Tirana Observer: “Zyrtare/ Neymar është i PSG-së, paguhet klauzola 222 milionë euro” plus 9 more |
- Zyrtare/ Neymar është i PSG-së, paguhet klauzola 222 milionë euro
- Dy fjalë për dosjet, Kadarenë dhe “hakmarrjen” e Kakusë
- Avioni grek nis operacionin për shuarjen e zjarreve në jug të Shqipërisë
- Lajmi i mirë për të nxehtin përvëlues afrikan: Ja kur do të bien temperaturat
- Rritet konsumi i birrës në 6 muaj: Afro 600 mijë litra më shumë se 2016
- Lidhja “e rrezikshme” mes problemeve tё dhёmbёve dhe tumoreve
- Gafa/ Veliaj poston një foto të Kanioneve në Kaliforni si pamje të Tiranës
- 14-vjeçari vdes duke mjelë lopën
- Borsh, kapet një peshkaqen vetëm pak metra larg bregut të detit (FOTO)
- Angela Martini super në formë nga Ibiza, por fansat e “sulmojnë” për Photoshop
| Zyrtare/ Neymar është i PSG-së, paguhet klauzola 222 milionë euro Posted: 03 Aug 2017 10:32 AM PDT Telenovela "Neymar" ka përfunduar pasi ekipi i avokatëve të tij është paraqitur pasditen e sotme në zyrat e "Camp Nou" për të paguar 222 milionë eurot e klauzolës për prishjen e kontratës me klubin katalanas. Këta janë të njëjës avokatë që janë paraqitur po sot në zyrat e La Liga-s, në Madrid, dhe nuk kanë arritur ta bëjnë pagesën pas refuzimit të drejtuesve të kampionatit spanjoll për të pranuar paratë. Vetë Barcelona ka konfirmuar se pagesa është bërë dhe klubi spanjoll do t'ia dërgojë të gjitha detajet e këtij operacioni UEFA-s "në mënyrë që ata të marrin masa, nëse ka pasur shkelje". Katalanasit janë të bindur se PSG nuk mund ta realizonte një operacion të tillë pa shkelur rregullat. |
| Dy fjalë për dosjet, Kadarenë dhe “hakmarrjen” e Kakusë Posted: 03 Aug 2017 10:28 AM PDT Nga Astrit Patozi Ismail Kadarenë nuk e kam takuar kurrë, por më mjafton vepra e tij për ta konsideruar se e njoh mjaftueshëm. Ndërsa me motrën e tij, Kadrien (Kakunë), kam kujtime te pashlyeshme, kur punonim bashkë, një herë e një kohë, tek gazeta “Albania”. Megjithëse një grua e superkulturuar dhe me shumë personalitet, Kakuja e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj e trajtuar si motra e Ismailit. Dhe kjo nuk është ndonjë çudi, sepse ky është fati, kudo në botë, i të gjithë atyre, që rriten apo gjenden nën hijen e të famshmëve. Por ka disa ditë, që për herë të parë ndoshta, po “shijojmë” inversin e kësaj ligjësie universale. As më shumë e as më pak, por Ismail Kadareja po trajtohet sot si vëllai i Kakusë. Dhe e gjitha ngjan si “hakmarrje” pa dashje e motrës për të vëllain, pas kaq vitesh “persekutimi”. Arsyeja është një letër e shkrimtarit të madh në adresë të diktatorit Hoxha, këtu e 37 vjet të shkuara, me subjekt pikërisht motrën e tij. E cila askokohe rrezikonte seriozisht burgun, për shkak se fliste papushim kundër regjimit në përgjithësi, por ç’ishte më e keqja, kundër Enverit në veçanti. Unë nuk dua të merrem me debatin e ndezur, që ka shpërthyer në Shqipëri, nëse bëri mirë apo bëri keq Ismail Kadareja që e dërgoi letrën, aq më tepër kur ai vetë e ka sqaruar në mënyrë të qartë, si qëllimin ashtu edhe rrëthanat e shkrimit të saj. Por më bën përshtypje një gjë në këtë histori. Si ka mundësi të ketë ende njerëz në Shqipëri që të gjejnë më shumë faj tek një letër e pafajshme e shkrimtarit, se sa tek ata që bënë krimet më mostruoze në të gjithë ish-Lindjen komuniste? Shumë prej kasapëve të diktaturës janë ende gjallë dhe jo pak syresh punojnë në institucione të larta të shtetit, madje japin edhe drejtësi, moral, po se po, dhe pak ose aspak flitet për ta. Janë me qindra ata që, jo vetëm kanë dhënë vendime të përbindshme, por edhe kanë marrë pjesë aktive në torturimin çnjerëzor të “armiqve të klasës”, që sot, jo vetëm kanë funksione të nderuara, por na japin edhe leksione demokracie. Para rreth një viti parlamenti miratoi ligjin për hapjen e dosjeve, i cili natyrisht që nuk kishte për qëllim ta zgjidhte raportin e shoqërisë dhe të shtetit shqiptar me të shkuarën komuniste, por thjesht të bënte sikur. Sepse nuk mund të pritej që këtë ta bënte e majta e Edi Ramës. I qartë për mangësitë e tij, por sidomos për qëllimin e mbrapshtë nga u nisën për ta miratuar, kam thënë atëherë se edhe atij ligji të keq mund t’i merret diçka e dobishme për vendin. Dhe sot, duke ndjekur me trishtim debatin e stisur të letrës së Kadaresë për të shfajësuar Kakunë në vitin 1980, jam shumëfish i bindur për këtë. Të paktën disa institucione mund t’i kishim pastruar nga fosilet e Sigurimit të Shtetit, operativë apo bashkëpunëtorë qofshin ata. Duke nisur nga parlamenti, dhe duke vazhduar pastaj me të tjerat. Disa muaj më parë i kërkova publikisht kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, që t’i drejtohej Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit për të hapur dosjet e të gjithë deputetëve, por nuk pati asnjë reagim. Ka ende kohë për ta bërë këtë dhe nuk kemi pse presim shtatorin, kur të mblidhet parlamenti i ri. Kjo shoqëri, që ka hequr shumë nga e kaluara, nuk mund të mbajë në kurriz deputetë, ministra, gjykatës dhe nëpunës të tjerë të lartë, madje as analistë dhe gazetarë, që janë të implikuar në dosjet e Sigurimit të Shtetit. Është e pakapërdishme që ne i kushtojmë kaq shumë energji dhe kohë një letre të Ismail Kafaresë pa pasoja (sepse as Kakuja dhe as ai vetë nuk u arrestuan), ndërkohë që kemi gati para syve me miliona dokumente gjëmash, të cilat kanë çuar mijëra njerëz në litar, në pushkatim, burgje dhe internime. Lexova diku një lajm ku citohej Auroriteti për Informimin mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit të thonte se deri tani janë çuar njoftime për rreth 600 zyrtarë, të cilët kanë rezultuar me probleme të pastërtisë së figurës. Nuk dua të dyshoj në përkushtimin dhe përgjegjshmërinë e kryetares Genta Sula, për të cilën kam respekt, por druaj shumë se gjetjet e Autoritetit, edhe nëse ai punon me kapacitet të plotë, do të merren seriozisht dhe nuk do të përdoren në mënyrë selektive nga kjo qeveri. Dhe për sa kohë nuk do të ketë vullnet të fortë politik për t’u ndarë realisht me të shkuarën, mos u çudisni kur të na serviren herë pas here letra si ajo e Ismailit, që i drejtohej Enverit për Kakunë. |
| Avioni grek nis operacionin për shuarjen e zjarreve në jug të Shqipërisë Posted: 03 Aug 2017 09:44 AM PDT Pasi ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kontaktoi me homologun e tij grek për t'i kërkuar ndihmë për situatën emergjente të zjarreve, mësohet se ka nisur në jug të vendit operacioni i një avioni grek. Ai po shuan flakët në zonën pranë fshatit Dukat. Pritet edhe përfshirja në operacion e një tjetër avioni grek. Shqipëria nuk i ka kapacitetet për të përballuar emergjenca të tilla. Ndonëse shërbimi zjarrfikës u decentralizua, mësohet se rreth 23 bashki të vendit nuk e kanë këtë shërbim. |
| Lajmi i mirë për të nxehtin përvëlues afrikan: Ja kur do të bien temperaturat Posted: 03 Aug 2017 08:45 AM PDT Këto ditë janë përvëluese, por nuk do të zgjasin edhe shumë. Të paktën deri të dielën, kur rrymat ajrore nga kontinentit afrikan do të tërhiqen nga rajoni i Ballkanit. Meteoalb, bën me dije se fundjavën tjetër, temperaturat do të bien me 5 gradë C. Parashikimi: Mesnatën e së dielës dhe gjatë së hënës, fillon tërheqja nga Ballkani e masave ajrore Afrikane drejt Ishullit te Sicilisë dhe brigjeve Tuniziane. Ndërkohë, gradualisht vendin e tyre e zënë masa ajrore me te freskëta nga Evropa Veriperëndimore deri mëngjesin e së premtes kur pritet që qarkullimi i masave ajrore në Ballkan te jete drejtpërdrejt nga Evropa Veriore. Ne këto kushte, pritet që fundjava tjetër të sjelle një rënie të temperaturave, me të paktën 5 grade C. |
| Rritet konsumi i birrës në 6 muaj: Afro 600 mijë litra më shumë se 2016 Posted: 03 Aug 2017 08:29 AM PDT Temperaturat e larta të muajve të fundit kanë ndikuar edhe në rritjen e konsumit të pijeve në vend. Kështu konsumi i birrës ka njohur rritje gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ku sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, sasia e birrës së importuar arrin në 4 331 mijë litra, ose 582 mijë litra më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, raporton Tv Scan. Sipas këtyre të dhënave, në 6 muajt e parë të vitit që shkoi në tregun vendas janë importuar 3 749 mijë litra birrë. Por edhe pse administrate doganore jep vetëm sasinë e importuar të këtij produkti, në këto të dhëna nuk specifikohet se sa është sasia e konsumuar, çka do të nxirrte në pah dhe sa është sasia e prodhimit vendas. Tregu i birrës është ndër më të "lakmuarit" dhe diskutimet për akcizën e birrës në kohën kur diskutohet paketa fiskale janë të ashpra. Prodhuesit vendas gjithnjë janë ankuar se është krijuar një treg i pandershëm dhe kanë kërkuar vazhdimisht uljen e taksës së akcizës për këtë produkt, me arsyetimin e rritjes së produktit vendas dhe rritjen e punësimit. Aktualisht prodhimi vendas i birrës e ndan tregun ndërmjet katër kompanive kryesore, Birra Tirana, Birra Stela, Birra Korça, Birra Kaon apo Elbar. Por një përqindje të lartë në treg zënë edhe birrat e importit, të cilat në jo pak raste janë favorizuar edhe nga niveli më i ulët i akcizës, duke konkurruar bindshëm prodhimin vendas. |
| Lidhja “e rrezikshme” mes problemeve tё dhёmbёve dhe tumoreve Posted: 03 Aug 2017 08:00 AM PDT Kush vuan nga inflamacionet dhe periodontiti ka mё shumё rrezik pёr t'iu zhvilluar njё tumor, sidomos nё ezofag. Hipotezat: bakteret qё shkaktojnё pezmatim nё gojё migrojnё dhe "bёjnё fole" nё organet e tjera Çёshtja mund tё duket shumё e çuditshme, por ka njё bazё tё fortё shkencore: ka njё lidhje mes infeksioneve kronike tё dhёmbёve dhe tipeve tё ndryshme tё kancereve. E thekson njё studim amerikan, qё sapo e ka publikuar revista "Cancer Epidemiology, Biomarkers&Prevention", e cila ka analizuar tё dhёnat relative të mbi 65 mijё njerёzve tё ndjekur pёr rreth 15 vjet, duke zbuluar njё rrezik tё madh pёr t'u prekur nga tumori nё gojё, nё ezofag dhe nё gji tek gratё qё vuajnё nga sёmundja periodontale. Pavarёsisht nga ata shkaqe ndikon edhe duhani. Konkluzionet e arritura nga kёrkimi i ri u shtohen atyre tashmё tё mbledhura nga sondazhet e mёparshme pёr lidhjen e mundshme mes sёmundjeve tё dhёmbёve e inflamacioneve dhe sёmundjeve tё tjera qё mund tё shkaktohen nga njё pezmatim kronik, ato kanceroze dhe shqetёsimet kardiovaskulare. Studimi: njё lidhje mё e fortё me tumoret nё ezofag Studiuesit e State University tё New York, tё udhёhequr nga profesori i Epidemiologjisё Jean Wactawski-Wende kanё shqyrtuar informacionet e mbledhura nga njё studio e madhe e shёndetit femёror (il Women's Health Initiative Observational Study), tё bazuar nё pyetёsorёt e hartuar mes viteve 1999 dhe 2003. Pjesёmarrёsit me moshё mes 54 dhe 86 vjec, mё vonё janё mbajtur nёn kontroll deri nё 2013 dhe gjatё periudhёs sё plotё janё regjistruar mbi 7 mijё raste kanceresh. Tё dhёnat tregojnё qё gratё qё vuajnё nga sёmundjet periodontale (nё praktikё infeksionet kronike tё kavitetit oral), kanё 14%mё shumё, nё krahasim me kolegёt pa probleme me dhёmbёt, mundёsi pёr t'u prekur nga tumori. Lidhja mё e fortё ёshtё ajo me neoplazmёn nё ezofag (nё tё cilin rreziku duket i trefishuar), por ёshtё identifikuar njё lidhje edhe me tumoret nё gojё, nё mushkёri, nё tёmth, nё gji dhe lёkurё. Pёr gjirin, mushkёritё dhe tёmthin, rreziku mё i madh duket tё jetё i lidhur edhe me tё qenit duhanpirёs ose jo, ndёrsa pёr neoplazmat e tjera rreziku duket qё rritet pavarёsisht nga duhani. Shpjegimi i mundshёm: i gjithё faji i baktereve? Me termin sёmundje periodontale i referohemi njё spektri tё gjerё tё çrregullimeve qё mund tё ndikojnё tek dhёmbёt, me origjinё infektive dhe pezmatuese, pёr shembull inflamacionet (tё shkaktuara nga akumulimi nga pllaka bakteriale) dhe periodontiti (qё pёrfshin jo vetёm indet por edhe ligamentet, kockat alveolare, domethёnё gjithё aparatin qё garanton fiksimin e dhёmbёve). "Mekanizmat qё lidhin sёmundjet e dhёmbёve me kancerin nuk janё plotёsisht tё qarta – komenton Wactawski-Wende – por njё nga shpjegimet e mundshme ёshtё qё bakteret e kavitetit oral qё shkaktojnё shqetёsime tek dhёmbёt dhe mishrat janё nё gjendje tё migrojnё nё organe tё tjera (duke pёrdorur pёshtymёn dhe qarkullimin e gjakut) duke kolonizuar disa zona tё organizmit dhe duke prodhuar njё efekt negativ: mund tё rrisin pezmatimin, mbajnё tё frenuar sistemin imunitar dhe krijojnё kushte lokale qё rrisin rrezikun e sёmundjes nga tumori". Shembulli mё i qartё dhe i drejtёpёrdrejtё pёr autorin e studios do tё ishte kanceri nё ezofag, organ afёr gojёs dhe i lehtё pёr tё arritur tek bakteret dhe agjentё tё tjerё patogjenё qё mund tё infektojnё mukozёn dhe kёshtu kontribuojnё nё njё gjendje pezmatimi kronike qё favorizon fillimin e kancerit. |
| Gafa/ Veliaj poston një foto të Kanioneve në Kaliforni si pamje të Tiranës Posted: 03 Aug 2017 07:07 AM PDT Reagime të shumta ka ngjallur në rrjetet sociale, një foto e publikuar së fundmi nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Fotoja e postuar nga ky i fundit )ose stafi i tij që merret me faqen e Facebook-ut) mes maleve dhe pemëve të larta mbante mbishkrimin "Mirëmëngjes Tirana", por që në fakt komentuesit vunë re se ajo nuk i përkiste Tiranës, por Kalifornisë. Dhe ekzaktësisht "Kings Canyon" në Kaliforni. Fotoja më pas është fshirë nga profili i kryebashkiakut të Tiranës. |
| 14-vjeçari vdes duke mjelë lopën Posted: 03 Aug 2017 06:30 AM PDT Një i mitur ka gjetur vdekjen gjatë mjeljes së lopës. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Arbanë, Tiranë. Sipas policisë shtetasi A.S., 14 vjeç ishte duke mjelë lopën me makineri elektrike. Aksidentalisht i mituri ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ai është gjetur pa shenja jetë nga familjarët. Në banesë e viktimës ka shkuar policia për të nisur hetimet. Nga të dhënat paraprake ngjarja është regjistruar si aksidentale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranës. |
| Borsh, kapet një peshkaqen vetëm pak metra larg bregut të detit (FOTO) Posted: 03 Aug 2017 06:22 AM PDT Një peshkaqen është kapur vetëm pak metra larg bregdetit të Borshit. Ai ka ngecur në rrjetat e peshkatarëve dhe kuriozë të shumtë i janë afruar që ta admirojnë nga afër. Peshkaqeni nuk është i rritur, por është i frikshëm fakti se ai ndodhej vetëm 200 metra larg bregut. Jeta e plazhistëve mund të vihet në rrezik prej tyre. |
| Angela Martini super në formë nga Ibiza, por fansat e “sulmojnë” për Photoshop Posted: 03 Aug 2017 06:17 AM PDT
Supermodelja Angela Martini po shijon së fundmi pushimet në Ibiza. Bukuroshja shqiptare edhe pse prej disa kohësh është shkëputur nga rrjetet sociale, duket se është rikthyer tashmë sërish por me foto akoma më provokuese se më parë. Angela ka postuar një foto me rroba banje, ku ngjan mjaft seksi dhe në formë. Por si në çdo foto tjetër të Angeles ka edhe nga ata që e akuzojnë se ka përdorur photoshop tek pjesa e këmbëve. Në fakt modelja është mjaft e gjatë, por fasnat sërish nuk i kanë kursyer kritikat për të. |
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |









