““Shqiptarët ikin për të shpëtuar nga droga e krimi, por Ramën s’e bren ndërgjegjja”” plus 9 more Lajmi i Fundit |
- “Shqiptarët ikin për të shpëtuar nga droga e krimi, por Ramën s’e bren ndërgjegjja”
- Mesazhi i fortë i Johanes Hahn: S’ka asnjë shans për azil!
- Policia identifikon personin që postoi 3 pakot me kallashnikov në Rinas
- Bie sërish “Facebook”-u…!
- Ja disa detaje të rëndësishme që femrat duhet të dinë për menopauzën
- Mjekët flasin: Nëse sperma juaj ka këtë ngjyrë, keni nevojë për një vizitë
- Studimet tregojnë, nishanet në këto vende të trupit kanë një domethënie
- Plot 102 kg drogë në makinë, arrestohet ‘’bosi’’ vlonjat
- Biznesmeni grek nuk ka para për punonjësit, i paguan ata me hashash
- Kthimi i vizave, Rama i përgjigjet Holandës: Krimi nuk ka nacionalitet, propagandë si Brexit
“Shqiptarët ikin për të shpëtuar nga droga e krimi, por Ramën s’e bren ndërgjegjja” Posted: 26 Aug 2017 07:56 AM PDT
Basha thekson se shqiptarët ikin për të shpëtuar veten dhe fëmijët e tyre nga varfëria dhe injoranca; ikin për të shpëtuar nga droga dhe krimi që pasi pushtoi politikën. Statusi i plotë Rama vetë nuk është komentator, ai është në fakt përgjegjësi kryesor për eksodin masiv te shqiptarëve, për krimin e veshur me pushtet dhe për Shqipërinë e mbushur me drogë. Ndaj dita ditës po shtohen raportet dhe vendet europiane që tregojnë atë dhe qeverinë e tij me gisht për kanabizimin dhe kriminalizimin e vendit. Vetëm të bashkuar dhe të vendosur për tu përballur me të keqen mund ta ndryshojmë qeverisjen dhe jetën tonë. Shqipëria ka mundësi të mëdha për të gjithë, nëse qeveriset mirë. The post "Shqiptarët ikin për të shpëtuar nga droga e krimi, por Ramën s'e bren ndërgjegjja" appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Mesazhi i fortë i Johanes Hahn: S’ka asnjë shans për azil! Posted: 26 Aug 2017 07:44 AM PDT
Komisioneri tha se ende nuk ka një datë të caktuar se kur Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian edhe pse u shpreh se është optimist për të ardhmen e saj në rrugë evropiane. "Sot ne diskutuam si të zbatojmë planet e përbashkëta ekonomike sepse zbatimi. Sot ky takim informal tregoi se ka një rritje të vëmendjes së krerëve dhe qeverive për procesin e Berlinit dhe unë e vlerësoj. Nuk kemi xheloz si komision europian përkundrazi jemi na pëlqen që ka iniciativa dhe ne e mbështesim. Kjo ndihmon vendet dhe qytetarët për një jetë më të mirë. Kjo kërkon reforma në drejtësi por ndonjëherë qytetarët tregohen nervoz se kur do përfundojnë gjithë këto reforma, por këto janë të mira për gjithë qytetarët ndryshe nga premtimet, por interesi ynë është që të gjithë këto vende të integrohen në BE. Cdo gjë bëhet në interes të qytetarëve, prandaj ne po fokusohemi tek zona ekonomike rajonale. Tregtia mes vendeve nuk është rritur dhe mund të themi se ka shumë potencial, por duhet investuar dhe ka një marrëveshje për të emëruar kordinator rajonalë. Në cdo zyrë duhet të ketë koordinues për marrëveshjet ekonomike dhe ne po bëjnë ctë mundemi për të bërë që këto marrëveshje të zbatohen. Rezultatet e zgjedhjeve ishin një vendim i qartë politik dhe votuesit e kanë thënë qartë vendimin e tyre. Do të ishte jorealiste që dikush mund të marrë një vendim për një azil në europe. Ju lutem mos e bëni është e pamundur për ju. Cdo njeri që kërkon azil i bën keq edhe vendit të tij. Edhe lufta kundër kultivimit të drogës ka pasur një progres. Shikoj progres por duhet të gjejmë mënyrën e duhur për të hedhur një hap. E nëse doni që do të ketë progres për anëtarësimin në Be, do të jetë zgjuarësia politike që sjell vendimin e duhur. Është cilësia dhe jo shpejtësi dhe ne do të përpiqemi që të kemi një mbështetje nga të gjithë vendet e BE dhe nuk mund të flas për një datë të caktuar dhe ekipi ynë po mundohet për të cuar përpara integrimin. Ne kemi investuar shumë dhe rezultati do të jetë një anëtarësim në BE" The post Mesazhi i fortë i Johanes Hahn: S’ka asnjë shans për azil! appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Policia identifikon personin që postoi 3 pakot me kallashnikov në Rinas Posted: 26 Aug 2017 07:23 AM PDT
Autoritet ligj zbatuese shqiptare në bashkëpunim me ato britanike kanë arritur të dokumentojnë plotësisht të gjithë skemën e ndërtuar. Sipas tyre në këtë rast kemi të bëjmë më një tentativë të trafikimit ndërkombëtar të municioneve. Burime zyrtare të policisë së shtetit thanë se brenda pak orësh, do të bëhen të ditura detaje të këtij operacioni. Sipas policisë pjesët e armëve u gjetën gjatë skanimit të tre pakove , nga punonjësit e kompanisë "ICTS". Gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare "DHL", tranzit kanë konstatuar pjesë armësh luftarake. Pjesët e armëve të gjetura në pako ishin të tipit kallashnikov. Burime nga policia thanë se pakot ishin nisur nga Tirana, ndërsa udhëtimi do të kryhej tranzit Tiranë-Greqi-Londër. Ndërkohë prej ditësh policia shqiptare ka rritur masat e sigurisë në aeroporte dhe institucione të rëndësisë së veçantë, kjo pas sulmeve terroriste në disa vende të Evropës. The post Policia identifikon personin që postoi 3 pakot me kallashnikov në Rinas appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Posted: 26 Aug 2017 07:12 AM PDT
Mijëra përdorues të "Facebook"-ut e kanë pasur të pamundur të aksesojnë rrjetin social në kompjuter. Ndërkaq, përdoruesit e kanë pasur gjithashtu të pamundur të shpërndajnë linqe apo të postojnë artikuj në faqet e tyre. Më herët këtë javë "Facebook"-u u godit nga një tjetër problem që ua bëri të pamundur përdoruesve qasjen në faqet e tyre personale. Mbetet ende e paqartë se cili është shkaku i problemeve të "Facebook"-ut, ndërkohë që përdoruesit e cilësojnë gjendjen si "katastrofike". The post Bie sërish "Facebook"-u…! appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Ja disa detaje të rëndësishme që femrat duhet të dinë për menopauzën Posted: 26 Aug 2017 06:58 AM PDT
Ajo mund të trajtohet në mënyra të ndryshme, por më të zakonshmet janë HRT (terapi zëvendësuese hormonesh). Por ka shumë paqartësi në lidhje me sigurinë e tyre. Terapia HRT The post Ja disa detaje të rëndësishme që femrat duhet të dinë për menopauzën appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Mjekët flasin: Nëse sperma juaj ka këtë ngjyrë, keni nevojë për një vizitë Posted: 26 Aug 2017 06:52 AM PDT
Nuk është krejt njësoj çfarë është ngjyra e spermës, dendësia, aroma dhe sasia, sepse pikërisht këta parametra mund të tregojnë ndonjë sëmundje. Për fillim, ta keni të qartë nëse rastësisht në lëngun e spermës vëreni gjak, menjëherë caktoni kontroll te urologu, sepse mbase keni kancer apo ndonjë sëmundje të rrezikshme, e cila mund t'ju kushtojë si me maskulitet ashtu edhe me jetë! Po ashtu, nëse sperma ju duket diçka më e zbehtë se zakonisht, madje edhe e tejdukshme, është koha për t'u brengosur. Mbase është fjala për ejakulimin retrograd gjendje kur një pjesë e spermës në vend që të nxirret jashtë nëpërmjet vrimës së uretres, e riorienton në traktin urinar. The post Mjekët flasin: Nëse sperma juaj ka këtë ngjyrë, keni nevojë për një vizitë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Studimet tregojnë, nishanet në këto vende të trupit kanë një domethënie Posted: 26 Aug 2017 06:40 AM PDT
Sipas disa gojëdhënave, nishanet disa më të vogla dhe gjenden në pjesë të ndryshme të trupit, por pozita e tyre ka domethënie të veçantë. P.sh., disa nishane lidhen me pasurin e personit, ndërsa disa tjera me familjen dhe shëndetin. Nishani mes vetullave The post Studimet tregojnë, nishanet në këto vende të trupit kanë një domethënie appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Plot 102 kg drogë në makinë, arrestohet ‘’bosi’’ vlonjat Posted: 26 Aug 2017 06:31 AM PDT
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë të rasteve të prodhim shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, një tjetër rast operacioni i koduar "Shigjetat" është finalizuar me sukses ditën e sotme nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e patrullave të Shigjetave, në DVP Vlorë. Operacioni u finalizua në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur "Kalaja", ku shtetasit Eraldo Canaj, 26 vjeç, banues në Vlorë i janë sekustruar në automjetin tip " Polo" me targa AA 428 KC, një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 102 kg e 500 gram. The post Plot 102 kg drogë në makinë, arrestohet ''bosi'' vlonjat appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Biznesmeni grek nuk ka para për punonjësit, i paguan ata me hashash Posted: 26 Aug 2017 06:15 AM PDT
Ngjarja është zbuluar kur autoritetet policore kanë arrestuar 4 pakistanezë të moshave nga 25 deri 29 vjeç që punonin në kultivimin e piperit dhe u kanë gjetur 215 gram hashash. Të pyetur se ku e gjetën lëndën narkotike, ata janë përgjigjur se ishte pagesa për katër ditë pune dhe se ata kishin pranuar pasi edhe në të kaluarën kishin blerë te punëdhënësi i tyre sasi hashashi për përdorim vetjak. The post Biznesmeni grek nuk ka para për punonjësit, i paguan ata me hashash appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Kthimi i vizave, Rama i përgjigjet Holandës: Krimi nuk ka nacionalitet, propagandë si Brexit Posted: 26 Aug 2017 06:09 AM PDT
Rama theksoi me tej se e njëjta propagandë u bë edhe në Britani për daljen e vendit nga Bashkimin Evropian, duke theksuar se atje ka 700 polakë dhe vetëm 65 mijë shtetas nga Ballkani. Deklarata e kryeministrit Edi Rama: The post Kthimi i vizave, Rama i përgjigjet Holandës: Krimi nuk ka nacionalitet, propagandë si Brexit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
You are subscribed to email updates from Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |