“Shkon me pushime me njerëzit e nuses, por dhëndrit nuk i mbajnë nervat dhe” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Shkon me pushime me njerëzit e nuses, por dhëndrit nuk i mbajnë nervat dhe” plus 9 more Lajmi i Fundit


Shkon me pushime me njerëzit e nuses, por dhëndrit nuk i mbajnë nervat dhe

Posted: 06 Aug 2017 08:25 AM PDT

Policia njoftoi diten e sotme se një 23-vjeçar nga Kosova i është drejtuar bregdetit shqiptar për të pushuar bashkë me familjen e nuses, por gjërat nuk kanë shkuar mirë. Kur ata ishin duke pushuar në Sarandë, janë përfshirë në një sherr brenda familjes.

Debati ka degjeneruar në dhunë fizike e përdorimin e mjeteve të forta nga ana e 23-vjeçarit kundrejt bashkëshortes dhe familjes së saj. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në lagjen Nr.1, të qytetit të Sarandës.

KOMISARIATI i POLICISE SARANDE
Më datë 05.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.G., 23 vjeç, banues në Kosovë, pasi rreth orës 04. 30, në lagjen Nr. 1, Sarandë është konfliktuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes V.G., 21 vjeçe, dhe vjehrrit të tij, E.G., 48 vjeç, banues në Prishtinë.
Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.Zh., 17 vjeç, banues në Breme, Gjermani, sepse në këtë konflikt, ka goditur me sende të forta shtetasin D.G., 54 vjeç, banus në Prishtinë si dhe shtetasin A.G., 26 vjeç, banus në Obiliq Kosovë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë. Neni 130/a/1, 89 Kodit Penal.

Atentati tek Komuna e Parisit, dy prej të arrestuarve me precedentë penalë

Posted: 06 Aug 2017 08:23 AM PDT

Dy nga katër të arrestuarit për atentatin e të enjtes në Komunën e Parisit janë emra të njohur për Policinë e Tiranës pasi janë persona me precedent penal të theksuar. 27-vjecari Dejvis Rrustemaj, që qëlloi me pistoletë mbi Lorenc Hoxhën, i shpëtoi një atentati 3 muaj më parë në zonën e Kinostudios.

Ai mbeti i plagosur në rrugën "Xhanfize Keko", para një bilardoje, pasi u qëllua nga dy persona që udhëtonin në një fuoristradë të zezë. Ai ka qenë i akuzuar edhe per gjobëvënie ndaj djalit të një biznesmeni karburantesh.

Ndërsa Klajdi Kodra, bashkëpunëtori i tij kryesor, i cili shihet në krahun e pasagjerit të Mercedesit të bardhë, ka një CV më të pasur, pasi ka qënë disa herë i arrestuar.

Ai ka plagosur katër persona me armë në vitet 2010 dhe 2016. Gjashtë vite me parë pranë kryqëzimit të "Vasil Shantos" në atë kohë 20 vjeç, Kodra plagosi dy vëllezërit Klajdi dhe Roland Çeço.

Një vit më parë Klajdi Kodra së bashku me vëllain e tij Aldo, plagosi me mjete të forta pranë Komunës së Parisit 39-vjeçarin Flamur Cullhaj. Shkak ishte një çështje borxhi. Ndërsa në vitin 2011 Kodra ka plagosur me armë shtetasin Roland Laçi pas një konflikti të çastit, citon klan. Në vitin 2013 ka mbetur i plagosur vetë me një plumb në këmbë, pas një konflikti me disa persona te tjerë. Rrustemaj dhe Kodra janë miq dhe ne rrjetet sociale kanë postuar herë pas here foto së bashku.

Pedagogu vlonjat zbulon shkakun: Pse u vetëvar babai i tre fëmijëve

Posted: 06 Aug 2017 08:21 AM PDT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës ku një burrë, baba i tre fëmijëve është gjetur i vetëvarur brenda banesës së tij. Pedagogu nga Vlora, Ilir Metaj ka treguar përmes një postimi në Facebook arsyen që çoi babanë e tre fëmijëve t'i jepte fund jetës së tij.

Sipas pedagogut, kryefamiljari i ka dhënë fund jetës së tij në mënyrë tragjike, pasi ka humbur paratë në kazino. Pedagogu Metaj jep edhe detaje nga tragjedia dhe shkruan se kazinotë mbjellin vetëm plagë sociale.

