Tirana Observer: “Orinda dhe Turi po e shijojnë muajin e mjaltit” plus 9 more |
- Orinda dhe Turi po e shijojnë muajin e mjaltit
- Marina Fara tregon format trupore në Instagram
- Tiparet për të cilat duhen të krenohen të gjitha shenjat e horoskopit
- Lobi grek në SHBA, një fantazmë e atij që ishte dikur
- Stalini dhe Hitleri, dy miq të fshehur
- Studimi, tre sportet që parandalojnë vdekjet e hershme
- Çmimi i madh i Çekisë, fiton Marc Marquez, zhgënjen Rossi
- JLO shkon për të mbështetur të dashurin e saj, por vëmendjen ia merr dikush tjetër
- Modelja shqiptare mbyll karrierën si modele, i dashuri multimiliarder i ndryshon jetën
- ‘Ezel’ dhe ‘Ejshan’ sërish bashkë
| Orinda dhe Turi po e shijojnë muajin e mjaltit Posted: 06 Aug 2017 09:44 AM PDT Orinda Huta dhe Turjan Hyska janë duke shijuar muajin e mjaltit duke shëtitur në vende të ndryshme të botës. Çifti i njohur nga Shqipëria bënë një dasmë të madhe në Tiranë, ndërsa më pas u nisën për ta festuar martesën e tyre. Nuk kanë munguar edhe videon nga çastet romantike të Orindës dhe Turit në udhëtimin e tyre. Njëherësh, në një fotografi të publikuar, çifti shfaqet mbi elefant. |
| Marina Fara tregon format trupore në Instagram Posted: 06 Aug 2017 09:15 AM PDT Marina Fara është shume aktive në rrjetet sociale, ku me fotot qe poston tregon fizikun e saj seksi. Vajza e këngëtares Eli Fara ka postuar së fundmi në rrjetin social Instram foto nga pushimet e saj ku shfaqet me bikini dhe tregon format perfekte. |
| Tiparet për të cilat duhen të krenohen të gjitha shenjat e horoskopit Posted: 06 Aug 2017 09:01 AM PDT Mjafton data e lindjes dhe horoskopi ju tregon shumë për karakteristikat e shenjës tuaj. Shpesh herë na pëlqejnë shumë, por disa herë as nuk duam t'i lexojmë. Më poshtë do mësoni arsyet se për çfarë duhet të jetë krenar secila nga shenjat e horoskopit. Dashi Duhet të jenë krenar se secilën punë që e nisin, e përfundojnë. Etika e punës dhe përzgjedhja e makinave janë aty Dashi e mban mendjen. Personat në shenjat e Dashit nuk mund t'i ndalë asgjë. Demi Duhet të jenë krenar për aftësinë e tyre për të qenë jashtëzakonisht konsistente dhe të besueshme. Personat në shenjën e Demit konsiderohen si njerëzit më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm. Binjakët Duhet të jenë krenar për aftësinë e tyre për të angazhuar të tjerët në bisedë. Nga të gjitha shenjat, ata që i përkasin shenjës së Binjakut janë më llafazanët. Gaforrja Duhet të jenë krenar për aftësinë e tyre që krijojnë ndjenjë të dashurisë kudo. Ata njihen si qenie emocionale, por gjithashtu janë shumë të dashur dhe duhet të jenë krenar për sjelljen e tyre. Luani Duhet të jenë krenarë për aftësinë e tyre që shkëlqejnë kudo që ndodhen. Sharmi i personave që i përkasin kësaj shenjë i bën ata që të shndrisin në secilin ambient. Virgjëresha Duhet të jenë krenar për aftësinë dhe forcën që kanë për të bërë mirë. Virgjëreshat duhet të jenë krenarë për forcën morale dhe aftësinë për të bërë ndryshime pozitive në botë. Peshorja Duhet të jenë krenar që ia dalin të zbukurojnë jetët e të tjerëve. Nëse një Peshore ndihet mirë pranë jush, atëherë jini të sigurtë se jeni shumë tërheqës dhe sharmantë. Akrepi Duhet të jenë krenarë se shohin motivet e vërteta të njerëzve. Një Akrep nuk mund ta mashtroni, sepse kanë instinkt të zhvilluar për të dalluar të vërtetën dhe mashtrimet. Shigjetari Duhet të jenë krenarë për frymën e tyre kureshtare dhe etjen e tyre për njohuri. Personat që i përkasin shenjës së Shigjetarit vazhdimisht kërkojnë të zgjerojnë horizontin. Bricjapi Duhet të jenë krenarë për aftësitë e tyre për të marrë atë që duan dhe kur e duan. Personat e kësaj kanë guxim të ndjekin ëndrrën e tyre dhe ia dalin t'i arrijnë ato. Ujori Duhet të jenë krenarë për diçka të çuditshme, por shpesh jashtëzakonisht të shkëlqyeshme dhe ide të gjeniale. Personat e kësaj shenje kanë ide të çmendura dhe shpesh tingëllojnë gjeniale. Peshqit Duhet të jenë krenarë për lidhjen e fortë që kanë me botën shpirtërore. Ata duhet të jenë krenarë për intuitën shpirtërore. |
| Lobi grek në SHBA, një fantazmë e atij që ishte dikur Posted: 06 Aug 2017 08:23 AM PDT Drejtuesi i gazetës greke "Kathimerini" Alexis Papachelas i ka kushtuar dje një opinion lobit greko–amerikan. Ky i fundit është shpesh temë lajmesh edhe në Shqipëri dhe ushqen lloj-lloj alibish si për pushtetin e Tiranës, ashtu edhe për ata protagonistë të periferisë politike që ja dalin të qarkullojnë ndonjë fotografi. Për këtë arsye shkrimi i Papachelas ka një farë interesi për të hedhur dritë mbi ndryshimet që kanë ndodhur në atë që konsiderohet si lob i fuqishëm në Shtëpinë e Bardhe, por edhe strategjinë e lobimit. Gazetari e nis opinionin me një konstatim diretk: Lobi grek është një fantazmë e atij që ka qenë dikur. Kjo për shkak se rolin që dikur e luante kisha dhe Peshkopi Jakov nuk e plotëson ende askush. Edhe dy njerëz që në Greqi konsideroheshin si grekët e Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus, ish-shef stafi në administratën Trump dhe George Gigicos, person i afërt me Trump, janë larguar. Papachelas shton se koha ka provuar se – dhe kjo duhet pranuar nga të gjithë – se fakti se dikush me origjinë greke është në një pozicion politik, nuk do të thotë se problemet marrin zgjidhje. Ka arsye objektive për këtë që sidomos lidhen me axhendën që imponojnë detyra të larta në ShBA, shumë më të rëndësishme sesa hallet që shpik media apo politika ballkanike. Më tej akoma, këmbëngulja për të lidhur me detyrime lobimi çdo greko amerikan që kap njëfarë detyre është joefektive dhe krijon raporte artificiale, pa harruar se siç e do puna në ShBA shumë prej këtyre personave përdorin origjinën dhe çdo mjet për të bërë karrierë dhe asgjë më shumë. Ajo çfarë bën përshtypje këtu është fakti se edhe Greqia, një vend anëtar në BE dhe në NATO ka nevojë për lobime në Shtëpinë e Bardhë, çka do të thotë se politika dhe qëndrimet e saj janë në thelb pa rëndësi saqë të hyjnë në llogaritë strategjike të të mëdhenjve. Dhe këtu duhet lobimi që nuk është asgjë më shumë sesa një lutje dhe investim për një fjalë apo një telefonatë. Papachelas sugjeron që grekët të heqin dorë nga dalldisja pas vetes pasi p.sh cilidoqoftë qëndrimi i Erdogan, askush nuk do të humbasë Turqinë. Dhe me siguri Turqia dhe Erdogan e dinë fare mirë se nuk kanë nevojë për lobistë që dikush ti dëgjojë në botë. Ndaj lobimi në botën e sotme sipas gazetarit nuk do udhëhequr nga fakti nëse ndonjë zyrtar në ShBA ka provuar apo jo xaxiq, por nga synime strategjike. Ky shtjellim vlen disi për të ulur dozën e rëndësisë që i jepet takimeve dhe fotove që ndonjë politikan lokal nga Shqipëri bën në ShBA. Vlen po ashtu për të kuptuar se ndonëse nuk ka ende një diçka që mund të quhet lob shqiptaro-amerikan, ka patjetër një lobim në ShBA për çështjet shqiptare dhe duhet thënë se ai ka qenë shumë i suksesshëm. Me lobimin dhe domosdoshmërinë e tij duhet të rrjedhë edhe pranimi i faktit se ne si vend nuk kemi ndonjë rëndësi strategjike dhe duhet të heqim dorë nga përfytyrimi se jemi qendra e diçkaje. Ndaje dhe armiqtë apo rivalët nacionalë i kemi po kaq të parëndësishëm edhe pse shumë më të zhurmshëm nga sa jemi vet. /Respublica.al |
| Stalini dhe Hitleri, dy miq të fshehur Posted: 06 Aug 2017 08:01 AM PDT
Ish-agjenti V.G Krivicki tregon në kujtimet e tij se mes Rusisë dhe Gjermanisë ka pasur një komplot të fshehtë, dhe se dy diktatorët bashkëpunonin me njëri-tjetrin V. G. Krivicki, ish-agjenti i fshehtë i Stalinit vijon të jetë një nga personazhet më interesantë në rrëfimet që ka lënë pas mbi raportin mes Gjermanisë dhe Rusisë. V.G Krivicki na jep një raport tjetër nga ai që njohim mes Hitlerit dhe Stalinit. Në kujtimet e lëna pas ai ka treguar mbi spastrimet e mundshme të Hitlerit, dhe efektet e tij mbi politikën e jashtme Sovjetike. "Natën e 30 qershorit 1934, kur Hitleri shpërtheu të parin spastrim të përgjakshëm dhe kur ky spastrim vazhdonte ende, Stalini thirri një sesion të jashtëzakonshëm të Byrosë Politike në Kremlin. Madje përpara se lajmi për spastrimin e Hitlerit të bëhej i njohur në botën e gjerë, Stalini kishte vendosur për lëvizjen e tij të përgjigjes ndaj regjimit nazist. Unë isha në atë kohë me detyrë në Departamentin e Zbulimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Kuqe, në Moskë. Ne dinim që kriza në Gjermani ishte e pashmangshme. Të gjitha informacionet tona të fshehta na kishin përgatitur për një shpërthim. Sapo Hitleri nisi spastrimin e tij, ne filluam të marrim buletine të vazhdueshme nga Gjermania. Atë natë unë po punoja si ndër ethe me stafin e ndihmësave, duke përmbledhur informacionin tonë për Komisarin e Luftës Voroshilov. Ndërmjet jo-anëtarëve të thirrur në atë takim të Politbyrosë ishin shefi im, gjenerali Berzin; Maksim Litvinov, Komisar për Punët e Jashtme, Karl Radek, në atë kohë drejtor i zyrës së informacionit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste; dhe A. K. Artusov, shef i Seksionit të Jashtëm të OGPU-së", tregon Krivicki. Takimi i jashtëzakonshëm i Byrosë Politike qe thirrur për të shqyrtuar pasojat e mundshme të spastrimit të Hitlerit, dhe efektet e tij mbi politikën e jashtme Sovjetike. Informacioni i fshehtë që ata kishin në dorë tregonte se qenë përfshirë dy krahët e skajshëm të kundërshtarëve të Hitlerit. Ishte grupi i drejtuar nga kapiteni Rohm, i përbërë nga nazistë radikalë të pakënaqur nga politikat e moderuara të Hitlerit. Ata po ëndërronin për një "revolucion të dytë". Grupi tjetër përbëhej nga oficerë të ushtrisë Gjermane nën udhëheqjen e gjeneralëve Shlajher dhe Bredov. Ky klan kërkonte në perspektivë restaurimin e monarkisë. Ata u bashkuan me krahun e Rohmit në synimin për të rrëzuar Hitlerin, secili krah duke shpresuar të dilte në fund triumfues. Buletinet tona të posaçme nga Gjermania sillnin lajmin se garnizonet në qendrat metropolitane i qëndronin besnike Hitlerit dhe që trungu kryesor i oficerëve të ushtrisë i mbetej besnik qeverisë. Në Europën Perëndimore dhe në Amerikë, spastrimi i Hitlerit u interpretua gjerësisht si dobësim i pushtetit nazist. Në qarqet sovjetike, gjithashtu, kishte nga ata që donin të besonin në kolapsin e paralajmëruar të rendit Hitlerian. Stalini nuk kishte iluzione të tilla. Ai vlerësoi gjendjen në diskutimin e tij në Byronë Politike si më poshtë: "Ngjarjet në Gjermani nuk tregojnë aspak për kolaps të regjimit nazist. Përkundrazi, ato janë shtytëse drejt konsolidimit të atij regjimi dhe të fuqizimit të vetë Hitlerit". Gjenerali Berzin u kthye nga sesioni i Kremlinit me këtë mendim zyrtar të Stalinit. "Në ankthin tim për të mësuar vendimin e Politbyrosë qëndrova tërë natën zgjuar duke pritur kthimin e Berzinit. Ne kishim një urdhër të prerë që askush, madje as vetë Komisari i Luftës, nuk mund të mbante fletë sekrete me vete, dhe unë e dija që Berzini duhej të kthehej në department. Kursi i politikës Sovjetike kundrejt Gjermanisë Naziste ndoqi mendimin zyrtar të Stalinit. Byroja Politike vendosi që me çdo kusht të joshë Hitlerin për të bërë një marrëveshje me qeverinë Sovjetike. Stalini kishte gjithmonë bindjen që duhej të merrej vesh heret me një armik të fuqishëm. Nata e 30 qershorit e bindi atë për fuqinë e Hitlerit. Ky, megjithatë, nuk ishte një kurs i ri për Stalinin. Ajo nuk qé një nismë revolucionare në politikën e tij kundrejt Gjermanisë. Ai vetëm vendosi të dyfishojë përpjekjet e tij të shkuara për ta qetësuar Hitlerin. E gjithë politika e tij kundrejt regjimit nazist gjatë gjashtë viteve të ekzistencës së tij shtrihet në këtë kahje. Ai njohu te Hitleri një diktator të vërtetë", kujton Krivicki. Sipas tij, ideja mbizotëruese derisa erdhën në paktin e saponënshkruar Ruso – Gjerman, se Hitleri dhe Stalini kanë qenë armiq për vdekje, ishte një mit i pastër. "Ajo ishte një tablo e deformuar, e krijuar nga një kamuflazh i zgjuar dhe mjegulla të propagandës. Tabloja e vërtetë e marrëdhënieve të tyre ishte ajo e një nënshkruesi këmbëngulës që nuk mund të shkurajohet nga refuzime. Stalini ishte nënshkruesi. Pati urrejtje nga ana e Hitlerit. Nga ajo e Stalinit kishte ndrojtje". Nëse dikush mund të flasë për një pro-gjerman në Kremlin, tërësisht i tillë ka qenë Stalini. Ai favorizoi bashkëpunimin me Gjermaninë fill pas vdekjes së Leninit dhe ai nuk e ndryshoi këtë qëndrim bazë kur Hitleri erdhi në fuqi. Përkundrazi, triumfi i nazistëve e përforcoi kërkesën e tij për lidhje më të afërta me Berlinin. Për këtë u nxit nga kërcënimi japonez në Lindjen e Largët. Ai kishte një përbuzje të thellë për kombet "e zgërlaqura" demokratike, dhe po aq respekt të thellë për shtetet "e fuqishme" totalitare. Dhe ai udhëhiqej nga parimi se e mira është të merresh vesh me fuqi superiore. "E gjithë politika ndërkombëtare e Stalinit qenë një seri manovrimesh që synonin ta vendosnin atë në pozita të favorshme për një marrëveshje me Hitlerin. Kur ai u bashkua me Lidhjen e Kombeve, kur ai propozoi sistemin e sigurimit kolektiv, kur ai kërkoi dorën e Francës, flirtoi me Poloninë, i bëri korte Britanisë, dhe ndërhyri në Spanjë, çdo lëvizje ishte llogaritur me syrin e fiksuar mbi Berlin. Shpresa e tij ishte të fitonte një pozitë të tillë që Hitleri ta gjente atë si përfituese për të kënaqur kërkesat e tij", kujton Krivicki. Një pikë kulmore në politikën e Stalinit u arrit në fund të vitit 1936 lidhur me konkluzionin për një marrëveshje të fshehtë Gjermano–Japoneze e negociuar prapa perdes së tymosur të paktit Anti – Komintern. Nenet e kësaj marrëveshjeje të fshehtë, që arriti në duart e Stalinit nëpërmjet përpjekjeve të mia e të stafit që unë drejtoja, e shtynë atë në një orvatje të dëshpëruar për të rënë në ujdi me Hitlerin. Në fillim të 1937-ës një marrëveshje e tillë në të vërtetë, mbeti pezull ndërmjet tyre. Askush nuk e di se në ç'përmasa u skicua qysh atëhere traktati i fundit, i gushtit 1939. Kjo ndodhi dy vite përpara se Stalini të fillonte t'i shpallte botës sjelljen e tij miqësore ndaj Gjermanisë. Më 10 mars 1939, ai bëri të parin prononcim ndaj aneksimit të Austrisë nga Hitleri dhe të pushtimit të krahinës së Sudetëve, duke dhënë reagimin e tij kundrejt atyre pushtuesve nazistë që tronditën botën. Bota u habit nga hapjet miqësore të Stalinit ndaj Hitlerit. Ajo botë mbeti e shtangur, tri ditë më vonë, kur Hitleri marshoi mbi Çekosllovaki. Rekordi i politikës së paqëtimit të Stalinit ndaj Hitlerit – të dy rekordet, për politikën e hapur dhe atë të fshehtë – zbulojnë se sa më agresive bëheshin veprimet e Hitlerit aq më shumë nxitej kortezia e Stalinit. Dhe sa më energjikisht Stalini përpiqej ta bënte për vete atë, aq më të paturpshme bëheshin agresionet e Hitlerit. Shumë kohë përpara ardhjes në fuqi të Hitlerit, apo edhe të vetë Stalinit, bashkëpunimi Sovjeto – Gjerman ka qenë diktuar nga trysnia e ngjarjeve. Një lidhje Moskë – Berlin ka qenë krijuar më shumë se dhjetë vite përpara Hitlerit me paktin e Rapalos të vitit 1922. Të dyja palët, Bashkimi Sovjetik dhe republika Gjermane trajtoheshin në atë kohë si të dëbuar; të dyja qenë të përçmuara nga Aleatët; të dyja kundërshtonin sistemin e Versajës. Ato kishin lidhje tradicionale ekonomike dhe interesa të dyanshme. |
| Studimi, tre sportet që parandalojnë vdekjet e hershme Posted: 06 Aug 2017 07:52 AM PDT Të gjithë besoj e dimë se nëse merremi me sporte të ndryshme, do të kemi vetëm përfitime, dhe jo pasoja negative. Gjithsesi nëse nuk e dinit, janë tre lloje sportesh që i bëjnë mirë shëndetin. Ato janë tenisi, noti dhe aerobia. Sipas hulumtimeve ndërkombëtare të bëra në Universitetin e Sidneit futbolli dhe vrapimi janë më pak të dobishme dhe nuk e parandalojnë mundësinë e vdekjes së hershme. Grupi studimor i drejtuar nga profesor Emmanuel Stamatakis, kishte analizuar të dhënat e më shumë se 80,300 personave me moshë mesatare 52 vjeç. Tenisi redukton shkaqet e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës Personat pjesëmarrës në studim ishin vëzhguar për nëntë vjet. Gjatë kësaj periudhe nga grupi i vëzhguar vdiqën për arsye të ndryshme 8,790 vetë. Studimi tregoi se rreziku i vdekjes nga shkaqe që lidhen me shëndetin qe zvogëluar me 47 për qind në grupin e personave që merreshin me tenis, dhe se sidomos tenisi i redukton shanset e vdekjes nga një sëmundje kardiake me 56 për qind, shkruan Deutsche Welle. Personat që merren me not mund të kenë një rënie prej 28 për qind të rrezikut për të vdekur nga shkaqe që lidhen me shëndetin. Një gjë e ngjashme u konstatua edhe tek personat që merren me aerobi dhe gjimnastikë, sepse sipas studimit në këtë grup testuesish u vu re një rënie prej 46 për qind. |
| Çmimi i madh i Çekisë, fiton Marc Marquez, zhgënjen Rossi Posted: 06 Aug 2017 07:49 AM PDT Marc Marques fitoi Çmimin e Madh të Çekisë në pistën e Brno-s. Ky është suksesi i tretë në sezon për spanjollin në MotoGp. Ai doli para pilotëve të tjerë pasi ndryshoi motorin me pistën që po thahej. Në podium edhe shoku i ekipit Dani Pedrosa, që përfundoi garën 12 sekonda më pas, si edhe Maverick Vinales me Yamaha-ne tij në vend të tretë. Valentino Rossi nuk shkoi më shumë se vendi i katërt. Marquez vazhdon që të jetë i pari në renditjen e pilotëve të MotoGp me 14 pikë më shumë se Maverick, +21 ndaj Dovizioso-s dhe +22 ndaj Rossi-t. Nisja për spanjollin nuk ishte shumë e mirë. Ai rrëshqiti e shkoi në vend të dhjetë në nisje, por ndërroi motorin e hipi në atë me goma të buta, me pistën që po thahej. Pilotët e tjerë vazhduan të përgjumur, e kjo i kushtoi shumë kohë duke lëvizur me gomat e shiut. |
| JLO shkon për të mbështetur të dashurin e saj, por vëmendjen ia merr dikush tjetër Posted: 06 Aug 2017 07:35 AM PDT Ah geneve s'kemi çfarë t'i bëjmë. Jennifer Lopez është ndër femrat më të bukura në planet. Ajo është plot 48 vjeçe, por për hir të së vërtetës nuk duket aspak e tillë. Ok, këtë gjë e dinim dhe na vjen apo jo mirë, kjo është e vërteta. Por kësaj radhe nuk do flasim për format perfekte trupore të JLO. Do të flasim për nënën e saj. Këngëtarja 48- vjeçareka postuar një foto në profilin e saj në Instagram me nënën. Ajo që tërhoqi vëmendje ishte ngjashmëria shumë e madhe mes të dyjave. Madje ka pasur nga ato komentues që nuk kanë bërë dot dallimin mes saj dhe nënës së yllit 48- vjeçar. Për të qenë të sinqertë, ne e bëjmë lehtësisht dallimin mes JLO dhe nënën së saj, e megjithatë kjo nuk mund ta lëmë pa e komplimentuar, pasi duket me të vërtetë në super formë. |
| Modelja shqiptare mbyll karrierën si modele, i dashuri multimiliarder i ndryshon jetën Posted: 06 Aug 2017 07:14 AM PDT Që kjo do të ndodhte nuk e kishim menduar dot. Bukuroshja shqiptare Angela Martini ka vendosur të lërë modelingun. Jeta plot ngarkesë sfilatash e sete fotosh promocionale, udhëtime pune nga një shtet në tjetrin dhe regjim të fortë për të ruajtur përmasat e modeles, janë zëvendësuar me jetën e luksit e udhëtimet vetëm për qejf në çdo skaj të botës, në këto dy vite lidhje me multimiliardern rumun, Dragos Savulescu. Vendimi i saj për të hequr dorë nga karriera e modeles dhe planet me multimiliarderin rumun, një producent i njohur filmash, është konfirmuar nga të afërmit e Angelës, konkretisht vëllai Blerti Ceprati, shkruan Dritare.net. Ai ka folur për marrëdhënien që kanë familjarët e Angela me të dashurin e saj Savulescu dhe për planet që ka bukuroshja për të ardhmen. "Unë kam qenë me ta me pushime në Mykonos, po ashtu në Rumani. Dragos është një njeri i mrekullushëm do të thosha, dhe shumë inteligjent. Ai është mjaft afër me familjen tonë, por më e rëndësishmja është sa shumë ai e do dhe e respekton motrën time. Martesa është një gjë private për të cilën mund të përgjigjen vetëm ata. Ajo po jeton një jetë princeshe, ashtu siç e meriton. Angela ka ambicie të forta. Po ashtu ajo ka ndryshuar drejtimin e jetës së saj dhe karrierës së modelimit i ka dhënë fund, kështu që tani vazhdon drejt karrierës së re, por më hollësisht mund të pyesni Angelën", ka treguar ai. S'na mbetet gjë tjetër veçse të presim se cili do të jetë profesioni i ri i modeles bukuroshe. |
| ‘Ezel’ dhe ‘Ejshan’ sërish bashkë Posted: 06 Aug 2017 07:07 AM PDT Aktori i njohur turk, Kenan İmirzalıoğlu, do të rikthehet në ekran me seritë e "Fatih", që do të transmetohet në Kanalin D në Turqi, dhe me të njëjtën partnere me të cilën ka luajtur në serialin Ezel, Cansu Dere. Sipas mediave turke, Kenan do t'i japë një frymë të re Sulltan Mehmetit Fatih me sekuencat e reja që do të xhirohen, por edhe aktorja Cansu Dere do të ketë pothuajse të njëjtën vëmendje si edhe Ejshani te seriali Ezel. 'Fatih' është një prej sulltanëve më të rëndësishëm të Perandorisë Osmane. Ai do të shfaqet në dhjetor në mediat turke. Projekti që pritet të ketë një vëmendje të madhe është pjesë e historisë së Perandorisë Osmane. Producentët thonë se, megjithëse ribashkimi i dy aktorëve të njohur u ka kushtuar, suksesi i këtyre pjesëve do të jetë i garantuar.
|
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |










