“Tillerson uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Thelloni reformat, pastroni administratën” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Tillerson uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Thelloni reformat, pastroni administratën” plus 9 more Lajmi i Fundit


Tillerson uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Thelloni reformat, pastroni administratën

Posted: 09 Aug 2017 07:51 AM PDT

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson ka uruar kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit. Në një njoftim për mediat nga zyra e shtypit të kryeministrit thuhet se Sekretari Tillerson telefonoi Ramën duke e uruar fitoren kuptimplotë në zgjedhje.

"Ai ka shprehur bindjen se mandati i fortë qe ka marrë për të qeverisur e vetme, e obligon Partinë Socialiste të thellojë shpejtësinë e reformave, pastrojë administratën nga të korruptuarit dhe shenojë rezultate domethenëse në luftën kundër krimit", thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Më tej, duke i shprehur Kryeministrit të gjithë mbështetjen e qeverisë amerikane në mandatin e ri qeverisës, Sekretari i Shtetit i ka percjelle Edi Ramës përshtypjet shumë pozitive të Zëvendes Presidentit Pence nga takimi i javës së shkuar në Malin e Zi dhe ka rikonfirmuar vullnetitn amerikan për një vëmendje të përqendruar në zhvillimet në rajon.

Nga ana e tij Kryeministri Rama e ka falenderuar bashkebiseduesin për telefonaten dhe i ka bërë një pasqyre të plotë të situates rajonale nga këndvështrimi i vendit tonë, duke u përqëndruar kryesisht tek dialogu Kosovë – Serbi dhe nevoja për zhbllokimin e ngercit të emrit të Maqedonisë.
Në pjesen e fundit biseda është shtrire tek roli i Shqipërisë në NATO, kontributi i saj në luften kundër ekstremizmit të dhunshem, ku Sekretari Tillerson është shprehur me konsideratat më të larta. Ndërsa Kryeministri Rama ka kërkuar intensifikimin e bashkepunimit me SHBA ne sektorin e energjise dhe posacerisht te naftes e te gazit, cka eshte pritur me shume interes nga bashkebiseduesi.
Biseda telefonike mes te dyve ka zgjatur me shume se njezete minuta.

Mediu: Basha të shkëpusë urgjentisht lidhjet me Ramën, tërhiq ministrat teknikë

Posted: 09 Aug 2017 07:29 AM PDT

"Basha duhet urgjentisht te shkepuse cdo lidhje qe ka me Ramen nepermjet presences se ministrave teknik, kjo e ben opoziten te papranueshme, qesharake dhe kompromentuese"- kështu shkruan kreu i PR, Fatmir Mediu në një analizë të postuar në facebook diten e sotme.

Mediu duke shprehur shqetësimin Mediun thotë se "Cdo opozite qe krijon medyshje, paqartesi dhe mungese transparence ne opinionin publik eshte e prirur te deshtoje"

Postimi i plote ne facebook:
Te dashur miq
Opozita nuk emerohet ajo eshte perfaqesuese e vullnetit te qytetareve te cilet nuk e kane pranuar dhe nuk pranojne qeverisjen e Rames
Opozita duhet te kete ne vleresimin e saj jo vetem ata qytetare qe votuan per te, por ata qe nuk u binden prej saj per ta mbeshtetur ate duke bere qe ne te marim me pak vota se 2013 dhe ne duhet te analizojme te gjitha arsyet pse?
Opozita duhet te vleresoje dhe perfaqesoje dhe ate pjese te elektoratit qe ka kohe qe nuk voton sepse ka humbur besimin ne lirine e votes dhe mundesine e ndryshimit nepermjet votes, apo qe politika perfaqeson interesat dhe I sherben njerezve.
Opozita nuk eshte vetem proteste karshi se keqes, por dhe alternative zgjidhje e cila nuk mer forme dhe kuptohet ne nje muaj fushate.
Opozita si ne parlament dhe jashte saj duhet te organizohet per te denoncuar keq qeverisjen dhe te angazhoje grupe te rinjsh per te hulumtuar dhe prezantuar idete e djathta
Opozita jone duhet te dale nga populizmi i pavlere dhe te demonstroje qarte se eshte e djathta dhe perfaqeson interesat me te mira te Shqiperise dhe shqiptarve
Opozita duhet te ngrihet fort kunder politikave alla Hugo Caves te Edi Rames" sic jane ato te demokracise popullore te shoqeruar me struktura te organizuara te krimit dhe trafiqeve ne cdo bashki te lidhura me pushtetin.
Opozita ndertohet duke bindur shqiptaret se ndryshimi nuk vjen duke pritur qe te ndryshoje shoqeria si è tere, por duke ndryshuar sejcili prej nesh, me bindjen se ne jemi te paret dhe jo qeveria.
Opozita duhet te gjeje rrugen per te zgjuar koshiencen qytetare dhe shpresen se ky vend ka te ardhme
Basha duhet urgjentisht te shkepuse cdo lidhje qe ka me Ramen nepermjet presences se ministrave teknik, kjo e ben opoziten te papranueshme, qesharake dhe kompromentuese
Sado I drejte te jete argumenti per te ndertuar nje raport per zgjedhjet, ata mund ta kryejne kete pune duke mos qene minstra ne bashkepunim strukturat qe u moren me zgjedhjet Ne 12 qarqet apo prane cdo kandidati.
Mjafton po ashtu fakti qe te analizohen filmimet e numerimeve te disa qarqeve per te pare se forca e parase dhe krimit eshte me e forte se politika dhe shteti, dhe njekohesisht ortake e pushtetit te Rames.
Cdo opozite qe krijon medyshje, paqartesi dhe mungese transparence ne opinionin publik eshte e prirur te deshtoje.

Mesazhet e plota, burri kap ‘mat’ gruan police, e tradhëtonte me kolegun

Posted: 09 Aug 2017 07:10 AM PDT

Faqja ne Facebook e Lolita, ka publikuar disa mesazhe te shkembyera midis dy efektive te Policise se Shtetit, qe kane nje lidhje te fshehte jashtemartesore. Sic kuptohet nga pershkrimi qe ben vete administratori i faqes, eshte burri i efektives qe e ka kapur ne flagrance te shoqen duke e tradhetuar.

Postimi i Lolita ne FB:

I bëjmë thirrje Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë t'i trajnojnë pak më mirë këta policët.
Se jo vetëm që nuk dinë të kurvërojnë, po nuk dinë as të fshehin gjurmët. Të shënosh emrin e dashnorit si emër gruaje "Klodiana" dhe prapë të të kapë burri në flagrancë, imagjinoni ç'mund t'ju bëjë krimineli këtyre.





















Ministria e Brendshme jep detajet: Ç’duhet të dinë shqiptarët për të udhëtuar në zonën Shengen

Posted: 09 Aug 2017 07:02 AM PDT

Ministria e Punëve të Brendshme shqiptare ka publikuar disa informacione me rëndësi lidhur me çfarë duhet të keni parasysh kur udhëtoni në zonën Shengen.

1-Duhet të keni pasaportë të vlefshme biometrike

Sipas rregullave të reja, qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike mund të qëndrojnë në zonën Shengen, (që përfshin Islandën, Norvegjinë, Zvicrën, si edhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës) maksimumi 90 ditë që nga dita e hyrjes brenda një periudhë kohore prej gjashtë muajsh (180 ditë).

Periudha fillon që nga momenti kur ju hyni për herë të parë në këtë zonë, brenda periudhës gjashtë mujore. Për shembull, nëse më datë 1 janar ju hyni për herë të parë në zonën Shengen, periudha e ardhshme gjashtë mujore fillon më datë 1 korrik.

Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen, duhet të numëroni ditët e mbetura nga periudha gjashtë mujore. Pra, ju mund të bëni disa udhëtime afatshkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos kalojë 90 ditët brenda periudhës gjashtë mujore (180 ditë).

2 – Duhet të justifikoni qëllimin e udhëtimit nëpërmjet dokumentesh

Për vizitë familjare

Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për vizitë tek një i afërm, duhet të jepet informacion mbi të dhënat e personit pritës, adresa e tij, numër telefoni etj.

Për turizëm

Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për turizëm, për pushime, i pavarur nga pritja apo shoqërimi i një personi tjetër etj., duhet të paraqitet një rezervim hoteli, bileta e kthimit (nëse udhëtohet me avion apo mjete të transportit ujor), si dhe të ardhurat financiare që keni me vete.

Për kontroll mjekësor

Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për arsye shëndetësore, paraqitet rekomandimi i institucionit shëndetësor shqiptar, si dhe konfirmimi i institucionit shëndetësor ku do shkohet.

Për aktivitete

Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për aktivitete të ndryshme, paraqitet dokumentacioni mbi aktivitetin për të cilin personi është ftuar.

Udhëtimi me makinë

Kur udhëtohet me makinë, duhet të keni dokumentacionin e nevojshëm, leje ndërkombëtare drejtimi automjeti, patentë ndërkombëtare dhe karton të gjelbër sigurimi ndërkombëtar të makinës.

Sigurimi shëndetësor

Në të gjitha rastet duhet të keni siguracionin shëndetësor për periudhën e qëndrimit.
3 – Duhet të paraqisni garanci financiare për kohën e qëndrimit

Sipas Kodit Shengen (neni 6/4) "Mjetet e jetesës do të vlerësohen në përputhje me kohëzgjatjen dhe qëllimin e qëndrimit dhe duke iu referuar çmimeve mesatare në shtetin ose shtetet anëtare shumëzuar me numrin e ditëve të qëndrimit.

Vlerësimi i mjeteve të mjaftueshme të jetesës mund të bazohet në paratë, kontrollet e udhëtarëve dhe kartat e kreditit.

Deklaratat e sponsorizimit dhe letrat e garancisë nga pritësit, gjithashtu mund të përbëjnë dëshmi të mjeteve të mjaftueshme të jetesës.
Sipas Kodit Shengen

Dokumentet mbështetëse që vërtetojnë plotësimin e kushteve të hyrjes janë:

(A) për udhëtimet e biznesit:

(I) një ftesë nga një firmë ose një autoritet për të marrë pjesë në takime, konferenca apo ngjarje që lidhen me tregtinë, industrinë ose punën;
(Ii) dokumente të tjera që tregojnë ekzistencën e marrëdhënieve tregtare ose marrëdhënieve për qëllime pune;
(Iii) biletat e hyrjes për panaire dhe kongrese;

(B) për udhëtimet e ndërmarra për qëllime studimi ose llojet e tjera të trajnimit:

(I) certifikatën e regjistrimit në një institut mësimor për qëllime të ndjekjes së kurseve profesionale ose teorike në kuadër të trajnimit bazë dhe të mëtejshëm;
(Ii) kartat e studentit ose certifikatat për kurset e ndjekura;

(C) për udhëtimet e ndërmarra për qëllime turizmi ose për arsye private:

(I) dokumentet mbështetëse në lidhje me strehimin: – një ftesë nga pritësi nëse qëndron te një i tillë; – një dokument mbështetës nga institucioni që ofron strehim ose ndonjë dokument tjetër të përshtatshëm që tregon vendndodhjen e parashikuar;
(Ii) dokumentet mbështetëse në lidhje me itinerarin: – konfirmimin e rezervimit të një udhëtimi të organizuar ose ndonjë dokumenti tjetër të përshtatshëm që tregon planet e parashikuara të udhëtimit;
(Iii) dokumentet mbështetëse në lidhje me kthimin: – një biletë të kthimit ose vajtje-ardhje;

(D) për udhëtime të kryera për ngjarje politike, shkencore, kulturore, sportive ose fetare ose për arsye të tjera:

ftesat, biletë e hyrjes, regjistrimet ose programet ku thuhet ku është e mundur emri i organizatës pritëse dhe kohëzgjatja e qëndrimit ose ndonjë dokument tjetër përkatës që tregon qëllimin e vizitës.
4 – Duhet t'u përmbaheni rregullave të qëndrimit (ndalohet punësimi i paligjshëm)

Sipas rregullave të reja, nuk mund të punohet në shtetet e zonës në kundërshtim me ligjin.

Rregullat që aplikohen vetëm për qëllime udhëtimi, nuk u japin të drejtë qytetarëve shqiptarë për të qëndruar më shumë se 3 muaj dhe as të drejtën për t'u punësuar, apo për të kërkuar azil, në këto shtete.

Ata shtetas që kanë ndërmend të punësohen apo të studiojnë për një periudhë që tejkalon 90 ditët, më parë duhet të aplikojnë për vizë afatgjatë ose për leje qëndrimi, pranë ambasadës apo konsullatës së shtetit ku dëshirojnë të shkojnë.

Është e ndaluar të punohet në zonën Shengen pa leje pune apo të jetohet aty pa lejen përkatëse të qëndrimit.

Punësimi i ligjshëm i shtetasve shqiptarë në një prej këtyre vendeve, do të mundësohet vetëm nëpërmjet lejeve të punës.
Lejet e punës mund të merren vetëm në bazë të kontratave të punës dhe vizave të tipit D të cilat merren në ambasadën e atij vendi në të cilin është marrë kontrata e punës.

Nëse një qytetar shqiptar ka siguruar një kontratë të vlefshme pune, atëherë ai do të mund të pajiset në Shqipëri me një vizë të tipi D dhe më pas, këtë vizë do ta kthejë, në vendin përkatës, në leje qëndrimi, me një afat deri në një vit.
5 – Masat që merren ndaj shtetasve që shkelin rregullat e qëndrimit.

Qytetarëve shqiptarë do t'u kërkohet që të zbatojnë disa kërkesa dhe rregulla, jo vetëm gjatë hyrjes në vendet e BE-së por edhe gjatë qëndrimit të tyre në këto vende.

Nëse qytetarët shqiptarë do të shkelin këto rregulla, ata do të bëhen subjekt i largimit apo deportimit me forcë, veprim i cili shoqërohet gjithmonë me ndalim hyrje nga 1-5 vjet.

Për një kategori shkeljesh të rregullave të qëndrimit, shtetet anëtarë të BE-së aplikojnë masa administrative gjobe, të cilat shkojnë deri në 3000 euro. Në rast se këto shuma nuk paguhen, atëherë personi i gjobitur nuk do lejohet të hyjë në atë vend, që i ka vendosur gjobën, deri sa ta paguajë atë me gjithë kamatë vonesën.

Me rëndësi është të dihet se cilat janë këto rregulla që shtetasit shqiptarë nuk duhet të shkelin:

• së pari, nuk duhet të shkelin afatin e lejuar të qëndrimit që është 90 ditë për 180 ditë.

• së dyti, nuk duhet të shkelin legjislacionin vendas, kryesisht atë mbi punësimin.

Pra, nëse kapen duke punuar, ata bëhen subjekt i largimit dhe ndalimit të hyrjes.

• së treti, nuk duhet të bëhen problem për sigurinë publike, apo të përfshihen në aktivitete kriminale.

• së katërti, nuk duhet të bëhen barrë publike. Barrë publike janë personat të cilët nuk kanë të siguruar strehimin, ushqimin apo nevojat e tjera jetësore.

E thënë në mënyrë të përmbledhur, nëse shtetasit shqiptarë do të shkelin kushtet e lejuara për hyrjen dhe qëndrimin në një nga vendet e BE-së, atëherë ata do të penalizohen individualisht, – do t'u ndalohet hyrja në të gjitha vendet e BE-së për një periudhë deri në 5 vjet.

Biondja që po ‘çmend’ meshkujt në Tiranë, FOTO

Posted: 09 Aug 2017 06:56 AM PDT

Kjo është një foto e realizuar diten e sotme  në rrugët e Tiranës.

Vajza bionde e veshur me pantallona të shkurta, parakalon pa pikë problemi në një prej rrugëve më të frekuentuara në qendër të kryeqytetit.

Shikimet e meshkujve që ndodhen në rrugë nuk mund tu shpëtonin syve të qytetarëve të tjerë që kanë filmuat këtë moment pikant. Vapë është, ndodhin të tilla skena!

Rolls-Royce 588 mijë dollarë për 50 Cent

Posted: 09 Aug 2017 06:49 AM PDT

Ai shpalli falimentin në vitin 2015, ndërsa më pas një çështje gjyqësore gati dy vjeçare, por ai i dha fund problemeve me ligjin në muajin shkurt pasi pagoi 22 milionë dollarë.

Tashmë reperi 50 Cent, i njohur për këngët "Candy Shop" dhe "That Ain’t Gangsta", ka treguar se financat e tij janë në rrugë të mbarë.

41-vjeçari ka ekspozuar në rrugët e Nju Jorkut këtë të martë makinën e tij të re, një Rolls-Royce Phantom Drophead Coupe, me një vlerë 588 mijë dollarë.

Makina del nga rruga në Korçë-Pogradec, një i vdekur

Posted: 09 Aug 2017 06:44 AM PDT

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në rrugën nacionale Korçë-Pogradec.

Mësohet se në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K.B, rreth 55 vjeç, banues në Porodinë, duke drejtuar mjetin tip "Ford", me targa AA761HV, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 55-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

U gjet i vdekur para dy ditësh në Tiranë, identifikohet kufoma

Posted: 09 Aug 2017 06:18 AM PDT

Identifikohet kufoma e gjetur dy ditë më parë në shkurret në Tiranë.

Sipas policisë, "në lidhje me kufomën e gjetur më datë 07.08.2017, në një shkurre në rrugën "Lord Bajron", ju bëjmë me dije se: Më datë 08.08.2017, në ambientet e policisë është paraqitur shtetasia A.P., 58 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila pas kqyrjes së kufomës, ka deklaruar se kufoma e gjetur i përket vëllait të saj, shtetasit Naim Puca, 60 vjeç, për të cilin kjo shtetase ka bërë kallzim për "Largim nga banesa".

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim.

Aksident masiv në autostradën Laç-Lezhë, përplasen rëndë 3 makina

Posted: 09 Aug 2017 06:11 AM PDT

Një aksident masiv është raportuar ditën e sotme në autostraden Laç – Lezhë.

Sipas informacioneve, 3 makina janë përplasur me njëra- tjetrën, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ndërkohë, mësohet se Harta dixhitale ka publikuar edhe pamjet nga aksidenti që ndodhi midis tre automjeteve.

Policia shkoi në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për ngjarjen.

Shkeli rregullat rrugore në Zvicër, shqiptari në kërkim në Tiranë

Posted: 09 Aug 2017 06:05 AM PDT

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një shtetas shqiptar, i cili në Zvicër ka thyer rregullat rrugore.

Mësohet se drejtuesi i këtij mjeti, i dyshuar si shqiptar, ka thyer edhe kufirin e shpejtësisë dhe një semafor të kuq teksa udhëtonte në një segment rrugor në Gjenevë në 2015. Situata tingëllon e çuditshme për realitetin shqiptar, por kërkesa për hetimin e rastit është paraqitur zyrtarisht nga autoritetet zvicerane të drejtësisë.

Përmes një letërporosie ata i kanë kërkuar ndihmë palës shqiptare në hetimin e çështjes. Kërkesa është pranuar nga Gjykata e Tiranës, që në një vendim të shpallur më 19 korrik 2017, urdhëron Prokurorinë e Tiranës të bëjë të mundur ekzekutimin e saj. Shkelja për të cilën kërkon ndihmë drejtësia zvicerane është shënuar dy vjet më parë.
Sipas përmbajtjes së letërporosisë së mbërritur në Shqipëri, rezulton se më 5 dhjetor 2015, rreth orës 01:11 në një prej rrugëve të qytetit të Gjenevës në Zvicër është konstatuar lëvizja e një mjeti me targa shqiptare tej limiteve të lejuara të shpejtësisë në atë zonë. Autoritetet e atij vendi e kanë cilësuar si tejkalim të madh të kufirit të shpejtë- sisë së lejuar.
Sipas të dhënave, mjeti është vënë re të qarkullojë me shpejtësi 94 km/orë, në një zonë ku kufiri maksimal i lejuar i shpejtësisë së lëvizjes ka qenë 50 km/ orë. Po sipas të dhënave të përcjella përmes shkresës zyrtare, në këtë lëvizje të lartë drejtuesi, apo drejtuesja e mjetit në fjalë nuk ka respektuar një semafor, duke e kaluar atë në ngjyrën e kuqe.
Për shkak të këtyre rrethanave, autoritetet e drejtësisë zvicerane parashtronin tre kërkesa për homologët shqiptarë, identifikimin e personit, marrjen e tij në pyetje dhe vënien në dijeni të shkeljes së kryer, si edhe evidentimin e gjendjes financiare të tij. "Të identifikohet dhe të merret në pyetje personi në emër të cilit rezulton të jetë i regjistruar ky automjet.
Të merret në pyetje pronari i mjetit duke i kërkuar të sqaroj në lidhje me faktin më sipër, pra faktin penal në ngarkim të tij, duke i bërë me dije gjithashtu përmbajtjen e neneve 'shkelja e rëndë e rregullave të qarkullimit rrugor' dhe 'shkelja e lehtë e rregullave të qarkullimit rrugor'", sipas Kodit Penal zviceran.
Të pyetet gjithashtu mbi situatën e tij personale dhe financiare", listonte gjykata në vendim kërkesat e palës zvicerane. Sipas gjykatës, nenet për të cilin janë duke hetuar rastin në fjalë autoritetet zvicerane të drejtësisë parashikohen në Kodin Penal shqiptar në nenin përkatës të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".
Në zbatim të procedurës ligjore në shqyrtime të këtij lloji, në vendim gjykata urdhëronte sekretarinë që nga një kopje e vendimit t'i dërgohet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.

Related Posts: