Tirana Observer: “Rama publikon raportin e radhës: 45 kërkesat që më kanë bërë dibranët” plus 9 more |
- Rama publikon raportin e radhës: 45 kërkesat që më kanë bërë dibranët
- Paratë nuk mund të blejnë gjithçka, Neymar-in e lë e dashura
- Emina Çunmulaj tronditet në Shkodër: Si e lini nënën në këtë varfëri?
- A u largua Neymar nga Barcelona prej kësaj fotoje?
- Iu mbyt djali në lumë, myslimanët i shlyejnë borxhin familjes së varfër
- Për katër ditë bëri 7 grabitje me armë, kush është hajduti që tmerroi Shqipërinë
- “Luçiferi” vjen në Europë, i nxehti mbërthen kontinentin
- 13-vjeçari mbytet në Velipojë
- Klaudia Pepa lë Italinë, një tjetër sukses e pret
- FOTO: Putin nis pushimet, tregon muskujt në Siberi
| Rama publikon raportin e radhës: 45 kërkesat që më kanë bërë dibranët Posted: 05 Aug 2017 09:44 AM PDT Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot raportin për qarkun e Dibrës. Në raport janë shqetësimet kryesore dhe problematikat më të mprehta që kanë ngritur banorët e këtij qarku në dëgjesat publike me deputetët e zgjedhur dhe vetë kryeministrin. Kryesisht janë kërkesa për investime në infrastrukturën rrugore, në staf për shëndetësinë dhe investime në bujqësi. Në raport thuhet se gjatë dëgjesave është vënë re heterogjeniteti i lartë partiak. Mësohet se në Dibër kryeministrit i është kërkuar edhe riorganizimi i Partisë Socialiste. Statusi i Ramës: RAPORTI JUAJ Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Dibër. Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Dibrës, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport✌ Faleminderit! |
| Paratë nuk mund të blejnë gjithçka, Neymar-in e lë e dashura Posted: 05 Aug 2017 08:22 AM PDT Me një pagesë prej 600 mijë paundësh në javë, ylli i futbollit brazilian Neymar mund të ketë gjithçka që ai dëshiron, përveç dashurisë së vajzës që ai adhuron. Avionë privat, makinat më të fundit, prona të shumta rreth botës, madje edhe tipare të një modeli, e kanë bërë 25 vjeçarin një prej burrave më të pëlqyer për femrat në botë. Fatkeqësisht për të, 21-vjeçarja Bruna Marquezine nuk u tundua aspak nga e gjithë kjo pasuri e Neymar. Pas një lidhje gati 5 vjeçare, modelja, njëkohësisht edhe aktore, i dha fund lidhjes së saj me futbollistin pas pushimeve romantike në Afrikën e Jugut në muajin qershor. Nëse mendoni se ishte Neymar ai që i ka dhënë fund lidhjes, e keni gabim. Miqtë e tij thonë se ndarja nga Bruna është përjetuar tmerrësisht keq nga braziliani, ndërsa modelja po e përballon me sukses ndarjen. |
| Emina Çunmulaj tronditet në Shkodër: Si e lini nënën në këtë varfëri? Posted: 05 Aug 2017 08:15 AM PDT "Unë kam pa varfëri nëpër botë, kam kenë në ndihmat humanitare në Indi dhe Afrikë, por kur një nanë shqiptare dridhet e të kërkon ndihmë, ajo të ther në zemër". Janë këto fjalët e Emina Çunmulaj, modeles së famshme shqiptare nga Tuzi (Mal të Zi) ndërsa tenton të përshkruajë ndjenjat e saj pasi ka vizituar disa familje që jetojnë në varfëri ekstreme në rrethinat e Shkodrës. Emina vendosi t'i bashkohej Nismës "Fundjavë Ndryshe" për të ndihmuar disa familje në fshatrat në njësinë administrative të Postribës ku pa nga afër mjerimin e tyre. Tepër e prekur dhe me lot në sy, Çunmulaj ka rrëfyer emocionet e saj në një intervistë për "Tirana Today". Modelja shqiptare ka treguar gjatë intervistës detaje mbi fëmijërinë e saj në malësinë e Tuzit, vështirësitë në vitet e para të karrierës në Itali dhe jetën që ka sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është e martuar me miliarderin iranian Sam Nazarian. "Emina ka qënë një vajzë në një fshat të vogël, unë kam mjelë lopët deri sa kam pas 16 vjeçe. Unë kam kenë një vajzë shumë e thjeshtë dhe jam edhe tani. A kam vuajtur për fukarallik? Jo, s'kam vujt, këtë nuk mund ta them. Por, sidoqoftë më kujtohen hapat e para të modelingut kur kam qënë 15 vjeçare në Itali, kam në një dhomë me 5 vajza dhe kam hangër ushqime në konserva. Por kjo nuk është varfëri, në krahasim me atë ça kam pa sot." Një pjesë nga intervista e Emina Çunmulaj me gazetaren Erjona Rusi Emina ke ardh në zonat e thella të Shkodrës me ndihmu disa familje. Si u ndjeve kur pe atë lloj varfërie e mjerimi? Po mirë në fakt më solli Arbri, faleminderit atij se disa zona të Shqipërisë nuk i kam shumë familjare, nuk i njoh. Pikërisht Shkodrën sepse e kam afër me Hanin e Hotit, ku jam me origjinë. Nuk dija se çka të prisja, ku do shkoja, në ça familje do hija. Por, në mënyrë naive, mbase duhet ta kisha përgatit veten. Sepse është tepër emocionuese kur sheh një nanë në moshë që jeton në atë varfëri. Nuk e kishe imagjinuar që njerëzit që mund të jetonin në ato lloj kushtesh? Jo të them të drejtën jo, sepse ti je në Shkodër, ku qendra është një vend shumë i bukur. Ka shumë njerëz që jetojnë jashtë dhe punojnë. Nuk e prisja, nuk e dija çka të prisja dhe kështuqë me të vërtet më ka qëllu rëndë. Çfarë ndjeve? Pse u bëre keq? Trishtim, trishtim sepse…ku ka ba vaki, ku ka ba vaki që plaka 70-80 vjeçare të jetojnë në një shtëpi pa kurrëfare kushtesh…ato nuk janë kushte as për kafshë. Kur u nisëm ajo tha: Hajdeni përsëri për Bajram dhe kjo më të vërtet më ka dhimbt. Ndoshta sepse ajo është nanë, unë kam humb nanën time, jam bërë nanë vetë dhe mbase jam ba ma e ndjeshme. Dikush që të sheh nga Instagrami, nga larg duke parë jetën tënde të luksit, mundet edhe të thotë që Emina as e ka idenë çfarë është vuajtja. Është e vërtet? A din Emina se çfarë do me thanë me vujt? Unë nuk mund të them që jeta që kam sot…është një jetë e mirë padyshim, por s'ka qënë kështu gjithmonë. Emina ka qënë një vajzë në një fshat të vogël, unë kam mjelë lopët deri sa kam pas 16 vjeçe. Unë kam kenë një vajzë shumë e thjeshtë dhe jam edhe tani. A kam vuajtur për fukarallik? Jo, s'kam vujt, këtë nuk mund ta them. Por, sidoqoftë më kujtohen hapat e para të modelingut kur kam qënë 15 vjeçare në Itali, kam në një dhomë me 5 vajza dhe kam hangër ushqime në konserva. Por kjo nuk është varfëri, në krahasim me atë ça kam pa sot. Unë kam pa varfëri nëpër botë, kam kenë në ndihmat humanitare në Indi dhe Afrikë, por prap se prap, është tjetër kur të thekson afër zemrës, kur e ndjen nanën shqiptare që dridhet e thotë: "Shihe ku flej, ku haj, ku rri.." Të dhemb ma shumë nana shqiptare? Po, bre, se jam shqiptare vetë. Gjaku s'asht ujë. Pse ke këtë dëshirën për tu marrë me bamirësi? Pse kjo dëshirë për të ndihmuar të tjerët? Nuk është thjesht dëshirë. Është gjë normale për tu bërë. Nëse unë jam rehat, kjo nuk do të thotë që kojshia që nuk asht rehat të më lejë me fjet në paqe. Kjo është e vetmja gjë që na dallon nga kafshët, edhe ato madje ndihmojnë njëra-tjetrën. Ne jemi njerëz. Bamirësia nuk është diçka që lind, e ke në shpirt, në zemër. Unë s'mund të rri rehat, nuk flej dot. Dhe ma fort më dhimbet se asht vendi im. Ti duhet të jesh vullnetar thjesht sepse e ndjen veten mirë dhe beson që të tjerët kanë nevojë. Ti ke pasuri, zemër, shpirt dhe ja jep tjetrit. Kështuqë mendoj se një ndër gjërat kryesore për ne si humanë, njerëz është vullnetaria sepse nuk ndihmojmë njëri-tjetrin, atëherë ça na ka mbet? S'ka më humanizëm. Sa e njeh shoqërinë shqiptare në përgjithësi, në kuptimin e nevojave që kanë shqiptarët? Në përgjithësi shqiptarët, qoftë në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë apo Maqedoni kanë vujt. Unë ndoshta kam mendu gjithmonë që shqiptarët jashtë Malit të Zi kanë vuajtur më shumë. Por unë të vërtetën, të them, atë që kam parë sot në Shqipëri, nuk ekziston tek shqiptarët në Mal të Zi. Se malësori nuk e len nanën të vuajë e të jetojë në kushte ashtu. Unë i thashë Arbrit, tan Malin e Zi me shëtit nëpër katunde e fshatrat shqiptare, ti s'mund ta shohësh nanën ashtu. Pse, si ka mundësi? Nuk e di, nuk e di pse. Ndoshta sepse ne jemi detyruem. Se ne gjuhën kanë dash me na e ndryshu, fenë kanë dash me na e ndryshu, gjakun kanë dash me na e ndryshu, vendin kanë dash me na i marr, shtëpiat gjithashtu. Kështuqë kur je në një shtet tjetër ti i ndihmon njerëzit e tu sa më shumë. Ndoshta këtu liberimi, asht toka jote, vendi yt, gjuha jote, shpia jote dhe varfëria jote. Të gjithë e kemi varfërinë. Mendon se shqiptari duhet me e ndihmu ma shumë shqiptarin? Po 100 %, kudo. S'ka lidhje ku asht. Nëse unë kam një shpi dy katëshe me panele solare dhe nana pranë teje s'ka bukë të hajë. Ajo ecte në gurë, zbath. Turp, marre, gjynah. Edhe shteti duhet me ba diçka normalisht, edhe institucionet duhet me funksionu apo jo? Patjetër. Ne sado që të mundohemi privatisht të bëjmë, ka me qindra me mijëra njerëz që kanë nevojë. Kur ti e shef një nanë në moshë që s'ka kurrëfarë ndihme nga shteti, zero. Ajo tha që merrte 20 mijë lekë, 20 dollarë në muaj. Oh Zot, 20 dollarë në muaj dhe ja kanë hek. Burrin e verbër në shpi, vajzën me nevoja special dhe mos me ba kurrgja shteti? Unë nuk jetoj këtu, nuk përzihem në politikë por më vjen gjynah. Është turp që të lejojnë që një njeri që ndoshta ka vujt tan jetën e saj, mos e ndihmu me një ndihmë sociale, me diçka të thjeshtë? Nuk e di. Shkojmë pak në Amerikë. Si i ndihmon Emina shqiptarët në Amerikë? Me emrin e madh që ka? Gjëja kryesore është që nëse jemi të suksesshëm ne si popull shqiptar, unë, ti apo filani, mos të fshihemi pas kësaj që kam pasaportën amerikane dhe të them që unë jam amerikane. Sepse nuk jam. Unë jam shqiptare. Unë kam pasaportën malaezeze dhe atë amerikane por e ndjej veten shqiptare. Kur njerëzit më pysin, nuk u them çfarë feje kam, por u them që jam shqiptare dhe pikë. Thjesht nëse kemi pak pasuri, apo dukemi si të Evropës, mos e fsheh origjinën. Mos nisni me fol greqisht, italisht apo anglisht apo diçka tjetër. Unë shqipen nuk e flas perfekt, por ashtu si e flas, e flas. Unë popullin tim nuk e ndihmoj aq sa kisha pas qejf, por aq sa mundem e bëj. Qoftë duke thënë që jam shqiptare, apo bëj një debat me një kroat apo malazez, grekët, italianët. Pra çfarëdoqoftë, është një mbrojtje e titullit të ndjenjës time. Se unë jam kush jam dhe pikë. Por gjithësesi shqiptarët në Mal të Zi, ata që kanë dalë jashtë, që janë në SHBA, mendoj se deri diku, ata shumë bëjnë për vendin e vet, por mund të bëjnë edhe ma shumë. Ekziston mundësia. Dikush 5 dollarë, dikush 10, sa të kenë mundësi. Ne shohim Eminën nga larg, po si është shqiptarja nga Tuzi me një multi miliarder si Sam Nazarian? Çfarë keni psh të përbashkët? Shumë. Unë jam kokëfortë, ai është kokëfortë. Unë jam femër Alfa, ai është mashkull Alfa. Përgjithësisht ai vjen nga një familje shumë modeste dhe filantropike. Ai ka një prejardhje iraniane dhe nuk e kam dit se sa të përbashkëta kanë iranianët me shqiptarët, në kuzhinë, mikpritje dhe tradita. Krejt. Në fillim nuk i kuptova, por pastaj nga një muaj në tjetrin kuptova që kemi shumë gjëra të përbashkëta. Ai më përkrah në çdo gjë që bëj. Tani e kam sjellë për herë të parë në fshatin tim. Dhe si ju duk fshati jot? U kënaq, i pëlqeu kjo jeta një shtëpi buzë tjetrës, familja, kojshitë, a ke kafe, a ke sheqer. Këto i pëlqyen krejt.. (qesh). Ti je rrit në malësinë e Tuzit, besoj e ke dëgjuar atë shprehjen "me ta ngrënë zemrën"? Si ja ke hangër zemrën Samit? Më the që ai të mbështet, po kohët e fundit e ke lënë modelingun apo jo? Po, kohët e fundit, fëmija, familja. Çfarë planesh ke? Sa të kthehem jam për rrugë, kam një photo-shooting për një kompani gjermane. Ai nuk është xheloz apo jo, dhe të thotë pse do shkosh andej apo këtej? Jo, jo. Këtë problem nuk e ka. Ai më nxit edhe më shumë. Nëse nuk do të bësh këtë, hajde bëj diçka tjetër, unë të ndihmoj-më thotë. Po ti s'ke nevojë të punosh më. Ti i ke të gjitha, pse duhet të punosh? Truni i kresë. Unë kam nevojë me punu. Unë që kur kam dalë 15 vjeç prej shpie, unë vetëm punë kam ba. Unë të rri në shpi, kaloj në depresion. Ndihem mirë. Nuk e ndjej veten si një femër që mund të bëj diçka për veten, nëse nuk punoj. Sepse unë tan jetën nuk kam prit për një mashkull të vijë të më japë këtë, apo atë, të më blejë aeroplanin. Pra, ti ndihesh mirë sepse i ke arrit të gjitha vetë? |
| A u largua Neymar nga Barcelona prej kësaj fotoje? Posted: 05 Aug 2017 08:00 AM PDT A e mbani mend kur, në sezonin e kaluar, Barcelona bëri mrekullinë duke fituar 6-1 ndaj PSG-së në "Camp Nou"? Pasi kishin humbur 4-0 në ndeshjen e parë, katalanasit kaluan në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve me përmbysje rezultati dhe e gjitha kjo ndodhi falë një lojtari: Neymar. Po, kështu ndodhi, nuk është ekzagjerim. Ajo ishte ndeshja më e madhe e brazilianit, sepse fitoi penallti, shënoi dhe dha asistin e golit të triumfit. Ai 90-minutësh vërtetoi se te Barcelona mund të ishte ai lideri, jo Lionel Messi, por të nesërmen 25-vjeçari kuptoi se gjërat nuk do të ndryshonin kurrë. Pse? Sepse të gjitha gazetat "e harruan" kontributin e tij, duke vendosur në faqet e para çastin kur Messi doli dhe festoi përpara tifozëve sikur të ishte Zoti. Prej ditësh spekulohet se Neymar është ndikuar fort nga kjo ngjarje, prandaj ka vendosur të provojë një aventurë të re në Paris, i shkëputur nga "Pleshti", idhulli i tij. Megjithatë, sipas tij nuk është kështu. "Unë nuk dua të jem ylli i vetëm i skuadrës. Doja të vija në Paris, sepse kërkoja diçka ndryshe, një sfidë të re, jo se nuk ndihesha i vlerësuar. Nuk është se kam ardhur këtu për të pasur një rol më të madh për veten", – ka theksuar sulmuesi. A e beson kush? Vështirë… |
| Iu mbyt djali në lumë, myslimanët i shlyejnë borxhin familjes së varfër Posted: 05 Aug 2017 07:51 AM PDT Mes varfërisë, vështirësive dhe forcës për të vazhduar përpara pas humbjes së djalit vetëm 11 vjeç në ujërat e lumit Erzen familja Bardhi ka nevojë për ndihmë e mbështetje. Po kalojnë ditë të vështira pas ngjarjes së kobshme, kur djali i tyre vetëm 11 vjeç u rrëmbye nga ujërat e lumit Erzen, bashkë me kushëririn e tij në përpjekje për ta kaluar atë. I vetëm krah pune, kryefamiljari Agim Bardhi nuk ka mundësi të ndërtojë një shtëpi me të ardhura të pakta që ai merr, madje edhe këto dy dhoma nisi ti ndërtonte për fëmijët e tij, duke marrë një kredi në bankë disa muaj më parë. Myftinia e Tiranës, besimtarë dhe 10 xhami të kryeqytetit i janë bashkuar nismës së Myftiut Ylli Gurra për të qënë pranë familjes Bardhi në Mënik, fshat pranë njësisë administrative Ndoq. Ylli Gurra: I dorëzuam familjes shumën prej 5 milion lekë të vjetra të mbledhura nga xhamitë e kryeqytetit. Një shumë për të lehtësuar barrën e borxhit dhe për ta zeruar atë. Me të ardhurat dhe kontributet e besimtarëve të Tiranës, familja Bardhi shleu të gjitha detyrimet bankare. Kjo është një përpjekje dhe nisëm solidare për të qenë pranë familjes, duke bërë bashkë besimtarët dhe qytetarë për të qenë më afër Agimit, bashkëshortes dhe fëmijës së tij. Çdo ndihmë dhe përkrahje për këtë familje do të thotë një mbështetje për të dalë nga gjendja e varfërisë dhe për të qënë pranë në këto kohë të dhimbshme për ta./Ora News |
| Për katër ditë bëri 7 grabitje me armë, kush është hajduti që tmerroi Shqipërinë Posted: 05 Aug 2017 07:24 AM PDT Një 41-vjeçar me rrezikshmëri të theksuar shoqërore është arrestuar nga policia gjatë operacionit të koduar "Fuel Thieves". Në pranga ka përfunduar Aleks Prifti, lindur në Urën Vajgurore, Berat dhe banues në Tiranë, ndërsa operacioni i arrestimit të tij u krye në Durrës. Brenda tri ditëve, ai ka arritur të kryej 7 vjedhje me armë e dhunë. Gjithashtu ky shtetas është person me precedent kriminal edhe në Greqi, Belgjikë e Itali. Më konkretisht, gjatë datës 01, 02, 03 dhe 04 gusht 2017, ky shtetas ka kryer 7 vjedhje me armë dhe dhunë në disa pika karburantesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë si edhe ka tentuar të vjedhë me armë një argjendari në qytetin e Lushnjës. Konkretisht: 1-Në datën 01.08.2017, rreth orës 22:00, në fshatin Portëz, Fier, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti. 2-Në datën 02.08.2017, rreth orës 14:18, ka kryer vjedhjen me armë (pistoletë) të mbetur në tentativë të një argjendarie në qytetin e Lushnjes. 3-Në datën 02.08.2017, nën kërcënimin e një arme ( pistoletë) ka tentuar të vjedhë një pikë karburanti në qytetin e Cërrikut. 4-Në datën 03.08.2017, rreth orës 22:15, ka krer vjedhje me armë ( pistoletë ) të një pike karburanti në Maminas, Durrës. 5-Në datën 04.08.2017, rreth orës 05:08 në fshatin Bardhas, Peqin, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti. 6-Në datën 04.08.2017, rreth orës 05:12, në fshatin Karinë, Peqin, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti. 7-Në datën 04.08.2017, në orën 05:25, në Rrogozhinë, ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një arme, një tjetër pikë karburanti. Nga hetimet e kryera rezultoi se autori i këtyre veprave penale, në momentin e kryerjes së grabitjeve, targat e automjetit i mbulontë me shirit natriban me qëllim që të mos identifikohej para këtyre subjekteve. Gjithashtu më datën 26 qershor 2017 në Berat, ky shtetas së bashku me vëllain e tij kërcënojnë për marrje pasurie një shtetas, (vepër për të cilën vëllai është arrestuar, ndërsa ky shtetas u shpall në kërkim). Kapja e këtij personi është bërë mbrëmjen e djeshme në Durrës dhe më pas është transportuar për në Lushnje ku dhe janë kryer veprimet për arrestimin e tij. Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale të këtij shtetasi. Njëkohësisht po vijon puna në bashkëpunim me partnerët tanë në Itali, Belgjikë e Greqi për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij personi. |
| “Luçiferi” vjen në Europë, i nxehti mbërthen kontinentin Posted: 05 Aug 2017 06:37 AM PDT I gjithë kontinenti i Europës është mbërthyer nga i nxehti ekstrem, ose afrikan siç preferojnë ta quajnë disa, por që duket se nuk është faji i Afrikës dhe as plotësisht i natyrës. Temperaturat në Francë, Spanjë, Itali janë fare pranë 40 gradëve celsius, dhe nuk mungojnë rastet kur i kanë kaluar. 11 vende të Europës Jugore dhe qendrore kanë paralajmëruar banorët dhe turistët që të marrin masa, ndërsa kontinenti përballet me valën brutale të të nxehtit që jo më kot ka marrë nofkën "Luçiferi". Edhe vendet më në veri të kontinentit si Gjermania, Britania e të tjera e kanë ndier vapën e kësaj vere, megjithëse jo aq fort sa pjesa historikisht e nxehtë e jugut të Europës. Meteorologët presin edhe disa ditë të tjera të nxehta në vijim, dhe sikur kjo të mos mjaftonte, shkencëtarët parashikojnë një të ardhme të zymtë të kontinentit të vjetër për sa i takon të nxehtit që lidhet me ndryshimet klimaterike. Sipas një studimi të fundit, nëse nuk bëhet asgjë për të reduktuar efektet e ndryshimeve klimaterike, në vitin 2100 i nxehti në Europë do të vrasë mbi 150 000 njerëz në vit. Kjo shifër është 50 herë më e madhe se aktualja. Shkencëtarët thonë se i nxehti do të shkaktojë 99% të viktimave nga moti nëse ne nuk bëjmë asgjë dhe për vetë pozicionim gjeografik, jugu i Europës do të vuajë temperaturat më ekstreme dhe numrin më të madh të viktimave. Parashikime të tilla për pas më shumë se 80 vjetësh padyshim që kanë kritikët dhe skeptikët e tyre, por ndërsa ndryshimet klimtarike janë tashmë realitet, të qenit i përgatitur nuk është aspak gabim. |
| Posted: 05 Aug 2017 06:33 AM PDT Një tjetër rast mbytje është shënuar në plazhet shqiptare. Një djalë i mitur është mbytur në det në rrethana ende të panjohura. Fëmija 13-vjeçar ishte nga Mitrovica e Kosovës. Paraprakisht dyshohet se fëmija ka pësuar atak kardiak sapo ka hyrë në det. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet. Trupi i pajetë i 13-vjeçarit është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes. |
| Klaudia Pepa lë Italinë, një tjetër sukses e pret Posted: 05 Aug 2017 05:47 AM PDT Balerina shqiptare Klaudia Pepa pas famës në talent shown 'Amici' është larguar nga Italia. Ajo është një nga talentet shqiptare, që gjurmët e saj ka vendosur t'i lerë në mbarë botën. Pas suksesit të korrur në Itali, destinacioni i radhës është Hollywoodi. Prej disa javësh ajo gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është duke bashkëpunuar me një nga studiot koreografike në Nevada. Bëhet fjalë për 'Milennium Dance Complex'. Një bashkëpunim i rëndësishëm me koreografin Kyle Hanagami. Ai është një prej emrave që realizon koreografitë e kërcimeve energjike të divës latine Jennifer Lopez. Këto pamje i ka ndarë vetë Klaudia në Instagramin e saj, ku duket mjaft e lumtur. Klaudia Pepa është një nga balerinat më të famshme shqiptare e cila u konfirmua si e tillë në programin "Amici" në Itali. |
| FOTO: Putin nis pushimet, tregon muskujt në Siberi Posted: 05 Aug 2017 05:25 AM PDT Presidenti i Rusisë Vladimir Putin mesa duket ka nisur pushimet. Ai ka shkuar në Siberi për të kaluar disa ditë duke u zhytur në ujë dhe peshkuar. Putin është fotografuar pa këmishë në liqenet e Siberisë, teksa peshkon dhe merr rreze dielli. Analistët politikë thonë se 64-vjeçari Putin bën të tilla aventura për t'i treguar kombit se ai është ende i shëndetshëm, i fortë dhe plot me energji. Por, kjo është edhe një mënyrë promovimi duke u treguar qytetarëve rusë që pushimet mund t'i kalojnë në vendin e tyre dhe jo jashtë shtetit. Mediat ruse shkruajnë se peshkimi është pasion i hershëm i Presidentit Putin, sikurse i pëlqen gjithashtu të udhëtojë me Kryeministrin Medvdev dhe ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu. |
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |


























