Gjatë stinës së verës, me plot gojë mund të themi se rrjetet sociale tejmbushen me foto të ndryshme nga pushimet e gjithsecilit prej nesh. Sapo mbërrijmë në nje vend nxitojmë ta postojmë foton nga vendi ku po qëndrojmë. Një pozë provokuese ose jo nga bregu i detit nuk mund të mungojë.

Pra me pak fjalë ekspozohemi më shumë. Njësoj në fakt veprojnë edhe vajzat e njohura të ekranit, të cilat kanë filluar pushimet dhe postojnë vazhdimisht foto në Instagram.

Por ne nuk do flasim për pushimet e tyre, por për trendin e fotove që ato kanë sjellë. Ka qenë fillimisht Luana Vjollca ajo që postoi një foto në ujë teksa notonte dhe tregonte format e saj të lakmueshme nga gjinia femërore.

Me të njejtën ide vazhdoi edhe Suada Sherifi dhe Era Istrefi të cilat postuan foto nga pishina teksa njëra qëndronte mbi ndërsa tjetra preferonte të qëndronte në një dyshek, duke ekspozuar pjesën e të pasmeve të dyja. Pra vajza tani që e dini se cili është trendi më i fotove, mos nguroni por realizojeni edhe ju një të tillë.

(Luana Vjollca)

(Suada Sherifi)

Era Istrefi