“Sektori i Rinisë dhe Shoqata e bjekatarëve organizuan vizitë në Malet e Sharrit” plus 9 more Ferizaj Press |
- Sektori i Rinisë dhe Shoqata e bjekatarëve organizuan vizitë në Malet e Sharrit
- Hapet ekspozita e festivalit ndërkombëtar “ASA Awards” Ferizaj
- Inatet personale të politikanëve dëmtojnë rëndë shtetin dhe ardhmërinë e qytetarëve
- Gjuriq me tre zëvendës e gjashtë ndihmës për Kosovën
- Haliti: Nuk po shoh dritë në fund të tunelit
- Malazeztë e Kosovës thirrje që sa më parë të themelohen institucionet e vendit
- Njerëzimi po përdorë burimet natyrore më shumë se që mund të prodhojë Toka
- Inaugurohet EkoParku i të martuarve
- Mustafa e bën ministre Vlora Dumoshin dhe 3 zyrtarë tjerë të LDK’së
- Investohen mbi 160 mijë euro në rregullimin dhe asfaltimin e rrugicave të fshatit Kosinë
| Sektori i Rinisë dhe Shoqata e bjekatarëve organizuan vizitë në Malet e Sharrit Posted: 07 Aug 2017 07:44 AM PDT Ferizaj.07.08.2017.Sektori i Rinisë në bashkëpunim me Shoqërin Bjeshkatare Alpiniste "Lybeteni" në kuader të aktiviteteve për Ditët e Diasporës 2017 ,organizuan ecje në natyre vizit Ligjenti të Jazhincës Malet e Sharrit gjatë ditës së Diele. Foto : Blerim Hysaj
|
| Hapet ekspozita e festivalit ndërkombëtar “ASA Awards” Ferizaj Posted: 07 Aug 2017 07:17 AM PDT Në Galerinë e Arteve Ferizaj, u hap Ekspozita "ASA Awards" në kuadër të “Ditëve të Diasporës” në Ferizaj me vepra të krijuesve të Qendra Kulturore ASA (Art Stilim Arkitekturë) – Tiranë, ekspozitë e përkrahur nga DKRS – Ferizaj, dhe organizuar nga Galeria E Arteve Ferizaj. "Sot jemi këtu në kuadër të aktiviteteve për “Ditët e Diasporës” fal mbështetjes së vazhdueshme të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Galerisë së Arteve dhe Komunës Ferizaj të cilat me mbështetjen e tyre të pakushtëzuar na mundësuan vazhdimin e rrugëtimit të nisur prej 20 prillit në Tiranë, me Koloninë e ASA-ve duke vazhduar me seminarin dhe aktivitetet e mbajtura në 1 Maj, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Arteve Pamore, Stilimit dhe Arkitekturës edicioni i 6-të i “ASA Awards” me temë “Teknologjia dhe të rinjtë” (Techno-Youth) organizuar nga Qendra Kulturore Asa (Tiranë) – U shpreh Olger't Rakipllari, i cili veç të tjerash nderoi postmortum ish anëtarin e tyre fotografin Shqipërim Hyseni (PIMI), përkujtimorja iu dorëzua familjarëve të tij. Vëllai i të ndjerit z. Gazmend Hyseni shprehu mirënjohjen e tij për kujtimin dhe vlerësimin e punës së të vëllait. Pastaj fjalën e mori dhe Skender Bedriu, udhëheqës te Galeria E Arteve Ferizaj. Në ekspozitë u ekspozuan punimet e pjesëmarrësve nga Festivali Ndërkombëtar të Arteve Pamore, Stilimit dhe Arkitekturës edicioni i 6-të i “ASA Awards, me temë “Techno-Youth” e Qendrës Kulturore ASA (Tiranë). Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët artdashës deri në fund të muajit Gusht.
|
| Inatet personale të politikanëve dëmtojnë rëndë shtetin dhe ardhmërinë e qytetarëve Posted: 07 Aug 2017 05:34 AM PDT Inatet personale të politikanëve dëmtojnë rëndë shtetin dhe ardhmërinë e qytetarëveNë shtetet demokratike mund dhe ndonjëherë duhet të ndodhin situata politike të ngjashme me ato që kanë ndodhur në Kosovë (protesta, bllokime institucionesh, etj.) Mirëpo, të përsëriten shpesh dhe kjo të ndodh vetëm për arsye të inateve personale, klanore e partiake, e të mos merret fare në konsideratë interesi shtetëror e kombëtar, kjo mandej kalon në një nivel shqetësues dhe tejet të rëndë për qytetarët dhe shtetin. Shkelzen Marevci |
| Gjuriq me tre zëvendës e gjashtë ndihmës për Kosovën Posted: 07 Aug 2017 05:12 AM PDT Ata deri më tash kanë qenë ushtrues në këtë detyrë, përcjell lajmin e FoNetit, Koha.net. Me këto emërime, Gjuriq për Kosovën i ka tre zëvendës e gashtë ndihmës. |
| Haliti: Nuk po shoh dritë në fund të tunelit Posted: 07 Aug 2017 05:12 AM PDT "Kompetenca për ta ftuar vazhdimin e seancës është e kryesuesit. Besoj se seanca do të vazhdojë ashtu siç duhet edhe të bëhen përpjekje maksimale nga të gjitha palët për ta gjetur një zgjidhje që t'i krijojnë institucionet e Kosovës", ka thënë Haliti, duke shtuar. "Nga ajo që di deri më tani, disa janë dakord që të takohen e disa jo, kështu që varet shumë nga ajo se a do të marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e grupeve parlamentare në takimin e së mërkurës. Në qoftë se një pjesë e tyre nuk marrin pjesë në takim, atëherë kryesuesi është i obliguar që ta thërrasë seancën, sepse ai nuk ka çfarë të bëjë më shumë, ai nuk mund të ndikojë në bashkimin apo në daljen me qëndrim të përbashkët të të gjithëve", transmeton zeri.info.Sipas Halitit, rruga për të arritur deri tek pika ku do të krijohen institucionet do të jetë shumë e gajtë."Besoj që do të jetë tepër e gjatë, sepse nuk po shoh dritë në fund të tunelit. Nuk po shoh zgjidhje të situatës për shkak se votat janë të përgjysmuara dhe do të ishte shumë e vështirë për mua të them se dikush mund të fitojë në këtë katrahurë, përveçse humbës do të jenë të gjithë dhe qytetarët e Kosovës", ka thënë Haliti. Sipas tij, zgjidhja me e mirë do të ishte të votohej kandidati për kryetar dhe të kalohet në pika tjera. Por në këtë kontekst Haliti ka thënë se grupe politike brenda Kuvendit nuk dëshirojnë konstituiumin dhe formimin e Qeverisë deri në zgjedhjet lokale. "Nuk është problemi ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, por problemi është presioni politik që duan ta bëjnë dhe janë dy çështje me të cilat po përballemi. Njëra është dëshira e njërës palë prej grupeve politike që çështja e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të mos bëhet para zgjedhjeve lokale dhe t'i shfrytëzojë të gjitha mundësitë nga Qeveria, e cila po vazhdon akoma punën dhe pjesa tjetër që do të hyjë në koalicion më të gjerë për ta zgjedhur edhe kryetarin, edhe kryeministrin dhe ta formojë Qeverinë e Kosovës", tha ai.Krejt në fund ai tha që aktualisht mbetet vetëm dëshirë që institucionet të formoheshin këtë javë. |
| Malazeztë e Kosovës thirrje që sa më parë të themelohen institucionet e vendit Posted: 07 Aug 2017 05:11 AM PDT Nëse nuk formohen institucionet, Kosova do të rrokulliset në humnerë ndërsa populli do të ballafaqohet me vuajtje e ferr. Një gjendje e tillë do të forcojë orekset e fundamentalistëve islamë dhe të grupeve të tjera radikale. Nëse ndodh kjo, fajtorë do të jenë vetëm liderët shqiptarë si prijës të popullsisë shumicë. Në këto momente kritike komunitetet jo shumicë, që përbëjnë gjithsej 7 për qind, kanë demonstruar konstruktivitet e përgjegjësi më të madhe ndaj shtetit dhe kjo për ne është e pakuptimtë. . Dëshuirojmë të besojmë se deputetët e Kosovës dhe liderët shqiptarë do të kuptojnë me kohë derisa nuk bëhet vonë se asnjë interes nuk guxon të jetë para interesit të shtetit dhe popullit të vet, thuhet në reagimin e Malazezëve të Kosovës, të nënshkruar nga Sllobodan M.Vujiçiq. |
| Njerëzimi po përdorë burimet natyrore më shumë se që mund të prodhojë Toka Posted: 07 Aug 2017 05:10 AM PDT Sipas një raporti në The Independent, që citon një studim nga 'World Wildlife Fund' dhe 'Global Footprint Network', njerëzimit iu deshën vetëm 7 muaj të plotë të vitit 2017 për të arritur këtë fakt zhgënjyes. Studimi thotë që: "Nga 2 gushti 2017, do të kemi përdorur më shumë nga Natyra sesa që planeti mund të prodhojë brenda një viti të tërë… … në shtatë muaj, ne kemi emetuar më shumë karbon se që mund të absorbojnë oqeanet dhe pyjet brenda një viti, kemi zënë më shumë peshq, kemi prerë më shumë pyje, kemi korrur më shumë dhe kemi konsumuar më shumë ujë se që ishte në gjendje të prodhonte Toka në të njëjtën periudhë", transmeton Gazeta Express. Uh oh, it’s #EarthOvershootDay ???? This means we’ve used more resources than our planet can renew in the whole year! pic.twitter.com/e5TQinbe3c— WWF_Australia (@WWF_Australia) August 1, 2017 Në anën tjetër, sipas aktivistëve, do të duheshin 1.7 planetë për të kompensuar shkallën e konsumimit të burimeve natyrore të popullsisë në rritje të Tokës. Dita e Tejkalimit të Tokës (Earth Overshoot Day) u bë e njohur më 1986 dhe u bë për të matur sasinë e konsumimit të burimeve natyrore të Tokës nga njerëzit. Studimi ekzaminon balancën mes jetës së njerëzve në Tokë dhe 'bio-kapaciteteve', që na lejojnë të prodhojmë burime dhe të absorbojmë mbetjet tona. Megjithatë, The Independent thekson se "kjo ditë nuk ka rënë kurrë kaq herët si në vitin 2017". |
| Inaugurohet EkoParku i të martuarve Posted: 07 Aug 2017 05:10 AM PDT Neritan Tira, drejtor i "Coca-Cola HBC Kosova", ka treguar se do të vazhdojnë bashkëpunimin me komunën e Prishtinës në projekte të tilla. Ai ka thënë se krejt këto bashkëpunime i bëjnë për të mirën e qytetarëve dhe të vendit. "Ky nuk do të jetë bashkëpunimi i vetëm i "Coca-Cola HBC Kosova" dhe Komunës së Prishtinës. Ne do vazhdojmë edhe me projekte të tjera në këtë komunë, si dhe komuna tjera. Misioni ynë i bashkëpunimit është që projektet të kenë impakt të mirë për qytetarët dhe në këtë rast për ambientin", ka thënë Tira. Ai ka treguar se janë të kënaqur më bashkëpunimet që i kanë bërë deri me tani. "Ne jemi të kënaqur me punën që po behët. Për ne kjo ka rendësi, që të shihet puna dhe investimi. Po ashtu ne ndihemi mirë kur qytetarët i shohinëhe ndjejne nga aferë këto pjekte, të cilat janë në të mirë të tyre". Në inaugurimin e këtij parku ka folur edhe Greg Delawie, ambasadori i SHBA-së në Kosovë. Ai e ka vlerësuar lart këtë projekt dhe ka përgëzuar investimin që ka bërë "Coca-Cola HBC Kosova" dhe Komuna e Prishtinës. Kurse, Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës ka thënë se ndihet mirë më punën e bërë. Ahmeti ka treguar se në këtë park do të mbillen 160 drunj. Parku gjendet afër rrethit kryesor të qytetit dhe është ndërtuar nga "Coca-Cola HBC Kosova" dhe Komuna e Prishtinës. Donacioni i këtij Eko-Parku për të gjithë qytetarët e Prishtinës shënon vazhdimin e devotshmërisë së kompanisë për ndërtimin e qyteteve të qëndrueshme, si dhe kontributin ndaj mbrojtjes së mjedisit. Ky Eko-Park është krejtësisht unik në vend për shkak të faktit se do të rritet falë çifteve të porsamartuara, të cilët do të mbjellin një fidan pas ceremonisë së kurorëzimit. Me rastin e inaugurimit sot janë kurorëzuar 3 çifte ku edhe kanë mbjellin fidanët e para. Artikull i sponsorizuar |
| Mustafa e bën ministre Vlora Dumoshin dhe 3 zyrtarë tjerë të LDK’së Posted: 07 Aug 2017 05:09 AM PDT Në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, kryeministri Mustafa ka emëruar Ministër të Financave, zëvendësministrin e deritashëm, Agim Krasniqi, Ministre të Kulturës Rinisë dhe Sportit, shefen e deritashme të Stafit në Kryeministri, Vlora Dumoshi, Ministër të Infrastrukturës, zëvendësministrin e deritashëm, Hanefi Muharremi, si dhe ministër të Punës dhe Mirëqenies Sociale, zëvendësministrin e deritashëm, Safet Kamberi.Në vijim, kryeministri Mustafa do të marr vendim për emërimin edhe të ministrave të tjerë në vend të ministrave të deritashëm të cilët janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës.Ministrat e rinj do të ushtrojnë këto detyra deri në themelimin e Qeverisë së re të Kosovës.Ish-ministrat në detyrë, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lutfi Zharku dhe Arban Abrashi, janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës |
| Investohen mbi 160 mijë euro në rregullimin dhe asfaltimin e rrugicave të fshatit Kosinë Posted: 07 Aug 2017 03:57 AM PDT
Ferizaj .07.08.2017.Banorët e fshatit Kosinë i janë gëzuar sot fillimit të punimeve për rregullimin, asfaltimin dhe plotësimin me infrastrukturë të nevojshme nëpër disa rrugica të këtij fshati.
|
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |








