Tirana Observer: “E rrallë: Iriqët e vegjël humbin nënën e tyre, macja jua zëvëndëson me veten e saj (VIDEO)” plus 9 more |
- E rrallë: Iriqët e vegjël humbin nënën e tyre, macja jua zëvëndëson me veten e saj (VIDEO)
- FOTO-REPORTAZH/ A është gushti muaji më i jetueshëm në Tiranë?
- Greqi, birrë kundër krizës
- FOTOT/ Nxitëset e tifozëve shkarkohen nga puna, ishin shumë seksi
- Kush është e dashura perfekte sipas shenjës së horoskopit
- Çfarë duhet të bëni nëse uji ju hyn në vesh? (VIDEO)
- Përplasja për hipotekat, Rama nxjerr “jashtë loje” ministrin e PD. I anulon urdhrin
- Krimi për një mur betoni, pas babait, ndërron jetë edhe nëna e autorit Mirald Metallari
- Ulen kreditë e këqija, BSH: Ranë në nivelin më të ulët në 6 vjet
- Nuk u pranua prej atleteve? Kryeministria: Ja pse mungoi Rama në foton zyrtare të samitit të Podgoricës
| E rrallë: Iriqët e vegjël humbin nënën e tyre, macja jua zëvëndëson me veten e saj (VIDEO) Posted: 04 Aug 2017 09:46 AM PDT Kjo mace e bukur ka pranuar iriqët e vegjël si bijtë e saj, pasi nëna e tyre kishte ngordhur në oborr. Ajo vdiq nga një kositëse elektrike, kurse foshnjat e saj u transferuan më pas në kopshtin zoologjik Sadgorod në Vladivostok të Rusisë. Punëtorët kopshtin zoologjik u përpoqën t'i ushqejnë ata me shishe, të cilën iriqët e refuzuan në vazhdimësi. Ishte e qartë se ata duhej të gjenin një zgjidhje të re, sepse kishin frikë se ata nuk do të mbijetojnë gjatë. Më pastaj ata gjetën zgjedhjen më të papritur ndonjëherë. Rolin e nënës e mori përsipër një mace e zezë e quajtur Musya. Kohët e fundit ajo kishte kotele, kështu që i kishte mbetur akoma pakëz qumësht. Punëtorët e kopshtit zoologjik me kujdes i sollën iriqët e vegjël pikërisht te kjo mace, duke shpresuar se do t'i pranojë ato si të tyren. Kjo edhe ndodhi: ajo i priti duar hapur dhe pas disa sekondash u kthye në krah duke ua ofruar iriqëve të vegjël qumështin e saj. Iriqët po e shijojnë qumështin dhe ngrohtësinë e nënës së tyre zëvendësuese dhe se si duket kjo familje e pazakontë, mund të shihni në video. |
| FOTO-REPORTAZH/ A është gushti muaji më i jetueshëm në Tiranë? Posted: 04 Aug 2017 09:00 AM PDT Entela Resuli – DITA Ata që jetojnë në kryeqytet, e kuptojnë më së miri që gushti është muaji më i jetueshëm në Tiranë. Kryeqyteti braktiset për t'u zëvendësuar për pak ditë nga qytetet apo zonat me det dhe tek-tuk me mal. Ky qytet befas të bën të mos largohesh prej tij, pasi nuk të shkakton më vuajtjet e zakonshme; Trafiku nuk është i rënduar, për pak minuta mund të lëvizësh nga një cep i Tiranës në tjetrin. Qarkullon më lehtë me biçikletë dhe mund të dalësh me makinë, të gjesh parkim lehtësisht pa u vërdallisur disa herë rrotull vendtakimit. Urbanët nuk kanë fluksin e zakonshëm si në pjesën tjetër të vitit, edhe pse disa prej tyre nuk i përdorin kondicionerët duke i shkaktuar vuajtje dhe nervozizëm udhëtarëve. Ato pak sheshe pallatesh që janë në kryeqytet kanë rënë në qetësi. Familjet janë me pushime. Fëmijët po i gëzohen detit. E për më tepër, një pjesë mirë e klubeve të natës janë zhvendosur në bregdet duke i vënë drynin ambienteve në Tiranë. Kësisoj, jo vetëm ditën, por edhe natën, Tirana është me e qetë në gusht. Por, ndoshta gushti është kështu edhe për faktin se pushim në këtë kohë e bën edhe politika. Mesa duket ajo e shkakton zhurmën më të madhe, ndaj ky muaj pa politikanët që hyjnë dalin nga selitë e partive nuk është i zhurmshëm. Një nga gjërat më të sikletshme që të fal gushti është takimi me njerëzit që njeh. Nëse dikush të takon në rrugë dhe ti i thua që je në punë, të shohin me habi, duke të bërë disa pyetje njëra pas tjetrës: Po pse? Nuk do të bësh pushime fare? Nuk të kanë dhënë leje? A thua është mëkat të mos shkosh me pushime! 40 gradë në Tiranë Kjo javë ka nisur përvëluese dhe sipas parashikimit të motit kështu do të përfundoi. Temperaturat në Tiranë por edhe në disa qytet të Shqipërisë si Shkodra, Kuçova, Berati, Fieri, i kanë kaluar të 40 gradët. Nëse të ndodh të dalësh në orarin e drekës në rrugë shikon vetëm njerëz që janë në nxitim, në përpjekje për 'shpëtuar" diellit që po u bie mbi kokë. Të vetmit që janë në punë intensive këto kohë, janë ata të cilët punojnë në ndërtimin e rikonstruktimit e rrugëve të hapura dhe fasadave të pallateve në Tiranë. Me siguri bashkia ka menduar që një pjesë të mirë të punëve t'i mbyll këtë muaj, ku ka më pak banorë, shkollat janë të mbyllura dhe fluksi i makinave është më i pakët. Ata që nuk shqetësohen aspak për këto temperatura janë turistët e huaj të cilët i sheh vazhdimisht në rrugët e Tiranës me çanta në krah. I shikon te Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, në zonën e ish-Bllokut… Sheshi Skënderbej kthehet në një "dush publik" Shatërvani i cili ndodhet te Sheshi "Skënderbej" është kthyer këto ditë në shpëtim për njerëzit. Fëmijët, por jo vetëm sapo kalojnë aty nuk i rezistojnë dot ujit dhe qëndrojnë disa minuta për t'u freskuar. Siç shihet edhe nga fotot tona sheshi të jep idenë e një dushi publik. Këshilla Shmangni daljet në orar dreke -Të evitohet ekspozimi në diell. Sidomos në pikun e temperaturave (nga ora 11:00 deri në 17:00). -Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit. Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor. Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë. -Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë. -Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm. -Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje me qëllim thyerjen e rrezatimit UV. -Për personat që përdorin terapi mbajtëse, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës. -Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.
|
| Posted: 04 Aug 2017 08:45 AM PDT Në Greqi birra artizanale po bëhet gjithnjë e më e preferuar. Por prodhuesit e rinj si Nikos Roidos e kanë të vështirë, jo vetëm për shkak të burokracisë e krizës greke. Ka pak veta që nuk ia dinë emrin Nikos Roidos, kur ai del nëpër dyqanet e Selanikut . 32 vjeçari është një nga katër themeluesit e "Ali Bier" birrës-Ali – fabrikës së parë të vogël të birrës artizanale në metropolin grek. "Më parë kemi qenë konsumues birre, por nuk kishim menduar ndonjëherë që të prodhonim birrë", thotë ai. Në kohët, kur tregtarët grekë luftojnë me problemet ekonomike të vendit, Nikos Roidos dhe miqtë e tij bëjnë pjesë tek të paktit që munden të kenë sukses në treg me një produkt të ri. Sukses në Selanik Rreth 40 prodhues birre në Greqi konkurrojnë me liderët e tregut, Alfa, Mythos dhe Fix – tre birra greke që janë prej vitesh në dorë të koncerneve ndërkombëtare. Por Ali-Bier ia ka dalë të kthehet në një nga më të preferuarat në Selanik. Gati të gjitha dyqanet e verës apo pijeve alkoolike e ofrojnë këtë birrë, po ashtu edhe shumë lokale e restorante. Nikos Roidos rrëfen, se "kemi studiuar të gjithë në Holandë dhe aty zbuluam se birra është një pije e shumanshme". Kështu lindi ideja që të zhvillohej një birrë artizanale edhe për tregun grek. Fillimisht me shumë vështirësi për gjetjen e kapitalit të investimeve, por më në fund një bankë u deklarua e gatshme t'u japë kredi prodhuesve të rinj të birrës. Pritje pa fund Si shumë tregtarë grekë, edhe Nikos Roidos duhet të luftonte nëpër xhunglën burokratike greke. "Në vitin 2012 kemi blerë një birrari. Pastaj duhet të prisnim për lejet zyrtare deri në vitin 2015, kur arritëm të prodhonim birrën e parë. Shpenzimet e përditshme duhet t'i përballosh vetë," thotë Nikos. Vetëm vitin e kaluar ai dhe partnerët kanë arritur të fitojnë me birrën e re. Por jo vetëm burokracia greke ua vështirëson jetën tregtarëve në vend. Në vitin 2016 qeveria greke ngriti taksat për kafenë, duhanin dhe alkoolin. Zëvendëskryetari i Shoqatës Greke të Birrarive, EEZ, Sofoklis Panagiotis thotë, se problemi nuk është vetëm tatimi. "Por janë tatimet mbi firmat dhe detyrimi i sigurimeve sociale për punëtorët që u paraqesin vështirësi tregtarëve grekë". Sipas tij vetëm për këto shpenzime përdoret 27% e fitimit. Mgjithë vështirësitë, tregtia me pakicë paraqet interes për tërheqjen e llojeve të reja të birrës. Elina Petrous, nga dyqani i pijeve alkoolike, En Olo në Selanik thotë, se "produktet rajonale greke janë shumë cilësore. Kësaj i shtohet edhe një vetëdije e re. Klientët po e vlerësojnë faktin, që firmat vendosin të mos i kthejnë kurrizin Greqisë, por të prodhojnë produkte për tregun vendas." Birrat me shije të ndryshme janë ndërkohë pjesë e një trendi të ri grek që prek të gjithë gastronominë e rafinuar. "Produktet e reja bazohen në ide tradicionale dhe receta, që frymëzimin e kanë edhe nga shijet apo metodat e prodhimit nga jashtë."/DW |
| FOTOT/ Nxitëset e tifozëve shkarkohen nga puna, ishin shumë seksi Posted: 04 Aug 2017 08:24 AM PDT Presidenti i klubit të futbollit gjysmë-profesionist Billericay Town vendosi që të shkarkonte nxitëset e tifozëve të ekipit, pasi ato nisën të joshnin futollistët dhe nuk i lejonin ata të pëqendroheshin për t'u ngjitur një kategori më sipër. Liderja e grupimit, Bekka Batchelor, e quajti këtë vendim të numrit 1 të klubit një turp. Numri 1 i klubit, Glenn Tamplin, 45 vjeç deklaroi: "Djemtë po bëheshin konfuzë. Vendosa që t'i sharkoj, sepse nxitëset e tifozeve ishin shumë seksi për djemtë e mi. Për më tepër që disa nga vajzat u dërgonin numrat e tyre lojtarëve". Tamplin shtoi se në të tillë situatë, ai kishte frikë se mos skuadra nuk punonte dhe luftonte aq sa duhet, sa për ta ngritur ekipin në Football League. Vajzat hynë në kontakt me djemtë, kur këta të fundit shkuan të shikonin performancën e tyre. Pastaj disa prej tyre u afruan edhe më shumë pas bisedave në mediat sociale dhe me telefon. |
| Kush është e dashura perfekte sipas shenjës së horoskopit Posted: 04 Aug 2017 08:15 AM PDT Sipas ekspertëve, nëse dëshironi të keni të dashurën më të mirë, duhet të shikoni shenjën e saj të horoskopit. Bëhet fjalë për 4 shenjat e horoskopit: dashi, binjakët, peshorja dhe peshqit. Dashi Një dash i vërtetë përpiqet të ketë një karrierë të suksesshme. Ajo bën të pamundurën që marrëdhënia e saj të jetë e lumtur dhe e shëndetshme. Gjithmonë inkurajon partnerin e saj për të folur në lidhje me ndonjë çështje të rëndësishme. Femra dash vazhdimisht përpiqet për të mbajtur gjallë romancën në marrëdhënien e saj. Binjakët Një femër e shenjës së binjakëve është e ëmbël në përgjithësi. Kur ajo e do dikë, dëshiron që ata të jenë të lumtur, kështu që gjithmonë jep dashuri. Ajo e tregon dashurinë edhe me gjëra të vogla që t'i tregojë partnerit se kujdeset për të. Peshorja Një peshore është shumë vetvetja kur bëhet fjala për dashuri. Marrëdhëniet romantike janë një përparësi e madhe për të dhe gjithmonë merr parasysh nevojat e partnerit të saj. Nëse ndodh ndonjë konflikt në marrëdhënie, femra peshore gjithmonë do gjejë një zgjidhje shumë të mire. Peshqit Një femër peshk tenton të ketë marrëdhënie të mirë emocionalisht. Ajo mund të jetë pak intensive, për të treguar se vërtetë kujdeset për partnerin e saj. Asaj i pëlqen të flasë shumë për ndjenjat, dhe ajo është e hapur për nevojat emocionale të partnerit të saj. |
| Çfarë duhet të bëni nëse uji ju hyn në vesh? (VIDEO) Posted: 04 Aug 2017 08:00 AM PDT Të kesh ujë në vesh është me të vërtetë jo e rehatshme. Por, mos përdorni pastruese veshi, pasi nëse keni dyll dhe uji është pas tij, atëherë vetëm do ta shtyni më pranë qendrës së veshit, derisa uji të dalë. Por, veshi asesi nuk do të pastrohet, përkundrazi, do të bëhet më keq. Mënyra më e lehtë për ta hequr ujin nga veshi është që veshin ta lëkundni poshtë-lart si dhe njëkohësisht të lëvizni vazhdimisht nofullat. Gjithashtu, mund të përdorni edhe alkool dhe të veproni në të njejtën mënyrë që uji dhe alkooli të pastrojnë veshin tuaj. Shikoni videon për më shumë detaje. |
| Përplasja për hipotekat, Rama nxjerr “jashtë loje” ministrin e PD. I anulon urdhrin Posted: 04 Aug 2017 07:46 AM PDT Zyra e Kryeministrit njofton se shefi i qeverisë, Edi Rama e ka anuluar urdhrin e Ministrit të Drejtësisë, Gazment Bardhi duke bërë të qartë se dorëheqjet nuk mund të refuzohen dhe hetimi administrativ i Ministrit mund të vazhdojë pa asnjë pengesë. "Nëse nga hetimi administrativ do të verifikohen shkelje të ligjit, regjistruesit që i kanë bërë këto shkelje duhet të shkojnë përpara drejtësisë. Qeveria shqiptare ka një Kod Sjelljeje, të miratuar me VKM, qysh në mbledhjen e saj të parë dhe asnjë ministër, qoftë politik a teknik, qoftë në ikje a në ndenje, nuk mund ta shkele këtë Kod, i cili përcakton qartë se qeveria nuk është një grup individësh që veprojnë në kokën e tyre, po një skuadër që drejtohet nga Kryeministri dhe funksionon mbi bazën e parimit të thjeshtë të aprovimit paraprak nga Kryeministri, të veprimeve administrative apo komunikimeve të ministrave me publikun",- sqaron zyra e Kryeministrisë. Sot, ministri i Drejtësisë nga radhët e PD-së vendosi të pezullojë sot kërkesat për dorëheqje të krerëve të hipotekave në rrethe, kërkuar nga kryeministri Edi Rama. Bardhi tha se ka një tjetër zgjidhje dhe tha se, fillimisht duhet të kontrollohet puna e tyre, me anë të një grupi të posaçëm e më pas kushdo nga krerët e ZQRPP që ka kryer shkele, do largohet nga detyra me masën disiplinore shkarkim nga detyra dhe jo me dorëheqje.
|
| Krimi për një mur betoni, pas babait, ndërron jetë edhe nëna e autorit Mirald Metallari Posted: 04 Aug 2017 07:19 AM PDT Tragjedia në familjen Metallari në Bathore merr përmasa të tjera, akoma edhe më të rënda. 10 ditë pas ngjarje së rëndë ku djali i familjes, Mirald Metallari, vrau babain polic dhe plagosi të ëmën, ka ndërruar jetë në spital edhe kjo e fundit. 47-vjeçarja Nurie Metallari ndërhyri për të shuar sherrin mes djalit dhe burrit, por u plagos aksidentalisht. Shkaku i vrasjes ishin bërë debatet babë e bir për ndërtimin e një muri ndërsa këtë muaj familja Metallari kishte planifikuar dasmën e një prej vajzave. |
| Ulen kreditë e këqija, BSH: Ranë në nivelin më të ulët në 6 vjet Posted: 04 Aug 2017 06:52 AM PDT Kreditë e këqija ranë për të nëntin muaj rresh duke zbritur në nivelin më të ulët në gjashtë vjet. Të dhënat zyrtare nga banka e Shqipërisë tregojnë se në qershor niveli i huave të pakthyera në banka zbriti në 15.58 për qind, nga 15.86 për qind që ishte në maj. Krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, kreditë e këqija janë ulur 4.5 pikë përqindje, ndërsa nëse krahasohen me pikun e arritur në shtator të 2014-ës ato janë ulur me plot 10 pikë përqindje. Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia e kredive me probleme është rezultat kryesisht i dy faktorëve; fshirjeve dhe ristrukturimit. Përmes fshirjes, bankat nxjerrin jashtë bilancit, të gjitha kreditë, që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen. Kjo është një kërkesë e imponuar nga rregullat e Bankës së Shqipërisë. Por paralelisht, një pjesë e bankave janë duke fshirë edhe kreditë problematike më të reja se tre vjet, kur debitorët pranojnë të paguajnë një pjesë të borxhit. Shuma që paguhet dakortësohet në marrëveshje rast pas rasti mes bankës dhe kredimarrësit. Burime nga Banka e Shqipërisë thonë se kjo metodë ka rezultuar efikase në uljen e portofolit të kredive më probleme, ndërkohë që paralelisht kanë vazhduar edhe ristrukturimet. Ky i fundit është një proces ku banka pranon të zgjasë afatin e shlyerjes së borxhit për kredimarrësin si dhe të ulë normën e interesit duke e lehtësuar kështu nga pagesat. |
| Posted: 04 Aug 2017 06:45 AM PDT Mediat kryesore në Serbi, përfshi agjencinë e lajmeve Tanjug, B92, gazetën Blic, por dhe shumë media të tjera kanë komentuar mungesën e kryeministrit Edi Rama gjatë fotos familjare në samitin e kartës së Adriatikut në Podgoricë. Të gjitha i janë referuar postimit në Facebook të ish kryeministrit Sali Berisha, sipas të cilit Rama është përjashtuar nga foto familjare për shkak të paraqitjes së tij me atlete në këtë takim. Nisur nga mbulimi i medias serbe të akuzave të Berishës, Top Channel i kërkoi një prononcim zyrtar zyrës së kryeministrit. "Kryeministri Edi Rama udhëtoi për në Podgoricë me helikopter. Aeroporti i Podgoricës ishte i mbyllur për arsye sigurie të fluturimit të Mike Pence dhe rihapej në orën 19.00 pasi të nisej zv.presidenti amerikan", tha një burim zyrtar për TCH. "Helikopterët tanë nuk udhëtojnë natën, ndaj i vetmi korridor ajror që delegacioni të nisej ishte ora 16.00. Sipas planit fillestar, në këtë orar duhet të kishin mbaruar të gjitha aktivitetet e samitit, përfshirë dhe fotoja familjare. Por samiti filloi me vonesë e gjithçka u shty, edhe foto familjare", thonë burime pranë Kryeministrisë. Në këto kushte, kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin kokë me kokë me zv presidentin Pence dhe u përshëndet me të dhe të gjithë liderët e rajonit, me pas ai u nis më përpara për shkak të detajeve të udhëtimit. |
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |























