni kishte shkuar në një klinikë për t'i bërë vetullat tatuazh, në mënyrë që ato të dukeshin më të trasha. Sipas saj, arsyeja që ajo mori këtë plagë të tmerrshme ishte, neglizhenca e estetistes. Ajo ishte shumë e nxituar. Shkonte sa jashtë brenda për të takuar klientët gjatë procedurës. Gjithashtu po bënte edhe një tatuazh tjetër në të njëjtën kohë. Estetistja nuk vendoste doreza në çdo kohë, duke bërë që puna të mos ishte sterile, shkruan nëna e divorcuar. Amanda Coast tha se kur u zgjua kishte dhimbje dhe pa që lëkura rreth vetullave kishte nisur të binte. |
| Çaji nga majdanozi, ilaç për shumë sëmundje Posted: 03 Aug 2017 01:55 AM PDT Çaji i bërë nga majdanozi përdoret për të rregulluar ciklin menstrual dhe konsiderohet se ndihmon në normalitetin e mitrës pas lindjes.Përpos kësaj, kjo pije është ilaç për të gjitha sëmundjet e veshkave, transmeton portali arbresh. Çaji i majdanozit parandalon indet nga thithja e kripës, që ndihmon veshkat dhe mëlçinë. Kjo pije rekomandohet në rastet e infeksioneve të fshikëzës dhe shfaqjen e gurëve të veshkave. Përmban acid folik dhe ka ndikim të madh te personat me sëmundje kardiovaskulare. Tjetër e mirë e majdanozit është se ndihmon në zvogëlimin e kolesterolit. Si duhet përgatitur ky çaj. Ja receta: 2 lugë të mesme majdanoz të freskët i vendosni në ujë për t'u zier. Lëreni të qëndrojë ashtu për 5 deri në 10 minuta dhe më pas e largoni majdanozin. Pasi të ftohet çaji, shtoni disa pika limoni dhe një lugë çaji mjaltë, nëse dëshironi. Mund ta konsumoni kurdo që të dëshironi. |
| Kush është i riu që u plagos në operacionin antidrogë të Policisë Posted: 03 Aug 2017 01:33 AM PDT Dalin detaje të reja nga aksioni antidrogë i Policisë pasditen e sotme te 'Don Bosko', ku një person është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, i arrestuar ne Spitalin e Traumës. Policia e Tiranës, duke dhënë informacion mbi aksionin antidrogë, thotë se ka mbetur i plagosur nje 27-vjeçar, i cili quhet Bledar Peci, pas te shtënave ne ajer dhe me pas në drejtim të gomave te automjetit me te cilin lëvizte i dyshuari për trafik droge. Policia kishte marre informacion se Peci, ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit kokainë, në zonën e Don Boskos. Më datë 01.08.2017 është organizuar puna për kapjen në flagrancë e shtetasit të dyshuar. Nga ana e shërbimeve i është bërë shenjë të ndalonte. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur shenjës të ndalimit, por ka levizur me shpejtësi duke bere disa manovra te rrezikshme te cilat rrezikuan jetën e oficerëve të policisë duke përplasur nje automjet te ndërhyrjes. Gjithashtu në këtë moment me qëllim parandalimin e largimit të automjetit dhe pas thirrjes së punonjesve të policisë për të ndaluar fillimisht, është paralajmëruar me qitje në ajër dhe më pas në drejtim të gomave te automjetit, ku si pasojë ka ngelur i plagosur shtetasi B. P, i cili u transportua në spital jashtë rreziku për jetën. Pas përplasjes është bërë i mundur ndalimi i shtetasit B.P, 27 vjeç |
| Tentojnë të fusin marihuanë në burgun e Dubravës , arrestohen dy femra Posted: 03 Aug 2017 01:28 AM PDT Dy femra janë arrestuar pasi që kishin tentuar të fusnin në burgun e Dubravës substanca narkotike të llojit marihuanë. Substanca narkotike me peshë rreth 20 gram është konfiskuar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. |
| Zbulohet fytyra e të dashurës së Ledrit Posted: 03 Aug 2017 01:22 AM PDT Fotografia e reperit Ledri Vula i cili shfaqej duke puthur një vajzë misterioze menjëherë u aludua se një histori dashurie po lind në shoëbizin shqiptar. Siç themi dhe ne shqiptarët: ku ka zë, nuk është pa gjë. Sot Blitz ka dy foto të tjera që mesa duket e vërtetojnë aludimin Dje në mbrëmje djemtë kanë qenë në Ulqin ku kanë mbajtur koncertin e radhës dhe duket se kanë dashur të kenë pranë edhe partneret. Dj Gramo është i lidhur me të dashurën e tij të zemrës që quhet Valentina ndërkohë që kjo e fundit është shfaqur në disa foto përkrah vajzës misterioze që Ledri kishte në krahë. Hmmm, mos ndoshta kjo histori u konfirmuam? Ne presim çdo thotë Ledri, ndërkohë që vazhdojmë dhe kërkojmë mbi të vërtetë. Kemi vetëm diçka për të thënë: shkojnë shumë dhe janë me të vërtetë një dyshe e bukur. |
| A është ky kandidati i VV-së për kryetar të Ferizajt? (Foto) Posted: 02 Aug 2017 01:37 PM PDT Nga disa burime brenda VV'së në Ferizaj, kandidat i mundshëm për Kryetar të Komunës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj është Zgjim Hajdini. Periskopi ka kontaktuar Zgjim Hajdinin i cili nuk e ka pohuar por as nuk e ka mohuar kandidimin e mundshëm. "Sa i përket kandidimit tim, nuk e mohoj por as e pohoj, pasi për këtë vendos kryesia dhe secili anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Nëse vendoset për kandidimin tim, unë jam i gatshëm. Për momentim jam i angazhuar në disa projekte që lidhen me fushën e energjisë në Vienë." Në zgjedhjet e fundit parlamentare Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj ka trefishuar votat dhe kjo ka bërë që dy ish-asambleistë të AAK-së të aderojnë në VV, po ashtu dhe shumë anëtarë tjerë. Kandidati në fjalë, Zgjim Hajdini ka bërë studimet për termoenergji në Universitetin Teknik të Vienës. Ai ka qenë i angazhuar në disa projekte në Universitet dhe i angazhuar për një kohë të gjatë në Lëvizjen Vetëvendosje. Zgjim Hajdini |
| Klubi i notit ‘’Kastrioti’’ pranon donacion nga bashkatdhetarët (Video) Posted: 02 Aug 2017 01:13 PM PDT Vullneti për ta ndihmuar vendlindjen po vazhdon edhe më tej nga bashkatdhetarët tanë. Murat Shaqiri dhe Hajrullah Zejnullahu, nga Zvicra sollën pajisje për klubin e notit "Kastrioti" në Ferizaj. Hajrullah Zjenullahu, thotë se ideja për ta ndihmuar klubin e notit "Kastrioti", erdhi nga vajza e tij e cila vitin e kaluar mori pjesë në garat e notit në Ferizaj dhe pa nevojat që ka ky klub. "Ideja më ka ardhë nga vajza ime e cila merret me not në Zvicër që 9 vite. Vitin e kaluar patëm vendos me ardhë këtu me u marrë me not, duke parë mungesën e shumë mjeteve elementare që mungojnë për not, ideja ka qenë pikërisht e saj që të ndihmojmë, ajo më ka thënë se aq sa është e mundur duhet me i'u ndihmu diçka, duhet me i'u pru sepse nuk kishin pas asgjë, as gjërat elementare të notit, unë përveç Rinës i kam edhe dy fëmijë të tjerë që merren me not dhe e pëcjelli këtë sport dhe më shtyn që të ndihmoj këtu këtë sport",tha Zejnullahu. Udhëheqësi i sektorit të Sportit në Ferizaj, Bashkim Haxhimusa, njoftoi se nuk është hera e parë që këta bashkatdhetarë ndihmojnë klubin e notit ''Kastrioti'', por theksoi se kësaj here vlera e donacionit është më e madhe. "Që të dy kanë bashkuar disa mjete dhe na kanë sjellë torba, kapela dhe syze për notuesit ferizajas, diku në sasi prej 50 kapelave dhe torbave, kështu që për neve është një ndihmë shumë e madhe, edhe herën e kalur kanë sjellë peshqira dhe pjesë tjera të rekuizitave sportive, por megjithatë kësaj radhe e ka mbush sepse edhe i ka shtypur të gjitha me llogën Kastrioti'', tha Haxhimusa. Kryetari i klubit të notit "Kastrioti" Hazir Gashi, tha se nevoja për këto pajisje që kushtojnë goxha shumë, ka qenë e madhe. "Ky është rast i mirë që t'i falenderojmë që kanë gjete mundësinë të na sjellin donacionin për klubin e notit "Kastrioti" të Ferizajt, dhe këto janë paisje të shtrenjta, është vështirë që në kushtet të cilat po funksionojmë ne të sigurojmë këto pajisje dhe këta nga Zvicra nuk janë kursyer dhe na kanë sjellë këto pajisje, ky not aq më tepër sivjet ka nevojë të masivizohet, ku të gjithë e dimë për fatkeqësitë që na kanë ndodhur në bregdetin tonë dhe pikërisht një prej arsyjeve kryesore është që nuk kanë ditur not, pra me masovizimin, mësimin e notit, ne përveç që sigurojmë jetët tona ne mund të jemi një prej atyre që mund të shpëtojmë jetën edhe të tjerëve", tha Gashi. Ehind Braha, notues i klubit "Kastrioti", tha se deri më tani sa herë kanë zhvilluar gara janë detyruar t'i blejnë vetë gjërat që u janë nevojitur. "Më herët kur kemi notu i kemi ble gjërat tona, çantat e të gjitha, tash kur na kanë ardhë donacionet nga jashtë ne me këto garojmë dhe janë më të mira", tha Ehind Braha. Pas pranimit të këtij donacioni klubi i notit "Kastrioti", në shenjë mirënjohje për bashkëatdhetarët kontribues zhvilloi një garë miqësore. /Përgatitur nga Qendresa Ramadani për Televizionin Tema. |
| Qytetarët ferizajas me një varg kërkesash në adresë të komunës Posted: 02 Aug 2017 01:04 PM PDT Ferizaj.02.08.2017.Të mërkurën në Ferizaj, kanë filluar takimet konsultative me qytetarë. Takimi i parë u zhvillua në shkollën "Ahmet Hoxha", ndërsa takimi i dytë në shkollën "Astrit Bytuqi" në Ferizaj. Në këto takime konsultative për hartimin e projektbuxhetit për vitin 2018-2020, mori pjesë kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryesuesi i Kuvendit Faruk Guri, drejtoresha e financave Lirije Syla si dhe drejtori i infrastrukturës Gafurr Ilazi. Me këtë rast kryetari Svarqa, është shprehur se këto takime konsultative mbahen me qëllim të vetëm që të respektohet edhe vendimmarrja e qytetarëve ferizajas rreth hartimit të buxhetit. "Ne do të punojmë bashkë për të hulumtuar, evidentuar në mënyrë që të gjejmë edhe propozimet dhe prioritetet e juaja në lokalitetin në të cilin jetoni ju, dhe që në bazë të atyre propozimeve ato do të vendosen edhe në në Kornizën Afatmesme Buxhetore dokument ky që tashmë është në diskutim publik dhe të realizohen politika konform vendimmarrjes së përbashkët me qytetarë. Qëllimi ynë është që të kemi vendimmarrje të përbashkët në mënyrë që diskutimet publike prodhojnë kushtimesh edhe një bashkëpunim të frytshëm në mes pushtetit dhe qytetarëve", është shprehur kryetari Svarqa, duke sqaruar se Korniza Afatmesme Buxhetore ka për qëllim kufijtë e shpenzimeve për tre vitet e ardhshme brenda të cilës do të bëhet edhe shpërndarja buxhetore në mënyrë proporcionale konform edhe numrit të banorëve. Ndërsa drejtoresha e financave Lirije Syla qytetarët ferizajas i ka njoftuar në mënyrë të detajuar lidhur me buxhetin e komunës sonë për vitet në vazhdim. Ajo tha se buxheti i komunës sonë për vitin 2018 është 28 milion e 750 mijë euro, mjete këto që shpërndahen në të gjitha kategoritë dhe grantete e komunës. E nga ana tjetër edhe drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi, është shprehur se vlera e investimeve kapitale për tre vitet e ardhshme kap shumën prej 31 milion euro, në të cilat projekte parashihen të bëhen rrugë, kanalizime, ujësjellës dhe projekte të tjera si shëndetësore, arsimore, kulturore dhe të tjera. Nga ana qytetarët e Ferizajt të pranishëm në këto takim konsultativ parashtruan edhe kërkesat e tyre, të cilat më shumë ishin të fokusuar në aspekte që kanë të bëjnë me zhvillimin e komunës dhe investimet që duhet bërë kryesisht në infrastrukturë, rrjet kanalizimi, ujësjellës etj. Pas dëgjimit të halleve të këtyre qytetarëve kryetari Svarqa dhe drejtori infrastrukturës Gafurr Ilazi , i janë përgjigjur të gjitha pyetjeve të qytetarëve që kanë parashtruar në këto takime konsultative. Takimet konsultative nesër duke filluar nga ora 18:00 do të mbahet në shkollën "Jeta e re" në fshatin Greme, ku do të marrin pjesë banorët e fshatrave: Greme ,Varosh, Doganaj, Zaskok dhe Rakaj. Ndërsa në ora 20:00 takimi do të mbahet në Manastirc ku do të marrin pjesë banorët e fshatrave: Balaj, Pleshinë, Nerodime e Ultë dhe e Epërme dhe Dubrava. |
| Kryqi i Kuq në Ferizaj bënë shkollat e Ferizajt me korrniza për biçikleta (Foto) Posted: 02 Aug 2017 12:50 PM PDT Ferizaj.02.08.2017. Një projekt i Kryqit të Kuq në Ferizaj në bashkëpunim me UNICEF-in këto ditë ka vendosur korniza përvendosjen e biçikletave nëpër shkollat e Ferizajt. Përfitues të këtij projekti janë shkollat e mesme të Ferizajt po edhe një pjesë e shkollave fillore. Fuat Beluli,sekretar i Kryqit të Kuq në Ferizaj tha se duke parë nevojën përnjë rregull dhe rend nëpër oborret e shkollës për biçikletat që një numër i nxënësve të shkollave po edhe të stafit të shkollave i shfrytëzon kemi marrë inisiativë për realizimin e këtij projekti. "Kemi shpërnda 7 korniza edhe ate në shkollat e mesme : Ekonomike, Agrobiznesit ,Teknike, Gjimnaze, shkollat fillore, Ahmet Hoxha ,Tefik Çanga, Astrit Bytyçi. Ky është një projekt i Kryqit të Kuq i përkrahur nga UNICEFI" ka thënë Fuat Behluli,sekretar i Kryqit të Kuq në Ferizaj.
|
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |











