“Të rinjtë e klubit Rin’ON fillojnë grumbullimin e ndihmave për familjet skamnore” plus 9 more Ferizaj Press |
- Të rinjtë e klubit Rin’ON fillojnë grumbullimin e ndihmave për familjet skamnore
- Pengohen zyrtarët komunal dhe policët në Ferizaj
- Mimoza Kusari paralajmëron takime edhe me Veselin e Haradinajn, por jo për koalicion
- Hahn me Mustafën: Urgjente formimi i qeverisë pro europiane
- Rikthehen rastet me fruth në Kosovë
- Blerim Shala shpejt pjesë e Ekipit të Presidentit?
- LDK prezanton kandidatët për Kuvend Komunal
- Dua Lipa në Itali me të dashurin e ri?
- Pa fije turpi këta të rinj tentojnë të vjedhin “Eli-Abin” (Video)
- 1 mijë kontejner të rinjë kanë arritur në Ferizaj
Të rinjtë e klubit Rin’ON fillojnë grumbullimin e ndihmave për familjet skamnore Posted: 26 Aug 2017 08:59 AM PDT Ferizaj.26.08.2017. Në prag të festës së Kurban Bajramit dhe fillimit të vitit të ri shkollorë të rinjtë e klubit Rin'On kanë filluar grumbullimin e ndihmave për familjet skamnore dhe fëmijët e tyre të cilët duhet të fillojnë vitin e ri shkollorë. Këta të rinj kanë filluar aksionin në grumbullimin e artikujve ushqimorë, rrobave dhe mjeteve shkollore për fëmijë. Grumbullimin e këtyre ndihmave do ta bëjnë në Qendrën e Kulturës në Ferizaj duke filluar nga 28.Gushti deri më 30 Gusht 2017. "Pasi që festa e Kurban Bajramit dhe viti i ri shkollorë po afrohen, unë së bashku me Klubin Rin’ON kemi vendosur t'i gëzojmë familjet e varfra dhe fëmijët e tyre në prag të këtyre ditëve të rëndësishme duke i’u ndihmuar me rroba, ushqime dhe mjete shkollore për fëmijë. Këtë iniciativë po e nisim duke besuar në ju, në qytetarët human që ka Ferizaj. Cili do, le të kontribuojë në mënyrën e tij, me të holla, ushqime, rroba apo mjete shkollore, të cilat mund t’i sjellni në Qendrën e Kulturës në Ferizaj nga 28.08.2017 (e Hënë) deri më 30.08.2017 (e Mërkurë)" u shprehë iniciatorja Vanesë Sadriu, anëtare e klubit Rin’ON. Ndërsa lideri i klubit Rin’ON, Granit Sadiku u shpreh se”Klubi Rin’ON ka qenë dhe do jetë në vazhdimësi aktiv kur bëhet fjalë për humanitet. Si çdo herë tjetër dhe këtë herë besojmë fuqishëm se qytetarët tanë do na ndihmojmë për të ndihmuar të tjerët”. |
Pengohen zyrtarët komunal dhe policët në Ferizaj Posted: 26 Aug 2017 08:22 AM PDT Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuar në Ferizaj kanë penguar zyrtarët komunal të infrastrukturës gjatë rregullimit të rrugës, dhe po ashtu kanë penguar edhe zyrtarët policor në detyrë. Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. |
Mimoza Kusari paralajmëron takime edhe me Veselin e Haradinajn, por jo për koalicion Posted: 26 Aug 2017 06:57 AM PDT Ndonëse as në seancën e gjashtë të mbajtur këtë të enjte nuk u bë konstituimi i Kuvendit, partitë politike mes vete vazhdimisht janë në konsulta me qëllim që sipas tyre t'i jepet një zgjidhje krizës aktuale të krijuar pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Edhe pse në kërkim të numrave, koalicioni PAN nuk do ta ketë mbështetjen e Alternativës për një marrëveshje mes tyre. Kryetarja e këtij subjekti tha të shtunën për Express se me të vetmit që janë në diskutime për çështje koalicioni, është Lëvizja Vetëvendosje dhe se qëndrimi i tyre politik nuk ndryshon nga ai që kanë pasur deri më tani. "Ne fillimisht jemi duke u takuar me liderët e bllokut tjetër pra me ata të LAA-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Po natyrisht ne takohemi në Kuvendin e Kosovës si deputetë të zgjedhur por biseda zyrtare për diskutime të mëtutjeshme kjo mbetet të shihet në javët në vijim për takime me bllokun tjetër. Nuk kisha dashtë me krijuar harmonizitet për takime për shkak se është e natyrshme me u taku edhe me ta për zgjidhje, por qëndrimet politike janë të tilla që diskutimi është që së pari të diskutohet dhe eksplorohen të gjitha mundësitë e ndërtimit të koalicionit në mes të LAA-së dhe Vetëvendosjes dhe natyrisht që pastaj duhet të bisedohet për tema të cilat përkasin me gjithë realitetin e Kosovës dhe tema që janë me peshë për Kosovën", ka vlerësuar Kusari Lila. Ajo është shprehur e bindur se nuk do të ketë takime në aspektin që të ndërtohet një koalicion me PAN-in, por gjithçka, vetëm diskutime në kuadër të procesit zgjedhor. "Ne absolutisht në aspektin e diskutimin me zotin Veseli dhe Haradinaj nuk ka të bëjë kjo me çështje të ndërtimit të koalicionit pra mos të keqkuptohemi s'po flasim për mundësinë e takimit për koalicion, por nëse ka me pas takime atëherë këto takime kanë me qenë për mbarëvajtje të procesit të zgjedhor që po ndodh por qëndrimi politik është të paktën nga ana jonë Alternativa që nuk bisedojmë për koalicion me PAN-in në përbërjen që ata e kanë sot", ka thënë ajo. Ndërkaq, kujtojmë se nënkryetari i PDK-së, si përfaqësues i PAN-it Enver Hoxhaj, në fjalimin e tij të enjten në Kuvend deklaroi se e kanë Kryeparlamentarin por nuk e kanë shumicën parlamentare. Kërkoi kohë jo më shumë se dy javë e as më pak se dhjetë ditë, që të shohin për një zgjidhje. Ndërkohë që nuk dihet se kur do të mbahet seanca e radhës e cila ka vetëm një pikë të rendit të ditës, atë të zgjedhjes se Kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve./D.K/GazetaExpress/ |
Hahn me Mustafën: Urgjente formimi i qeverisë pro europiane Posted: 26 Aug 2017 06:56 AM PDT "Është urgjente formimi i qeverisë së re pro evropiane, stabile dhe reformatore në Kosovë", ka shkruar Hahn përcjellë Gazeta Metro. Në samitin jo formal që po mbahet në Tiranë, tema kryesore e diskutimit është ajo e integrimit ekonomik të rajonit. Hahn ka theksuar se ky integrim nuk është zëvendësim për anëtarësimin e këtyre vendeve në Bashkimin Europian. Në këtë takim përveç nikoqirit Edi Rama, do të marrin pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i Malit të Zi Dushko Markoviq, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, si dhe komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore. |
Rikthehen rastet me fruth në Kosovë Posted: 26 Aug 2017 06:56 AM PDT Fruthi, ishte një nga sëmundjet, që falë vaksinimit, nuk kishte shënuar raste të reja në Kosovë që nga viti 2001. Por, këtë vit, megjithatë janë shënuar raste të papara. Në rajonin e Suharekës, janë evidentuar tetë raste me fruth, kurse në rajonin e Mitrovicës tri raste. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, infektologu Hamdi Ramadani, njëherësh drejtor i Klinikës infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. "Ka disa vite që nuk kemi pasur raste të paraqitura me fruth. Por në Klinikën infektive këto ditë jemi përballur me një grup të sëmurëve me sëmundjen e fruthit, e cila është shfaqur në rajonin e Suharekës. Bëhet fjalë për 8 raste që ne i kemi pranuar dhe ata janë në trajtim e sipër. Përveç kësaj, me datën 24 dhe 25 gusht është paraqitur edhe një grup i të sëmurëve me fruth nga rajoni i Mitrovicës", bën të ditur Ramadani. Bazuar në një studim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe institucioneve tjera, viteve të fundit, sëmundja e fruthit ka "rilindur" në Evropë, ku numri i njerëzve të infektuar që nga viti 2007, është trefishuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), thotë se vaksinat kundër fruthit duhet menjëherë të shtohen në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore. Në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë në largim të Kosovës, këshilltari i ministrit në detyrë, Valbon Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se imunizimi mund të njihet si pikë e ndritshme e shëndetësisë kosovare. Sipas tij, vaksinimi përpos që ka ulur numrin e shumë sëmundjeve, ka sëmundje që shumë vjet nuk janë paraqitur fare, apo janë zhdukur, duke përmendur fruthin dhe paralizën e fëmijëve. "Sa i përket imunizimit në Kosovë, si dhe sëmundjes së fruthit, populli i Kosovës ka një traditë të mirë dhe mbulueshmëria (vaksinimi) arrin mbi 95 për qind. Mbetet të mbulohet edhe vaksinimi i komuniteteve, rom, ashkali e egjiptas". "Ka një kohë të gjatë që fruthi nuk është paraqitur në Kosovë, por sëmundjet virale nuk janë sëmundje të një vendi dhe mund të përhapen kudo dhe kurdo. Në një vend mund të mos ketë me vite të tëra fruth , por mund të paraqitet ndonjë rast sporadik", thotë Krasniqi. Edhe paraliza e fëmijëve, vijon Krasniqi, ka shumë vite që nuk është paraqitur në Kosovë, falë vaksinimit. Sidoqoftë, autoritetet shëndetësore në Kosovë thonë se po realizojnë programe të përfshirjes në fushatën e vaksinimit të fëmijëve të komuniteteve serbe, rome, ashkali e egjiptas, ku edhe hyn 5 përqindëshi i pa vaksinuar. Ky vaksinim planifikohet të kryhet nëpërmjet programeve të veçanta, duke përmbushur synimin |
Blerim Shala shpejt pjesë e Ekipit të Presidentit? Posted: 26 Aug 2017 06:56 AM PDT Blerim Shala shumë shpejt pritet të bëhet pjesë e Këshilltarëve të Presidentit të Republikës, Hashim Thaçit. Burime të Express kanë treguar se Shala pritet të marrë pozitën e njëjtë që kishte pasur deri më tash prej pasluftës. Të luajë rolin e koordinatorit në dialogun me Serbinë. Madje, këtë pozitë, Shala pritet ta marrë në kohën kur bisedimet me Serbinë mund ndërrojnë formatin dhe udhëheqës të dialogut të bëhen Hashim Thaçi e Aleksander Vucic. Zyrtarë të Presidencës kanë thënë se nuk janë në dijeni se Shala mund të bëhet pjesë e Ekipit të Presidentit. Ardian Arifaj ka thënë se nuk ka dëgjuar për ndonjë lëvizje të tillë të Shalës drejt Presidencës. Për këtë temë s'ka dashur të flasë as Shala. "Jam jashtë vendit", ka thënë Shala, duke mos dashur të përgjigjet lidhur me mundësinë që të bëhet pjesë e Ekipit të Presidentit Thaçi. Sidoqoftë, krejt karrierën e tij, Shala e ka ndërtuar duke shkruar analiza dhe duke komentuar ngjarjet kryesore në vend. Por, nuk i ka preferuar politikat Por, ambiciet e tij, nuk kanë qenë të vogla për pushtet. Pos me dialog, Shala ka mbajtur edhe pozitën e deputetit të Parlamentit të Kosovës. Ishte larguar nga AAK kur nuk kishte pranuar të tërhiqej prej dialogut me Serbinë, pasi një gjë të tillë ia kishte kërkuar Ramush Haradinaj. Deri në atë kohë kishte mbajtur pozitën e Nënkryetarit të Parë të AAK'së. Në fushatën e fundit zgjedhore, Shala është anëtarësuar dhe është bërë anëtar i thjeshtë i PDK'së, duke marrë librezën e kësaj partie nga Kadri Veseli. |
LDK prezanton kandidatët për Kuvend Komunal Posted: 26 Aug 2017 06:50 AM PDT
Ferizaj.26.08.2017. Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj, ka prezantuar 45 kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 22 tetorit për Kuvend Komunal. Kryetari i këtij subjekti politik, Muharrem Svarqa, duke prezantuar një nga një kandidatët e LDK-së për asamble, u shpreh i bindur se me këtë listë LDK do të del e para në këto zgjedhje. "Është një listë e pasur në pikëpamje kuadrovike, një listë kandiduese e përfshirë nga të gjitha grupmoshat, në një ruajtje të kohezionit të gjeneratave dhe me një përfaqësim të të rinjve më shumë se ndonjëherë më parë në Lidhjen Svarqa tha se LDK e ka pasur të vështirë t'i zgjedh njerëzit që do t'i fus në garë për Kuvend Komunal ngase, sipas tij, LDK-ja ka emra që premtojnë shumë për të ardhmen. "Përshtypja ka mundur të jetë se ka qenë një punë e vështirë, por më e vështirë ka qenë përzgjedhja e njerëzve të mirë se sa vështirësia që mund të shfaqej në përpilimin e listës, sepse LDK punon me konsensus të plotë, përkundër asaj që ka numër më të madh të nëndegëve se sa që është mundësia e përfaqësimit të tyre, LDK në organizimin e vetë politik nuk e ka pasur mundësinë që t'i përfaqësoj të gjitha nëndegët veç e veç, por ne kemi bërë fuzione të dy e tri nëndegëve në dobi të përfaqësimit të një kandidati, varësisht nga ajo se si e kemi vlerësuar, ku kemi pasur mundësi të fitores më të mëdha, ose ku kemi qenë më stabil", theksoi Svarqa. Svarqa tha përbërja më e madhe e kësaj liste është nga fshatrat ndërsa janë vetëm 18 kandidatë nga qyteti. LDK në Ferizaj në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kishte sigurar 13 ulëse në Kuvendin Komunal, mirëpo ndër vite ky numër ka ndryshuar pas kalimit të asamblistëve nga një subjekt në tjetrin, transmeton Televizioni Tema. Kjo është lista e plotë e kandidatëve për asamblist në Ferizaj nga LDK: 1. Muharrem Svarqa 2. Faruk Guri 3. Eleonora Isufi 4. Muhamet Çerkini 5. Heset Shatrolli 6. Hysnije Mustafa-Shamolli 7. Ramadan Baliu 8. Imri Hashani 9. Elfete Mehmeti 10. Shkëlzen Selamni 11. Nezir Mani 12. Qëndresa Salihaj 13. Burim Karameta 14. FadilHalili 15. Fitore Sadiku 16. Ekrem Mustafa 17. Flamur Istrefi 18. Jehona Mustafa 19. Gëzim Kokollari 20. Ridvan Nebihu 21. Yllkë Neziri 22. Xhafer Ramusholli 23. Vehbi Emini 24. Besa Goga 25. Hajriz Shabani 26. Balton Dërguti 27. Bahrije Hyseni 28. Haxhi Spahiu 29. Përparim Guta 30. Blerina Bajraktari 31. Selamn Shabani 32. Agon Zhinipotoku 33. Saranda Musliu 34. Burim Selmani 35. Nazim Haliti 36. Eglantina Ramadani 37. Kemajl Mustafa 38. Bedri Zeqiri 39. Fatime Xhafaj 40.Sabit Avdija 41. Florim Krasniqi 42. Avdurrahim Sallahu 43. Burim Ugzmajli 44 Gani Mahalla 45 Gani Xhemajli |
Dua Lipa në Itali me të dashurin e ri? Posted: 26 Aug 2017 06:16 AM PDT Pas suksesit me këngën "New Rules", Dua Lipa po shijon pushimet dhe për ta bërë këtë ka zgjidhur Italinë dhe pikërisht Caprin. Këngëtarja 22-vjeçare duket se e ka gjetur edhe të dashurin e ri. Dua ka postuar një foto në "Instagram" mbi një varkë së bashku me një djalë, i cili mësohet se quhet Paul Klein dhe është këngëtar.
|
Pa fije turpi këta të rinj tentojnë të vjedhin “Eli-Abin” (Video) Posted: 26 Aug 2017 06:10 AM PDT Në orët e pasdites së të hënes, disa të rinjë kanë plaçkitur njërin prej lokaleve të "Eli-Abi"-t në Prishtinë. Në këtë video të siguruar nga "Indeksonline" shihen këta persona, pa maska, teksa me dhunë tentojnë t'ia marrin paratë vajzës e cila punon tek arka e "Eli-Abi"-t. |
1 mijë kontejner të rinjë kanë arritur në Ferizaj Posted: 26 Aug 2017 05:52 AM PDT Komuna e Ferizajt, gjatë këtij viti prioritet shumë të madh i ka dhënë edhe pastërtisë së qytetit. Pikërisht për këtë qëllim në qytetin e Ferizajt, tashmë kanë arritur edhe 1000 kontejnerë me nga 120 litra për mbeturina. Kontejnerët do të jenë me tri ngjyrë ku 600 kontejnerë do të jenë më ngjyrë të zezë, 200 më ngjyrë të verdhë dhe 200 më ngjyrë të gjelbërt. U bë e ditur se këta kontejnerë, do të shpërndahen kryesisht tek institucionet publike, siç janë: Gjykata, Prokuroria, Policia, institucionet shkollore, spitalet dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare. Ndërsa në këto kontejnerë do të bëhet edhe seleksionimi i mbeturinave, siç janë letër, xham dhe mbetjet ushqimore.
|
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |