“Trump: Jemi kombi më i fuqishëm në botë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Trump: Jemi kombi më i fuqishëm në botë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Trump: Jemi kombi më i fuqishëm në botë

Posted: 09 Aug 2017 09:56 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka vazhduar komentet e tij rreth kërcënimeve të Koresë Veriore se e njëjëta po i "shqyrton me kujdes" planet për të lansuar sulm raketor në këtë ishullin Guam. "Urdhri im i parë si president ka qenë avancimi dhe modernizimi i arsenalit bërthamor. E kemi arritur atë dhe kemi arsenal më të fuqishëm se kurrë më parë", ka shkruar Trump në Twitter. "Shpresoj se nuk do të na duhet ta përdorim kurrë këtë fuqi, mirëpo nuk do të ekizistojë kurrë ajo kohë në të cilën ne nuk do te jemi kombi më i fuqishëm në botë!", ka shtuar tutje ai. Paralajmërimet për "zjarr dhe ashpërsi" të presidentit Trump, kanë nisur diskutimet se presidenti nuk duhet të përfshihet në retorikën e Penjanit. Duke thënë se Uashintoni shpreson të mos përdor kurrë arsenalin bërthamor, ai ka treguar shenja të tentimet të uljes së tensioneve. Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson, ka thënë se amerikanët nuk duhet të shqetësohen dhe se " mund të flejnë të qetë gjatë natës. Ai ka shtuar se presidenti Trump ka tentuar të flasë në gjuhën të cilën e kupton lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un. "Presidenti është duke i dërguar mesazhe të qarta Koresë Veriore, në gjuhën të cilën e kupton Kim Jong Un, sepse duket se ai nuk e kupton fjalorin diplomatik", ka shtuar tutje Tillerson. Koreja Veriore kërcënon vazhdimisht se do t'i shkatërrojë Shtetet e Bashkuara.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Katari heq vizat për 80 vende të botës

Posted: 09 Aug 2017 09:28 AM PDT

Katari ka njoftuar për programin e ri të vizave në këtë vend, i cili do të lejojë qytetarët nga 80 vende të botës të udhëtojnë pa viza drejt këtij vendi. Ky vendim ka synim rritjen e turizmit, pas dy mujve që ky vend është duke u përballur me bojkotin e vendeve fqinje arabe. Qytetarët nga Evropa dhe vende të tjera, përfshirë, Libinë, Zelandën e Re, Afrikën Jugore dhe SHBA-në, do të mund ta vizitojnë Katarin, pa kërkesë për vizë. "Sistemi i ri i vizave do të bëjë Katarin, vendin më të hapur në rajon", ka thënë shefi i Autoritetit të Turizmit në Katar, Hassan al-Ibrahim, gjatë një konference për media në Doha. Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara, kanë shkëputur marrëdhëniet me Katarin, duke e akuzuar për mbështetje të terrorizmit dhe lidhje të ngushta me Iranin. Katari i mohon këto akuza. Që nga fillimi i mosmarrëveshjes, Katari ka kërkuar ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike me vende jashtë Gjirit arab.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

FBI bastis shtëpinë e ish shefit të fushatës së Trumpit

Posted: 09 Aug 2017 08:59 AM PDT

Është raportuar se FBI ka bastisur shtëpinë e Paul Manafort, ish shefit të fushatës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Sipas The Washington Post, kërkimet janë bërë në njërën nga rezidencat e tij në Virxhinia, në kuadër të hetimeve që po bëhen për ndikimin e mundshëm rus në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Sipas raportit të kësaj gazete, FBI ka konfiskuar dokumente dhe materiale të tjera para agimit të 26 korrikut. Zëdhënësi i Manafort, Jason Maloni, ka konfirmuar se agjentët federalë, " kanë ekzekutuar një urdhër kërkimi në njërën nga rezidencat e zotit Manafort". Aktualisht, Manfort është në qendër të disa hetimeve për lidhje të mundshme në mes të fushatës së presidentit Trump dhe Rusisë. Ai është larguar nga pozita e shefit të fushatës së Trumpit, në gusht të vitit 2016, pas informacioneve se ai ka pranuar pagesa të mëdha nga ish qeveria ukrainase, e cila konsiderohej të ishte proruse.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdojnë ndalimet e mbështetësve të Navalnyt

Posted: 09 Aug 2017 08:24 AM PDT

Një koordinator i fushatës së liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, është ndaluar sot në qytetin rus Barnaul. Kryetarja e Partisë për Progres në këtë qytet, Olga Fotiyeva, ka thënë se Artyom Kosaretsky është akuzuar për mosbindje ndaj policisë dhe mund të gjobitet ose të dënohet me disa vite burgim. Sipas saj, koordinatori ka refuzuar të pranojë një paralajmërim me shkrim nga policia për "parandalim të ekstremizimit", gjatë një marshi të lejuar nga qyteti më 27 korrik. Dhjetëra punëtorë të fushtatës së Navalnyt janë ndaluar apo janë marrë në pyetje në Moskë dhe qytete tjera të Rusisë gjatë javëve të fundit. Navalny është duke bërë fushatë për zgjedhjet presidenciale të marsit 2018, në të cilat pritet që presidenti rus, Vladimir Putin të fitojë edhe një mandat. Autoritetet për zgjedhjet në Rusi, kanë thënë se Navalnyt do t'i ndalohet kandidimi në këto zgjedhje, pas disa akuzave për krime finaciare. Navalny thotë se është ngarkuar me akuza të tilla nga Kremlini, me arsyen e vetme që ta mbajnë larg aktiviteteve politike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Brexit, "katastrofë" për Britaninë e Madhe

Posted: 09 Aug 2017 07:44 AM PDT

Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të jetë fatkeqësia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, ka thënë James Chapman, ish shefi i stafit për Brexit në Britani. Ai me këto deklarata i është drejtuar ministrit të tanishëm të Britanisë së Madhe për Brexit, David Davis, duke bërë thirrje për krijimin e një partie të re politike, e cila do ta dënonte këtë një gjë të tillë. Chapman i ka bërë këto kritika ndonëse ka punuar për gati një vit në përgaditjet e vendit për dalje nga BE-ja, pas mbajtjes së referendumit në qershor të vitit 2016. "Frikësohem se kjo do të jetë fatkeqësia më e madhe për vendin tonë që prej Luftës së Dytë Boterore", ka thënë Chapman, përmes Twitterit. Ai u ka bërë thirrje anëtarëve të parlamentit ta pranojnë që Brexiti do të jetë një katastrofë për Britaninë e Madhe dhe nëse është e nevojshme ta krijojnë një parti të re, për ta kthyer mbrapa këtë çështje. Chapman ka punuar më parë si ndihmës i ish ministrit të Financave, George Osborne.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia konfirmon arrestimin, Serbia kërkon lirimin 

Posted: 09 Aug 2017 06:49 AM PDT

Organet e rendit në Kosovë kanë njoftuar se 11 personave të ndaluar nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror, me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për vazhdim të procedurës së mëtejshme ligjore. Të martën, autoritetet e sigurisë në Kosovë, kanë ndaluar pesë qytetarë serbë dhe gjashtë rusë, për siç është thënë, kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror nga Serbia në Kosovë. "Policia Kufitare gjatë kontrollit, ditën e martë,të dy automjeteve 'Mercedes', kombi ngjyrë e bardhë, më targa të Serbisë, janë ndaluar gjithsej njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror", thuhet në njoftimin për media. Autoritetet kanë thënë gjithashtu se paraprakisht kishin siguruar informacione se në lagjen e quajtur "Sekiraqa", në fshatin Metergofc të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serbë dhe rusë. Remzi Potoku, është avokat i njërit nga të ndaluarit me shtetësi serbe. Ai për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se sipas deklaratave të klientit të tij, qëllimi i hyrjes në territorin e Kosovës ka qenë një vizitë familjare. "Dyshohet se ata kanë kryer veprën penale të kalim ilegal të kufirit të Republikës së Kosovës. Kurse, duke u bazuar në klientin tim, motiv i kësaj ka qenë një vizitë familjare dhe shoqërore që kanë pasur në Kosovë. Klienti im është me shtetësi serbe, kurse punon në Rusi", ka thënë Potoku. Lidhur me rastin, organet e sigurisë kanë kërkuar avokatë në Odën e Avokatëve të Kosovës. Florim Shefqeti prokuror disiplinor në këtë Odë, për Radion Evropa e Lirë, kanë thënë se për rastin në fjalë janë angazhuar gjashtë avokatë. "Në total janë kërkuar gjashtë avokatë. Këta janë kërkuar nga Drejtoria e Policisë së Kosovës, stacioni në Lluzhan, Podujevë", ka thënë Shefqeti. Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, përmes një komunikate, ka thënë se e dënon fuqishëm arrestimin e qytetarëve serbë dhe rusë, duke kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm.  Sipas tij, në mesin e të arrestuarve gjendet një grua shtatzënë dhe një person i moshës jomadhore. Duke e cilësuar këtë veprim të autoriteteve të Kosovës, si përpjekje për politizim, Gjuriq ka thënë se nga zyra që ai udhëheq, të arrestuarve u është ofruar ndihma ligjore. Edhe Ambasada ruse në Serbi ka konfirmuar ndalimin e gjashtë qytetarëve rusë në Republikën e Kosovës. "Një përfaqësues i zyrës së ambasadës ruse në Prishtinë është duke e trajtuar këtë çështje, që prej se qytetarët rusë janë ndaluar. Ai menjëherë është nisur në vendin e ngjarjes", ka thënë për agjencinë TASS, zëdhënësi i kësaj ambasade, Yuri Pichugin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpronësimi i kushtëzuar në Shipitullë

Posted: 09 Aug 2017 06:06 AM PDT

Qamil Mjeku banor në lagjen Mjekiqi të fshatit Shiptullë, zonë kjo e shpallur me interes të veçantë për zgjerimin e aktiviteteve minerare të Korporatës Energjetike të Kosovës, është njëri ndër banorët e parë të kësaj lagjeje. Në këtë zonë, për vetëm gjashtë vite thuhet të jenë ndërtuar mbi 200 shtëpi, pasi që sipas banorëve të cilët kanë jetuar në këtë vend, para gjashtë viteve kjo zonë nuk ka numëruar më shumë se 60 shtëpi. Të gjitha këto shtëpi do t'i nënshtrohen shpronësimit dhe zhvendosjes, për t'i lënë vend mihjeve për kërkim të rezervave të thëngjillit, që do të bëhen në ato zona. Disa nga banorët që jetojnë aty thonë se shtëpitë u ndërtuan viteve të fundit dhe se në shumë prej tyre nuk banon askush. "Kur kam ardhur para gjashtë viteve nuk kanë qenë më shumë se 40 deri në 60 shtëpi, dhe pas tre-katër muajve kanë filluar ndërtimet... jam befasuar shumë". "Unë jam ndër banorët e parë këtu, kam shtëpinë time, shkoj i kryej punët e mia. A dëshiron të të gënjej dhe të të them që banojnë të gjithë [nëpër shtëpi]... jo nuk banojnë të gjithë këtu", thotë Qamil Mjeku i cili jeton në këtë lagje me tre fëmijët e tij dhe bashkëshorten. Shtëpia prej 128 metrash katrorë, nga autoritetet në Kosovë, i është paraparë t'i kompensohet në vlerë prej afër 39 mijë eurosh, për ç'gjë zoti Mjeku thotë se është shumë vlerë e ulët. Ai thotë se ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen për shpronësim, por do ta bëjë një gjë të tillë... "Unë si banor i këtij vendi, edhe ia fali shtetit, vetëm mos me mbet në terr qytetarët e Kosovës, por, edhe këta duhet të bëjnë shpronësim meritor dhe ta na marrin në punë, të na punësojnë", thotë Mjeku. Për shkak të mihjeve që zhvillohen në këto zona të Kosovës dhe në kërkim të rezervave të thëngjillit, kjo zonë është shpallur e rrezikshme për banim, nga autoritetet e vendit, pasi që edhe ajri konsiderohet të jetë i ndotur. Gruaja e Qamilit, Shyhretja, thotë se vendi nuk është i përshtatshëm për të rritur fëmijët dhe se do të largohet nga aty, nëse autoritetet do t'ua siguronin një jetë më të mirë. "Me pas zgjidhje tjetër kurrë nuk i kisha sjellë fëmijët të jetojnë këtu. Milionat me i marrë nga KEK-u, nuk kisha ardhur këtu. Do të doja vetëm burrin ta punësojnë", thotë ajo. Autoritetet në Kosovë javë më parë kanë paralajmëruar se Kosova do të përballet me krizë energjetike për shkak të shpenzimit të rezervave të qymyrit, e që rezerva të këtij produkti janë në po këto zona ku janë të vendosura këto shtëpi. Qymyri është resursi më i rëndësishëm energjetik i Kosovës, i cili furnizon rreth 97% të prodhimit total të energjisë elektrike. Edhe Abide Mjeku, banore në këtë fshat, thotë se janë të pakënaqur me vlerësimin për kompensim që u është bërë tokave dhe shtëpive të tyre. "210 euro e kanë vlerësuar metrin katror të shtëpisë. Nga 105 metra katrorë sa e kemi shtëpinë, ata e kanë zbritur në 55 metra. Nëse unë shkoj e blej banesë diku me këto para, ata e llogarisin metrin katror aq sa është dhe nuk heqin metra, siç na kanë bërë neve KEK-u". Ajo thotë se së bashku me dy fëmijët dhe bashkëshortin jetojnë në këtë fshat që nga viti 2010 dhe se nuk do të nënshkruajnë marrëveshjen për shpronësim nëse nuk u ofrohen kushtet që ata kërkojnë. "Nëse shtetit po i duhet energji elektrike për krejt Kosovën, normalisht që ne dalim nga këtu, por edhe ata duhet ta paguajnë këtë. Nëse ne dalim nga këtu, qysh jetojmë pa pasur kushte. Kërkojmë tokë, qysh marrin ata tokë nga ne, kërkojmë shtëpinë të na ndërtojnë dhe të na punësojnë. Këtu po i marrin milionat e ne të dalim pa asgjë ... kemi fëmijë dhe na duhen paratë", thotë ajo. "Nuk po mundemi të bëjmë as kopsht, të mbjellim pemë, duke na thënë që po ju largojmë", thotë ajo. Korporata Energjetike e Kosovës deri më tani ka arritur marrëveshje për shpronësim me disa familje të fshatit Shipitullë.​ Qeveria në largim e Kosovës ka nxjerrë vendimin me të cilin aprovon shqyrtimin e kërkesës për shpronësim. Procedurat për marrjen e kësaj toke nga autoritetet e vendit është bërë e ditur se do të përmbyllen në pjesën e parë të muajit shtator të këtij viti, por se e gjithë kjo kërkon edhe miratimin e banorëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tillerson: Nuk ka “rrezik të menjëhershëm” nga Koreja Veriore

Posted: 09 Aug 2017 05:17 AM PDT

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka kërkuar qetësi, pasi Koreja Veriore dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kanë këmbyer kërcënime, duke thënë se amerikanët nuk duhet të kenë "shqetësime". Duke folur sot para gazetarëve, pak kohë pasi arriti në ishullin Guam të Paqësorit Amerikan, zoti Tillerson tha se nuk beson se ekziston "kërcënim i menjëhershëm" pasi Koreja Veriore tha se po i "shqyrton me kujdes" planet për të lansuar sulm raketor në këtë ishull. "Amerikanët duhet të flejnë rehat gjatë natës", tha Tillerson. Kërcënimi i Koresë Veriore u bë pak kohë pasi president amerikan, Donald Trump, i ka tërhequr vërejtjen Phenianit se do të ballafaqohet me "zjarr dhe ashpërsi, që bota nuk e ka parë kurrë" nëse përsëri u kërcënohet Shteteve të Bashkuara. Sekretari Tillerson tha se Trump është përpjekur të dërgoj mesazh të fuqishëm te Koreja Veriore. Sipas tij, retorika e Phenianit është ashpërsuar, pasi komuniteti ndërkombëtar e kundërshton programin e saj atomik. "Mendoj se ajo që presidenti ka bërë, është dërgimi i mesazhit të fuqishëm te Koreja Veriore, me një gjuhë që Kim Jong Un do ta kuptoj, pasi duket se ai nuk e kupton gjuhën diplomatike", tha Tillerson.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tensione të "rregullta" në Kuvendin e Maqedonisë

Posted: 09 Aug 2017 05:14 AM PDT

Kuvendi i Maqedonisë i rikthehet procedurës për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm, Marko Zvërlevski, por seanca ka filluar me përplasje të ashpra mes opozitës dhe kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili kishte ftuar sigurimin të largojë nga foltorja deputetin Antonio Milloshoski, meqë pa lejen e Xhaferit, ai kishte tentuar ta merrte fjalën. Me këtë rast, i gjithë grupi parlamentar ka dalë në foltore për të pamundësuar largimin e Milloshoskit nga ana e sigurimit. Incidenti është evituar me ndërprerjen për 10 minuta të seancës nga ana e kryeparlamentarit. Nisma është ndërmarrë nga Qeveria me arsyetimin se kreu i organit të akuzës ka punuar në mënyrë joligjore dhe joprofesionale, duke ndërhyrë në mënyrë brutale në punën e gjyqësorit për qëllime politike dhe të grupeve të caktuara të interesit. Por, procedura po kontestohet nga VMRO-DPMNE-ja opozitare e cila edhe e kishte emëruar Zvërlevskin në postin e prokurorit të përgjithshëm. Nga partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit thonë se nisma për largimin e tij nga detyra është për motive politike, por gjithashtu edhe në kundërshtim me kodin zgjedhor, pasi dispozitat e tij, sipas VMRO-së nuk lejojnë shkarkime dhe emërime të funksionarëve pas ditës së shpallës së zgjedhjeve, siç është rasti me zgjedhjet lokale, që janë dekretuar të dielën nga kreu i Kuvendit. "Kodi zgjedhor i Maqedonisë rregullon qartë periudhën që nga shpallja e zgjedhjeve e deri në momentin e mbajtjes së tyre. Në kodin zgjedhor ekziston neni 8a, në të cilin thuhet se që nga dita e shpalljes së vendimin për zgjedhje e deri në mbajtjen e tyre, nuk mundet që të nisin procedura për punësim të personave apo për shkarkimin e tyre në institucione shtetërore apo publike. Të gjitha procedurat e nisura sipas ligjit pezullohen deri në mbajtjen e zgjedhjeve, vetëm në rastet urgjente apo që nuk mundet të prolongohen", ka deklaruar Ilija Dimovski nga VMRO-DPEMNE. VMRO-ja i është drejtuar komisionit antikorrupsion për të dalë me sqarime nëse veprimi i partive në pushtet është në kundërshtim me ligjin. Por nga LSDM-ja thonë se qëllimi i VMRO-së nuk është që të mbrojë ligjin, të cilin,sipas partisë së kryeministrit Zoran Zaev, VMRO-ja e ka shkelur në 11 vitet e qeverisjes me vendin. Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov thotë se VMRO-ja me këto pengesa tenton të mbrojë krimin që ka prekur të gjitha institucionet, e më së shumti atë gjyqësor. "Kodi zgjedhor ka të bëjë me organet e pushtetit ekzekutiv dhe jo me Kuvendin dhe organet ligjvënëse. Çdo kërkesë e tillë, që do ta quaja nebuloze, nuk është asgjë tjetër përveç se përpjekje e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së për zvarritjen e procedurës për shkarkimin e Zërlevskit apo ikje nga vjeshta e nxehtë e cila i pret për krimin e organizuar para organeve gjyqësore", thotë Shilegov. Prokurori aktual, Marko Zvërlevski është një nga personalitetet më të përfolura që nga emërimi i tij në këtë post, e në veçanti gjatë krizës së rëndë politike. Ai ishte një nga protagonistët kryesor të aferës së përgjimeve, pasi në bisedat e publikuara nga opozita, në shumë raste është dëgjuara duke biseduar me zyrtarë të lartë në kurdisjen e proceseve gjyqësore apo në emërimin e njerëzve partiakë në pozita drejtuese në gjyqësor. Me kërkesë të tij janë ndërprerë apo nuk kanë nisur procedura hetimore për disa raste të denoncuar nga opozita e atëhershme. Gjyqësori është një nga pikat të kritikuara andaj edhe kërkesa kryesore e Bashkimit Evropian është për reforma rrënjësore në këtë sferë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Talibanët i kanë liruar 235 persona që i kishin rrëmbyer

Posted: 09 Aug 2017 03:48 AM PDT

Talibanët i kanë liruar 235 persona që i mbanin të rrëmbyer në një fshat të largët në pjesën veriore të Afganistanit. Në këtë fshat ka dyshime se i kanë masakruar më se 50 civilë shiitë, në një sulm të rrallë të përbashkët me grupin ekstremist, Shteti Islamik, kanë thënë mbrëmë zyrtarët. "Këtë mbrëmje, 235 vetë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë liruar nga Mirza Olang, si rezultat i ndërmjetësimit nga pleqtë lokalë dhe zyrtarët provincialë", i tha agjencisë AFP, zëdhënësi i guvernatorit provincial, Zabibullah Amani. Ai, po ashtu, ka njoftuar se "një numër i panjohur i njerëzve ende po mbahen të rrëmbyer atje". Talibanët dhe pjesëtarët e Shtetit Islamik, në një operacion të rrallë të përbashkët, në fshatin me popullatë shumicë shiite, Mirza Olang, i kanë vrarë afro 50 meshkuj, femra dhe fëmijë, më 5 gusht, pasi i kanë dëbuar milicitë e mbështetura nga qeveria, gjatë luftimeve dyditëshe, kanë thënë zyrtarët lokalë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia konfirmon arrestimin e shtetasve të saj në Kosovë

Posted: 09 Aug 2017 03:17 AM PDT

Ambasada ruse në Serbi ka konfirmuar ndalimin e gjashtë qytetarëve rusë në Republikën e Kosovës. Të martën, autoritetet e sigurisë në Kosovë, kanë ndaluar pesë qytetarë serbë dhe gjashtë rusë, për siç është thënë, kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror. "Një përfaqësues i zyrës së ambasadës ruse në Prishtinë është duke e trajtuar këtë çështje, që prej se qytetarët rusë janë ndaluar. Ai menjëherë është nisur në vendin e ngjarjes", ka thënë për agjencinë TASS, zëdhënësi i kësaj ambasade, Yuri Pichugin. "Gjithsej, gjashtë rusë janë ndaluar, dy prej tyre janë banorë lokalë, anëtarë të familjes së një qytetari serb", ka shtuar ai. Ndërkaq, Policia e Kosovës, një ditë më parë, përmes një njoftimi për media, ka thënë se ka ndaluar 11 persona. "Policia Kufitare gjatë kontrollit, ditën e hënë, të dy automjeteve "Mercedes", kombi ngjyrë e bardhë, më targa të Serbisë, janë ndaluar gjithsej njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror", thuhet në njoftimin për media. Autoritetet kanë thënë gjithashtu se paraprakisht kishin siguruar siguruar informacione se në lagjen e quajtur "Sekiraqa" në fshatin Metergofc të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serbë dhe rusë.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Francë: Nga goditja me automobil janë plagosur gjashtë ushtarë

Posted: 09 Aug 2017 02:11 AM PDT

Gjashtë ushtarë janë plagosur sot, dy prej tyre seriozisht, kur një automobil, e ka qëlluar një patrullë ushtarake në një lagje të Parisit, ka thënë një zëdhënëse. Vozitësi i makinës pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Francës tha se incidenti ka ndodhur në orën 8 të mëngjesit në lagjen, Levallois-Perret, të Parisit. Patrick Balkany, kryetar i kësaj lagjeje, tha se vetura e tipit BMW e ka qëlluar grupin e ushtarëve dhe nuk ka dyshim se "ky ishte akt i qëllimshëm". Prej nëntorit të vitit 2015, kur sulmuesit në Paris i kanë vrarë 130 vetë, Franca është në gjendje të jashtëzakonshme. Në këtë vend ka ndodhur një seri e sulmeve kundër forcave të sigurisë, e veçanrisht në vendet kryesore turistike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kërcënime reciproke ndërmjet SHBA-ve dhe Koresë Veriore

Posted: 09 Aug 2017 02:05 AM PDT

Koreja Veriore sot është kërcënuar se "me kujdes po i shqyrton" planet për lansimin e sulmit raketor kundër ishullit Guam në Paqësorin e Shteteve të Bashkuara, disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i ka tërhequr vërejtjen Phenianit se çfarëdo kërcënimi do të ndeshet me "zjarr dhe ashpërsi". Koreja Veriore tha se qëllim i saj është zhvillimi i raketës me kokë atomike, e aftë për ta sulmuar tokën e Shteteve të Bashkuara, dhe i ka injoruar sanksionet ndërkombëtare, me të cilat synohet ndalja e programit atomik dhe raketor të Koresë Veriore. Një sulm nga raketa balistike strategjike me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, mund të lansohet kah Gaumi, në çdo moment, atëherë kur lideri verikorean, Kim Jong Un, e merr vendimin, ka thënë një zëdhënës i Armatës Popullore të Koresë Veriore, në deklaratën e transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve e këtij vendi, KCNA. Ky zëdhënës tha se sulmi do të kishte për qëllim për të "arritur në bazat ushtarake kryesore të Shteteve të Bashkuara në Guam". Kjo bazë është tejet e rëndësishme për ushtrinë amerikane, pasi nga ajo lansohen misione në rajonin Azi-Paqësor. Koreja Veriore, po ashtu, i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përgatisin "luftë parandaluese", për të cilën Pheniani thotë se do të shndërrohej në "luftë të përgjithshme me shkatërrimin e të gjitha bazave të armikut, përfshirë tokën e Shteteve të Bashkuara". Guvernatori i Guamit, Eddie Calvo, i ka hedhur poshtë kërcënimet e Phenianit dhe tha se ishulli është i përgatitur për "çfarëdo eventualiteti" me vendosjen e mbrojtjeve strategjike. Zoti Calvo tha se është në kontakt me Shtëpinë e Bardhë dhe se nuk ka ndryshim në nivelin e kërcënimit për Guamin, me popullatë prej 163 mijë banorëve. Në një video mesazh, guvernatori Calvo tha se "Guami është tokë amerikane dhe se ne nuk jemi vetëm instalim ushtarak". Presidenti amerikan, Donald Trump, më herët ia ka tërhequr vërejtjen Phenianit për pasoja të rënda, nëse kërcënohen Shtetet e Bashkuara. "Më së miri është që Koreja Veriore të mos u kërcënohet mëtutje Shteteve të Bashkuara", u tha mbrëmë vonë zoti Trump gazetarëve dhe ka shtuar se "ata do të ndeshen me zjarr dhe ashpërsi, që bota nuk e ka parë kurrë". Këtë vërejtje presidenti Trump e bëri pas raportit të së përditshmes, Washington Post, ku citohen zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, se Pheniani e ka prodhuar një kokë miniaturale atomike, që mund të vendoset brenda raketave të veta, i cili është hap madhor i përpjekjeve të këtij vendi për tu bërë fuqi komplete bërthamore. Retorika kërcënuese ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe Phenianit është tensionuar në mënyrë dramatike, pasi Koreja Veriore, në muajin korrik, i ka testuar dy raketa balistike ndërkontinentale, duke ndërmarrë hap të rëndësishëm kah qëllimi i vet për zhvillimin e raketës me rreze të gjatë veprimi me aftësi për të sulmuar çdokund në tokën e Shteteve të Bashkuara. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 5 gusht, në mënyrë unanime ka vendosur sanksione kundër Koresë Veriore, që kanë për qëllim të bëjnë presion ndaj Phenianit, për ta përfunduar programin e vet atomik. Koreja Veriore tha se sanksionet paraqesin shkelje të sovranitetit të saj dhe ka shprehur gatishmëri që Uashingtonit "t'i jepet një leksion i rëndë", me atë që është quajtur forcë e saj strategjike atomike, në përgjigje të çfarëdo aksioni ushtarak të Shteteve të Bashkuara. E përditshmja Washington Post ka raportuar dje se zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara vlerësojnë se Koreja Veriore e ka prodhuar armatimin atomik për dërgim me raketa balsitike, përfshirë ato ndërkontinentale. Në artikull, duke cituar zyrtarë të inteligjencës amerikane, theksohet po ashtu, se kjo analizë sekrete ishte hartuar nga Agjencia e inteligjencës e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, muajin e kaluar. Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Takim pa marrëveshje

Posted: 09 Aug 2017 01:20 AM PDT

Takimi konsultativ i partive politike në Kosovë nuk ka sjellë ndonjë rezultat për ta zgjidhur bllokadën që është krijuar rreth konstituimit të institucioneve të reja.  Në takim, përveç subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, kanë qenë të pranishëm të gjithë përfaqësuesit e partive politike. Takimi është zhvilluar me akuza e kundërakuza ndërmjet kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, përfaqësuesve të koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismas [PAN] dhe zyrtarëve të koalicionit ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës [LAA]. Përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj, ka thënë se PAN nuk do të marrë pjesë në seancën e së enjtes, të cilën e ka thirrur zoti Mikullovci.  "Është e qartë se fuqia politike për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, post i cili i takon koalicionit PAN, është në anën tonë dhe kjo ka të bëjë më legjitimitetin qytetar, dhe ne këtë të drejtë do ta ushtrojmë. Ne do të sillemi në kuadër të këtyre dy parametrave, edhe të fuqisë tonë politike, edhe të së drejtës për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendi". "Kandidati për kryetar të Kuvendit të Kosovës do të jetë Kadri Veseli, dhe zgjedhja e tij është e pandalshme". "Dua të njoftoj se ne nuk do të marrim pjesë në seancën konstituive, përderisa nuk respektohet vullneti i subjekteve politike", ka thënë Hoxhaj. Nga ana tjetër, Avdullah Hoti, përfaqësues i koalicionit LAA, i ka bërë thirrje PAN-it që të marrë pjesë në seancën e thirrur për të enjten, në mënyrë që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se është obligim para qytetarëve të vendit që të krijohen institucionet e reja të Kosovës. "Ju jeni pakicë, është e pamundur që të krijoni Qeverinë në tri seanca, nuk e di ku na dërgon kjo rrugë dhe ky qëndrim që jeni duke mbajtur. Që të jeni të përgjegjshëm politikisht, kjo nënkupton që ju nesër të paraqiteni në seancë dhe të propozoni kandidatin për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ose të dilni para seancës së Kuvendit dhe të thoni se nuk e kemi shumicën e nevojshme për konstituimin e institucioneve të vendit", ka thënë Hoti. Përfaqësuesi i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se deputetët e subjektit të tij e mbështesin krijimin e institucioneve dhe nuk do të bllokojnë proceset. Përfaqësuesit e koalicionit PAN kanë kërkuar që seanca e së enjtes të shtyhet për javën e ardhshme dhe që paraprakisht të mbahet edhe një takim tjetër konsultativ. Një propozim i tillë është kundërshtuar nga LAA, duke thënë se koalicioni PAN po tregon "papërgjegjësi dhe joseriozitet".  Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se kërkesa për shtyrje të seancës është në funksion të synimeve të PAN-it "për të blerë kohë".  "Kjo nuk është në rregull, për arsyen se kjo është në funksion të qëllimeve të koalicionit PAN për të blerë kohë aq sa është e mundshme, derisa ata t'i përmbyllin pazaret e tyre që i kanë filluar veç e veç, qoftë me Teuta Rugovën, qoftë me deputetët e tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët ata duan t'i blejnë", ka thënë Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për media pas takimit konsultativ. Analisti politik, Imer Mushkolaj tha për Radion Evropa e Lirë se përplasjet e partive politike për vazhdimin e seancës konstituive,po e zvarrisin edhe më shumë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës. "Thjesht PAN-i duhet ta propozojë emrin e kandidatit për kryeparlametar dhe të shihet nëse i ka votat për ta zgjedhur atë. Për mua është e papranueshme që në njërën anë të akuzohen deputetët se nuk po e votojnë kandidatin, e në anën tjetër të thuhet se ne i kemi votat. Pra, janë dy çështje totalisht të ndryshme, që kundërshtojnë njëra-tjetrën, dhe deklarata e tilla bëhen me qëllimin që çështja të prolongohet e jo të zgjidhet", tha Mushkolaj. Kryesuesi i seancës konstituive ka thënë se seanca e thirrur për të enjten nuk mund të shtyhet. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump paralajmëron Korenë e Veriut

Posted: 09 Aug 2017 12:59 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se ndaj kërcënimeve të ardhshme të Koresë së Veriut ndaj SHBA-së, do t'i kundërpërgjigjet me "zjarr dhe tërbim, ashtu siç bota nuk ka parë kurrë më parë". Trump i bëri këto komente në Bedminister, New Jersey më 8 gusht. (Video: AP)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bombarduesi amerikan i është shmangur incidentit me dronin iranian

Posted: 09 Aug 2017 12:41 AM PDT

Marina e Shteteve të Bashkuara thotë se një fluturake pa ekuipazh e Iranit, dje është afruar 30 metra ndaj një aeroplani luftarak amerikan, derisa ai përpiqej të ateronte në një aeroplanbartës në Gjirin Persik. Zëdhënësi i Komandës Qendrore të Forcave të Marinës së Shteteve të Bashkuara, Bill Urban, tha se ky afrim ka ndodhur në hapësirën ajrore ndërkombëtare, derisa bombarduesi amerikan i tipit, U.S. F/A-18E Super Hornet, përgatitej të ateronte në aeroplanbartësin, USS Nimitz. Zoti Urban theksoi se ky incident i rrezikshëm "nuk është në harmoni me të drejtën dhe sjelljet ndërkombëtare detare". Sipas tij, kjo ishte ndërhyrja e 13-të "e pasigurt dhe joprofesionale" ndërmjet forcave detare amerikane dhe iraniane gjatë këtij viti. Urban theksoi se bombarduesi amerikan është dashur të ndërmarrë "aksion evitues" për tu larguar nga droni iranian. Në muajin korrik, një luftanije patrulluese amerikane është dashur të lansoj të shtëna alarmuese kundër një anijejeje të gardës Revolucionare të Iranit në Gjirin Persik, derisa ajo i afrohej luftanijes amerikane.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koreja Veriore kërcënohet me sulm raketor kundër SHBA-ve

Posted: 08 Aug 2017 11:31 PM PDT

Koreja Veriore sot është kërcënuar se "me kujdes po i shqyrton" planet për lansimin e sulmit raketor kundër ishullit Guam në Paqësorin e Shteteve të Bashkuara, disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i ka tërhequr vërejtjen Phenianit se çfarëdo kërcënimi do të ndeshet me "zjarr dhe ashpërsi". Koreja Veriore tha se qëllim i saj është zhvillimi i raketës me kokë atomike, e aftë për ta sulmuar tokën e Shteteve të Bashkuara, dhe i ka injoruar sanksionet ndërkombëtare, me të cilat synohet ndalja e programit atomik dhe raketor të Koresë Veriore. Një zëdhënës i Koresë Veriore tha se sulmi do të kishte për qëllim për të "arritur në bazat ushtarake kryesore të Shteteve të Bashkuara në Guam". Kjo bazë është tejet e rëndësishme për ushtrinë amerikane, pasi nga ajo lansohen misione në rajonin Azi-Paqësor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Raporti: Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të i ka vrarë civilët

Posted: 08 Aug 2017 11:18 PM PDT

Nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili po lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), për t'i dëbuar nga baza e tyre në qytetin Raka në Siri, janë vrarë së paku 29 civilë, përfshirë 14 fëmijë, gjatë 24 orëve të fundit, ka raportuar mbrëmë Observatori sirian për të drejtat e njeriut, që i ka vëzhguesit në terren. Ndër të vrarët janë edhe 14 anëtarë të një familjeje, ka njoftuar ky observator. Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara nuk është përgjigjur menjëherë ndaj këtyre akuzave. Më parë, koalicioni ka thënë se ndërmerr masa të jashtëzakonshe për evitimin e vrasjes së civilëve dhe zhvillon hetime për raportet e tilla. Koalicioni ka thënë muajin e kaluar se nga sulmet e veta ajrore janë vrarë së paku 600 civilë në Siri dhe Irak, prej se i ka filluar operacionet në vitin 2014. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se ky numër është shumë më i madh. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kinë: Tërmet i fuqishëm në pjesën jugperëndimore

Posted: 08 Aug 2017 11:06 PM PDT

Nga një tërmet i fuqishëm në pjesën jugperëndimore të Kinës janë vrarë 13 vetë, përfshirë 5 turistë, dhe plagosur së paku 175 persona të tjerë, kanë njoftuar sot qeveria dhe mediat. Ky tërmet me intensitet 6.5 shkallë e ka goditur një rajon me popullatë të shpërndarë, 200 kilometra në veriperëndim të qytetit Guanguan në provincën Siçuan, ka njoftuar Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Rajoni i goditur është afër një destinacioni turistik. Qeveria e Siçuanit tha se afro 100 turistë ishin bllokuar nga rrjedhja e dheut pas tërmetit të parë. Më se 31,500 turistë janë evakuuar nga zona e tërmetit, ka raportuar agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Xinhua. Shërbimi zjarrfikësve në Siçuan ka raportuar se hapësira e pranimit në një hotel është shkatërruar, duke i bllokuar disa njerëz, por më se 2,800 vetë janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga ndërtesa. Raportohet se ky vend më tepër vizitohet nga turistët kinezë se sa ata të jashtëm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump i kërcënohet Koresë Veriore me “zjarr dhe ashpërsi”

Posted: 08 Aug 2017 10:31 PM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Koreja Veriore "do të ballafaqohet me zjarr dhe ashpërsi" nëse përsëri u kërcënohet Shteteve të Bashkuara. "Më së miri është që Koreja Veriore të mos u kërcënohet mëtutje Shteteve të Bashkuara", u tha mbrëmë vonë zoti Trump gazetarëve dhe ka shtuar se "ata do të ndeshen me zjarr dhe ashpërsi, që bota nuk e ka parë kurrë". Këtë vërejtje presidenti Trump e bëri pas raportit të së përditshmes, Washington Post, ku citohen zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, se Pheniani e ka prodhuar një kokë miniaturale atomike, që mund të vendoset brenda raketave të veta, i cili është hap madhor i përpjekjeve të këtij vendi për tu bërë fuqi komplete bërthamore. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 5 gusht në mënyrë unanime ka vendosur sanksione kundër Koresë Veriore, që kanë për qëllim të bëjnë presion ndaj Phenianit, për ta përfunduar programin e vet atomik. Në muajin korrik, Koreja Veriore i ka testuar dy raketa balistike ndërkontinentale, duke pretenduar se tash ka kapacitet për ta goditur tokën e Shteteve të Bashkuara. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now