Tirana Observer: “Kur Pashko Vasaj emërohej guvernator i Libanit dhe francezët e vlerësonin: “The right man in the right place”” plus 9 more

Tirana Observer: “Kur Pashko Vasaj emërohej guvernator i Libanit dhe francezët e vlerësonin: “The right man in the right place”” plus 9 more


Kur Pashko Vasaj emërohej guvernator i Libanit dhe francezët e vlerësonin: “The right man in the right place”

Posted: 11 Aug 2017 09:45 AM PDT

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Gazeta franceze, "Journal des débats politiques et littéraires – Paris", ka botuar, të mërkurën e 16 majit 1883, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me emërimin e Pashko Vasës guvernator të Libanit.

Lideri shqiptar njihej në mjediset politiko–diplomatike osmane dhe perëndimore si një njeri i talentuar për të drejtuar poste me përgjegjësi të lartë.

Shkrimi në vijim, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu "Dars (Klos), Mat – Albania" – dëshmon qartësisht se sa i vlerësuar ka qenë atdhetari shqiptar tek të huajt:

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Na shkruajnë nga Kostandinopoja, 8 maj:

"Sot, supozojmë të marrë fund, dhe seriozisht kësaj here, çështja e Libanit. Nga mbledhja e organizuar më parë, diçka do të dalë në dritë, dhe Vasa Efendi me shumë mundësi do të marrë në mënyrë unanime votat e ambasadorëve, sepse ai është kandidati i propozuar.

Të shtunën, Arif Pasha, Ministër i Punëve të Jashtme, thirri në një takim të jashtëzakonshëm në Portën e Lartë krerët e misioneve dhe i njoftoi se kandidati i propozuar ishte Vasa Efendiu.

Përfaqësuesit e Francës, Austrisë, Italisë dhe Gjermanisë pranuan, pa hezitim, e pa u vonuar, këtë kandidaturë. Vetëm, ambasadori i Rusisë dhe i ngarkuari me punë i Anglisë dëshironin një 'ad referendum' (mendimin e qeverive të tyre); Por besojmë se udhëzimet që ata do të marrin do të jenë të favorshme për këtë emërim; Pra, Vasa Efendiu do të jetë pasardhësi i Rustem Pashës.

Vasa Efendiu është shqiptar. Këshilltar i vilajetit të Adrianopojës, prej disa vitesh, ai ka fituar simpatinë e të gjithë qytetarëve të saj, si myslimanë dhe të krishterë. Autor i dalluar dhe madje poet në gjuhën shqipe, Vasa Efendiu është gjithashtu një administrator  i ndershëm, i zgjuar, plot meritë, vendosmëri dhe energji, dhe me padyshim, ai do t'i përmbushë detyrat e tij të reja për të mirën e të gjithëve; Ai është, ashtu siç thonë anglezët: "The right man in the right place" (Njeriu i duhur në vendin e duhur). Kjo zgjedhje është më e mira nga çdo këndvështrim; Shqiptarët ishin krenarë dhe të lumtur që sulltani zgjodhi njërin prej tyre për të përmbushur këto funksione të rëndësishme. Mënjanimi i Bib Dodës i pati zhgënjyer disi. Vasa është ende njëri prej tyre, dhe ata vetëm se mund të krenohen për këtë zgjedhje. Pra, incidenti libanez mori fund, Rustemi u zëvendësua, kandidati i sulltanit u pranua dhe shqiptarët janë të kënaqur; Secili prej tyre është i kënaqur: vetëm anglezëve u vjen keq për Rustemin; Ata kanë shumë kënaqësi të tjera si kompensim."

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Rama pasqyron bilancin, qytetarët e Elbasanit duan ujë dhe punë

Posted: 11 Aug 2017 09:33 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik raportin e dëgjesave për qarkun e Elbasanit.

Shefi i qeverisë ka renditur edhe listën e shqetësimeve që kanë shprehur qytetarët gjatë takimeve të organizuara.

Dy kërkesat më kryesore të këtij qarku kanë qenë mungesa e ujit të pijshëm dhe papunësia.

Rama fton të gjithë personat të cilët jetojnë në këtë qytet, që krahas këtij raporti të tregojnë edhe problematika të tjera që i ndeshin në të përditshmen e tyre.

RAPORTI JUAJ

Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Elbasan.

Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Elbasanit, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport🇦🇱

Faleminderit"

Vajza, i mbani këmbët si në foto? Ja çfarë tregon për karakterin tuaj

Posted: 11 Aug 2017 09:00 AM PDT

Besojeni ose jo, trupi mund të zbulojë shumë anë të karakterit të njeriut, sidomos atëherë veprimet kryhen pa vetëdije.

Këto veprime mund të hedhin dritë mbi emocionet e brendshme.

Vajza, shihni se çfarë do të thotë për karakterin tuaj mënyra se si uleni.

A) Tregon një femër që i pëlqen të ledhatohet, nuk ka qejf të mbajë përgjegjësi dhe nga meshkujt pretendon ta trajtojnë si fëmijë.

B) Tregon një femër në dukje të sigurt por që shpeshherë nuk di t'i japë drejtim gjërave. Ky pozicion është një lloj mbrojtje nga emocionet dhe përpjekje për t'ju dukur botës e fortë.

C) Në dukje vulgar ky pozicion tregon se je grua që ke shumë probleme gjatë ditës për të zgjidhur sa nuk e vret mendjen se si rri ulur. Ky pozicion tregon një grua të fortë dhe që i jep drejtim problemeve edhe pa ndihmën e meshkujve.

D) Kemi përballë një femër të sinqertë, një femër gjuetare dhe që di të marrë atë që do.

E) Kjo është një femër elegante por që ka një dashuri ekstreme për veten. Ky pozicion kënaq me shumë atë sepse mendon se të gjithë po e shohin. Vetëm se femrat që ulen kështu janë pak dredharake.

I lodhur nga trafiku, ky njeri shkon në punë me … not (VIDEO)

Posted: 11 Aug 2017 08:45 AM PDT

I lodhur nga rutina e marrjes së një autobusi, apo vajtjes me biçikletë në punë çdo ditë, si dhe i stresuar nga rrugët plot trafik të Mynihut, Benjamin David ka marrë tashmë një vendim: do të shkojë në punë me not.

Tani ai paketon laptopin dhe rrobat në një çantë rezistente ndaj ujit, e vendos atë mbi shpinë, vesh kostumin e notit dhe zhytet në lumin Isar për udhëtimin e tij.

"Unë shkoja në punë me biçikletë apo autobus, ndonjëherë edhe në këmbë. Por më duhej shumë kohë. Sot rryma në lumë duket e fortë dhe do të më duhen vetëm 12 minuta për të arritur. Është bukur, freskohesh dhe arrin shpejt", tha Benjamin David, banor i Mynihut.

Lokali i birrës ku ai punon ndodhet pranë lumit dhe frekuentohet shumë nga banorët e Mynihut, edhe për shkak të lokalit me rërë në breg.

"Në fakt unë e bëj këtë kryesisht në verë, por mund të bëhet edhe në dimër, kjo pasi kam një kostum të plotë uji. Ndonjëherë temperatura e lumit është vetëm 4 gradë Celsius, por është e pranueshme mendoj", tha më tej Benjamin David.

Për momentin, kjo trajektore e vajtjes në punë është freskuese, pasi temperaturat janë të larta, por siç thotë vet David, me kostumin e duhur të notit asgjë nuk mund ta ndalë atë edhe në dimër.

Pengmarrësit e Kosovës

Posted: 11 Aug 2017 08:30 AM PDT

Të frikësuar nga Gjykata Speciale një duzinë burrash të shndërruar në politikanë milionerë falë «meritave të luftës» e kanë marrë peng parlamentin dhe popullin e Kosovës.

Enver ROBELLI

Çfarë vendi do të ishte sot Kosova po të mos kalëronin në skenën politike figura si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj, Sami Lushtaku dhe të tjerë të kësaj kategorie? Kosova nuk do të ishte parajsë, por as vend në qorrsokak, siç është tani. Si sot para dy muajsh në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, por vendi ende nuk ka as kryetar parlamenti, as kryeministër, as qeveri. Kosova administrohet disi nga kabineti në detyrë, arkat e shtetit zbrazen, humben fonde dhe opinioni i pafuqishëm përballet me lajme se si Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike pasi është falur për 26 milionë euro brenda tri vitesh ka fituar rreth 90 milionë euro. Kush jep përgjegjësi? Askush!

Ndërsa para syve të qytetarëve zbehet gjithnjë e më shumë perspektiva, ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz që llogariten si pjesë e shtresës së mesme bëjnë plane për të emigruar, ndërsa asnjë investitor i madh serioz nga Europa Perëndimore nuk tregon interesim për të investuar në Kosovë, ndërsa Postës dhe Telekomit të Kosovës i ka mbetur vetëm hija nga vlera e dikurshme, ndërsa niveli i mediave ka rënë nën atë të mejhaneve të pista ballkanike, ndërsa Kosova po mbetet vendi më i izoluar dhe marrja e vizës së Schengenit festohet si një diplomë Harvardi, Kosova është marrë peng nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj, Sami Lushtaku dhe të tjerë të kësaj kategorie.

Frika nga veprimet e Gjykatës Speciale ka kapluar sidomos ata funksionarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), emrat e së cilëve përmenden në Raportin e Këshillit të Europës mbi krimet e luftës dhe të pasluftës në Kosovë, kur kontrollin efektiv në territorin e Kosovës e kishte e ashtuquajtura Qeveri e Përkohshme, e cila u shndërrua në murtajë të përhershme për popullin e Kosovës, duke instaluar një sistem mafioz me të gjitha të këqijat e tij. Të frikësuar se do të përfundojnë në qelitë e Hagës krerët e PDK-së përpiqen me çdo mjet të mbajnë situatën të tensionuar.

Nuk është vetëm mungesa e numrave që është bërë shkak për mosfunksionimin e parlamentit dhe zgjedhjen e kryetarit të tij. Pas ngërçit politik në Kosovë qëndron synimi i PDK-së dhe aleatëve të saj që duke provokuar tensione të shmanget e pashmangshmja: ballafaqimi me aktakuzat e Gjykatës Speciale. Për shkak të frikës së tyre ata kanë marrë peng një vend dhe një popull. Për aq kohë sa zgjat kjo amulli, Kosova nuk do ta gjejë qetësinë. Sepse qetësia e saj varet nga qetësia shpirtërore e Thaçit, Veselit dhe shokëve të tyre. Si mund të gjejnë qetësi shpirtërore politikanët që frikësohen se i pret aktakuza për krime të rënda? Rrjedhimisht, në veprimet e tyre politike nuk gëzon prioritet interesi i Kosovës dhe i popullit të Kosovës. Gjithçka i nënshtrohet pyetjes: «Ku jam unë pas një viti?»

Le të shikojmë se çfarë lëvizjesh kanë bërë muajve të fundit. Bëhen sikur duan të themelojnë ushtrinë dhe kështu simulojnë një konflikt me bashkësinë ndërkombëtare me qëllim që të imponohen si të pashmangshëm në çështjet e sigurisë. Bëhen sikur i kanë siguruar Kosovës ndonjë dobi me demarkacionin me Malin e Zi dhe me asociacionin e komunave serbe, por s'marrin përgjegjësinë ta nxjerrin në votim rezultatin e marrëveshjeve të tyre (këtu pjesën e fajit dhe të përgjegjësisë e bart edhe LDK). Bëhen sikur duan të përparojnë vendin dhe provokojnë zgjedhje parlamentare, duke krijuar koalicione të improvizuara parazgjedhore dhe në vend të një qeverie që merr vendime të rëndësishme s'arrijnë të zgjedhin as kryetarin e Kuvendit. Bëhen sikur angazhohen për sundimin e ligjit dhe bëjnë çmos t'i përkëdhelin viktimat e tyre, duke iu dhënë dekorata e tituj me shpresën se ata nuk do të dëshmojnë para Gjykatës Speciale dhe asnjë gjyqi tjetër.

Nuk duhet të befasohemi që rezultat i tërë kësaj politike të krerëve të PDK-së, të cilëve u është bashkuar edhe shefi i AAK-së, është zhvendosja e politikës nga institucionet në salla dasme, nga parlamenti në «birtija» (kafehane), të cilat frekuentohen nga serbë të dyshuar dhe të dënuar për krime të ndryshme, nga zyrat partiake në «lokale» të Prishtinës, ku negociohet çmimi i mishit të gjallë të familjes R. dhe i hajdutëve të tjerë politikë me të kaluar të dyshimtë. Politika sot në Kosovë është vetëm një pazar për devijimin e vullnetit të shumicës shqiptare për ndryshim dhe për t'i dhënë fund sundimit të figurave politike që s'kanë asnjë ideal madhor për këtë vend./Dialogplus.ch

“Askush s’më do mua”, vajza e zhveshur në Durrës tenton të hidhet nga ballkoni

Posted: 11 Aug 2017 08:04 AM PDT

Një vajzë italiane ka tentuar të hidhet nga ballkoni i apartamentit ku banonte në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme rreth orës 05:00, ndërsa e gjithë skena është fotografuar nga një banor në pallatin përballë.

Në fotografitë e fiksuara vajza duket gjysmë lakuriq nga mesi e sipër, ndërsa ka hipur në tavolinën e ballkonit duke kërcënuar se do të hidhej.

Për fat të mirë mësohet se policia ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar tragjedinë.

Sipas asaj që ka thënë personi që ka publikuar fotografitë, vajza italiane kishte qenë në shoqërinë e të dashurit më parë dhe ndër të tjera fliste edhe ndonjë fjalë shqip.

Por kur e ka kuptuar se askush nuk po reagonte me kërkesat e saj, atëherë ka tentuar të hidhet duke bërtitur me fjalët: "Askush s'më do mua".

Ka qenë ndërhyrja në kohë e policisë që e ka shpëtuar vajzën që nga fotografitë duket rreth të 25-tave.

Deri më tani policia e Durrësit nuk ka dhënë një deklaratë për atë që ka ndodhur. /Blitz.al/

Rruga e Arbrit, Rama: Ofertat deri më 2 tetor. Qytetarët, asnjë taksë

Posted: 11 Aug 2017 07:45 AM PDT

Përmes një statusi në Facebook, kryeministri Rama ka komentuar hapjen e tenderit për rrugën e Arbrit.

Në profilin e tij, Rama është shprehur se hapja e tenderit shënon fundin e zvarritjeve disavjeçare për këtë aks të rëndësishëm.

"Rruga e Arbrit çel programin 1 miliard për rindërtim. Drejt finalizimit një proçes i stërzgjatur në vite që do të kurorëzohet, siç është premtuar, brenda vjeshtës me nisjen e punimeve. Është çelur dje koncesioni për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit, me një vlerë prej 33,6 mld lekë të reja. Ofertat do të priten deri në dt 2 tetor 2017 dhe komisioni do të shpallë fituesin brenda 60 ditëve nga data e mbylljes së ofertës. Për kalimin me automjet në këtë aks nuk do t'ju duhet të paguani asnjë tarifë", shkruan Rama.

“Fatura” e zjarreve: Mbi 1.100 hektarë në flakë dhe mbi 66 milionë lekë dëme

Posted: 11 Aug 2017 07:32 AM PDT

Situata e zjarreve në vend ka edhe një faturë financiare.

Ministria e Mjedisit raporton se pa llogaritur vatrat e ditëve të fundit, dëmi i shkaktuar është mbi 66 milionë lekë.

Dëmi mjedisor është edhe më i prekshëm.

Flakët kanë përshkuar mbi 1 mijë e 100 hektarë pyje dhe kullota, nga të cilat 236 hektarë janë djegur plotësisht.

Zjarret kanë përfshirë pyje, zona të mbrojtura dhe kullota në të gjithë vendin. Sipas

Inspektoriatit Shtetëror të Mejdisit dhe pyjeve, bimësia më e prekur janë shkurret.

Sigurisht që shifrave të mësipërme do t'i shtohen dhe sipërfaqet që janë në djegie e sipër dhe një pasqyrë të plotë do të ketë kur të shuhen të gjitha vatrat.

Nga ana tjetër, autoritetet kanë nisur disa procedime penale për zjarrvënie të qëllimshme dhe mbi 20 persona janë arrestuar në të gjithë vendin.

Shumica e zjarreve janë nga pakujdesia, ndihmuar nga kushtet kilmaterike gati ekstreme për vendin, por kjo gjë nuk i përjashton nga përgjegjësia penale personat që po hetohen.

Klopp zbulon skuadrën favorite për të fituar Premier League

Posted: 11 Aug 2017 07:23 AM PDT

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka përkufizuar Manchester City si "ekip i pabesueshëm" dhe mendon se skuadra e Pep Guardiola do të jetë favorite për titullin.

"Ata janë favoritët. Kanë luajtur shumë mirë vitin e kaluar dhe kanë pasur vetëm disa probleme. City kishte një skuadër të jashtëzakonshme sezonin e kaluar dhe më pas kanë marrë Jesus dhe unë mendova 'O Zot'. Është shumë i ri dhe shumë i fortë. Një lojtar i jashtëzakonshëm dhe tani kanë marrë edhe mbrojtës të tjerë".

Klopp ka vazhduar analizën e tij për sezonin e ardhshëm duke thënë se: "Ne duam të përfundojmë sa më lart të jetë e mundur. Manchester United do të kërkojë të reagojë pas sezonit të kaluar dhe do të duhet të shohim se si do të luajë Chelsea pa Diego Costa. Morata është një blerje shumë e mirë, por ata kanë humbur edhe Matic. Të shohim, por ata mbeten një ekip i madh".

Albin Kurti, akuza PDK-së: Krizën e vet po e transformon në institucionet e shtetit

Posted: 11 Aug 2017 07:11 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur një mori akuzash në drejtim të PDK-së mbi krizën politike në vend.

Kurti thotë, se 11 qershori e ka zbritur PDK-në në pikën e saj më të ulët historikisht dhe se kjo parti po synon që krizën e partisë, ta transformojë në krizë institucionale.

"Kriza e kësaj partie po synon të bëhet krizë institucionale. Krizën e PDK-së si parti po orvaten t`a transformojnë në krizë të institucioneve të shtetit. Duke zvarritur e duke mohuar, duke bojkotuar e duke bllokuar, duke mbajtur anë presidenti e duke lobuar me kriminelë, duke joshur e duke kërcënuar, të afërm të deputetëve e me të afërm gazetarë të tyre mbi vetë deputetët. Këto janë shkelje të ligjit e kushtetutës, janë vepra penale. Sikur të kishim shtet demokratik", ka shkruar ai në Faceboook.

Qytetarët, sipas tij, duan një shtet për të qenë, një shtet të mirëqenies, ndërsa thotë se Kosova nuk do të ndalet prej një partie në krizë e prej krizës së saj.