“Shkarkohet nga detyra Drejtori i burgut ne Korçë” plus 9 more 24 ore lajme

“Shkarkohet nga detyra Drejtori i burgut ne Korçë” plus 9 more 24 ore lajme


Shkarkohet nga detyra Drejtori i burgut ne Korçë

Posted: 01 Aug 2017 08:30 AM PDT

Ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, ka shkarkuar sot nga detyra Drejtorin e IEVP Korçë, Robert Kodra, me motivacionin e keqmenaxhimit të institucionit dhe shkeljes së rregullave mbi aplikimin e lejeve shpërblyese ndaj të dënuarve, me pasoja të rënda. "Nga hetimi administrativ i realizuar nga strukturat përgjegjëse ka rezultuar se jemi përpara rastit të shkeljes së ...

Riorganizim në Shtëpinë e Bardhë

Posted: 01 Aug 2017 08:27 AM PDT

Një tjetër zyrtar i lartë u largua nga administrata Trump. Drejtori i Komunikimeve Anthony Scaramucci dha dorëheqjen 10 ditë pasi e mori këtë post në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Donald Trump emëroi Sekretarin e Sigurisë Kombëtare John Kelly si shefin e ri të personelit, me autoritet të plotë për të rivendosur rregull në Shtëpinë e ...

Nju Jork, juria pritet të vendosë në gjyqin e Martin Shkrelit

Posted: 01 Aug 2017 08:22 AM PDT

Në Nju Jork, juria është mbledhur sot përsëri për të vendosur në gjyqin e Martin Shkrelit, ish-ekzekutiv i një kompanie farmaceutike, i akuzuar për mashtrim me letrat me vlerë. Prokurorët thonë se Shkreli ka marrë në mënyrë të paligjshme para nga kompania e tij e barnave për të paguar investitorët në dy fonde të dështuara ...

Ritën e “zë vapa”!

Posted: 01 Aug 2017 07:54 AM PDT

Pavarësisht angazhimeve të shumta në muzikë, në këto ditë të nxehta të kësaj vere, edhe Rita Ora nuk mund të qëndronte larg detit. Këngëtarja me origjinë shqiptare është zhvendosur në Xhamajka për të kaluar disa ditë të qeta. 26-vjeçarja dukej e mrekullueshme teksa është fotografuar me bikini. Në këto pushime, Rita Ora është fotografuar në ...

Ndërron jetë aktori Sam Shepard

Posted: 01 Aug 2017 07:48 AM PDT

Aktori i nominuar për çmimin Oscar, regjisor dhe skenarist, Sam Shepard ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Ai ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Kentucky rrethuar nga fëmijët dhe motrat e tij, pas një beteje të gjatë me sklerozën. "Familja kërkon privatësi në këtë kohë të vështirë", tha zëdhënësi Chris Boneau. Shepard mori ...

BIK fton organet e drejtësisë të gjejnë autorët e kërcënimeve me vdekje nëpërmjet grafiteve

Posted: 01 Aug 2017 07:15 AM PDT

Bashkësia Islame e Kosovës përmes një komunikate për media theksoi se kërcënimet me vdekje i udhëheqësve të shtetit, BIK dhe Komunës së Prishtinës përmes grafiteve është  akt i papranueshëm dhe i dënueshëm  për shoqëritë normale. BIK thekson se institucionet e vendit e as udhëheqja e BIK-së nuk ndikohet nga individë të natës që thërrasin në ...

Haxhiu: Haradinaj e ka të gatshëm kabinetin qeverisës

Posted: 01 Aug 2017 07:10 AM PDT

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, e ka të gatshëm kabinetin qeveritar të cilin do ta prezantoj para Kuvendit. Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, i tha Radio Kosovës se brenda koalicionit PAN ka ekspertë të të gjitha lëmive që do të udhëheqin me ministritë e caktuara. Derisa kanë mbetur edhe dy ditë ...

Rusi, 3 të vrarë gjatë seancës gjyqësore të një bande kriminale

Posted: 01 Aug 2017 06:58 AM PDT

Të paktën tre të vdekur janë raportuar nga të shtënat me armë në Gjykatën e Rajoneve në Moskë. Ende nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja, por mediat raportojnë se të shtënat kanë qenë gjatë seancës gjyqësore të një bande kriminale. Një dëshmitar në vendin e ngjarjes tha se janë dëgjuar rreth 20 të shtëna ...

Kallëzohet penalisht drejtori i spitalit psikiatrik në Vlorë, zbardhen 10 shkeljet

Posted: 01 Aug 2017 06:49 AM PDT

Nuk do jetë nevoja që drejtori i spitalit Psikiatrik të Vlorës të japë dorëheqjes pas kërkesës së kryeministrit Rama të bërë dje. Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë shkarkimin e tij, ndërkohë që ka nisur një kallëzim penal për "shpërdorim detyre" ndaj tij. KLSH ka vërejtur ...

Organizatat humanitare “injorojnë” Italinë në Mesdhe

Posted: 01 Aug 2017 06:33 AM PDT

Pesë shoqata humanitare që operojnë me anije shpëtimi në Mesdhe kanë refuzuar të firmosin kodin e sjelljes së qeverisë italiane. Anijet e organizatave humanitare luajnë një rol të rëndësishëm në operacionet e shpëtimit dhe këtë vit kanë shpëtuar një të tretën e emigrantëve që kaluan detin Mesdhe. Por Italia druhet se anijet e tyre lehtësojnë ...