Tirana Observer: “Mesazhi i Enverit për amerikanët: Na ndihmoni!” plus 9 more |
- Mesazhi i Enverit për amerikanët: Na ndihmoni!
- Kupola e re drejtuese e PD-së, nga Grida Duma tek Salianji, emrat e parë që përfliten
- Alarmi: Toka po jeton me kredi. Në 2 gusht mbarojnë rezervat e vitit
- Mërgim Mavraj merr shiritin e kapitenit të Hamburgu
- Mesazhi prekës i Malajt për studentin e vrarë
- Investimet në Shqipëri, Greqia në vend të parë
- Si po e ndryshon Shqipëria hartën e tregut europian të kanabisit
- Vajza nga Kosova, identike me Luana Vjollcën
- “Ozan” na njeh me nënën e tij, janë si dy pika uji
- Pezullim lundrimi pas vdekjes së turistes ruse, “rebelohen” pronarët e mjeteve të ujit
| Mesazhi i Enverit për amerikanët: Na ndihmoni! Posted: 01 Aug 2017 09:30 AM PDT Në këtë pjesë të dytë të rrëfimit të gazetarit dhe shkrimtarit amerikan Peter Lucas, mbështetur tërësisht në dokumentet sekrete amerikane të kohës, tregohet situata në Shqipëri menjëherë pas çlirimit të vendit. Shqipëria e drobitur dhe shkatërruar nga lufta ishte në një udhëkryq historik. Nga do t'ia mbante Enveri për të mbijetuar: nga Perëndimi apo Lindja? Vërtetohet se udhëheqësi komunist i ka shfrytëzuar maksimalisht shanset dhe lidhjet e tij me aleatët e kohës së luftës. Ai u ka kërkuar ndihmë amerikanëve, por ata nuk e njohën qeverinë e Hoxhës… Në raportet sekrete amerikane shkruhej tekstualisht: Hoxha përsëriste "sërish dhe sërish që ne duhet të ndihmohemi nga Amerika". Vonesa dhe mungesa e kësaj ndihme bënë që Hoxha të mos u besonte amerikanëve. Ai besonte se anglezët i hiqnin për hunde Shtetet e Bashkuara. Pse Enveri kishte një urrejtje përvëluese ndaj anglezëve dhe pse ai nuk e ndryshoi asnjëherë bindjen se anglezët bënin plane për ta përmbysur atë dhe për ta ndarë Shqipërinë në mes, duke ua dhënë jugun grekëve. Shumë domethënës është fakti i një vizite (ndoshta e vetmja) që Enveri ka bërë në ambasadën amerikane në natën e 11 shkurtit të vitit 1945, ndërsa priste me ankth përfundimet e takimit të Tre të Mëdhenjve në Jaltë, Stalinit, Rusveltit dhe Çërçillit. Çfarë bisedoi Enveri me diplomatët amerikanë dhe çfarë u kërkoi për Shqipërinë. Sa ndikoi refuzimi që SHBA i bënë Shqipërisë për të marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara në San Francisko. Çfarë i kërkoi ai gazetarit Peter Furst në të vetmen intervistë të tij për shtypin amerikan në vitin 1945. Nervozizmi dhe dyshimet e Enverit me sjelljen e aleatëve që strehonin kriminelë të kohës së luftës dhe përshkrimi i gjyqeve që u zhvilluan në atë kohë në Tiranë e qytete të tjera.
Peter Lucas Situata ekonomike në Shqipëri ishte e vajtueshme. Jo vetëm që infrastruktura e dobët e vendit ishte shkatërruar, por mijëra fshatra ishin djegur dhe të mbjellat qenë rrënuar. Veç kësaj, në ikje e sipër nga Shqipëria gjermanët plaçkitën sistematikisht vendin. Punonjësit e sektorit shtetëror që kishin muaj pa u paguar, tani ishin krejtësisht pa punë. Nuk kishte industri, as tregti, as punë. Shumë ishin të detyruar të shisnin veshmbathjet dhe sende personale të tyre nëpër rrugët e Tiranës. Kishte aq pak pará në qarkullim saqë qeveria e përkohshme mund të paguante vetëm ministrat e rinj me pesëdhjetë dollarë në muaj, pagesë që e bënte një privat amerikan. Hoxha kish nevojë për ndihmë. Shpejt ai pa se dy miqtë e tij të rinj, Stalini në Bashkimin Sovjetik dhe Titoja në Jugosllavi kishin problemet e tyre të mëdha ekonomike dhe mezi arrinin të jepnin ndonjë ndihmë të vogël për Shqipërinë. Hoxha, megjithë armiqësinë ndaj Aleatëve, ishte i detyruar t'u drejtohej atyre për ndihmë ekonomike, edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar nuk e kishin njohur qeverinë e tij. Hoxha në shumë mënyra ishte një njeri i mbetur në udhëkryq. Nga t'ia mbante, nga lindja apo nga perëndimi? Kishte njerëz përreth tij si Nishani që në përgjithësi admironte Shtetet e Bashkuara që e këshillonte të binte në ujdi me amerikanët. Nga ana tjetër ishin një grup komunistësh të vijës së ashpër si Koçi Xoxe që e shtynin Hoxhën drejt Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë. Hoxha e adhuronte Stalinin, dhe do ta adhuronte deri në fund të jetës së tij, pavarësisht se sovjetët kishin qenë vetëm spektatorë gjatë luftës në Shqipëri. Hoxha nuk u besonte amerikanëve. Ai besonte se anglezët i hiqnin për hunde Shtetet e Bashkuara. Ai kishte një urrejtje përvëluese ndaj anglezëve. Ai ishte i bindur se anglezët bënin plane për ta përmbysur atë dhe për ta ndarë Shqipërinë në mes, duke ua dhënë jugun grekëve. A nuk ishin anglezët që kishin mbështetur armiqtë e tij më përpara? Dhe a nuk ishin po anglezët dhe amerikanët që tashmë u jepnin strehë në Itali tradhtarëve shqiptarë që kishin ikur? Megjithë suksesin e Hoxhës në marrjen e pushtetit në vend, as ai dhe as ndonjë nga njerëzit rrotull tij nuk kishin ndonjë përvojë çfarëdoqoftë në qeverisje – as në një fshat, as në një qytetth të vogël, as në një qytet të madh – le më një vend. Ata ishin të rinj dhe pa përvojë, ndërsa vendi ishte në mëshirën e fatit. *** Në fillim të vitit 1945 Departamenti i Shtetit dërgoi rreshterin e OSS-it Stefën Peters, 39 vjeçar, të shikonte situatën politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri. Peters, i cili kishte lindur në Shqipëri, ishte një amerikan shqipfolës që kishte mbaruar Harvardin. Ai kishte dhënë mësim në Boston si dhe në Shqipëri. Ai konsiderohej si një intelektual që kishte një qëndrim të prerë për Shqipërinë që duhej ndihmuar të mëkëmbej, sipas një raporti objektiv që ai përcolli. Ai njihte shumë njerëz në vend. Vizita e tij u bë në një kohë kritike. Në javën e parë të shkurtit 1945, Tre të Mëdhenjtë – Rusvelti, Çërçilli dhe Stalini – u takuan në konferencën e paqes në Jaltë të Krimesë për të gjetur zgjidhjen e një Europe të ndarë dhe vunë në rendin e ditës një konferencë të Kombeve të Bashkuara në San Francisko në prill. Petersi ishte përkrah Stefanit, Kukiçit dhe O'Kifit në çdo ngjarje. Ata i dhanë atij mundësi të shfrytëzonte dokumentet e tyre dhe t'i jepte ato me informacione shtesë. Megjithëse Petersi teknikisht ishte një radio-operator, detyra e tij e vërtetë ishte të furnizonte OSS-in dhe Departamentin e Shtetit me informacione që ai do të mund të siguronte me aftësinë dhe me kontaktet e tij në gjuhën shqipe. Por ai shumë shpejt pa se intelektualët që ai kishte njohur dikur në Tiranë ishin tmerrësisht të frikësuar të bisedonin me të. "Ata të gjithë donin të bisedonin me mua gjerësisht, por nuk guxonin që të mos e shihnin veten në burg të nesërmen", njoftonte Petersi. Ai theksonte që personeli i Aleatëve ishte "i mbikëqyrur me rreptësi" dhe ata prireshin nga qeveria. "Ka të dhëna që komisarët kanë urdhëruar të shënohet dhe raportohet kurdoqoftë mbi personat që shihen të vizitojnë ose të bisedojnë me personelin e Aleatëve". Petersi gjithashtu raportonte se "pak njerëz që u shoqëruan me personelin e Aleatëve, menjëherë pas çlirimit të Tiranës, ishin rrasur brenda për një ditë a më shumë, ose ishin kërcënuar a paralajmëruar hapur apo tërthorazi nga komisarët". Petersi pa që Hoxha dhe ekipi i tij udhëheqës favorizonte rëndshëm jugosllavët dhe sovjetët në krahasim me amerikanët dhe britanikët, megjithëse bënte sikur ishte i përkushtuar për miqësi me Shtetet e Bashkuara. "Si rusët dhe jugosllavët kanë besimin e partizanëve, ndërsa amerikanët dhe anglezët, sidomos tani së fundi po shihen me dyshim dhe mosbesim", shkruante Petersi. Ai gjithashtu shumë shpejt pa se Qeveria e Hoxhës, e cila është ndërtuar nga shumë "anëtarë pro-rusë" nuk ishte e sinqertë. "Duke ndjekur shembullin e hershëm të rusëve për bllokim thuajse të plotë të informacioneve të brendshme për botën e jashtme, autoritetet e tanishme në Tiranë dyshues siç janë ata ndaj synimeve anglo-amerikane për regjimin aktual, janë duke u përpjekur të shkojnë më tej me programin e tyre me sa më shumë fshehtësi të jetë e mundur", njoftonte Petersi. "Ndoshta ata janë duke ndjekur verbërisht politikën ruse me ndrydhjen e lajmeve pa i kuptuar qartësisht synimet ruse. Është bërë modë tani në Shqipëri të imitohen mënyrat ruse në bërjen e punëve". Petersi theksonte që shumë "pronarë të mëdhenj tokash, konservatorë dhe pro-fashistë janë duke u kërkuar ndihmë anglezëve për shpëtimin e tyre. Ndërsa ndikimi amerikan vazhdon të jetë i lartë midis njerëzve të thjeshtë sikurse ka qenë dhe më përpara. Deri më tani, shtonte ai, "nuk ka dyshim që njerëzit kyç si Enver Hoxha dhe Sejfulla Malëshova [Ministër i Kulturës Popullore, i cili kishte studiuar në Moskë] po përpiqen të bëjnë pazare me Rusinë në kurriz të popullit shqiptar. Duke vazhduar në këtë rrugë ata mund të zbehin disi ndikimin amerikan. Gjithashtu, përderisa të mos njihet qeveria aktuale nga Aleatët, pritet të veprojnë jo miqësisht dhe të shohin me dyshim dhe shqetësim qëllimet anglo-amerikane. Si një qeveri e panjohur, ata duket se nuk ndihen të sigurt, edhe pse janë të bindur se gëzojnë mbështetjen e shumicës së populllit. Të gjithë anëtarët e qeverisë janë shumë të frikësuar nga Anglia dhe besojnë që anglezët mund të inkurajojnë reaksionarët dhe profashistët dhe bëjnë kauzë të përbashkët me ta për të sjellë trazira dhe pakënaqësi midis popullit". *** Enver Hoxha, pavarësisht servilizmit të dukshëm ndaj sovjetëve dhe jugosllavëve, ishte tejet i shqetësuar për atë se çfarë do të bënin Aleatët në Shqipëri. Në natën e 11 shkurtit 1945, ditën që Tre të Mëdhenjtë lëshuan tekstin e marrëveshjes së arritur në Jaltë, një Hoxhë i shqetësuar bëri një vizitë të pazakontë në legatën amerikane. Megjithëse anëtarë të tjerë të qeverisë shqiptare si Nishani, Shehu, Çitaku, Baba Faja, Ndreu e të tjerë kishin darkuar në legatë, vizita e papritur e Hoxhës, kryeministrit dhe komandantit të përgjithshëm, ishte e para e tij. Ai theu precedentin. Ai kishte sajdisur gjithmonë më përpara anglezët. Dukej që ai ishte i shqetësuar për fatin e Shqipërisë ndaj shkoi të shihte Stefanin dhe amerikanët e tjerë në një përpjekje për të marrë informacion. Ai shoqërohej nga Omer Nishani, ministri i jashtëm, i cili ishte miqësor me amerikanët dhe e admironte shumë vendin e tyre. Stefani në raportin e tij dërguar Barit mbi takimin, thotë "Gjenerali [Hoxha] dukej nervoz dhe i mungonte vetëpërmbajtja e zakonshme e tij. Gjatë një periudhe prej dhjetë muajsh [unë] nuk e kam parë atë siç dukej këtë mbrëmje". Stefani thotë se gjatë takimit, i cili zgjati një orë e gjysmë, "Nishani ndoqi bashkëbisedimin me Enverin duke folur shumë pak". Ai thotë se tema kryesore e bisedës ishte takimi i Tre të Mëdhenjve dhe "nëse ne kishim marrë ndonjë informacion në lidhje me të". Stefani raportonte që Hoxha ishte "me sa duket i shqetësuar" pse nuk kanë mbërritur ndihmat nga Shtetet e Bashkuara, si dhe pse "gjithë propaganda i është bërë Titos për aksionet që formacionet e tij janë duke bërë" kundër gjermanëve në Jugosllavi. Hoxha ishte gjithashtu i shqetësuar nga fakti që Shtetet e Bashkuara nuk e kanë njohur qeverinë e tij. "Vizita ishte e pazakontë, theu të gjithë precedentët", njoftonte Stefani. "Nuk kujtohet që Gjenerali të na ketë sajdisur ne në ndonjë aktivitet, përpara se të kishte bërë të njëjtën gjë me anglezët. Vizita e shkurtër sigurisht nuk ishte bërë për shkak të deklarimit hapur të miqësisë së Hoxhës për SHBA. Mbështetur te qëndrimi i tij i përhershëm ndaj anglezëve duket që ky gjest mund të interpretohet si një lëvizje e parë e hapur për të vënë amerikanët kundër anglezëve. Besoj se ka arsye të tjera të mjaftueshme për të provuar këtë pretendim". E dinin apo jo Hoxha ose Stefani, për Shqipërinë mezi ishte folur në Jaltë. Ndërsa Tre të Mëdhenjtë e ndanë Europën midis tyre, Shqipëria nuk ishte përmendur. Shqipëria mbeti nën sferën angleze të interesave, edhe pse partizanët kishin formuar qeverinë e tyre. Për t'i shtuar fyerjes një fyerje tjetër, Shqipëria nuk ishte ftuar të merrte pjesë në mbledhjen e prillit të Kombeve të Bashkuara në San Francisko. "Çfarë mund të bëhet më shumë për të fyer popullin shqiptar", i tha Petersit një zyrtar shqiptar, "se sa të ftosh në Konferencën e San Franciskos vende si Liberia, Egjipti dhe Turqia që nuk kanë humbur asnjë njeri në këtë luftë, dhe të injorosh tërësisht Shqipërinë, e cila ka humbur mijëra njerëz. Aleatët e dinë mirë që ajo [Shqipëria] ka bërë më shumë se ç'i takonte". Vendet e tjera të ftuara në konferencë kontributi i të cilave për thyerjen e Hitlerit ishte i papërfillshëm, duke përfshirë këtu Haitin, Hondurasin, Kosta Rikën, El Salvadorin, Bolivinë, Paraguajin dhe Meksikon. Për shumë shqiptarë kjo donte të thoshte që Shtetet e Bashkuara, duke ndjekur shembullin e Mbretërisë së Bashkuar, ishin të vendosura t'i kthenin krahët Shqipërisë dhe qeverisë së saj. Por shenjat ishin dukur me kohë. Uashingtoni dhe Departamenti i Shtetit shpërfillën kërkesat e shumta të Hoxhës që ai të lejohej të dërgonte një përfaqësues në Uashington për të diskutuar ndihmat dhe asistencën ushtarake. Kur Petersi takoi Hoxhën më 19 shkurt, udhëheqësi shqiptar iu ankua thekshëm për mungesën e informacionit nga Konferenca e Jaltës mbi të ardhmen e Shqipërisë. Kjo e ka "shqetësuar" atë dhe qeverinë e tij, tha Hoxha. "Mungesa e njohjes, ose ndonjë informacioni mbi synimet e Tre të Mëdhenjve për Shqipërinë dhe qeverinë aktuale, është baraz me topitjen e të gjithë anëtarëve të qeverisë, të cilët ndiejnë se po trajtohen padrejtësisht dhe se vendi i tyre po bllokohet nga pjesa tjetër e botës", njoftonte Petersi. Petersi thotë se shërbeu si përkthyes për reporterin Peter Furst të zyrës së Romës të Stars and Stripes, i cili e intervistoi Hoxhën për një orë. Megjithëse Hoxha ishte miqësor, ai u ankua për Aleatët, të cilët kishin ndalur furnizimet për dy divizionet e tij që ishin ende duke luftuar në Jugosllavi. Petersi raportonte se Hoxha tha që partizanët e tij në Jugosllavi ishin duke luftuar në "kushte të tmerrshme". "Ai lexoi një kabëll që sapo e kishte marrë i cili thoshte që Divizioni i Gjashtë shqiptar në bashkëpunim me Brigadën e 5-të jugosllave, kishin marrë Vishegradin, pranë Sarajevës, me humbje të mëdha për armikun por edhe për formacionet shqiptare". Dy divizionet shqiptare, pohoi Hoxha, "janë duke luftuar me armët dhe materialet e tjera të kapura nga armiku. Ata luftojnë një ditë ose dy, shpjegoi ai, pastaj riorganizohen dhe mbledhin materialet që i kanë kapur armikut, mjekojnë plagët e tyre, dhe planifikojnë aksionin e ardhshëm. Ai tha se për shkak të mungesës së furnizimeve të mjaftueshme, formacionet shqiptare në Jugosllavi kanë humbur së tepërmi në çdo aksion, por, shtoi ai, ata do vazhdojnë ta luftojnë armikun e përbashkët deri në fund". Hoxha këmbënguli që dy kërkesat e tij kryesore për Shtetet e Bashkuara ishin "njohja dhe ndihmat". Petersi thotë se Hoxha përsëriste "sërish dhe sërish që ne duhet të ndihmohemi nga Amerika". Megjithë kërkesat e tij për "njohje dhe ndihma" nga Shtetet e Bashkuara, Hoxha vazhdimisht vendoste pengesa në përmbushjen e tyre. Hoxha e shtoi vazhdimisht poteren në faktin që qeveria e tij e re nuk ishte njohur zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara, si dhe që Shqipëria nuk ishte ftuar në mbledhjen organizuese të Kombeve të Bashkuara në San Francisko. Ishte një gjendje disi si në librin e famshëm Catch-22. Njohja e qeverisë së tij të re nga Shtetet e Bashkuara varej nga rekomandimet e një grupi zyrtarësh civilë të Departamentit të Shtetit, të cilët Hoxha nuk pranonte t'i lejonte në vend. ***
Ndërsa Hoxha bënte pazare për kontrollin e ndihmave të UNRRA-s me zyrtarët amerikanë dhe anglezë, ndërmori një hetim të gjerë për kriminelët e supozuar të luftës, kryesuar nga tepër i frikshmi Xoxe. Xoxe në këtë kohë ishte i barabartë me Hoxhën në punët e partisë dhe dihej se vëzhgonte me vigjilencë. Ndërsa Hoxha në qarqet partiake shihej si një "intelektual", Xoxe shihej si një përfaqësues i vrazhdë i "punëtorëve" të Shqipërisë, një njeri i gatshëm të fuste kudo duart e tij të pista. Stefani i tha me radio Fulcit: "E kam njohur këtë njeri për një kohë të gjatë dhe përshtypjet e mija për të nuk janë të mira". *** Një Komision Qendror Hetimi u ngrit në Tiranë të shqyrtonte rastet e kriminelëve të supozuar të luftës dhe të të burgosurve politikë. Komisione të këtij lloji ishin ngritur nëpër qytete në mbarë vendin. Në një pushtet të terrorit, mijëra simpatizantë të dyshuar të Ballit Kombëtar dhe familjet e tyre u arrestuan dhe burgosën, përfshi kunatin e Hoxhës Bahri Omarin, i cili kishte qenë anëtar i Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar. Omari ishte martuar me motrën më të madhe të Hoxhës, Fahrijen. U arrestuan gjithashtu Tefik Mborja, Qemal Vrioni dhe Kol Tromara, të gjithë nga familje të spikatura shqiptare. Mborja, një mik i Ministrit të Jashtëm italian Galeaco Çiano, dhëndër i Musolinit, kishte strehuar në shtëpinë e tij dikur Hoxhën dhe Nishanin kur ata endeshin poshtë e lart në vitin 1943. Petersi, i cili ndoqi gjyqin e Omarit, thotë se disa shqiptarë të shquar u përpoqën të ndërmjetësonin me anë të OSS-it me qëllim për të shpëtuar Omarin dhe Tromarën, i cili po gjykohej bashkë me të. Të dy ata kishin qenë drejtues të organizatës shqiptaro-amerikane "Vatra" në Boston si para dhe gjatë Luftës së Parë Botërore. Tromara sipas Hoxhës, kishte kryer për më tepër "krimin" e talljes së Hoxhës, duke iu referuar atij si "zoti i Kuq" gjatë diskutimeve të paraluftës. Si Omari dhe Tromara u gjetën fajtor dhe u ekzekutuan bashkë me një numër të tjerësh. Edhe Mborja e Vrioni u gjetën fajtorë dhe u dënuan me vdekje. Megjithatë, dënimet e tyre u kthyen në tridhjetë vjet burg për të parin dhe burgim i përjetshëm për tjetrin. Gjyqet, disa nga të cilët zhvilloheshin në kinoteatër, fillonin çdo ditë në orën 9 të mëngjesit. Ato transmetoheshin me altoparlantë, si ndeshjet e sportit. Nëpër Tiranë ishin varur tabela që njoftonin se "Erdhi ora për kriminelët e luftës". Njerëzve iu kërkohej gjithashtu të njoftonin ndonjë nga fqinjët e tyre që mund të kishte kryer krime lufte. Dënimi me vdekje jepej me lehtësinë më të madhe prej organeve të hetimit të kontrolluara nga komunistët. Bashkimi, gazetë e partisë, botonte rregullisht si rezultatet e futbollit numrat dhe emrat e njerëzve që ishin ekzekutuar në Tiranë, Korçë, Vlorë, Ersekë e gjetiu. Anëtarët e Ballit Kombëtar dhe simpatizantët e gjermanëve argumentonin me dëshpërim se kishin interesat e Shqipërisë në zemër kur bashkëpunuan me gjermanët. Ata donin të shpëtonin vendin nga dëmet e pariparueshme të luftës. Ata thoshnin se ishin viktima të rrethanave dhe që kriminelët e vërtetë të luftës ia kishin mbathur në Itali ku jetonin nën mbrojtjen e Aleatëve. Petersi me sa duket ishte dakord me këtë. Ai raportonte, "Pjesa më e madhe e atyre që kanë kryer krime të qëllimshme janë tashmë ose në kampet e Aleatëve në Itali ose në Gjermani. Dokumentet e dala deri më tani në gjyq duket se tregojnë se aktualisht ka një grusht kriminelësh që strehohen nga Aleatët në Itali". Hoxha në mënyrë të përsëritur kërkonte kthimin e këtyre njerëzve që ata t'i dorëzoheshin gjyqit në Tiranë, por Aleatët i hodhën poshtë të gjitha kërkesat. Hoxha me të drejtë dyshonte që këta njerëz, që ishin në Itali nën mbrojtjen e Aleatëve duke komplotuar për përzënien e tij, ishin kundërshtarë të regjimit të tij. Ata ose kishin shoqëruar gjermanët në tërheqjen e tyre nga Shqipëria, ose ishin nxjerrë jashtë vendit nga Aleatët ndërsa partizanët kërkonin arrestimin e tyre. Në çdo rast ata përfunduan në kampe në Itali. Hoxha ishte i shqetësuar ngaqë, sipas tij, Aleatët po vepronin po aq keq sa edhe gjermanët duke strehuar armiqtë e tij. / Gazeta Dita |
| Kupola e re drejtuese e PD-së, nga Grida Duma tek Salianji, emrat e parë që përfliten Posted: 01 Aug 2017 09:22 AM PDT Me humbjen e thellë në 25 qershor dhe rikonfirmimin e Lulzim Bashës për një mandat të dytë, demokratët në vjeshtë do të përpiqen të kuptojnë se kush ishin shkaktarët që çuan në një rezultat të dobët. Partia Demokratike përmbylli në korrik zgjedhjet për kryetarin e ri, por atë e pret një tjetër proces, ai për zgjedhjen e kupolës drejtuese. Në selinë blu po diskutohet mundësia që paralelisht me analizën e humbjes, PD të futet në një proces të brendshëm zgjedhor duke lënë të kuptohet se edhe pse në bazë të statutit kupola drejtuese nuk e ka konsumuar ende mandatin pasi zyrtarisht u përfundon në nëntor të 2018-ës, mandati do u ndërpritet, duke nisur nga dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani si dhe sekretari Organizativ Enno Bozdo. Në këtë kohë përfundon edhe mandati i drejtuesve të departamenteve dhe sekretariateve shumë prej të cilëve i dolën kundër Lulzim Bashës për zgjedhjet në parti. Megjithëse nuk ka ende një vendim zyrtar në selinë blu, ndërkohë kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë për postet e lartë në PD. Edi Paloka, i cili aktualisht mban postin e kreut të grupit përflitet të rikonfirmohet në këtë post për një mandat të dytë, megjithëse Edmond Spaho dhe Grida Duma qarkullojnë si emra që mund ta sfidojnë për drejtimin e grupit të ri parlamentar. Arben Ristani nuk do të mbajë më postin e Sekretarit e Përgjithshëm, ndërsa për këtë pozicion të rëndësishëm përfliten Gent Strazimiri dhe Ervin Salianji. Në postin e Sekretarit Organizativ thuhet se mund të rikthehet Flamur Noka, ndërsa për postin e nënkryetarit, siç bëjnë me dije burime të BalkanWeb, emrat e përfolur janë ai i Tritan Shehut dhe Aldo Bumçit. Me përmbylljen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri, Partia Demokratike futet në një fazë të re të ristrukturimit te partisë, ndërkohë që Lulzim Bashës i duhet të përballet edhe me kërkesën e kritikëve të tij për ndryshimin e statutit. /BalkanWeb/ |
| Alarmi: Toka po jeton me kredi. Në 2 gusht mbarojnë rezervat e vitit Posted: 01 Aug 2017 08:19 AM PDT Le Monde Që nesër, e mërkurë 2 gusht, Toka fillon të jetojë me kredi. Ose thënë ndryshe jashtë kapacitetit të asaj që planeti mund të sigurojë për banorët e vet. Në vetëm 7 muaj për të vazhduar të pimë, të hamë, të ngrohemi të udhëtojmë ne duhet të shkatërrojmë ekosistemet dhe të prishim aftësinë e tyre rigjeneruese. Ky borxh ndaj planetit vjen sepse ne presim pyje me një rritëm më të madh se ai i rritjes së tyre, ne nxjerrim nga deti më shumë peshq sesa lindin çdo vit, ne hedhim në atmosmferë më shumë karbon sesa mund të absorbojnë deti dhe pyjet. Kjo ditë e "tejkalimit të tokës" (Earth overshoot day-përkth Lapsi.al) kalkulohet për çdo vit nga Global Footprint network, një istitut kërkimor i bazuar në Kaliforni. Në bazë të 15 mijë të dhënave statistikore që ai merr nga OKB-ja, ai përllogarit dëmet që njeriu i shkakton planetit. Lapsi.al e ka ndjekur raportin e tij të frikshëm dhe shifrat janë alarmante. Sipas tyre mër konsumin e sotëm planeti duhet të ishte 1.7 herë më i madh. Por e keqja nuk është vetëm kjo. Po të shikosh statistikat përgjatë viteve gjendja bëhet edhe më shqetësuese. Toka sipas tyre ka qenë e vetëmjaftueshme në vitin 1961 me çerekun e rrezervave të saj të pashfrytëzuara. Ajo filloi të bëhet defiçitare në vitet 1970. Dhe data e tejkalimit dhe të jetesës mbi mundësitë e saj po afrohet me rritme të frikshme. Ajo shënonte 5 nëntor në vitin 1985. 1 tetor në 1998. 20 gusht në 2009. Për të mbërritur nesër në 2 gusht për këtë vit. Ky shterrim i pandalshëm i mundësive ka si konseguencë shpyllëzimin, mungesat e ujit, shkatërrimin e biodiversitetit, por jo të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë katastrofë. Përshembull për nivelin e jetesës të australianëve apo amerikanëve do të duheshin 5 planete për të jetuar. Ose nëse e shohim në rrang shtetesh Japonia do të kishte nevojë për një sipërfaqe 7 fish më të madhe për të kënaqur nevojat e saj. Po të bësh një lloj tjetër krahasimi vëndet e pasura bëjnë një dëm pesë fish më të madh sesa vendet e varfra. Megjithëse një institute shumë i respektuar dhe që është pikër reference për këto lloj studimesh Global Footprint Network, po aq edhe është kritikuar për mënyrën e tij të llogaritjes dhe për mbledhjen e shifrave. Përgatiti: Lapsi.al |
| Mërgim Mavraj merr shiritin e kapitenit të Hamburgu Posted: 01 Aug 2017 08:02 AM PDT Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj dalëngadalë po kthehet në një lider te skuadra e Hamburgut. 31-vjeçari mbajti dje shiritin e kapitenit në takimin miqësor që skuadra e tij zhvilloi ndaj turqve të Antaljaspor, ku aktivizohet dhe "ylli" kamerunas Samuel Eto. Kjo ishte hera e parë e Mavrajt si kapiten i kësaj skuadre, gjithsesi ai nuk solli fat, pasi Hamburgu e humbi takimin miqësor me rezultatin 2-0. Golat për skuadrën turke i shënuan Maikon në minutën e 40-të dhe Samuel Eto në minutën e 61-të me 11 metërsh. |
| Mesazhi prekës i Malajt për studentin e vrarë Posted: 01 Aug 2017 07:43 AM PDT Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një 22-vjeçar, u vra me thikë pas një sherri banal pranë stadiumit "Selman Stermasi", në Tiranë, një mesazh ngushëllimi është përcjellë nga Arben Malaj. "Të dashur kolegë, kemi marr një lajm tronditës. Dje është vrarë në mënyrë tragjike studenti ynë i Fakultetit të Drejtësisë, Marvi Mihali. Me shpirtin e vrarë nga ky lajm tronditës, stafi akademik dhe studentët e Luarasit ndodhemi sot pranë prindërve, miqve dhe kolegëve të Marvit. Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo prindërve të tij! U prehtë në paqe Marvi ynë i dashur.. Arbeni". |
| Investimet në Shqipëri, Greqia në vend të parë Posted: 01 Aug 2017 07:27 AM PDT Pavarësisht krizës shumëvjeçare, Greqia vazhdon të mbetet investitori kryesor dhe partneri bazë i ekonomisë shqiptare. Lajmin e bën me dije Agjencia Shtetërore greke e lajmeve, që i referohet burimeve nga BSH si dhe nga zyra Ekonomike dhe Tregtare e ambasadës greke në Tiranë. Statistikat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të dytë vlera e aseteve që kompanitë greke zotërojnë në ekonominë shqiptare vazhdon te mbetet mbi nivelin e 1.2 mld euro, perafërsisht 25% e totalit te investimeve të huaja në Shqipëri. Në vend të dytë vijnë kompanitë hollandeze vlera e aseteve të të cilave shkon në 870 mln euro. Ndërkohë stoku i investimeve të huaja direkte në ekonominë shqiptare është rritur në 5.8 mld euro në tremujorin e parë të vitit 2017. Bëhet fjalë për investime të kryera ndër vite të cilat përfaqësojnë shumën e aseteve që zotërojnë aktualisht në ekonominë shqiptare kompanitë e huaja dhe që sipas buletinit të Zyrës Ekonomike dhe Tregtare të ambasadës greke në Tiranë është rritur me 800 mln euro. Sipas të njetave burimeve sektorët që tërhoqën më shumë investime të huaja janë: |
| Si po e ndryshon Shqipëria hartën e tregut europian të kanabisit Posted: 01 Aug 2017 07:10 AM PDT Qendra e Monitorimit Europian për Drogat dhe varësinë nga Drogat (EMCDDA) në vijim të publikimit të raportit të saj vjetor, ka dhënë informacion të detajuar lidhur me ndryshimin e tregut të barit të kanabisit në Europë. Sipas hartës së publikuar nga EMCDDA, Shqipëria është nyje e trafikimit të kanabisit nga Afganistani, me destinacion Holandën dhe më pas Britaninë e Madhe. Tregu evropian për hashashin është aktualisht një nga më të mëdhatë dhe më fitimprurësit në botë, thekson raporti. Rreth 647 ton bar kanabisi dhe 641 ton hashash u konsumuan në Bashkimin Evropian në vitin 2013 dhe tregu i shitjes me pakicë ka një vlerë të përgjithshme të vlerësuar në mënyrë konservative në rreth 9.3 miliard euro në vitin 2013. Analiza e EMCDDA përshkruan se si po ndryshon furnizimi i kanabisit në Evropë, në përgjigje të konkurrencës dhe zhvillimeve të tjera të tregut. Ndërsa përdorimi i hashashit në shkallë të vogël ka ekzistuar prej kohësh në Evropë, tregu i madh për drogat filloi të zhvillohej vetëm gjatë viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970, i furnizuar fillimisht nga Pakistani dhe Afganistani me më vonë nga Libani. Kur furnizimet e Evropës u ndërprenë nga konfliktet në Liban (1975-91) dhe Afganistan (1979-89), u shënua një rritje e prodhimit të hashashit në shkallë të gjerë në Marok. Deri në fillim të viteve 1990, kanabisi maroken me cilësi të dobët (250 g) arriti pothuajse monopol mbi produktet e kanabisit në tregun evropian perëndimor. Megjithatë, që nga fillimi i viteve 2000 një rritje dramatike e prodhimit të incanabisit në Evropë ka çuar në një ndryshim në tregun, që tradicionalisht ka qenë në duart e krimit të organizuar, me organizatat kriminale marokene që luanin një rol qendror në importin me shumicë dhe shpërndarjen. Spanja, vendi që tradicionalisht ndan sasitë më të mëdha të barit të kanabisit në Evropë, është pika kryesore e hyrjes në Evropë për drogën dhe është gjithashtu pikë e shpërndarjes. Holanda dhe Belgjika janë shpërndarës tradicionalë për tregjet e BE-së, dhe për Rusinë dhe Bjellorusinë, ndërsa Danimarka është shpërndarës kyç për vendet nordike. Konsumi vjetor i kanabisit në Europë llogaritet në rreth 1200 tonë për vitin 2015. Grupet kriminale shqiptare raportohen të jenë përfshirë në tregtinë e kanabisit afgan, kryesisht në Evropën Lindore dhe Qendrore dhe, nëpërmjet Holandës në Mbretërinë e Bashkuar, thekson raporti. Megjithatë, duket se Britania e Madhe gjithashtu merr hashashin afgan direkt nga Azia jug-perëndimore. Më herët në qershor, EMCDDA publikoi raportin vjetor Europian të Drogave të vitit 2017, ku theksonte se ndryshe nga viti i kaluar, ku Shqipëria nuk përmendej, në raportin e 2017s vendi ynë veçohet si për rritjen e kultivimit të kanabisit ashtu dhe për faktin se ajo po bëhet një rrugë kryesore e trafikimit të narkotikëve në Europë. "Raportet e fundit e vënë theksin në ndryshimet në rrugën e trafikut të narkotikëve, me rritje të trafikut si të barit të kanabis ashtu dhe vajit të kanabisit nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, e lidhur me rritjen e kultivimit të kanabisit në këto vende", thuhet në raportin vjetor të EMCDDA për vitin 2017. /Monitor/ |
| Vajza nga Kosova, identike me Luana Vjollcën Posted: 01 Aug 2017 06:04 AM PDT Luana Vjollca është një nga vajzat më të veçanta shqiptare nga bukuria. Megjithatë duket se në Kosovë ka një konkurrente të fortë që i ngjan shumë. Intv.al ka postuar dy foto të biondes tjetër e cila është e ngjashme me Luanën si në portret, në ngjyrën dhe modelin e flokëve, por edhe në linja. Kanë vetëm një ndryshim të vogël, një tatuazh në kyçin e dorës së vajzës anonime na ndihmon ta dallojmë nga Luana. Kur të shihni fotot, Luana është ajo tjetra. |
| “Ozan” na njeh me nënën e tij, janë si dy pika uji Posted: 01 Aug 2017 04:55 AM PDT
Seriali "Fate të Kryqëzuara" që transmetohet në Tv Klan çdo të diel është pa dyshim ndër më të ndjekurit në kanalet shqiptare. Personazhet e këtij seriali janë bërë mjaft të dashur, dhe gjithmonë kërkojmë të dimë për jetën e tyre jashtë serialit. Një ndër aktorët më të pëlqyer është Ozani. Një djalë bukurosh biond me sy blu, adhurimi i gjinisë femëore. Emri i tij i vërtetë është Burak Tozkoparan. Burak po ta shikosh në fotot e postuara në Instagram me të ëmën, ka një ngjashmëri shumë të madhe me të. Aktori e ka marrë në fakt gjithë bukurinë nga e ëma. |
| Pezullim lundrimi pas vdekjes së turistes ruse, “rebelohen” pronarët e mjeteve të ujit Posted: 01 Aug 2017 03:13 AM PDT DURRES- Të gjithë subjektet e licensuara të mjeteve ujore, motorskafe, mjete lundruese kanë protestuar në plazhin e Durrësit, pasi policia kufitare ka bllokuar lundrimin e çdo mjeti ujor, pezullim ky që erdhi pas vdekjes së turistes 16-vjeçare ruse, që u përplas nga një mjet lundrues. Pronarët e këtyre mjeteve kanë deklaruar se kanë marrë paralajmërime të prera nga policia kufitare, ndonëse jo me shkrim, ku iu bëhet e qartë se në rast të nxjerrjes së mjeteve në det, do të gjobiten, "Kemi marrë lejet përkatëse, i kanë stacionet e motorëve të ujit, por nuk lejohemi të ushtrojmë aktivitetin tonë. Demi që na bëhet është shumë i madh",- shprehet njëri nga pronarët Ata kërkojnë me ngulm anulimin e vendimi dhe të nisë aktiviteti që iu është bllokuar prej dy javësh.
|
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






Gjithnjë e më shumë shqiptarët e uritur vinin në legatën amerikane dhe kërkonin ndihma humanitare, pavarësisht rrezikut që u kanosej nga ky veprim. Në një mesazh drejtuar Fulcit, Stefani i kërkonte të dërgonte furnizime në Shqipëri pavarësisht nga situata politike. "Shumë pak është zgjidhur nga mbledhjet për ushqimet në Itali", i thoshte ai Fulcit. Ai trajtonte çështjen e ndihmave të UNRRA-s për Hoxhën dhe pyeste se kur udhëheqësi shqiptar do të ndihmonte për mbërrritjen e ndihmave aq shumë të nevojshme. "Reagimi [nga Hoxha] erdhi brenda pak ditësh", i kabllonte ai Fulcit. "Ndërsa vija në dukje nevojën për ndihma të menjëhershme, unë kisha parasysh numrin e njerëzve që vijnë në legatë për të kërkuar punë apo vetëm ushqim në vend të pagës. Në një mënyrë arrogante ai mohonte ekzistencën e problemeve të tanishme, rezistonte në përparimin e bërë nga qeveria aktuale për krijimin e agjencive sociale të ndihmës dhe theksonte në mënyrë të veçantë rrëmujën publike dhe mensat për të varfërit. Koment: Në lidhje me këtë të fundit, vetëm shtresat e ulëta të njerëzve dhe në disa raste, fëmijët jevgj, kanë përparësinë e këtij shërbimi. Shumë familje, megjithëse në një gjendje të llahtarshme, nuk ua lejon dinjiteti dhe kryelartësia të rrinë në radhë për pak ushqim".