“Vuçiq: Kosova është çështje kryesore në negociatat me BE-në” plus 13 more Radio Evropa e Lirë |
- Vuçiq: Kosova është çështje kryesore në negociatat me BE-në
- Indi: Së paku 30 fëmijë kanë vdekur në spital
- Kuvendi mblidhet sërish të hënën, s'ka marrëveshje për formimin e institucioneve
- Izrael: Në moshën 113 vjeçare vdiq mashkulli më i vjetër në botë
- Prishtina shënon Ditë e të Rinjve
- Siri: Janë vrarë 7 pjesëtarë të Helmetave të Bardha
- Presidenti kinez kërkon nga Trumpi shmangien e përshkallëzimit me K. Veriore
- Trump nuk e përjashton intervenimin ushtarak në Venezuelë
- Meritat partiake, kriteri bazë për funksione publike
- Egjipt: Nga ndeshja e trenave – së paku 43 të vdekur
- Ushtria e SHBA-ve i ka hedhur poshtë raportet për vrasjen e civilëve
- Trump thotë se ka bërë shaka kur e ka falënderuar Putinin
- Kroaci: Gjykata e ktheu kërkesën e Serbisë për ekstradimin e futbolldashësit shqiptar
- Testimi i mangët i agjencive të sigurisë
| Vuçiq: Kosova është çështje kryesore në negociatat me BE-në Posted: 12 Aug 2017 09:33 AM PDT Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot në Beograd, se vetëm Serbia në negociatat me Bashkimin Evropian, e ka edhe kapitullin 35, i cili ka të bëjë me Kosovën, dhe se kjo nuk guxon të harrohet dhe për këtë arsye mendon se Serbisë i duhet dialogu i brendshëm për Kosovën. Pas takimit me raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister, Vuçiq tha se çështje kyçe është Kosova, e pastaj raportet e Serbisë me Rusinë, politika e jashtme, sundimi i i ligjit dhe se Serbia duhet të ballafaqohet me të gjitha këto çështje. "Serbia është në rrugën evropiane, sepse dëshirojmë t'i takojmë kësaj shoqërie", tha Vuçiq dhe ka shtuar se "e dimë se kemi vështirësi, të cilat vendet e tjera nuk i kanë pasur, askujt nuk i bëhen pyetje të tilla sikur neve për Kosovën dhe këtë e kemi ditur, kjo nuk është risi". Mëtutje, Vuçiq tha se "këtë nuk guxojmë ta harrojmë", raporton agjencia Beta nga Beogradi. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Indi: Së paku 30 fëmijë kanë vdekur në spital Posted: 12 Aug 2017 08:55 AM PDT Së paku 30 fëmijë, përfshirë foshnje, kanë vdekur në një spital në shtetin verior, Utar Pradesh, në Indi, gjatë 48 orëve të fundit, duke i nxitur autoritetet që të urdhërojnë hetime. Të gjitha vdekjet në një spital shtetëror në qytetin Gorkaahpur, kanë ndodhur dje dhe pardje. Zyrtarl rajonal, Rajiv Rautela, ka sugjeruar se vdekjet ishin shkaktuar për shkak të mungesës akute të oksigjenit, pasi një kompani private e ka ndalur furnizimin me cilindra të oksigjenit për shkak të mospagesës. Qeveria e këtij shteti dhe Rautela më vonë e kanë përgënjeshtruar pohimin se mungesa e oksigjenit ishte shkaktar i vdekjeve të fëmijëve. Prindërit e fëmijëve kanë thënë se furnizimi me oksigjen në dhomat spitalore ishte ndalur pardje dhe se familjeve u ishin dhënë pajisje për ta ndihmuar frymëmarrjen e fëmijëve. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kuvendi mblidhet sërish të hënën, s'ka marrëveshje për formimin e institucioneve Posted: 12 Aug 2017 08:15 AM PDT Të hënën, për të katërtën herë radhazi pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit, nga kryesuesi i seancës, deputeti Adem Mikullovci. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Izrael: Në moshën 113 vjeçare vdiq mashkulli më i vjetër në botë Posted: 12 Aug 2017 07:59 AM PDT I mbijetuari i Holokaustit, Israel Kristal, të cilit vitin e kaluar i është dorëzuar mirënjohja si mashkulli më i vjetër në botë, ka vdekur dje në Izrael, në moshën 113 vjeçare. Ai vdiq në qytetin-port, Haifa, në pjesën veriore të Izraelit, disa muaj para se ta shënonte ditëlindjen e tij të 114-të. Kristal ishte lindur në Poloni më 5 shtator të vitit 1903. Ai i përjetoi dy luftëra botërore dhe ishte i mbijetuar i Holokaustit, ndërsa në kampin Aushviz, nga nazistët ishin vrarë gruaja e tij e parë, dy fëmijë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Kristal ishte i vetmi që e mbijetoi Holokaustin nga familja e tij e madhe hebreje. Pas luftës, ai u martua përsëri dhe kaloi për të jetuar në Izrael në vitin 1950. Në vitin 2016, Israel Kristal u çertifikua si mashkulli më i vjetër në botë nga Rekordet Botërore të Ginisit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Prishtina shënon Ditë e të Rinjve Posted: 12 Aug 2017 07:01 AM PDT Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ka organizuar konferencën "Ndërtimi i Paqes për të rinj". Zyrtarë nga Ministria e Kulturës thanë se të rinjtë nga Kosova nuk janë të barabartë me ata të Bashkimit Evropian pasi për ta nuk ka liberalizim të vizave. Kurse, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Kosovë që merren me problemet e tw rinjve thanë se të rinjtë në Kosovë përballen me sfida e probleme të ndryshme duke nisur nga papunësia, shkollimi cilësorw dhe mungesa e lëvizjes e lirë në vendet e BE-sw. Supozohet se çdo vit në tregun e punës në Kosovë janë aktivë për t'u punësuar 25 deri në 30 mijë persona, të gjithë të gjeneratës 18 vjeç e më lart, derisa po ky treg mund të absorbojë nga 4 deri në 6 mijë punëtorë në vit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Siri: Janë vrarë 7 pjesëtarë të Helmetave të Bardha Posted: 12 Aug 2017 05:56 AM PDT Sulmues të panjohur i kanë vrarë 7 anëtarë të grupit për shpëtim të quajtur Hemetat e Bardha, sot herët në mëngjes, gjatë një anksioni kundër bazës së tyre në pjesën veriperëndimore të Sirisë. Të shtatë vullnetarët e këtij shërbimi janë vrarë me plumba në ballë. Nuk është e qartë menjëherë se ky sulm a kishte motive politike ose kriminale. Vendi Sarmin, ku ka ndodhur sulmi, është në provincën Idlib, ku aktualisht janë parë përleshje mndërmjet grupeve rivale kryengritëse. Observatori për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, ka njoftuar se trupat e të vrarëve janë gjetur kur vullnetarët e tjerë e kishin filluar punën. Prej vitit 2013, Helmetat e Bardha kanë punuar për shpëtimin e civilëve në hapësirat që gjenden nën kontrollin e kryengritësve. Ata kanë marrë donacione nga disa qeveri perëndimore, përfshirë Britaninë, Gjermaninë, Holandën dhe Shtetet e Bashkuara. Qeveria e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, dhe aleati i tij, Rusia, i akuzojnë anëtarët e Helmetave të Bardha se janë vegla të donatorëve të tyre ndërkombëtarë. Ky grup është i njohur për shpëtimet e tyre të guximshme, të cilat janë filmuar dhe janë postuar në mediat sociale. Në vitin 2016, ky grup ishte nominuar për Çmimin Nobel për Paqe. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Presidenti kinez kërkon nga Trumpi shmangien e përshkallëzimit me K. Veriore Posted: 12 Aug 2017 05:19 AM PDT Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një bisede telefonike, që t'i shmangë "fjalët dhe veprimet" që mund ta "përkeqësojnë" edhe më tepër situatën e tensionuar në Gadishullin Korean, ka raportuar të shtunën Televizioni shtetëror kinez. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Trump nuk e përjashton intervenimin ushtarak në Venezuelë Posted: 12 Aug 2017 03:53 AM PDT Pas një jave të retorikës së ashpër në shkëmbimet me Korenë Veriore, dje presidenti amerikan, Donald Trump, ka hyrë në një luftë fjalësh me Venezuelën, duke thënë se nuk e ka përjashtuar intervenimin ushtarak atje. Trump tha se "mund të vazhdoj" me një "opsion ushtarak" në konfrontim me qeverinë gjithnjë e më autoritare të Venezuelës. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri i mbrojtjes i Venezuelës, duke e akuzuar Trumpin për një "akt çmendurie". Ky shkëmbim i ashpërsimit të retorikës filloi kur gazetarët e pyetën zotin Trump, i cili është në pushim në pushimoren e tij të golfit në Bedminister të Nju Xherzit, për Venezuelën, e cila është përfshirë nga trazirat tash e disa muaj, pasi presidenti i këtij vendi, Nicolas Maduro, ka mbajtur zgjedhje të kontestuara me të cilat është instaluar një legjislacion i ri, që e mbështet presidencën e tij. "Ne nuk flasim për këtë, por një opsion ushtarak, është sigurisht diçka që ne mund të ndërmarrim", tha presidenti Trump dhe ka shtuar se "Venezuela është në rrëmujë dhe kjo është shumë e rrezikshme". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Meritat partiake, kriteri bazë për funksione publike Posted: 12 Aug 2017 02:48 AM PDT Politizimi i administratës shtetërore në Maqedoni dhe vendosja e kuadrove të dëshmuar partiakë në pozita drejtuese në institucione shtetërore, është i pranishëm edhe në Qeverinë e re. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Egjipt: Nga ndeshja e trenave – së paku 43 të vdekur Posted: 12 Aug 2017 01:56 AM PDT Nga ndeshja e dy trenave në pjeësn veriore të Egjiptit, janë vrarë së paku 43 vetë dhe plagosur më tepë se 120 persona të tjerë, kanë thënë zyrtarët. Trenat janë ndeshur dje afër qytetit Aleksandria. Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, ka urdhëruar hetime për këtë ndeshje. Ministri i transportit, Hisham Arafat, tha se "gabimi njerëzor" ka çuar në këtë përplasje, por nuk ka dhënë shpjegime të tjera. Gjatë viteve të fundit në Egjipt kanë ndodhur disa tragjedi hekurudhore. Në nëntor të vitit 2013, nga ndeshja ndërmjet një treni dhe një autobusi janë vrarë së paku 30 vetë, në jug të kryeqytetit Kajro. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ushtria e SHBA-ve i ka hedhur poshtë raportet për vrasjen e civilëve Posted: 12 Aug 2017 01:45 AM PDT Ushtria e Shteteve të Bashkuara mbrëmë i ka hedhur poshtë raportet se nga një sulm i saj ajror në provincën Nangarhar në Afganistan janë vrarë së paku 16 civilë. Ushtria amerikane tha se nga operacioni i saj janë vrarë vetëm luftëtarët militantë. "Militantët ishin duke e vëzhguar ngarkimin e armatimit në një makinë dhe ishin në mbikëqyrje derisa makina ishte shkatërruar nga një sulm ajror", i tha agjencisë Reuters, zëdhënësi i ushtrisë amerikane në Afganistan, Bob Purtiman. "Sulmi ishte kryer në mes të terrenit të hapur. Gjasët ishin zero që të ketë viktima civile", tha Purtiman. Një zëdhënës i Ministrisë së mbrojtjes së Afganistanit i tha agjencisë AFP se nga sulmi i forcave të NATO-s janë vrarë pesë kryengritës dhe janë plagosur dy të tjerë. Më herët gjatë ditës së djeshme, zyrtarët në rajonin Haska Mena në Afganistan, thanë se së paku 16 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, ishin vrarë kur një makinë e udhëtarëve dhe një shtëpi e afërt ishin qëlluar nga sulmi ajror i Shteteve të Bashkuara. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Trump thotë se ka bërë shaka kur e ka falënderuar Putinin Posted: 12 Aug 2017 01:12 AM PDT Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se kishte bërë shaka kur e ka falënderuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për urdhërimin e shkurtimeve të mëdha në numrin e personelit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Rusi, duke u shprehur se ky veprim do të mundësonte kursim të parave amerikane. "Absolutisht, mendoj se ju e dini këtë", tha mbrëmë Trump, pasi ishte pyetur nga gazetarët nëse ai ishte sarkastik pardje, kur tha se "shumë" i falënderohet Putinit për ndihmën në reduktimin e shpenzimeve të Departamentit të shtetit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, po ashtu tha se Trump "ishte shprehur me sarkazëm" kur i ka bërë këto komente. Muajin e kaluar, presidenti Putin urdhëroi që Shtetet e Bashkuara ta zvogëlojnë për 755 numrin e të punësuarve diplomatikë në Rusi, në përgjigje të legjislacionit të ri e të ashpër amerikan, me të cilin forcohen sanksionet kundër Moskës, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë dhe për përzierje në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar. Raportohet se Shtetet e Bashkuara i kanë gjithsej 1,200 të punësuar diplomatikë në Rusi. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kroaci: Gjykata e ktheu kërkesën e Serbisë për ekstradimin e futbolldashësit shqiptar Posted: 12 Aug 2017 12:54 AM PDT Gjykata Supreme e Kroacisë e ka kthyer vendimin për esktradimin e një futbolldashësi shqiptar në Serbi, ku ai ishte i kërkuar për shkak të dronit me një flamur nacionalist, gjatë një ndeshjeje në Beograd, raporton agjencia AP nga Zagrebi. Në njoftimin e djeshëm theksohet se procedurat duhet të përsëriten pasi vendimi fillestar ishte jokomplet. Personi Ismail Morina ishte arrestuar në Kroaci në muajin qershor të këtij viti, sipas një kërkese të Serbisë. Pastaj një gjykatë në qytetin Dubrovnik ka vendosur që ai të ekstradohej në Serbi. Gjatë takimit futbollistik kualifikues ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, në tetor të vitit 2014, ka shpërthyer dhuna, pasi një dron me flamur shqiptar ka fluturuar mbi terren. Morina ka insistuar se ai nuk do të kishte proces korrekt gjyqësor në Serbi. Aktualisht, ai ka kërkuar azil politik në Kroaci. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Testimi i mangët i agjencive të sigurisë Posted: 11 Aug 2017 11:45 PM PDT Ngritja e kapaciteteve për reagim në situata emergjente, është një nga synimet kryesore të institucioneve të Kosovës, të paktën sipas deklarimeve të deritashme nga përfaqësuesit e këtyre institucioneve. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





