“Shefi i Antimafias italiane: Lufta e vrasjet mes grupeve mafias në Pulia, për drogën shqiptare” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Shefi i Antimafias italiane: Lufta e vrasjet mes grupeve mafias në Pulia, për drogën shqiptare” plus 9 more Lajmi i Fundit


Shefi i Antimafias italiane: Lufta e vrasjet mes grupeve mafias në Pulia, për drogën shqiptare

Posted: 10 Aug 2017 07:36 AM PDT

Vrasja e bosit të mafias italiane dhe tre peronave të tjerë ndodhur një ditë më parë në Foxhia të Italisë duket se ka ndezur reagimin e autoriteteve italiane. Deri tani kriminaliteti puliez dhe në veçanti kjo lloj forme krimi ka qënë konsideruar deri vonë si një kriminalitet i mafias së tipit B, por duket se situata ka ndryshuar.

Një një intervistë dhënë për Rai Uno Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias Italiane Franco Roberti duke komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën San Marco provincë e Foxhias, ka hedhur dyshime të forta për një luftë të egër mafioze ku sipas tij një nga shkaqet është edhe droga shqiptare.

Sipas Robertit përplasjet mes klaneve në Pulia, vijojnë prej 30 vjetësh me një bilanc prej 300 vrasjesh, prej të
cilave 80% kanë mbetur pa u zbuluar. Por shkaku i zgjimit të kësaj lufte të egër, duket se vjen nga Shqipëria. Behët fjalë për sasitë e mëdha të kanabisit, që mbërrijnë në brigjet italiane nga vendi ynë.

"Tani përplasja ka shpërthyer rreth trafikut të drogës, veçanërisht të drogave të lehta që vijnë nga Shqipëria. Një biznes i madh që rrit orekset e klaneve dhe që mbi të gjitha nis nga Foggia, shkon përtej bregdetit Adriatik deri në zemër të Europës. Mafia foxhiane kohët e fundit ka forcuar strukturat e saj duke u bërë kështu një pjesë e Kamoras napolitane. Ne kemi rritur aftësitë investigative dhe do të vijojmë ta bëjmë këtë ".
Shefi i antimafias italiane shprehet se duhet bërë më shumë punë duke kujtuar këtu edhe një vizitë të disa mujave më parë në Shqipëri një vende që sipas tij kultura e ligjshmërisë është ende shumë e vogël.

"Ne duhet të bëjmë më shumë për të zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar për të frenuar lumenjtë e drogës që vijnë nga Shqipëria që është bërë tashmë një motiv sherri midis bandave mafioze në zonën e Pulias. Ne shkuam në Shqipëri gjatë muajve të fundit për të kërkuar bashkëpunim, jemi takura në Romë me ministrin e Brendshëm shqiptar i cili ka premtuar bashkëpunim më të madh. Duhet të fitojmë dhe për ta bërë këtë duhet të krijojmë një kulturë ligjshmërie që në atë vend është ende shumë e vakët. Kryeprokurori në Bari, Giuseppe Volpe, bën mirë të bëjnë thirrje për bashkëpunim më të madh nga qytetarët".

Dhe sigurisht për Robertin bashkëpunimi që italia kërkon ka nevojë për një hetim më efektiv. Krimi puliez dhe në veçanti kjo formë e krimit në Foxhia ka qënë konsideruar si një mafia e tipit "B', më pak e rrezikshme se 'Ndrageta apo Cosa Nostra", që tashmë i kanë kaluar sipas autoriteteve italiane. Gjatë takimit që ka pasur me Prokurorin e Përgjithshëm Shqiptare në shkurt të këtij viti Roberti deklaroi se autoritete e dy vendeve po hetojnë të gjejnë se pse është trefishuar sasia e drogës e kultivuar në Shqipëri.

Ndahet çifti i Big Brother…Olsi kërcënon se do i publikojë video intime

Posted: 10 Aug 2017 07:09 AM PDT

Ata ishin çifti më i përfolur i Big Brother, por tashmë gjërat kanë përfunduar. Fjorentina ka pohuar se lidhja e tyre ka marrë fund. Me anë të nëj postimi në Instastory. Ajo nuk ka treguar shkakun e kësaj ndarje.

Nga ana tjetër Olsi ka publikuar një foto kërcënuese për ish luaneshën e tij. Ai ka shkruar se do ta bëjë dele shumë shpejt, madje do të publikojë dhe video intime.

Kaq zgjati dashuria për çiftin e famshëm.

Aksident i rëndë në Itali, deputeti shqiptar: U rrokullisa disa herë, nuk e di si jam gjallë

Posted: 10 Aug 2017 06:44 AM PDT

Deputeti ende në detyrë i Shqipërisë Eduart Ndocaj i ka shpëtuar një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Parma të Italisë.

Ka qenë vetë deputeti Ndocaj që ka publikuar disa foto nga aksidenti, ku makina e tij duket përmbys në autostradë dhe e shkatërruar. Ndocaj tregon se si ka ndodhur aksidenti dhe falënderon Zotin që ka arritur të shpëtojë.

"Të dashur miq, falënderoj Zotin që kam shpëtuar nga një aksident shumë i rrezikshëm. Në autostradën për Parma jam përplasur duke u rrokullisur disa herë me makinë e as vetë e kuptoj se si kam shpëtuar. Falënderoj Zotin për këtë! Kjo është gjendja e makinës pas aksidentit! Tani jam mirë dhe ju përshëndes të gjithëve!", shkruan Ndocaj.



Ikën “Luciferi” i vapës, temperaturat bien në fundjavë

Posted: 10 Aug 2017 06:39 AM PDT

"Luciferi" pritet të largohet në fundjavë, ndërkohë që temperaturat më të larta këto ditë i regjistroi në qytetin e Elbasanit dhe Shkodrës, me 42.5 gradë Celcius, dhe në Tiranë 39 gradë Celcius, temperatura këto të matura në hije.

"Edhe gjatë ditës së nesërme vendi ynë do të ndikohet nga masa të nxehta afrikane ku temperaturat do të jenë të larta deri në 24 gradë në zonat e ulëta, 39 gradë në bregdet dhe 34 në zonat malore", thotë Elvi Jahaj, sinpotikan i shërbimit meteorologjik.

Ndonëse termometri ka regjistruar shifra të larta, ato janë ndjerë akoma edhe më shumë duke e cilësuar si vapë mbytëse në këto ditë gushti, ndikuar kjo dhe për shkak se në vendin tonë kanë mbizotëruar shumë vatra zjarri.

"Po në fakt pasi masat ajrore afrikane mbartin me vete grimca pluhuri, shtoji këtu dhe tymin që emëtohet në ajër për shkak të zjarreve në vend, kanë bërë që temperaturat të ndihen dhe më shumë", thotë Jahaj.

Por fundjava duket se largon "Luciferin" dhe sjell rënie të temperaturave me 6-7 gradë Celcius, dhe reshje shiu në zonat malore.

"Në fundjavë pritet që të kemi masa ajrore të freskëta me 6-7 gradë më poshte temperatura. Intensifikimi i erës dhe reshje shiu afatshkurtra dhe shtrëngata", përfundon Jahaj./tch

Burri ndahet nga gruaja në mes të dasmës, arsyeja ka prekur dhe shokuar të gjithë (Video)

Posted: 10 Aug 2017 06:00 AM PDT

Një video me mesazh sensibilizues është bërë bujë së fundmi online.

Bëhet fjalë për një dasëm në Turqi, ku gjatë dasmës, nusja i kërkon bashkëshortit të saj dicka absurd. Nëna e dhëndrit vjen të takojë ciftin, ndërsa nusja revoltohet. I kërkon burrit që ajo të largohet. Një diskutim i lehtë mes të dyve kaloi pa u vënë re, ndërsa djali dëgjoi fjalën e saj.

Nëna largohet! Menjëherë pas këtij veprimi, burri sheh nënën teksa ikën dhe ndalon muzikën. Ai pyet dasmorët: ''Kush do e blejë nënën time?'' Të gjithë të shokuar nuk u përgjigjen. Ai pyeti sërish, dhe më pas u përgjigj vetë: Akush nuk e do. I prekur nga kjo situatë, ai shkon tek nëna, I puth këmbët dhe thotë: ''Nusja ime e ardhshme nuk e do nënën time.''
Pas kësaj, burri I kërkon falje të ftuarve dhe i lajmëron se do të ndahet nga gruaja e tij, para se të martohet. Më pas, ai jep mesazhin që prek të gjithë për nënën. Për më shumë, ndiqeni në videon e dhënë më poshtë:

Mos e le nënën për nje grua si kjo!

Posted by Blloku on Donnerstag, 20. April 2017

Aktori shqiptar bën namin në Dhërmi, përfshihet në një sherr të madh (Video)

Posted: 10 Aug 2017 05:44 AM PDT

Aktori Gazment Paja është filmuar në Dhërmi telsa konfloktohet me një djalë të ri, që me sa duket e kanë ndjekur nga pas, miqtë e të dy palëve të përfshira në këtë debat.

Sipas dërguesit të videos në fjalë, i cili dëshiron të mbetet anonim, debati mes tyre ka nisur kur një djalë i ri, që shihet edhe në këtë video, ka ardhur me motorin e tij të ujit, shumë pranë bregut.

Paja, sipas raportuesit, i cili është gjithashtu pronar i një bar-restoranti në këtë zonë, ka debatuar fillimisht…e më tej është dashur ndërhyrja e policisë dhe shoqërimi i tyre për rrethanat e ngjarjes në fjalë.

Vëllai i vdiq pas babait, motra shkruan fjalët që të vrasin shpirtin: “Të të puthja dhe një herë’’ (Video)

Posted: 10 Aug 2017 05:34 AM PDT

Tragjedia në Velipojë, ku babë e bir humbën jetën pas shpërthimit të lokalit ka prekur të gjithë vendin.

Vajza e shtëpisë, Brikena Zenuni, ka gjetur forcën për të shkruar dy fjalë në rrjetet sociale, mes dhimbjes së madhe që i la ikja para kohe nga kjo jetë. Ajo ka postuar një video me fjalë rrëqethëse ku shkruan nder te tjera: "vella s'me thote goja, vella s'me sheh syri".

Hektor Zenuni, 33 vjeçari që hyri në bodrumin e lokalit për të shpëtuar të atin në shpërthimet e gazit në një kompleks në Velipojë ndërroi jetë në një spital të Turqisë ku ishte dërguar për kurim më të specializuar.
Restoranti u përfshi nga flakët më 28 korrik, e për pasojë 3 persona u plagosën rëndë e mbi 20 të tjerë u plagosën lehtë. Pronari Besnik Zenunaj ishte i pari që u godit nga shpërthimi që erdhi si pasojë e rrjedhjes së gazit. Ai humbi jetën disa orë pas ngjarjes.

Posted by Brikena Zenunaj on Donnerstag, 10. August 2017

LAJM I FUNDIT/ Tmerr në Tiranë, zjarr te Parku i Liqenit, zjarrfikësit në aksion

Posted: 10 Aug 2017 05:22 AM PDT

Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme në zonën e Parkut te Liqeni në Tiranë.

Sipas informacioneve, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre
Fstmirësisht, shërbimi zjarrfikës ka mbërritur menjëherë dhe ka nisur luftën me flakën.

Një lajm i mirë vjen nga Shërbimi Zjarrfikës, sipas tyre nga flakët nuk kanë rrezik bizneset dhe ndërtesat.

WhatsApp kopjon Facebook-un? Ja veçori a e re që pritet të sjellë

Posted: 10 Aug 2017 05:19 AM PDT

Facebook, së fundmi i ka dhënë mundësi përdoruesve të tij që në postimet e tyre, ta vendosin me ngjyra, në vend të fotografive dhe videove.

E njëjta veçori pritet të jetë në dispozicion për WhatsApp. Veçoria e re për statuset në WhatsApp raportohet se është tashmë në dispozicionpër përdoruesit beta dhe është në fazën testuese.

Kjo nënkupton se WhatsApp do ta lëshojë këtë veçori të re për të gjithë shumë shpejt.
Pas

WhatsApp në celularët me sistem operimi Android do të marrë një veçori të re, përmes së cilës përdoruesit do të jenë në gjendje që të vendosin statuse me tekst me ngjyra.

Me bikini në plazh, Rozana Radi shokon fansat me format e saj. Por, ja detaji që i bëri të gjithëve përshtypje (Foto)

Posted: 10 Aug 2017 05:10 AM PDT

Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Rozana Radi ka shokuar së fundmi fansat.

Me një foto të publikuar në Instagram, ajo tregon se ka shkuar me pushime. Me bikini, ajo tregonn format e saj, që nuk janë aspak të bukur, por, duhet vlerësuar gjesti i saj. Shumë pak VIP-a do të tregonin format e tyre trupore, në qoftë se ato nuk janë përfekte. Por, Rozana nuk e ka pasur aspak problem.

Ajo duket qartazi që jeton me këtë gjë shumë mirë. Një shembull për tu ndjekur!