POSTIMI I PLOTE
Dje, ne pallatin ku banoj, ndodhi nje tragjedi.
Nje burre vari veten. Ishte baba i tre femijeve.
Arsyeja ? Ishte zhytur ne borxhe sepse kishte humbur shume ne kumar.
Kazino..aty ku "party" zgjat 24 ore ne 24.
Vertet zgjat shume…
Shpesh here zgjat sa nje jete qe do të shuhet ne mengjes,nen nje litar qe lekundet dhe nje leter e zhubrosur me dy fjalet e fundit: me fal nene, i humba ne kumar… me fal e dashur, i humba ne kumar… me falni te dashur femije, babi humbi në kumar leket e kredise… me fal, ti endrra ime e genjeshtert, te humba ne kumar…
Sot ne mengjes nje grua u gdhi e ve, me tre femije te vegjel per te rritur dhe nje mal me borxhe ne kurriz.

Vapa nuk largohet…javën që vjen këto do jenë dy ditët më të nxehta të gushtit

Posted: 06 Aug 2017 07:34 AM PDT

Temperaturat e larta pritet të vijojnë edhe në ditët në vazhdim. Diten e djeshme dhe sot termometri ka shënuar 38 gradë celsius.

Por sipas sinoptikanëve ditët e nxehta duket se do të arrijnë kulimin në mesin e javës që vjen më saktësisht të mërkurën dhe të enjten ku do të kemi një rritje prej dy gradësh.

Pritet që temperature të shkojnë 40 gradë celsius.

Kurse vetëm të premten e 11 gushtit sipas meteorologëve pritet të ketë një rënie prej 5 gradësh kur temperature më e lartë do të shkoj 35 gradë dhe ajo më e ulëta 19 gradë celsius.

I nisi këtë fotografi bashkëshortit, ai i kërkoi direkt divorcin

Posted: 06 Aug 2017 07:28 AM PDT

Për shumë njerez, duket normale kur bashkëshorti që është larguar për disa ditë jashtë vendit t'i kërkojë bashkëshortes që ka qëndruar në shtëpi t'i dërgojë një fotografi.

Por në historinë që po ju tregojmë dita nuk ka vijuar aq e mbarë. Kur bashkëshorti i kërkoi t'i niste një foto, kjo grua i dërgoi një foto ku kishte dalë e ulur në një krevat të çrregullt me një kitarë pranë dhe flokë të pak të çrregullt.

Dhe ishte pikërisht një detaj i fotos që i shkatërroi martesën.

Me syrin e një vëzhguesi të mirë burri pa poshtë krevatit një dorë, provë që tregonte qartë se bashkëshortja e tij nuk kishte kaluar natën e vetme.

U shiste ujin e burimit qytetarëve në Dajt, ja çfarë ndodhi me “pronarin”

Posted: 06 Aug 2017 07:19 AM PDT

Pas postimit të një videoje ku tregohej një person i cili u shiste qytetarëve ujin e burimit pranë zonës së Dajtit, reagoi menjëherë Task Forca e Ujësjellës Kanalizimeve dhe e Bashkisë së Tiranës.

Grupi i punës shkoi në vendngjarje dhe pas verifikimit në terren, vendosi të gjobisë për këtë veprim të paligjshëm personin i cili sillej si "pronari" i burimit duke zgjidhur edhe këtë shqetësim të ngritur nga qytetarët.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, qytetarët kanë vijuar normalisht që të mbushin ujë pranë burimit natyror në Dajt, pa u detyruar që të paguajnë.

Grupet e Task-Forcës, me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, prej dy muajsh kanë nisur një aksion të gjerë për monitorimin e situatës në terren dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, si në zonat periferike, ashtu edhe brenda qytetit. Një vëmendje të veçantë i është kushtuar edhe rasteve abuzive, ku nuk kanë munguar edhe gjobat për të gjithë shkelësit e ligjit.

Pamje që të kë pa fjalë, ky është kufiri ujor mes dy Oqeaneve

Posted: 06 Aug 2017 07:09 AM PDT

Në vendin ku takohen ujërat e Oqeanit Paqësor dhe atij Atlantik, te kepi Horn, turistët kanë xhiruar një video mahnitëse nga një anije. Në video duket kufiri në mes dy oqeaneve duke lënë përshtypje se ujërat nuk përzihen.

Ekspertët shpjegojnë se kufiri mes dy oqeaneve është vetëm për një kohë sepse përsëri ujërat përzihen.

Në mënyrë që ujërat të përzihen për disa centimetra, atyre u duhet disa ditë, sepse për këtë sasi të ujit vlen i njëjti mekanizëm si edhe për lëngjet tjera.

Gjithashtu në formimin e këtij kufiri ndikim ka edhe edhe dendësia e oqeanit.

Plagosja për dritat e papaguara, autori: Nuk doja, e bëra për vetëmbrojte

Posted: 06 Aug 2017 07:01 AM PDT

Arrest me burg ka dhënë masën e sigurisë Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për Dedë Gurin 60 vjecarin i cili është autori i plagosjes së 33 vjecarit Fatmir Zyla ngjarje e ndodhur në Unazen Lindore të Qytetit të Shkodrës mbrëmjen e 3 gushtit.

Autori Dedë Guri ka pranuar autorësinë e plagosjes para gjykatës dhe mësohet se është shprehur se nuk ka pasur qëllim vrasjen e tij dhe se cdo gjë e ka bërë në vetëmbrojtje. Ndërsa nga ana tjetër ka kërkuar përmes avokatit mbrojtës që masa e sigurisë arrest me burg e kërkuar nga prokuroria të zëvëndësohet me arrest shtëpie. Çka është refuzuar nga gjyaka e cila ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 60 vjecarin Dedë Guri.

Mesohet se është zhvilluar edhe gjyqi ndaj të plagosurit Fatmir Zyla, séanca gjyqësore u zhvillua ne Spitalin e Shkodrës ku i dëmtuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve për shkak të plagëve të marra dhe ndërhyrjes kururgjikale që ka pasur. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg me afat 22 ditë për 33 vjecarin i cili nga prokuroria akuzohet për armëmbatjte pa leje dhe kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike. Akuza këto që janë mohuar nga 33 vjecari, i cili është shprehur se konflikti mes tij dhe Dedë Gurit ka nisur për shkak të faturës së dritave.

Nga ana tjetër vjehrra e të plagosurit Fatmir Zyla, 62 vjecarja Mire Legjeja, para gjykatës është shprehur se arma e gjtur është e saj si dhe lënda narkotike. Madje ajo mësohet të ketë thënë se armën e ka mbajtur në shtëpi pasi jeton e vetme për vetëmbrojtje, ndërsa lëndën narkotike e ka kultivuar vetë dhe e ka përpunuar me qëllim shitjen e saj. Gjykata ka vendosur nga 62 vjecares masën e sigurisë arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike. Konflikti mes Dedë Gurit dhe Fatmir Zylës mësohet të ketë nisur për shkak të faturave të pa shlyera nga 33 vjecari, i cili kishte me qëra një local në Unazën lindore të Shkodrës pronë e shtetasit Dedë Gurit, ky konflik për shkak se 60 vjecari ka kërkuar shlyerjen e detyrimeve, por 33 vjecari ka refuzuar për shkak të pretendimit se shtëpia e cila ndodhet mbrapa lokalit pronë e 60 vjecarit është furnizuar me energji elektrike.

Në momentin e plagosjes së 33 vjecarit, mësohet të ketë qenë vjehrra e tij e cila të ketë nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë për të qëlluar ndaj Dedë Gurit, por mësohet se arma nuk ka shkrepur. Dedë Guri mësohet të ketë qenë i arrestuar nga policia nën akuzen e vjedhjes së energjisë elektrike në vitin 2013-të.

Largimi i tenorit Agim Hushi nga Shqipëria, Patozi: U tregua i çiltër

Posted: 06 Aug 2017 06:53 AM PDT

Deputeti i deritanishem i PD, Astrit Patozi ka dalë në mbrojtje të tenorit Agim Hushi, i cili përmes një postimi në FB lajmëroi largimin përgjithmonë nga Shqipëria dhe vendosjen në Australi.
Patozi deklaron se deklarata e Hushit ishte patetik, por ai është i çiltër dhe jopolitik. Sipas Astrit Patozit, Hushi u zhgënjye jo vetëm nga qeveria, por edhe nga opozita me zgjedhjet e kryetarit në 22 korrik.

Reagimi i Astrit Patozit:
PËR ATA QË MALLKUAN DHE HEROIZUAN AGIM HUSHIN
Agim Hushin e njoh që kur isha femijë, ndaj nuk dua të flas për të, se do të më konsiderohej konflikt interesi. Por më ka bërë përshtypje histeria kundër tij, pas lamtumirës së tenorit të shquar, i cili shpalli publikisht zhgënjimin total nga njerëzit që na qeverisin.
Natyrisht, në reagimin e Agim Hushit ka doza të forta patetizmi, por ai, në fund të fundit, është i sinqertë.
Ndaj e kam të vështirë për ta pranuar këtë agresivitet të pazakontë, me të cilin u përcoll largimi i tij nga Shqipëria. E cila me shumë gjasa, nuk ka për të qenë përfundimtare, pasi zakonisht njerëzit e artit shquhen për shfrime të tilla emocionale.
Por me aq sa kuptoj, si ata qe derdhën atë duf urrejtjeje, edhe të tjerët që gati na e paraqitën si martir të vuajtjeve të kombit, janë më të ekzagjeruar se postimi i çiltër i Agim Hushit.
Të parët, janë ata që e shohin atdheun me ngjyra të forta dhe të ndezura, ata që nuk pranojnë t'ua shash, cilado qoftë arsyeja. Edhe Agimi, në fakt nuk e shau, por ata e kanë të lidhur edhe flamurin, edhe himnin, edhe historinë, edhe Rilindjen (atë të Naim Frashërit, jo këtë shakanë e Edi Ramës), madje edhe kombëtaren e futbollit me emrin e njeriut që na udhëheq. I cili sipas tyre, nuk mund te mos na bëjë krenarë dhe nuk mund te drejtojë një atdhe të keq. Dhe për pasojë nuk të falin kurrë po i dole kundër adhurimit të tyre.
Të dytët e shohin, Shqipërinë vetëm bardhë e zi, dhe nëse dikush thotë se është velur apo neveritur nga ardheu, do të thotë se automatikisht shkaktar është vetëm kryeministri. Duke harruar, që përpara se të merrte vendimin e vet historik, Agim Hushi kishte dalë nga "çadra e lirisë", të cilën edhe vetë projektuesit e saj nuk e përmendin më si një epope të lavdishme. Për të mos thënë pastaj, se çfarë i kanë parë sytë Agimit më 22 korrik, edhe nëse nuk ka qenë fare në Shqipëri, se fama e farsës së Lulzim Bashës i kapërceu disa fish kufinjtë e atdheut.
Në fakt, gjesti dëshpërues i Agimit, sipas meje, i përfshin të dyja, ndaj edhe përfundimi ka qenë ekstrem. Ikje masive ka vetëm atëherë kur mungon shpresa dhe atë nuk e ka vetëm në dorë vetëm pushteti, por po aq edhe opozita. Ndaj askush nuk duhet të çuditet e aq më pak të hidhet përpjetë, pavarësisht se mënyra e interpretimit të artistit ha shumë debat. Është e njëjta lodhje që ka kapluar qindra e mijëra shqiptarë, të cilët njësoj si sirianët, po dynden në sportelet e azilkërkimit në Europë. Të cilët njësoj si Agimi, nuk kanë asgjë me atdheun e tyre, por që nuk dinë ku ta zbrazin mllefin me ata që na qeverisin.
Ndaj lërëni në hallin e vet Agimin t'i përjetojë i qetë emocionet e tij, qofshin këto edhe të papërmbajtura. Tek e fundit, edhe po ta teprojë pak dhimbja e artistit nuk i sjell ndonjë dëm atdheut. Kurse këta që kanë mërzitur Agimin po i bëjnë gjëmën çdo ditë e më shumë Shqipërisë, duke e bërë të krahasueshme me Sirinë, edhe pse këtu nuk ka pasur luftë civile.

Shkoi për pushime tek daja, 6-vjeçarit i bie porta e oborrit në kokë, humb jetën

Posted: 06 Aug 2017 06:29 AM PDT

Një fëmijë 6 vjeç ka gjetur vdekjen si pasojë e një ngjarjeje të rëndë në Dibër. Rreth orës 10:15 të ditës së sotme policia është njoftuar nga urgjenca e spitalit Rajonal Peshkopi, se është sjellë nga familjarët pa shenja jete në spital një fëmijë 6-vjeçar.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në ambientet e spitalit, ku ka rezultuar se nga këqyrja paraprake e trupit të fëmijës e kryer nga eksperti mjeko-ligjor janë konstatuar dëmtime fizike në kokë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija A.S., 6 vjeç banues në lagjen "Sule", njësia administrative Fushë-Çidhën, Dibër, kishte shkuar tek shtëpia e dajës së vet në fshatin Blliçe-Dibër, dhe duke luajtur në oborr me portën e hekurit me shina është shembur porta duke e goditur në kokë fëmijën 6-vjeçar.

Si pasojë e goditjes fëmija A.S., ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.